Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ismail Kadare-Poezi

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Ismail Kadare-Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ismail Kadare-Poezi   Ismail Kadare-Poezi - Faqe 2 Icon_minitimeFri Feb 20, 2009 6:43 pm

KRISTAL


Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej
Si te harroj un' dalngadal,
Si vdes tek une kujtimi yt
Si vdesin floket dhe gjithcka

Tani kerkoj une posht' e lart
Nje vend ku ty te te leshoj.
Nje strofe a note a nje brilant
Ku te te le, te puth, te shkoj.

Ne s'te pranofte asnje varr
Asnje mermer a morg-kristal.
Mos duhet vall' prap te te mbart
Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?

Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butesisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.

Te te mashtroj ndoshta keshtu
Dhe te te puth e t' ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrimi ish ky, a s'ish harrim.

Edhe kjo vjerrshe eshte postuar me heret andaj rilexone para se te fshihet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Ismail Kadare-Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ismail Kadare-Poezi   Ismail Kadare-Poezi - Faqe 2 Icon_minitimeFri Feb 20, 2009 6:44 pm

KERCENIMI


Shtat'qind vjet kam per t'i djegur kullat,
Do te t'i vras qente shtat'qind vjet.
Keshtu Mujo me modesti pat deklaruar,
Ndersa eposi po hynte ne shekullin e tete.

Erdh' pas tij i nenti, i dhjeti rredhazi.
Sa ngadale ne epos mllefi del...
Shtat'qind vjet kam per t'i djegur kullat,
Do te t'i vras qente shtat'qind vjet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Ismail Kadare-Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ismail Kadare-Poezi   Ismail Kadare-Poezi - Faqe 2 Icon_minitimeFri Feb 20, 2009 6:45 pm

MALLI I SHQIPERISE



Me ka marre malli per Shqiperine tone
Sonte, kur po kthehesha me autobuz,
Tymi i cigares "Partizani" qe pinte dikush
Dridhej, kalteronte bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh me gjuhen e shqiptareve

Mua bashkeatdhetarit
Te shikoj dua mbremjes ne rruget e Ttiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi.
Dhe ne rruget ku s'kam bere marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ta mbajne,
Koken do ta tundin,
Po une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.

Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara
Gjethe te thara gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.

Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh, te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet mjeker bardha e mjekergjelbra,
Per netet e najlonta qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq
muzgjeve shtegtojne.

Per lokomotivat e kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat, kopete, e varret
Malli me ka mare, malli me ka mare,
per shqiptaret.

Me ka mare malli e se shpejti vi atje
Duke fluturuar mbi mjegullat si mbi deshira,
Sa i larget, aq edhe i dashur je, Atdhe.

Aerodromi do te dridhet nga uturima
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg Atdheut sigurisht do te kene qene
ndonjehere.

Edhe kjo vjerrshe eshte postuar me heret andaj rilexone ose editoje para se te fshihet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Ismail Kadare-Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ismail Kadare-Poezi   Ismail Kadare-Poezi - Faqe 2 Icon_minitimeFri Feb 20, 2009 6:46 pm

KY DIMER


C'i gjate ish ky dimer, c'i pafund.
E lodhur pudra mbi fytyren tende.
I mpire eshte gezimi, thua s'ngjallet dot.
Apo si ai q'u dergj nga nje lengate e gjate.
S'do mekembet kurre ashtu sic qe?

C'i gjate ish ky dimer, c'i ftohte ish.
Ne pusin e ndergjegjes mezi ndihen
Tingujt kambanash si renkim te mbyturish.
Ato gjithashtu vdiqen, dot s'i ngjall,
Sa gjera u vyshken, me e keqe se vete vdekja
Ish vyshkja e tyre e ngadalte, o zot.

C'i gjate ish ky dimer, c'i pashprese ish.

Kinezet qe s'duken me ne udhekryq rrugesh
Por vete ata s'kane vdekur: qelqe dritaresh
Te stilit q'ata sollen vezullojne ngriraz
Duke derguar ftohtesine e tyre
Mbi mijera fytyra si prej maske kalimtaresh

Sa kohe valle do ti duhet
Genit te races ate maske te shpelaje.
Apo ne luften e maskes me lekuren
Maska do te fitoje me ne fund?

C'i gjate ish ky dimer, c'i acarte ish,
Mbi varrin e tiranit monoton
Shiu po bie. Ka gjume a s'ka nen dhe?

C'i gjate ish ky dimer, c'i vrerosur ish.
E lodhur pudra mbi fytyren tende.
Nen pluhur tempujsh, i lodhur shpirti im.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Ismail Kadare-Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ismail Kadare-Poezi   Ismail Kadare-Poezi - Faqe 2 Icon_minitimeFri Feb 20, 2009 6:47 pm

VARRI


Jashte ngrene, piramiden e turpit
Me ulerima, brohoritje, thirravaj.
Dritaret une i mbylla trishtueshem,
Te mos hyje zhurme e tokes, pluhuri i saj.

Shkretetire grimcash, parullash.
Sahare plenumesh. Te kercet
Ne dhembe kuarci i frazave,
Te vdekura qysh nga viti '40.

Jashte ngrene piramiden e turpit
Te murtajes, te hoxhes se zi.
Ndersa une prane oxhakut te studios
i vetem mbi varrin e tij.

I thelle ky varr duhet te jete
Qe piramiden ta gelltise krejt,
Qe prej gropes se tij te mos dale
As hoxha, as fantazma e vet.

Mih e germo dite e nate
Thellohu kon dantesk.
Me emrin varrmihes do ta nderroja
Prej kohesh emrin poet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Ismail Kadare-Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ismail Kadare-Poezi   Ismail Kadare-Poezi - Faqe 2 Icon_minitimeFri Feb 20, 2009 6:47 pm

KOHA E PAMJAFTUESHME


S'kam kohe te harroj shume gjera
Qe nga mendja ti nxjerr perjete.
Per tragjiket e vjeter e shkreptimat
Do t'me duhen se paku dy vjet.

Dhe ndoshta po aq per Danten,
Per frengjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta grate do te jem duke fshire
Kur muzgu do te afrohet nderkaq.

Si udhetari me peshe te tepert
Para avionit qe niset pas pak
I ngarkuar rendshem ende
Do t'afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq kete barre?
Ku ta hedh kete peshe, si?
Me te s'mund te zbres atje poshte
Por as lart dot s'e le kurrsesi.

I menduar gjer ne cast te fundit
Nga mosthenia, nga pengu tragjik,
Nje shenje ndoshta te pakuptueshme
Do t'ju bej te gjitheve e do ik.

Edhe kjo vjerrshe eshte postuar me heret andaj rilexone ose editoje para se te fshihet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ThePatriot

ThePatriot


Numri i postimeve : 21
Reputacioni : 2
Data e regjistrimit : 15/05/2009

Ismail Kadare-Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ismail Kadare-Poezi   Ismail Kadare-Poezi - Faqe 2 Icon_minitimeFri May 15, 2009 1:33 am

S'pe kuptoj a duhet te postojm vetem Poezi te Ismajl Kadares apo bene edhe poezi Personale apo t'Autorve te tjer ?!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Ismail Kadare-Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ismail Kadare-Poezi   Ismail Kadare-Poezi - Faqe 2 Icon_minitimeFri May 15, 2009 11:25 am

Jo nuk mund te postosh te tjera poezi ne kete tem se i perket vetem autorit Ismail Kadare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
Sponsored content





Ismail Kadare-Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Ismail Kadare-Poezi   Ismail Kadare-Poezi - Faqe 2 Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ismail Kadare-Poezi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ismail Qemaili e Isa Boletini
» Poezi nga autor te ndryshem

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Arti dhe kultura :: Letersi-
Kërce tek: