Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 KUSHTUAR NENES

Shko poshtë 
+2
Melodi
Mig16
6 posters
AutoriMesazh
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

KUSHTUAR NENES Empty
MesazhTitulli: KUSHTUAR NENES   KUSHTUAR NENES Icon_minitimeSat Apr 11, 2009 9:05 pm

NËNËS

1 vjeç kur ishit me duart e saj ju lau dhe ju ushqeu;
E falenderuat duke qarë tërë natën dhe duke e lënë pa gjumë.

2 vjeç kur ishit ju mësoi të ecnit;
E falenderuat duke ikur nga dhoma kur ju thërriste.

3 vjeç kur ishit, u përgatiti gjellërat tuaja më të preferuara;
E falenderuat duke e derdhur pjatën nën tavolinë.

4 vjeç kur ishit u mësoi të mbanit në dorë lapsa me ngjyra të ndryshme;
E falenderuat duke bërë vizatime të ndryshme nëpër muret e shtëpisë.

5 vjeç kur ishit ju zbukuroi me rroba tërheqëse;
E falenderuat duke u rrëzuar në gropën e parë me baltë që e vërejtët.

6 vjeç kur ishit erdhi së bashku me juve në shkollë;
E falenderuat duke i thënë: “Nuk shkoj rrugëve të “lagjes”.

7 vjeç kur ishit ua dha një top dhuratë;
E falenderuat duke e thyer xhamin e fqiut matanë.

9 vjeç kur ishit ua gjeti një mësues të pianos;
E falenderuat, duke mos mësuar notat të paktën vetëm një ditë.

10 vjeç kur ishit me automobil ju dërgoi nëpër ditëlindje e deri tek mësimet për vallëzim dhe në çdo vend tjetër;
E falenderuat duke zbrit me vrap nga vetura dhe duke mos e shikuar aspak.

11 vjeç kur ishit me shokun tuaj ju dërgoi në kinema;
E falenderuat duke i thënë: “Ti mos u ul së bashku me ne”.

12 vjeç kur ishit nuk dëshiroi të shikoni programet degjeneruese dhe të dëmshme në televizion;
E falenderuat, duke i shikuar tërë ato programe gjersa nuk ishte ajo në shtëpi.

15 vjeç kur ishit ju dërgoi për pushime verore në shtetet e tjera;
E falenderuat duke mos ia shkruar të paktën asnjë rresht letër.

17 vjeç kur ishit ju lejoi që të shkoni në party me shokun (shoqen) tuaj;
E falenderuat duke mos ia bërë asnjë telefon dhe duke u kthyer në shtëpi në të gdhirë të agimit.

19 vjeç kur ishit ua pagoi shpenzimet e shkollës, me veturë ju dërgoi në konvikt dhe ua mbarti rrobat duke u perkujdesur pa pushim;
E falenderuat duke u përshëndetur te dera e konviktit që të mos tallen shokët tuaj.

21 vjeç kur ishit dëshiroi t’ju japë udhëzime për jetën dhe karierën tuaj;
E falenderuat duke i thënë “Unë nuk bëhem sikur ti”.

22 vjeç kur ishit ju përqafoi me krenari në ceremoninë e diplomës universitare;
E falenderuat duke kërkuar para që të shëtisni nëpër Europë.

24 vjeç kur ishit dëshiroi të takonte djalin që ju më një kohë të gjatë po takoheshit;
E falenderuat duke i thënë: “Kohën kur duhet ta takosh atë e di unë”.

25 vjeç kur ishit ua pagoi shpenzimet e dasmës, për juve shumë u gëzua dhe njëkohësisht u emocionua;
E falenderuat duke u shpërngulur në një qoshe të botës.

30 vjeç kur ishit dëshiroi t’ju këshillojë rreth mbikqyrjes së foshnjes Suaj;
E falenderuat duke i thënë: “Leji këto udhëzime të vjetra”.

40 vjeç kur ishit ju përkujtoi për ditëlindjen e një të afërmi tuaj;
E falenderuat duke i thënë:“Nënë kam shumë punë”.

50 vjeç kur ishit, ajo u sëmur shumë, kur shkuat ta vizitonit gjatë vikendit të fundjavës, ajo u gëzua;
E falenderuat duke i treguar se pleqtë bëhen nazelinj sikur fëmijët.

Duke thënë kështu e ashtu një ditë… Ajo, vdiq…
Atë që nuk mund ta bënit për të deri në këtë ditë,
Në atë moment ju ra si një vetëtimë në zemrat tuaja, ju humbi njeriu me i shtrenjte…

NËSE ËSHTË GJALLË, EDHE MË TEJ SË BASHKU JETON ME JU,

KËTË HERË ATË DUAJENI MË SHUMË SE KURDOHERË…


Dr. Erdal Atabek
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Melodi

Melodi


Numri i postimeve : 46
Mosha : 35
Vendi : Bota e ëndërrave
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 01/03/2009

KUSHTUAR NENES Empty
MesazhTitulli: Re: KUSHTUAR NENES   KUSHTUAR NENES Icon_minitimeSun Apr 12, 2009 12:33 pm

Mig16 faleminderit per kete shkrime qe na e solle,e lexova deri ne funde dhe ishte me te vertet shume prekese.
Nena eshte ai qe na solli ne jete,ajo qe u kujdese per ne dhe na rriti ashtu sic i ka hije nje nenes shqipetare.
Ato do mbeten perhere ne zemrat tona,dhe do na japine force drejte nje jete te lumtur,ashtu sic deshirojme ne dhe prinderite tane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jeta
Antar i ri
Antar i ri
Jeta


Numri i postimeve : 107
Reputacioni : -1
Data e regjistrimit : 19/03/2009

KUSHTUAR NENES Empty
MesazhTitulli: Re: KUSHTUAR NENES   KUSHTUAR NENES Icon_minitimeSun Apr 12, 2009 2:45 pm

Faleminderit per shkrimet Mig16 ishin te qelluara
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

KUSHTUAR NENES Empty
MesazhTitulli: Re: KUSHTUAR NENES   KUSHTUAR NENES Icon_minitimeSun Apr 12, 2009 3:13 pm

Melodi shkruajti:
Mig16 faleminderit per kete shkrime qe na e solle,e lexova deri ne funde dhe ishte me te vertet shume prekese.
Nena eshte ai qe na solli ne jete,ajo qe u kujdese per ne dhe na rriti ashtu sic i ka hije nje nenes shqipetare.
Ato do mbeten perhere ne zemrat tona,dhe do na japine force drejte nje jete te lumtur,ashtu sic deshirojme ne dhe prinderite tane.

S'kam cfare te shtoje me shume ketu,e ka permbledhure shume bukur Melodi.
Faleminderit shume Mig16
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

KUSHTUAR NENES Empty
MesazhTitulli: Re: KUSHTUAR NENES   KUSHTUAR NENES Icon_minitimeSun Apr 12, 2009 5:39 pm

Nena eshte e shenjte per arsyen se ajo se pari na mban 9 muaj ne bark , pastaj na rrit ushqen dhe perkujdeset per ne deri sa te eshte nevoja deri sa nena te vdes perkujdeset per ne ,
Nena eshte e shenjte per arsyen se ajo na lindi e rriti ajo na tregoj rrugen te cilen duhet ta ndjekim ajo na mesoj te flasim dhe te shkruajm fjalen Shqiperi e Bashkuar , nena eshte ajo per te cilen kemi me se shumti nevoj ne jet per keshilla dhe qdo gje tjeter Nena eshte ajo e cila nuk ja don te keqen femijes , nuk ka nen ne bot qe nuk ka qef qe ta she femijen e saj me lart e me lart .

Mig 16 te falemderoj per kete tem te qelluar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

KUSHTUAR NENES Empty
MesazhTitulli: Re: KUSHTUAR NENES   KUSHTUAR NENES Icon_minitimeMon Apr 13, 2009 11:52 am

Vitet kalojne e kalojne por nena nuk harroi sepse ajo te rriti dhe te bere dikushi te mesoj shume gjera per jeten dhe ti mund ti perballosh pa te voglin problem dhe nuk mund ti a harrosh nenes sepse ajo te rriti te ushqeu te mesoi ....
Pergezime per temen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

KUSHTUAR NENES Empty
MesazhTitulli: Re: KUSHTUAR NENES   KUSHTUAR NENES Icon_minitimeMon Apr 13, 2009 1:26 pm

Poezi per njeriun me te shtrenjt ne bote, NENEN.

Dua edhe une nje Nene.

Nene, sa vend ke tek une nene
Por sa shume ke te Krijuesi im
Perse me braktise o nene ?
Perse me le ne harrim?

Sa do te doja o nene
Qy ty te lagte loti im
Kete ma thote malli nene
Ma kish thene dhe Zoti im.

Ma kishte thene Zoti im
Vendin tend o nene tek une
Ma kish bere rrepte obligim
Te te doja shume, shume…

Me ty do te isha shume i lumtur
E ti poshte ne stoli me le me te padrejte
Ndoshta per ty nuk isha i shkathet e i bukur
Por do te te doja perjete, perjete …

Nuk jam i vetem o nene
Flas e qaj ne namazin tim
Te kerkoj, lutem per ty
Megjithese me le ne harrim.

Mundohu te kuptosh nene se jam djali yt
Per ate qe linde valle s’te ka marre malli
ndoshta mi ke harruar fytyren edhe syte
Pasi dikur me flake porsi nje gur zalli.

Nene sme vure ti as emrin
Djepin kurre nuk ma tunde
Nene sta ndegjova kurre zerin
Si munde te ikesh si munde?

Nga syte e zjarrte rrjedhin lot
Ne zemren e brengte vlon shume mall
Acarin dielli spo e thyen dot
Ajsbergu i akullt behet me i madh

Nene te paktem me thuaj ku je
Te te shoh fytyren mekatare dua
Nuk jam i sigurt nese e imja nene je
Pasi po te ishe imja, do ishe sot me mua

Sa here u ndjeva i vetem o nene
Sa dhembje kam ndjere sa dhembje…
Sa me ka munguar dora jote nene
Qe lehte e lehte koken te me perkedhelte.

Sikur ta dish o nene sa ftohte kam ndjere une
Kur debora binte dhe era nuk pushonte
Ndersa une i mjeri i lagur e bere qulle
Nuk kisha nje nene qe rrobat te mi n'drronte.

Sa shume te kerkova dhe askund s’te pashe
Sa here u semura sa here per ty qava
Sa here ne enderr emrin “nene” thashe
Sa here me lotin tim jastekun e lava.

Sa here zemra ime ka pikuar gjak
Sa here goja ime vertiti renkime
E ti kurre o nene su bere merak
Se femia yt mbytej ne gulcime.

Sa here loti i vetmise rrugen time preu
Sa endrra vdiqen sa pasione vane
Sa here mungese e nenes zemen time theu
Sa brenga e trishtime thelle ne shpirt me rane.

Hyr moj nene ne shkolle se ke aty nje djale
Qe mjaft bukur shkruan dhe di te lexoje
Shume nota te mira gjate vitit ka marre
Por nuk ka i shkreti se kujt te ja tregoje.

Ku je pra o nene dua te te shoh
Ma kuptuan hallin tere keto trotuare
Nuk kerkoj me shume vetem te te njoh
Te shoh zemren tende te ashper, mekatare.

Te kerkoj gjithkah por askund ste gjej
U bene shume kohe qe te flas me poezi
Mendoj se me do veteveten genjej
Kthehem te kerkoj deri ne pafundesi

Te kerkoj ty nene derisa te rroj
Derisa gjunjet ne kembe te me mbajne
Dua drejt ne sy nene te t’shikoj
Nese syte e tu me te mijet ngjajne.

Ku je pra o nene se spo te gjej dot
Te lutem me trego ku je fshehur ti?
Dua te shikoj a ke ne sy lot,
Ashtu sic kane lot te dy syte e mi?

Dua te shikoj o nene zemren tende
Ne eshte akoma e ashper, e semure
Dua te shikoj a ka ne te dhembje,
Apo zemra jote ska njohur dhembje kurre?

Sikur doren tende ta ndjeja mbi balle
Dhe si moshataret dhe une te gezoja
Po te ishim bashke si nena me djale
Me as mbreterine nuk do ta lakmoja.

Kete nuk e them se jam i pasur
Por nga mallengjimi o nene po e them
Me mire preferoj te jem me ty, i varfer
Se mungesa e jote cdo ambicje shemb.

Cdo te diel i vetm neper rruge dal
Shikimin e hedh tutje me plot shprese e endje
Vizitoj nje stol te drunjte aty ne park
Lehatoj derrasat mos ndjej eren tende.

Te dielen qe shkoi stoli u semur
U vrer e nga dhimbjet rreth e rreth u nxi
Me dobet se ate dite se kisha pare kurre
Rene pertoke i kalbur nga lotet e mi.

Rrija tek ky stol pasi s’kisha tjeter
Ai u be streha ime e pare
Me kujtonte stoli nje histori te vjeter
Kur dikush me gjeti poshte tij duke qare.

U mundova ta ngrej por ne kembe nuk ndenji
Me pas nga keqardhja vershova duke qare
Zemra mu thermua ,shpirti fort me dhembi
Pasi stolin kisha te vetmin deshmitar.

Porosite e Zotit ti nene si zbatove
Te vetem me le te vuaj si i mjere
Detyrat si nene ndaj meje i harrove
Mendove se isha teresisht i pavlere.

Gabove nene e dashur, shume u gabove
Me flake poshte stolit ,tek mbytesha nga te qaret
Por dicka te madhe dot nuk e kujtove
Se ndihma e Zotit eshte per durimtaret.

Prandaj edhe une shume durova
Perballova sproven theva cdo trishtim
Te kerkova nene, kudo te kerkova
E tashme nga Zoti pres t’artin shperblim

Kerkova, kerkova ne brigje te kaltra
Ne dite te vrejtura , ne nete burg pa hene
Per vite te tera lart nje parulle mbajta
Dua edhe une nje nene, dua edhe une nje nene .

Kerkova, kerkova ne male te larte
Ne fusha te gjera ne kodra te shkreta
Me kembe te zbathura me syte te lagte
Por askund o nene, askund nuk te gjeta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KUSHTUAR NENES Empty
MesazhTitulli: Re: KUSHTUAR NENES   KUSHTUAR NENES Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KUSHTUAR NENES
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Arti dhe kultura :: Letersi-
Kërce tek: