Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Fjalori i Internetit

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Fjalori i Internetit Empty
MesazhTitulli: Fjalori i Internetit   Fjalori i Internetit Icon_minitimeThu Feb 26, 2009 3:57 pm

A

Account Regjistrim, e mbajtur mbi rrjete lokale dhe me sisteme operative shumëpërdoruesish, e çdokujt përdoruesi i autorizuar nga administratori i sistemit. Ky veprim ka qëllime identifikuese dhe sigurimi. Përmban një emër përdoruesi dhe një password (shih).

Agent Program që ka për detyrë të kërkojë informacione mbi një temë të specifikuar nga përdoruesi. Përdoret edhe për të treguar një program në gjëndje t’i bëjë të ditur përdoruesit që një proces ka përfunduar ose që një ngjarje e parashikuar ka ndodhur.

Akamai Shoqëri e krijuar nga një kërkues i MIT, me qëllimin të përmirësojë shërbimet (shpejtësi, efiçencë etj) të Internetit. Mund të arrihet në adresën url: http://www.akamai.com/company/origins.html. Kuptimi i vërtetë nga gjuha Hawaiane: “i mençur, i zgjuar”.

Applet Kod i shkurtër programimi. Përdoret veçanërisht në referim të aplikimeve të gjuhës Java (shih) sipas normave të thirrura nga një një faqe HTML.

Arpanet Rrjet i realizuar më 1969 nga Ministria e Mbrojtjes së SHBA nëpërmjet Advanced Research Projects Agency (ARPA). Mbi të është eksperimentuar dhe ndërtuar Interneti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Fjalori i Internetit Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i Internetit   Fjalori i Internetit Icon_minitimeThu Feb 26, 2009 3:57 pm

B

Backbone Rrjet lidhjeje me shpejtësi të lartë ndërmjet qëndrave të komutimit (shih), Kuptimi fjalë për fjalë “shtylla kurrizore”.

Band Gamë e vazhdueshme frekuencash e përdorur për një qëllim të veçantë, për shembull transmetime të dhënash.

Bandwidth (gjërësi bande) Matje e kapacitetit të komunikimit ose shpejtësisë së transmetimit të një qarku a një kanali. Matet në bps (bit për sekond) nëse qarku është dixhital dhe në Hz (cikle në sekond) nëse është analogjik.

BBS Akronim i Bulletin Board System, buletin elektronik në të cilin përdoruesit mund të lënë mesazhet e tyre. Shumë BBS kërkëjnë regjistrimin e përdoruesit.

Bit Shkurtim i b(inary) (dig)it. Njësia minimale e informacionit që përdoret nga kalkulatorët. Në formë binare, bit-i mund të jetë 1 ose 0 ose një kusht logjik i vërtetë ose i rremë. Një grup prej 8 bit përbën një byte (shih).

Bombim Ndërprerja drastike e proceseve funksionale të një kompiuteri; shpesh për shkak të një përdorimi të gabuar të hapsirave të memories.

Boot Ndezja e kompiuterit ose e startup.

BPS Akronim i "Bit Për Sekond". Bit në sekondë, përmasa e shpejtësisë së një modem-i.

Browser Software që i lejon përdoruesit të vizualizojë dokumenta HTML të nxjera nga World Wide Web, nga një rrjet tjetër ose nga vet kompiuteri i tij. Pjesa më e madhe e browser-ave janë edhe në gjëndje të hapin file audio dhe video. Kuptimi fjalë për fjalë do të thotë “shfletues”.

Byte Shkurtim i binary term. Njësi informacioni e përbërë nga një sekuencë prej 8 bit. Sasia e memories dhe aftësitë e memorizimit të një kompiuteri janë përgjithësisht të shprehura si shumfish të byte: kilobyte (1024 byte ose 1 KB), megabyte (1.048.576 byte ose 1 MB) apo gigabyte (1.073.741.824 byte ose 1 GB). Ekzistojnë edhe sisteme në të cilët byte-i është i përbërë nga më pak ose më shumë se 8 bit. Mos ngatërroni shkurtimin e byte, B e madhe, me atë të bit, b e vogël.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Fjalori i Internetit Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i Internetit   Fjalori i Internetit Icon_minitimeThu Feb 26, 2009 3:57 pm

C

Cache Pjesë e memories së kompiuterit, në të cilën ruhen përkohësisht disa të dhëna.

Carrier Furnizues shërbimesh telekomunikacioni i cili posedon çentrale komutimi (shih) në rrjet.

CERN Laborator europian i fizikës bërthamore në të cilin u zhvillua konferenca e parë mbi World Wide Web. Konsiderohet vendi i lindjes së teknologjisë WWW. Kërkimet mbi teknologjinë WWW dhe përcaktimi të standarteve relative i janë besuar tani World Wide Web Consortium-it (W3C http://www.w3.org).

Chat Bashkëbisedim në kohë reale midis shumë personave nëpërmjet kompiuterit.

Cyberspace Term i shpikur nga shkrimtari amerikan William Gibson, që tregon ambientet e reja virtuale të krijuara nga interaksioneve inovative sociale që ndodhin nëpërmjet komunikimit informatik.

Client Në një rrjet lokal ose në Internet, kalkulator që hyn në burime të rrjetit të bashkëndara apo të furnizuara nga një kalkulator tjetër i quajtur server (shih).

Cookie Bllok të dhënash (në format teksti) i memorizuar nga një server në Web mbi një sistem klient. Përdoren për të identifikuar përdoruesit, për të udhëzuar serverin të dërgojë një version të personalizuar të faqes Web që kërkohet, për të dërguar të dhëna të account-it të përdoruesit dhe për qëllime të tjera administrative.

Cracker Person që kalon përmasat e sigurimit të një sistemi informatik dhe arrin hyrjen e pa autorizuar. Përgjithësisht me qëllimin e vetëm të hyjë në sistem.

Cracking Veprim kopjimi ilegal i software tregëtar, duke dhunuar dhe thyer çelsat e mbrojtjes dhe regjistrimit të përdorura.

Crash Ndërprerja e një programi ose dëmtimi i një njësie të diskut. Një crash programi shkakton humbjen e të gjitha të dhënave të pa ruajtura dhe mund ta lejë sistemin operativ aq të paqëndrueshëm sa mund të ketë nevojë për një rindezje të kalkulatorit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Fjalori i Internetit Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i Internetit   Fjalori i Internetit Icon_minitimeThu Feb 26, 2009 3:57 pm

D

Database Është një bashkësi të dhënash. Përmban kërkimin, renditjen, rikombinimin, “shikimet” e shumfishta apo livelet e abstragimit të të dhënave që ndodhen poshtë. Përkthimi fjalë për fjalë është banka e të dhënave.

Decompression Metodë kodifikim/dekodifikim i sinjaleve që lejon të transmetojë (ose arkivojë) më shumë informacione se ato që ndryshe do të gjenin hapsirë fizike në memorie.

Dedicated Dispozitiv, program ose procedurë të rezervuara për një detyrë apo një funksion unik. Për shembull quhet “Linjë e dedikuar” një linjë komunikimi private e marrë me qira nga një shoqëri telekomunikacionesh.

Demo Version me përmbajtje funksionalisht të kufizuar i një software-i që shpërndahet falas për qëllime demostrative dhe reklamuese. Shkurtim i “demo(nstration)”, demostrim.

Desktop Zona e ekranit në të cilën shfaqen të gjitha dritaret e aplikimeve. Kuptimi fjalë për fjalë “tryezë”.

Dial-Up Lidhje me një rrjet PC e kryer nëpërmjet thirrjes telefonike.

Digital firm Rezultat i procedurës informatike e bazuar mbi një sistem çelsash asimetrik çift, një publike dhe një private, që i lejon nënshkruesit, nëpërmjet çelësit privat, dhe marrësit, nëpërmjet çelësit publik, të shfaqin dhe të verifikojnë prejardhjen dhe integritetin e një dokumenti informatik apo një bashkësie dokumentash informatik.

DNS Akronim i Domain Name System, sistem emërtimi i domain-it. Një PC i dedikuar me një database kryen konvertimin e emrit të host-it (shih) në një adresë IP (shih).

Domain Është pjesa e fundit e një adrese Interneti, si “.com”, “.it”, “.fr”, “.de” etj. Në gjeografinë e rrjetit, domaini kufizon dhe identifikon një pjesë të rrjetit. Identifikuesi i një host-i ripërmbledh hierarki të ndryshme domainesh dhe nëndomainesh.

Download Veprimi i transferimit dhe kopjimit të file-ve me natyrë të ndryshme nga një kompiuter tjetër në PC personal. “Shkarkim”

Driver Software ose seri udhëzimesh që i lejojnë kompiuterit të komunikojë me një dispozitiv tjetër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Fjalori i Internetit Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i Internetit   Fjalori i Internetit Icon_minitimeThu Feb 26, 2009 3:58 pm

E

E-mail Electronic mail ose postë elektronike. Metodë komunikimi e bazuar mbi kompiutera të lidhur në rrjet, në të cilin një a më shumë përdorues dërgojnë/marrin mesazhe elektronike duke përdorur një program drejtimi të postës elektronike.

Extranet Rrjete me teknologji Internet qëllimi i të cilave është të lidhin ndërmjet tyre në mënyrë të mbrojtur rrjete lokale gjeografikisht të largëta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Fjalori i Internetit Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i Internetit   Fjalori i Internetit Icon_minitimeThu Feb 26, 2009 3:58 pm

F

FAQ Akronim i Frequently Asked Question, pyetje të kërkuara shpesh.

Firewall Një dispozitiv hardware dhe/ose software që për motive sigurimi vendoset ndërmjet një rrjeti lokal dhe pjesës së jashtme, duke kryer funksionin e filtrit mbi paketat e të dhënave në hyrje dhe në dalje.

Freeware Program për kompiuter i furnizuar falas dhe shpesh i vënë në dispozicion në Internet ose nëpërmjet grupesh përdoruesish. Zhvilluesit e një software të tillë shpesh mbajnë ta gjitha të drejtat dhe përdoruesit nuk janë doemosdoshmërisht të lirë të kopjojnë apo shpërndajnë më tej programe të tilla.

FTP Akronim i File Transfer Protocol, protokoll (shih) për trasferimin e file-ve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Fjalori i Internetit Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i Internetit   Fjalori i Internetit Icon_minitimeThu Feb 26, 2009 3:58 pm

G

Gateway Konvertues protokolli. Një nyje specifike e aplikimit që lidh ndërmjet tyre rrjete me karakteristika të ndryshme. Konverton kodet e të dhënave dhe protokollet e transmetimit për të garantuar ndëroperimin.

GIF Akronim i Graphics Interchange Format. Format standart për file-at grafike në WWW. Shumë i përhapur sepse përdor një metodë kompresimi të integruar që zvogëlon përmasat e file-it.

GUI Akronim i Graphical User Interface, interface grafike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Fjalori i Internetit Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i Internetit   Fjalori i Internetit Icon_minitimeThu Feb 26, 2009 3:58 pm

H

Hacker Person hollësisht i aftë në analizën dhe përdorimin e sistemeve të kalkulatorëve. Shpesh e përdorur në sens negativ për të identifikuar ata që falë aftësive të tyre, hyjnë ilegalisht në sistemet e kalkulatorëve. Term amerikan i përkthyeshëm në shqip “ai që i fut duart gjithkund”. Shih edhe "cracker".

Hacker Crackdown Operacion policor i kryer në 1990 në SH.B.A. kundër hacker-ave informatik. E para në llojin e saj dhe më e zgjeruara e më e organizuara nga çdo përpjekje e mëparshme.

Home Page Faqja kryesore e një adrese interneti, nga e cila mund të niset navigimi.

Host Kompiuter, i lidhur në rrejt me kompiutera të tjerë, që zotëron informacione ose shërbime.

HTML Akronim i Hyper Text Markup Language. Gjuhë "e kodifikuar" për formatimin e faqeve web dhe distribuimin e informacioneve relative. Gjuha html kundrashënon tekstin dhe grafikën në një dokument, në mënyrë që të udhëzojë si browserat duhet të vizualizojnë elementet e mësipërm që tu përgjigjen veprimeve të përdoruesit. Kuptimi fjalë për fjalë: “Gjuhë markimi hiperteksti”

HTTP Akronim i HyperText Transfer Protocol, protokoll (shih) për transferimin e të dhënave në formatin hipertekstual.

Hypertext Përshkruan një tip eksplorimi interaktiv në linjë. Lidhjet e mbyllura në fjalë apo në fjalitë i lejojnë përdoruesit të selektojë tekstin (duke bërë klik me mouse) dhe të vizualizojë menjëherë informacionet dhe materialin e lidhur me të.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Fjalori i Internetit Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i Internetit   Fjalori i Internetit Icon_minitimeThu Feb 26, 2009 3:58 pm

I

IMAP4 Versioni i katërt i protokollit IMAP. Akronim i Internet Message Access Protocol. Protokoll në gjëndje t’i drejtojë mesazhet direkt në serverin e postës. Në këtë mënyrë është e mundur t’i hedhësh të gjithë mesazhet në server dhe të shkarkosh vetëm titullin e tyre. Protokoll tejet i përdorshëm nëse ke mesazhe që përmbajnë attachment me përmasa të larta dhe në rastin kur do t’i ndashë mesazhet mes shumë përdoruesish ose thjesht mund të hysh në kutinë e postës tënde nga kompiuter të ndryshëm.

Internet year Njësi matjeje kohore që i korespondon 7 vjet në botën fizike.

Intranet Rrjet lokal që –edhe pse nuk është e përdorshme nga jashtë– përdor teknologji Interneti.

IP (adresë) Numër binar me 32 bit (4 byte) që identifikon në mënyrë univoke një kalkulator host (shih) i lidhur me Internet dhe me kalkulatorë të tjerë, me qëllimin të arrijë komunikimin nëpërmjet transferimit të paketave. Nja adresë IP paraqitet në këtë formë: 212.141.53.165

ISDN Akronim i Integrated Services Digital Network, Rrjet digital me shërbime të integruar. Sistem transmetimi i të dhënave me linjë telefonike, nëpërmjet lidhjeve të veçanta. Garanton një shpejtësi më të lartë transmetimi.

ISP Akronim i Internet Service Provider. Furnizues i shërbimit për hyrjen në Internet, pa ndërmjetësinë e të cilit nuk do të ishte e mundur lidhja me rrjetin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Fjalori i Internetit Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i Internetit   Fjalori i Internetit Icon_minitimeThu Feb 26, 2009 3:59 pm

J

Java Gjuhë programimi e zhvilluar nga Sun Microsystems dhe përdoret për realizimin e aplikimeve të shpërndara në rrjet.

JPEG Akronim i Joint Photographic Experts Group. Standart i përhapur që përdoret për pamjet fotografike. Shumë browser web pranojnë pamjet JPEG si formati standart për vizualizimin e file-ave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Fjalori i Internetit Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i Internetit   Fjalori i Internetit Icon_minitimeThu Feb 26, 2009 3:59 pm

K

Kernel Pjesa qëndrore e një sistemi operativ. Drejton memorjen, file-at dhe periferiket, mban të azhornuar datën dhe orën, lançon aplikimet dhe cakton burimet e sistemit.

Klient Në një rrjet lokal ose në Internet, kalkulator që hyn në burime të rrjetit të bashkëndara apo të furnizuara nga një kalkulator tjetër i quajtur server (shih).

Kompresim Metodë kodifikim/dekodifikimi të sinjaleve që lejon transmetimin (ose arkivimin) të më shumë informacioneve nga ato që mund të kishin gjetur hapsirë fizike në suportin e memorizimit.

Komutim Modalitet komunikimi që përdor lidhje të përkohshme dhe jo të përhershme për shkëmbimin e informacioneve ndërmjet dy përdoruesve. Në rrjetet e kalkulatorëve komutimi i paketës i lejon të dhënave (paketa) të vihen në rrugë (komutuar) nëpërmjet stacioneve ndërmjetëse që, së bashku, shërbejnë për të lidhur dërgues dhe marrës.

Konvergjencë Midis disiplinash dhe teknologjish te ndryshme, për shembull kur komunikime telefonike dhe informatike konvergojnë në fushën e telekomunikimeve. Edhe “të arrijnë së bashku”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Fjalori i Internetit Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i Internetit   Fjalori i Internetit Icon_minitimeThu Feb 26, 2009 3:59 pm

L

LAN Akronim i Local Area Network, rrjet privat e kufizuar brenda 10 km për bashkëndarjen e burimeve (HD, printera, modem-a dhe periferike të tjera).

Logoff Procedurë dalje nga një kompiuter host. Edhe logout.

Logon Procedurë hyrje në një kompiuter host. Edhe login.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Fjalori i Internetit Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i Internetit   Fjalori i Internetit Icon_minitimeThu Feb 26, 2009 3:59 pm

M

Mailing List Listë emrash dhe adresash poste elektronike të grupuar nën një emër të vetëm. Duke dërguar një e-mail në adresën që përfaqëson të gjithë listën, dhe automatikisht ose me ndërhyrjen e moderuesit të mailing list, do të ridërgohet të gjithë pjestarëve të asaj mailing list.

MIME Akronim i Multipurpose Internet Mail Extensions. Standart që shtrin SMTP-në (shih) për t’i lejuar të dhënave me natyrë të ndryshme, të transmetohen nëpërmjet postës elektronike.

Modem Akronim i derivuar nga bashkimi MODulator-DEModulator. Dispositiv komunikimi që i lejon një kalkulatori të transmetojë nëpërmjet një linje telefonike standart, duke konvertuar sinjalin nga analogjik në dixhital dhe anasjelltas.

Motor kërkimi Program i arritshëm nëpërmjet rrjetit i cili është në gjëndje të indikojë dhe furnizojë, sipas kërkesës së përdoruesit, informacione të pranishme në Internet.

MP3 Shkurtim i Mpeg1 Layer 3, format që lejon kompresimin e file-ave zanorë duke mbajtur një cilësi të krahasueshme me atë të një CD audio.

MPEG Standart kompresimi të pamjeve në lëvizje.

Multimedialitet Kombinim i tingujve, grafikës, animacionit dhe videos. Për PC-në këta tipe të ndryshme të të dhënave nuk janë veç bit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Fjalori i Internetit Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i Internetit   Fjalori i Internetit Icon_minitimeThu Feb 26, 2009 4:00 pm

N

Nerd Në gjuhën rinore amerikane tregon një përson të fiksuar, të pafatë dhe pak jashtë mendjes. Shpesh identifikohet me “maniakun” e kompiuterit.

Network Sistem elementësh të ndërlidhur për të vendosur një komunikim lokal ose të largët (remot) (me zë, video, të dhëna, etj) dhe për të lehtësuar shkëmbimin e informacioneve midis përdoruesve me interesa të përbashkët. Mund të jetë i thjeshtë, me një kabëll prej pak metrash i shtrirë midis disa kompiuterave, ose kompleks, si qindra mijra kompiutera në të gjithë botën të lidhur me kabllo me fibra optike, linja telefonike dhe satelitë. Nga anglishtja “rrjet”.

Newbie Përdorues i ri dhe jo ekspert i rrjetit.

Newsgroup Grupe diskutimesh mbi tema specifike që gjenden në Internet. Për të lexuar mesazhet dhe të marrësh pjesë në diskutimet duhet të jesh i regjistruar në këto newsgroup.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Fjalori i Internetit Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i Internetit   Fjalori i Internetit Icon_minitimeThu Feb 26, 2009 4:00 pm

O

Off line Përshkruam kushtin se kur nuk je i lidhur në Internet (ose më përgjithësisht me një sistem telematik).

On line Ajo që është lidhur me një sistem telematik. Thuhet edhe për përdoruesit kur përdorin një kompiuter i cili vet është i lidhur.

Paralel Modalitet transmetimi të të dhënave dhe bit-ve të kontrollit njëkohësisht mbi fije të lidhura paralelisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Fjalori i Internetit Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i Internetit   Fjalori i Internetit Icon_minitimeThu Feb 26, 2009 4:00 pm

P

Password Bashkësi karakteresh alfanumerike që, të shoqëruara me një emër përdoruesi (user name), përcaktojnë në mënyrë univoke atë përdorues dhe e vërtetojnë për hyrjën në një seri burimesh. Nga anglishtja “fjalë kalim”.

PCMCIA Akronim i Personal Computer Memory Card International Association. Shoqatë konstruktorësh dhe furnizuesish e lindur veç me qëllimin për promovimin dhe përhapjen e PC Card. Kjo e fundit është një dispozitiv i heqshëm, e cila ka formën të ngjashme me një kartë krediti, e cila mund të përmabjë memorie të tipeve të ndryshme, një modem, një përshtatës për rrjete lokale ose një hard disk.

Plug in Program software që mund të integrohet në një aplikim më të madh për t’i dhënë funksione të mëtejshme. Për shembull në browserat mund të futen plug in për të ekzekutuar file (përgjithësisht animacione) që përkundrazi nuk do të mund të njiheshin nga browseri.

Plug 'n' Play Sistem që i lejon një PC të autokonfigurohet për të njohur dhe për të përdorur menjëherë komponente hardware të lidhur ose ndryshuar përgjatë funksionimit. Është e mundur të lidhësh me kompiuterin një monitor tjetër, një printer apo një modem pa e konfiguruar në sistemin operativ.

POP Akronim i Point Of Presence. Pikë hyrje në rrjet për tu lidhur me koston e një telefonate urbane.

POP3 Versioni 3 (ajo e tashme) e standartit Post Office Protocol. Protokoll (shih) për server (shih) në Internet që merr, memorizon dhe transmeton postë elektronike dhe për klient (shih) mbi PC që lidhen me serverin për të shkarkuar dhe të dërguar postë elektronike.

Portal Web site që ofron një gamë të gjerë shërbimesh: informacion, zbavitje, kërkim në Internet, blerje on-line, e-mail dhe hapsira web personale.

PPP Akronim i Point-to-Point Protocol. Protokoll (shih) për transferimin e të dhënave për të kryer lidhje telefonike, për shembull mes një kompiuteri dhe Internetit. PPP-ja ofron, në krahasim me protokolle të ngjashëm, një mbrojtje më të madhe për sa i përket sigurisë dhe ruajtjes së të dhënave përballë një trafiku më të lartë. Nga anglishtja protokoll pikë më pikë.

Protokoll Bashkësi rregullash standarte që lejojnë transferimin, marrjen dhe njohjen e informacioneve mes makinave.

Provider Shih ISP
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Fjalori i Internetit Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i Internetit   Fjalori i Internetit Icon_minitimeThu Feb 26, 2009 4:00 pm

Q

Qafë shisheje Shprehje që tregon limitet e kapacitetit të një sistemi në drejtimin e trafikut të të dhënave në kushte ngarkese të lartë.

Query Bashkësi instruksionesh për të nxjerrë të dhëna nga një database dhe për prezantimin e vet atyre për përdorim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Fjalori i Internetit Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i Internetit   Fjalori i Internetit Icon_minitimeThu Feb 26, 2009 4:01 pm

R

RAS Akronim i Remote Access Service. Software i Windows që lejon të arrish një hyrje remote në një kompiuter të lidhur në rrjet, dhe nga ai të lidhesh me Internetin, nëpërmjet modemit.

Rrjet shih "Network".

Robot Në botën e World Wide Web, janë gjëra të kuptuara përgjithësisht si programme që përshkruajnë të gjithë rrjetin në kërkim të informacioneve për t’i indeksuar në një motor kërkimi ose për të gjetur gabime në web-site-et.

Router Përgjatë një rrjeti komunikimi, dispozitiv që merr një paketë të dhënash dhe e dërgon në makinën pasuese përgjatë rrugës së dorëzimit. I përkthyeshëm me termin “rrugëzues”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Fjalori i Internetit Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i Internetit   Fjalori i Internetit Icon_minitimeThu Feb 26, 2009 4:01 pm

S

Serial Modalitet transmetimi të të dhënave në mënyrë sekuenciale mbi një linjë të vetme transmetimi.

Server Kompiuteri që përmban informacionin e nevojshëm për përdoruesit e quajtur klient. Komunikimi arrihet me kërkesën e një shërbimi nga ana e klientit dhe realizimin si vijim të detyrës nga ana e serverit.

SGML Akronim i Standard Generalized MarkUp Language. Gjuhë e përdorur për përshkrimin e gjuhëve të tjera strukturore të bazuara mbi kode për krijimin e dokumentave. Gjuha HTML, për shembull, përcaktohet (definohet) nëpërmjet SGML.

Shareware Software i mbuluar nga copyright, i shpërndarë mbi bazë të një prove para blerjes. Pas një farë periudhe kohe, kush dëshiron të vazhdojë të përdorë programin ftohet të paguajë për të marrë një version përfundimtar të atij programi (jo më “trial” apo “evaluation”).

SMTP Akronim i Simple Mail Transfer Protocol. Pjesë e TCP/IP (shih) për dërgim të mesazheve nga një kalkulator në një tjetër në një rrjet. I përdorur në Internet për të rrugëzuar postën elektronike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Fjalori i Internetit Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i Internetit   Fjalori i Internetit Icon_minitimeThu Feb 26, 2009 4:01 pm

T

TCP/IP (Protokoll) Akronim i Transmission Control Protocol/Internet Protocol. Protokoll për komunikimet mes kalkulatorëve. Është bërë standarti i faktit për transmetimin e të dhënave brenda rrjeteve, përfshi Internetin.

Telnet Protokoll që lejon të lidhesh dhe të punosh nga një kompiuter remot. Duke u lidhur me një sistem tjetër, përdoruesit mund të kenë hyrje në shërbimet e Internetit që mund të mos jenë të disponueshme në kompiuterin e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Fjalori i Internetit Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i Internetit   Fjalori i Internetit Icon_minitimeThu Feb 26, 2009 4:01 pm

U

Upload Të kopjosh dhe/ose të dërgosh një file nga kompiuteri yt në një sistem remot.

URL Akronim i Uniform (ose Universal) Resource Locator. Identifikues universal i burimeve, metodë standart për të komunikuar me një server në rrjet dhe t’i japësh adresa për të arritur një faqe Web ose komanda (ftp).

User name Identifikues me të cilin hyn në burimet (përgjithësisht të një rrjeti). Së bashku me passwordin përfaqësojnë kredencialet të një përdoruesi, me bashkimin e të cilave përdoruesi njihet nga sistemi.

USB Akronim i Universal Serial Bus. Metodë lidhjeje seriale për të lidhur periferike me një kompiuter. Standarti USB mund të lidhë me PC-në deri në 127 periferike (CD-ROM të jashtëm, printera, modem, mouse dhe tastiera) nëpërmjet një porte të vetme të përbashkët. Kjo është e mundur duke i lidhur gërshet periferiket.

UserID Shih user name.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Fjalori i Internetit Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i Internetit   Fjalori i Internetit Icon_minitimeThu Feb 26, 2009 4:02 pm

V

VGA Akronim i Video Graphics Adapter. Standart për interface-in video.

VPN Akronim i Virtual Private Network, rrjet privat virtual. Bashkësi nyjesh në një rrjet publik si Internet që shkëmbejnë të dhëna mes tyre duke përdorur një teknologji mbrojtjeje nga përgjime të mundshme nga ana e përdoruesve të pa autorizuar, sikur nyjet të ishin të lidhura nëpërmjet linjave private.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Fjalori i Internetit Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i Internetit   Fjalori i Internetit Icon_minitimeThu Feb 26, 2009 4:02 pm

W

WAP Akronim i Wireless Application Protocol. Protokoll i konceptimit të ri që lejon hyrjen në Internet nëpërmjet telefonit celular.

WebTV Sistem hyrjeje në World Wide Web dhe vizualizimi i faqeve Web në ekran televiziv nëpërmjet set-top box, kit i nevojshëm për të marrë dhe shkëmbyer të dhëna që përmban brënda edhe modem.

WWW Akronim i World Wide Web. Rrjet botëror i strukturimit të informacionit dhe i burimeve në modalitetin hipertekstual. Nëpërmjet përdorimit të protokolleve të ndryshëm, dhe përgjithësisht të gjuhës html lejon vizualizimin e pamjeve, filmimeve e zërave. Shërbim i krijuar nga CERN-i i Gjenevës. Kuptimi fjalë për fjalë: “rrjetë merimange botërore”.

@ "at" përdoret brenda një adrese poste elektronike për të ndarë emrin nga domain-i.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shpata

Shpata


Numri i postimeve : 79
Mosha : 111
Vendi : Chelsea
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 18/02/2009

Fjalori i Internetit Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i Internetit   Fjalori i Internetit Icon_minitimeSat Feb 28, 2009 5:26 pm

Meteor fylymy per ket fjalor qe na e sjelle ketu je ekspert per pc edhe politik e histori,e per sport svyn sen ajo eshte dobsia me e madhe qe kam pa te tiiiiii
katastrof njeri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Fjalori i Internetit Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i Internetit   Fjalori i Internetit Icon_minitimeSat Feb 28, 2009 10:54 pm

Shpata shkruajti:
Meteor fylymy per ket fjalor qe na e sjelle ketu je ekspert per pc edhe politik e histori,e per sport svyn sen ajo eshte dobsia me e madhe qe kam pa te tiiiiii
katastrof njeri

O Shpata s'ka gje,vetem lermeni te qete te fluturoje si zoge i lire ne qiellin e kaltert...hehehhe dobesi te duket ty futbolli se me top je rrit,vetem tash mua mos me ngucni se smarr vesh ne futboll
No
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Fjalori i Internetit Empty
MesazhTitulli: Re: Fjalori i Internetit   Fjalori i Internetit Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fjalori i Internetit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shkence & Teknologji :: Shkence & Teknologji-
Kërce tek: