Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ismail Qemaili e Isa Boletini

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Ismail Qemaili e Isa Boletini Empty
MesazhTitulli: Ismail Qemaili e Isa Boletini   Ismail Qemaili e Isa Boletini Icon_minitimeFri Feb 20, 2009 12:10 am

Ismail Qemali lindi në Vlorë në një familje çifligare më 24 janar 1844, vdiq në Itali nga një atentat me helm më 24 janar 1919. Ishte udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe kryetar i parë i Shqipërisë së pavarur. Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes dhe gjimnazin "Zosimea" në Janinë, më 1859 u vendos me familjen e tij në Stamboll, ku u aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare: mori pjesë në përpjekjet për caktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare. Në Perandorinë Osmane pati funksione të rëndësishme administrative dhe u shqua shumë shpejt si personalitet me pikëpamje liberale. Postet e tij i përdori jo vetëm për të ndihmuar lëvizjen çlirimtare të bashkatdhetarëve, par edhe për të lehtësuar sado pak gjendjen e vështirë të popujve të shtypur të perandorisë duke luftuar kundër obskurantizmit e dallimit racor dhe duke përkrahur përhapjen e kulturës e të dijeve shkencore. Kërkesat e Ismail Qemalit për zbatimin e reformave demokratike e çuan në konflikt me rrethet konservatore të Stambollit. U dënua nga Porta e Lartë me internim, të cilin e vuajti për 7 vjet. Në maj të 1900, për t'u shpëtuar ndjekjeve të Sulltanit, u arratis nga Stambolli dhe qëndroi në vise të ndryshme të Evropës, ku vendosi lidhje dhe bashkëpunoi me rrethet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Ismail Qemali zhvilloi një aktivitet të dendur politik për njohjen e Shqipërisë në opinionin evropian. Ai shpalli botërisht programin e tij autonomist në intervista e artikuj të botuar në shtypin shqiptar të kohës dhe në organe të huaja. Platforma politike e Ismail Qemalit. në përgjithësi përputhej me atë të ideologëve të tjerë të Rilindjes, por me disa veçori në lidhje me rrugët e mjetet për sigurimin e autonomisë. Në këtë etapë të veprimtarisë së tij ai mendonte të vazhdohej rruga reformiste për sigurimin e autonomisë nga lart, i shqetësuar se mos kryengritjet i jepnin shkas ndërhyrjes së huaj.
Mori pjesë aktive në lëvizjen xhonturke, në krahun përparimtar të saj që ishte për njohjen e të drejtave të kombeve të Perandorisë dhe u hodh kundër xhonturqve kur këta morën pushtetin dhe vendosën diktaturën ushtarake. Në dhjetor të 1908, me gjithë luftën që i bënë autoritetet xhonturke, u zgjodh deputet i sanxhakut të Beratit në parlamentin osman ku, së bashku me grupin e deputetëve patriotë, mbrojti interesat e kombit shqiptar. Në këtë kohë ai kaloi në pozitat më të përparuara duke e konsideruar kryengritjen e armatosur si mjet për sigurimin e autonomisë së Shqipërisë. U dallua si frymëzues dhe organizator i kryengritjeve antiosmane të viteve 1910-1912. Së bashku nie L. Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi memorandumin e Greçës të qershorit 1911 dhe në fund të atij viti mori nismën për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të 1912. I ngarkuar nga rrethet patriotike të vendit shkoi në Stamboll për ta bindur qeverinë osmane t'u jepte shqiptarëve autonominë. Pas fillimit të Luftës së Parë Ballkanike ndërmori së bashku me Luigj Gurakuqin një aksion të ri politik për të shpëtuar atdheun. Në mbledhjen e Bukureshtit më 5 nëntor 1912 gjeti përkrahjen e kolonisë shqiptare të atjeshme dhe prej andej shkoi në Vjenë ku u takua me personalitete politike austro-hungareze dhe me përfaqësues diplomatikë të Fuqive për të shtruar e mbrojtur çështjen shqiptare duke pasur parasysh kontradiktat që ekzistonin midis fuqive. Ai për çlirimin e plotë të vendit. Më 19 nëntor 1912 njoftoi në atdhe se do të shpallej pavarësia nga Kuvendi Kombëtar që do të mblidhej për të vendosur mbi të ardhmen e vendit. U kthye me bashkëpunëtorët e tij në Shqipëri. Në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912.
U caktua kryetar i Qeverisë së Përkohshme. Në politikën e brendshme dhe të jashtme të qeverisë kombëtare u tregua i prirur për kompromise me çifligarët, për të përfituar nga ndikimi që gëzonin këta në shtresat e pasura e të mesme, por edhe i vendosur për demokratizimin e jetës së vendit, i vëmendshëm kundrejt politikës së Fuqive për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej në dobi të atdheut, por i papajtueshëm me çdo cenim nga ana e tyre të pavarësisë e të sovranitetit kombëtar, i lirë nga paragjykimet kundrejt fqinjëve me të cilët kërkonte të kishte marrëdhënie miqësore, por edhe kundërshtar i rreptë i synimit të tyre për të copëtuar Shqipërinë. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonëse në kushte shumë të vështira të brendshme e të jashtme, mori një varg masash në fushën e ekonomisë, të ndërtimit shtetëror dhe të kulturës kombëtare që hapnin rrugën e zhvillimit demokratik të atdheut. Mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar, tërësinë territoriale të vendit. Në të gjitha këto veprime Ismail Qemali u tregua burrë shteti dhe diplomat largpamës. Me politikën e tij ngjalli kundërshtimin e rretheve konservatore e reaksionare çifligare si edhe të imperialistëve, të cilët e rrëzuan qeverinë kombëtare të kryesuar prej tij në janar 1914. Vitet e fundit të jetës së tij të kaluara në mërgim Ismail Qemali i përdori në dobi të çështjes shqiptare.Ismail Qemaili e Isa Boletini Bolevn0
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Ismail Qemaili e Isa Boletini Empty
MesazhTitulli: Re: Ismail Qemaili e Isa Boletini   Ismail Qemaili e Isa Boletini Icon_minitimeFri Feb 20, 2009 12:11 am

Isa Boletini lindi në fshatin Boletin të Mitrovicës më 16 janar 1864. Fati e solli që po në atë muaj të vitit 1916, tashmë në moshën 52-vjeçare të vritet në pabesi së bashku me njerëzit më të afërt të tij, dy djemtë, dy nipat e tre bashkëluftëtarët që nuk i'u ndanë deri në rrahjet e fundit të zemrës. Në këtë hark kohor të moshës së tij të prerë, 35 vjet Isa Boletini i vuri në shërbim të atdheut e të kombit i lidhur me një nga drejtimet më themelore të lëvizjes kombëtare shqiptare, me luftën e armatosur për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Në fillim si luftëtar e më vonë si prijës, Isa Boletini u rrit së bashku me lëvizjen e armatosur kundërosmane të fundit të shekullit XIX e fillimit të shekullit XX. Në këtë proces ai mësoi dhe fitoi mjaft cilësi të vyera, të cilat do t'i vlejnë në përpjekjet për organizimin e udhëheqjen ushtarake të kësaj lëvizjeje. Tiparet e një udhëheqësi ushtarak ai i shfaqi që në kontaktet e para me taborret osmane i rrethuar prej tyre në kullën e Boletinit në fundit e shekullit XIX. Këto tipare do të formoheshin e zhvilloheshin plotësisht dhe do të shfaqeshin me tërëë madhështinë e tyre gjartë kryengritjeve të mëdha të viteve 1910-1912, e veçanërisht në betejat e zhvilluara në Grykën e Carralevës në maj 1910 dhe në betejat e maj-korrikut të kryengritjes së vitit 1912. Për shkallën e lartë të organizimit dhe mënyrën e drejtimit të kryengritësve, oficerët turq e vlerësuan Isa Boletinin dhe krerët e tjerë kryengritës si njerëz të shkolluar e specialistë të zotë, të cilët sipas tyre, nuk mund të ishin shqiptarë. Ndërsa, shtypi i kohës e vlerësoi Isanë si gjeneral të ushtrisë shqiptare.

Bashkimin e popullit shqiptar në luftën kundërosmane, ai e shihte si faktorin kryesor të brendshëm për arritjen e fitores. "Kur të bashkohen të gjithë shqiptarët, do të theksonte Isai, e të lidhin ndër vedi një besë shqiptare, do të jemë të zotë të përzomë urdinë e turkut jo me armë, por edhe me hunjtë e gardhit". Kjo u arrit në Kryengritjen e Përgjithshme të vitit 1912. Në kuadrin e përgatitjeve të kryengritjes brenda vendit, hyjnë edhe përpjekjet e Isa Boletinit e të krerëve të tjerë për të siguruar një mbështetje e bashkëpunim me vendet fqinje. Në kushtet e refuzimit të një bashkëpunimi të tillë nga Mali i Zi dhe Bullgaria, Isa Boletini i nxitur nga nevojat e kryengritësve për armë e municion, u mundua të shfrytëzojë prirjet e Serbisë për të bashkëpunuar me kryengritësit shqiptarë.

Isa Boletini punoi intensivisht për organizimin e kryengritjes. Ai mori pjesë në Kuvendin e Junikut përkrah grupit autonomist dhe miratoi programin politik me kërkesën themelore për autonominë e Shqipërisë. Për realizimin e këtij programi, ai në bashkëpunim me Hasan Prishtinën e krerë të tjerë, drejtuan forcat kryengritëse për çlirimin e qyteteve kryesore të Kosovës. Sukseset e njëpasnjëshme të kryengritjes e detyruan Portën e Lartë të ulej në bisedime me shqiptarët. Më pas, fillimi i Luftës Ballkanike në tetor 1912 e gjeti Isa Boletinin përkrah bashkëluftëtarëve të tij në hapësirën e midis Ibrit dhe Llapit. Pas rënies së Podujevës në duart e serbëve, Isai u tërhoq në drejtim të Shalës për t'u prerë hovin ushtrive serbe që vinin në drejtim të Mitrovicës. Rrethimi i Mitrovicës nga forcat serbe e detyroi Isa Boletinin të tërhiqej në drejtim të Prizrenit e prej andej në krahinat ende të papushtuara për të vijuar më tej luftën për mbrojtjen e vendit. Në Sllovë të Dibrës, Isai mësoi për aktin e madh politik kombëtar që po përgatitej në Vlorë. Vetëm aty ai pa shpëtimin e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare të pushtuara nga ushtria e Aleancës Ballkanike.

I zgjedhur si delegat i Kosovës, në krye të 100 luftëtarëve kosovarë ai u nis për në Vlorë. Në sheshin e flamurit për herë të parë ai u takua me Ismail Qemalin. Shtrëngimin e dorës së tij Isa Boletini e shoqëroi me urimin "Të lumtë dora Ismail Qemali" dhe mori prej plakut të urtë të Vlorës vlerësimin më të lartë për kontributin që ai kishte dhënë për shpalljen e pavarësisë "Ti më dhe krahun e fuqishëëm Isa Boletini".

Vëmendjen e Isa Boletinit, ashtu si edhe të atdhetarëve të tjerë, e tërhiqte çështja e kufijve të shtetit shqiptar. Isai u zgjodh në përbërjen e delegacionit të qeverisë së Vlorës që u nis në Londër si përfaqësues i Kosovës, fati i të cilës do të përcaktohej në Konferencën e Ambasadorëve. Vendimet e padrejta që mori Konferenca e Londrës duke lënë jashtë kufijve më shumë se gjysmën e kombit shqiptar, përforcoi bindjen tek Isai se një padrejtësi të tillë do ta zgjidhte vetë populli shqiptar. Fillimi i Luftës së Parë Botërore e gjeti Isa Boletinin në Malësinë e Gjakovës. Përqëndrimi i forcave ushtarake serbe e malazeze në kufirin shqiptar dhe bashkëpunimi i tyre me reaksionin brenda vendit e detyroi Isanë të linte Krasniqen e të zbriste në Shkodër, tashmë në gjendje të rëndë shëndetësore e në kushte tejet të vështira ekonomike, pasi gjithë pasurinë e tij e kishte vënë në shërbim të luftës për liri e pavarësi.

Në qershor 1915 forcat malazeze rrethuan Shkodrën. Për të mos rënë në dorë të tyre, Isai kërkoi strehim në Konsullatën Franceze në Shkodër dhe i kërkoi nënkonsullit që ta ndihmonte për t'u larguar në një vend asnjanës ose të ndërhynte pranë qeverisë së Malit të Zi dhe Serbisë që të lejonin kthimin e tij pranë familjes në Mitrovicë. Në qoftë se nuk do t'i realizoheshin kërkesat, Isai kishte vendosur që me çdo sakrificë të çante natën rrethimin e forcave malazeze e të largohej nga Shkodra. Por, qeveria franceze vendosi t'ia dorëzojë Isa Boletinin Malit të Zi, duke u bërë kështu drejtpërdrejtë pjesëmarrëse në krimin e shëmtuar që serbo-malazezët kryen ndaj Isait te Ura e Podgoricës.
"Une jam mire kur asht mire Shqipnia". Keto jane fjalet e Isa Boletinit, qe kane kaluar goje me goje. Ato deshmojne per patriotizmin e flaket te ketij biri te shquar te Kosoves kreshnike e te gjithe Shqiperise. Ishte 17 vjec kur Isai shtatlarte e fjalepake mori pushken e u radhit ne ushtrine e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Ata qe e paten perkrah ne lufte dalluan tek Isai jo vetem guximin, por edhe aftesine e tij per t?i drejtuar shoket. Dhe ata e deshen, e respektuan dhe e nderuan luftetarin e ri, qe ziente nga urrejtja per pushtuesit osmane dhe per padrejtesite qe po i benin atdheut monarkite shoviniste te shteteve fqinje e Fuqite e Medha, qe donin t?i shkeputnin Shqiperise trojet e saj. Luftimet e pergjakshme per Pllaven e Gucine, Hotin e Gruden dhe sukseset e armeve shqiptare ne keto beteja e gezuan zemren e Isait te ri. Ai lindi dhe u rrit ne nje mjedis familjar patriotik, ne periudhen e Rilindjes Kombetare Shqiptare, kur kryengritjet e panumerta popullore kunder shtypjes se eger osmane dhe kunder planeve skllaveruese te monarkive shoviniste te shteteve fqinje kishin perfshire gjithe Shqiperine. Isa Boletini, duke hyre si pjesemarres ne keto ngjarje, u rrit si luftetar dhe fitoi ne te njejten kohe tiparet e nje udheheqesi popullor. Porta e Larte e quajti njeri shume te rrezikshem. Edhe fuqite imperialiste, sidomos Rusia, bene cmos per ta zhdukur. Perdoren kercenimet dhe dhunen, dredhite e premtimet per ofiqe te larta shteterore, i ofruan edhe para, por Isa Boletini te gjitha keto veprime i perbuzi. Ai, me vendosmeri iu pergjigj kryeministrit osman, Hysen Hilmi Pashes: "Te kisha pranuar me iu perule Stambollit e me vue zgjedhen ne qafe, te kisha mendue per koke e pasuni isha marre vesh me kohe e nuk i kisha shti ne gryke te topit me qindra shtepi te farefisit e te miqve". Ndersa Nikolles se Malit te Zi, qe i ofronte t?i jepte ndonje ndihme ushtarake e te gjente shkas per t?u futur ne trojet shqiptare, i deklaronte: "Gospodar, ne nuk u vrame e nuk u dogjem per te perzene nje mbret e te na hyje brenda nji tjeter". Shqiperia jetonte dite te veshtira. Duhej luftuar se kunder pushtuesve osmane dhe kunder synimeve te monarkive shoviniste te shteteve fqinje e intrigave antishqiptare te agjenteve te Rusise cariste e Austro-Hungarise. Isai bashke me shoket dhe popullin e vet qendroi heroikisht. Per asnje cast ai nuk e ftohu gryken e pushkes, por u beri balle me trimeri te gjitha rrebesheve qe u perplasen mbi truallin shqiptar. Edhe ne castet e veshtira, Isa Boletini nuk e humbi kurre besimin dhe beri cmos ta cmonte popullin ne fitore. Ndonese i pashkolle, ai ishte i etur per dije e kulture, per mesimin e perhapjen e gjuhes shqipe, e per kete ai ngriti nje shkolle ne Mitrovice. Isa Boletini diti te futet thelle ne jeten e popullit te vet, ne boten e tij te pasur shpirterore dhe njohu mire bujarine e besnikerine e popullit, qe e mbeshteti dhe e mbajti me "buke dhe kripe e zemer" gjate tere asaj periudhe te gjate qe Isai endej maleve si luftetar i lirise. Populli e respektonte dhe e donte udheheqesin e vete trim e me horizont. Isai me largpamesi nuhati premtimet e genjeshterta te Turqve te Rinj dhe mbajti gjithmone nje qendrim te drejte ndaj tyre. Ai kishte aftesine te kuptonte edhe kurthet me te holla, kur ishte fjala se prapa tyre fshihej qofte edhe me e vogla veprimtari antishqiptare. E kurdohere perballe ketyre situatave ai vuri gryken e pushkes, qe gjate jetes e nxori faqebardhe. Si prijes popullor, te pjekur dhe me aftesi te rralla per te drejtuar veprimet luftarake, e shikojme Isa Boletinin gjate kryengritjeve te njepasnjeshme te viteve 1910-1912. Ky bir i Kosoves kreshnike e kishte te qarte qe lirine do ta fitonin me gjak dhe sakrifica te panumerta: "Pa e vadite token me gjak te shqiptarit, - thoshte ai, - nuk mund te largohet pushtuesi osman". Bashke me udheheqesit e tjere te kryengritjeve e me luftetaret sypatrembur, Isai u beri balle hordhive te shumta te armikut. Aq prijes te talentuar ishin Isai me shoket e vet, sa te huajt, qe nuk i njihnin, kujtonin se luftetaret shqiptare drejtoheshin nga oficere qe kishin kryer akademi ushtarake. Ndersa Isa Boletini mbartte ne vetvete eksperiencen e lufterave popullore kunder sundimtareve te huaj. Ai nxori mesime te vyera nga keto luftime. Nga deshtimi i kryengritjes se vitit 1910, qe perfshiu tere Kosoven, Isai arriti ne konkluzion: "... kur te bashkohen gjithe shqiptaret ku jane e te lidhin ndermjet tyre besen shqiptare, do te jemi te zotet te perzeme hordhine turke jashte Shqipnise jo ma me arme, por edhe me hujte e gardhit". Ky bashkim u arrit ne kryengritjen e vitit 1912 prej se ciles xhonturqit u detyruan t?u njihnin shqiptareve disa te drejta. Te nxitur nga fitoret e shqiptareve, por edhe te alarmuar nga te drejtat qe fituan, shtetet e aleances ballkanike i shpallen lufte Turqise. Ushtrite e ketyre shteteve pushtuan tokat shqiptare, ndersa Fuqite e Medha e copetuan Shqiperine. Isa Boletini luftoi sa mundi kunder pushtuesve te rinj te Kosoves. "Kur ne Europe, - ka thene shoku Enver Hoxha, - endeshin ujqerit dhe nuk linin te degjohej zeri i popullit shqiptar, atehere degjohej kenga e mauzereve dhe e naganteve te bijve te ketij populli. Kete kenge e kane degjuar krajlet serbe ne fushat e Kosoves ku burrat shqiptare te udhehequr nga Bajram Curri, Isa Boletini dhe patriote te tjere, luftonin per lirine e Atdheut dhe per ndalimin e shkeputjes se Kosoves nga mema Shqiperi". Ne keto momente vendimtare per vendin tone, Ismail Qemali, i ndjekur nga Isa Boletini e te tjere, ngriti flamurin e pavaresise ne Vlore, me 28 nentor 1912. Ne kete dite te shenuar Isai, me lotet e gezimit ne sy, e puthi flamurin dhe e uroi Ismail Qemalin: "Te lumte dora". Ngjarjet qe rrodhen pas shpalljes se pavaresise e detyruan Isa Boletinin te vazhdonte luften me arme ne dore ne truallin e Kosoves. Njerezit e krajl Nikolles, me pabesi e shtine ne dore dhe pasi i ngriten kurth me 23 janar 1916, Isa Boletini ra duke luftuar bashke me shtate trima te tjere, midis te cileve edhe dy djem e dy nipat e tij. Sot, ne 65-vjetorin e renies se Heroit te Popullit Isa Boletini, mbare populli shqiptar kujton edhe nje here lufterat heroike per liri e pavaresi dhe midis udheheqesve te shquar te kesaj lufte me pushke e me pene, edhe Isane e vepren e tij madhore, heroike, konsekuente per lirine e pavaresine e Shqiperise.


Ismail Qemaili e Isa Boletini Isaboletininx7
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Ismail Qemaili e Isa Boletini Empty
MesazhTitulli: Re: Ismail Qemaili e Isa Boletini   Ismail Qemaili e Isa Boletini Icon_minitimeFri Feb 20, 2009 3:52 pm

Isa Boletini ishte njeriu me i shquar si politikisht dhe ushtarakisht ne Shqiptari. Isa Boletini, i njëjti shqiptar nga Mitrovica, që u shfaq në një nga faqet më të ndritura të kombit tonë si krahu i djathtë i Ismail Qemal Vlorës. Ndërsa ngjarja, e njohur mbase nga vetëm një numër i kufizuar të interesuarish, ka në qendër pikërisht ekzekutimin e tij më 23 janar të vitit 1916, saktësisht 92 vite më parë, në Podgoricë, tashmë kryeqytet i Malit të Zi. Bëhet fjalë mbase për një sekuencë, së cilës fare pak i afrohen versione të ngjashme të historisë botërore, qofshin të hiperbolizuara nga fantazistë. Ja skena e papërsëritshme: "I futur në kurth, Isa Boletini qëllohet nga të gjitha anët me plumba, por nuk bie teksa arrin të qëllojë deri në fund mbi ekzekutorët e vet. I bërë sallatë nga predhat, ai nuk shtrihet, nuk nxjerr zë, nuk dridhet, nuk bën asnjë hap pas, si të ishte prej shkëmbi. Dikur plagët e rrëzojnë në gjunjë, por sërish ai arrin të mbajë armën në duar duke qëlluar... Dhe në momentin që dora e djathtë i copëtohet, e kalon revolen në të majtën...".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Ismail Qemaili e Isa Boletini Empty
MesazhTitulli: Re: Ismail Qemaili e Isa Boletini   Ismail Qemaili e Isa Boletini Icon_minitimeFri Feb 20, 2009 3:53 pm

Isa Boletini qe Garibaldi i Ballkanit me permasa po aq kolosale. Skender Luarasi i cili shkroi nje monografi dinjitoze per kete trim thoshte: Lum shekulli qe e njohu nje trim si Isane, lum te rinje qe e njohen dhe do ta njohin kete trim.

Ismail Qemaili e Isa Boletini Isa-boletini
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Ismail Qemaili e Isa Boletini Empty
MesazhTitulli: Re: Ismail Qemaili e Isa Boletini   Ismail Qemaili e Isa Boletini Icon_minitimeFri Feb 20, 2009 3:53 pm

Ismail Qemaili e Isa Boletini Isaboletinimr3
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Ismail Qemaili e Isa Boletini Empty
MesazhTitulli: Re: Ismail Qemaili e Isa Boletini   Ismail Qemaili e Isa Boletini Icon_minitimeFri Feb 20, 2009 3:54 pm

Ismail Qemaili pati shume rol te rendesishem per popullin shqipetar,se pari ai ngriti flamurin ne Vlore,dhe ndertoi kushtetuten ne te cilen ju binden te gjithe shqipetaret,pa dallim feje apo gjinije...

Sipas disa burimimesh jo te sigurta ,ato thone se Ismail Qemaili nuk vdic vetvetiu,por ai u helmua ne kafe(si shume atedhetare shqipetar)
Kishte nje takim ne Londer per te shqyrtuar ate tradhetine e bere ne vitin 1913,pra ndarja e Shqiperise Etnike.
Dhe si gjithmone ai ishte i pergatitur dhe kur shkoi atje,shume i qete dhe i matur,i beri HORE Londinezet,duke i treguar te gjitha ato te zeza te cilat ishin bere popullit tone.
Mirepo edhe Londinezet ishin te pergatitur ,ata me nje sinjali te nje lordi (pra sinjal me sy,"Individual")ata hudhen helem ne kafe.
Ismail Bej Qemaili nuk e dinte se tradhtia e radhes po e priste ,keshtu qe filloi ta pije kafen,me qrast u helmua .
Helmi te veten e beri pas disa ditesh,kur Ismail Qemaili duke u kthyer nga Londra u ndal ne Itali,ku edhe vdic.
Duhet rrespektuar Ismail Qemaili,sepse vetem nje shqipetar do te shkonte ne Londer pa ndonje roje dhe ti tregoj te gjitha te zezat e tyre,pa pike frike...
Andaj mos i thuani vetes shqipetar kur nuk e dini kuptimin e asaj fjale te Bekuar nga zoti...
Shqipetari i thote vetes shqipetar,kur nuk ben tradheti ndaj popullit,e nuk e shkel besen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Ismail Qemaili e Isa Boletini Empty
MesazhTitulli: Re: Ismail Qemaili e Isa Boletini   Ismail Qemaili e Isa Boletini Icon_minitimeFri Feb 20, 2009 3:55 pm

Ismail Qemaili e Isa Boletini Boliixd0

Ismail Qemali plaku i thinjur qe ngriti flamurin ne Vlore dhe shpalli mevetesine e Shqiperise Etnike, per mua ai eshte njeriu me i shquar shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
Sponsored content





Ismail Qemaili e Isa Boletini Empty
MesazhTitulli: Re: Ismail Qemaili e Isa Boletini   Ismail Qemaili e Isa Boletini Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ismail Qemaili e Isa Boletini
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Isa Boletini
» Ismail Kadare-Poezi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Histori-
Kërce tek: