Nese dikush thotë së UÇK-ja nuk ka luftuar për bashkim me Shqipërinë dhë trojet shqiptare ateher ky është nje manipulim dhe shkelje e gjakut të dëshmoreve. Dëshmoret luftuan vetëm e vetëm për Çlirimin e tokave të pushtuara dhe Bashkimin e tyre ja edhe betimi ushtarak që kan dhënë pjestaret e UÇK-së "Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj për t'i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem!"
A mund të thoni së ky nuk ka qen amaneti i dëshmoreve dhe se pavarsia e Kosovës ka qen ënderr e tyre, lirisht them se JO nuk ka qen qellimi i tyre dhe asnjëher nuk duhet menduar se kjo mjafton dhe së ky ishte qellimi i UÇK-së prandaj nuk duhet të ndalemi deri në realizimin e amanetit të dëshmoreve pra Çlirimin dhe Bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm me emrin Shqipëri.
Dëshmoret nuk meritojn vetëm një lule apo një minut heshtje, dëshmoret meritojnë që amaneti i tyre të shkoj deri ne fund pra ata nuk duan lule e as lot mbi varrin e tyre ata dëshirojne që ti shohin trojet shqiptare të bashkuara dhe Shqipërinë si një shtet të fort ekonomikisht e ushtarakisht ,vetëm kjo do të mund ti lejoi që ata të pushojnë të qetë në varret e tyre dhe asgje tjeter nuk do ti bente më të lumtur se sa kjo,prandaj për hir të atyre qe sakrifikuan edhe jeten e tyre për këtë qellim për hir te familjeve të tyre dhe femijeve që rriten jetim pa më të dashurit e tyre të bashkohemi dhe ti tregojme botes se ne jemi nje popull dhe duam Bashkim, Bashkim më Shqipërinë kjo do të mund të sillte paqe dhe stabilitet në europë. Pse vetëm neve na ndalohet bashkimi më Shqipiprinë pse edhe në të mos jemi të barabarta si shumica e shteteve të cilat sot janë të bashkuara edhe ne të kërkojmë për tu bashkuar kur kemi një kombë një gjuhë të përbashkët kjo na hapë rrugë për të kërkuar bashkim më Shqiprinë.
Nga :Ferat Koca