Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Fan Noli në historinë shqiptare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Fan Noli në historinë shqiptare Empty
MesazhTitulli: Fan Noli në historinë shqiptare   Fan Noli në historinë shqiptare Icon_minitimeSun May 31, 2009 2:19 pm

Fan Stilian Noli, Fan Noli në historinë shqiptare FANNOLI një nga personalitetet më të shquara të Shqipërisë, kujtohet si një figurë e shquar dhe e shumëanshme e letërsisë, kulturës, jetës fetare dhe politikës shqiptare. Ai ishte njeriu i alternativave, kontradiktave, tensioneve të brendshme, të cilat i kapërceu me përkushtimin e një burri shteti. Noli lindi në Qytezë, fshat i banuar nga shqiptarë në rrethin e Edrenesë, në 6 janar të vitit 1882. Vitet e luftës së përbashkët krahas forcave më të përparuara të shoqërisë shqiptare e bënë atë, demokratin revolucionar dhe mendimtarin e shquar dhe veprën e tij, një nga kulmet e mendimit shoqëror dhe krijimtarisë poetike shqiptare.

Fan Noli shkroi drama, botoi artikuj në gazetën “Drita”, përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhet”. Ai shkoi në SHBA ku luajti rol në bashkimin e shoqërive shqiptare dhe për botimin e gazetës “Kombi”. Në këto vite Noli krijoi vargjet e para dhe nisi edhe shqipërimet. Megjithëse jetoi larg Shqipërisë ai dha shumë për të. Rolin kryesor Noli e luajti në pozicionin e tij si prift. Ai e mori këtë detyrë në moshën 27 vjeçare. Si prift ortodoks për herë të parë ai mbajti liturgji në gjuhën shqipe në sallën “Knights of Honor” në Boston. Ky akt përbënte hapin e parë drejt organizimit dhe njohjes zyrtare të Kishës Ortodokse Shqiptare Autoqefale. Në vitin 1913 Fan Noli vizitoi për herë të parë Shqipërinë dhe kreu të parën shërbesë kishtare ortodokse në gjuhën shqipe në këtë vend në prani të princit Vilhelm Vid.

Noli si politikan
Noli erdhi në Shqipëri në vitet 1913 dhe 1920. Ai u bë figurë udhëheqëse në luftën për vendosjen e rendit demokratik. Me fitoren e Revolucionit të Qershorit më 17 qershor 1924 Fan Noli u vu në krye të qeverisë së Shqipërisë. Gjatë gjashtë muajve, ai drejtoi një qeveri demokratike, e cila u mundua të përballonte problemet politike dhe ekonomike të shtetit të ri shqiptar, të cilat ishin mjaft të rënduara. “Por programi i tij për modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, doli se qe tepër i nxituar në një vend pa tradita parlamentare”, mendojnë edhe sot një pjesë e historianëve. Me rrëzimin e qeverisë së tij Noli u largua përgjithmonë nga Shqipëria. Pikëpamjet mbi organizimin e shtetit, politikën e brendshme dhe të jashtme i shtjelloi në shkrime dhe fjalime të viteve 1921-1924. Luftoi që shteti të vinte në jetë parimet e demokracisë së përparuar.

Veprimtaria kulturore dhe atdhetare
Fan Noli është një nga figurat më të shquara të kulturës kombëtare. Me veprimtarinë e shumëanshme ai dha ndihmesë të çmuar në formimin e kulturës demokratike shqiptare. Një pjesë të mirë të forcave të tij ai ua kushtoi gazetarisë dhe publicistikës, duke drejtuar me ndërprerje gazetën “Dielli”, themeloi dhe drejtoi gazetën “Republika”. Ai është një ndër mjeshtrit e poezisë shqiptare, lirikat e tij ngërthejnë përgjithësime të rëndësishme artistike. Noli shprehu aspiratën e shtresave demokratike për liri dhe tokë, për drejtësi dhe përparim.
Fan Noli i kushtoi vëmëndje të posaçme edhe studimeve historike. Në këtë fushë interesat e tij u përqëndruan rreth jetës së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Njeri me interesa të gjera krijuese ai u mor edhe me muzikologji; monografia e tij “Bethoveni dhe Revolucioni francez” në gjuhën angleze, u çmuan lart nga specialistë dhe personalitete të shquara. Fan Noli la përkthime mjeshtërore të disa veprave të shkrimtarëve të shquar përparimtarë botëror, si Shekspiri, Ibseni, Servantesi etj. Ai vdiq në Florida në mars të vitit 1965 në moshën 83 vjeçare.

Marre nga : BalkanWeb.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
 
Fan Noli në historinë shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kombetarja Shqiptare
» Qytetet Shqiptare
» Pse nuk ka shqiptarë në parajsë?
» Arkitektura Shqiptare në shekuj
» Muzika Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Shqiptaret-
Kërce tek: