|
|
| Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri Apr 10, 2009 11:37 pm | |
| Kunati i Bashës ishte administrator në momentin e shitjes në Qipro
Nga Tema
Erion Isufi, kunati i ministrit të Jashtëm, Lulëzim Basha, reagoi dje përmes një e-mail-i duke deklaruar se mediat po shpifin ndaj tij. Ai deklaroi se ka qenë administrator në firmat që ka ngritur Fazlliç dhe se këto firma nuk kanë kryer asnjë aktivitet ekonomik. Në këtë mënyrë, Erioni thjesht ka pohuar ato çfarë janë shkruar në media, sepse askush nuk ka deklaruar se ai ishte pronar apo ortak me Fazlliç, por se ishte administrator. Gjithashtu, problemi që kanë ngritur këto media është se njëra prej këtyre firmave, pa kryer asnjë aktivitet ekonomik dhe pa asnjë aset, është shitur për 1.75 milionë euro. Dhe faktin që firmat nuk kanë kryer asnjë aktivitet e pohon vetë Isufi në deklaratën e tij. “Si reagim ndaj shpifjeve dhe spekulimeve ndaj meje në disa media, lëshoj këtë deklaratë për të informuar opinionin publik. Unë nuk kam ushtruar asnjë aktivitet ekonomik të përbashkët me z. Fazlliç, dhe nuk kam qenë asnjëherë partner, dhe/ose ortak me z. Fazlliç. Kam qenë i punësuar si administrator pranë kompanisë “SRF Developments”, e cila nuk ka kryer asnjë aktivitet ekonomik gjatë kohës që unë kam ushtruar këtë detyrë. Dy kompanitë e tjera, “Virtu Acquisitions” dhe “Crown Acquisitions”, nuk janë bërë asnjëherë aktive dhe nuk kanë kryer asnjë aktivitet ekonomik gjatë kohës që unë kam qenë administrator”, - thuhet në deklaratën e Isufit.
Mashtrimi
Por kunati i zotit Basha thotë në e-mail-in e tij se është larguar si administrator i firmës “Crown Acquisitions”, që u shit në Qipro, shumë përpara këtij akti. Ai deklaron se largimi është bërë më 30 dhjetor, çka nuk është e vërtetë, për shkak se, siç e thotë dhe vendimi i gjykatës, ai është larguar si administrator më 4 qershor 2007, disa ditë pas kryerjes së blerjes. “Nga pozicioni i administratorit kam dhënë dorëheqjen e parevokueshme përkatësisht më 30 dhjetor 2006 për “Virtu Acquisitions” dhe “Crown Acquisitions”, dhe më 20 mars të vitit 2007 për kompaninë “SRF Developments”, - thotë Isufi.
Dokumenti i gjykatës
Por, edhe nëse Fazlliç mund të përgënjeshtrojë faktin se nuk është shitur kompania e tij “Crown Acquisitions”, vendimi i datës 9 korrik 2007 që botohet sot nga gazeta “TemA” provon krejt të kundërtën. Sipas këtij vendimi, gjykatësja e vetme, Majlinda Doga, e Gjykatës së Tiranës ka vulosur blerjen e kompanisë nga firma qipriote. Kështu, sipas fakteve që botoi gazeta “TemA”, superspekulanti Damir Fazlliç ka marrë realisht 1 milion e 750 mijë euro, jo për të shitur një kompani fantazmë, por për të marrë bakshishin e blerjes së energjisë nga firma serbe “Rudnap”. Sipas të dhënave që ka siguruar gazeta “TemA”, Aleksander Lupsiç, pronar i kompanisë “Rudnap” me qendër në Vjenë, në rrugën kryesore të saj, Kärntnerstraße, është kompania, e cila na ka shitur 34.3 milionë euro energji. I njëjti njeri, pra Aleksandër Lupsiç, është dhe pronar real i “Altaria Research Limited” në Qipro, që më 9 korrik ka blerë kompaninë “Crown Acquisitions” për shumën e 1.750 mijë eurove. Fakti që Fazlliç ka shitur një firmë fantazmë me një çmim astronomik një njeriu që ka blerë energji në Shqipëri dhe konsulentë të blerjes së energjisë janë të njëjtët avokatë, tregon se transferta është bërë për të ndarë bakshishin e blerjes. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri Apr 10, 2009 11:38 pm | |
| Shteti në dispozicion të një trafikanti
Nga Mero Baze
Problemi i parë për një shikues fanatik për TV “Klan” është sonte emri i Fazlliçit. Ai do të shikojë në një tavolinë me gazetarin Fevziu një njeri, për të cilin s’ka dëgjuar asgjë. Ai televizion nuk ka dhënë asnjë lajm për Damir Fazlliçin. Nuk ka dhënë lajm që është arrestuar, nuk ka përcjellë lajmin që vajza e kryeministrit është bashkëpronare me avokaten që i ka blerë si përfaqësuese e një kompanie qipriote kompaninë Fazlliçit, nuk ka shkruar që bizneset e Fazlliçit i ka administruar kunati i Lulëzim Bashës etj., akuza që janë hedhur në shtyp. Kështu që do të ndjehet pak konfuz të dëgjojë një njeri, të cilin e sjellin me charter në Rinas, e shoqëron Policia e Shtetit sikur është Xhorxh Bushi, dhe përplasin në tokë kameramanë, sikur të ruajnë njeriun më të rëndësishëm të botës. Në këtë kuptim e gjithë ajo shëmti shtetërorë në dispozicion të një televizioni, të lë shijen e hidhur se misioni më i ri i ardhjes së tij me charter, nuk ishte më “lavatriçja e parave të pista” për të cilën akuzohet Fazlliç, por përdorimi i ekranit si lavatriçe e rrobave të brendshme të bëra pis në familjen e kryeministrit. Mashtrimi i tij i parë u provua. Damir Fazlliç tha në intervistën e tij në “Top Channel”, se “nuk e kam shitur kompaninë “Crown Acquisitions” tek avokatja Flutura Kola, që përfaqëson një kompani qipriote në Tiranë”, dhe theksoi se “këtë e thonë njerëz si Mero Baze”. Dje, Shoqata e Avokatëve të Shqipërisë tha se kompania është shitur brenda gjithë rregullave dhe avokatja Kola ka vepruar drejt. Shoqata ka kërkuar të mbrojë avokaten Kola nga akuzat, pasi, nëse kompania nuk do të ishte shitur, atëherë i binte që ajo të kishte bërë letra false. Deklarata provon se mashtruesi është ai që kryeministri, Sali Berisha, e solli dje me charter në televizionin ku pyetjet nuk marrin kurrë përgjigje, kur janë kundër tij. Por ky është një detaj me të cilin qytetarët shqiptarë janë mësuar. Ajo që ishte më e rënda dje, kishte të bënte me faktin se prokuroria nuk ka mundur dot të ndalojë për ta pyetur shtetasin boshnjak Damir Fazlliç, pasi policia e mori atë në mbrojte, dhe injoroi fletëthirrjen e prokurorisë. Sipas burimeve nga prokuroria, fletëthirrja është regjistruar një orë e gjysmë para se Fazlliç të linte Tiranën. Ajo i është komunikuar drejtuesit të policisë në Rinas, por ai nuk e ka përfillur, pasi ka qenë i angazhuar nga persona jozyrtarë të shoqëronte dhe të mbante nën kujdes shtetasin Damir Fazlliç. Një këshilltar i kryeministrit Berisha po ashtu u shfaq pas Fazlliç dhe përdori autoritetin e kryeministrit për të mos ia dorëzuar drejtësisë njeriun e kërkuar prej saj. Ndërkohë që Fazlliç ishte në Tiranë, Dhoma e Avokatëve kishte përgënjeshtruar deklaratën e tij të parë publike se nuk e kishte shitur kompaninë dhe kjo ishte e mjaftueshme që ndaj tij të nisnin hetimet për mashtrim publik, me pasojë financiare për buxhetin e shtetit. Ky skandal më shumë se objekt hetimi duhet të bëhet objekt debati publik rreth keqpërdorimit të shtetit për interesa private dhe për fshehje të njerëzve të kërkuar. Damir Fazlliç erdhi për të na fyer në emër të arrogancës së pushtetit, njësoj si fyente Delijorgji punëtorët e pafuqishëm për të protestuar në Gërdec, duke punuar si skllevër. Ai erdhi të na tregojë se, sa të ketë pushtetin Sali Berisha, askush nuk e prek këtu. Skena e shëmtuar e futjes së tij ilegale në TV “Klan”, mospërballja publike me shtypin që e ka akuzuar dhe përdorimi i pushtetit të Berishës për t’iu shmangur prokurorisë tregojnë qartë kush është njeriu më i besuar i kryeministrit. Ky i fundit e përdori emrin e tij për të bërë shantazh publik, duke e paraqitur si “kutinë e Pandorës”, që po të hapej kapaku i saj, opozita do të ndjehej keq. Dhe nuk ka përse ta përdorë tjetër një njeri të tillë veçse për shantazh. Gjithkund njerëz të tillë për të tilla gjëra përdoren. Problemi ynë është se kryeministri nuk mund të jetë në dispozicion të njerëzve të tillë. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri Apr 10, 2009 11:38 pm | |
| Kryeministri, njëri nga ata
Nga Mero Baze
Dëgjova kryeministrin që përgjigjej dje në Kuvendin e Shqipërisë për Damir Fazlliçin. Fliste, qeshte, kërcënonte dhe mbronte një mafioz. Nuk dihej pse fliste, kur nuk kishte për të thënë asgjë kundër akuzave që iu bënë publikisht. Nuk dihej pse qeshte, kur aty s’kishte asgjë për të qeshur; vajza e tij akuzohej se kishte pastruar 1milion e 750 mijë euro. Nuk dihej pse kërcënonte, kur ai është njeriu më i kërcënuar në gjithë këtë histori. E vetmja gjë e justifikuar ishte që mbronte Damir Fazlliçin. Kjo tregon shkallën e lirisë së tij nga mafia. Por nuk dua t’i ngjaj Lulëzim Bashës në këto rreshta. Thjesht dua të nënvizoj një dimension të ri të daljes publike të kryeministrit. Ai tha një gjë shumë të rëndë, që çdokush që mund ta thotë në botë, shkon në pranga. Ai tha se ka fakte, kaseta, dokumente dhe dosje që implikojnë kundërshtarë të tij ose ish-politikanë dhe biznesmenë në Shqipëri. Tha qartë që “i kam”. E përsëris, tha që “i kam” dhe nëse parlamenti i kërkonte dorëheqjen, ai mund t’i nxjerrë ato. Ky në të vërtetë është një lajm i madh, që i kalon të gjitha lajmet. Kot lodhemi të gjurmojmë mafian, nëse kryeministri e njeh. Kot lodhemi të futemi në rrugicat e pista të Damir Fazlliçit, kur gjithë gjërat i di Sali Berisha. Kot i kërkojmë Ina Ramës të fillojë hetimet për Fazlliçin, kur kryeministri e pranon atë publikisht si mik dhe deklaron se ka dosjen e mafies shqiptare, me të cilën mbaka peng politikën shqiptare. Dje, kryeministri na dha një lajm të madh, të pabesueshëm, por të rëndë për nga pesha. Na tha të mos e ngacmojmë, se do të denoncojë mafian. Duke thënë këtë, do të thotë se të gjithë ata që e sulmojnë janë mafiozë si ai, ndaj është më mirë të mos hapen letrat. Kjo është një ngjarje e rëndë politike, që duhet mbajtur shënim. Është më e rëndë se spoti antikorrupsion që thotë denonconi tek unë dhe jo te drejtësia. Ne paskemi një dëshmitar të munguar për drejtësinë shqiptare që paska filmime, dokumente dhe dosje, të cilat dëshmojnë inkriminimin e kundërshtarëve të tij. Zoti kryeministër, nëse dje në seancë ishe vërtet i qetë, vërtet i relaksuar, ngaqë buzëqeshje, vërtet i vetëdijshëm për ato që thoshe, atëherë mos vono asnjë minutë. Pa të kërkuar askush votëbesimin apo mosbesimin, dil e tregoju shqiptarëve mafian. Ata kanë vite që po e presin këtë ditë. Kanë që nga 3 korriku i 2005 që të presin ty t’ua tregosh. Shumë klientë të mafies i bëre miq të djalit dhe vajzës. Delijorgjin, Taçin dhe të tjerë, që i akuzoje për mafiozë, i ke të parët e shtëpisë. Të tjerë, që i akuzoje për Klanin e Zemunit, i harrove, kurse njeriun real të Klanit të Zemunit, Damir Fazlliç, kërkon të na e imponosh si kryeprokuror të Shqipërisë. Zoti kryeministër, dil dhe trego mafian. Pasi ta tregosh, shko urgjent tek Ina Rama, Silvia Konti e drejtësisë shqiptare, siç vetë e ke quajtur dhe eja të të mbështesim ta rrëzosh atë. Mos vono asnjë orë dhe asnjë minutë. Është vonë për orën tënde të së vërtetës, por më mirë vonë se kurrë. Por, zoti kryeministër, mos e bë atë gabim që bëre. Mos kërcëno se do të denoncosh mafian, po të kërkuan mocion mosbesimi. Nuk je kryeministër nga pakti me mafian, por nga pakti me shqiptarët. U ke thënë atyre do luftosh mafian dhe duhet ta luftosh. Askush nuk të ka votuar më 2005, që të marrësh dosjet e mafies dhe të mbash peng kundërshtarët e tu. Ishte e trishtueshme e diela në Tiranë, kur media akuzonte vajzën tënde për pastrim parash dhe opozita lavdëronte Xhuvelin për pastrim ajri. Është e zymtë jeta në këtë vend, kur kryeministri qesh…qesh…qesh në mënyrë të frikshme, duke thënë, mes të qeshurave, se “kam dosje mafiozësh, prandaj mos më ngacmoni”. Zoti kryeministër, nëse ke qenë i përgjegjshëm kur fole dje në Kuvend, sot duhet ta nisësh ditën e punës te zyra e Ina Ramës dhe më pas në konferencë për shtyp. Të na thuash a je trim ta denoncosh mafian, apo do të vazhdosh të ruash paktin me të. Nuk e dinim këtë pakt, por vetë na e the dje në Kuvend. Na the “mos më ngacmoni, se do hap dosjet e krimit.” Hapi një orë e më parë. Mos u sill me to si me dosjet e Sigurimit të Shtetit që nuk i hape kurrë vetëm nga dëshira për të përdorur spiunët. Tani, njësoj si atëherë, kërcënon për të përdorur për interesa të tua dhe familjes tënde kriminelët dhe trafikantët. Jepi fund paktit me ta dhe ktheju paktit që ke bërë me shqiptarët. Ndryshe, pas disa vitesh, do të jesh një prej atyre, madje më i madhi. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri Apr 10, 2009 11:38 pm | |
| Fazlliç: Jam krenar që jam mik i Sali Berishës
Nga top-channel.tv
Damir Fazlliç, biznesmeni i shumëpërfolur boshnjak, thyen heshtjen. Në të parën intervistë, në dhjetë vitet e fundit, mohon gjithçka që është shkruar për të deri më tani. E cilëson median në Ballkan si të tërbuar, madje shumë të tërbuar kohët e fundit, saqë çdo gazetar që i kërkon intervistë, e refuzon menjëherë. Pas një pritjeje për më shumë se gjashtë orësh përpara shtëpisë ku banon, në veri të Londrës, në një lagje të pasurish, shfaqet Fazlliç me një telefon në dorë, duke folur në serbisht. Më i dobët në paraqitje se ç’duket në fotot që qarkullojnë në media, i veshur thjesht si për një ditë me shi, Fazlliç duket i qetë. Fillimisht refuzon të flasë, duke drejtuar gishtin nga një botues i një të përditshmeje në Tiranë si strumbullari i të gjithë kësaj “bad press”, publiciteti të keq, në adresë të tij. Pasi biem dakord që intervista do të jetë vetëm për atë pjesë që ka të bëjë me arrestimin në Bosnjë, biznesmeni më i përfolur për momentin në Ballkan pranon të flasë. Improvizojmë një intervistë të shpejtë në hollin e apartamentit luksoz ku banonte. Përmes kësaj interviste për “Top Channel” ai rrëfen nga Londra për ndalimin e bujshëm të së premtes, bizneset në Shqipëri, madje nuk kursehet të komentojë lidhjet e tij miqësore me kryeministrin, Sali Berisha. Përpara intervistës, Fazlliç që flet me një aksent amerikan, fillimisht pranon të intervistohet vetëm me një kusht, që të flasë për atë pjesë të zhurmshme që ka të bëjë me ndalimin në Bosnjë. Por më pas, me një qetësi absolute, nuk refuzon t’i përgjigjet një mori pyetjesh të tjera, duke hedhur një dritë të zbehtë rreth aktiviteteve në Tiranë. Megjithatë, Fazlliç mbetet njeriu që mbart shumë mistere, më të mëdha se 33 vite të moshës që mban mbi supe. Që në fillim, kur e pyesim, nëse ai është arrestuar të premten e shkuar në Bosnjë dhe më pas është lënë i lirë, Fazlliç jep një përgjigje të prerë:
“Jo, jo, kurrë nuk jam arrestuar gjatë jetës sime në asnjë vend. Ne jemi në Londër dhe unë nuk jam në qeli në Bosnjë. Di që shumë gazeta shqiptare e kanë raportuar një lajm të tillë. Pse e kanë bërë? Këtë nuk e di përse”.
Në fakt, ai e ka të qartë se nga buron ky agresivitet i medias në të tilla rate, si në vendin e origjinës, apo edhe së fundi në Shqipëri. Megjithatë, ngulmoj në faktin se ai, në mos arrestuar, të jetë ndaluar nga policia boshnjake. Më duhet ta ripyes, duke ndërtuar një fjali ndryshe.
Disa pamje të transmetuara në televizionet e Bosnjës, ju tregojnë ju të rrethuar nga policë. Si e shpjegoni një gjë të tillë?
“Unë nuk i kam parë këto filmime”, - përgjigjet në mënyrë të prerë, duke mohuar kështu një ngjarje të tillë, përcjellë me bujë nga shumë televizione apo agjenci lajmesh në Ballkan.
Ardhja në Londër menjëherë pas ndalimit në Bosnjë ngre një sërë pikëpyetjesh. Përse zgjodhi këtë vend dhe nuk shkoi në Uashington, ku shpenzon të shumtën e kohës? Kjo ardhje mund të shërbejë si një tjetër argument për hamendësimet apo ata që besojnë idetë konspirative, se Fazlliç është i rekrutuar nga shërbimet sekrete britanike, siç edhe është aluduar në mediat boshnjake. Megjithëse ka pak ditë në Londër dhe nuk ka dyshim se e mban mend datën kur ka ardhur në Angli, Fazlliç jep këtë përgjigje: “Tri apo katër ditë”, - pohon ai, - duke ndaluar dhe hedhur shikimin nga kamera që do filmonte bisedën. Duke parë që ai me çdo kusht kërkon të më bindë se nuk është arrestuar, e pyes përsëri.
Pra, në mënyrë kategorike ju mohoni të jeni arrestuar?
“Siç ju thashë, asnjëherë në jetën time”, - deklaron ai ftohtë, duke treguari qartë se çdo lloj pyetje që do të pasonte, kishte për të marrë të njëjtën përgjigje.
Një prej pikave më të debatueshme të aktivitetit në Shqipëri të Damir Fazlliç është ndërtimi i disa kompanive fantazmë, të cilat nuk kanë patur asete, por, siç vërtetohet nga një akt shitjeje, rezulton të jetë shitur 1 milion e 700 mijë euro. Por sa është numri kompanive të regjistruara në Shqipëri që kanë pronësinë e Fazlliç? Një përgjigje nga vetë ai do të ndihmonte shumë për të patur një panoramë reale të investimeve që ka në Tiranë.
“Nuk e mbaj mend sesa kompani kam. Ajo që mund të pohoj është se unë jam një investues në Shqipëri. Besoj se Shqipëria ka shumë, shumë potenciale të frytshme për të investuar. Ju keni një qeveri largpamëse. Po, unë jam një investitor aktiv në Tiranë”
Nga deputetë të opozitës apo në media shpeshherë kohët e fundit është lakuar emri i Mihal Delijorgjit si një njeri që ka patur lidhje me karizmatikun Fazlliç, njohur ndryshe si super-sekseri i Ballkanit. Sipas tij, emri i Delijorgjit është i panjohur për të.
“Është hera e parë që e dëgjoj një emër të tillë”, - thotë Fazlliç, kur e pyes, nëse e kishte njohur apo bashkëpunuar me Delijorgjin përpara arrestimit të këtij të fundit.
Siç është raportuar në mediat shqiptare masivisht ditët e fundit, Erion Isufi është një tjetër personazh i lidhur ngushtë me bizneset e Damir Fazlliç në Tiranë. Nga dokumentet zyrtare figuron se Isufi, kunati i ministrit të Jashtëm, Lulëzim Basha, të jetë administrator i të paktën tri bizneseve. Besohet se Fazlliç e ka larguar atë nga puna. Por ky i fundit jep një tjetër variant të kësaj ngjarjeje.
“Unë nuk e kam hequr zotin Isufi nga puna. Ai ka shkuar të merret me bizneset e tij private. E shikoj atë si një djalë të ri me potenciale”.
Zoti Isufi ishte menaxher apo partner në bizneset tuaja?
“Ai ka menaxhuar vetëm një prej bizneseve të mia”.
Fazlliç shquhet për lidhjet e tij me politikanë në të gjithë Ballkanin, gjë e cila padyshim është çelësi i suksesit në bizneset apo ndërmjetësimet mjeshtërore që mbajnë firmën tij. Shqipëria nuk bën përjashtim. Shpeshherë, përpara dhe pas ardhjes së demokratëve në pushtet, Fazlliç është ulur në një tavolinë me kryeministrin Berisha, sikurse mund ta kenë bërë edhe biznesmenë të tjerë ndërkombëtarë. Njohës të mirë të marrëdhënieve Berisha-Fazlliç pohojnë se mes tyre kjo miqësi mbetet në nivele të larta, ashtu si edhe vetë Fazlliç e pohon me gojën e tij.
“Jam krenar të konsideroj zotin Berisha si një nga miqtë e mi”, - deklaron ai, kur i drejtoj pyetjen: Si shkon miqësia me kryeministrin e vendit?
A do të thotë ta pasurit miqësi me zotin Berisha, avantazhe në bizneset e tij në Shqipëri?
“Nuk më duhet të jem mik me zotin Berisha për të patur avantazhe në biznes. Unë mendoj se ligjet në Shqipëri, të hartuara nga qeveria, janë të mjaftueshme për cilindo investitor të huaj, për të zhvilluar një biznes pa qenë mik me kryeministrin apo ministra të tjerë”.
Përgjigjet e Damirit, kur e pyet për kryeministrin Berisha janë më të gjata se të gjitha pyetjet e mëparshme të marra së bashku.
Por, kur janë takuar për herë fundit dy miqtë Berisha-Fazlliç?
“Si investitor, një vit apo nëntë muaj më parë, kur ne prezantuam te qeveria një projekt tonin”, - përgjigjet ai.
Nuk do të kishte kuptim, nëse kjo intervistë me Fazlliç do të përfundonte pa e pyetur rreth shitjes së njërës prej pesë kompanive që ka në Shqipëri, e quajtur “Crown Acquisitions”, një kompanie në Qipro. Pavarësisht se ekziston një akt shitjeje me vlerë 1 milion e 700 mijë euro, Fazlliç e mohon një shitje të tillë. Përgjigjet me tri fjalë.
“Nuk është e vërtetë”, - dhe vetëm kaq.
Si është mundur që thoni ‘s’është e vërtetë’, kur ka dokumente të firmosura nga avokatja Flutura Kola, të cilat tregojnë se e keni shitur këtë kompani?
“Unë ju tregova në fillim. Nuk kam ndërmend t'ju tregoj detaje, pasi pastaj do të më duhen gjashtë orë të bisedoj rreth gënjeshtrave që njerëz si Mero Baze kanë shkruar. E vetmja gjë e vërtetë e shkruar është emri im, të tjerat janë gënjeshtra”.
Damir Fazlliç nuk pranon t’i përgjigjet pyetjeve të tjera, por premton se në një kohë të përshtatshme do të jetë i gatshëm të flasë përsëri.
“Do të rishikohemi së shpejti. Ju premtoj t'ju jap një intervistë të gjatë, me një kusht që fjalët e mia mos të ndryshojnë”, - premton Fazlliç, i cili lë të kuptojë se beson më shumë një gazetar shqiptar sesa ata në vendin e origjinës, të cilët i kanë hapur jo pak telashe me shkrimet e tyre investigative.
Pavarësisht kësaj, Fazlliç, nëse do të vihet përsëri përballë mikrofonit të “Top-Channel”, zor se do ta ketë të lehtë të gjejë përgjigje bindëse ose do të vazhdojë të japë përgjigje mohuese. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri Apr 10, 2009 11:38 pm | |
| Berisha e Fazllic: Jemi miq, e kemi per nder
Berisha e Fazllic kane konfirmuar sot njeri nga Londra e tjetri nga Tirana, se jane miq me njeri tjetrin.
Shekulli Online Hene, 06 Tetor 2008 21:39:00
Berisha e Fazllic kane konfirmuar sot njeri nga nje destinacion qe identifikohet si Londra e tjetri nga Tirana, se jane miq me njeri tjetrin.
Ne nje kontakt me nje korrespodent te medias shqiptare ne Londer, Fazllic, ka thene se "lajmet e perhapura per te ne Tirane" jane shpifje, por nuk ka pranuar te komentoje arrestimin dhe akuzat e ngritura per te nga prokuroria ne Bosnje.
Fazllic ka shtuar ne te njejtin prononcim se "e ka per nder qe eshte miku i Berishes"
Po kaq i nderuar dhe i betuar ne miqesi eshte shfaqur po sot kryeministri i vendit. Ne sallen e Parlamentit, ku ishte thirrur nje interpelance nga opozita, me tonet e tij te zakonshme euforike, Berisha ka thene qe "e ka per nder qe eshte miku i Fazllic" dhe se eshte gati te shkoj ne mocion per te dhe se "duhet te pergatitemi per transparencen me te madhe ne historine e ketij vendi".
Fazllic akuzohet nga Prokuroria e vendit te tij, per pastrim parash, trafik armesh dhe nje sere akuzash te tjera, nderkohe qe nga Tirana ai ka bere transferta dhe shitje kompanish fantazme me forma noteriale prane familjes se kryeministrit. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri Apr 10, 2009 11:39 pm | |
| Tre mashtrues në një varkë, pa llogaritur avokaten
Nga Mero Baze
I pari foli Fazlliç. Miliona njerëz shihnin imazhet e tij, i arrestuar mes policëve, ndërsa zëdhënësi i policisë së Bosnjës thotë se u arrestua dhe po hetohet për mashtrime financiare dhe trafik armësh. Ai i qetë, pa iu dridhur syri dhe pa bërë ende dush nga rruga e gjatë prej qelisë në shtëpinë e tij të dytë në Londër, thoshte se “nuk jam arrestuar”, se “nuk kam shitur firmë në Qipro” dhe se “gjithçka është shpifje”. I dyti foli Lulëzim Basha, i cili mohoi se kunati i tij është administratori i gjithë firmave që ka themeluar Fazlliç në Shqipëri, derisa i ka shitur. E kam akuzuar qartë për një rast për mitmarrje, duke i përmendur katër dëshmitarë. Pa iu dridhur syri, me një hartim të shëmtuar bën sikur s’ka ndodhur gjë dhe ikën. I treti foli kunati i tij, por ky me e-mail. Për të treguar se dhe ky po përgënjeshtron, thotë që nuk është ortak me Fazlliçin, ndërkohë që gjithë shtypi i ka thënë që je administratori që ke themeluar firmat e Fazlliçit. Të tre mashtruesit publikë janë të rrezikuar të mbyten, se i kanë hipur së njëjtës varkë, e cila nuk i mban dot. Dhe, duke mashtruar që të tre për të shtyrë një ditë më tutje betejën, kanë rrezikuar realisht një avokate ndoshta të pafajshme, e vetmja që ka bërë punën që i kanë thënë. Ajo quhet Flutura Kola dhe është bashkëpronare në studion që ka blerë së bashku me Argita Berishën. Nëse këto që thotë Fazlliç janë të vërteta, atëherë Flutura Kola duhet të arrestohet për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh. Ajo ka marrë pëlqimin e Fazlliçit për shitjen e kompanisë që në maj të vitit 2007, ka shkuar në Qipro, ka marrë prokurën e përfaqësimit të tyre në Tiranë, ka blerë kompaninë fantazmë të Fazlliçit, e ka riregjistruar me vendim të gjyqtares në Tiranë dhe e ka depozituar në QKR. Dokumentet janë të gjitha aty. Tani duhet të dënohet ose Fazlliç, ose Flutura Kola. Zoti Basha, i cili e ka dimension natyral të tij gënjeshtrën, thotë se asnjë familjar i tij nuk ka lidhje me Fazlliçin. Në fakt, njeriu që ka kryelidhje me Fazlliçin është Lulëzim Basha. Dua t’i kujtoj se fituesi i tenderit të rrugës Milot-Rrëshen, që formalisht është një kompani sllovene, është ndërmjetësuar nga një prej ortakëve të Fazlliçit në kompanitë e basteve sportive që drejtoheshin në atë kohë prej kunatit të tij. Se sa e quan familjar kunatin e tij Lulëzim Basha, këtë e di çdo njeri që njeh Lulëzim Bashën. I vetmi fat që ka kunati i tij, është se askush nuk është bërë familjar me emrin e tij, Erion Isufi, pasi të gjithë i thërrasin “kunati i Lul Bashës”, si dikur kunati i shokut Xhemal. Së treti, doli e mashtroi dhe vetë kunati. Ky i fundit nuk di të bëjë ndonjë punë tjetër veç kësaj, kështu që nuk ia vlen t’i komentojmë gënjeshtrat e tij. Është mirë që këta njerëz këto deklarata t’i bëjnë para drejtësisë, nëse ajo i thërret. Fazlliç të pranojë që nuk është ndaluar dhe nuk ka shoqëri, Basha të pranojë që nuk e ka kunat Erion Isufin dhe ky i fundit të pranojë që nuk ka administruar firmat e Fazlliçit. Pas kësaj e kemi më të lehtë. Nën akuzë pas kësaj kalojnë avokatet e firmës ‘Kola’ dhe firmës ‘Malltezi’, që kanë qenë gjithmonë të angazhuara për punët e Fazlliçit. Kjo për opinionin publik është më interesante se sa të thirren në prokurori tre mashtruesit e mësipërm. Këta nuk kanë ndonjë vlerë më për opinionin, pasi, kur dikush të shikon dhe me pranga, dhe të lirë dhe ti i thua s’jam arrestuar kurrë, nuk ka ç’të besojë më. As kur të thotë tjetri që ti ke vjedhur me dëshmitarë dhe ti flet kodra pas bregut për “trumbeta beteje”, nuk ka ç’të thotë më, veçse të të vajtojë për lajthitje. Të tre këta mashtrues janë në një varkë mes valëve që rrezikon të mbytet. Në përpjekje për të shpëtuar, këta duan të mbysin atë që ka më pak faj, atë që ka noterizuar fajin e tyre, avokaten Flutura Kola. Kam frikë se ajo di të mbrohet më mirë se këta, se në fund të fundit ajo nuk ka bërë asnjë krim. Thjesht ka bërë punë e avokates në një proces të pistë, për të cilin ajo nuk ka shkelur asnjë ligj, pasi ende nuk na ka thënë që Fazlliç nuk e ka shitur kompaninë në Qipro. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri Apr 10, 2009 11:39 pm | |
| Prokuroria e Tiranes procedim penal ndaj Fazllic
Pas akuzave publike dhe ato te opozites, Prokuroria e Tiranes ka nisur te merkuren hetime kryesisht per biznesmenit serbo –boshnjak, Damir Fazllic, i cili dyshohet te kete pastruar para ne Shqiperi.
Procedimi penal i regjistruar ne prokurorine kryeqytetit eshte konfirmuar zyrtarisht nga zedhenesja e Prokuorise se Pergjithshme, Holta Zhiti.
Biznesmeni ka deklaruar se ka disa aktivitete ne Shqiperi, ndersa prokuroria bazuar ne publikimin e mjaft te dhenave per Fazllic do te hetoje se sa i implikuar eshte ai ne shitjen e disa kompanive ne Qipro, ashtu sikurse pretendohet.
Paraprakisht prokuroria e Tiranes beri me dije se per momentin ka sekuestruar disa pamje filmike si dhe akuzat e shumta ndaj Fazllic, ku ai cilesohet si trafikant.
Megjithate hetuesit pohuan se pas mbledhjes se materialeve dhe detajeve rreth ketyre hetimeve, prokuroret nuk kane fuqi te therrasin si te pandehur Fazllic, pasi ai eshte shtetas i huaj.
Por prokuroret e krimit ekonomiko-financiar pohuan se ne rast se Fazllic paraqitet vullnetarisht, ai mund te jape deklarata para organit te akuzes. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri Apr 10, 2009 11:39 pm | |
| PS: Berisha mbron kriminelet
Deputeti socialist, Erjon Brace akuzoi kryeministrin Sali Berisha se ka vene ne dispozion te krimineleve, institucionet e territorin e Shqiperise. "Berisha, deshmitaret i vret dhe kriminelet i mbron. Kryeministri sot imunitetin ia ka dhene familjes dhe krimineleve", u shpreh Brace ne sallen e kuvendit.
Nenkryetari i grupit kuvendor socialist, prokuroria duhet te beje kallezim penal dhe procedim penal per te gjithe ata qe e penguan te zbatonte ligjin.
"Shpresojme qe Berisha, Fazllic dhe familja e tyre te mos kene djegur provat sic u be ne rastin e Gerdecit", tha Brace.
Deputeti socialist ngriti shqetesimin se Shqiperise i rrezikohet siguria kombetare.
"Fazllic perfaqeson bandat me gjakatare ne Ballkan. Shteti yne eshte i kapur. Energjine e importit Shqiperia e merr nga Serbia. Shqiperia eshte e varur prej Beogradit dhe kjo eshte veper e kryeministrit tone", u shpreh Brace.
Nishani: Asnje eskorte per Fazllic
"Nuk kemi vene nje eksporte ne sherbim te Fazllic", siguroi ministri i Brendshem, Bujar Nishani ne seancen e sotme parlamentare.
Sipas tij, policia nuk do te bjere pre per ta perfshire ne debatin politik ne vend, por do te vazhdoje punen per te kryer detyrat sipas ligjit.
"Degjova akuza te renda se kompani te huaja qe investojne ne Shqiperi kane deget e tyre ne Serbi. Kjo eshte teper normale, qe nje kompani te kete filialet e veta si ne Shqiperi ashtu edhe ne vende te tjera te Ballkanit", u shpreh Nishani,duke theksuar se akuzat nuk jane gje tjeter vecse spekulime.
Po ashtu edhe zevendeskryeministri, Genc Pollo deklaroi se i gjithe debati per Fazllic eshte nje skandal i sajuar dhe qe do te fashitet shume shpejt.
"Ne dijenine time nuk ka asnje fakt qe ne mund te shqetesohemi. Nuk ka asnje fakt ligjor te sakte", theksoi Pollo.
Sipas tij, debati politik, rrezikon te heqe nga vemendja ngjarje qe jane te rendesishme per Shqiperine. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri Apr 10, 2009 11:40 pm | |
| | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri Apr 10, 2009 11:40 pm | |
| | |
| | | shqipetari Moderator
Numri i postimeve : 376 Mosha : 35 Vendi : Shqiperi Natyrale Reputacioni : 56 Data e regjistrimit : 25/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri Apr 10, 2009 11:52 pm | |
| edhe pse cilsohet si mik i ngusht i serbise Sali Berisha gjat luftes ne Kosove ju dha armatim ish ushtarve te UCK-se po ashtu e futi Shqiperin ne NATO etj etje duhet dalluar si anet pozitive ashtu edhe ato negative | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri Apr 10, 2009 11:54 pm | |
| - shqipetari shkruajti:
- edhe pse cilsohet si mik i ngusht i serbise Sali Berisha gjat luftes ne Kosove ju dha armatim ish ushtarve te UCK-se po ashtu e futi Shqiperin ne NATO etj etje duhet dalluar si anet pozitive ashtu edhe ato negative
Po ashtu eshte. Eshte edhe pikerishte ai qe urdheroi qe komandanti legjendar Adem Jashari te arrestohej. Dhe eshte pikerisht Sali Berisha ai qe ndihmoi Serbine me nafte ne krizen me te madhe te ksaje te fundes. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! | |
| |
| | | | Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|