Kush ishte Komandant Shemi?
Shemsi Arif Ahemti – Komandant Shemi u lind më 8 Qershor 1969, në fshatin Kodër (ish Zasellë) të Mitrovicës. Rrjedh nha një familje e varfër, por me traditë bujare. Shkollën fillore e nisi në fshatin e tij të lindjes, ndërsa e mbaroi në Shupkovc. Më 1984 regjistrohet në gjimnazin ushtarak, në Beograd, drejtimi i përgjithshëm, e më pastaj e vazhdoi dhe e mbaroi në Sarajevë. Ishte njëri ndër kadetët më të mirë të gjeneratës. Kjo i bëri të mundur që pa veshtirësi të reigjistrohet në Akademinë e Lartë të Artilerisë në Zarë. Edhe atje u dallua për zgjuarsinë e jashtëzakonshme. Zgjuarsia dhe përkatësia shqiptare bëjnë që eprorët ushtaral serbë ta gjelozojnë dhe ta urrejnë. Sigurisht me qëllim të ndërprerjes së vrullit të studimeve e dergojnë në efekitvat e artilerisë në Smedervska Pallankë dhe në Vërshac. Edhe pse kishte nevojë që të punojë, të fitojë e ta ndihmoi familjen, Shemi e ksihte kuptuar se kjo ” e mirë” që i ofroi ushtria serbe ishte një dinakëri. Përkundër të gjitha vështirësive, Shemi i kishte vazhduar studimet me korrespondencë dhe mbaruar me sukses. Ai kishte fituar njohuri të shkëlqyeshme në fushën e artilerisë. Ishte bërë një epror shtarak mjaft i i ditur. Vitet e 90-ta e gjejnë komandant të kompanisë artilerike në Vërshac. Ish armata jugosllave e kishte dërguar në luftën serbo-kroate. Kishte marrë pjesë në shumë beteja; që nga Knini gjer në Vukovar. Edhe kjo ishte një përvojë e mirë për Shemin. Në rend të parë kishte mësuar për qëllimet pushtuese të Serbisë. Uniforma që e barte dita ditës i bëhet e huaj dhe e neveritshme. Ishte i vetëdijshëm se ndodhej në një ushtri që edhe popullit të tij i sillte tragjedi;vrasje, burgosje, maltretime e cka jo tjetër. Në vitin 1992 e braktisi ushtrinë serbosllave.
Kthimi në Kosovën e robëruarKomandant Shemi u kthye në Kosovë, për tëqëndruar gjer nëvdekje. Kosovën e gjeti krejt tjetërfare, nga ajo cfarë kishte lënë. E gjeti të mbërthyer në pranga. Pesha e pushtimit veq sa nuk i kishte zënë frymën. Kishte kohë që nuk ishte në Kosovë, andaj malli për atdheun i kishte zhuritur zemrën e tij. Në rrethanat që ndodhej Kosova, Shemi nuk mund të lëvizte i lirë. Ishte i vetëdijshëm se do ta kërkojë pushteti serb, jo për t’a kthyer atje ku ishte por për ta burgosur. Jetën e vazhdoi më tepër në ilegalitet, pra asnjëherë i sigurtë në shtëpinë e tij. Përkundër të gjitha këtyre, Shemi nuk e kaloi kohën kot. Lexonte dhe rilexonte historinë e popullit shqiptar. Mësoi për bëmat e personaliteteve të mëdha si: Skënderbeun, Isa Boletinin, Hasan Prishtinën, pastaj për heroizmat e Ahmet Selacit, Uksin Kovaqicës, Bislim Bajgorës, Shaban Polluzhës, Azem Bestës e personaliteteve tjera, për luftën dhe qëndresën e të cilëve kishte dëgjuar edhe nga babai Arifi. Përveq kësaj Shemi lexonte e mësonte edhe fizikë, matematikë, astronomi e në veqanti studionte topografi, me çka përvetësonte edhe më shumë njohuri mbi artin ushtarak, i vetëdijshëm se së shpejti do ti hyjnënë punë, nga se dukej sheshazi se Kosova doemos do ta filloi luftën me Serbinë.
Inkuadrimi i Komandant Shemit në UÇKNgjarjet në Likoshan, Qirez, e Prekaz të Drenicës e kishin tronditur shumë, andaj mesviti i ’98-tës, Shemin do ta gjej nën emblemën e UÇK-së së lavdishme, së cilës do t’ja shtoi edhe më shumë famën e qëndresës, lavdisë dhe krenarisë, duke u dëshmuar si një trim, strateg dhe atdhetar i dalluar.
Bazuar në njohurit që dispononte nga lëmi i artit ushtarak, inkuardimin e komandant Shemit në UÇK shokët e pritën me admirim. Iu shtua radhës së tyre edhe një kraj i fortë lufte, një ekspert i artilerisë, mungesa e të cilëve ishte tepër e madhe kudo nëpër njësitet e UÇK-së. Fillimisht, Komanda e Brigadës 141 ”Mehë Uka” Shemin e angazhojnë Komandant të Kompanisë në Trepçali, por gjithherë ishte prezentë nëpër pikat tjera për tu dhënë dije në artin ushtarak dhe për të ngritur moralin luftarak. Gjatë gjithë kohës së rezistencës së Mazhiqit perj 11 Korrik gjer 15 Shtator 1998, kur zhvillohet beteja e madhe, komandant Shemi, me ishte protagonisti kryesor në luftë kundër paramilitarëve serbë. Edhe pse mungonte artileria e rëndë, komandant Shemi me shokët e tij veproi me aksionet të shpejta diversante, sa në Mazhiq, sa në Trepçali, sa në Kodër të Kutllovcit duke depërtuar thellë në pozicionet e armikut dhe duke u shkaktuar humbje të mëdha. Që në këtë betejë u pa se Komandant Shemi është një luftëtar trim, i përgaditur dhe me cilësi të larta ushtarake. U pa se ai do të bëhet një hero i përmasave kombëtare.
Shemsi Ahmeti Komandant i Njësisë SpecialePërkundër pasojave nga ofensiva e 15 Shatatorit të vitit 1998, UÇK-ja nuk u shpërbë, përkundrazi doli me njëpërvojë që e bëri edh më të fortë. As vrasja e ndihmës komndanttit të Logjistikës së Zones Operative të Shalës Xhevat Jusifit si dhe plagosja e Komandant Besit, themelues dhe komandant i parë i Njësisë Speciale, me 3 Janar 1999, ushtarët clirimtarë nuk i ligështoi, por veq sa u shtoi urrejtjen dhe vullnetin për të luftuar armikun gjer ne fishekun edhe frymën e fundit. Në krye të Njësisë Speciale u emërua Komandant Shemi, i cili vuri në veprim gjithë njohuritë që kishte në artin luftarak. Në kuadër të njësitit, pasi ishin siguruar disa armë të rënda artilerike, u formua Njësia Artilerike, nëpërmjet së cilës iu shkaktuan humbje të mëdha armikut. Aksionet guerile nuk ndaleshin për asnjë çast, por krahas kësaj bëheshin përgaditjet për të filluar një luftë frontale me armikun.
Më 13 Mars 1999, komandant Shemi, në bashkëpunim edhe me njësitet të tjera sulmon bazën ushtarake serbe në Kutllovc, pozicionet e armikut në Trepçë, pastaj në Bajrë etj. Po në këtë kohë u ofron ndihmë me ushtarë dhe teknikë luftarake për 24 ditë më radhë Brigadës 142, e cila vepronte në kuadër të ZOSH-it, kundër së cilës ishin drejtuar forca tëmëdha të armikut. Intensifikimi i aktivitetit luftarak të ZOSH-it i detyroi shkiet që të ndalin pë një kohë ofensivën e tmerrshme që kishin ndërmarrë kundër pozicioneve të UÇK-së, sigurisht për të përgaditur ofensiva të reja me forca shumë të mëdha.
Pas një jave të pauzës së sulmeve serbe, me 21 Mars filloi ofensiva e re e armikut, e pajisur me tërë arsenalin luftarak, e cila zgjati për 46 ditë me radhë. Gjatë kësaj kohe, pothuajse për asnjë çast nuk pushuan sulmet e forcave armike, mbi pozicionet e UÇK-së, por as pjesëtarët e UÇK-së nuk i ndalen sulmet mbi armikun. Në ballë ishte
Komandant Shemi , ai që u tregua dragua në Trepcali dhe Mazhiq, vazhdoi të dëshmohet edhe në Melenicë, Mjadan, Preten, Rahovë e përgjithësisht në Shalë. Tani më Shala ishte bërë kala e pamposhtur ose siq thotë poeti Jakup Ceraja ne Krujë Skënderbegun në krye me komandant Shemin si Vrana Konti, të cilën e përjetësoi edhe me vargjet:
Kalaja e Krujës në Shkëmb të Melenicës
Komandant Shemi si Vrana Konti
Goditni djema thërret qetë
S’fiton topi, po zemra!
Sa t’na ndrijë neve balli
Shkieve do t’u nxijë thembraDhe njëmend ashtu ishte. Për asnjë cast nuk ligështoheshin luftëtarët e lirisë. Me të gjitha forcat që kishin u kundërpërgjigjeshin sulmeve të armikut duke i shkaktuar humbje në njerëz dhe teknikë luftarake. Mungesa e municionit ishte tepër e madhe, andaj Komandant Shemi me 21 Prill 1999 u fut në bazën ushtarake serbe në Kutllovc, me c’rast siguroi një sasi të madhe municioni dhe armatimi jo vetëm për Njësitin
Special qe ai komandonte por për gjithë ZOSH-in. Për 46 ditë më radhë ishte në ballë të luftës në vijën fronatle. Trepcali-Shkëmbi i Bletës-Melenicë-Lagja e Cenajve Majdan deri në momentin e rënies në Betejën e Majdanit më 26 Prill 1999. Siq kujtojnë shokët e luftës, në momentin e rënies, së bashku me Arsim Muzaqin nuk ishin më larg se 2 metra nga armiku.
Në vend të përfundimitKomandant Shemi nuk vepronte nën ndikimin e emocioneve. Ai nuk ishte rob i euforisë. Ishte shumë i urtë, i qetë dhe gjakftoftë. Ishte i pashoq në ngritjen dhe ruajtjen e moralit të luftës tek ushtarët, tek bashkëluftëtarët dhe populli nëpërgjithësi.
Ai ishte mësues, pedagog e strateg. Secili që ndodhej pranë tij e fitonte një besim në vete, i shtohej trimëria, pra ndjehej më i sigurtë. Me punën e tij të guximshme e të palodhshme kishte arritur të tuboi luftëtarë më të mirë në njësitin e tij, të cilët nuk
tërhoqën nga vija e frontit për të gjallë, por u flijuan për liri. Të tillë ishin: Arsim Muzaqi, Rrustem Hyseni, Faruk Beqiri, Enver Musa, Shemsi Istrefi, Bajram Musa, Fehmi Preteni, Mursel Xhemaili, Nysret Musa, Eset Ibishi, Hmazë Behrami, të gjithë këta pjesëtarë të njësitit special. Po ashtu një numër ushtarësh ishin plagosur,
gjithëherë duke qëndruar ballë për ballë me armikun.
Meritat e Komandant Shemit janë shumë tëmëdha. Ishte themelues I Njesitit të Artilerisë, I cili vepronte në kuadër të Njësisë Speciale. Me aksionet e tij luftarake i kishte shkaktuar humbje te mëdha armikut duke i vrarë tigje të tëra ushtarësh. Pra me
aksionet e tij i kishte futur tmerrin armikit. Kishte njohuri tëshkëlqyeshme mbi përdorminn e armëve tëartilerisë. Ishte i afërt dhe shumëkomunikativ me bashkëluftëtarë. Kishte tiparet e një atdhetari tëmadh, me një fjalë ishte kampion i heroizmit, dijes dhe qëndrimit stoik përballë furtunës shfarosëse të shkaut. Ai ishte
bërë një hero i vërtetë. Thonë se heronjtë nuk bëhen brenda ditës. Ata lindin, rriten, formohen, jetojnë mbijetojnë. Emri i tyre nuk vdes. As vepra. I tillë ishte komandant SHEMI.
LAVDI!