Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Nnda Bulkao

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Nnda Bulkao Empty
MesazhTitulli: Nonda Bulkao   Nnda Bulkao Icon_minitimeWed May 27, 2009 5:17 pm

Nonda Bulka

Nonda Bulka u njoh në letërsinë e viteve `30 me psudonimin Chri-Chri. Shkrimet e tij, fejtone e skica, ai arriti t'i përmblidhte më 1934, në vëllimin "Kur qan e qesh bilbili". Gjithashtu, ai botoi edhe më pas proza poetike, skica humoristike e disa përkthime nga letërsia franceze.
N. Bulka është një ndër shkrimtarët ë parë të viteve `30 që me krijimet e tij solli kritikën e protestën e hapur kundër regjimit të Zogut, demaskimin e shoqërisë së prapambetur feudale, një qëndrim të prerë antiklerikal si dhe denoncimin e politikës imperialiste të kohës, motive këto që më pas u trajtuan pothuaj nga të gjithë autorët e rinj të viteve `30 e sidomos nga Migjeni.Nëpërmjet fejtonit e skicës Nonda Bulka arriti të bëjë përgjithsime me vlerë. Duke qënë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të lëvizjes demokratike të kohës dhe i ushqyer nga idetë revolucionare, ai e mohoi të vjetrën, reaksionaren në fushën politike e shoqërore, në planin kombëtar e ndërkombëtar me anë të një satire therëse.
Proza e tij ka trashëguar tiparet më të mira të satirës sonë, sidomos asaj pamfletike, duke e zhvilluar atë më tej.
Me anë të humorit ky shkrimtar arrin të trajtojë shqetësimet e veta, që janë edhe ato të kohës, dhe krijon tek lexuesi emocione e nënqeshje të hidhura për probleme që lidhen me jetën e vështirë të vegjëlisë, me rrugën e zhvillimit të kulturës kombëtare, me luftën imperialiste, me klerin e fenë, me normat morale patriarkale e të vjetëruara etj.N. Bulka është tipi i gazetarit që nuhat menjëherë problemet më nevralgjike të jetës së përditshme shoqërore dhe shpërthen me ironi e sarkazëm, por si një temperament i rrëmbyer, me gjaknxehtësi. Ky shpërthim jo gjithmonë mund të barazohet me revoltën ose protestën e fuqishme. Skicat, fejtonet dhe shkrimet më të mira të tij janë : "Vija e vdekjes". "Intervistë me Shën Pjetrin, "„Kujtime tragjikomike", "Kur piqet Muhameti me Krishtin" , "Përralla abisine" , "Gjysëm ose italian" , "Mësim gjeografie" etj.

Bulka ashtu si Migjeni më vonë, do të pasqyrojë në krijimtarinë e tij mjerimin, zymtinë, e jetës së vegjëlisëshqiptare me krijime tronditëse si "Mëm` e bir" , "Lipësi" , "Njeriu misterioz" etj, duke demaskuar padrejtësinë shoqërore pa kërkuar mëshirë. Për energjinë dhe shpejtësinë, me të cilën ai iu përgjigj kërkesave të ditës, për shumllojshmërinë, e problemeve që trajtoi, për qartësinë e mendimit ai dallohet nga shumë bashkohës të tij. Por disa herë ai s'arriti të shmangte përsëritjet e disa motiveve e temave dhe nuk i shpëtoi një fryme të plotë mohuese e ndonjë toni pesimist. Në tërësinë e veprës së tij publicistike ndihet e tërë koha, gjithë realiteti, por sidoqoftë ajo mbetet brenda kufijve të fejtonit e skicës, ashtu si ajo e Q. Stafës dhe V.Stafës. Në to më tepër revoltë se konflikt artistik, por lëvrimi i tyre pati rëndësi për zhvillimin e mëtejshëm të prozës artistike. Kjo krijimtari, duke formuar tiparet, qoftë edhe fillestare të një letërsie militante, solli në tregim temën e ditës, ndihmesën për thellimin e realizmit kritik dhe për afrimin gjithnjë e më shumë të letërsisë me jetën, të gjuhës së saj me gjuhën e gjallë e të përditshme..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Nnda Bulkao Empty
MesazhTitulli: Nonda Bulka   Nnda Bulkao Icon_minitimeWed May 27, 2009 5:20 pm

-Neno!...
-Bir!
-Dua buke!
Mema hesht.
-Neno!
-Bir!
-Ngriva!
Mema psheretin.
-Neno!
-Bir!
-Me dhemb koka!
Mema s'pergjigjet.
S'ka buke, s'ka zjarr, s'ka te holla per doktor. Dhe djali psheretin.
Mema s'pergjigjet. Psheretin edhe ajo ngadale. Djali nuk i degjon
psheretimat e memes. Mema degjon tiktaket e zemres se te birit. Nje
grua plake e rreckosur, me fytyren rrudha-rrudha, rri mbi koken e nje
djali dhe veshtron me sy te zgurdulluar. S'guxon te qaje; ka frike mos
ta zgjoje djalin qe porsa filloi te fleje. Rri dhe e veshtron. Dy lot
helmi shkasin prej syve te neveritur. Ngadale, pa zhurme, mbeshtet
doren e vet mbi ballin e djalit dhe djali zgjohet perseri.
-Neno!
-Biri i nenos.
-Dua buke!
Nena hesht.
-Neno!
-Xhani i nenos!
-Me ngrine kembet!
Nena psheretin.
Dhe djali fle perseri; dhe nena rri dhe e veshtron, dhe ngadale qan e
psheretin. Ne heshtjen tragjike te nje nate dimri, ne oden pa drite
luhet nje nga mijera tragjedite e jetes njerzore. Dhe cdo tragjedi
eshte nje poeme e gjalle! Poema e shekullit njezet!
Nje meme; prane saj nje dhoge, kora e Shen Merise. Mema e veshtron
koren e shenjte, i afrohet, e puth dhe kthehet prane djalit. NJe
shkendije shprese shkelqen ne syte e saj.
Shen Maria hesht!
Qe nga larg, zhurma e muzikes se radios tingellon ne veshet e memes. Dhe djali fle, pa buke, pa zjarr, pa drite.
-Neno!
-Bir!
-S'jam mire!
-T'u befte nena, fli!
Dhe djali fle perseri. Dhe mema qendron si shtatore! Hedh syte tej e
pertej, veshtron koren, veshtron djalin dhe psheretin thelle. Dhe djali
fle! Mema i ve doren ne balle! Balli eshte i ftohte! Mema i trazon
doren. Dora ka ngrire. Mema e puth ne buze. BUzet jane mbyllur perjete.
Mema qan me ze, por djali nuk zgjohet. Dhe zerit te memes i pergjigjet
heshtja e nates. Kora perkarshi veshtron dhe hesht. Nje trup i ngrire.
Nje meme me sy pa lot. Nje nate dimri vdiq i biri i nje lypseje. S'u
prish bota, as fukuaralleku s'mori fund.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Nnda Bulkao Empty
MesazhTitulli: Nonda Bulka   Nnda Bulkao Icon_minitimeWed May 27, 2009 5:21 pm

Njëqind flamurë pa një

Nonda BULKA

Ishte ditë vere në një nga qytetet më të mëdha të Arnautistanit. Ecja
filli vetëm duke menduar për hallet e kusuret e këtij vendi heroik, por
shumë fatkeq. Vapa përvëlonte. Djersët më kullonin rrëke. I kredhur në
të thella kapërceja nga një ngjarje në tjetrën.
Shikoja me sytë e mendjes vendin e shkretuar prej tufanit, tërmetin që
po trondit botën dhe që po kthen në shkrumb e hi atë që dora e njeriut
e ka ngritur me djersë e gjak. Habitesha me shtazëritë njerëzore. Në
këto të thella isha kredhur, kur… fiu, fiu… sirena. - Bum, bum, bum! –
krisi topi.
- Bobo, - thashë, - erdhën lanetërit e qenit, shpikja moderne më e mrekullueshme për të shfarosur njeriun.
Pa e vrarë mendjen më thellë, hyra në shtëpinë e parë që gjeta aty
rrotull. Mysafir i paftuar, hapa derën e rrugës, pastaj atë të
brendshmen dhe instikti vetmbrojtës më drejtoi në një bodrum të sigurt
nën tokë.
- Ç’urdhëroni? – ma priti një zotni i cili me grua e fëmijë ishte strukur në një cep të asaj grope të errët.
- Hyra këtu, mbasi jashtë po bëhet festë midis qiellit e tokës. Qielli
sulmon tokën dhe toka i përgjigjet. Dhe unë, që s’jam as në qiell as në
tokë, hyra këtu nën tokë.
- A janë shumë?
- Nxin qielli katran, efendi.
- Allahalla! Si do vejë ky halli ynë? Kur do të marrin fund kusuret?
U ula mbi një fron gjysëm të thyer dhe po fshija djersët. Njeriu i
bodrumit më lëshonte lehtë-lehtë, me kureshtje, nga një bisht syri;
sikur matej të më thoshte diçka, po nuk guxonte. Më së fundi foli:
- Si duken punët, or zotni? Ç’është ky hall i madh që na ka rënë? Kur
merr fund vallë? Ç’është kjo e keqe që i ka rënë në kokë njerëzisë
anembanë?
Ndërsa ai po qante hallin e njerëzimit, unë po vërtisja sytë rreth e
rrotull atij bodrumi dhe vura re diçka që më bëri përshtypje:
- Përse i mban ende syfetin e famëmadhit Duçe dhe flamurin me lulka të Imperos? Ti e di që ajo punë mori fund njëherë e mirë.
- Ah, mor bir (më lejo të të quaj bir), - ma priti hallexhiu i
bodrumit, - një fjalë e vjetër thotë se bota është e rrumbullakët si
top; njerëz si unë që nuk merren me politikë i kanë marrë masat për çdo
gjë që mund të ngjasë… Sa ka parë ky qerrata vend!
- Po ky flamuri i Anglisë, pranë atij të Duçes, ç’kërkon këtu në bodrumin tënd?
- Ta thashë, mor bir, jam njeri esnaf dhe hallexhi. Sikur një mëngjes,
papritur dhe papandehur, të kërcasë topi andej nga deti dhe të zbresin
ata? Ku të gjej stofë për të qëndisur flamurin anglez? Apo të ha ndonjë
plumb rrugës? Kështu të paktën e kam mendjen të fjetur.
- Po Stalini me drapër e çekan, ç’punë ka në bodrumin tënd të errët? Mos je gjë bolshevik?
- Jo, vallahi, bilahi s’jam. Po si esnaf njeri që jam, kur të shoh se
të gjithë bota do të skuqen, si mund të qëndroj unë i bardhë? Urtësia
më këshillon të ngre flamurin dhe të bërtas pas berihasë: “Rroftë!”.
- Qenke plot tru, efendi. I paske marrë masat me kohë.
- Posi, posi, ç’të bësh? Ja! Po fitoj para me grushta, si hallexhi që
jam. Kam tre djem dhe që të tre i kam ndarë në tri parti të ndryshme;
kështu, ngado që ta kthesh, i kam shpatullat të ngrohta.
- A ke ndonjë djalë në mal?
- Jo bir, jo! E kam vërtitur punën që mishi të piqet dhe helli të mos
digjet. Jam njeri i punës dhe jo i politikës. Kur ishte Zogu mbret, unë
isha zogist. Kur iku, nuk i thashë as udhë e mbarë.
Kur pllakosi ushtria e Duçes, i dola përpara me flamur dhe tashti që u
largua, i dhashë munxët nga prapa. Kur erdhi gjermani, e kisha gati
fytyrën e Hitlerit dhe flamurin me kryq të thyer. Kur të shkojë, edhe
këtë do ta zë me gurë, për t’i bërë qejfin atij që do të vij pas tij.
S’ke ç’bën, duhet të jetosh “me nder” në këtë botë.
Mbeta si i trullosur nga predikimet morale të atij njeriu të njohur dhe
të panjohurqë ma hapi aq thellë zemrën; rashë në mendime duke kullotur
sytë rreth e rrotull bodrumit ashtu si nëpër ëndërr.
Në një cep më vranë syrin disa flamurë të tjerë.
E pyes:
- Po këta ç’janë?
- Ky është flamuri i grekut, - më tha efendiu.
- E mora vesh. Zotrote qenke grekoman, o efendi.
- Jo bir, jo, nuk jam as grekoman, as djall; por, kur ushtritë e grekut
hynë thellë në vendin tonë kundër italianëve, porosita shpejt e shpej
flamurin e tyre, që të mos më zinte në befasi. Ja dhe flamuri i
Turqisë, që po e ruaj si kujtim të Baba Dovletit. Të thashë, or bir, se
jam njeri me parime me karakter, me edukatë dhe s’ma ka ënda të prish
muhabetin me asnjë kral që mund të shkelë kët vend.
U ngrita në këmbë, u solla dy-tri herë rreth atij muzeu origjinal që
mund të pagëzohej me emrin tingëllues “muzeu i karakterit” dhe sytë m’u
mbërthyen mbi një flamur të çuditshëm, të bardhë si dëbora me një rreth
të kuq në mes.
- Po ky i kujt është, mor efendi?
- Ulu, - ma preu ai, - se është punë e gjatë që të ta shpjegoj. Disa
vjet më parë po rrija në kafe duke pritur një mik, ortakun tim, me të
cilin dërgonim fasule në Greqi; duke pritur mikun e fasuleve, në
tryezën aty pranë, disa si biçim shkollarë bisedonin për politikë.
Ishte ajo kohë kur kishte nisur lufta midis Japonit dhe
anglo-amerikanëve. Japoni po korrte fitime aq të vrullshme, sa asnjeri
nuk mund të parshikonte se ku do ti mbanin këmbët anglezët dhe
amerikanët. Një nga shkollarët hidhet e i thotë shokut: “Ashtu siç ka
nisur puna, s’është çudi që një ditë t’i shohim japonezët të vijnë deri
në Tiranë!”. Sa dëgjova këto fjalë, shpejt e shpejt bëra gati edhe
flamurin japonez. Kështu më zuri gjumi rehat.
Bombardimi kishte marrë fund. Sirena më lajmëroi se kishte ardhur koha
për të dalë nga strofka e atij idealisti. Ndërsa po matesha që ta
përshëndesja, befas më ra ndër mend diçka dhe e pyeta:
- Të falenderoj, mor efendi, për mësimet e larta të moarlit që më dhe,
por as më thua, të lutem, në gjithë këtë grumbull flamujsh dhe
fytyrash, si nuk ma zë syri asgjëkundi Skënderbeun dhe flamurin kuqezi?
Efendiu ngurroi pakëz si i menduar, rrotulloi sytë andej-këtej, pastaj duke m’i mbërthyer si me frikë, më thotë:
- Ke hak, ke hak. S’më kishte shkuar ndër mend; e ku ta kesh mendjen më
parë, në këtë kohë trazirash dhe përleshjesh? Pastaj me autoritet i
drejtohet të birit dhe i thotë: Kujtomë, kur të vemi në dyqan të
porosisim edhe një flamur të Shqipërisë, se s’dihet, edhe ai mund të na
hyjë në punë!
Hapa sytë. Isha në ëndërr. Se idealistë të tillë s’mund të ekzistojnë veçse në ëndërr.

Botuar më 1944
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mig16
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 158
Reputacioni : 1
Data e regjistrimit : 03/04/2009

Nnda Bulkao Empty
MesazhTitulli: Nonda Bulka   Nnda Bulkao Icon_minitimeWed May 27, 2009 5:22 pm

Kënga e monotonisë

Nonda BULKA,

Shok besnik, shok i vjetër që ngahera e kam pranë, si në ditët më të helmuara të jetës sime, ashtu dhe në ato më të lumtura.
Sahat i vogël, i bukur, gjysmëhekur, gjysmë-ergjënd, që s'flet as qan,
veç murmurit këngën melankolike, monotone të jetës që shkon. Ikën
ngahera, ikën pa kthyer kokën prapa. Ikën dhe, bashkë me të, ikim dhe
ne. Na lajmëron se koha shkon dhe fluturon, edhe këndon një këngë
monotone; këngën e monotonisë tik-tak. Ç'këngë tragjike! Fillon ajo
këngë e helmuar te djepi, dhe mbaron te tabuti. Një tjetër pas teje do
ta vazhdojë këngën, dhe pas tij një tjetër; por le të kthehemi te
sahati.
Tridhjetë vjet rresht, kudo që vajta, ngado që shkova, e kisha ngahera
në xhepin e djathtë të jelekut, duke kënduar këngën e monotonisë.
Ndrova shokë, ndrova qytete, ndrova kostume, ndrova shtëpi, por sahatin
e kam ngahera në xhepin e djathtë të jelekut.
Është lidhur ngushtë sahati im besnik me kujtimet e plot tridhjetë
vjetëve. Sa herë e shoh, me vinë parasysh shokët që kanë vdekur, miqtë
që kam larg. Me shkon si vetëtima gjithë jeta e pamvarur e një djalërie
nostalgjike. Gjithë e shkuara është para meje, sa herë që fut dorën në
xhep për të pyetur shokun tim besnik, ç'kohë është, ai përgjigjet:
tik-tak! Përgjigje lakonike, monotone, që s'do të thotë asgjë dhe që
thotë shumë gjëra.
Thotë ndofta ajo këngë monotone: "përse dëshpërohesh? Je edhe djalë! Ke
një të ardhme përpara. Varet nga ty që ajo e ardhme të jetë e shkëlqyer
ose jo! Përse kaq pesimizëm? A është vërtet kaq e zezë jeta sa e pandeh
ti? Përse? Përse bëhesh vegla e muskulit, që të ka dhënë zoti peshqesh
dhe që quhet zemër? Përse skllav i emocioneve? Shikomë mua, stoik, mbi
çdo gjë gjakftohtë dhe krenar! Vepro si unë". Ndofta këto do të thotë
kënga monotone e sahatit. Por sahati pa zemër, s'ka asnjë krahasim me
njerinë plot ndjenja dhe zemër. Ambienti shoqëror e ka bërë, që ajo
zemër dhe ato ndjenja të shërbejnë për fatkeqësinë e tij. Zemra
njerëzore shumë herë rreh për ëndrra të shkuara, për sytë e kaltër të
një vajze që s'e ke parë qysh prej kohe, për trupin selvi të asaj që në
gjunjë të këndonte këngën e shpirtit.
Erdhi koha që të rrahurat e zemrës të ndryshojnë drejtim. Sa për
sahatin, ai s'merr vesh, lëre të këndojë këngën e monotonisë gjersa të
ndryshket!





Botuar ne vitin 1934
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Nnda Bulkao Empty
MesazhTitulli: Re: Nnda Bulkao   Nnda Bulkao Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nnda Bulkao
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Arti dhe kultura :: Letersi-
Kërce tek: