Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lëvizja VETËVENDOSJE!

Shko poshtë 
5 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Icon_minitimeSat Jun 13, 2009 9:01 pm

Lëvizja VETËVENDOSJE! - Faqe 2 46251009865445235131395


Lopa

Sot aktivistët e VETËVENDOSJE!-s në orën 12:00 e shetitën nëpër kryeqytet lopën në të cilën shkruhej “SADRI FERATI” (në anën e majtë) dhe “UNË VETËM ZBATOJ LIGJIN” (djathtas). Lopa u ndal përpara hotelit GRAND dhe e dha një konferencë shtypi. Lopën e panë shumë qytetarë, të cilët nëpërmjet reagimit tregonin se po pajtoheshin me aksionin.

Gjatë aksionit u lexua ky tekst:

Lopa veç bindet
Ajo bën gjithçka i thonë
Nuk kundërshton
Nuk ka mendim të vetin
Lopa vetëm i zbaton urdhrat

Lopa i zbaton urdhrat pavarësisht çfarë urdhri
Dhe pavarësisht kush ia jep urdhrin
Sepse lopa kurrë nuk është e pavarur
Lopa e varur nuk mund ta ndërtojë pavarësinë
Lopa ta prishë pavarësinë

Sadri Ferati thotë se duhet ta zbatojë decentralizimin
Thotë se kështu e obligon Plani i Ahtisarit
Atij nuk i intereson përmbajtja e këtij plani
As ku çon ky projekt
Ai vetëm i zbaton urdhrat e Pieter Feithit, atij që e tërheq për kërpeshi

Lopa po endet nëpër komunat e ndryshme të Kosovës
Aty ku po përpiqet ta fillojë decentralizimin
Gjithkah nëpër Kosovë ajo po bën bajga
Qytetarët e Kosovës e mblodhën plehun
Dhe ia dërguan aty ku e ka vendin
Përpara ahurit të lopës –
Përpara Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal

Do të mund ta kemi ofenduar këtë lopën?
Na falni!

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Prishtinë, 13 qershor 2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
frasher raci




Numri i postimeve : 11
Mosha : 56
Vendi : peje
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/06/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Icon_minitimeSun Jun 14, 2009 4:24 pm

Kjo Lopë i ngjanë Qeveritareve te Kosovës dhe atyre të meparshëm qe e hartun Decentralizimin dhe e pranun si prioritet ,kjo lopë ju ngjan qyqanave te kosoves qe nuk din tjeter veq fjales okej me nderkombetaret
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Icon_minitimeTue Jun 16, 2009 2:23 pm

Sadri ferati eshte lop se aj vetem zbaton urdhera te dikujt tjeter lopa nuk din te ndalet askund ate e ndal vetem STUPCI eshe Sadri Feratin do ta ndalte vetem stupci dhe asgje tjeter
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
ThePatriot

ThePatriot


Numri i postimeve : 21
Reputacioni : 2
Data e regjistrimit : 15/05/2009

Lëvizja VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Icon_minitimeMon Jan 25, 2010 3:24 am

EULEX-i rifillon procesin gjyqësor kundër Kurtit

EULEX-i rifillon procesin gjyqësor kundër liderit të Lëvizjes Vetevendosje Albin Kurti. Zëdhënësja e EULEX-it, Karin Limdal ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se procesi do të fillojë me 15 shkurt në Gjykatën e Qarkut, ndërsa seancat dëgjimore do të mbahen në muajin shkurt dhe mars.

“Ky është një vazhdim i procesit gjyqësor që ka nisur në vitin 2007, ndërsa rasti është transferuar nga UNMIK-u te EULEX-i. Procesi gjyqësor që ndalur atëherë, pasi që asnjë avokat nuk pranonte ta mbronte zotin Kurti”, thuhet në deklaratën me shkrim të zëdhënëses Limdal.

Procesi gjyqësor do të zhvillohet nga një panel i përzier gjykatësish, ndërsa kryesues do të jetë një gjyqtar i EULEX-it.

Lajmin për rifillimin e procesit gjyqësor, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, edhe vetë Albin Kurti, i cili ka thënë se nga EULEX-i i është dërguar një ftesë për të marrë pjesë në seancën gjyqësore të 15 shkurtit.

Mbi Albain Kurtin rëndojnë akuzat për pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra kriminale, pjesëmarrje në një grup që ka penguar personat zyrtar kryerjen e punëve zyrtare dhe për thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-tës në Prishtinë, në të cilat ishin vrarë 2 protestues.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate ka kritikuar vendimin e EULEX-it dhe ka thënë se bëhet fjalë për një proces të montuar politik. /REL/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lëvizja VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Lëvizja VETËVENDOSJE! - Faqe 2 Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» ZGJOHU-Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
» Levizja ILLYRICUM LIBERTAS - Tetove - FYROM
» Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Politikë-
Kërce tek: