Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Qemal Stafa

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Qemal Stafa Empty
MesazhTitulli: Qemal Stafa   Qemal Stafa Icon_minitimeSun Apr 05, 2009 7:05 am

Qemal Stafa
Qemal Stafa (Brutus) lindi në Elbasan më 20 mars të vitit 1920 në një familje patriote; vdiq më 5 maj 1942.

Ishte figurë e shquar e lëvizjes dhe e Luftës ANÇ. Nxënës në gjimnazin e shtetit të
Shkodrës, hyri në një nga celulat e qytetit, mori pjesë në lëvizjen revolucionare të rinisë, u
bë një nga drejtuesit e shoqërisë jashtëshkollore Besa Shqiptare. Në Tiranë u lidh me Vasil Shanton, u organizua në GK të Shkodrës (1937) dhe së bashku me Vasil Shanton zhvillon veprimtari revolucionare, lidhet me punëtorët, organizon aksione të rinisë shkollore.
Në janar 1939 u arrestua e u dënua me burgim nga gjyqi që regjimi i Zogut.

Në gjyq nga i akuzuar u kthye në akuzues i regjimit e rendit feudalo-borgjez. Në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë arratiset nga burgu dhe bashkë me Vasil Shanton organizon qëndresën antifashiste, punon pa u lodhur për tërheqjen e rinisë në luftë kundër
pushtuesit të huaj. Vijoi përkohësisht studimet në Itali dhe pas kthimit në atdhe u hodh në ilegalitet. Kreu me sukses shumë detyra të rëndësishme për organizimin e forcimin , për luftën e armatosur kundër pushtuesve fashistë e tradhtarëve të vendit, për demaskimin e shpartallimin e elementëve përçarës etj. U rrethua nga fashistët në Tiranë dhe duke luftuar heroikisht u vra në 5 maj 1942. Është përfolur se Enver Hoxha kishte gisht në vrasjen e tij.

Qemal Stafa ishte dhe letrar i talentuar. Krijimtaria e tij u takon kryesisht viteve të rinisë. Shkroi tregime, skica e vjersha, një pjesë e të cilave u botuan me pseudonimin Brutus në shtypin përparimtar të kohës. Radhitet ndër letrarët e rinj realistë të viteve 30. Në shkrimet e tij u ngrit kundër realitetit shoqëror të kohës, vuri në qendër njerëzit e thjeshtë që vuanin nga padrejtësitë shoqërore, dha portrete të luftëtarëve e të njerëzve me karakter të fortë që nuk mposhten nga vështirësitë, që luftojnë për një botë të re. Në një varg shkrimesh me karakter publicistik Qemal Stafa paraqiti haptazi idetë e tij revolucionare me pjekuri e bindje.

Trashëgimi i tij letrar është përmbledhur në vëllimin "Qortimet e vjeshtës"(1961).
Pas Çlirimit emrin e Qemal Stafa e mbajnë rrugë e sheshe, shkolla e institucione, qendra pune e reparte ushtarake. Në kryeqytet, në sheshin që mban emrin e tij,
është ngritur busti i heroit. Dita e rënies së Qemal Stafës përkujtohet si Dita e Dëshmorëve


Tituj të veprave




•Qortimet e vjeshtës (1961 - vëllim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Qemal Stafa Empty
MesazhTitulli: Re: Qemal Stafa   Qemal Stafa Icon_minitimeSun Apr 05, 2009 12:26 pm

Qemal Stafa ishte revulucionari shqiptar aso kohe ai mori pjese ne shume levizje atdhetare. Si nxenes ai eshte marre me veprimtari revululucionare, ku ka shkruar edhe vepren Qortimet e Vjeshtes.
Me gjithese ai nuk jetoi gjate sepse ate e vrane fashistet te cilet e rrethuan ne Tirane me 5 maj 1942, por edhe pse jetoi pak ai ishte revolucionar ne rrugen drejt lirise.
Qemal Stafa Qs
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
 
Qemal Stafa
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Histori-
Kërce tek: