Mbreti legjendar i Spartës, emri i të cilit është lidhur tashmë me betejën e lashtë, betejën e Termopilëve, që u bë në muajin Gusht të vitit 488. Leonida ishte vëllai i mbretit Kleomen A’ , vëndin e të cilit dhe trashëgoi. Kur Persët arritën tek ngushtica e Termopilëve, po i priste Leonida së bashku me 6 000 luftëtarë, të cilët prisnin përforcime të tjera nga Sparta. Për të shmangur një masakër të kotë, përzuri shumicën e ushtarëve , duke mbajtur me vete vetëm 300 Spartanët dhe 700 Tespevsët, të cilët nuk pranuan të linin vëndin e tyre të betejës. Leonida qëndroi me një trimëri të madhe në vëndin e tij, duke thënë përgjigjjen më të lavdishme të një lideri në histori,kur i kërkuan të dorëzonte armët, (sipas Plutarkut) ‘’Molon Lave’’ ose ‘’ Ec e Merri’’. Duke u bindur ligjeve të Spartës dhe duke krijuar në këtë mënyrë një qëndrim të përjetshëm sakrifice dhe atdhedashjeje.
Përdori me një zgjuarsi të veçantë, formimin fizik të ngushticës, duke sulmuar dhe duke u mbrojtur me rradhë të thella, duke tërhequr në ngushticë Persët, duke shfrytëzuar moralin e lartë dhe fuqinë e ushtarëve të tij.
Persët arritën të bënin një manovrim në pozicionin e tyre me ndihmën e Efialtit – (nga ky personazh del fjala makth, në greqisht), që duke kaluar nga një shteg sekret që përdornin kafshët, morën pozicion në shpinën e Grekëve. Duke luftuar me një ngazëllim të thellë, grekërit nën urdhërat e Leonidës, ranë në fushën e betejës nga i pari e deri tek i fundit, në atë betejë treditore që u bë një simbol i historisë botërore.
Lavdia e betejës së Termopilëve, pavarësisht humbjes, kishte një rezultat moral shumë të rëndësishëm mbi rezultatin e sulmit përfundimtar, pasi arriti të përhapte tmerrin në ushtrinë Perse dhe njëkohësisht si një përpjekje mbrojtëse arriti të fitonte kohë të çmuar në mënyrë që lufta të fitohej , në luftën e flotave detare në Salaminë.
Por nuk mund të shikojmë Leonidën si një personalitet të veçuar, por të lidhur me jetën dhe edukimin spartan.
Atëherë, çfarë është ajo që bëri Leonidën dhe Spartanët kaq të veçante si luftëtarë? Historianët na thonë se duhet të shikojmë në thellësi të historisë, dhe sidomos edukimin dhe stërvitjen që merrnin Spartanët që nga mosha 7 vjeçare e deri në burrërimin e tyre.
Shprehja më karakteristike për të shprehur qëndrimin e Spartanëve kundrejt luftës, ishte shprehja që Nëna Spartane i thoshte djalit të saj kur po ikte për luftë, ‘’ I tan i epi tas’’ ose ‘’kthehu me mburojën ose mbi të’’. Nëna përshëndeste të birin e saj duke i kujtuar se detyra e tij ishte të luftonte me guxim për atdheun e tij, duke ndëruar armët dhe nëse ishte e nevojshme dhe të vdiste për të. Kjo fjali e famshme fsheh mentalitetin e një populli që mbeti në histori si një shembull i një jete të thjeshtë, të plotë dhe të ndershme, dhe të mbushur me dinjitet dhe vetësakrificë. Këto janë idealet që himnon Leonida me këtë veprim vetërefuzimi. Dhe Leonida, si mbreti i denjë i një populli të tillë, dha i pari shëmbullin.
Për Leonidën, ashtu si edhe për të gjithë Spartanët, virtyti më i madh, ishte gadishmëria e sakrifikimit në detyrën e mbrojtjes dhe shpëtimit të atdheut të tyre. Qëndrimi i tij përpara betejës dhe vdekjes ishte analog me edukimin dhe mentalitetin e popullit të tij.
Në 40 vitet që zgjaste shërbimi , Spartani nuk ishte i detyruar të punonte, por të përgatitej përditë për luftë. Që kur mbushinin shtatë vjeç, integroheshin në grupe, ku dhe merrnin edukimin përkatës të ‘’Agogjisë’’ . Kur mbushnin moshën 20 vjeç atëherë fillonin ecurinë e tyre në ushtri.
Deri në moshën 30 vjeçare jetonin në ndërtesa që quheshin ‘’Andreia’’ ose ‘’ Burrërorët’’ dhe vetëm pas të tridhjetave mund të flinin në shtëpitë e tyre, dhe kjo vetëm natën. Në jetën e përditshme mbreti nuk shijonte nderime apo kujdesime të veçanta por vetëm respektin dhe vlerësimin e bashkëluftëtarëve të tij. Madje dhe në fushën e betejës jetonte pa lukse dhe ruajtje dhe përsa i përket momentit të luftës ishte gjithmonë i pari në rrjeshtin e luftëtarëve.
Një zakon tradicional përpara betejës ishte të pastronin derisa të shkëlqenin armët e tyre, të kujdeseshin për trupin dhe të krihnin flokët e tyre. Në këtë mënyrë tregonin se ishin të vendosur dhe gati për betejën, duke besuar se akoma dhe para vdekjes duhej të paraqiteshin të pastër dhe të bukur. Pak para përplasjes, bënin një sakrifice dhe nën shoqërinë e himneve fillonin betejën. Periudha mortore e të rënëve në betejë zgjaste 11 ditë, ndërsa ditën e 12 vinin fund mortit. Luftëtarët i varrosnin të mbuluar me mantelin e kuq dhe pa asnjë objekt të çmuar, duke treguar në këtë mënyrë se gjëja më e çmuar e tyre ishte pjesëmarrja e tyre në ushtrinë Spartane. Leonida u rrit brënda një sistemi ku individualizmi humbet përpara skuadrës dhe se pjesa është e nevojshme dhe e aftë vetëm kur ekziston për të ndihmuar skuadrën.
Leonida dha një përgjigjje karakteristike kur u pyet se përse trimat preferojnë një vdekje të lavdishëm kundrejt një jete të palavdishme, dhe ai u përgjigj ‘’ sepse atë e konsiderojnë si një karakteristikë të natyrës së paarsyeshme, ndërsa vdekjen e quajnë si një karakteristikë të qënies së Arsyeshme’’.
Për Leonidën dhe 300 Spartanët është shkruar një pllakë monumentale nga Simonidi, ku thotë : ‘’ O i huaj, shko e thuaju Lakedemonëve (spartanëve) se këtu shtrihen ata të cilët vdiqën duke nderuar ligjet e tyre ” dhe kjo jep një rëndësi më të madhe fjalëve ” këtu shtrihen ata” , nëse do të konsiderojmë se Leonida e dinte se nuk do të vinin përforcime nga Sparta.
Në monumentin më të ri që sot ndodhet në ngushticën e Termopilëve për nder të Leonidës, aty ku ndodhet dhe statuja e tij, është skalitur përgjigja që Leonida i dha Kserksit kur ai i kërkoi të dorëzonte armët: ‘’Molon Lave’’ ose ‘’Ec e Merri ’’.
Në Spartë ekziston statuja e Leonidës që e paraqet si një luftëtar pa mustaqe, me një përkrenare të stilit Attik një vepër e fillimit të shekullit të 5 para erës sonë, dhe nga pozicioni i trupit të tij mund të arrijmë në konkluzion se mbante në dorën e tij të majtë mburojen e ngritur, ndërsa me dorën e djathtë mbante heshtën lart. Kjo statujë u përputh me Leonidën që nga momenti i parë kur u zbulua, pavarësisht se nuk ekziston ndonjë shkrim apo provë që mund ta vërtetojë një gjë të tillë.