|
|
| 10 terminalet më të mira të botës | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: 10 terminalet më të mira të botës Mon Apr 13, 2009 1:35 pm | |
| "Las Delicias" është emri i stacionit të autobusëve në qytetin që këtë vit organizon Expo-n. Emri përkthehet "kënaqësitë" dhe është një term që sigurisht nuk e gjen dendur në botën e stacioneve të udhëtimit
10 terminalet më të mira të botës
Janë portat e autostradave ajrore e jo shpesh ndikojnë në humorin dhe gjendjen e udhëtarëve të tyre, sido mos kur këtyre të fundit u takon të qëndrojnë gjatë në ndërtesat gjithnjë e më moderne të botës, që mbajnë emrin aeroporte. Ka nga ata të cilëve nuk do të donim t'u riktheheshim më dhe i shmangim sa mundim në itineraret tona fluturuese, por ka edhe nga ato aeroporte që na kanë dhuruar orë të këndshme pritjeje e çlodhjeje. Pjesa më e madhe e qëndrimit të një udhëtari, qoftë në aeroport, stacion treni apo autobusi bëhet në pjesën e quajtur terminal. Ai është "xhepi" që të dërgon në mjetin që ke zgjedhur për udhëtim dhe quhet "terminal". Mund të qëllojë që terminalet të jenë më të mirë, ose më të këqij, sipas rastit të vetë aeroportit, apo stacionit. Më poshtë po rendisim 10 më të mirët në botë. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Re: 10 terminalet më të mira të botës Mon Apr 13, 2009 1:36 pm | |
| St Pancras International, Londër Kur stacioni më i mirë i trenit në Britani u rivu në punë, pas një restaurimi, një ndër gjërat për të cilat u përfol ishte se në të ndodhej bari më i gjatë i shampanjës në Evropë. Ky ishte në fakt një detaj shumë banal në krahasim me ndryshimet dhe komfortin e madh që të ofron stacioni. Rindërtimi i stacionit të Londrës veriore, që është pikënisja dhe pikëmbërritja e trenit të vetëm britanik të shpejtësisë së madhe, pati një vlerë prej 1.6 miliardë dollarësh dhe u ndërtua duke iu përshtatur stilit viktorian. Ndryshimi konsistonte në dhënien e një frymëmarrjeje më të madhe përmes shtimit të pjesëve të xhamta dhe të lakuara, rrethuar me çelik, në të cilat nuk mungojnë edhe detajet tipike britanike me tulla të kuqe. Nëse do të krahasonim vendet e nisjes me ato të mbërritjes, të parat janë më interesante dhe më komode se të dytat. Pasagjerët që vijnë në Londër përmes Eurostarit nga Parisi për në Bruksel futen menjëherë në një labirint nëntokësor, që nuk i lejon vizitorët të shijojnë shumë nga bukuria e mjedisit. Megjithatë, stacioni është një nga më të këndsh- mit dhe praktikët e Britanisë së Madhe.
Aeroporti Changi, Singapor Është i gjithi i hapur ndaj qiellit dhe kjo hapje e krijuar përmes një xhamnaje të madhe të bën që orët e gjata të udhëtimit, me të mbërritur, të mos të të duken edhe aq të lodhshme. Një pishinë e madhe me vende përreth për t'u ulur të jep ndjesinë se je në bregdet. Është një koncept shumë i thjeshtë, por me efekt të madh te pasagjerët. Imagjino sikur je në mesin e një rruge mjaft të gjatë dhe ke shumë orë në dispozicion për të pritur, atëherë ajo çka duhet të të ofrojë një terminal i mirë është çlodhja dhe komunikimi. Do akses në internet? Kërkoje se e gjen kollaj në këtë terminal. Je i uritur? Të ofrohet ushqim vendas me një çmim shumë të arsyeshëm. Ke mall për pak natyrë në botën gjithë xham e çelik të terminalit? Mund të dalësh në tarracën e tij, ku zhytesh në një gjelbërim xhungle. Nëse udhëton drejt Singaporit merr me vete vetëm tri gjëra në çantë: pasaportën, kamerën dhe kostumin e banjos. Nëse ke më shumë orë në dispozicion, atëherë aeroporti të ofron pjesërisht shpenzimet për një xhiro nëpër qytet. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Re: 10 terminalet më të mira të botës Mon Apr 13, 2009 1:36 pm | |
| Terminali i autobusëve në Zaragosa, Spanjë "Las Delicias" është emri i stacionit të autobusëve në qytetin që këtë vit organizon Expo-n. Emri përkthehet "kënaqësitë" dhe është një term që sigurisht nuk e gjen dendur në botën e stacioneve të udhëtimit, apo terminalëve. Më parë stacionet ishin të shpërndara andej-këndej nëpër qytet, ndërsa "Las Delicias" i mblodhi të gjithë në një vend, në vendin ku ndodhen pikat e nisjes me autobusë, por edhe me trenat e shpejtësisë së lartë. Kjo pikë ndodhet në mesin e hekurudhës, që lidh Madridin me Barcelonën. Spanjollët kanë stacione autobusësh shumë interesantë. Në Madrid janë të mbipopulluar, por shumë funksionalë, në Sevilje ai ngjan me katedralen e qytetit. Për sa i përket Zaragosës, stacioni është një strukturë çimentoje dhe xhamash e të jep idenë se ndodhesh brenda një kristali të madh, ku pikëpriten autobusë e trena që vijnë e ikin në zonat e ndryshme e më të largëta të vendit. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Re: 10 terminalet më të mira të botës Mon Apr 13, 2009 1:37 pm | |
| Kur stacioni më i mirë i trenit në Britani u rivu në punë, pas një restaurimi, një ndër gjërat për të cilat u përfol ishte se në të ndodhej bari më i gjatë i shampanjës në Evropë zimin e emrave, terminali hekurudhor, me të cilin India krenohet, ka marrë emrin e aeroportit të Mumbait "Chhatrapati Shivaji". Hekurudhat indiane janë sipërmarrja më e madhe e këtij lloji në botë dhe Victoria Terminus është vendi ku nisin e mbërrijnë miliona udhëtarë. Ka pamjen e arkitekturës së vjetër të St Pancras në Londër, me ndryshimin e vetëm që fasada është tipike indiane. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Re: 10 terminalet më të mira të botës Mon Apr 13, 2009 1:37 pm | |
| Sheshi qarkor, Sidnej Terminali për transportin hekurudhor në mes të Sidnejt ka vërtet një formë rrethi, por një rrethi të madh, ku kthesat e harkuara thuajse nuk ndihen. Stacioni i qytetit më të madh të Australisë "bekohet" nga pamja e dy prej atraksioneve më të mëdha turistike të Australisë: Harbour Bridge dhe Opera Hoeuse. Sigurisht që këto dy ndërtime mund t'i shijosh më mirë nga bashi i ndonjë anijeje, apo trageti, por ato bien në sy sapo ndodhesh në terminalin hekurudhor. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Re: 10 terminalet më të mira të botës Mon Apr 13, 2009 1:37 pm | |
| Terminali 5, Heathrow Konsiderohet si terminali më i shtrenjtë në botë, deri më tani dhe kur të hapë dyert e tij për pasagjerët më 27 mars, pretendohet të ndryshojë për mirë konceptin që ekziston deri tani për terminalet. Ka një thjeshtësi, pastërti dhe lehtësi, që do të bëjë për vete çdo pasagjer. Është parashikuar që e gjithë koha që do t'i duhet një pasagjeri për të bërë check-in dhe për të kaluar përtej zonës së kontrollit të mos zgjasë më shumë se 10 minuta. I gjithë terminali do t'i kushtohet linjës kombëtare britanike "British Airline", e cila për herë të parë ka futur në përdorim një sistem shumë të sofistikuar për bagazhin. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Re: 10 terminalet më të mira të botës Mon Apr 13, 2009 1:37 pm | |
| Stacioni i trenit në Lajpcig, Gjermani Është një ndërtesë monolite, që mund të mbajë brenda vetes disa katedrale njëherazi. 67 minuta larg kryeqytetit të Gjermanisë ndodhet tempulli i trenave në Lajpcig. Gjëja që e shquan më shumë janë përmasat e mëdha. Vetëm fasada është e gjatë sa dy fusha futbolli të marra bashkë. Brenda kolonave të saj elegante ka 150 dyqane. Terminali, i cili përfundoi së ndërtuari një vit para fillimit të Luftës së Parë Botërore, është një derë e denjë për qytetin. Problemi i vetëm është se pasi largohesh nga stacioni, qyteti i Lajpcigut mund të të zhgënjejë disi. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Re: 10 terminalet më të mira të botës Mon Apr 13, 2009 1:38 pm | |
| Aeroporti "Schiphol" Amsterdam Për ndërtimin e një terminali të mirë duhet të përdorësh art. Në rastin e aeroportit të Amsterdamit arti është shumë i dukshëm. Muzeumi kryesor i kryeqytetit mund të ketë qenë në riparim që nga viti 2003, por gjatë 5 viteve të fundit, një muzeum më i vogël ka qenë gjatë gjithë kohës i hapur në vetë aeroportin e Amsterdamit. Ky muzeum u ka uruar mirëseardhjen përmes artit të gjithë pasagjerëve që kanë vënë këmbën në të. Veç këtij muzeumi me vepra arti tipike holandeze, i cili është vizituar nga pjesa më e madhe e 46 milionë pasagjerëve që udhëtojnë nga e për në këtë aeroport në një vit, i gjithë aeroporti është një ndërtesë që të ofron lehtësi e komfort fluturimi. Është një aeroport në të cilin mund të njohësh edhe dashurinë e vërtetë: që nga viti 2006 janë kryer në mjediset e tij shumë ceremoni martesore me çiftet që fill më pas kanë marrë avionin për muajin e mjaltit.
Marsejë Provansë 2, Francë Në këtë terminal të thjeshtë e shumë komod mund të blesh 200 copë "MP2" me çmimin e një të vetmi, që mund ta blesh në terminalin 5 të Londrës. Në këtë terminal gjen të gjitha ato që të duhen për një udhëtim dhe prehje dhe të gjitha me një çmim shumë të arsyeshëm, ndryshe nga të gjitha terminalet e tjera të botës që mbajnë çmime shumë të larta. Ndërtesa është e thjeshtë dhe orientimi i mrekullueshëm. Kur largohesh të mbetet pas për një kohë të gjatë shija e Francës.
Aeroporti i Ishullit të Pashkëve Është aeroporti më i izoluar në botë dhe zakonisht ndodhet gjithmonë i mbuluar nga mjegulla. Kur zbret mendon se nuk mund të gjesh në të gjithë botën një aeroport më të thjeshtë se ai. Terminali i vetëm është i vogël, me një kafene aty pranë. Një ndër gjërat e veçanta është se pasagjerët e tranzitit, ndërsa presin, mund të shijojnë statujat e famshme të ishullit që nuk janë fort larg. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Re: 10 terminalet më të mira të botës Mon Apr 13, 2009 1:38 pm | |
| Terminali 5, Heathrow konsiderohet si më i shtrenjti në botë, deri më tani dhe kur të hapë dyert e tij për pasagjerët më 27 mars, pretendohet të ndryshojë për mirë konceptin | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: 10 terminalet më të mira të botës | |
| |
| | | | 10 terminalet më të mira të botës | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|