Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Reflektime Filozofike

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Reflektime Filozofike Empty
MesazhTitulli: Reflektime Filozofike   Reflektime Filozofike Icon_minitimeSat Jun 06, 2009 4:49 pm

Reflektime Filozofike I-menduari



Të ecim vetë apo të na terheqin?

‘’Nëse do të pranojmë se gjendemi në rrjedhën e Zhvillimit, duhet të marrim parasysh se të gjitha rrethanat në të cilat ndodhemi janë të drejta për ne’’ H.P Blavatski
Një gjë është të lihemi të na terheqin dhe tjetër gjë është të ecim me mjetet tona: kjo e fundit , sipas fjalëve të frazës së mësipërme, do të thotë të pranojmë se ndodhemi në rrymën e zhvillimit. Do të thotë të përceptojmë se jeta nuk mund të jetë një total rrethanash të padobishme që përsëriten vazhdimisht, shumica e të cilave na sjell më tepër dhimbje se sa kënaqësi. Përkundrazi, cdo ngjarje, sado që e vogël të jetë, merr një rëndësi të vecantë dhe na transmeton një mësim të drejtë: atë që kemi nevojë, në këtë moment të ekzistencës sonë.



Cfarë dua të bëj në jetën time?

Cdonjeri duhet të mund ti përgjigjet vetes së tij se cfarë kërkon në jetën e tij. Është e pamundur të përparojmë nëse nuk dimë se ku duam të arrijmë. Cfarë dua të bëj në jetën timë? Kjo është një pyetje e rëndësishme. Dhe nëse nuk kemi një ide relativisht të qartë, atëhere cfarë fitoresh duam të arrijmë?

Pasi të kemi caktuar pikënisjen tonë, na mbetet dicka tjetër po aq e rëndësishme: të kryejmë rrugën. Nuk mjafton të shikojmë qiellin, nevojitet të ndërtojmë një shkallë që do të bëjë të mundur arritjen deri atje. Këtu luajnë rolin e vet, fitoret e mëdha dhe të vogla, fitoret e përditshme, që të shumëzuara dhe të ngritura në fuqi do të na lejojnë të arrijmë në qëllimin tonë të dëshiruar.



Përse lindëm në këtë botë?

Përse lindëm në këtë periudhë dhe jo në një tjetër? Sepse është e drejtë, ose nga nevoja personale, ose nga nevoja për të ndihmuar të tjerët duke u bazuar tek përvoja që kemi mbledhur në periudha të tjera. Është e mundur të kemi jetuar shumë herë, në rrethana të shumëllojshme, disa të mira, dhe të tjera jo aq, por cdo herë ekziston dicka për të mësuar dhe për të bërë. Ne kemi lindur në momentin e duhur: tani dhe këtu, aty ku na korrespondon saktësisht, për të vepruar. Jemi aty ku na ka drejtuar vetë Shpirti ynë i Pavdekshëm.



Sekreti i gjërave të vogla

Mund të imagjinosh një orator të mirë që ‘’ha’’ shumicën e fjalëve dhe argumenteve, sepse nxitohet të arrijë në shfaqjen përfundimtare të idesë së tij? Mos ndoshta nuk është më i mirë ai i cili di të flasë ngadalë dhe pastër, duke na udhëhequr dorë për dore nga njëra ide në tjetrën, derisa të arrijmë në konkluzionin përfundimtar? Do të mund të thonim se keto fjalë që përbënin këtë fjalim retorik janë të mërzitshme dhe mekanike?

Kini kujdes gjërat e vogla. Ato kanë gjuhën e tyre, shprehjen e tyre. Tek cdo gjë e vogël ekziston një shpresë e madhe. Të jesh i kujdesshëm me detajet. Mos i përbuz, sado që të parëndësishme të të duken, akoma dhe nëse nuk shikohen nga të tjerët. Ti respektosh ato dhe të respektosh veten tënde: të respektosh ato që ti shikon dhe ti di se duhet të bësh. Të respektosh gjërat e vogla që janë të fshehura në cepet e kohës dhe të vëndit, pasi ato janë bazat e padukshme të gjërave të mëdha. Mos harro, detajet bëjnë Kampionin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Reflektime Filozofike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thënie filozofike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Filozofi :: Filozofi-
Kërce tek: