Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Bajram Curri

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Bajram Curri Empty
MesazhTitulli: Bajram Curri   Bajram Curri Icon_minitimeSun Apr 05, 2009 7:09 am

Bajram Curri
.Bajram Curri lindi më 1862 në Gjakovë; vdiq
më 29 mars 1925 në Dragobi. Ka qenë atdhetar e demokrat
i shquar revolucionar, udhëheqës i lëvizjes për
çlirimin e bashkimin kombëtar të vendit, Hero i
Popullit.

U brumos me idetë e Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit. Ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare
të Pejës të viteve 1899-1900. Udhëheqës i
lëvizjes antiimperialiste në Kosovë dhe një nga
prijësit kryesorë të Mbledhjes së Ferizajt, të
korrikut 1908, ku përkrahu kërkesën për vendosjen e
kushtetutës. Ndihmoi në themelimin e klubeve e të
shkollave shqipe në Kosovë, mbrojti alfabetin e gjuhës
shqipe të vendosur në Kongresin e Manastirit. Nënkryetar
i klubit "Bashkimi" të Shkupit nga viti 1908. Ndihmoi kryengritjen
e armatosur të Malësisë së Mbishkodrës të
vitit 1911, u bëri një qëndresë të fortë
ushtrive osmane në Qafën e Morinës.

Në maj
të vitit 1912 u bashkua me vendimet e mbledhjes së Junikut,
mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të
armatosur, u shqua si një nga komandantët e talentuar
popullorë që theu ushtritë osmane në Qafën e
Prushit e në fushën e Kosovës. Së bashku me Hasan
Prishtinën, Isa Boletinin e Idriz Seferin në krye të
forcave kryengritëse hyri në Shkup, duke çliruar nga
zgjedha osmane gjithë vilajetin e Kosovës. Pas 1912 punoi
në Kosovë për mbrojtjen e shtetit të pavarur
shqiptar. Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e padrejta të
Konferencës së Londrës të 1913 që lanë
jashtë kufijve të shtetit shqiptar Kosovën dhe vise
të tjera shqiptare dhe luftoi për bashkimin e tyre me
atdheun. Në vitin 1913 qe një nga drejtuesit e kryengritjes
së armatosur popullore në Kosovë kundër
zgjedhës serbomalazeze. Në vitin 1914 mori pjesë në
luftën kundër veprimeve antikombëtare e separatiste
të Esat Pashë Toptanit në Durrës.


vitin 1918 u zgjodh anëtar i Komitetit "Mbrojtja Kombëtare e
Kosovës" dhe u bë një nga udhëheqësit e tij
kryesore. I ngarkuar nga ky Komitet, i dërgoi një
protestë Konferencës së Paqes në Paris (1919)
në të cilën kërkonte që të njiheshin
të drejtat e Shqipërisë dhe që popullsisë
shqiptare në Kosovë t'i jepej e drejta të shprehte
lirisht aspiratat kombëtare. Më 12 dhjetor 1920, i drejtoi
Qeverisë sovjetike një promemorie, ku shprehu bindjen se ajo
do t'i bënte një vlerësim të drejtë
çështjes së kufijve të Shqipërisë. Hyri
në lidhje me udhëheqësit e lëvizjeve revolucionare
të popujve ballkanikë që vuanin nën zgjedhën e
monarkisë serbomadhe. Në Kongresin e Lushnjës u zgjodh
anëtar i Këshillit Kombëtar, i cili e caktoi
ministër pa portofol të qeverisë dhe komandant të
përgjithshëm te forcave të armatosura. Ai udhëhoqi
veprimet ushtarake për shtypjen e lëvizjes esatiste. Kuptoi
shpejt rrezikun që i sillte vendit forcimi i pozitave të
Ahmet Zogut në shtetin shqiptar, iu kundërvu atij qysh
në fillim dhe u radhit në krahun e forcave demokratike
që luftonin kundër çifligarëve reaksionarë.
Në dhjetor 1921 u caktua Komandant i Përgjithshëm i
forcave të armatosura në qeverinë e Hasan
Prishtinës. Pas marrjes së pushtetit nga Ahmet Zogu u vendos
në Krasniqe nga ku vazhdoi luftën në gjirin e
malësorëve të Veriut. Mori pjesë në
Lëvizjen e Marsit të vitit 1922 kundër Ahmet Zogut dhe
forcave reaksionare. Krijoi një zonë të lirë
në Malësinë e Gjakovës (Tropojë) nga ku
kërcënonte qeverinë reaksionare të Tiranës dhe
bashkëpunoi me çetën e Azem Galicës që
luftonte në Kosovë për çlirim kombëtar.
Ishte ndër udhëheqësit kryesorë të forcave
demokratike revolucionare që shpartalluan repartet zogiste dhe i
hapën rrugën fitores së Revolucionit Demokratik të
Qershorit 1924. Në vjeshtë të vitit 1924 shkoi në
Gjenevë për të paraqitur para Lidhjes së Kombeve
çështjen e të drejtave të popullsisë
shqiptare të Kosovës të shtypur egërsisht nga
serbomëdhenjtë. E vazhdoi luftën kundër reaksionit
të brendshëm dhe shovinistëve serbë edhe pas
shtypjes së Revolucionit të Qershorit. U vra nga forcat
zogiste dhe agjentët e shovinistëve serbë në
Dragobi, më 29 mars 1925.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Bajram Curri Empty
MesazhTitulli: Re: Bajram Curri   Bajram Curri Icon_minitimeSun Apr 05, 2009 7:10 am

Fan Noli ne nje krijim te mrekullueshem per Bajram Currrin:

Shpella e Dragobise


Kur tufani e shthuri fene,
Kur tirani e krrusi atdhene,
Mbi nje breg te Dragobise
Priret Flamur' i lirise.

Atje nisi, atje mbaroj,
Atje krisi, atje pushoj,
Rrufe-shkab' e Malesise,
Ne nje shkemb te Dragobise.

Vendi dridhej, ay mbeti
Se s'tronditej nga terrmeti.
Div dragoj i Dragobise,
Trim tribun i Vegjelise.

0 Bajram, bajrak i gjalle,
More nam me gjak ne balle,
Te nje shpell' e Dragobise,
Yll i rrall' i burrerise.

Thon' u-shtri e thon' u-vra,
Po ti s'vdiqe, or Baba,
As te shkemb' i Dragobise,
As te zemr' e Djalerise.

As je vrar' e as po vritesh
Legjendar Ante po rritesh.
Dithiramb i Dragobise,
Tmerr, panik i mizorise.

Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpelle.
Gjer ne qjell u-ngrit Keshtjelle
Per clirimin' e Shqiperise
Katakomb' e Dragobise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albanian Warrior
Antar i ri
Antar i ri
Albanian Warrior


Numri i postimeve : 121
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 8
Data e regjistrimit : 19/03/2009

Bajram Curri Empty
MesazhTitulli: Re: Bajram Curri   Bajram Curri Icon_minitimeFri Apr 10, 2009 6:01 pm

"Humbja për Shqipërinë është e rëndë"
Me vdekjen e vërtetuar të Bajram Currit, zhduket një fytyrë plaku fisnik nga sheshi i Shqiptarësisë. I pastërvitur, aq sa s´dinte të nënshkruante emrin e tij dhe vente gishtin në vend të emrit në dokumentat, Bajram Curri ish shumë i mençur prej natyre dhe përpiqej me çdo mënyrë që nipërit e tij te hyjin e t ë mësojin në më të mira shkolla të Evropës. Liberal në mes të despotizms, patriot në mes të tradhtësisë ose të ftohtësisë kundrejt Atdheut, i patrembur në armët po përkrahës i brezit të ri dhe i idealit të një Shqipërie të shtruar në qetësi e në punë, Bajram Curri kish shumë virtyte të bukura; po virtyti më i shkëlqyer i tij ish një besnikëri e patundur në fjalën që jepte. Një zotim ga Bajram Curri qe një siguri e plotë dhe pa nonjë hije dyshimi. Mbrojtës i fortë dhe i kthiellt i mive të tij, Bajram Curri qe i ashpër kundër armiqve, po dhe kjo ashpërsi nu kish një ashpërsi aq e egër, sa të mos zbutej nga zëri i urtësisë dhe nga këshillat e matura.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Bajram Curri Empty
MesazhTitulli: Re: Bajram Curri   Bajram Curri Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bajram Curri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Histori-
Kërce tek: