|
|
| Shaban Polluzha | |
| | Autori | Mesazh |
---|
shqipetari Moderator
Numri i postimeve : 376 Mosha : 35 Vendi : Shqiperi Natyrale Reputacioni : 56 Data e regjistrimit : 25/02/2009
| Titulli: Shaban Polluzha Sat Apr 11, 2009 12:04 am | |
| Dy luftare te shquare qe su ndane kurre, Shaban Polluzha nje njeri i urte e trim ne te njejten kohe qe beri qendres heroike dhe udheheqte trimat e drenices, nje ushtri te perbere prej mijera vetesh, dhe figura karizmatike Mehmet Gradica luftari i ashper e azgan, krahu i djathte i Shaban Polluzhes. Shaban Polluzha lindi më 1871 në fshatin Godanc të Drenicës. Rrjedh prej një familjeje të varfër, e cila mezi siguronte kafshatën e gojës. I ati i tij ishte shpërngulur përkohësisht nga Polluzha në Godanc, ngase kishte marrë më shumë sipërfaqe toke nga bregu i atij rajoni. Familja e tij sërish kthehet në tokën e mëparshme në Polluzhë. Shabani qysh si fëmijë ishte kacafytur me problemet e luftës për ekzistencë. Në këtë kohë sheh format e vrazhda të eksploatimit të fshatarësisë në Drenicë nga sundimi turk, e më vonë edhe nga ai serb, bullgar e austrohungarez, dhe sërish nga ai serb. Si i ri, shpeshëherë kishte rënë në konflikt me njerëzit e pushtetit. Duke provuar këmbënguljen e tij në mbrojtjen e interesave të fshatarësisë, rrethi i Polluzhës në kohën e pushtimit bullgar, e zgjedh përfaqësues të vetin (çaush). Polluzha aso kohe gjendej në vijën kufitare të pushtimit austrohungarez. Shaban Polluzha nuk mbante mbikqyerjen vetëm në zonën pushtuese bullgare, por shpeshherë dilte edhe në anën austrohungareze për të parë se si jetonte populli në atë pjesë. Përderisa pushtuesit bullgarë bënin zullum të madh në pjesën e vet mbi fshatarë, në anën tjetër pushtuesi austrohungarez ishte më i matur dhe mundohej të përfitojë sa më shumë popullatën vendase, duke përfillur deri diku të drejtat kombëtare, dhe duke hapur shkolla në gjuhën shqipe. Kur Kosova pushtohet sërish nga Serbia, Shaban Polluzha ngre zërin kundër këtij regjimi. Për rezistencë që i bën, ai burgoset në Skenderaj dhe Mitrovicë. Në vitet 1920 bie në kontakt me Azem Bejtën. Për disa çështje kishin pikëpamje të kundërta. Më në fund merren vesh për veprim të mëtejmë. Shaban Polluzha në këtë periudhë ishte zgjedhur kryetar komune në Polac. Në Luftën e Dytë Botërore, në kohën e pushtimit italian, burgoset me gjithë familje në kullën e Sheremetit në Pejë më 1941. Merr pjesë në mbrojtjen e kufirit në Rozhajë, e pastaj me brigadën e tij shkon në Jeni – Pazar për t’i mbrojtur myslimanët e asaj ane nga çetnikët, që nëatë kohë bënin reprezalje të mëdha, duke i vrarë dhe duke u djekur tërë pasurinë. Atje qëndron një kohë përderisa i zmbrap forcat çetnike dhe me luftëtarët e vetë kthehet në Drenicë. Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, angazhohet në anën partizane, por nuk u pajtua me vrasjet që i bënin brigadat serbe e malazeze dhe OZN-ja në Drenicë, prandaj nis luftën kundër tyre. --- Tribuni i popullit, Shaban Polluzha, në të gjitha etapat e jetës së tij u angazhua për mirëqenien e popullit shqiptar, duke mos kursyer asgjë për të, madje as jetën, as familjen e as truallin dhe kullat. Ideali i tij për pavarsin kishte zënë vend në shtatin etij qysh në moshën e re. Për këtë ideal, më vonë do ta japë jetën. Gjatë rezistencës që i bëri ushtrisë jugosllave në Drenicës e në Shalë të Bajgorës, u dëshmua si prijës tribun. Në këtë periudhë Shaban Polluzha barte flamurin kombëtar, me të cilin mbështillte plisin e bardhë. Pra, në të njejtën kohë flamurin dhe plisin – plisin mbështjellë me flamur! Në kujtimet e veta Tahir Topilla thotë se Shaban Polluzha, asnjëherë nuk doli pa flamur, sepse për të luftonte dhe për të ishte i lidhur gjatë tërë jetës. Me të u vra dhe për të dha jetën! --- Shtabi i Shaban Polluzhës, ishte i vendosur në Rezallë, në kullë të Zymber e Hajzer Malajt. Ky shtab, në këtë vend strategjik, qëndroi afro një muaj. Nga kjo qendër bëhej strategjia dhe kontrollohej një pjesë e territorit të Drenicës përëndimore. Shtabin e përbënin: Shaban Polluzha (komandant), Miftar Bajraktari, Sadik Lutani, Ukë Sadiku, Qazim Bajraktari dhe Rifat Maloku. Sali Xhinovc, ishte sekretar i Shaban Polluzhës, i cili me mjaftë gjeturi e kryen këtë detyrë deri në përfundim të luftës së Drenicës. Në përbërjen e shtabit ishin edhe: Hazir Xhaka i Oshlanit, Mulla Iljasi i Brojës, Feriz Boja i Kërnicës, Rexhep Gjeli i Likoshanit, Hamzë Istogu i Polluzhës. Në Rezallë shatabit i bashkohet edhe Jusuf Giliani, i cili vjen këtu pasi likuidon shtabin partizan në Prekaz. Në kreun e shtabit vjen edhe Mehmet Gradica. Korier ishte Nuhi Bradashi i Llapit, për të cilin kanë ditur vetëm komandanti dhe sekretari. Në lagjen e Malajve të Rezallës, ku rrinte Shaban Polluzha, brenda ditës ushqeheshin me bukë me qindra njerëz të brigadës. Në Rezallë, në lagjen e Malajve është ruajtur në tërësi kulla, ku ishte vendosur shtabi; dhe shumë gjëra të kësaj periudhe janë ruajtur me përkushtim. Në odë është ruajtur si kujtim edhe sixhadeja në të cilën ulej Shaban Polluzha. PËRGATITJA E ATENTATIT KUNDËR SHABAN POLLUZHËS Në fund të vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945, në Skenderaj e Gllogovc formohen komandat vendit dhe në to vendosën njerëzit që mendojnë se mund të jepnin kontribut në konsulidimin e pushtetit të ri komunist. Në komandën e vendit, të Skenderajit, asokohe vendosen Riza Voca, Vllado Kërstiq dhe Hysen Thaqi. Nëpër qendra të mëdha fshatare formohen edhe komunat. Në Polac kryetar i komunës emërohet Mulla Brahimi e kështu emërohen edhe kryetarët në qendrat tjera. Në këtë kohë, Shaban Polluzha me brigadën e vetë të posaformuar kishte shkuar në Sërbicë me qëllim që t’u bënte me dije autoriteteve në pushtet se duhej të kishin kujdes për sjelljet e tyre me fshatarët e Drenicës. Posa arrin në këtë qender, Shaban Polluzha hyn në komandë dhe takohet me udhëheqjen e saj. Menjëherë pas Shabanit hyn edhe Mulla Brahimi i Polacit dhe i drejtohet Riza Vocës me këto fjalë: “Qysh bën, unë si kryetar të mos di për arrestimin e njerëzve të mi, për burgosjen e Osman Xanit dhe të dy bashkëfshatarëve të tij”?. Në skenë del Vllado Kërstiq, i cili imamit të Polacit i thotë se nese i kanë duart të përlyera me gjak, do të marrin edhe të tjerë dhe nuk do t’i kthejmë më e nese jo, atëherë do t’i lirojmë. Ndërkohë që foli Kërstiqi, Shaban Polluzha kishte dal jashtë zyrës dhe në momentin kur u kthye i dëgjoi vetëm fjalët e fundit “duart me gjak” dhe menjëherë reagoi duke e pyetur atë se kush kërkon këtu gjak dhe me nervozizëm i thotë atij se kush ishte. Ç’ është e vërteta, Shabani nuk e njihte fare Vlladën dhe gjatë bisedës me të, nuk mund të hetohej se nuk ishte shqiptar ngase fliste mjaft mirë shqip. Ky i thotë se quhej Vllado Kërstiq dhe me të hetuar se ky ishte malazez, i drejtohet:”Ti po kërkon gjak, apo jo?”. Vllado mbeti i hutuar dhe papritur fare Shaban Polluzha nxjerr revolen për ta vrarë, por urgjentisht reagojnë Riza Voca, Hysen Thaqi, Iljaz Cini, Imami i Polacit dhe unë, tregon Shaban Aruqi i Rezallës, që ishte korrier në komandën e vendit. Vllado Kërstiçi, nga frika hyri nën tavolinë, ndërkaq ne e kapëm Shaban Polluzhën për ta qetësuar dhe mezi e bindëm të dilte jashtë. Më kujtohet, thot Shaban Aruqi, kur thekësoi këto fjalë: “Nuk do të lejojë çdo kënd të sundojë në Drenicë”. Mori brigadën dhe u nis, si më duket, në drejtim të Mitrovicës. Sipas disa njoftimeve që kisha si korrier në këtë qendër, - tregon Shabani, - në Mitrovicë përgatitej atentati kundër Shaban Polluzhës. Menjëherë Vllado Kërstiq bën me dije autoritetet e Mitrovicës për vërsuljen që i kishte bërë Shabani. Duke theksuar se gjatë asaj periudhe Shaban Polluzha gjithëherë është ruajtur dhe përcjellë mirë nga njerëzit e brigadës së vet dhe mu për këtë, si thotë Shaban Aruqi, nuk ka mundur të realizohet atentati i përgatitur në Mitrovicë. Ky fakt është bindës, sepse Shaban Polluzha, posa kuptoi qëllimet e tyre, filloi të ngrinte zërin për t’iu kundërvën më vonë edhe me luftë të organizuar. SI U VRA SHABAN POLLUZHA Prej Bezheniqit shkojmë te Dvoranët e Tërstenikut dhe vendosemi në tri kulla. Të nesërmen në mëngjez, me 17.02.1945, rrethohemi nga të gjitha anët prej shumë brigadave e divizioneve ushtarake, që ato ditë ishin përqëndruar në Drenicë. Luftuam prej mëngjezit e deri në ora 15. Meqenëse ishim në kulla, sado që kishin forca të mëdha ushtarake, aa nuk mund të na afroheshin. Diku rreth orës 16, kanë mbërrijtur topat, me të cilët fillojnë të na gjujnë. Gjalet e topit – thot Ramadan Polluzha, rrëzuan një pjesë të kullës, ku isha unë. Kur erdhi mbrëmja, shkova në kullën, ku ishte babai me Mehmet Gradicën. Shaban Polluzha plagoset nga trarët e kullës së rrëzuar, kurse Mehmet Gradicës i kishte rënë gjylja e topit në këmbë. Nëpër terr e kemi shpërthyer rrethimin. Babain e qita në kalë. Kur dolëm në rrugën kryesore, në drejtim të Gllogovcit, atë e mori një plum i kobshëm në gjoks dhe, pa hyrë në Gllobar, Shaban Polluzha vdes. Së bashku me Ali Ahmetin dhe Sejdi Mehollin vendosëm që kufomën e babait ta qojmë në pusin e thellë të lumit Drenica, në afërsi të tunelit të Poklekut. Aty thyem akullin dhe lëshuam kufomën. "Nese vazhdojme rrugen per ne frontin e Sremit,do te likuidohemi pa arritur atje,kurse,ne anen tjeter,ne Kosove te tjeret pa kurrfare meshire e pengesash do te bejne terror mbi grate dhe femijet tane" (Brigada e Shaban Polluzhes,Podujeve,20 janar 1945) | |
| | | shqipetari Moderator
Numri i postimeve : 376 Mosha : 35 Vendi : Shqiperi Natyrale Reputacioni : 56 Data e regjistrimit : 25/02/2009
| Titulli: Re: Shaban Polluzha Sat Apr 11, 2009 12:13 am | |
| Shaban Polluzha Lindi në vitin 1873 në Polluzhë të Drenicës. Shaban Polluzha ishte i biri i Mustafë Rexhep Kastratit që kishte vetëm një vëlla Dervishin, i cili vdes ne moshë të re dhe nuk la trashegimtar. Shaban Polluzha rrjedh nga një familje me gjendje ekonomike mesatare. Shabani nuk ishte i arsimuar, por si i ri u inkuadrua në jeten politike, të cilën ia imponuan rrethanat dhe padrejtësitë e regjimeve pushtuaese. U konfrontua me bullgarë e austriak gjat Luftës së Parë Botërore, dhe me regjimin e jugosllavise borgjeze. Gjatë mbrtërisë jugosllave ishte i inkuadruar në jetën politike, kryetar e deputet. Shpesh konfrontohej me qarqet e regjimit antipopullorë dhe për një kohë u detyrua të kalojë në ilegalietet në Shqipëri. Gjatë luftës se Dyte Botërore ishte komandant i një pjesë të frontit në Mal të Zi, Kollashin dhe Sanxhaku i Tregut të Ri, ku u dallua për organizim e strategji. Ishte anëtar i Këshillit te Islihatit (gjyqit paqetues)dhe me propozimin e Miftar Bajraktarit e emërojnë kryetar te Islihatit në Drenice. Shaban Polluzha kishte edhe taktike politike. Ai me strategji politike kishte bërë njëfar lidhje formale dhe mashtruese me qarqet komuniste, por ne realitet ai asnjeherë këtë ideologji nuk e pranoi si ideologji qe do të zgjidhte qështjen shqipetare. Shpeshëherë në mesin e shokëve dhe bashkëkohësve të tij u thoshte, „une kame pervojë ne bashkpunim me serbët, siq jam munduar te bashkëpunoj me ta sinqerisht, por më kot, sepse besë dhe marrveshje të sinqertë kurr nuk kame mund te beje me ta". Prandaj, shton ai, "duhet mbajtur njëfare afrimi politik derisa të arrijmë qellimin tonë" Per këtë paria dhe këshilli organizativ i Kuvendit të Skenderajit e propozuan për komandant të Brigadës së Drenicës. Dihet mirëfilli se pas kapitullimit të Italisë fashiste (shtator 1943) Shtabi Suprem i UNÇJ-së shtoi aktivitetin e vet ushtarak, në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare dhe deri në nëntor 1944(por edhe më herët) në këto hapsira,u formuan njësite të shumta të “UNÇJ-së”,duke filluar nga çetat,aradhat,batalionet e deri në brigada.Këto formacione partizane edhe pse u formuan në trrollin shqiptar nuk u formuan për të mirën e shqiptarëve.
Në gjysmën e dytë të vitit 1944,derisa forcat aleate(amerikane-angleze-ruse...)përparonin në të gjitha frontet e luftës kundër ushtrisë hitleriane,Titoja do t´i shfrytëzojë këto rrethana,për luftimin e forcave të mbrojtjes kombëtare shqiptare 1 dhe ripushtimin e Kosovës...Për t´i realizuar më lehtë synimet e saj ,udhëheqja jugosllave,në fillim të janarit 1945 urdhëron mobilizimin e “brigadave të Kosmetit” për t´i dërguar në Frontin e ashtuquajtur të Sremit-në Serbi.Ndonëse qendra e rezistencës shqiptare në gjysmën e dytë të dhjetorit 1944-janar 1945 ishte përqëndruar në Drenicë,”Shtabi Operativ i Kosmetit”,urdhëroi Shaban Polluzhën që ta lëshonte Drenicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës,për t´u bashkuar me Brigadën VII,e cila po marshonte për Sërbi.
Shtabi i Brigadës së Drenicës largimin nga Kosova do ta kushtëzojë me ndërprerjen e vrasjeve dhe të plaçkitjeve mbi popullsinë civile nga ana e ushtarisë jugosllave...mirëpo pas dështimit të nënshtrimit të Shaban Polluzhës më 25 janar nisin operacionet ushtarake në shkallë të gjerë për asgjësimin e Brigadës së tij.
Në këto operacione antishqiptare morën pjesëivizionet 24,26,44, 46,52...të Sërbisë,Divizionet 41 dhe 50 të Maqedonisë,grupi i brigadave të Malit të Zi(brigada e I e Bokës dhe brigada e VI) 2dhe repartet speciale të OZN-s të drejtuara nga Spasoje Gjakoviq.Në kohën kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet më të përgjakshme në Drenicë...,më 8 shkurt 1945,komandanti suprem i UNÇJ-së J.B.Tito me urdhër të veçantë nr.31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë.Këtë vendim Titoja e mori më 7 shkurt 1945 në Beograd,në një takim me ushtarakët serb:Savo Dërleviqin,Gjuro Medenicën dhe Kërsto Filipoviqin. Me këtë urdhër ,i tërë pushteti në Kosovë do t´i kaloi një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazez,të cilët do të ushtronin pushtetin politik,ekzekutiv dhe atë gjyqësor.
Gjatë ndryshimeve në strukturën komanduese në krye të pushtetit ushtarak përkatësisht të “Shtabit të Ri Operativ” u emrua ish-shefi i Armatës I-rë:kolonel Savo Dërleviq, duke e zavendësuar Fadil Hoxhën,i cili mbeti zavendës i tij. Shef i Shtabit u emrua nënkolonel Dushan Vukotiq(deri në atë kohë ishte zëvendëskomandant i Divizionit 46 jugosllav),shef i prapavijës u caktua Stevo Dobërkoviq(i dërguar nga shtabi qëndror i Sërbisë),ndërsa komisar politik u emrua nënkoloneli Gjuro Medenica. Më 10 shkurt 1944 kjo komandë bëri riorganizimin e tërësishëm të ushtrisë duke formuar Divizionin e artilerisë, të kalorësisë, të ndërlidhjes, grupin operativ të brigadave, Divizionin 46,52...etj.
Kjo makineri ushtarake në Kosovë duke i marrë të gjitha masat gjoja për "spastrimin" e terenit nga "mbeturinat e fashizmit" dhe "kundërrevolucionarët" vrau e masakroi pamëshirë mijëra shqiptarë gjithëandej Kosovës...Në këtë fushatë të egër ushtarake më 21/22 shkurt 1945 u shua me gjak edhe kryengritja e Drenicës,pas vrasjes së tribunëve popullorë Shaban Polluzha e Mehmet Gradica në kullat e Dvoranëve në Tërstenik. | |
| | | ILLYRIAN Admin
Numri i postimeve : 2043 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Reputacioni : 35 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: Shaban Polluzha Sat Apr 11, 2009 5:28 pm | |
| VIGANI I KOSOVËS
I qetë në bisedë dhe njëkohësisht stoic në jetë,gjithherë në ballë të detyrës dhe përherë në zemër të popullit (kombit),Shaban Polluzha,si thotë Ajet Haxhiu,mbetet vigan i kombit.Duke pasur tipare të një burri të madh,arrin autoritet dhe gëzon përkrahjen e masës së gjerë të Drenicës,dhe jo vetëm të saj. Shaban Polluzha,ishte një burrë me shtat mesatar dhe sipas traditës mbante tirq të zinj me gjashtë fije gajtani,shokë të kuqe me vija të zeza,xhamadan të zi e këmishë të bardhë.Në sytë e tij shihej çilteria dhe qëndresa,në brez mbante armën,kurse në plis flamurin kombëtar;në mendje fatin e shqiptarëve dhe të Kosovës.Në një rast,kur një bashkëluftëtar i tij gjatë darkës bëri naze se buka ishte e papjekur,i tha:"A din se jemi në luftë,e nuk jemi në shtëpi".Kishte moral të fortë dhe mund të thuhet nuk kishte edhe një shok si vetë.Të hysh në luftë në moshën 75-vjeçare,do të thotë të jesh specific,do të thotë të jesh stoic dhe ta kesh qëndresën metaforë të jetës.Ky, pra ishte Shaban Polluzha,i cili gjatë rrugës prej Obrisë për në Tërstenik,duke i parë fshatarët se vuanin për bukë dhe nga të ftohtët e madh,pat thënë:"Më shkoi populli poshtë ,dhe kjo po m’i shkurton këmbët".I patën shkuar lotët fytyrës. Ata nuk ishin vetëm lotët e tij, port ë gjithë kosovarëve, që aso kohe i ishin nënshtruar terrorit të egër serb e jugosllav.
LAvdi deshmorit te kombit Shaban Polluzha | |
| | | shqipetari Moderator
Numri i postimeve : 376 Mosha : 35 Vendi : Shqiperi Natyrale Reputacioni : 56 Data e regjistrimit : 25/02/2009
| Titulli: Re: Shaban Polluzha Thu May 28, 2009 2:48 am | |
| trojeve shqiptare i duhen edhe sot njerez trima e te ditur si: Shaban Polluzha ,Mehmet Gradica , Hasan Prishtina, Isa Boletini , Luigj Gurakuqi , Leke Dukagjini, Mic Sokola ,Enver Hoxha ,Bajram Curri, Avni Rrustema , Ahmet Selaci, Ukshin Kovaqica, Adem Jashari dhe te gjithe deshmoret qe dhane jeten per ruajtjen e Shqiperis dhe Clirimin dhe bashkimin e saj.
kemi nderin qe mund te flasim per deshmoret , agja i babait tim ka qen ushtar i Shaban Polluzhes ,ndersa Shaban Polluzha ishte djali i agjes se gjyshes sime. ndersa Mehmet Gradica ishte daja i gjyshit tim . Agja i babait tim tash 89 vjet kujton shum pak kohen kur ka luftuar bashk me Shabanin nga mosha e shtyer hjekat dhe semundja kujton shum pak momente per te ,tregon se ishte nje burr i fjales e i Beses ishte trim e vizionar ,pak tregon se si kan luftuar ndersa edhe sot Mazerka siq e quan vet agja i babait tim apo tash M48 eshte ne formen si te ishte sot e prodhuar pra si te ishte e re . kemi nderin qe i perkasim nje populli me kaq shum histori dhe luftra per Clirim dhe Bashkim te trojeve tona nga okupatoret e huaj (perandoria osmane , fashizmi, titistat ,Cubrilloviqi , Millosheviqi, ahtisari etj...... ) Lavdi te gjithe deshmoreve te kombit qe nga koha e Skenderbeut e deri me sot | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Shaban Polluzha | |
| |
| | | | Shaban Polluzha | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|