ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bisedime te reja

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Bisedime te reja   Sun Feb 22, 2009 12:10 pm

Bisedime të reja
Para se të kthehej në Kosovë pas pushimeve të Krishtlindjeve, Pieter Feith në rrugë e sipër u ndal ta
takonte Sekretarin e Përgjithshëm të BE-së, Javier Solanën. Solana është shefi i Feith-it kur e vë në kokë kapelën e SPBE dhe pse sipas raporteve të mediave, ata folën vetëm për çështjet brenda kompetencave të PCN-së.
Solana ia ngarkoi Feith-it tri porosi për Kryeministrin Hashim Thaçi. Nuk do të ketë zgjedhje këtë vit, por si shpërblim Thaçi do të duhet ta hartojë një plan të hollësishëm për integrimin e serbëve në Kosovë dhe të hyjë në negociata mbi 6 Pikat. Njeriut pothuajse i vjen keq për Kryeministrin nga i cili kërkohet ta hartojë një plan për integrimin e serbëve, derisa në të njëjtën kohë është duke bërë bisedime rreth mosintegrimit të tyre. Në emër të vlerave të ‘multietnicitetit’ bashkësia ndërkombëtare tash po e shtyen Kosovën në bisedime të reja, pika nisëse e të cilave nuk është as pavarësia, as Plani Ahstisar-i, por 6 Pikat. Kjo do të thotë se kompromisi që do të rezultojë nga këto bisedime do të jetë edhe më i keq se 6 Pikat! Një lëvizje tjetër në këtë drejtim është se, siç thuhet, se PCN po e merr përgjegjësinë për ndërmjetësimin e bisedimeve nga UNMIK-u. PCN është përfaqësues i shteteve anëtare të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, të gjithë anëtarët aktual të të cilit e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Duke i mbështetur këto bisedime, njohja (e pavarësisë) nga këto shtete po shkrihet në njohje të ndarjes
funksionale, territoriale dhe etnike të Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Bisedime te reja
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Politikë-
Kërce tek: