Kosova nuk eshte rast unik per veten e saj, ajo eshte rast unik per Fuqite e Medha, te cilat nuk duan qe t'ua njohin popujve të pushtuar e te shtypur lirine dhe pavaresine kombetare. Dhe sajojne pastaj lloj-lloj terminesh politiko-diplomatike per te justifikuar sjelljet, qendrimet dhe vendimet e tyre ne disfavor te lirise, barazise dhe pavaresise së popujve.
Nga cilesimi i Kosoves si rast unik ajo humb ribashkimin kombetar, lirine e vertete, sovranitetin dhe integritetin territorial. Per kete flet qarte e ashtuquajtura "Pakoja e Ahtisaarit"! Rast "unik", por edhe Pako "unike", enklaviste, dezintegruese e antishqiptare! Rast "unik", por edhe status "unik", pavaresi "unike" (të kufizuar, gjysmëpavarësi)! Kosova rast "unik", por edhe "shtet unik" me pavaresi te mbikqyrur, te mbikomanduar, te mbikontrolluar, neokoloni moderne, me mbikeqyrje te maskuar e kamufluar dhelpërisht! Kosova rast "unik" do te thote qe edhe liria e pavaresia e saj te mos jene reale dhe te verteta si te shteteve e kombeve te civilizuara te Europes, por te jete nje "shtet" me kuaziliri, me pseudopavaresi dhe me sovranitet të kufizuar!