Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pse Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë nuk na e solli pavarësinë?

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Pse Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë nuk na e solli pavarësinë? Empty
MesazhTitulli: Pse Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë nuk na e solli pavarësinë?   Pse Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë nuk na e solli pavarësinë? Icon_minitimeThu Feb 26, 2009 9:02 am

Pse Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë nuk na e solli pavarësinë?

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës e 17 shkurtit 2008 ishte një hap përpara, për shkak të njohjes ndërkombëtare. Por, në të njëjtën kohë, kjo deklaratë paraqet tre hapa mbrapa, sepse është e lidhur me zbatimin e Planit të Ahtisaar-it, mbikëqyrjen ekzekutive prej dy misioneve ndërkombëtare mbi bazën e Rezolutës 1244, dhe sepse ia mundësoi Serbisë zgjerimin e kontrollit brenda Kosovës.

Plani i Ahtisaar-it: Deklarata e shtrëngon Kosovën për ta zbatuar Planin e Ahtisaar-it, i cili e ndan vendin tonë mbi baza etnike. Ai krijon brenda Kosovës një entitet territorial serb përmes ‘decentralizimit’, që do të kishte lidhje vertikale me institucionet e Beogradit. Po ashtu, ky plan të gjithë trashëgiminë ortodokse të Kosovës e definon si ‘serbe’, duke na shpronësuar prej kulturës sonë dhe duke na ndarë mbi baza fetare. Ai ia mohon Kosovës pasjen e një ushtrie për ta mbrojtur veten, kurse Serbisë ia mundëson zhvillimin e mekanizmave për ta mbrojtur kontrollin e saj brenda Kosovës. Plani u mendua të ishte çmim që duhet t’ia paguanim Serbisë në shkëmbim të njohjes së pavarësisë. Institucionet po e zbatojnë Planin pa na njohur Serbia.

Mbikëqyrja ndërkombëtare dhe Rezoluta 1244: Deklarata përfshiu një ftesë drejtuar dy misioneve ndërkombëtare për mbikëqyrjen dhe zbatimin e Planit të Ahtisaar-it dhe sundimin e ligjit. Asnjëri prej tyre nuk ka rol këshillues. Këto misione – Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO) dhe EULEX-i – kanë pushtet ekzekutiv dhe nuk i japin llogari e përgjegjësi institucioneve të Kosovës. Ato janë ligji i vërtetë sepse qëndrojnë mbi ligjin. Vetëm misioni EULEX do të shpenzojë 364 milion euro vetëm në vitin e parë. Ne nuk duam policë. Pse të mos shfrytëzohet këto para për ta përmirësuar arsimin dhe sistemin shëndetësor?
Deklarata po ashtu përmban zotimin e e veprimit në përputhje me parimet e Rezolutës 1244, e cila ish Republikës Federale të Jugosllavisë (tash Serbisë) ia njeh sovranitetin dhe integritetin territorial mbi Kosovën! Si rrjedhim, UNMIK-u është ende këtu, kurse policët e shteteve të ndryshme që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, siç është Rumania, janë lejuar që të shërbejnë këtu. EULEX-i ‘neutral ndaj statusit’ edhe pse ka ardhur këtu për ta zbatuar ligjin nuk e njeh zyrtarisht Kushtetutën e Kosovës!

Strategjia e Serbisë brenda Kosovës: Përderisa institucionet e Kosovës po e festonin deklaratën dhe po përqendroheshin në njohjet e reja, Serbia po e planifikonte zbatimin e strategjisë së vet e cila ka qy qëllime:

1. Mënjanimin e kufirit zyrtar ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe forcimin e kufirit të ri në lumin Ibër. Këtë synim Serbia e ka arritur duke i djegur pikat doganore ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Që prej asaj dite, pikat doganore kanë funksionuar 54 km në jug afër Mitrovicës. Duke u siguruar që EULEX-i është ‘neutral ndaj statusit’ dhe vepron në përputhje me Rezolutën 1244, ky kufi zyrtarisht ende definohet si ‘kufi administrativ’, e jo kufi ndërkombëtar. Dhe së fundi, duke organizuar sulme të organizuara të dhunshme mbi shqiptarët në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, dhe pa asnjë përndjekje a dënim, strukturat paralele të Serbisë treguan që autoriteti i institucioneve të Kosovës nuk shkon matanë lumit Ibër.

2. Forcimi i institucioneve dhe strukturave të Serbisë brenda Kosovës në mënyrë që t’i krijojë themelet e entitetit territorial dhe institucional autonom serb. Serbia ia ka arritur kësaj duke bojkotuar ShPK-në e cila i raporton institucioneve të Kosovës; duke i okupuar institucionet tjera si hekurudhat dhe gjykatat; si dhe duke i zgjedhur strukturat paralele serbe nëpërmjet zgjedhjeve nacionale dhe lokale të Serbisë të mbajtura brenda Kosovës më 11 maj 2008. Edhe pse UNMIK-u tha që nuk do t’i njeh këto struktura të reja, ata plotësisht po bashkëpunojnë me këto struktura.

Serbia është shpërblyer për këtë strategji, duke i ofruar asaj më shumë negociata të cilat çuan në Planin 6-Pikësh, e i cili shkon përtej Planit të Ahtisaarit dhe i cili edhe më tutje e ndan Kosovën territorialisht dhe institucionalisht. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, Serbisë me siguri që së shpejti do t’i ofrohet statusi i kandidatit për në BE.

Në mënyrë që të jemi sovran e të pavarur, me integritet territorial e demokraci, ne duhet të kemi:

Të drejtën për të pasur ushtri
Kontrollimin e policisë sonë
Kontrollimin e burimeve tona dhe një plan ekonomik për zhvillim energjetik dhe të bujqësisë
Qeverisje pa ndërhyrje nga misionet ndërkombëtare ekzekutive
Refuzimin e Planit të Ahtisaar-it dhe Planit 6-Pikësh
Arrestimin dhe shpërbërjen e strukturave të paligjshme paralele të Serbisë

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ilda




Numri i postimeve : 39
Reputacioni : -1
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Pse Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë nuk na e solli pavarësinë? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë nuk na e solli pavarësinë?   Pse Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë nuk na e solli pavarësinë? Icon_minitimeThu Feb 26, 2009 2:01 pm

Normal qe pavaresia e nje kombi eshte akti final i definimit te tij shtet e per kete besoj qe veshtiresite jane nga me te ndryshmet e aq me teper qe ne rastin e Kosoves eshte Rusia ajo qe e mbante peng deri diku pavaresine por tani Kosova eshte e pavaruar e ska gje qe e mohon nje gje te tille mgjth se frika e cenimit te territoreve te pjeses veriore te kosoves dmth Mitrovices besoj qe eshte nje kercenim qe vazhdon te mbizoteroje por qe shpresojme qe nje coptim i tille te mos ndodhe mgjth se frika eshte ekzistente...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pse Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë nuk na e solli pavarësinë?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Politikë-
Kërce tek: