Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare   Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare Icon_minitimeFri Apr 10, 2009 11:05 pm

Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare
Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare Zahirpajazitimitrovicatl8

Mehë Uka u lind më 20 dhjetor 1962 në fshatin Bajgorë të rrethit të Mitrovicës . Fëmijrinë e tij e kaloi në kullën prej guri të cilën e kishte ndertuar stergjyshi i tij Bali Bajgora .Në të brez pas brezi ishin përkundur djepa dhe ngjeshur armë lirie .
Po me atë ndjenjë kombëtare do të brumoset edhe Mehë Uka . Rridhte nga një familje patriotike dhe atdhedashurie.
Pesë klaset e para të fillores i kreu në vendlindje , kurse të gjashtën , të shtatën dhe të tetën në Mitrovicë . Pastaj u regjistrua ne gjimnazin e Mitrovicës ku kreu vitin e parë . Duke qenë shumë i zgjuar veçmas ne shkencat ekzakte profesorët e rekomandojnë që të shkojë në Prishtinë .
Vizioni i tij patriotikë do të shfaqet për hërë te parë në gjimnazin e Mitrovicës ku gjatë një pushimi mes orësh në tabelë te klases kishte shkruar : Arsimtarë të nderuar ua tregoni të vertëten nxënesve , dhe Trepça punon Beogradi nderton.

Prej asaj kohe deri në rënje kurrë nuk u nda nga lufta për liri, dije e Bashkim kombëtar. Në moshen 16 vjeqare për herë të parë bie në burg për veprimtari “armiqësore” kundër “bashkim vllazërimit”. Pas një kohe lirohet sepse konsiderohej si i mitur . Mirëpo Meha tani veq kishte nisur rrugën e tij më vision të qartë për çlirim dhe bashkim kombëtar . Ishtë maturant i gjimnazit në Prishtinë vitin në te cilin ndodhën demonstratat e ’81 dhe Meha qe më i vendosur dhe në ballë të tyre .

Meha kapet nga UDB-ja dhe denohet me 60 ditë burg, të cilin e vuan në Mitrovicë e Smrekovnicë . Pas lirimit ai prap vazhdon veprimtarinë patriotike dhe pas një viti denohët me 18 muaj e me vonë me 7 vite burg.
Veprimtarinë e tij kombëtare Mehë Uka e zhvilloi në dy drejtime ; në atë politikë dhe ushtarak . Ai më vizionin, diturinë dhe guximin e tij i forconte radhët e rinis heroike të Kosovës . Ato demonstrate ishin me të organizuara dhe të fuqishme kundër sllavo-komunizmit që kishin ndodhur ndonjëherë . Ne ballë të tyre hapëronte kolosi Mehë Uka . Që nga viti ’81 e deri në ’99 u vranë me dhjetra e qindra studentë , profesorë ,punëtor për liri e vetëvendosje . Meha sot s’është gjallë të tregojë , por le të tregojnë shokët e tij për sakrificën dhe të vertetën .
Meha pra që nga viti 1979 e deri më 29 dhjetorë të vitit 1996 kur u vra nuk u nda nga vizioni dhe rruga e tij për çlirim e bashkim kombëtar . Nëntë vitet e tij nepër burgje jo vetëm qe nuk e thyën por perkundrazi e çelikosën edhe më shumë . Pas vuajtjes së denimit , ai prapë vazhdon studimet .
Lidhjën kurrë s’e shkputi nga vendlindja e tij. Sa herë vinte prej Prishtine në Bajgorë me vehte sillte revista e libra që botoheshin në Shqipëri dhe propagandonte pregaditjet për luftë çlirimtare . Ai mbante lidhje edhe me atdhetarët e viseve tjera shqiptare . Lidhje mbante edhe më diasporën shqiptare , më shoket e tij të idealit si në : Gjermani , Zvicërr , Angli , Suedi e Norvegji . Ata i porosiste që të propagandonin në botën përendimore për gjendjen e rendë të shqiptarëve në Jugosllavi.
Ai diti të mobilizonte tërë aftësinë intelektuale e politike për çështjen madhore kombëtare . Ishte pjesmarrës aktiv në të gjitha tubimet ilegale dhe legale e shpeshherë edhe kryeorganizator dhe udhëheqës i tyre . Për ketë arsye la gjurmë të thella e të pashlyeshmë në çështjen kombëtare duke mbetur i rrespektuar e i nderuar te nxënesit e tij dhe te kolegët me të cilët punoi . Ishte luftëtarë i pakompromis i çështjes kombëtare , duke qenë përherë aktiv në të gjitha qështjet vitale dhe rrethanat politike të kohës . Vizioni i tij i madhë i dijes me shqisa te mprehta intelektuali bëri që t’i shtronte qartë mendimet dhe guximin e tij .Nga natyra ishte aq i dashur , i afërt e zemërgjërë e i durueshëm kur kërkonte momenti por edhe i rrembyeshëm e tepër i ndieshëm ne çështjen madhore.

Karakterizohëshin te Meha guximi, trimëria e mençuria kur e kërkonte nevoja. Ishte meritë e tij e madhe sepse e vuri historinë në rrugën e drejtë të çështjes kombëtare. Ishte i prirur që ne çdo bisedë e kuvend të nxirrte konkluzione të arsyëshme , se i kishte hije vendi e kuvendi . Edhe sot shokët e tij tregojnë për humorin e tij të lehtë e me shije të hollë . Karakteri i fortë e patriotik ishte fryt i një pune me plotë vështërsi, sakrifica e sprova jetësore të një lufte të gjatë më të keqen duke qëndruar si shkëmb graniti ndaj bindjeve dhe parimeve të veta për çka fitoi rrespektin e veçantë te të gjithë veprimtarët e çështjes kombëtare . Andaj lirshëm mund të thuhet se Mehë Uka ishte një luftëtar i pa epur i lëvizjes kombëtare që një jetë të tërë ia kushtoi luftës për çlirim e bashkim kombëtar . Nga të gjitha shenimet , nga shokët e ilegales e gjejmë Mehën të ketë qenë prezent e herë herë aktor kryesor i marrjës se qendrimeve e vendimeve për vazhdimin e luftës dhe çlirimin e trojeve shqiptare .

Si i tillë ai mbetet ndër patriotet më të mëdhenjë te kombit në periudhën e tij , i cili duhet të ketë vendin që i takon në historinë e tij kombëtare . Jeta e tij e flijuar për liri ishte dhurata më e madhe dhe e vlefshme që mund t’i ipet atdheut për çlirim e bashkim kombëtar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare   Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare Icon_minitimeFri Apr 10, 2009 11:08 pm

Lavdi te perjeteshme Mehe Uka dhe gjithe deshmoreve,te cilet u sakrifikuan per lirine e popullit shqipetare,njashtu edhe per clirimin dhe bashkimin e trojeve etnike shqipetare.Lavdi...!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare   Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare Icon_minitimeFri Apr 10, 2009 11:15 pm

Lavdi jetes dhe vepres se tyre lavdi te perjetshme , amanetin e tyre per Clirim dhe bashkim ta qojm deri ne vend
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
Albanian Warrior
Antar i ri
Antar i ri
Albanian Warrior


Numri i postimeve : 121
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 8
Data e regjistrimit : 19/03/2009

Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare   Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare Icon_minitimeSat Apr 11, 2009 6:32 pm

Lavdi Mehe Uka dhe cdo deshmori te kombit shqipetare sepse ata kane luftuar per te miren e kosoves e jo per Kosove multietnike....Faleminderit shqiptari per temen qe na solle vertete e nevojshme per ata qe i kane lene anash ti kujtojne gjakun e derdhur te deshmoreve per liri e paveresi kombetare.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim barja




Numri i postimeve : 1
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 07/04/2009

Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare   Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare Icon_minitimeWed Apr 15, 2009 11:38 pm

pershendetje shqiptari lavdi te gjithe deshmoreve te shqiperise etnike
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare   Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare Icon_minitimeThu Apr 16, 2009 8:31 pm

Lavdi o Agim Barja lavdi e perjetshme e paqim fatin e tyre
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
Sponsored content





Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare Empty
MesazhTitulli: Re: Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare   Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE
» Sa ju është dëgjuar zëri çështjes kombëtare?!
» FLAMURI SHQIPTAR- Krenari Kombëtare që nuk shuhet kurrë !!
» URDHËR DITE DREJTUAR USHTRISË NACIONALÇLIRIMTARE ME RASTIN E FESTËS KOMBËTARE TË 28 NËNTORIT
» Ushtria çlirimtare e Kosoves dhe Ushtria çlirimtare Kombëtare ???

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Histori-
Kërce tek: