ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shqiperia...!!!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Shqiperia...!!!   Sat Feb 21, 2009 2:48 pm

Ne kete teme mund te bisedojme rreth pozites gjeografike te Shqiperise Etnike dhe cdo gje qe ka te beje rreth Shqiperise..Vazhdim te mbare..

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Shqiperia...!!!   Sat Feb 21, 2009 2:49 pm

Sipërfaqja : Shqipëria etnike më duket se i ka rreth 98'000 km². Që bën të rradhitet si vendi i 107-të në botë nga sipërfaqja , rradhitet menjeherë pas Kores së Jugut.

Popullsia :
- Numri i banorëve në Shqipërinë Etnike sillet prej 8-11 milionë banorë (duke mos numruar shqiptarët që jetojnë në Turqi). Ndoshta edhe më shumë pasi që nuk ka regjistrime të reja për arsye politike , thjesht për të mos ditur numrin e saktë të shqiptarëve , ngase armiqtë tanë do të ndjeheshin shumë të rrezikuar dhe shqiptarët do të shpërthenin si një vullkan , që besoj që do të ndodhë në një të ardhme të afërt falë një bashkimi të të gjitha lëvizjeve , OJQ-ve dhe grupeve të tjera që kanë për qëllim bashkimin e trojeve shqiptare.

- Populli shqiptar është tepër homogjen në krahasim me popujt e tjerë të evropës që janë kapluar nga të huajtë.

Ekonomia sotë :
- Shqipëria Etnike ka një ekonomi të paqëndrueshme , nuk ka investime të mëdha për shkak që trojet shqiptare shtrihen në Mal të Zi , Serbi , Kosovë(UNMIK-EULEX) , Maqedoni dhe Greqi . Nga frika e konflikteve apo ndonjë lufte që do të jetë e paevitueshme për bashkimin e trojeve shqiptare. Këtë gjë duhet t'a kuptojnë mirë shqiptarët një herë e mirë që pa bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare nuk do të ketë ekonomi të suksesshme , nuk do të ketë vende pune siç po marrin premtime nga politikanet e sotëm "shqiptarë" , më mirë të themi nga rrenacakët "shqiptarë".

Potencialet e zhvillimit ekonomik :
- Me një Shqipëri Etnike të bashkuar , me një shtet të vetëm shqiptar të pandarë , me një ushtri të madhe dhe të fortë , me një shtet ku ligji dhe rendi do të vepronin me sukses , investimet nga jashtë , investimet e mëdha dhe afatgjate nuk do të mungonin .

- Turizmi detar do të ishte një armë e fortë duke funksionuar si duhet nga Ulqini në Prevezë.

- Turizmi malor duke krijuar , mirëmbajtur parqe të ndryshme kombëtare nëpër malet dhe alpet shqiptare do të sillte turistë nga e gjithë bota. Duke krijuar dhe mirëmbajtur qendra skijimi dhe aktivitete të tjera nëpër liqenet dhe lumenjt shqiptarë.

- Bujqësia dhe bagëtia falë tokave pjellore që ka Shqipëria Etnike me një planprogram të mirë dhe me një punë të fortë për rimbëkëmbjen e ekonomisë shqiptare do të bënte një "boom" në Rajon dhe në Evropë.

- Rimbëkëmbja e monumenteve historike , mirëmbajtja e tyre , renovimi i tyre , vendosja e pllakave dhe tabelave nëpër vende të caktuara ku kanë ndodhur gjëra të rëndësishme historike , vendet ku janë zhvilluar luftrat e ndryshme për arritjen e qëllimit të bashkimit të trojeve shqiptare , vendet ku kane ndodhur masakrat e mëdha nga greko-sllavët , vendet nga janë dëbuar shqiptarët në mënyrë masive dhe shumë gjëra të tjera që nuk do të na lejonin të harrojmë ato që na kanë ndodhur , gjithashtu për të na njoftuar botën për ato kohëra/vështirësi që kemi kaluar.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Shqiperia...!!!   Sat Feb 21, 2009 2:49 pm

Shqiperia Natyrale ka nje siperfaqe prej 60.000 km katrore. Ka pozite jashtezakonisht te mire gjeografike nga vete fakti se aty kalojne kryqezime te rendesishme drejt Lindjes se mesme, dhe transversalja ballkanike veri jug qe i rrok trevat Bujanoc, Kumanove e rrethina velesi.


Shqiperia shtrihet prej Pazarit te Ri e Sjenices ne veri e shkon ne jug deri ne Pind. Kufiri lindor pershkohet nga Dolneni e fshatrat e Velesit. Gjithsejt nje siperfaqe mesatare e vogel me nje popullsi 7 milioneshe.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Shqiperia...!!!   Sat Feb 21, 2009 3:51 pm

Shqiperia eshte nje vend ne Europen Juglindore, ne perendim te gadishullit te Ballkanit.Ajo ndodhet midis koordinatave gjeografike 39 grade e 38′ dhe 42 grade e 39′ te gjeresise veriore dhe 19 grade e 16′ te gjeresise lindore, ne largesi pothuajse te barabarte nga Ekuadori dhe Poli i Veriut.Siperfaqja e pergjithshme 28.748 kilometra katrore.Kryeqyteti i saj eshte Tirana.Gjatesia e pergjithshme e vijes kufitare eshte 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokesor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor.

Shqiperia ka nje pozite te favorshme gjeografike, pasi gjendet ne kryqezimin e rrugeve me te shkurtera qe kalojne nga Mesdheu perendimor per ne Ballkan e Azine e Vogel dhe kontrollon kalimin permes kanalit detar te Otrantos.Luginat e saj me te gjera jane ato te lumenjeve Drin, Shkumbi dhe Vjose, qe lehtesojne, njekohesisht, lidhjen e brendeshme te Ballkanit me detin Adriatik dhe te Azise se Vogel me viset e Mesdheut.Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunes deri ne Kepin e Gjuhezes.Ne gjirin e Vlores e ne drejtim te jugut, bregdeti eshte i larte, shkembor, ku dominon mali i Karaburunit.Gjiret kryesore te Shqiperise jane: gjiri i Drinit, i Lalezit, i Durresit, i Karavastas dhe i Vlores, ne hyrje te se ciles gjendet ishulli i Sazanit.

Lagunat kryesore jane: Laguna e Lunres (Vilunit), e Patokut, e Bishtrakes, e Karavastase, e Nartes dhe e Pashalimanit.Plazhet kryesore jane: Plazhi i Velipojes, i Tales, i Durresit, iDivjakes, i Semanit dhe i Vlores.Kepat kryesore jane: Kepi i Rodonit, i Bishtit te Palles dhe i Gjuhezes.

Relievi i Shqiperise eshte kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndersa gjate eres kenozoike u shpejtua procesi malformues ne teresine e Albanideve, qe aktualisht perbejne token e nentoken e Shqiperise.Lartesia mesatare e relievit eshte 708 metra, ose 2 here me e larte se mesatarja e Europes. Lartesite me te medha gjenden ne Alpet shqiptare dhe ne malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, perben edhe majen me te larte te Shqiperise).Fushat zene kryesisht pjesen perendimore, pergjate bregdetit Adriatik, por ka edhe ne pjese te tjera te vendit.Fushat me te larta jane ato te pellgut te Korces, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht pergjate lumenjeve kryesore si: Vjose, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqesore e qendra te medha banimi, si dhe pershkohen nga rruge te rendesishme komunikimi.Territori i Shqiperise ndahet ne 4 krahina te medha natyrore (fiziko-gjeografike): Alpet shqiptare, krahina malore qendrore, krahina malore jugore dhe ultesira bregdetare.

SISTEMI BANKAR

Banka e Shqiperise eshte i vetmi autoritet per licencimin e bankave per te ushtruar veprimtari bankare ne Shqiperi. Banka e Shqiperise percakton me akt nenligjor shumen e kapitalit minimal fillestar te bankave dhe ndryshimin e kesaj shume nga njera periudhe ne tjetren.Nese nje banke e huaj propozon te zoteroje me shume se 10% te kapitalit te nenshkruar te nje banke, banka e huaj duhet te jete e autorizuar nga autoritetet perkatese te kryeje veprime te pranimit dhe te grumbullimit te depozitave ne para, ose fonde te tjera te ripagueshme ne vendin e huaj ku drejtoria e saj qendrore ka seline. Ne Shqiperi veprojne 12 banka te nivelit te dyte

Ne Shqiperi veprojne aktualisht 12 banka te nivelit te dyte, te licensuara nga Banka e Shqiperise. Deri ne fund te vitit 1998, ne Shqiperi ishin licensuar nga banka qendrore 10 banka te nivelit te dyte, nder te cilat dy me kapital teresisht shteteror, Banka e Kursimeve dhe Banka Kombetare Tregtare. Me pas eshte pajisur me licence edhe “Fefad Bank” dhe se fundi dega ne Tirane e “Bankes se Pare te Investimeve” sh.a. Ne Shqiperi jane licensuar nga Banka e Shqiperise keto banka te nivelit te dyte: “Banka Kombetare Tregtare”, “Banka e Kursimeve”, “Banka Italo-Shqiptare”, “Banka Arabo-Shqiptare Islamike”, “Banka Dardania’, “Tirana Bank”, “Dega e Bankes Kombetare te Greqise”, “Banka Nderkombetare Tregtare”, “Dega e Bankes Alpha Credit A.E”, “Banka Amerikane e Shqiperise”, “Fefad Bank” dhe “Dega ne Tirane e Bankes se Pare te Investimeve”.

TRANSPORTI


Korridoret Rrugore
Portet Detare
Transporti ajror
Shqiperia ka sot vetem nje aeroport nderkombetar civil.Aereporti i Rinasit, i ndertuar pas Luftes se Dyte Boterore, ka nje kapacitet perpunimi prej rreth 250 mije persona ne vit. Ne kete aeroport jane bere disa investime nga kompania gjermane Siemens per permiresimin e pistes dhe vendqendrimit te avioneve.Gjithashtu, po diskutohet per ndertimin e terminalit te ri te pasagjereve, i cili do te mundesoje rritjen e kapacitetet me deri 600 mije persona ne vit. Vlera e ndertimit te terminalit parashikohet te jete rreth 30 milione dollare. Ne aeroportin e Rinasit kryejne fluturime 12 shoqeri ajrore, ku nga keto 10 shoqeri jane te huaja dhe 2 jane te perbashketa me kompani shqiptare.
Shume shpejt do te perfundoje dhe ndertimi i aeroportit te Kukesit me financues kryesor Emiratet e Bashkuara Arabe.
Porti detar i Durresit eshte porta kryesore e Korridorit 8.Ne kete port ka filluar investimi i nje shume prej 23 milion dollare, ku Banka Boterore mbulon pjesen me te madhe me 17 milion dollare, Fondi i OPEC-ut per Zhvillimin Nderkombetar 5 milion dollare dhe qeveria shqiptare 1 milion dollare. Punimet perfshijne ndertimin e tre kalatave te reja, rikonstruksionin e kater kalatave ekzistuese, rikonstruksionin e shesheve dhe rrugeve brenda portit, blerjen e vincave te rinj dhe pjeseve te kembimit per to, blerjen e paisjeve teknologjike, etj.Gjithashtu, jane orfuar edhe 34 milione dollare per modernizimin dhe zgjerimin e tij, nga te cilat 11 milion dollare jane kredi te dhena nga Programi PHARE i Komunitetit Europian dhe Banka Europiane e Investimeve. Projekti perfshin ndertimin e terminalit te ri te trageteve dhe rikonstruksionin e atij ekzistues.90 % e volumeve te transportit detar ne Shqiperi kryhen nepermjet portit te Durresit dhe kapaciteti vjetor i perpunimit te mallrave eshte rreth 3 milion ton. Ne port aktualisht perpunohen anije deri ne 15 mije ton, ndersa me thellimin e akuatoriumit hyres te portit pritet qe ne te, te perpunohen anije deri ne 40 mije ton. Rehabilitimi i kalatave, murit dallgethyes, kthimi i zones doganore ne zone fiskale, do ta beje portin detar shume te fuqishem dhe shpejtesia e perpunimit te anijeve do te rritet 2-3 here. Me krijimin e zones fiskale, kapaciteti i portit do te arrije ne 5 milion ton mallra te perpunuara ne vit.Aktualisht, ne portin e Durresit eshte dyfishuar numri i trageteve krahasuar me nje vit me pare. Cdo jave ne kete port akostohen rreth 40 tragete dhe katamarane, qe lidhin Durresin me porte te tjera te Mesdheut. Nga 2-3 tragete ne dite qe perpunoheshin ne kalatat e portit, tashme numri i tyre eshte dyfishuar.Nderkohe, edhe ne Portin e dyte te vendit per nga rendesia, ai i Vlores po kryhen, si dhe pritet te kryhen investime te konsiderueshme. Keshtu, per vitin 2000, ne kuadrin e programit te bashkepunimit nderkufitar Shqiperi-Itali, do te financohet faza e dyte e ndertimit te Portit te Vlores, financim i cili arrin ne vleren 9.4 milione ECU. Ky financim do te mbuloje investimet per realizimin e punimeve te germimit sistemimit dhe ndertimit te rrugeve te brendshme te portit.Ne Shqiperi do te ndertohen tre korridore rrugore, Lindje-Perendim, Veri-Jug dhe Durres-Morine. Segmentet rrugore te korridorit te 8-te, Lindje-Perendim, te cilat ne Shqiperi kane nisur ne Durres per te perfunduar ne Qafe-Thane, jane mbuluar me financime dhe ne tre prej tyre, tashme ka filluar puna.Ndertimi i korridoreve rrugore filloi ne vitin 1993 me korridorin Tirane-Durres. Deri tani jane ndertuar 9 km te kesaj autostrade, ndersa punohet edhe ne segmente te tjera te ketij korridori.Aktualisht, me nje financim prej 19,8 milione ECU nga Programi Phare punohet per ndertimin e segmentit Durres-Rrogozhine, pjesa e pare e korridorit Lindje-Perendim ne Shqiperi. Ndersa, me nje financim te Bankes Evropiane te Investimeve prej rreth 20 milione dollare, punohet per ndertimin e superstrades Rrogozhine-Elbasan.Pas dy segmenteve Durres-Rrogozhine dhe Rrogozhine-Elbasan, se fundi kane nisur punimet per ndertimin e superstrades Librazhd-Qukes. Ndertimi i kesaj superstrade me gjatesi 22 kilometra eshte financuar nga Komuniteti Evropian me nje shume prej 16 milione dollare.Segmenti Qukes - Qafe-Thane perben pjesen e fundit ne token shqiptare te korridorit Lindje-Perendim. I vetmi segment, per te cilin nuk kane perfunduar procedurat perkatese mbetet Elbasan-Librazhd.Ndertimi i te dy korridoreve rrugore ne Shqiperi, Lindje-Perendim dhe Veri-Jug, kerkon ne total nje vlere financimi prej 1,6 miliard dollare.Deri ne vitin 1945, rrjeti i pergjitshem rrugor ishte 2800 km., prej te cilave vetem 400 km ishin asfaltuar.Mbas ketij viti deri ne vitin 1990, rrjeti rrugor arriti ne 7450 km, prej te cilave 2850 km ishin asfaltuar.Transporti hekurudhor ze vendin e dyte ne transportin e mallrave dhe te udhetareve. Sistemi hekurudhor eshte ndertuar terresisht mbas luftes se dyte boterore, duke filluar me hekurudhen e pare Durres-Peqin, ne vitin 1947, 42 km te gjate. Gjatesia e pergjitshme e rrjetit hekurudhor arin ne 447 km.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Shqiperia...!!!   Sat Feb 21, 2009 3:51 pm

Pasuritë Energjitike

Nafta dhe qymyret

Zona e Fierit eshte nje nga zonat me te medha, me dy vendburime nafte, Patosin dhe Marinzen. Ketu nafta gjendet ne zonat ranore dhe ka permbajtje te larte benzine. Perpunimi i saj behet ne qytetin e Fierit, ne kompleksin kimiko-energjetik.Zona e rrjedhjes se poshtme te Devollit, me vendburimin e Kucoves eshte zona me e vjeter e naftenxjerjes ne Shqiperi.Perpunimi behet po ne Kucove.Zona e Mallakastres eshte me e madhja per nga shtrirja dhe ndryshon nga dy te parat se ka permbajtje me te madhe mazuti. Ne Ballsh behet edhe perpunimi i thelle i naftes.Zona e rrjedhjes se poshtme te Vjoses, me vendburimin e Gorishtit eshte zona tjeter naftembajtese dhe perpunimi behet ne Cerrik.Shenja naftembajtese shfaq edhe rajoni detar, ku po kryhen kerkime nga shoqeri te huajaVendburime te tjera jane ato te gazit te thate si ne Bubullime, e Divjake te Lushnjes.Vendin kryesor ne tere propdhimin e qymyrgurit e ze rajoni juglindor, i cili permban shtresa qymyrmbajtese me shtrirje nga Pogradeci e Mokra deri ne gropen e Kolonjes. Jane vene ne shfrytezim disa vendburime si ne zonen e Pogradecit, ne vendburimet e Alarupit dhe te Petrushes, zona e Korces me vendburimet e Mborje Drenoves, kurse zona e Kolonjes me vendburimin e Bezhanit.Rajoni i Tiranes perbehet nga tre zona qymyrmbajtese, fusha e Tiranes, me Valiasin dhe Mezezin, fusha e Durresit me Manzen e Gerdecin dhe malesia e Kerrrabes dhe e Mushqetase. Ne Valias behet edhe pasurimi i qymyrgurit.Rajoni jugor ka zonen e Memaliajt, ku gjenden edhe fabrika e pasurimit.Megjithese qymyri i Shqiperise eshte teresisht i tipit linjit dhe me cilesi te mira, ai aktualisht po shfrytezohet shume pak. Keto miniera mbas vitit 90′ pothuaj jane paralizuar teresisht.

Vendburimet e mineraleve metalorë

Ne industrine e mineraleve metalike, rajoni qendror ze vendin kryesor. Ketu eshte perqendruar metalurgjia e zeze (Elbasan) dhe pirometalurgjia (Laç).Rajoni i malesise Puke-Mirdite ze vendin e dyte per nga pesha ne pasurite minerale metalike. Ne kete zone gjenden kryesisht rezervat e medha te mineralit te bakrit qe nxiren ne Spac, Kacinar, Kurbnesh, Thire, Rubik, Perlat, Tuç, Porave dhe Qafe Bar. Industria e pasurimit eshte ngritur ne Kurbnesh, Rreps, Fushe Arez dhe Rreshen. Shkrirja dhe elektroliza e bakrit behet ne Rubik. Edhe kjo industri mbas viteve 90′ ka ulur ndjeshem prodhimin si pasoje e reformave te privatizimit dhe amortizimit te larte te teknologjise. Kompani te huaja amerikane dhe kanadeze kane shprehur interes per te rivene ne pune industrine e bakrit. Rajoni Mat-Drini i Zi perfshin vendburime te kromit dhe ne zonen e Martaneshit dhe te Bulqizes jane disa miniera per shfrytezim. Ketu eshte ngritur edhe industria e pasurimit me qender Bulqizen dhe Krasten, ndersa ne Burrel funksionin uzina e ferrokromit.Rajoni verilindor eshte i njohur per pasurite e kromit dhe te bakrit. Minerali i kromit nxiret ne Kalimash, Kam dhe ne Ragam, kurse minerali i bakrit nxiret ne Gjegjan dhe shkrihet ne Rezhepaj te Kukesit.Nje pjese e minierave te kromit mbas vitit ‘90 jane dhene me qera tek privatet per shfrytezim dhe aktualisht jane perfshire ne procesin e privatizimit.Rajoni juglindor ka dy zona hekur nikeli. Ne zonen e Perrenjasit jane keto vendburime : Perrenjas, Pishkash, Bushtrice, Xixillas, kurse ne zonen e Pogradecit Guri i Kuq, Radoka dhe Cervenika. Keto vendburime kane rreth 10 vite qe nuk shfrytezohen, si pasoje e renies se kerkeses ne tregjet nderkombetare.Mjedisi shqiptar eshte i pasur edhe me minerale te tjera metalike dhe jo metalike, me ujra minerale e termominerale, te cilat filluan te shfrytezohen pjeserisht ne fund te viteve 70′.Ne vitin 1990 kjo industri dha 4,3 % te prodhimit te pergjithshem te industrise minerare.Ne rajonin Jugor eshte perqendruar nxjerja e fosforiteve, perpunimi i ujit mineral, nxjerja e kripes dhe e dolomitit.Rajoni qendror eshte i pasur me bokside, kryesisht ne malin e Dajtit, por qe jane shfrytezuar minimalisht. Rajoni Mat-Drin i Zi eshte i njohur per nxjerrjen e mermerit ne Muhur te Peshkopise, per mineralin e squfurit ne Kercisht dhe per ujrat termominerale ne llixha te Peshkopise.Rajoni Malesise Puke-Mirdite dhe rajoni veriperendimor ka perqindje te vogla kuarci, manganez, kaoline, olivinite e deltine. Nxjerja dhe perpunimi i ketyre mineraleve ka qene fare i paket, me perjashtim te mermerit.

Arsimi

Arsimi shqiptar, fillesat e tij i daton qe ne shekullin XVII.Mesonjetorja e pare shqipe u hap ne Korce ne vitin 1887.Mesonjetorja e pare shqipe ne Kosove u hap ne Prizren ne vitin 1889.Shkolla e pare shqip per vajza u hap ne Korce, ne vitin 1891.Shkolla e pare, ku pergatiteshin mesues (shkolle e mesme pedagogjike), u hap ne Bukuresht te Rumanise ne vitin 1892, ndersa ne Shqiperi nje shkolle e tille,

Normalja, u hap ne qytetin e Elbasanit ne dhjetor te vitit 1909, sipas vendimit te Kongresit Kombetar te Arsimit, mbajtur me 2.09.1909.

Deri ne Kongresin e Lushnjes, me 1920, Normalja e Elbasanit u mbyll dhe u hap 5 here, si pasoje e represionit te pushtuesve xhonturq, por edhe rifilloi per shkak te ndjenjave te medhaja arsimdashes te popullit shqiptar.Drejtoret e pare te saj ishin Luigj Gurakuqi, Aleksander Xhuvani, Sali Ceka dhe nder pedagoget e pare ishin Sotir Peci, Kostaq Cipo, Simon Shuteriqi, Kahreman Ylli, Qamil Guranjaku, etj.63 nxenes te kesaj shkolle rane deshmore per lirine e Atdheut gjate Luftes se Dyte Boterore.Deri ne vitin 1939 ne te gjithe vendin numeroheshin 643 shkolla fillore dhe frekuentoheshin vetem nga 1/4 e femijeve te kesaj moshe.

Arsimi parauniversitar

Arsimi profesional

Shkollat e para profesionale u hapen per here te pare ne vitin 1921-shkolla teknike e Tiranes. Ne vitin 1924 hapet shkolla tregtare dhe nje vit me vone, shkolla teknike e Golemit. 3 vjet me vone shkolla te tilla funksiojne edhe ne Gjirokaster e Berat, ku pergatiteshin teknike e punetore te kualifikuar nga mesues shqiptare dhe te huaj.Gjate viteve ‘45-’90 numeri i shkollave profesionale arriti deri ne 380, por shume nga to ishin hapur pa kritere shkencore dhe sherbenin vetem per qellime propogandistike per te treguar karakterin masiv te tyre.Aktualisht funksiojne rreth 40 shkolla profesionale, te dy niveleve, 3 dhe 5 vjecar, te shperndare ne 22 rrethe te vendit.Ato jane ne profilet bujqesore, mekanike, elektrike, teknologjike ekonomike, ndertimi, tekstil-konfeksione, per sektoret e nafte-gazit, pyjeve, veterinari e gjeologji-miniera.Ndihme ne ristrukturimin e sistemit arsimor dhe te formimit profesional ne Shqiperi pas viteve 90 po japin mjaft shtete perendimore si Gjermania, Zvicra, Austria, Italia, Hollanda dhe fondacione te ndryshme si Soros, “Harry Fultz”, “San Edigia”, GTZ, “Swisscontakt”, Kulturkontakt, etj.

Arsimi i Larte

Akademia e Shkencave

Arsimi jopublik (privat)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Shqiperia...!!!   Sat Feb 21, 2009 3:52 pm

Abetarja e gjuhes shqipe

Abetarja e pare e gjuhes shqipe, ajo e vitit 1844, me titull “Fort i shkurter e i perdorshem Evetar shqip”, u pergatit nga personaliteti i shquar e Rilindjes Kombetare, Naum Veqilharxhi.
Hartimi dhe realizimi i kesaj abetareje e vuri Shqiperine ne rradhen e vendeve te qyteteruara, duke treguar se ky vend i vogel ka nje popull me karakteristikat e tij, me gjuhen dhe zakonet e veta dhe me nje thesar te trasheguar nga brezat.Ky program i pare kulturor-arsimor u ribotua me 1845 me titull “Fare i ri Evetar shqip per djem nismetare”, me 50 faqe dhe me disa copa leximi.

Punen e Veqilharxhit e vijoi Kostandin Kristoforidhi, nje figure tjeter e shquar e Rilindjes Kombetare, i cili ne vitin 1867 botoi nje abetare gegerisht dhe nje toskerisht dhe u mesoi me to shqipen shume bashkeatdhetareve gjate udhetimeve neper Shqiperi.Epoken e re per librat shkollore dhe pergatitjen e truallit per shkollen kombetare e pergatiten figurat e njohura si Jani Vreto, Sami Frasheri, Pashko Vasa dhe Koto Hoxhi, te cilet, gjate periudhes se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ne vitin 1879, botuan “Alfabetarja e gjuhes shqipe”.

Me pas, rruga e hartimit te Abetares shqipe kalon nder emra te njohur, te cilet punuan me perkushtim brenda dhe jashte vendit si Luigj Gurakuqi (1905), Parashqevi Qiriazi (1906), Nikolla Lako (1906), Simon Shuteriqi (1911) etj, dhe ne vitet e mevonshme A.Xhuvani, Th.Papapano, M.Logoreci, J.Minga, duke krijuar keshtu nje tradite te mire.Punimi i mirefillte shkencor i Abetares shqipe u be pas vitit 1944, pergatitja e te cilit u vu mbi baza shkencore pedagogjike e gjuhesore. Abetaret e viteve te fundit jane perpunuar duke u mbeshtetur ne arritjet e gjuhesise dhe te pervojes se fituar nga shkolla shqiptare te shoqeruara me ilustrime, te cilat i pershtaten vecorive psikologjike te moshes dhe kerkesave gjuhesore te femijve.

Arsimi jopublik privat, pas clirimit, e ka zanafillen ne vitin 1992, me hapjen e shkollave te para te ketij lloji (medresete). “Pionieri” i mirefillte i ketij lloj arsimi eshte kolegji turk “Mehmet Akif” i Shoqerise private “Gjylistan”.Ky sistem u legalizua me miratimin ne Kuvend te Ligjit Nr.7952, date 21.O6.1995 “Per arsimin e mesem” ku nje vend i vecante ze dhe dispozita mbi miratimin e funksionimin e shkollave jopublike.Aktualisht ne Shqiperi funksionojne 70 institucione arsimore jopublike te tille si kopshte femijesh, shkolla 8 vjecare e te mesme, fetare e laike, qe ekzistojne ne 14 rrethe te Shqiperise.Vetem ne Tirane, metropolin shqiptar, jane hapur gjate ketyre 9 vitete e fundit 22 institucione arsimore private, kopshte dhe shkolla, si dhe medrese. Vetem gjate vitit akademik, ‘98-’99, shkollat jopublike u frekuentuan nga 5 400 femije dhe ne to jane te punesuar rreth 450 edukatore e mesuese, numer ky qe luhatet sipas fluksit te nxenesve.Gjithashtu, i eshte hapur “drita jeshile” edhe shkollave te larta private, miratuar nepermjet Ligjit “Per Arsimin e Larte ne Republiken e Shqiperise” me Nr 8387 dt 30.07.1998.Kohet e fundit nga instancat e larta shteterore jane bere traktativa per hapjen e nje universiteti katolik, ne bashkepunim me Seline e Shenjte te Vatikanit, si dhe te nje universiteti italian.Akademia e Shkencave e Republikes se Shqiperise u krijua ne vitin 1972, duke bashkuar disa nga 25 institucionet kerkimore shkencore qe ekzistonin atehere.Ne 25 janar 1973 u be mbledhja e pare e Asamblese, qe shenon njekohesisht, diten zyrtare te themelimit te Akademise.Ajo numeron ne perberje te saj 12 institucione e qendra kerkimore shkencore, duke luajtur rol te pazevendesueshem ne progresin social, ekonomik e teknik te vendit.Ato jane Instituti i informatikes dhe matematikes se aplikuar, Instituti i fizikes berthamore, Instituti i kerkimeve biologjike, Instituti sizmologjik, Instituti hidrometeorologjik, Qendra e kerkimeve hidraulike, Qendra e studimeve gjeografike, Instituti i gjuhe-letersise, Instituti i historise, Instituti arkeologjik, Instituti i kultures popullore dhe Qendra e studimit te arteve.Ndermjet shkencetareve te shquar shqiptare, te perfshire ne levizjen e madhe te humanizmit europian, permenden emrat e Leonik Tomeut, Marin Becikemit, Gjon Gazuli, Marin Barleti, per te vijuar me pas me rilindasit tane te shquar, Kostandin Kristoforidhi, vellezerit Abdyl, Sami dhe Naim Frasheri, themeluesin e rektorin e pare te universitetit te Turqise, Hasan Tahsini e mjaft te tjere.Me vone shquhen shkencetaret shqiptare si Aleksander Xhuvani,Refat Frasheri, Bilal Golemi, etj.Kryetari i pare i Akademise se Shkencave ka qene prof Aleks Buda, (historian) dhe ne rradhet e akademikeve renditen prof.Eqerem Cabej, Kole Popa, Petrit Radovicka, Androkli Kostallari, Stefanaq Pollo, Kole Paparisto, Odhise Paskali, Sotir Kuneshka, Fejzi Hoxha, Zija Kellici, Petrit Gace dhe Zef Kakariqi.Kryetari aktual i Akademise se Shkencave eshte prof Ylli Popa (mjek). Senati i Akademise perbehet nga 39 anetare, personalitete te shquar ne fusha te ndryshme te shkences. Ne senat jane zgjedhur akademiket Josif Adhami, Dritero Agolli, Selaudin Bekteshi, Hamit Beqja, Teki Bicoku, Tish Daija, Besim Daja, Bedri Dedja, Shaban Demiraj, Mahir Domi, Bardhyl Golemi, Andromaqi Gjergji, Skender Gjinushi, Farudin Hoxha, Ismail Kadare, Hajredin Kumbaro, Hysen Lacej, Hekuran Mara, Luan Omari, Mentor Permeti, Petraq Pilika, Ylli Popa, Bajram Preza, Kristaq Prifti, Eduard Sulstarova, Dhimiter Shuteriqi, Teki Tartari, Alfred Uci dhe Zija Xholi.Nder studimet dhe kerkimet me te shquara shkencore te viteve te fundit te kryer nga akademiket e punonjesit e tjere shkencore permenden “Historia e Shqiperise” ne 4 vellime, botime te dokumentave te trashegimise kulturore te popullit shqiptar, te zbulimeve te reja arkeologjike, korpuset popullore dhe atlasi etnografik, fjalori i gjuhes se sotme shqipe, fonetika dhe gramatika e gjuhes se sotme shqipe,fjalori drejtshkrimor, studimet etimologjike, atlasi dialektologjik, historia e letersise shqiptare, fjalori enciklopedik shqiptar, etj.Ne fushen e shkencave natyrore e teknike jane kryer mjaft studime e kerkime per hidroenergjetiken, vendburimet e naftes e gazit, perdorimin e rrezatimeve berthamore, zbatimin e metodave gjenetike, te metodave matematikore dhe informatike, vleresimin e burimeve dhe pasurive natyrore, krahas studimeve te shumta per klimen, sizmicitetin, floren e faunen e Shqiperise, etj. te sintetizuara ne Atlasin Gjeografik te Republikes se Shqiperise qe eshte duke u pergatitur. Gjithashtu, sivjet, per here te pare, Akademia e Shkencave ka statusin e saj qe garanton funksionimin e saj jopartiak, vetem mbi kritere e parime shkencore e humane, ne zbatim te Kushtetutes.Arsimi i Larte ne Shqiperi e ka zanafillen ne vitin 1946, me Institutin 2 vjecar te Tiranes dhe aktualisht ne te gjithe vendin funksiojne 11 universitete dhe shkolla te larta.Funksiojne gjithsej 8 universitete, 3 nga te cilet ne Tirane. Ketu funksiojne gjithashtu, Akademia e Arteve te Bukura, Instituti i Kultures Fizike dhe shkolla e larte e infermierise.Numri i pergjithshem i studenteve per vitin akademik ‘99-2000 ne te gjithe vendin arriti ne 20 000 veta, ose 1000 studente me shume nga nje vit me pare.Rendesi e vecante sivjet i eshte kushtuar programeve e kurrikulave te reja mesimore, duke kerkuar afrimin e universiteteve tona me institucionet analoge perendimore. Po ashtu jane hedhur hapat e pare ne sistemin pasuniversitar, duke krijuar qendrat e edukimit ne distance, qe tani per tani funksiojne prane universitetit politeknik dhe atij te Tiranes.Universiteti i Shkodres ka funksionuar mbi bazen e nje instituti qe ne vitin 1957 dhe tani ketu ka 6 fakultete me 12 dege te ndryshme ku rreth 2000 veta studiojne me shkeputje nga puna dhe rreth 3000 te tjere pa shkeputje nga puna. Aty japin mesim 140 lektore qe mbi 80 per qind jane kualifikuar jashte shtetit vitet e fundit dhe 50 per qind e tyre kane tituj e grada shkencore.Universitete jane ngritur gjate viteve te fundit edhe ne qytetet Elbasan, Korce, Gjirokaster e Vlore.Ne Shqiperi ka edhe dy akademi ushtarake, ajo “Skenderbej” per forcat e armatosura te kembsorise, ajore dhe detare, ku vetem ne vitin akademik ‘99-2000 jane regjistruar 400 studente, ose dyfishi i studenteve te nje viti me pare. Kjo akademi zbaton programe mesimore te ngjashme me ato te forcave te armatosura gjermane. Me ndihmen e forcave te MAPE-s eshte rikonstruktuar edhe Akademia e Rendit, ku pergatiten oficere per mbrojtjen e rendit publik.Aktualisht, numerohen mbi 4540 institucione arsimore parauniversitare, nga te cilat 2340 jane kopshte femijesh, 1815 shkolla fillore e 8 vjecare, si dhe rreth 530 shkolla te mesme, te pergjithshme e profesionale.Vetem gjate ketij viti jane ndertuar 33 shkolla 8 vjecare dhe jane rikonstruktuar 140 godina ekzistuese. Po ashtu eshte ndertuar 1 shkolle e mesme dhe jane rikonstruktuar 65 te tjera.Numri i nxenesve ne arsimin parauniversitar kap shifren 737 400 veta. Sistemi parashkollor perbehet nga mbi 2200 kopshte, nga te cilat mbi 1950 jane ne fshat. Ato frekuentohen nga 82000 femije dhe aty punojne afro 4 100 edukatore.Ne arsimin e detyruar funksiojne 18515 shkolla 8 vjecare, nga te cilat 1525 jane ne fshat. Ato frekuentohen nga rreth 560 000 nxenes dhe ne to punojne afro 29 500 mesues, nga te cilet mbi 19 500 jane ne fshat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Shqiperia...!!!   Sat Feb 21, 2009 3:52 pm

Popullsia

Popullsia shqiptare eshte me moshe shume te re. Mbi 40 per qind e saj, si per meshkuj edhe per femra, i perket grup-moshes 0- 19 vjec, 50 per qind grup-moshes 20- 64 vjec dhe vetem 10 per qind jane mbi 65 vjec.Ne krahasim me vitin 1938, popullsia eshte me shume se trefishuar, duke arritur rreth 3,5 milione banore. Deri ne fund te viteve ‘70 treguesi i rritjes mesatare vjetore te popullsise eshte me i larte tek meshkujt, rreth 3 per qind, kurse sipas te dhenave te rregjistrimit te fundit te popullsise ne vitin 1989, ky tregues eshte me i larte tek femrat, rreth 2 per qind. Ndersa ne vitin ‘89 kemi nje shperndarje qe, grafikisht, paraqitet me nje piramide te popullsise te rregullt, ne vitin ‘95 kjo piramide ndryshoi tek meshkujt me grup-moshe 20 deri 30 vjec. Kjo shpjegohet me fenomenin e emigracionit, i cili u shfaq me permasa te medha ne vendin tone gjate periudhes se tranzicionit. Sipas te dhenave te PNUD-it (Janar 2000), 15 per qind e popullsise shqiptare ndodhet aktualisht jashte territorit te Shqiperise.

Portet

Qe ne kohet e lashta ne bregdetin shqiptar kane funksionuar skela si ne Durres (Dyrrah), Ulqin, Tivar, Vlore (Aulone), Apoloni, Sarande (Onhezmi), etj. Gjate shekujve VII-XII Durresi ishte skela kryesore ne perendim te Perandorise Bizantine. Gjate periudhes se principatave arbre u ngriten skela te vogla kryesisht ne grykat e lumenjeve ne Shirgj (Bune), Shengjin, Shufada (Mat), Rodon, Bashtove (Shkumbin), Pirg (Seman), Spinarice, zhvillimi i te cileve u frenua gjate periudhes se pushtimit osman. Gjate viteve 1928-1934 u ndertua porti detar i Durresit dhe pontile druri ne Sarande, Vlore e Shengjin, qe u shkaterruan nga pushtuesit gjate Luftes se Dyte Boterore. Pas clirimit, deri ne vitin 1952, u rindertua porti i Durresit dhe disa kalata betoni ne Vlore, Sarande e Shengjin. Gjate bregdetit Jon jane ndertuar kalata epontile ne gjirin e Spilese ne Himare dhe ne Sasaj (Lukove) qe sherbenin kryesisht per transport agrumesh.Porti kryesor i vendit eshte ai i Durresit, ku funksionon edhe kantieri i riparimit te anijeve, ne bashkepunim me portin polak te Gdanskut.

Hidrografia

Ligatinat (tokat e lagura), jane ekosistemet me mire te perfaqesuara ne bregdetin shqiptar. Tipike per brigjet e ulta aluvionale, keto ekosisteme gjenden nga veriu ne jug te vendit, duke formuar nje zinxhir te vazhdueshem me habitate shume te dobishme.Historia e krijimit te ligatinave i takon mijra vjeteve me pare, por historia e shkaterrimit dhe tharjes se tyre eshte e afert. Politikat e zhvillimit ekonomik te se kaluares, duke mos pasur si qellim mbrojtjen e natyres, kane shkaktuar deme dhe prishjen e strukturave te ligatinave.Ne te kaluaren, “tokat e lagura” konsideroheshin si shperdorim qe natyra i ben vetes se saj dhe per shume kohe emrat “kenete” apo “mocal” nenkuptonin mjaft elemente te padeshiruar per jeten si;lageshti, malarje, semundje, qe detyrimisht sillnin varferi dhe rrezikonin jeten.Aktualisht, tokat e lagura jane ekosistemet me mire te njohura dhe te paraqitura ne bregdetin shqiptar.Duke filluar nga veriu, ligatinat me te rendesishme jane: Laguna e Velipoljes, Gjiri i Drinit, ku perfshihet dhe Laguna e Kune-Vainit, Fushe-Kuqe, Patok ne gjirin e Rodonit, Gjiri i Lalzit, Karavasta-Divjake, Pylli me Pisha i Pishe-poros, derdhja e Vjoses, Laguna e Nartes, Laguna e Orikumit, Laguna e Butrintit.Duke ndjekur interesimin nderkombetar per vlerat e ligatinave dhe duke pare shpejtesine me te cilat ato po zhduken, keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise me 22 gusht 1994 deklaroi zonen e Lagunes se Karavastase si vend qe perfshihet ne listat Ramsar. Gjithashtu nepermjet financimit te Mediterranean Wetlands, Konventes se Ramsarit per mesdheun, ne fillim te vitit 1998 u krye studimi per mbrojtjen dhe shfrytezimin e sistemit lagunor Kune-Vain.

Bregdeti i Kavajes dhe plazhet e tij.
Vija bregdetare e Kavajes ka nje gjatesi prej 34-35 km dhe permban nje larmi te madhe plazhesh, ranor, shkembor, me zall, te zhveshur, te gjelber, etj. Ajo ka gjithshtu, nje flore dhe faune te pasur ne toke dhe ne det.Plazhi i Golemit, i dyti per nga madhesia, pas atij te Durresit, nis nga Shkembi i Kavajes dhe perfundon tek derdhja e perroit te Leshniqes, ne nje gjatesi prej 5 kilometra. Ka rere te pastert, te bardhe, e cila, se bashku me gjelberimin e perhershem te pishave dhe kaltersine e detit, krijon nje harmoni trengjyresh mjaft terheqes e shlodhes. Brezi mbrojtes i pyllit me pisha (Pinus halapensis dhe Pinus pinea) te mbjellura nga njeriu, ka krijuar nje mjedis pylli mjaft funksional prej 205 ha, i cili i rrit shume vlerat ketij plazhi. Fauna e gjalleron kete zone, me elementet e dunave dhe te pyllit. Nder me te permendurit jane lepuri i eger, nuse lala, bretkosa e zakonshme, breshka e zakonshme, ndersa ne pyll rriten qukapiku, laraska, bilbili, gjelza pikaloshe, etj.Plazhi i Karpenit, ne jug te Golemit, nis nga derdhja e perroit te Dracit dhe arrin derti ne kodrat e Karpenit, ne nje gjatesi 1,5 km. Nuk eshte i gjelber. Fusha perreth eshte e kripezuar dhe ka nje faune tipike baltovine, me pak shpende si; bishtetundesi i bardhe, drenja e fushes, vraponjesi gushbardhe, sqepholli i xunktheve, dallandyshja e detit etj..Duke qene 6 km. larg nga rruga automobilistike eshte pak i frekuentueshem, nderkohe qe vitet e fundit ne kodrat prane detit jane ndertuar disa vila tip alpine.Plazhi i Carines (i Bagose) shtrihet ne qender te gjirit me te njejtin emer, qe fillon nga kodrat e Karpenit deri tek kepi i Lagjit. Eshte nje plazh me rere te bardhe dhe te paster, me kodra te zhveshura, qe e bejne ate nje plazh te vetmuar me flore e faune te varfer.Bardhori, ka nje vije plazhi prej 5-6 km gjatesi, me gjelberim te perhershem, me dafina e mare, duke krijuar disa variacione me rere, gure apo dhe shkembor. Uji ne bregdet eshte i paster dhe mjaft i thelle. Parashikohet ndertimi i vilave turistike 2-3 kateshe te frekuentuara si nga deti ashtu dhe nga toka. Ujrat jane mjaft te pasur me peshq si levreke, koca, karkalec, etj. Rruga automobilistike prej 10 km. nga qyteti i Kavajes e bejne konkuruese me Rivieren e Jonit, duke e konsideruar “perla e Adriatikut”.Plazhi i Spilles dhe Grethit, ne nje gjatesi te perbashket prej 8 km. nis nga Guri i Lemuar e perfundon ne grykderdhjen e lumit Shkumbin. Rera eshte e paster dhe e erret, pershkuar nga disa duna e nje brez mbrojtes pyjor. Eshte mjaft i pershtatshem per gjuetine e peshkut e te shpendeve te egra ku vecohen rosa, pulbardha, cafka, etj. Parashikohet te zhvillohet si zone turistike familjare, duke mundesuar ngritjen e fshatrave, apo hoteleve komode, qe mund te frekuentohen si nepermjet rruges tokesore, ashtu dhe detare nga Italia.Plazhi i Gjeneralit, ka nje gjatesi 5-6 km, eshte pak i njohur nga turistet dhe ka gjelberim te perhershem, uje te paster e te thelle. Emrin e ka trasheguar nga nje gjeneral italian qe vinte per pushime gjate viteve 1930-1935. Zona renore ka gjatesi 400 metra e gjeresi 50 m, duke perfunduar me shkembinj natyrale qe zhyten ne det.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Flaka
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 370
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...!
Reputacioni : 11
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Shqiperia...!!!   Sat Feb 21, 2009 8:50 pm

Lashtësia
Mendohet që rrjedha prehistorike e shqiptarëve të jetë nga një fis i stërlashtë indo-evropian të cilët historiani grek Herodoti i përshkruante me emrin "pellazgë". Shumë njerëz i konsiderojnë shqiptarët pasardhës direkt të një fisi të lashtë ilir, me emrin "Albani",ose "Albanët" i cili ishte vendosur ne Shqipërinë e sotme. Disa të tjerë mendojnë se Shqiptarët dhe ilirët janë pasardhës direkt të pellazgëve, që kanë jetuar mijëra vjet para Krishtit. Prania e tyre mund të shikohet shumë mirë në formulimin e strukturave politike në shekullin e 6 p.e.s. Metalpunues dhe luftëtarë të shkëlqyer, ilirët krijuan shumë mbretëri të vogla brenda vendit të tyre, duke luftuar ndërmjet njeri-tjetrit për kohën më të madhe të historisë së tyre. Vetëm gjatë shekullit të 6 p.e.s, të gjitha mbretëritë u bashkuan për të mbrojtur vendin nga fqinjët: nga mbretëria e Molosianëve në veri te Shqipërisë, mbretëria e Maqedonisë dhe nga mbretëria e Pionisë.

Artikulli kryesor: Pellazgët
Pellazgët ishin një popull i lashtë indo-evropian që sipas disa shkrimeve antike të lëna nga (Homeri, Herodoti, Tukididi etj.) jetonin në pellgun e Egjeut dhe në bregdetin perëndimor të Aziës së Vogël, në Peloponez, në Greqinë Qendrore, në Thesali dhe në afërsi të këtyre viseve.

Në mesin e mijëvjecarit të tretë dhe në fillim të mijëvjecarit te dytë para Krishtit erdhën nga stepat e Lindjes grupe të reja popujsh që merreshin me blegtori.Këtu u përzien me banorët vendës dhe kështu u krijua bashkësia e re kulturore e Gadishullit Ballkanik. Kjo popullsi mendohet të jetë popullsia e lashtë pellazge. Sipas shumë studiuesve shqiptarë e të huaj, pellazgët ishin parardhësit e ilirëve.

Shumë njerëz i konsiderojnë shqiptaret pasardhës direkt të një fisi të lashtë ilir, me emrin "Albani",ose "Albanët" i cili ishte vendosur ne Shqipërinë e sotme. Disa të tjerë mendojnë se Shqiptarët dhe ilirët janë pasardhës direkt të pellazgëve, që kanë jetuar mijëra vjet para Krishtit. Prania e tyre mund të shikohet shumë mirë në formulimin e strukturave politike në shekullin e 6 p.e.s. Metalpunues dhe luftëtarë të shkëlqyer, ilirët krijuan shumë mbretëri të vogla brenda vendit të tyre, duke luftuar ndërmjet njeri-tjetrit për kohën më të madhe të historisë së tyre. Vetëm gjatë shekullit të 6 p.e.s, të gjitha mbretëritë u bashkuan për të mbrojtur vendin nga fqinjët: nga mbretëria e Molosianëve në veri te Shqipërisë, mbretëria e Maqedonisë dhe nga mbretëria e Pionisë. Bartësit e kulturës së neolitit dhe të fillimit të epokës së bronxit në truallin e Shqipërisë. Përsa i përket krahinave jugore të vëndit tonë, ka të ngjarë që në këtë kohë, në këto vise. ashtu si në Greqi dhe në pellgun e Egjeut, të kenë banuar fise të afërta, midis tyre, të cilat te autorët e vjetër njihen me emrat: pellazgë, lelegë, kaukanë, karianë etj. Sipas tyre këto ishin fise të vjetra vendese, të cilat më vonë u mbuluan nga helenët e ardhur, dhe u asimiluan prej tyre. Ndër ta pellazgët konsideroheshin si fiset më të rëndësishme, prandaj edhe njoftimet e autorëve per ta janë pak a shumë të hollësishme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kosova.albanianforum.net
Dynamit



Numri i postimeve : 47
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 22/01/2010

MesazhTitulli: Re: Shqiperia...!!!   Fri Jan 22, 2010 4:46 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Shqiperia...!!!   Today at 7:14 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shqiperia...!!!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Gjeografi :: Gjeografi-
Kërce tek: