Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftes së saj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftes së saj Empty
MesazhTitulli: Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftes së saj   Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftes së saj Icon_minitimeFri Jun 19, 2009 6:33 pm

Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftes së saj

Shkruan: Arbër Ahmeti

Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u mbajt më 10 qershor 1878, dhe ishte fillimi i organizimit te vetëm mbrëkombëtar që nga koha e Skënderbeut. Rreziku që i kanosej shqiptarëve ishte jashtëzakonisht i madh. Lakmitë e shteteve shoviniste fqinje dhe fitoret e aleatës së tyre Rusisë mbi Turqinë përbënin rrezik për ekzistencën e Kombit Shqiptar.Ministri i jashtëm serb Ilia Garashanin hartoi dokumentin “Naçertania” më 1844, projekt që synonte rritjen e Principatës së vogël serbe në “shtet të madh sllav sipas shembullit të perandorisë së Stefan Dushanit”. Poashtu edhe Greqia përmes programit të monarkut të saj Jani Koletit, hartoi programin i cili njihej me emrin “Megali Idea”(Ideja e Madhe) që synonte rritjen e mbretërisë së vogël greke në Perandori të madhe helenike me kryeqendër Stambollin. Në bazë të parimeve të këtij programi tërë Epiri deri në Shkumbin, dhe tërë Maqedonia deri në Korçë i takon Greqis. Po ashtu edhe Mali i Zi ëndërronte që për kryeqendër ta kishte Shkodrën, dhe kjo lakmi u tregua qartë me veprimet e Knjaz Nikollës kur vojvodët dhe bandat malzeze me ndihmën e turqve pushtuan Vraninën, ishull me pozitë strategjike në liqenin e Shkodrës i cili konsiderohet si urë për të marrë Shkodrën.
Gjatë bisedimeve greko-serbe që u zhvilluan në Stamboll më 1861, Athina dhe Beogradi u pajtuan për ta ndarë Shqipërin mes tyre, madje ato si kufi mes tyre caktuan rrugën e vjetër Egnatia(Durrës-Elbasan-Ohër). Edhe pse nuk u arrit ndonjë marrëveshje konkrete këto dy vende vazhdonin qëndrimin e tyre antishqitar.Këtë qëndrim për vitet që vijuan e shtjellon mirë profesori i nderuar Kristo Frashëri i cili në monografinë e tij për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit citon: “Më 1866, kur mardhëniet midis shqiptarëve dhe Stambollit ishin shumë të acaruara sa pritej,siç shkruante atë vit Dora D’Istria,që në rastin më të parë të ndodhin ndërlikim të rënda, Athina dhe Beogradi u vunë menjëherë në lëvizje për të shfrytëzuar momentin në interes të politikës së tyre ekspansioniste. Si më 1845
ashtu edhe tani,më 1866, banda andartësh grek hynë përsëri nga territori i Greqis në Vilajetin e Janinës për të ndezur flakën e kryngritjes antiosmane nën flamurin e Megali Idesë helenike. Në të njëjtën kohë, diplomacia serbe shpresoi se do të shfrytëzonte gatishmërinë e shqiptarëve për kryengritje antiosmane duke i premtuar njërit prej perfaqsuesve të fundit të feudalve separatist, Xhelal Pashë Zogut, krijimin e një shteti Shqiptar liliput në viset e Shqipëris qëndrore.”
Më 1867 dy monarkitë ballkanike, Serbia e Greqia u ulën sërish pëball njëra tjetrës për bisedime, rezultat i të cilave ishte Traktati i Aleancës Greko-Serbe, i nënshkruar në Vëslau, i cili parashihte luftën e përbashkët kundër perandorisë Osmane,duke i shikuar
Shqiptarët si ndihmesë të shkallës së lartë, por pa dalur jashtë kornizave të parimit të ndarjes së Shqipërisë të vendosur 6 vjet më parë në Stamboll.
Për 4 dekada rresht Lëvizja Kombëtare Shqiptare, punoi me vetëmohim për të vetëdijsuar popullin,dhe të rris gatishmërinë e tij për luftë kundër armikut. Tërë kryengritjet dhe revoltat (mbi 39 sosh) që ndodhën kundër Reformave të Tanzimatit dhe Pushtimit Turk gjatë viteve 1830-70, krijuan përvojën organizative-ushtarake, dhe pjekën kushtet për organizimin mbarëkombëtar që ndodhi më 1878 pë ti dhënë fund shtypjes shumëshekullore dhe tregtisë me tokat Shqiptare. Tërë ajo përpjekje u kurorzua më 10 qershor 1878, kur tërë populli shqiptarë iu përgjigj thirrjes për tu bashkuar në luftë për mbrojtjen e çdo pëllëmbe të tokës Shqiptare. Historiani amerikan Ferdinand Schevill, në veprën e tij “Ballkani-Historia dhe qytetrimi” për pozitën e Shqiptarëve në shek XIX citon: “Duke qenë një popull analfabet dhe i paorganizuar, shqiptarët nuk mundën të krijonin një propagandë dhe njihnin vetëm gjuhën e revolës dhe pushkës. Megjithatë ata ishin shumë të aftë në përdorimin e këtyre mjeteve dhe shpesh u përdorën nga turqit meqë kishin të njëjtën fe me otomanët”.
Propaganda e jashtme shumë e mefshtë shqiptare, sillte krijimin e opinionit të gabuar, të ndikuar nga propaganda greke e sllave shumë e zhvilluar, gjë që qonte intelektualë gjer në atë pike sa ta quanin Shqipërinë “shprehje gjeografike”, siç ndodhi me Bismarkun.
Përkundër propagandës së jashtme të pazhvilluar, Lidhja kishte propagandë të brendshme mjaftë të fuqishme, e cila ishte fryt i punës së Lëvizjes Kombtare Shqiptare, dhe populli nuk ndikohej fare nga njerzit me poste, apo shërbëtorët të portës, por u besonte trimave dhe mendjeve të shquara që prinin në çdo betej ndaj çdo armiku, u besonte bijve më
të mire të kombit që dilnin nga gjiri i tij në ditët më të vështira. Jeta dhe vepra tre vjeçare e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881), është një nga epopetë më të mëdha të popullit dhe historisë shqiptare, dhe ishte organizimi i vetëm politiko-ushtarak mbarëkombëtar që nga koha e Skënderbeut, madje ajo finalizoi krijimin e kombit Shqiptar. Ajo ishte tregues i vetëdijes së lartë të popullit shqiptar, dhe vullnetit të tij për të jetuar një jetë të lirë dhe të dinjitetshme.
Vendimet dhe planet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit synonin organizimin tërësor të forcës luftarake të popullit shqiptar. Ndër sukseset e Lidhjes është se në kuvendin e saj përballoi me sukses sabotimet e sulltanit, i cili përmes feudalëve vendas mundohej të merrte të drejtën për mobilizimin e forcave luftarake vullnetare të vetëmbrojtjes të cilët nën hijen e flamurit perandorak dëshironte ti dërgonte në Bosnje, dhe ti përdorte për interesa të veta. Po ashtu Lidhja zbatoi masa për të paaftësuar dhe izoluar skemat dhe shabllonet e ngurta organizativo-ushtarake feudale, të cilat ishin pengesë sepse kufizonin si në numër dhe cilësi forcën ushtarake vepruese të Lidhjes. Megjithatë në shumicën e rasteve ata janë vënë në shërbim të Lidhjes, dhe kjo gjë dëshmohet nga procesverbalet e gjygjeve që janë bërë ndaj feudalëve pjesmarrës të Lidhjes Shqiptare, pas shuarjes së saj, ku këta feudal dëshmonin se nuk guxonin të mos bëheshin pjesë e Lidhjes ( flasim për procesverbalet që gjenden në Arkivin e Kosovës dhe të cilat janë studiuar dhe përkthyer).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftes së saj Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftes së saj   Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftes së saj Icon_minitimeFri Jun 19, 2009 6:33 pm

Synimi i Lidhjes për aspektin ushtarak ishte të bënte organizimin e plotë ushtarakë dhe format e luftimit ti fuste në binarët e veprimtarisë së rregullt dhe ti ngrinte në nivelin strategjik, duke mos harruar format organizative popullore e tradicionale,dhe përvojën e mire luftarake të së kaluarës. Lidhja Shqiptare e Prizrenit e bëri planin e moblizimit dhe parashikimin e numrit të forcave të gatishmërisë që u bë në varësi me shkallën e rrezikut dhe mobilizimin e forcave armike që do të kalonin në agresion, si p.sh. Mali i Zi i cili vuri në gjendje gadishmërie të lartë gjithë forcën ushtarake (Nënkol. Prof. As. Dr. Pjetër Hidri, Nënkol. Ahmet Leka-Ceshtje ushtarake te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit/Gazeta Ushtria) .

Mirëpo një faktë jo i ditur shumë është se kuvendi i Lidhjes Shqiptare (10 qershor 1878- korrik 1878) kishte ndodhur pas organizimit ne disa zona. E kemi si shembull zonën e Dibrës ku formacionet e ushtrisë jo të rregullt vullnetare Shqiptare u krijuan që në vitin 1877, dhe mbi këtë ngjarje na hedhë dritë Zëvendëskonsulli Anglez Eduard Barker ( Edward B. B. Barker) i cili në raportin dërguar Zotëri Layardit nga Selaniku më 22 shtator 1877 shprehet: “ Kam nderin ti raportoj Ekselencës Suaj se informatat, të cilat i ceka në mënyrë të përciptë në letrën time të dt. 18 të muajit të kaluar nëpërmjet të postës së fundit, u vërtetuan plotësisht.
Selim beu udhëheqës, i cili ka pasurinë në Dibër, është angazhuar për të përgatitur trupin prej 4000 vetësh të ushtrisë jo të rregullt vullnetare Shqiptare për të qenë kufitarë në kufirin e Greqisë. Propozimi i tij është pranuar, dhe këta njerëz janë ndarë në 3 çeta prej 1.500, 1.300 dhe 1.200, duke marrë 3 drejtime të ndryshme (...)
Këta Shqiptarë (gegë) janë raca më e rreptë e Shqiptarëve, dhe se mu për këtë arsye janë zgjedhur për t’u dërguar kundër invazionit të supozuar grek. (The British Museum, London, Accounts and Papers (37). 1878 LXXXII. 82, 285, 286)”.
Si rrjedhoj shohim se Lidhja Shqiptare kishte formacione të gatshme të krijuara, pa marrë parasysh mënyrën e krijimit dhe ideatorin, ato forca kanë kryer detyrën patriotike dhe në momentet e duhura janë futur nën ombrellën e organizimit zyrtar te forcës së Lidhjes.

Ushtria e Lidhjes- Ushtria Kombëtare Shqiptare

Sistemin e plotësimit të rradhëve dhe mobilizimin Lidhja e ngriti në një shkallë më të lartë, të bazuar në kriteret zakonore krahinore dhe mbarëkombtare, pa harruar të servirej me metodat e përdorura në vendet e tjera. Lidhja vendosi kritere normative dhe rregulluse
(“Kanuni i Lidhjes”-1 korrik 1878), duke krijuar një varg organesh për këtë qëllim (Komiteti i Lidhjes, Komiteti i Luftës apo siq quhet ndryshe Komiteti i Mbrojtjes).
Mobilizimi shtrihej në popullsinë e Shqipërisë pa përjashtime. Hapi i parë i Lidhjes në këtë drejtim ishte regjistrimi i popullsisë, qëllimi i të cilit ishte që të dihej saktësisht numri i njerëzve të aftë për të mbajtur armë.
Dëshmi janë raportet e konsullit austro-hungarez Lippih i cili nga Shkodra i raportonte më 20 korrik 1878 qeverisë së tij se komitetet e Lidhjes Shqiptare ne sanxhaqe, siç citonte ai, “po punojnë me zell për regjistrimin e të gjithë burrave prej moshës 15-70
vjeç,pjesërisht për ti inkuadruar në milicinë efektive,pjesërisht për ushtrinë
e saj rezervë”.
Dëshmi tjetër për këtë është edhe një dokument tjetër i nxjerrë nga Lidhja i cili nëpër dokumente gjendet me emrin Talimat ( rregullore, udhëzim, instruksion, Dekretligj), i cili ne Nenin III shprehet: “Çdo rreth (kaza) do ti marrë masat një orë e më parë dhe do ta hetoj numrin e njerëzve që janë të aftë ti përdorin armët, dhe ti dërgojn si ushtarë të rregullt, atje ku ta lyp nevoja, sipas urdhërit të kshillit qëndror (K.A. Dako, Liga e Prizrenit, Bukuresht,1922. A.K. Fondi L.P. fot. Nr. 1)”.
Lidhur me këtë përcaktohet me rregullore se kushdo që të jetë dhe pa marrë parasysh cilit besim e krahinë i takon, detyrohej ti përgjigjej në kohë thirrjes së atdheut. Rregull shumë e përdorur e mobilizimit ishte “një luftëtar për shtëpi”, mirëpo në raste të jashtëzakonshme në krahina kufitare, numri arriti edhe në “tre burra për shtëpi” e madje edhe gjithë burrat e aftë për të mbajtur armë, siç ndodhi në Malsinë e Madhe.
Sipas regjistrimit që bëri Lidhja, në gjitha viset ky plotësim përfshinte rreth 260’000 veta, që ishte baraz me 15-16% të popullsisë.
Vilajeti i Kosovës me Shkupin, Manastirin dhe rrethet nxirrte rreth 130’000 luftëtarë. Vilajeti i Janinës përfshirë Beratin, Prevezën,Artën, së bashku me rrethet e tyre arrinin shifren 70’000 luftëtarë.
Shkodra me Shqipërinë e mesme deri në Ohër do të jepte deri 60’000 luftëtarë(Gazeta Ushtria).
Ndërsa prof. dr. Kristo Frashëri kur përmend dispozitata e Talimatit(Urdhërsë/17 qershor 1878) në të cilat Kuvendi i përgjithshëm synon të ngrijë në këmbë ‘një ushtri të rregullt të disiplinuar dhe të ndërgjegjshme’ citon: “Forcat ushtarake të Lidhjes do të përbëheshin nga ushtarë të mobilizuar, të cilët do të qëndronin në frontin e luftës, dhe nga ushtarë rezervë , të cilët do të rrinin në gatishmëri pranë shtëpive të tyre. Si bazë territoriale për ushtrinë do të shërbente sanxhaku, kurse nga pikpamja operative, të gjitha repartet do të vareshin nga komiteti qëndror. Kuadrot ushtarake do të caktoheshin nga instancat eprore, por do të miratoheshin nga popullsia e bazës territoriale të repartit (nenet 2-15)”
Sipas “Talimatit” njësia bazë ishte kompania prej 100 vetash me në krye një Kapiten. Do të kishte kompani këmbësorësh dhe kalorësish, të inkuadruar në batalione prej 500 vetash me në krye një Major. Disa batalione do formonin një regjiment (brigadë) me 2’000-2’500 luftëtarë të komanduar nga një Kolonel, ndërsa dy regjimente me rreth 5’000 ushtarë do krijonin një divizion të komanduar nga një Gjeneral(Kapedan).
Njësia më e lartë do të ishte korparmata që do mbulonte një front luftarak, e cila do përbëhej nga një numër i caktuar divizionesh sipas rëndësisë së frontit.
Përshkrim edhe më të plotë të organizimit ushtarak të Lidhjes Shqiptare na jep Xhafer Belegu ne verpën e tij kur citon dokumentet e botuara ne “Liga e Przrenit” të Kristo Dakos publikuar me 1922 në Bukuresht. Në pikën e 19 ku flitet pikërisht për organizimin ushtarak thuhet:“19) Në çdo vend ushtria do të ndahet në kompani; çdo kompani do të ketë 100 burra e do të komadohet prej nji kapidani, nji nëntogeri 5 aspirantave, 10 rreshtereve dhe nji llogaritari. Nji batalion formohet prej 4 kompanive këmbësorësh dhe nji kompanie kalorësish nën urdhërin e nji majori. Do të ketë nji imam, nji sekretar dhe në rasë nevoje dhe nji flamurtar. Nji batalion do të ketë 500 vetë, 4 bataliona do të komandohen prej nji kolloneli, e nji nënkolloneli me nji sekretar. Për çdo dy regjimente do të ketë nji gjeneral brigade...” ( Xhafer Belegu- Lidhja e Prizrenit, fq. 38/ Trianë 1939)
Moblilizimi u planifikua dhe u krye në periudha kohe të shkurtëra nga një deri dy javë, e në raste të jashtzakonshme edhe brenda 3-5 ditësh, siç është rasti i mbrojtjes së Hotit dhe Grudës(prill 1880).

• Kufitarët e Lidhjes, Sistemi i Gatishmëris

Shifrat e mëposhtme janë të nxjerra nga studimi i dy ushtarakeve shqiptar me teme studimi “Çështje ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” . Sipas këtij studimi Lidhja planifikoi 25’000 luftëtarë për ruajtjen e kufirit shqiptar. Drejtimin Mal i Zi-Shkodër me 50-60km gjatësi forcat e ruajtjes apo mbrojtjes arrinin në 5000-6000 luftëtarë, dhe ishte drejtimi më i rrezikuar për shkak të mobilizimit të tërësishëm të Malit të Zi. Për ruajtjen e kufirit në drejtimet verilindore dhe lindore, përballë Serbisë dhe Bullgarisë, me gjatësi deri 200 km, u caktua një forcë prej 6000-7000 veta. Në drejtimin jugor, sektori i Prevezës dhe Artës, rreth 30-40 km i gjatë u parashikua ta mbronin forcat ekzistuse shtetrore, sepse eprorët dhe ushtarët ishin Shqiptarë dhe Valiu apo autoriteti i Portës së Lartë nuk kishte ndikim mbi ta si pasojë e dezertimeve që ndodhnin, por rasti i Vilajetit të Janinës qe diqka e veçantë sepse forcat ushtarake turke, që ishin të mbushura me Shqiptarë nuk patën nevoj të shpërbëhen për shkak të dezertimit, sepse ato u futën si tërësi organizative nën pushtetin e Lidhjes.
Forcat e ruajtjes dhe gadishmërisë morën forma të formacioneve të rregullta, dhe pikat e përqëndrimit i kthenin në kampe ushtarake, ku bëhej përgatitje dhe stërvitje ushtarake, pajisej, furnizohej dhe organizohej trupa etj.
Sistemi i gatishmërisë i planifikuar nga “Komiteti i Luftës” (diku paraqitet edhe Komiteti i Mbrojtjes) i Lidhjes Shqiptare, kishte koordinuar futjen e veprimit të forcave sipas radhëve të caktuara. Duke u varur nga veprimet e kundërshtarit dhe largësisë së rajonit të
grumbullimit të forcave, kategorizimin e rradhëve sipas studimeve të eprorëve të Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë e bënë kështu:

-Të rradhës së parë ose sigurimit
luftarak;

-Të rradhës së dytë ose forcat e
mbrojtjes fillestare; dhe

-Të rradhës së tretë ose të
mbrojtjes së plotë, rezervat apo përforcimet e mbrojtjes (Nënkol. Prof. As. Dr. Pjetër Hidri, Nënkol. Ahmet Leka-Ceshtje ushtarake te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit)

Forcat e rradhës së parë dilnin prej popullsive të rajonit kufitar, në brez kufitar të thellë 10-20 e më tepër kilometra. Ato nuk arrinin arrinin numër të lartë të luftëtarëve, për sektore shifrat e mobilizimit të forces luftarake vullnetare arrinin në nivelin e batalionit (200-500 luftëtarë). Në Plavë, Guci, Hot, Grudë dhe Ulqin për secilin sektor numri i forcës së armatosur arrin 300-400 vullnetarë. Në gjithë vijën e kufirit me Malin e Zi, numri i këtyre forave vullnetare të dala nga rradha e parë arrinte në 2500-3000 luftëtarë.
Rradha e dytë përbëhej nga forcat e zonave më të thella të vendit, në një distance nga brezi kufitarë që fillonte nga 20km dhe shkonte deri në 80 km në thellsi.Krijimi i formacioneve të rradhës së dytë bëhej me urdhër të udhëheqjes qëndrore të Lidhjes.
Rradha e tretë ose forcat e mbrojtjes së plotë, rezervat dhe përforcimet e mbrojtjes, plotësohej nga forcat që vinin nga zonat më të thella të vendit. Të tilla ishin Dibra, Mati, Kavaja, Tirana, Elbasani, Berati, Vlora etj. Disa nga grupimet apo formacionet e kësaj kategorie përbënin rezervat e mirfillta strategjike, të cilat parimisht do të përdoreshin si përforcime për formacionet e rradhës së dytë, dhe plotësim në forcat mësymse. Parashikohej se me rastin e luftës në veprim të forcave të rradhës së tretë raporti i forcave rritej së tepërmi. Sipas disa përllogaritjeve të përafërta,raporti do të arrinte në 1.5me1(1.5:1) ose më tepër në favor të Lidhjes Shqiptare, duke llogaritur vetëm
forcën e gjallë, pa u llogaritur bateritë e artilerisë që parimisht në ato kohë një grykë topi rrahte 10 veta, pavarsisht se kjo qëndronte vetëm në teorin ushtarake sepse shpërndarja e forcave dhe vendosja e tyre në terren i pamundësonte artilerisë të bënte dëme të konsiderushme përveqse në rastet e mësymjes, kur forcat ekspozoheshin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftes së saj Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftes së saj   Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftes së saj Icon_minitimeFri Jun 19, 2009 6:45 pm

• Forcat Mbrojtëse dhe Kundër-mësymse

Sistemi ushtarak i Lidhjes, duke u orientuar nga forca vullnetare dhe duke pasur mbështetje ekonomike të dobët, nuk mundi të formonte një ushtri të rregullt e të përhershme. Sipas programit të Lidhjes u realizua vetëm mobilizimi, plotsimi dhe organizimi pjesor për të kundërvepruar në drejtimet e kërcënuara e të veçanta (Nënkol. Prof. As. Dr. Pjetër Hidri, Nënkol. Ahmet Leka-Ceshtje ushtarake te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit/Gazeta Ushtria) .
Po në të njëjtin dokument të përmendur më parë, lidhur me organizimin e trupës në terren dhe përbërjen e saj thuhet si më poshtë:“6) Prej Jenipazarit (Treut të Ri) do të formohet nji ushtri e pëtbërë prej 20000 Shqiptarësh .7) Në Kosovë do të formohet nji ushtri prej Shqiptarësh e cila do të mbrojë viset prej Mitrovice deri në Gillan ; Kjo ushtri në këto Krahina do të bashkohet me atë të shkupit dhe numri i saj do të arrij deri më 70’000 shiprtë. Cool në Shkup do të formohet nji ushtri e cila duke u-bashkue me ate të Kosovës, do të shkojë në Pallanka dhe në Vrajë..”. ( Xhafer Belegu- Lidhja e Prizrenit, fq. 39/ Trianë 1939)
Ndërsa në lidhje me organizimin ushtarak në pjesët Jugore të Shqipërisë, ky sektorë nxirrte mbi 70’000 burra nën armë. Madje Lidhja e projektoi një forcë e cila do ishte e gatshme për çdo rast. Kjo forcë do mblidhej nga kryetarët dhe anëtarët e degëve të Lidhjes.
Personat që do kontribonin në organizimin e kësaj force ishin:“Mustafë Pashë Vlona Kryetar i degës së Vlorës 10’000 shpirtë, Mehmet Ali Pashë Vrioni kryetar i degës së Beratit 3000 shpirtë, e anëtarët Hasan Bej Vrioni, 1000, Ymer Beu i Kahreman Pashës 3000, Telha Situmi 500, Emin Telha Beu 1000, Zeqi Hysen Plenotniku 5000, Rrustem Celo Picari 1000, Sabri Bej Gjata 1000, Hysen Beu 1000, Mehmet Beu 1000, Baba Mustafai 5000, Demo Likoja 500, të gjithë anëtarë të Lidhjes së Gjinokastrës, Baba Hysen Mamlia 5000, Myslim Ago Vasjari e të vëllaznit 3000, Latif Zeqi 1000, Kaso Tefiku 500, Osman Tahiri 1500, Ibrahim Bej Dragoti 2000, të gjithë anëtarët e Lidhjes në Tepelenë; Ahmet e Daljan Bej 5000, Abdyl Bej Frashëri 1500, Ymer Metko nga Luzati 500, Ismail Bej Velishti 500, Nexhip Aga 500, të gjithë anëtar% të Lidhjes në Përmet, Jahja Bej Zavalani 300, Iljaz Be Kolonja 3000 të Kolonjës; Myslim Gjoleka prej Kurveleshit 2000. Çamëria u zotue në rastë nevoje me ngritë 10000 burra. Me kto fuqina do të bashkoheshin edhe 4000 ushtarë shqiptarë të ushtrisë turke n’Epir e Thesali...” ( Xhafer Belegu- Lidhja e Prizrenit, fq. 149/ Trianë 1939).

Duke parë këtë program, të hartuar nga Lidhja, në bazë të parimit të vullnetarizmit, me suksesin e arritur në vetëdijsimin e Popullit, Ushtria Kombëtare Shqiptare do përbëhej nga “180’000 burra me 38 batalione (142000 kambësor dhe 38000 kalorës)”(Xh. Belegu-Lidhja Shqiptare e Prizrenit, fq.39/ Tiranë 1939).
Por në mungesë të mjeteve ky program nuk u arrit të plotësohej tërësisht, dhe “efektivi i vërtet i forcave ushtarake të Lidhjes nuk i kaloi të 25 mijë luftëtarët në tërë trojet e Shqipëris veri-lindore, dhe të 30 mijë luftëtarët në Shqipërinë e Poshtme. Nga këta vetëm disa mijëra u ndeshën (midis 10-15 mijëve) u ndeshën frontalisht me armikun në disa pika, në veri e veri lindje, ndërsa të tjerët u mbajtën rezervë ose në gatishmëri”. (Ligor Mile- Rreth Oreganizimit Politik, Pushtetor dhe Ushtarak të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit/Artikull)
Në përshtatje me mundësitë e mësymjes së armikut nga disa drejtime e gjithë fuqia e armatosur e Lidhjes sipas urdhëreses së saj do ndahej në pesë korpuse. Këto grupforca të mëdha ndërkrahinore të quajtura korpuse (ushtri krahë) ndahen: Korpusi i Kosovës, i Tregut të Ri, i Shkodrës, i Shkupit dhe ai i Janinës dhe këto ishin struktuarat më të avancuara të ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për shkak se ofronin mundësinë e mësymjes. (Nënkol. Prof. As. Dr. Pjetër Hidri, Nënkol. Ahmet Leka-Ceshtje ushtarake te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit/Gazeta Ushtria) .

-Korpusi i Kosovës do mund të përbëhej prej 70 mijë vetash. Ai do të kishte si detyrë të mbrohej ndaj mësymjes serbe, kurse në kuadrin e veprimeve mësymse për çlirimin e tokave të pushtuara prej Serbisë do përbënte forcën kryesore. Gjithashtu do të ndihmonte
korpusin e Shkodrës dhe Tregut të Ri në luftën kundër Malit të Zi, dhe kjo gjë ndodhi madje z. Kirby Green i shkruan Kontit Granville më 29 korrik 1880 nga Shkodra i cili tregonte mbërritjen e një kontigjenti vullnetarësh nga Prizreni dhe thotë: “ ...duke ju lajmëruar ardhjen e një kontigjenti vullnetarësh nga Prizreni, kam nderin t’ju raportoj se kjo forcë si thuhet përbëhet prej afro njëqind vetash nga çdo krahinë kryesore e Vilajetit të Kosovës, dhe se, ajo vjen si një lloj premtimi shqiptarëve të veriut pse Shqipëria Verilindore do t’i ndihmojë me gjithë forcë në momentin e nevojshëm.” (Public Record Office, London, F. O 195/ 1303) The British Museum, London, Accounts and Papers (43) 1880. LXXXII. 82, 582-583)

-Korpusi i Tregut të Ri do formohej nga 20’000 veta dhe përbënte forcën ndihmëse e përforcuese ndaj Malit të Zi dhe Serbisë.

-Korpusi i Shkupit përbëhej nga 40’000 veta dhe do merrej me mbrojtjen në drejtimin strategjik lindor.

-Korpusi i Shkodrës mund të arrinte deri në 60’000 luftëtarë por natyrisht duke u plotësuar nga rrethet e Tiranës, Elbasanit, Matit, Ohrit, Dibrës etj. Përbënte forcën kryesore për mbrojtjen dhe kundërmësymjen në drejtimin strategjik verior përballë Malit të Zi.

-Korpusi i Janinës formohej nga 25-30 grupe luftëtarësh që llogariteshin afërsisht 70’000 veta. Kishte për detyrë mbrojtjen ndaj agresionit grek.

Numri i njësive të secilit korpus ishte i ndryshëm. Në Korpusin e Kosovës dhe Janinës mund të formoheshin 15-18 regjimente(brigada) këmbësorie, në atë të Shkodrës prej 14-15 regjimente këmbësorie, në të Shkupit 8-9 regjimente dhe në atë të Tregut të Ri 5-6 regjimente këmbësorie. Korpusi si njësi strategjike mund të plotsohej në varësi me situatat.
Duke i pasur këto struktura, në rastet e mësymjes do të bashkoheshin Korpuset që kanë përputhje të terrenit mes vete. Si shembull mund të marrim Korpusin e Tregut të ri të përbërë prej 20’000 trupash. Ai ishte si force përforcuese në rast mësymje, dhe mund të përforconte Korpusin e Shkodrës në rast ofensive ndaj Malit të Zi dhe Korpusin e Kosovës në rast ofensive ndaj Serbisë. Natyrisht që korpusi si njësi operative është shumë efektiv dhe funksional në mbrojtje, ndërsa në rast ofensive, korpuset do operonin të ndara në regjimente dhe divizioni, për arsye si të tilla do ishin më operacionale dhe efektive në terren në rrethanat e mësymjes.
Për mbrojtjen e Plavës, Gucisë dhe Hotit e Grudës u plotësuan 2-3 regjimente apo afërsisht një division në secilin drejtim. Formacionet e plotësuara në gjitha drejtimet marrur së bashku arritën afërsisht 40’000 veta prej të cilëve 9’000-10’000 në Plavë e Guci, deri 12’000 në Hot e Grudë, rreth 3’000 në Ulqin, 5’000 në Janinë, po kështu 7’000-8’000 në vitin 1881 në luftën kundër osmanve. Korpusi dhe njësitë taktike të hyra në varësi të tij ishin të përkoshme. Ato mund të plotësoheshin e të qëndronin në këto përmasa aq kohë sa do të zhvillohej lufta dhe me efektiv të zvogluar për periudhën sa do të vazhdonte kërcënimi dhe duhej mbajtur gatishmëria luftarake në drejtime të caktuara. Efektivi i regjimentit të përkohshëm (që do të plotësohej) do të ishte 2’000 veta ndërsa i divizionit 4’000 veta, në rast të ngutshme efektivi i njësive të plotësuara do të ishte më i vogël, i batalionit 200 dhe i regjimentit më i ultë se 2’000. Këtu shihet se Lidhja ka vënë themlet organizativo-ushtarake të rregullta dhe përgatitje e drejtim ushtarak me baza shkencore. (Nënkol. Prof. As. Dr. Pjetër Hidri, Nënkol. Ahmet Leka-Ceshtje ushtarake te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit/Gazeta Ushtria)
“Organi më i lartë i Lidhjes ishte Seksioni i Finanacave dhe Mbrojtjes i cili mori formën e një këshilli dhe Shtabi ushtarak madhor i cili si i tillë veproi deri në shtypjen e Lidhjes. Seksioni i mbrojtjes ishte ngarkuar me detyrat e hartimit të planeve dhe urdhrave për mobilizim të formacioneve të armatosura, të organizimit dhe kontrollit të gatishmërisë, dhe drejtimin veprimeve luftarake strategjike.” (Po Aty -Gazeta Ushtria)
Ky organ kishte kryetar Sylejman Vokshin (kryekomandant i ushtrisë së Lidhjes), pak anëtar dhe personelin. Edhe pse ishte organ i udhëheqjes qëndrore të Lidhjes mbeti në nivelin e grupit drejtues operativ. Organe drejtuese në shkallë më të vogël ishin “Komietet Mbrojtëse” të degëve të Lidhjes në sanxhaqe.
Komitetet që paten funksione kryesisht ushtarake morën përsipër barrën e organizimit dhe drejtimit të luftës mbrojtse.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftes së saj Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftes së saj   Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftes së saj Icon_minitimeFri Jun 19, 2009 6:45 pm

• Doktrina e Mbrojtjes

Thelbi i konceptit strategjik që përcaktoi Lidhja, pëbënte kryesisht idenë e luftës mbrojtse dhe çlirimtare. Tipari kryesor mbrojtës do të ishte mbrojtja me këmbëngulje e çdo pëllëmbe toke. Për rrjedhoj skena të luftës do të bëheshin krahinat buzë kufirit dhe ato të
afërta. Në kuadër të luftimeve mbrojtëse, përpos asgjësimit të forcave armike që mund të futeshin në brendësi të tokave Shqiptare, Lidhja parashikonte të ndërmerrte edhe veprime kundërmësymse, gjë që do të tregonte se mbrojtja nuk do të ishte aspak pasive mirpo plotësisht aktive. Duke qenë aktive në terren Lidhja do karakterizohej nga “vrulli dhe dinamizmi, nga tendenca për t’ia rrëmbyer iniciativën armikut dhe për ta mbajtur atë vazhdimisht për vete”.
“Veprimet kryheshin ditën dhe natën, në mënyrë të fshehtë dhe të befasishme, dhe karakterizoheshin në veprime me reparte, nënreparte e deri në grupe të vogla, nga luftimi i afërt me armë zjarri dhe të ftohta, deri në luftimin trup me trup”. (Kadri Cenolli- Arti Ushtarak në Lidhjen Shqiptare të themeluar në Prizren/Artikull )
Kolonat në mësymje shfrytëzonin terrenin, dhe gjatë sulmit përhapeshin në terren përgjat kurrizeve malore, pllajave dhe pjerrësive duke sulmuar me vrull armikun nga lart.
Në mbrojtje formacionet e luftimit ndërtoheshin të thella, duke i vendosur forcat të shkallëzuara në një ose disa skalione, por gjithmonë duke mbajtur rezerva. Skalionet e dyta dhe rezervat përdoreshin për dhënien e kundërsulmit që zhvillohej gjithmonë nga lart poshtë (K.C.- Po aty ).
Në përshtatje me terrenin, Lidhja Shqiptare, si veprimet ushtarake mbrojtëse edhe ato kundërmësymse i kreu në praktikë me drejtime apo vija strategjike. Drejtimet strategjike kryesore të veprimeve luftarake ishin Mal i Zi-Shkodër, Mal i Zi-Rrafsh i Dukagjinit, Serbi-Tregu i Ri, Serbi-Fushë Kosovë dhe Greqi-Çamëri.
Planet mbrojtëse të përpiluara me kujdes dhe nga ushtarakë të regjur paraqiteshin në programet politike e ushtarake të Lidhjes si në nivelin e udhëheqjes qëndrore ashtu edhe në ato të udhëheqjeve të degëve kryesore të Lidhjes (Komitetet që u vendosën pranë sanxhaqeve).
Mbrojtja e tërsisë territoriale të tokave shqiptare u vë në plan të parë në planet strategjike që hartoi Lidhja. Madje Lidhja krijoi edhe një forcë të llojit të Reagimit të Shpejtë që do ndërhynte menjëherë në drejtimin e sulmuar, pa pritur thirrjen për mobilizim që do bënin Komitet e Mbrojtjes pranë Sanxhaqeve. Këto forca u krijuan me vendim në fund të vitit 1878 dhe do përbëheshin nga tri brigada në krahinën e Matit dhe 5-6 brigada në krahinën e Dibrës (Kadri Cenolli- Arti Ushtarak në Lidhjen Shqiptare të themeluar në Prizren/Artikull ).
Ndërsa menjëherë pas mbrojtjes së trojeve shqiptare si detyrë në planet e Lidhjes hynte çlirimi i tokave të pushtuara më parë, siç janë tokat e shpopulluara dhe pushtuara të Kosovës veriore e verilindore nga principata serbe dhe atyre të pushtuara nga Mali i Zi. Secila grupforcë (korpus) do mbronte e kundërsulmonte në drejtimin e caktuar në një front të gjerë prej 100 e më shumë kilometrash. Poashtu sipas planeve të Lidhjes u planifikua një mbrojtje në një front të përgjithshëm rreth 500-600 km të gjatë, vijë fronti e cila nuk kishte gjasë të mbulohej me forca në tërë gjatësinë e saj, për shkak të terrenit malor të ashpër e shumë të thyer, por natyrisht nuk ekzistonte as frika dhe mundësia e sulmit të armikut në një vijë të tillë.
Në këto plane strategjike të Lidhjes natyrisht shqyrtohej edhe vendosja e trupave në terren dhe në rajonet e duhura e sa më afër sektorëve të mbrojtjes. Rajonet e përqëndrimit të forcave kryesore shtriheshin në një brez kufitar të thellë që fillonte rreth 20 km pas vijës kufitare dhe nuk kalonte më thell se 50 km. Rajonet e grumbullimit të korpuseve veriore ishin: Prizreni, Peja, Gjakova, Prishtina, Mitrovica, Tregu i Ri dhe Shkodra, ndërsa në Jug ishin Janina, Preveza, Arta etj. Sipas planit strategjik të lidhjes organizimi dhe veprimet e shpejta të mbrojtjes me forca të mjaftueshme realizoheshin në një afat kohor të shkurtër prej 1-4 ditë.
Në aspektin e kundërmësymjeve të forcave të Lidhjes, ajo në fund të vitit 1880, parashikoi çlirimin e viseve të pushtuara nga Serbia dhe Mali i Zi para vitit 1878, duke specifikuar në programin politik e strategjik se nëse Serbia nuk do ti lëshonte trojet e pushtuara prej saj, atëherë ndaj saj do ndërmerreshin ekspedita ushtarake deri në çlirimin dhe zbrazjen e atyre viseve. Në të njëjtën mënyrë do të veprohej edhe ndaj Malit të Zi (Nënkol. Prof. As. Dr. Pjetër Hidri, Nënkol. Ahmet Leka-Ceshtje ushtarake te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit/Gazeta Ushtria) .
Për tu arritur një gjë e tillë Qeveria e përkohshme e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit hartoi një plan strategjik në bazë të të cilit për tu realizuar kundërmësymja për çlirimin e tërë viseve veriore dhe verilindore (këto të fundit ishin ende nën administratën turke) të Shqipërisë duheshin krijuar dy grupforca të mëdha me nga 40’000 ushtarë dhe një rezervë prej 20’000 vetash. Ky operacion i madh do fillonte me veprimin e dy grupforcave, njëra e përbërë prej 12’000 vullnetarësh që do marshonte në drejtimin Fushë Kosovë-Shkup-Manastir dhe tjetra njësi operacionale në drejtimin Dibër-Ohër-Manastir, gjë që do të shthurte administratën turke nga këto pjesë e sidomos nga Shkupi ku do fitohej përparsi se do mbyllej mundësia e një ekspedite turke të befasishme(pasi portat për hyrje në Kosovë konsiderohen Shkupi dhe Presheva) dhe njëkohësisht do krijohej
mundësia për përballimin e ekspeditave turke në Shkup apo përgatitja e mbrojtjes në grykë të Kaçanikut (pa harruar të sigurohet lugina e Preshevës pasi shumëherë ekspeditat ndëshkimore turke janë ndarë në dy pjesë duke qarë drejt Rrafshit të Kosovës përmes këtyre dy drejtimeve).
Në anën tjetër forcat vullnetare të Kosovës në bashkëveprim me popullsinë e Tregut të Ri dhe Shkodrës do mësynin në drejtimin Shkodër-Podgoricë për të çliruar Ulqinin dhe Podgoricën nga pushtimi Malazez. Këto plane kundërmësymse që Lidhja i hartoi me një kujdes dhe seriozitet të veçantë nuk u realizuan për shkak të ngjarjeve të mëvonshme. Pengesë kryesore ishte sundimi osman edhe pse në pjesën më të madhe të vendit ishte i paralizuar përshkak të strukturave paralele dhe fenomenit të mbylljes së forcave turke nëpër kazemrma që ruheshin nga luftëtarë të Lidhjes. Po ashtu një ndër shkaqet janë edhe forcat reaksionare, shabllonet organizativo ushtarake feudale që në momente të caktuara me dredhi çorientuan dhe penguan forcat e Lidhjes për organizimin e mbrojtjes ndaj forcave osmane (Prill 1881).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftes së saj Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftes së saj   Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftes së saj Icon_minitimeFri Jun 19, 2009 6:46 pm

• Problemi i Logjistikës

Në kuadrin e logjistikës, problemi kryesor u bë furnizimi dhe pajisja me armatim dhe municione i formacioneve ushtarake. Lidhja kërkoi të siguronte shumë armë të reja këmbsorie.Vetëm kontigjenti i parë i pushkëve i kërkuar për nevojat e mbrojtjes së sektoreve në Vilajetin e Janinë ishte 20’000 deri 30’000 copë. Po kështu edhe nga pjesët e tjera të vendit u kërkua numër i madh i pushkëve. Për plotësimin e nevojave të mbrojtjes së vendit Lidhja parashikoi edhe rrëmbimin me forcë të armëve nga depot shtetrore dhe ushtarake osmane. Ndër masat e para për sigurimin e armëve që bëri Lidhja ishte ndalimi i qarkullimit të armëve nga administrate shtetrore turke si brenda ashtu edhe nxjerrja e tyre jashtë Shqipërisë. Modelet e armëve që përdori Lidhja janë pushkë të punuara në vend me gurë stralli, por edhe armë moderne që iu morën armikut ose u blenë si Peabody Matini-Henry, Snider, Enfield etj. Lidhja si bazë furnizimi me armë konsideronte edhe qendrat tradicionale Shqiptare të prodhimit të armëve. Të njohura për prodhimin e armëve ishin Shkodra, Prizreni,Tetova, Gjakova, Peja, Dibra, Mati, Lezha, Tirana, Elbasani, Vlora, Delvina, Janina, Preveza, Gjirokastra etj ( G. Ushtria). Furnizimi me ushqim dhe veshmbathje kryesisht u mbështet në burimet e vendit dhe mundësit vetjake të luftëtarëve. Nuk duhet harruar të ceket se gjatë kohës sa veproi Lidhja Shqiptare e Prizrenit populli në përgjithsi nuk i paguante taksat e papërballueshme administrates turke (e cila ishte pasivizuar dhe izoluar gjatë viteve 1878-1881) dhe të korrat ishin të bollshme madje thuhet se duhej ndërtuar hambarë të rinjë kudo nëpër vendet fushore në Shqipëri (Kjo ndodhë vetëm në vitin 1878 sepse në vitin 1879 plas një zi urie në gjithë Shqipërinë). Por ishin edhe udhëheqësit e Lidhjes ata qe kontribuan shumë për anën ekonomike, për shkak se ata shkrinë tërë pasuritë e tyre për mirëqenien e Lidhjes.


• Drejtimi Strategjik Kritik

Lufta mbrojtëse e Lidhjes, më e organizuar dhe më e rreptë u zhvillua kundër mësymjeve të ushtrive malazeze. Veprimet luftarake të Forcave të Lidhjes karakterizoheshin me vendosmëri të pashoq dhe moral të lartë të luftëtarëve të saj.
Lufta për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë zgjati nga tetori 1879-janar 1880, dhe është një ndër betejat më të organizuara nga Lidhja e Prizrenit. Përplasjet e para ndodhën në fillim të tetorit. E tërë historia e tensionit dhe betejave që u zhvilluan në Plavë dhe Guci, filloi me rastin kur Princi i ri Knjaz Nikolla vendosi ti zbatonte përfitimet që i jepte Konferenca e Berlinit.
Në fillim të tetorit të vitit 1879, forcat ushtarake malazeze kryen një mori provokimesh dhe sulmesh gjatë vijes kufitare duke vrarë disa fshatarë dhe duke ua grabitur bagëtitë.
Pas këtyre ngjarjeve, Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes dhe Shtabi Ushtarak me në krye Ali Pashë Gucinë, të krijuara nga Komiteti Ndërkrahinor i Lidhjes Shqiptare për Kosovën, morën vendim për shpalljen e gjendjes së luftës në Plavë e Guci. Të gjithë burrat e aftë për armë të Plavës e Gucisë u shpallën luftëtarë në gatishmëri, siç rregullohej me Kanunin e Lidhjes. Por ata nuk ishin të vetëm, pas disa ditësh u nisën për në Guci 2000 gjakovarë të armatosur, dhe sipas vendimeve që u morrën në Gjakovë, me fillimin e luftës edhe dy mijë vullnetarë të tjerë do niseshin nga Gjakova për në skenën e luftës. Ndërkohë rrethet fqinje, qëndronin në gatishmëri për të nisur trupa ushtarake të organizuara në njësi vullnetarësh drejt Plavës dhe Gucisë.
Ndërsa zhvillohej lojë e madhe diplomatike, vazhdonte presioni i madhë i Cetinës për ta zbatuar vendimin e fuqive të mëdha, më 14 tetor 1879, Safet Pasha e njoftoi ambasadorin austro-hungarez në Stamboll, Ziçi, se malazezët me përgatitjet e ethshme ushtarake që po bënin përball Gucisë dhe me provokimet që po kryenin me bandat e tyre të armatosura (të cilët kalonin kufirin, vrisnin njerëz, grabisnin bagëti, plaçkisnin fshatra), po e acaronin aq tepër gjendjen, sa që Porta e Lartë nuk ishte më në gjendje ti përmbante shqiptarët (Kristo Frashëri-Lidhja Shqiptare e Prizrenit, fq. 205). Ndërkohë duke e parë gjendjen e acaruar dhe gatishmërinë e vendosmërinë e shqiptarëve, shumë herë, disa prej Fuqive të Mëdha i propozuan Malit të Zi kompensim të territorit, përderisa princi i ri këtë gjë e kundërshtonte kategorikisht, madje edhe kalonte në ofensivë duke bërë presion tek Fuqitë e Mëdha dhe Porta e Lartë për dorëzimin sa më të shpejt të Plavës dhe Gucisë malazezëve, e këto të fundit duke e parë situatën dhe tensionimin e shqiptarëve e dinin se nuk kishte mundësi që Plava dhe Gucia të dorëzoheshin në mënyrë paqësore. Mali i Zi, këmbëngulte në përdorimin e dhunës, dhe kjo vendosmëri i egërsoi tej mase shqiptarët, madje nga tensionet e krijuara në kufi, në Shkodër u përhapën lajme sikur malazezët kishin kaluar vijën kufitare dhe kishin pushtuar Gucinë. Si pasojë Shkodranët që fillimisht e besuan lajmin, u ngritën në këmbë dhe kërkuan të shkonin në front për ti zbuar forcat malazeze. Kaq tepër u shqetësua knjaz Nikolla nga ky rast saqë, kërkoi nga konsulli britanik Grin, të ndërhynte për të qetsuar shkodranët, duke ia përcjell atyre mesazhin e knjaz Nikollës që Cetina nuk mendonte të sulmonte Gucinë, kështu që konsulli t’u kërkonte shqiptarëve që të mos i sulmonin forcat malazeze (K. Frashëri-Po aty, fq. 207).
Knjaz Nikolla nuk duronte dot, dhe etja e tij për të pushtuar Plavën dhe Gucinë dërgoi ushtritë malazeze deri në zhvillimin e operacioneve luftarake për të matur pulsin e Shqiptarëve. Më 31 tetor 1879 forcat malazeze duke e parë veten në pozicione më të favorshme se të Ali Pashë Gucisë, vendosën të kryejn një inkursion ushtarak kundër vijës mbrojtëse të shqiptarëve që ishte organizuar përball fshatit Pepaj (Pepiç).Ky inkursion pati përgjigjen e menjëhershme të forcave shqiptare, dhe doli se pozicionet e Ali Pashë Gucisë nuk kishin qenë aq të “jofavorshme” sa u dukej malazezëve. Të nesërmen më 1 nëntor forcat malazeze sërish përsëritën inkursionin e tyre afër fshatit Arzhanicë, duke vrarë rreth 30 fshatarë dhe duke djegur disa shtëpi, mirëpo pas ca orësh u dëbuan nga forcat e Lidhjes, përderisa për këtë ngjarje foli edhe shtypi evropian, duke i fryrë gjërat. Cetina e tronditur u detyrua ti ndërpriste operacionet e saj ushtarake në kufi me Shqipërinë. Në atë kohë Lidhja Shqiptare ishte forcuar jashtëzakonisht, duke e bërë jofunksionale adminstratën turke, dhe duke vepruar si një organizim shtetëror që kishte edhe organet e drejtsisë dhe administratën, të ndërtuara në bazë të Talimatit apo si mund ta quajm Kanuni i Lidhjes. Këtë forcim na e dëshmon edhe letra e veçantë e Ymer Prizrenit kur njoftonte valiun e Kosovës se Lidhja Shqiptare kishte konfiskuar armët që gjendeshin në depot e garnizoneve qeveritare të Shkupit, Prishtinës dhe Mitrovicës, duke përfshirë dhe armët e rënda ( topa dhe mitroloza). Ai njoftonte se mytesarifi i Shkupit që kishte tentuar ta pengojë këtë veprim u dëbua nga qyteti. Si duket Lidhja kishte shtrirë pushtetin e saj gjithandej dhe kishte krijuar kushtet për ti përballuar dhe përgjigjur një sulmi ushtarak në shkallë të gjerë nga ana e Malit të Zi.

Më 27 nëntor 1879 i gjithë shtabi i malazez u vendos në Andrejevicë, 10 kilometra në veriperëndim të Plavës. Shtabi Shqiptarë selinë e vet e vendosi 5 kilometra larg kufirit, dhe përbëhej nga Ali Pashë Gucia(kryetar), Jakup Ferri, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka, Çel Shabani, Kurt Asllani nga Nokshiqi, Riza Kryeziu dhe Bajram Curri nga Gjakova, Mic Sokoli nga Bujani, Filip Çeka e Isuf Sokoli nga Shkodra, dhe prijës të tjerë të malsisë.
Sipas dëshmive dhe konstatimeve të nxjerra përball Plavës e Gucisë ishin rreshtuar 12 batalione malazeze, që kishin në përbërje rreth 6 mijë luftëtarë. Ndërsa në sektorin Shqiptarë ishin vendosur 4’800 luftëtarë, prej të cilve 1’500 vendas, dhe 2 mijë luftëtarë nga Gjakova, 1’000 vullnetarë Pejanë dhe 300 luftëtar nga trevat e Shkodrës duke përfshir edhe 50 vullnetar nga qyteti.
Forcat malazeze në fillim të dhjetorit ishin rreshtuar gjatë vijës kufitare , në fshatrat Murinë, Pepaj, Arzhanicë e Velikë, ndërsa forcat shqiptare përball në fshatrat Martinaj, Kolenivicë, Plavë e Nokshiq, dhe këto dy ushtri i ndante lumi Lim i cili kishte vetëm një urë druri. Nuk duhet lënë pa përmendur se atë vit dimri ka qenë ndër më të ftohtit dhe niveli i Limit ka qenë i rritur. Tensionet ishin tepër të rënda dhe Knjaz Nikolla ushtarëve të tij dhe opinionit botëror u deklaronte se Shqiptarëve do i jepnin një “mësim shembullor”.
Këto tensione shpërthyen më 4 dhjetor 1879 kur Teodor Milani lëshoi pozicionet në Pepaj dhe u hodh në sulm me dy batalione në drejtim të Nokshiqit, duke i kapur në befasi 500 shqiptarët që mbronin kufirin, të cilët u detyruan të tërhiqeshin. Me këtë rast forcat malazeze marshuan në drejtim të Plavës. Por njëkohësisht, me të dëgjuar krismat, forcat vullnetare të Plavës dhe Rugovës me rreth 1000 luftëtarë me në krye Jakup Ferrin e Çel Shabanin u nisën me shpejtësi drejt veriut në ndihmë të luftëtarëve nokshiqas. Nën udhëheqjen e kapedanëve Kurt Asllani dhe Nure Kurti këto forca synonin të kapnin Velikën për tu marrë krahët forcave malazeze, të cilët vazhdonin depërtimin drejt Plavës pa e kuptuar se po rrethoheshin. Mirëpo këto veprime u vërjetën nga vojvoda Mark Milani i cili vëzhgonte nga Arazhnica rrjedhën e përparimit të forcave të udhëhequra nga vëllau i tij, e me këtë rast u sul në sulm me 4 batalione për të shmangur rrethimin e forcave që depërtonin drejt Plavës. Forcat e tij ju drejtuan me shpejtësi Nokshiqit pasi që kaluan lumin Lim, veprim që i siguronte shpinën forcave të Theodor Milanit. Me marrjen e Nokshiqit, plavianët rugovasit dhe nokshiqasit u kthyen për ta shpëtuar atë duke mos e ditur se është marrë nga Mark Milani. Si pasojë ata vrapuan të shkujdesur tatëpjetës së malit të Velikës duke u ndodhur të zbuluar dhe nën zjarrin armik, ku pati shumë humbje nga ana e Shqiptarëve. Pasi ndodhi kjo gjë sipas dëshmive ( i referohem prof. Kristo Frashërit i cili citon kujtimet e Ymer Shabës-pjesmarrës në luftë) shqiptarët e egërsuar në kulm u turrën me tërbim kundër forcave malazeze që gjendeshin në luginën e Nokshiqit.
Burimet malazeze dëshmojn se, “në një truall të ngarkuar me borë të madhe dhe me ngricë të egër, shqiptarët dhe malazezët u përleshën egërsisht me njëri tjetrin”. Kjo ishte përleshje e e rreptë, ku lufohej trup më trup. Përderisa zhvilloheshin këto luftime të përgjakshme kishin filluar lëvizjen forcat e tjera shqiptare që ndodheshin në Guci, të cilat të ndara në dy kolona vrapuan të kapin lumin Lim dhe urën e vetme ekzistuese duke u bërë kurth vdekjeprurëse me rastin e tërheqjes së forcave të Mark Milanit. Shefi i shtabit ushtarak Bozho Petroviq Njegoshi, teksa ndiqte me dylbi veprimet luftarake në fushëbetej nga kodrat e Andrejevicës, nisi menjëher në ndihmë të Mark Milanit dy batalione pasi situata i dha të kuptonte se forcat e Mark Milanit gjendeshin para asgjësimit të plotë. Sektori i Nokshiqit, vlonte nga lufta e 4’000 malazezëve përball 2 mijë shqiptarëve. Beteja u stërndez pasi erdhën përforcimet e dy palëve ndërluftuse, Lugina e Nokshiqit u kthye në një arenë ku luftëtarët përlesheshin aq egërsisht, sa të dy palët hodhën plotësisht hutat duke i nxjerrur jataganët si kaherë. Pas disa orë luftimesh Mark Milani arriti ta qajë rrethimin por kur forcat e tij arritën tek ura e Limit ranë në pritën e shqiptarëve, të cilët bënë kërdi mbi armiqtë gjersa malazezët u detyruan të kalonin lumin me not ku edhe shumë u morrën nga rrjedha e tij dhe u mbytën me dhjetra sosh. Për këtë ngjarje dëshmon edhe konsulli anglez Kirbi Grin ( Kirby Green) kur i raportonte Marquis of Salisburyt dhe shprehej me këto fjalë: “..dy batalione malazeze kanë kaluar lumin Lim dhe kanë pushtuar fshatin Novshiq, banorët e Plavës dhe të fshatit Përnjavor , të ndihmuar nga vullnetarët e anës së Prizrenit , arritën në mëngjes të enjten, më 4, dhe u vendosën në mes të lumit dhe të malazezëve, dhe u kacafytën gjoks për gjoks. Pasojat dhe rezultatet e saj janë masakrimi i plotë i forcave malazeze. Niveli i rritur i lumit Lim i pengoi dy palët që të ikin” dhe më tej po në të njëjtin ekstrakt shtonte “..malazezët duke i besuar fuqisë së qeverisë turke për ta mbrojtur konfliktin, i lejuan vetes që të befasohen dhe përjetuan humbje të rëndë” ( Public Record Office, London, F. O. 195 / 1236; The British Museum, London, Accounts and Papers (43). 1880. LXXXII. 82.389).
Dëshmi tjetër për këtë betej na vie nga kujtimet e pjesmarrësit të saj Ymer Shaba i cili tregon, “Shumë malazez i gjetëm të vrarë atë ditë, porse edhe mbi ne ishte bërë kërdia. Jakup Ferrin e gjetëm të vrarë, me hundë dhe buzë të prerë. Mbasi arritëm ne u ndez luftë e madhe. Ne luftuam më shumë me jataganë dhe me shula pushkësh, sepse u rrasëm fyt më fyt me malazezët” ( Kristo Frashëri e citon dëshmitarin në veprën e tij).
Sa i përket numrit të të vrarve ka shumë kontradita, malazezët falsifikojn shifrat duke thënë se janë vrarë e plagosur 1 mijë shqiptarë dhe janë vrarë 85 malazez e janë plagosur 105, ndërsa sipas Beto Qoshjes që i dërgonte letër Halil Kërpallës 4 ditë pas betejës tregonte se shqiptarët sollën në Guci më tepër se 100 krena armiqsh me një flamur malazez, ndersa nga ana shqiptare pati pak humbje. Këtu nuk thuhet numri i humbjeve të shqiptarëve. Ka variante në raportet e konsujve të ndryshëm ku humbjet e malazezëve i ngrisin deri në 700 të vrarë.
Por në të vërtet mendohet se në këtë betej mbetën të vrarë mbi 300 malazez, ndersa shqiptarët patën 300 të vrarë e të plagosur, edhe sot e kësaj dite nuk dihet numri i shqiptarëve të vrarë. Në anën tjetër gazeta Ruse “San-Pjeterburshke vjedemosti” më 14 dhjetor 1879, boton lajmin e shpallur në gazetën, “Deutsche Zeitung”, më 9 dhjetor, se “janë bërë luftimet midis shiqiptarëve dhe malazezëve në Velikë, në lumin Lim; kështu më 2 dhjetor, u sulmuan pozitat e malazezëve nga shqiptarët dhe ushtarët malazez u detyruan të tërhiqen pas disa orë luftimesh. Më 4 dhjetor u erdhën në ndihmë malazezëve 3 batalione nën komandën e Mark Milanit qëu zbrapën nga shqiptarët. Lufta vazhdoi deri më 6 dhjetor; humbjet e malazezëve në të vrarë e të plagosur nuk janë më shumë se 300 njerëz; humbjet shqiptare janë gati po në këtë numër. Në qytetet e Plavës dhe Gucisë po arrin pa ndërprerje forca të reja të armatosura shqiptare”...( San-Pjeterburshke vjedemosti, Nr. 331, 2 (14) dhjetor 1879).
Kjo betej ishte një humbje e madhe për malazezët, dhe një fitore e madhe për shqiptarët edhe pse me dhimbje si shkak i humbjeve të konsiderushme.
Por si duket Mali i Zi nuk i kishte pëmbyllur përpjekjet për pushtimin e Plavës dhe Gucisë, por do të vazhdonte deri në humbjen e vetë të plotë në këtë sektor. Shqiptarët po përgatisin “mësimin shembullor” për Knjaz Nikollën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftes së saj Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftes së saj   Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftes së saj Icon_minitimeFri Jun 19, 2009 6:46 pm

• Mësimi Shembullor

Mundësia e shtimit të rradhëve në sektorin e Plavës dhe Gucisë ishte e realizueshme, dhe Kapiteni Sale kur i shkruan Kontit Granville nga Dubrovniku më 8 maj 1880 shprehet se “shqiptarët e veriut mund të sjellin në kufirin shqiptaro-malazez forcën prej 25.000 njerëzish duke qenë e përfshirë nga mirditasit dhe njerëzit e Gucisë dhe të Plavës”. Ai thotë se “ kjo është forcë ekstreme vetëm e shqiptarëve verior, pa i numruar shqiptarët e Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut”. Ai dëshmon se fiset afër kufirit janë të armatosur me “pushkë të shkëlqyeshme” Peabody Martin-Henry me plot municion. Madje ky Kapiten deshmon se Lidhja vetëm i kishte mjetet për mbajtjen e 8.000 trupave në kufirin e kundërshtarit për 4-6 muaj.
Profesori Kristo Frashëri (Lidhja Shqiptare e Prizrenit-fq/220-221) tregon për idenë e Cetinës për shpërthim të një aksioni luftarak kundrejt Plavës dhe Gucisë në javën e fundit të dhjetorit. Sipas tij Shtabi Ushtarak malazez kishte rreshtuar gjatë kufirit jugor të Malit të Zi rreth 25 batalione dhe një bateri artilerie. Ai thotë se prej 25 batalioneve, 18 qenë rreshtuar përballë Plavës dhe Gucisë, kurse pjesa tjetër e përbërë prej 7 batalionesh ishte përqëndruar në Podgoricë që të ndërhynte në rast se forcat shqiptare mësynin drejt këtij sektori. Në anën tjetër u mobilizuan me mijra vullnetarë nga të gjitha anët e Shqipërisë por vetëm një pjesë e tyre u urdhëruan të shkonin në frontin verior.

Komandën e operacioneve e morri në dorë kryetari i Shtabit, Ali Pashë Gucia. Këto ishin lëvizjet e mëdha nga të dyja anët, para se të ndodhte përplasja, ngjarje që do hynte në rrethin e dy betejave më të mëdha për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë, para agimit të 7 janarit.
Vetëm 7’000 luftëtarë ishin përqëndruar mëngjesin e akullt të 7 janarit 1880,kundrejt 9’000 ushtarëve malazez, ndërsa 600 kolashinas e palabardhas nga ana e Bjellopoljes dhe Moioçvacit sulmuan kufirin verilindor të Malit të Zi. Ky sulm i befasishëm u bë për të
çorientuar forcat malazeze që ishin përqëndruar në sektorin e ngushtë Velikë-Pepaj me qëllim shpartallimin e forcave shqiptare që në mësymjen e parë, dhe ky sulm i papritur krijoi përshtypjen tek forcat malazeze se shqiptarët po synonin të pushtonin Andrejevicën.
Qëllimi kishte qenë tu mirrej nisma e sulmit forcave malazeze. Menjëherë u bënë lëvizje në vijën e përqëndrimit të forcave malazeze, të cilët u detyruan ti dërgonin disa batalione malazeze drejt veriut për të ndaluar marshimin e forcave shqiptare drejt Andrejevicës dhe sigurimin se mos bëhej ndonjë mësymje nga sanxhaku i Tregut të Ri, pasi njësi të vogla shqiptarësh kishin zhvilluar opercione luftarake në errësirën e 6 janarit, brenda territorit malazez.
Këtë lëvizje të forcave malazeze që e kishte parashikuar Shtabi Shqiptar, e shfrytzoi mëngjesin e 8 janarit kur forcat shqiptare të rreshuara në sektorin e Plavës, siç shprehet K.Frashëri ‘shpërthyen me tre kolona një sulm të furishëm kundër pozitave të armikut që ndodheshin në Velikë, në Pepaj dhe Arzhanicë’. Sulmi ishte nisur nga luftëtarët e Nokshiqit nën komandën e Kurt Asllanit dhe Nure Kurtit, dhe ishte aq i fuqishëm saqë forcat Shqiptare arritën të depërtonin menjëherë brenda rradhëve të armikut, duke u përleshur si në betejën e Nokshiqit, trup më trup.
Pas këtij sulmi të parë sulmuan forcat e tjera shqiptare, të cilat zunë ngusht 7 batalionet malazeze (afërsisht 3 mijë ushtarë) dhe i detyruan të tërhiqeshin. Krahu i djathtë i forcave shqiptare pasi shpartalloi batalionet e Mark Milanit pushtoi Arzhanicën dhe Velikën, ndërsa krahu i majt mori Pepajn duke iu drejtuar fshatit Murinë ku ndodheshin forcat e Teodor Milanit. Betejat e Velikës dhe Pepajt ishin më të rreptat pasi morën edhe emrin e tyre, ndërsa malazezët e quajtën beteja e Murinës për të fshehur sado pak turpin e humbjes. Pasi u thyen ushtritë malazeze u tërhoqën në grykën e Sutjeskës ku vendosën të bënin një rrezistencë këmbëngulëse. Por forcat Shqiptare nuk synonin të vazhdonin më tej. Sa për humbjet shifrat më të sakta i dha Ali Pashë Gucia madje në një letër që i dërgonte më 14 janar 1880 bajraktarit të Helmit në Hot, Ismail Markut, thoshte:“Në ndeshjen që patëm me malazezët të enjtën që shkoi (8 janar 1880) ata pësuan humbje të rënda dhe u thyen. U dogjën tre fshatra të tyre. Ranë në duart tona 37 krena, një flamur dhe 4 arka municioni. Shyqyr zotit ana jonë pati vetëm pak të plagusur dhe të vrarë. Nuk mund të tregohet nderi dhe fitorja që korrëm në këtë betejë të përgjakshme”. Pas kësaj beteje forcat Shqiptare u tërhoqën në kufijt e vjetër, gjë që i tregoi qartë botës se Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk synonte pushtimin e territoreve që nuk ishin shqiptare. Me këtë betejë të përgjakshme, për organizimin dhe përpilimin e strategjisë të së cilës komandanti
i Shtabit të ushtrisë malazeze Bozho Petroviç deklaroi se shqiptarët i drejtonte një “mjeshtër i madh”, u mbyll seria e përpjekjeve malazeze për pushtimin e Plavës dhe Gucisë.

• Shpartallimi i rradhës

Me thyerjen e malazezve në sektorin e Plavës dhe Gucisë dhe me vendimin e Fuqive të Mëdha skena e luftës u zhvendos në Hot dhe Grudë. Projekti “Korti”(Corti) siç u quajt në fushën e diplomacisë, parashihte ti jepeshin Malit të Zi Hoti dhe Gruda, përfshirë fshatrat Selcë dhe Vukël të Kelmendit banorët e të cilve ishin tërësisht shqiptarë. Menjëherë u vunë në lëvizje forcat Shqiptare. Në Shkodër po përgatitej mbrojtja e Hotit dhe Grudës, ndërsa në Gjakovë rifilluan parapërgatitjet dhe mobilizimi i vullnetarëve për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. Kjo ndodhi që të mos mbetej e pambrojtur Plava dhe Gucia kur skenat e luftës dhe betejat e rrepta do zhvendoseshin në Hot dhe Grudë. Por kjo ndodhi natyrisht edhe për shkak të provokimeve të shpeshta që po i bëheshin sektorit të Plavës dhe Gucisë nga ana e malazezve. Duke mos përjashtuar mundësinë e pushtimit të kazas së Gucisë në kohën kur do ndodhte lufta në Hot e Grudë, në Gjakovë u mblodh një kuvend ku morën pjesë qytetarët e Gjakovës, malsorët e Gjakovës dhe përfaqsus nga krahinat fqinje. Ky kuvend që u mbajt ditët e para të marsit vendosi të dërgonte në Plavë e Guci rreth 6000 luftëtarë të pajisur me pushkë “Martina” (modeli më modern i asaj kohe Peabody Martini-Henry).
Në këtë kohë mardhëniet e shqiptarëve me Portën e Lartë u acaruan tej mase. Dy ishin shkaqet, prirja e Portës për të pranuar projektin “Korti” dhe zia e bukës që kishte kapluar gjithë vendin. Konsulli anglez Sen Xhon raportonte nga Prizreni: “Mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse të ritheksoj edhe njëherë ndjenjën e dëshprimit mbi gjendjen e vajtueshme që gjendet ky vend” (Public Record Office,London-Rap.10/20 shkurt 1880 Prizren). Kështu u pa nevoja për shkëputje nga Perandoria osmane. Nga mesi i muajit mars Sulejman Vokshi, Ali Ibra dhe Haxhi Jonuzi shkuan në Rakoc të Gjakovës ku deklaruan se Lidhjes i duhej një program i ri, që të mbrohej tërësia e trojeve Shqiptare, dhe deklaruan se duhej bashkimi i gjithë Shqiptarëve pa dallim feje duke denoncuar përpjekjet për përçarjen fetare në vend. U planifikua edhe një marshim i armatosur nga Gjakova në Prizren ku ndodhej Ahmet Muhtar Pasha me 12 batalionet e tij. Krerët e
Lidhjes i dërguan edhe një ultimatum Muhtar Pashës, ku kërkohej largimi i menjëhershëm i 7 nëpunsve të administratës turke të cilët ishin përpjekur të pengonin mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë, dhe të emroheshin menjëherë dy oficerët e xhandarmërisë të propuzuar nga krerët radikal të Lidhjes (sipas konsullit anglez në Prizren Sen Xhon). Me ta u bashkua edhe Ymer Prizreni, pas të cilit qëndronin 8000 trima të armatosur. Shqiptarët kërkuan të hynin me çdo kusht në Prizren për të “vërtetuar zbatimin e kërkesave të tyre”. Marshali pranoi të hynin në Prizren vetëm krerët me 60 trima të shoqruar dhe të mos qëndronin më shumë se 48 orë. Mirpo fill pas krerëve hynë edhe 600 malsorë të armatosur dhe nuk u larguan pas dy ditësh por pas 7 ditësh, më 29 mars 1880. Kjo ndodhi për të paralajmruar administratën turke dhe të demostronte fuqinë para saj, dhe poashtu të përgatiste terrenin për të marrur pushtetin kur të jetë koha. Ngjarjet i vendosim në Shkodër ku bëhej përgatitja për mbrojtjen e Hotit dhe Grudës. Më 15 mars 1880, Ali Pash Gucia i bëri thirrje Hotit sipas zakonit të lashtë të malsive të veriut, ta printe luftën kundër ushtrive armike. Ai kërkoi që në kundërsulm të merrnin pjesë edhe luftëtarët Dibran, Matjan dhe Mirditor (sipas Kristo Frashrit). Në anën tjetër në Stamboll po bëheshin bisedime të fshehta mes Stambollit dhe Cetinës. Më 9 prill Porta e pranoi projektin “Korti” por duke hequr përgjegjësit që binin mbi të. Si kundërpërgjigje ndaj këtyre bisedimeve, më 9 prill 1880 u mblodh në Shkodër Komiteti Ndërkrahinor, ku morën pjesë gjithë krerët e Malsive të veriut. Sërish u ripohua vendimi për të mos lëshuar Hotin e Grudën. Malsorët e Malsisë së madhe deklaruan se ishin të gatshëm ta mbronin
Hotin dhe Grudën me forcat e tyre, veçse kërkuan që në luftë të merrnin pjesë në shenjë solidariteti 100 vullnetar nga Shkodra po aq nga fshatrat e rrethit dhe nga Mirdita.
Dita e dorzimit të Hotit e Grudës po afrohej (22 prilli). Mbrëmjen e 21 prillit u nisën duke lundruar nëpër liqen me disa dhjetra anije, afër 3000 veta, bashkarisht me Shtabin ushtarak dhe kryetarin e tij Hodo Sokolin, të cilët pasi zbrakuan në skelën e Helmit, arritën gjatë natës në Tuz. Po në atë kohë dy emisarë të valiut të Shkodrës (kapiten Jakup Aga dhe dragomani i legates italiane Pjetër Tonieti) u nisën me anije drejt Podgoricës ku do kryenin me komandantin Pop Ilia Plamencanin formailtetet zyrtare për dorzimin e Hotit dhe Grudës. Sipas dokumentit, forcat turke do të tërhiqeshin nga Tuzi dhe pikat që do ti dorëzoheshin Malit të Zi, më 22 prill 1880, në orën 4:30 pasdite. Trupat osmane filluan të tërhiqeshin në kohën e caktuar. Forcat e Lidhjes që kishin ditë që ruanin ato zona, me të parë që po tërhiqeshin ushtrit osmane, zunë Urën e Razhnicës mbi lumin Cem ( ku kalonte rruga që qonte ushtrit Malazeze nga Podgorica në Tuz ), dhe me të shpejtë zunë edhe pikat tjera të lëshuara nga ushtritë osmane. Kristo Frashëri tregon për dëshmit e P. Tonietit, për çastet kur ushtritë turke po tërhiqeshin nga kalaja e Tuzit. Sipas tij kur repartet turke po tërhiqeshin nga kalaja, malsorët Shqiptarë u sulën mbi ta duke i kërcënuar se do hapnin zjarr në rast se do merrnin me vete materialin luftarak. Të friksuar dhe pa pasur ndërmend të hapnin një konflikt të armatosur me ‘shqiptarët e egërsuar u larguan me të shpejtë pa tërhequr materialin që ndodhej ende në Tuz’. Me këtë rast Shqiptarët shtinë në dorë 4000 arka me municion, 560 pushkë“Martina”, 60 thasë galeta, 20 thasë oriz dhe 60 thasë miell. Si pasoj e këtyre veprimeve të rrufeshme situate në kufirin shqiptaro-malazez ndryshoi rrënjësisht. Forcat e Lidhjes me 8000 vullnetarë, shtabi i të cilëve u vendos menjëher në Tuz, qëndronin përball 12 batalioneve malazeze me rreth 10 mijë ushtarë të komanduar nga Petar Vukotiqi. Po më 22 prill ushtria malazeze u nda në dy kolona dhe mësyu drejt “tokave të premtuara”, njëra drejt urës së Rzhanicës e tjetra drejt fshatit Dunosh. Kur kolonat arritën në brigjet e lumit Cem, pasi që iu kërkua të ktheheshin mbrapsht, ushtritë malazeze u sulmuan me furi duke u detyruar të tërhiqeshin. Në të njëjtën kohë u sulmuan furishëm edhe afër Helmit. Konsulli Lë Rè, dëftonte guximin e shtuar të shqiptarëve pas konfrontimit tek Ura e Rzhanicës. Ai thoshte se përdit niseshin vullnetar nga Shkodra drejt Tuzit, dhe mijra vullnetarë tjerë që vinin nga 4 anët e Shqipërisë. Sipas tij numri i mbrojtsve arriti 12 mijë luftëtarë, dhe
se ushtarët shqiptarë që shërbenin në ushtrinë osmane po dezertonin në masë, vetëm
më 25 prill sipas tij kishin dezertuar 160 ushtarë nga garnizoni i Shkodrës, kurse të nesërmen u arratisën 300 vetë.
Engjëll Çoba deklaronte se Lidhja po përgatitej që brenda “një jave” të mësynte për të rimarrur Podgoricën. Morali i luftëtarve që ndodheshin në Tuz u rrit edhe më shumë kur
mbi 2000 mirditor marshuan përmes Kallmetit (1 maj), Zadrimës (2 maj), Bushatit
(3 maj), hynë në Shkodër më 4 maj dhe më 6 maj arritën në Tuz. Kjo gjë u bë për të demostruar forcë dhe për ta shtuar moralin e popullit.
Skenat e luftës do të zhvendoseshin në sektore tjera, pasi që Mali i Zi dështoi plotësisht në këto sektore. Edhe Fuqitë e Mëdha u detyruan qe ti shfuqizojnë vendimet e tyre pasi që panë qëndresën stoike të shqiptarëve të udhëhequr nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Studimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit na jep rezultate të kënaqshme nga të gjitha fushat, si kur e studjojm aspektin politik të saj, aspektin historik, atë ushtarak, aspektin e diplomacisë dhe propagandës që është zhvilluar rreth ngjarjeve në Shqipëri, dhe poashtu kjo është koha kur hisotira e popullit shqipëtar u vu në fokus nga gazetat Evropiane.
Amanetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të mbërritur deri tek ne, duhet ta qojmë deri në fund, dhe vetëm atëher do i nderojm bëmat e herojve që e jetuan atë kohë, dhe do nderojmë gjakun e dëshmorëve të rënë për Shqipërinë Natyrale.
Sidoqoftë lufta e Lidhjes Shqiptare do mbetet e paharruar, si për vulosjen që i dha formimit të Kombit Shqiptar, si për luftën e drejtë të drejtuar mjeshtërisht, ashtu edhe për vullnetin dhe moralin që ia dha brezave deri në ditët e sotme, e do t’ua jap deri sa të arrihet qëllimi i shenjtë i Bashkimit Kombëtar, duke na mësuar se si luftohet për të mbrojtur vatanin. Rrjedhimisht gjaku i dëshmorëve si të Lidhjes Shqiptare si të atyre që ranë më parë dhe pas saj, do jetë fuqia dhe vullneti i çdo atdhetari dhe mallkimi e frika e çdo tradhëtari.

Literatura e përdorur:

• Kristo Frashëri-“Lidhja Shqiptare e Prizrenit”

• Xhafer Belegu – Lidhja e Prizrenit

• Gazeta Ushtria - Nënkol. Prof. As. Dr. Pjetër Hidri, Nënkol. Ahmet Leka / Çështje ushtarake te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit

• Skënder Rizaj – Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1877-1885)

• Arkivi i Kosovës - Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumente Angleze

• Arkivi i Kosovës - Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumente Osmane

• Akademia e Shkncave të RPS së Shqipërisë - Konferenca kombëtare e studimeve pë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

• Akademia e Shkncave të RPS së Shqipërisë – Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumente Osmane 1878-1881

• Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet Austro-H
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
Sponsored content





Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftes së saj Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftes së saj   Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftes së saj Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftes së saj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT
» Qytetet Shqiptare
» Pse nuk ka shqiptarë në parajsë?
» Arti Ushtarak
» Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Shqiptaret-
Kërce tek: