ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bojkotoni Produktet e Serbise

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Bojkotoni Produktet e Serbise   Sun Feb 22, 2009 12:14 pm

Pse bojkot i produkteve te Serbise..?






Shteti serb në luftën e fundit në Kosovë vrau rreth 14.000 njerëz. Afër 90% prej tyre civilë të paarmatosur. Të pambrojtur. Kryesisht fëmijë, gra dhe burra të moshuar. Rreth 3.000 persona të rrëmbyer janë ende të pagjetur. Pjesa dërrmuese e tyre gjenden në Serbi. Afër 20.000 femra të dhunuara. 740.000 persona të deportuar dhunshëm. 120.000 shtëpi të shkatërruara apo të dëmtuara nga ushtria serbe.

Aspekt i veçantë i luftës ishte shkatërrimi i ekonomisë së Kosovës. Eksploatimi i egër dhe vjedhjet përgjatë viteve të 90-ta, kulmojnë me shkatërrimet e qëllimshme gjatë luftës. Kosova pas luftës kishte një ekonomi të rrënuar. E gjithë kjo me qëllim që gjatë luftës ta zvogëlojë aftësinë mbrojtëse si pasojë e drejtpërdrejtë, dhe me pasoja afatgjate të varfërisë dhe një ekonomie të pazhvilluar. Realitet ky që e jetojmë sot e gjashtë vjet.




Megjithatë, prej vitit 1999 deri më 2006, Kosova ka shpenzuar gjithsej 856 milionë euro në mallra nga Serbia. Në vitin 2000 kishim importuar vetëm 15 milionë euro. Më 2001 vlera e importit arriti në 176 milionë, për t’u ngritur në 178 milionë në vitin 2002. Viti 2003 ka shënuar një rënie në importimin e mallrave nga Serbia – gjatë këtij viti kemi importuar 156 milionë, përderisa në vitin 2004 kjo shifër ishte 161 milionë. Vetëm në vitin 2005 Serbia ka sjell në Kosovë rreth 170 milionë euro mallra.

Për më keq se kaq, shifrat e lartpërmendura nuk paraqesin as gjysmën e importit nga Serbia, duke qenë se 60% të mallrave që vijnë nga Serbia hyjnë në Kosovë ilegalisht pa u regjistruar.

UNMIK-u që prej instalimit të tij e konsideron arrdhjen e mallrave të Serbisë si qarkullim i brendshëm i mallrave, e jo si import në Kosovë. Kjo në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Rrjedhimisht, mallrat e Serbisë janë favorizuar sistematikisht nga UNMIK-u në tregun kosovar. Fillimisht ai as nuk pranonte të ketë pika kontrolli në vijën administrative mes Kosovës dhe Serbisë (Kosova nuk ka kufi me Serbinë). Ato pika u vendosën vetëm atëherë kur u bë e qartë se Buxheti i Konsoliduar i Kosovës nuk mund të mblidhet nëse Kosova nuk ka territor të kufizuar nga të gjitha anët për qëllime tatimore. Tani prodhimet serbe paguajnë vetëm TVSH (dogana për to është zero) duke vazhduar të konsiderohen si prodhime vendore.

Kjo nuk do të thotë se edhe konsumatori kosovar duhet t’i konsiderojë këto prodhime si të tilla.

Serbia ende nuk ka dhënë llogari e as që është dënuar për krimet e kryera në vendin tonë, dhe për më shumë se kaq, në kohën kur ajo po i shpreh haptazi pretendimet e saj territoriale ndaj Kosovës, thërrasim gjithë qytetarët në:




BOJKOT TË PËRGJITHSHËM TË PRODUKTEVE TË SERBISË!




Produktet e Serbisë janë lehtë të identifikueshme: tri shifrat e para të barkodit janë 860. Pra, bojkotoni këtë barkod.

Bojkoti zgjat deri kur Serbia heq dorë nga Kosova, pranon krimet e kryera, paguan dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara.

Qytetarët duhet të orientojnë konsumin në prodhimet vendore kosovare, ndërsa për produktet për të cilat nuk ka prodhime vendore ata do të duhej të blejnë produkte të cilitdo shtet tjetër vetëm jo të Serbisë.

Efekt i drejtpërdrejtë i blerjes së prodhimeve vendore është krijimi i vendeve të reja të punës si dhe ruajtja e atyre ekzistuese. Punësimi pastaj krijon efekte të shumëfishta pozitive për ekonominë e Kosovës.

Çdo herë kur blen një produkt i cili nuk është i Kosovës, kjo do të thotë një produkt më pak i shitur i Kosovës dhe një produkt më shumë i shitur i huaj. Pra, bilanci tregtar (edhe ashtu tejet negativ) me atë vend do të dëmtohet dyfish. Për prodhuesin vendor kosovar kjo do të thotë pamundësi për të shfrytëzuar kapacitetin e prodhimit ose për të rritur atë për investime të reja, pamundësi për të përmirësuar cilësinë dhe për të lansuar prodhime të reja, për të investuar në marketing, thjesht për të rritur aftësinë konkurruese të tij në treg. Të gjitha këto përfitime i shkojnë prodhuesit të huaj.

BOJKOTONI PRODUKTET E SERBISË. BOJKOTONI BARKODIN QË FILLON ME 860. DËMTOJE SERBINË, NDIHMOJE KOSOVËN.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Bojkotoni Produktet e Serbise   Sun Feb 22, 2009 12:15 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Bojkotoni Produktet e Serbise   Sun Feb 22, 2009 12:15 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Bojkotoni Produktet e Serbise   Sun Feb 22, 2009 12:16 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Bojkotoni Produktet e Serbise   Sun Feb 22, 2009 12:16 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Bojkotoni Produktet e Serbise   Sun Feb 22, 2009 12:16 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Bojkotoni Produktet e Serbise   Sun Feb 22, 2009 12:17 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Meteor
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 30
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

MesazhTitulli: Re: Bojkotoni Produktet e Serbise   Sun Feb 22, 2009 12:17 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Bojkotoni Produktet e Serbise   Sun Feb 22, 2009 12:37 pm


_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Bojkotoni Produktet e Serbise   Sun Feb 22, 2009 12:38 pm


_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Bojkotoni Produktet e Serbise   Today at 7:17 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bojkotoni Produktet e Serbise
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Ekonomia :: Ekonomia-
Kërce tek: