Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Çmenduritë e shkencës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Çmenduritë e shkencës Empty
MesazhTitulli: Çmenduritë e shkencës   Çmenduritë e shkencës Icon_minitimeWed Mar 11, 2009 7:28 pm

Çmenduritë e shkencës

Shkencëtarët anembanë globit fla
sin çdo ditë për shpikje që shpesh
duken të pamundura për t’u arri
tur. Megjithëse, shumë prej tyre
ngelen projekte vetëm në letër, të tjera
janë bërë realitet.
Gazetat dhe filmat fantastiko-shkencorë
gjithashtu prej kohësh premtojnë se
një ditë do të arrijmë të përdorim robotin
që bën punët shtëpisë, makina fluturuese
dhe kompjuterë që flasin, apo terapitë
gjenetike ose kura për të zhdukur njëherë
e përgjithmonë sëmundje të trashëgueshme.
Në fakt, për më shumë se një
shekull njerëzimi ka parë që të mbërrijnë
disa prodhime teknologjike që deri pak
vite më parë dukeshin thuajse të pamundura.
Kështu, telefoni, makinat ose fotografia,
nuk mund të lindnin dhe të zhvilloheshin
vetë. Makina për shembull ka
pasur një periudhë zhvillimi për më tepër
se një shekull. Eksperimentet e para me
motorët me avull i takojnë fundit të viteve
1800, por më pas u braktisën dhe pa
shpikjen e motorit me djegie të
brendshme makina tashmë do të ishte
zhdukur. Kështu që edhe shpikje të tilla si
avioni super i lehtë dhe i shpejtë, si dhe
makina që “fluturon”, për të cilat kanë më
shumë se 50 vjet që punojnë, kanë vetëm
nevojë për kohë. Duhet vetëm durim. Ja
disa projekte që për momentin janë ende
“ëndërr”, por që njerëzit i presin me padurim.
Një robot që bën me kujdes punët
e shtëpisë, shtron tavolinën dhe vendos
në furrë tortën, nuk mungon thuajse kurrë
në shtëpitë e filmave fantastiko-shkencorë.
E kush nuk do ta dëshironte një të
tillë? Këtu është ndoshta më mirë të kemi
më shumë durim, sepse teknologji të tilla
janë akoma shumë larg. Po ai roje? I tillë
është kompjuteri i shoqërisë japoneze
ZMP, që ruan shtëpinë në raste të mungesës
së të zotëve të saj, duke u dërguar në
celular imazhet që merr në të gjithë shtëpinë
gjatë kohës që bën patrullimin.
Diçka më shumë se ai di të bëjë edhe roboti
me emrin Pearl, i kërkuesve të “Carnegie
Mecllon University” të Pitsburgut. Ai
është një robot infermier, që u kujton të
moshuarve që jetojnë vetëm në shtëpi për
të pirë ilaçet, i çon në banjë dhe i ndihmon
që të fusin rrobat në lavatriçe. Megjithatë,
vetëm prototipi ka kushtuar 100 mijë euro
dhe për ta vënë në përdorim duhet të
ndryshosh komplet mobilimin e shtëpisë.
Po kompjuteri me peshë të vogël që flet?
E në të vërtetë, bisedat me kompjuterin
janë akoma një ëndërr e bukur. Janë bërë
me mijëra prova të tilla me anë të softuerëve
të posaçëm, por problemi kryesor
është që në fakt nuk ekzistojnë dy persona
që i shqiptojnë germat në të njëjtën
mënyrë dhe për një kompjuter është
akoma e pamundur të njohë të njëjtën
fjalë të shqiptuar me dy ritme të ndryshme.
Një tjetër “dëshirë” e madhe e shkencës
janë edhe ilaçet dhe terapitë për
të kuruar sëmundje gjenetike apo që
dikur konsideroheshin të pashëru-eshme.
I tillë është ai kundër rënies dhe
dëmtimit të flokut. Kjo sëmundje që prek
mbi 80 për qind të seksit mashkull dhe
50 për qind atë femër duket se edhe për

PREMTIMET
Gazetat dhe filmat fantastiko-shkencorë gjithashtu prej
kohësh premtojnë se një ditë do të arrijmë të përdorim robotin
që bën punët shtëpisë, makina fluturuese dhe kompjuterë
që flasin, apo terapitë gjenetike ose kura për të zhdukur
njëherë e përgjithmonë sëmundje të trashëgueshme

DËSHIRA
Disa projekte që për momentin janë ende “ëndërr”, njerëzit i
presin me padurim. Një robot që bën me kujdes punët e shtëpisë,
shtron tavolinën dhe vendos në furrë tortën? E kush nuk do ta
dëshironte një të tillë? Këtu është ndoshta më mirë të kemi më
shumë durim, sepse teknologji të tilla janë akoma shumë larg

shumë kohë nuk do të ketë ilaç, sepse një
kurë përfundimtare nuk mund të ekzistojë,
pasi rënia e flokut shkaktohet nga
veprimi i hormoneve androgjene në folikulat
qime-mbajtëse. Për të ndaluar
rënien do të duhej të ndaloheshin androgjenët
që, për fat të keq të këtyre
njerëzve, kanë edhe shumë funksione të
tjera në organizëm. Gjithashtu, është e
vërtetë që gjenet përcaktojnë se kush
është i predispozuar të humbasë flokët
dhe kush jo, por bëhet fjalë për shumë
gjene të ndryshme.
Ndaj nuk mund të mendojmë për terapi
gjenetike, sepse nuk është vetëm një
gjen mbi të cilin duhet vepruar”. S‘na
ngelet gjë tjetër, për të gjithë ata që janë
tullacë, ndoshta është më mirë të dorëzohen,
duke vendosur në kokë parukën
e preferuar. Në shumë raste shpëtimi më
i mirë është terapia gjenetike. Qëkur biologët
kanë zbuluar sekretet e ADN-së,
është parë se dhjetëra sëmundje që janë
të trashëguara si talasemia ose distrofia
muskulore, u detyrohen mutacioneve të
një gjeni të vetëm, që për t‘i kuruar do të
mjaftonte terapia gjenetike: me pak fjalë,
injektimi i gjenit të shëndoshë në qelizat
e pacientit. E për herë të parë në vitin
1990, në një fëmijë që vuante nga një
sëmundje e rëndë e sistemit imunitar, kjo
strategji është një progres i madh në
fushën e mjekësisë, që do të lejojë të kurohen
sëmundje të rënda. Teknika parashikon
përdorimin e disa viruseve, të cilëve
u janë hequr disa gjene për t‘i bërë të
padëmshëm dhe në vend të tyre është
vendosur gjeni i “shëndoshë”. Virusi infekton
qelizat e sëmura dhe u “dorëzon”
atyre gjenin e shëndoshë. Megjithatë, në
disa raste terapia tregoi se kishte edhe
efekte anësore. Kështu, në eksperimentin
e kryer, terapia u bllokua shumë herë,
sepse nga 13 fëmijë që iu nënshtruan
terapisë, 3 prej tyre zhvilluan tumor. Por
përveç këtyre që përmendëm më sipër
është folur edhe për makina fluturuese?
Paul Moller, një inxhinier kanadez, eksperimenton
prej më shumë se 20 vjetësh
prototipa të makinave që fluturojnë,
ndërsa nga ana tjetër, “Terrafugia”, një
shoqëri e lindur nga Instituti Teknologjik
në Boston, ka deklaruar se në vitin 2009
do të nxjerrë në treg një mjet të përzier,
makinë dhe avion. Por, problemi më i
madh i makinës fluturuese ngelet siguria.
Një mjet i tillë transporti duhet të
përbëhet edhe nga pilotë automatikë,
për të mos i lejuar pilotët që nuk janë profesionistë
të bëjnë manovra të gabuara.
Por për ta bërë këtë, duhet një kompjuter
i fuqishëm, që sot kushton më shumë
se një aeroplan. E nëse trafiku do të zhvendoset
në qiell, do të duhej një sistem
kontrolli fluturimi, si ai që rregullon
qarkullimin e avionëve. Me pak fjalë, një
numër i madh kullash kontrolli të vendosura
në çdo qytet për të evituar që makinat
fluturuese të përplasen mes tyre dhe
shkaktojnë çorientim për avionët,
mundësi që deri tani duket e pamundur
për t’u realizuar. Për momentin, derisa
çmenduritë e shkencës të arrijnë të bëhen
realitet nuk na ngelet gjë tjetër veçse të
shpresojmë të ëndërrojmë.

TERAPIA GJENETIKE
Në shumë raste shpëtimi më i mirë është terapia gjenetike. Qëkur
biologët kanë zbuluar sekretet e ADN-së, është parë se dhjetëra
sëmundje që janë të trashëguara si talasemia ose distrofia
muskulore, u detyrohen mutacioneve të një gjeni të vetëm, që për
t‘i kuruar do të mjaftonte terapia gjenetike

ROBOTËT
Po roboti infermier, që u kujton të moshuarve që jetojnë vetëm në
shtëpi për të pirë ilaçet, i çon në banjë dhe i ndihmon që të fusin
rrobat në lavatriçe? Megjithatë, vetëm prototipi ka kushtuar 100
mijë euro dhe për ta vënë në përdorim duhet të ndryshosh komplet
mobilimin e shtëpisë

Qëkur biologët kanë
zbuluar sekretet e ADN-së,
është parë se dhjetëra
sëmundje që janë të
trashëguara si talasemia ose
distrofia muskulore, u
detyrohen mutacioneve të
një gjeni të vetëm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Çmenduritë e shkencës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shkence & Teknologji :: Shkence & Teknologji-
Kërce tek: