Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Viti 1913, kur Evropa coptonte tokat e Shqipërisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Viti 1913, kur Evropa coptonte tokat e Shqipërisë Empty
MesazhTitulli: Viti 1913, kur Evropa coptonte tokat e Shqipërisë   Viti 1913, kur Evropa coptonte tokat e Shqipërisë Icon_minitimeWed Mar 11, 2009 7:15 pm

Plot 94 vite të shkuara, në vjeshtën e
tretë të vitit 1913, shteti shqiptar, i
cili porsa kishte shpallur pavarësinë
dhe kishte krijuar një qeveri provizore nën
kryesinë e Ismail bej Qemalit me qendër
në Vlorë, po rrezikonte të copëtohej nga
lakmitë shekullore të fqinjëve të tij, si në
Jug ashtu edhe Veri. Në atë kohë, sipas
vendimeve të marra nga Fuqitë e Mëdha
të Evropës, ishte ngritur një Komisioni
Ndërkombëtar për caktimin e kufijve të
Shqipërisë, i cili gjatë punës së tij, sidomos
në Jug të vendit tonë me Greqinë, po
ndeshej me lloj-lloj pengesash dhe intrigash
të qarqeve shoviniste greke, të cilat
me çdo kusht kërkonin të merrnin territore
të mëdha tokash shqiptare. Madje
orekset e tyre shkonin aq larg, sa që ata
pretendonin se pjesa e popullsisë
ortodokse të Beratit, që fliste greqisht, ishte
popullsi greke. Jo vetëm kaq, por në atë
kohë qeveria greke i dërgonte një notë
proteste Austro-Hungarisë dhe Italisë, me
anë të së cilës u bënte të ditur atyre se
ankesat që ata kishin bërë në adresë të
Greqisë për dëbimin me dhunë të popullsisë
shqiptare të Jugut, apo siç e konsideronin
ata "Vorio-Epirit", ishin të pabaza
dhe nuk qëndronin. Po në të njëjtën situatë
që asokohe ndodhej popullsia shqiptare
në Jug të vendit, gjendeshin edhe
shqiptarët që jetonin në trojet e tyre etnike
në Veri të Shqipërisë, e cila përballej me
terrorin e masakrave serbo-malazeze. Të
gjitha këto dhe të tjera ngjarje të ndodhura
në territoret shqiptare të atyre viteve,
janë pasqyruar gjerësisht në disa numra
të gazetës "Perlindja e Shqipëniës", e
muajve nëntor-dhjetor 1913, cila botohej
në Vlorë nga patrioti Dhimitër Berati. Disa
prej atyre shkrimeve të botuara asokohe
nga ajo gazetë, po i publikojmë më poshtë
në këto faqe të rubrikës sonë historike,
duke pretenduar për të sjellë sadopak një
panoramë të ngjarjeve të atyre viteve, të
cilat në një farë mënyre ngjajnë me gjendjen
ku ndodhet sot Kosova dhe viset e tjera
shqiptare, të cilat u ndanë padrejtësisht
nga trungu mëmë prej politikës së padrejtë
të Fuqive të Mëdha evropiane të
atyre viteve.
"Perlindja e Shqipëniës":
Greqia dhe caktimi i kufijve
të jugës
Kur e panë të dy qeverritë dorëzane,
Austro-Hungaria me Italin, se fqinjët tanë
nga ana e jugës përpiqen me ç'mundin
për ta ndaluar veprën e Komisionit
Ndërkombëtar, i cili ishte duke zbuluar të
vërtetën e duke ndarë kufinjtë sipas urdhrave
të saj, vendosën t'ja kujtojnë
qeverrisë së Athinës se qysh punon ajo,
nuk punohet mirë, se vendimet e Konferencës
së Londrës nuk do të lëvizen as me
një gisht nga vendi i tyre. Italia dhe Austro-
Hungaria duke i thënë këto fjalë Greqisë,
nuk punonin kundër anëtarit të tretë
të Trilidhjes. Gjermania, për të mos dhanë
asnjë shkak atyne që kërkojnë të thonë se
mendimi i saj nuk asht i një mendimi me
atë të Vjenës dhe të Romës në punët e
kufinjëve të Shqipërisë së jugut, i mbësh-
Viti 1913, kur Evropa
coptonte tokat e Shqipërisë
teti kërkimet austro-italiane duke e
këshilluar, miqësisht, Greqin, që të mos
bëjë punëra kundër dëshirës së nomshme
(ligjeve, shënim ynë), që kanë dy
Fuqitë e tjera të Trilidhjes. Thonë se edhe
Ingliterra me Rusin e paskan këshilluar
Greqin në mënyrën e Gjermanisë. Vetëm
gazetat e Francës gjetën fjalë për t'a qortuar
notën italo-austriane. Nota është e
ashpër dhe qëllon t'a friksojë Greqin. Fuqitë
e Trikuptimit nuk din gja për notën
austro-italiane se tjatër lloj do të mos u
kishin dhanë leje këtyre qeverive, të cilat
me çështjen e Shqipërisë, bëjnë lojën e
vet, që t'ë i thonë Greqis të gjitha ato që i
thanë, e sa e sa të tjera. Së këtejmi dolli
edhe një polemik e ashpër midis shtypit
të Francës dhe shtypit të Italisë, polemikë
e cila gjer më sot akoma nuk ka marrë
fund. Greqia, në notën që i dërgoi Austro-
Hungaris dhe Italisë, proteston kundër
atyre që thonë që qeveria greke, me sjelljet
e saj të liga, i ka dhënë dërmën popullsisë
së Epirit: (bëhet fjalë për masakrat
çnjerëzore të andartëve greke në Shqipërinë
e Jugut. Shënimi ynë),: thotë se
manifestimet dhe ndjenjat atdhetare që
treguan vendasit ndër të gjitha viset që
vizitoi Komisioni, u banë prej vetes dhe
kaq me një shpejtësi sa nuk pat qeveria as
më të voglën nevojë për t'i shtyrë a për t'i
ndihmuar; ato që ngjanë në Korçë dhe në
katunde të tjerë, ku u shfajësua më tepër
ndërgjegjia kombëtare e popullsisë, banë
që Komisioni të shohë vetë se sa e fuqishme
asht lidhësia që bashkon këtë
popullatë me atdheun mëmë, me Greqinë.
Komisioni, thotë ndaj, që në krye të
punës, kundër vendimeve të Konferencës,
nuk banë tjetër veçse të shohë se
ç'gjuhë flet vendi. Pastaj qeveria greke,
numëron shumë fakte kundër disa
anëtarve të Komisionit, të cilët nuk
punojnë më në një mënyrë të pëlqyeshme
për Greqinë; nuk thonë se vendasit
kanë qenë dhe janë Grekër, pra duhet që
ato vise t'i ngelen Greqisë. Po të mos soset
puna e Komisionit gjer më 30 të nandorit
(1913, shënimi ynë), thotë nota më në
funt, faji nuk asht i qeverrisë greke, sepse
ajo kish dhanë edhe i përsëriti, tash vonë,
urdhrat e saj për t'ia lehtësuar punimet
Komisionit. Ato që thotë Greqia në këtë
notë, janë sende që rrëzohen pa shtyrë.
Fajet e saj nuk mund t'i mbulojë me fjalë.
Ç'ka bërë dhe po ban në viset që ka zënë,
i kemi treguar shumë herë në shtyllat e
kësaj gazete, duke dëftuar emrat dhe kohën
e vendin ku kanë ngjarë ato punë
kundra të cilave jemi qarë ne dhe, qeveritë
dorzanë, kanë protestuar në Athinë.
Faji i fajtorit nuk lahet duke thanë: s'kanë
të drejtë ata që qahen kundër qeverrimit
tonë. Sa për të sharat që u hedh përfaqësuesëve
të Austrisë dhe të Italisë, Z.
Doughty Wyllie, Kryetar i Komisionit, i
telegrafoi qeverrisë së vet dhe i tha se të
thanat e qeverrisë greke kundër disa delegatëve,
janë krejt të gënjeshtërta duke
provuar me këtë se Anglia nuk kupton të
punojë si punon kjo. Këto fjalë të paqme
dhe të drejta të Kryetarit të Komisionit,
bënë përshtypje në Angli dhe e shtërnguan
mendimin e atyne t'atjeshëm që ta
shohin të drejtë hapin i Italisë dhe të Austro-
Hungarisë n'Athinë. Në përgjigjien e
Greqisë, shohim një gjë tjetër fort për të
vënë re. Thelbin e notës austro-italiane,
Greqia nuk e cënon aspak. Ky thelb, asht
me dy pika: 1) Më 31 të dhjetorit ushtria
Greke duhet të dalë prej të gjitha viseve të
mbetme në Shqipëri dhe 2) Do të mbeten
në Shqipëri të gjitha ato fshatra ku nuk
mundi Komisioni t'a bajë mjaft mirë
punën e vet. Zoti Panas, në përgjigjien që
i dha notës austro-italiane (përgjigjia e cila,
duke shpresuar që të sjell një ndryshim
në mendimin e dy qeverive, u bë me të
shkrojtur, me gjithë kërkimet austro-italiane
u thanë me gojë), nuk tha asnjë
gjysëm fjale mbi këto dy pika me shumë
rëndësi. Ngjan se Greqia, ma parë se të
tregohet e zonja dhe të kundërshtojë
kërkesat e drejta të Italisë dhe të Austrisë,
desh t'a njoh mendimin e Fuqive të Trikuptimit
mbi këtë çështje. Kuptohet vetiu
se ky mendim nuk mund të jetë kundër
mendimit të qeverive të Vjenës dhe të
Romës, sepse këto qeveri, s'banë tjetër
veçse t'ia kujtojnë Greqisë vendimet e
Konferencës së Londrës, vendime të
pëlqyera edhe prej Trilidhjes edhe prej
Trikuptimit. Do të tregohet vallë Franca,
Rusia apo Anglia kundër vendimeve të
para? Do të dojë vallë Sër Eduard Grey që
të shkelet themeli i marrëveshjes të cilin
mezi mundi ta gjejë në mes të atyne që
mbështesin të drejtat e Shqipërisë dhe të
atyne që mbronin kërkesat e Greqisë? Kjo
nuk asht për t'u besuar. Veç Anglisë, ngjan
se edhe Rusia nuk asht në mëndjen e
atyne që kërkojnë, me një konferencë të
dytë, t'i prishin vendimet e së parës. Të
thanat e zotit Kokozeff, duhet t'i ulin
kokën përpara vullnetit të Evropës, ashtu
si bani edhe Serbia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Viti 1913, kur Evropa coptonte tokat e Shqipërisë Empty
MesazhTitulli: Re: Viti 1913, kur Evropa coptonte tokat e Shqipërisë   Viti 1913, kur Evropa coptonte tokat e Shqipërisë Icon_minitimeWed Mar 11, 2009 7:15 pm

Kur të gjithë Fuqitë e
Mëdha, mbështjellur në Londër mundën
që të mirkuptoheshin për punën e krijimit
të shtetit shqiptar të pavarur dhe për
kufijt e tij gjithësisht, qysh nuk do të mundin
anëtarët e Komisionit të pajtohen për
çështje që nuk një rëndësi aq të madhe?
Kështu thosh Kryetari i Këshillës Ruse dhe
lajmet e sotme e vërtetojnë se, pasi u fol
gjërë e gjatë për prishjen e Konferencës së
Londrës e për mbajtjen e Konferencës
përsëri, po, të gjitha fuqitë e mëdha, janë
të mirëkuptuara dhe në një mëndje që
themeli i vendimeve t"Evropës për punën
e kufinjve të jugës, të mos tundet dhe
Komisioni i Kufizimit, pas urdhrave që ka
nga konferenca dhe pas atyre që marrin
tani, delegatët, secili prej qeverrisë së vet,
duhet ta mbarojë punën gjer në fund të
këtij muaji dhe çështja shqiptare të jetë
mbaruar së gjithash gjer më 31 dhjetor të
muajit tjetër.
Grekët e Beratit
dhe zoti Zograf
Sundimtari i përgjithshëm i Janinës,
Gjergj Zografi, prej Qestoratit t'Sunxhit të
Sundimtarisë s'Gjinokastrës, i tha korre-
Z. De Zessen, mbi çështjen e Epirit e të
Komisionit Ndërkombëtar për të shënuar
kufijtë e Shqipëris së Jugut, këto fjalë të
cilat i morrëm nga fletorja Greke "Nea
Imera", :"Faj i vërtetë u ba kundra Epiriotëvet,
Greqia e shtytur prej ca Fuqive të
mos rëndojnë Evropën, ndaloi vajtjen e
ushtrisë përpara duke mos lënë në fat të
tyre Grekët (siç) e Sanxhakut t"Beratit, të
cilëve numri u arrin gjer më 40 mijë. Për
shpagim kundra çdo padrejtësie la te Shqipëria
vise të liruara prej Greqis dhe të
cilëvet vendasit janë më të shumtit
Grekë". I mjeri "Temp" i Parisit ç'të vërtetë
pret. Zoti Zograf, vendasit e qytetit të Beratit
e të gjithë të rrethit të tij, i quan Grekë.
Po nga se? Me doemos nga gjuha. Në Berat
flasin pra greqisht pas mendjes së zotit
Zograf dhe në Myzeqe prapë greqisht. Por
le të marrë vesh zoti De Zessen të vërtetën
prej nesh dhe jo prej zotit Zograf, i cili
megjith se është shqiptar dhe bir shqiptari,
ka mohuar kombësinë e tij dhe të
tjerëvet, që vendasit e Beratit dhe të
Myzeqesë janë kaq Grekë, sa janë vendasit
e Parisit Grekë a Shqiptarë dhe gjuhën
Greqishte e dinë kaq, sa dinë vendasit e
Parisit greqishten a shqipen. Dhe vërtet.
Mania, me qenë se është një sëmundje, e
cila, për shkak ka trazimin e turbullimeve
të trurit, shfaqet me një farë mënyrë që i
pushtuari prej kësaj, çdo mendim e çdo
ndjenjë i ul përpara një gjëje që ka në
mendjen dhe dëshiron. Njeriu i shëndoshë
në sheh ëndrra, sheh vetëm kur fle:
por, i marri, ay që vuan prej manisë dhe
ndiqet si lopa prej zegalit, sheh dhe ditën,
kur qan, kur ha dhe kur flet. Po j'arrin vallë
kësaj gjëje që dëshiron ky trup truthar?
Kurr. Ëndërra e tij, atëhere përmbushet
kur merr funt jeta e tij. Grekët e vjetër duke
mos pasur bar (ilaç, shënimi ynë), të
posaçëm për të shënuar maninë, i dërgonin
ata që vuanin prej kësaj sëmundje në
Angli, ku gjendesh një bar i quajtur elevor,
të cilin e hanin dhe shëndosheshin. Por
ne Shqiptarët, të tillë bar, për fat t'ë keq
për ata që vuajnë si Avdhirët e kohës së
vjetër prej manisë, s'kemi veç tombrukun
e manastiret. Të shtytur, pra, prej një të
këtillë s'mundej, ca grekomanë të këtushëm,
duke pandehur se rrojmë nën një
qeverri jo shqiptare, por turke, të cilën e
kishim, me anë të Patriakanës, klloçk e
lodër të vollit të tyre, ngrihen varg e viz
e shtetit shqiptar dhe ky shtet u ba. Jemi
të siguruar se do të përparojë ky shtet dhe
gjendja e tij do të forcohet. Qeveria e
Përtashme, e formuar prej Shqiptarëve në
një çast të rrezikshëm, qëndroi dhe ky
qëndrim i fortë, me gjith që kishte mundime
të mëdha nga ana e parave, e ushtrisë
dhe ish e qarkuar nga të katër anët
nga armiq që deshën humbjen e saj, na
provon se Shqipëria, me një qeveri të fortë
do ta sigurojë përparimin e vet për gjithmonë.
Çështja e princit, asht duke u
zgjidhur dhe për pak kohë do të marrë
fund për gëzimin t'onë dhe për lumturinë
e Shtetit të Ri.
Terrorizmi ndër vendet e
zaptuara nga Serbërit dhe
Grekërit
Një gazetë inglize, "Mançester Guardian",
boton sende të tmerrshme që asht
duke bërë Qeverria serbe ndër vise që ka
pushtuar të cilat, sikundër vërteton edhe
kjo fletore, sundimi i Serbis po shifet që
asht më i ligë se i Turqisë. Kjo gazet, e cila
asht ndër ma të vjetrat e serioze fletore liberale
t'Anglis, boton një nom (ligj, shënimi
ynë), ushtruar të rreptë që Serbia e ka
vunë në veprim në Shkup e në Manastir,
me të cilin dënohen me pesë vjet burg e
me shterngesë punimi (punë të detyruar,
shënimi ynë), krejt ata njerëz që s'i dëftojnë
qeveris kryengritësit e me dhjetë vjet
e shtërngesë punimit ata që guxojnë të
flasin një fjalë kundra nëpunësve. Një nyj
(nen) i këtij nomi të jashtëzakonshëm i jep
të drejtë prefektëve që me përba doemos
nome të policis e me vendos ndëshkime
jo më të mëdha se me tre vjet burg e shtërngesë
punimi për ata që prishin nomet.
Serbia, thotë gazeta, nuk asht një vent
me njerëz të qytetëruar dhe 80 % të atyre
që rrojnë në Serbi janë analfabetë. Tani
lypset për t'i dhënë viseve të zaptuara
sundimtar e nëpunës të cilët gjenden po
thuaj në një shkallë me shumicën e popullit.
Serbisë, ata ma të mirët nuk duan t'i
shkojnë në mërgim, në Maqedoni, e nga
kjo rrjedh që nëpunës të cilët s'njofin as
dijnë qeverrim as administratë të marrin
detyra si me qenë mbretëra të dytë. Këto
gjëra janë të përshkrueme nga një ministër
protestant i cili pau me sytë e tij gjendjen
e atyre viseve. Se çdo katër o pesë fshatra
kanë në krye të tyre një nëpunës i cili ka
gjashtë o shtatë të tjerë nën urdhërat e tij;
krejt njerëz të cilët jeta e tyre asht plot me
të liga që kanë punuar. Këto duke pasur
për shkak të shkelin shtëpiat e fshatrave
për me kqyrun mos kan armë e vjedhin e
rrëmbejnë krejt se ç'gjejnë të çmueshme.
Populli asht i shkelur në një mënyrë të
poshtër e ligësinat janë në urdhër të ditës.
Në një fshat prej njëqind e dhjetë familje
ka qenë shtërnguar të paguaja 6000 franga
të dhanuna (vergji) dhe tani i kërkojnë
edhe 2000 të tjera. Prifti i këtij fshati për të
mos qenë i çatdhesuar ka qenë shtërnguar
të paguajë 1500 franga. Kurbetçinjt
e ngratë që kthehen nga Amerika janë të
shtërnguar të paguajnë 200 gjer në 400
qind franga për me pasur lejen që të kthehen
në shtëpitë e tyre e mbi këtë lypset të
shtohet edhe terrorizmi i çetave të komitëve
të mbledhur nga qeveria, të cilët
janë thirrur për të terrorizuar popullin.
Edhe ndër vise të zaptuara nga grekërit, si
kundër shkruan gazeta, nuk venë punët
ma mirë. Ndër rrethet e Selanikut gjinden
afër 3000 bullgarë të burgosur vetëm për
një dyshim dhe për shkakun që janë nga
kombësia bullgare. Numri i atyre që janë
në burgjet e ishujve asht ma i madh. Këto
kanë qenë të burgosur qysh në korrik e
janë duke pritur edhe që të gjykohen nga
gjyqi ushtarak. Disa prej tyre kanë vdekur
në burg. Gazeta thotë që po të kishin vepruar
në këtë mënyrë turqit, Evropa do të
ishte ngritur kundra tyre, por lypset të
besojmë që Serbia dhe Greqia qenkan
tepër të pushtetshme që të qortohen, dhe
qenkan të nderuara mizoritë kur po
bëhen nga të krishterët. Këto se
ç'shkruajmë kanë arritur që t'i shohin të
huajt po ç'kanë parë vëllezërit tanë që e
pësuan e janë duke pësuar ligësirat e Serbëve
dhe Grekërve?
Caktimi i kufijve të
Shqipërisë së Jugut
Dëshirojë që t'i paraqesim lajmet q'i
japin gazetës "Temps" korrespondentët e
saj nga Shqipëria e Jugut. Shifet nga këto
lajme që merre "Temps"-i, se ç'ngatërresa
përdorin grekët në çështjen e kufinjëve
me gjith që gazeta e Parisit është vegla më
e parë e intrigave greke dhe serbe: Më 23
të këtij muaji i telegrafojmë "Temps"-it
nga Janina që populli i Brondarit ka protestuar
kundra atyre mënyrave që po sjell
Komisioni i Caktimit të Kufinjëve të Shqipërisë
së Jugut duke u qarë, përveç të
tjerave, që kavasët e komisionit kane qenë
përpara disa kohe anëtarët e një çete që
ka mbytur një gruas në Borovë. I kanë bërë
të ditur edhe kryetarit të komisionit që
sjellja e ca anëtarëve (!!!) asht duke shtuar
zëmërimin që mbretëron në këto vise e që
një zakon, që s'mund të prishet, ndalon
të piqen, të huajt me gratë e tyne. Kryetari
i është përgjigjur se janë duke i dhënë
shumë rëndësi disa ngjarjeve pa shkak e
që i vjen keq që ky zakon i sjell ndalime
punës së komisionit e që asht gati me politikën
që kur komisioni të flasë me gra, të
gjindet kryeplaku i fshatit o një prift ne
mes. Prap më 23 të këtij muaji gazeta
"Temps" merr një tejshkrim prej Kolonje,
nga korrespondenti i saj ku thotë se Komisioni
Ndërkombëtar ka vizituar fshatin e
Qafëzezit. Vështrimi që u ba në këtë fshat
qe i shkurtër mbasi komisioni kërkoi
vetëm nga disa fshatarë që t'i shohë e të
flasë me grat e tyre, por ato j'u përgjigjën
që gratë gjinden në fushë duke punuar.
Komisioni mbasi hëngri drekën vazhdoi
udhëtimin e tij e vizitoi fshatin Shtika. Fshatarët
duke pas marrë vesh që kanë ngjarë
skandale (punë të liga), ndër viset e
Brondanit që kish vizituar komisioni, ishin
tepër të pezmatuar. Delegatët u pritën
me britma e me të thirrura: "Bashkim a
Vdekje". Mbasi kërkuan anëtarët e komisionit
më parë gratë e fshatit, ju qe
përgjigjur: "Na jemi grekë, ç'doni ju me
dijtë ma tepër? Na s'jemi shqerra për t'u
shitur". Komisioni qenka nisur menjëherë
dhe ka vajtur në Ersekë. Sot në
mëngjez fshatarët e Qafëzezit kanë vajtur
te qeveritari i kazasë dhe kanë protestuar
kundra sjelljeve të një anëtari të komisionit
i cili duke shërbyer si përkthyes
kolegëve të tij, po u jepka më tepër fytyrë
zemërimi përgjigjieve të fshatarëve, e sidomos
atyre fjalëve që i përkasin çështjes
së grave të cilat s'flasin veç se Shqipes.
Gazeta "Temps", këto komedia të
grekëve i boton si me qenë telegrafuar
nga korrespodentët e saj; por fletore të
tjera këto lajme, identike, na thonë q'u
dhanë nga një komunikatë e e Agjensisë
së Athinës. "Corriere de la sera" e komenton
këtë lajm në këtë mnyrë: kjo komunikatë
nga burime greke merret në kuptim
ma tepër sepse po vërtetohet që Komisioni
Ndërkombëtar për kufijtë e Shqipërisë,
ndër sa vende që shkon
s'mundet me mbarue vështrimet e saj si
duhet mbi karakterin etnik të banorëve,
nga shkaku i pështjellimeve dhe të dëshmive
me të trembur të filoelenëve;
mënyra e të cilëve, sikur thoshte dje një
tejshkrim i Agjensisë "Stefan" nga Manastiri,
asht asi lloji që besohet shumë
mir që kërkohet m'e i dhanë një fytyrë
greke fshatrave që janë Shqiptare".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Viti 1913, kur Evropa coptonte tokat e Shqipërisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tokat e rrezikuara të Jugut të Shqipërisë...!
» Historia e Shqiperise e filmuar !
» Epiri , pjesë e Greqisë apo e Shqipërisë ?
» Mendimet tuaja per politikanet e Kosoves dhe ata te Shqiperise!
» Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale (Nga Koco Danaj)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Shqiptaret-
Kërce tek: