Ujrat e oqeanit Atlantik ruajnë mirë misterin që quhet Atlantis. Trekëndëshi i Bermudëve, katër përmbytjet, gjigantët atlante janë enigma që dalëngadalë fillojnë të zgjidhen. Përgjigjet ndodhen atje, tek mbetjet e këtij qytetërimi.
A dini se Atlantis mbulonte oqeanin Atlantik dhe territoret e Amerikës dhe të Europës? 800 000 vjet më parë, disa pjesë të saj u përmbytën dhe mbetën vetëm dhjetë ishuj të mëdhenj që përbënin një federatë detare. 200 000 vite më parë, në përmbytjen e dytë, u përmbytën territore të tjera te Atlantis, dhe kështu mbetën vetëm dy ishuj të mëdhenj, Ruta (hemisferi Verior) dhe Dainda (hemisferi Jugor) ose ndryshe Tuli dhe Tolani, ose Balani dhe Avalon korrespondisht. 80 000 vite më parë, në përmbytjen e tretë, u shpëtua një ishull i madh që grekët quajtën ‘’Poseidoni’’ dhe 12 000 vite më parë (pak a shumë) u fundos edhe kjo pjesë e fundit e Atlantis, duke marrë me vete në thellësitë e oqeanit Atlantik të gjitha sekretet e Atlanteve.
A e dini se këto përmbytje nuk janë një histori fantazie por përputhen nga ana kronologjike me fundin e katër akullnajave europiane, që pasi me përmbytjen graduale të kontinentit, rryma e ngrohtë e gjirit të Meksikës gjeti rrugëdalje drejt brigjeve Veriore të Europës, filloi ti ngrohte dhe të shkrinte akujt që e mbulonin ? Shikoni pra, ndërsa qytetërimi Atlant po vdiste, zgjonte territoret europiane që do të mikprisnin qytetërimet e ardhshme. Kështu ndodh gjithmonë, pas vdekjes vjen gjithmonë jeta.
A e dini se Atlantët kishin një gjatësi nga 2,5 e deri në 6 metra? Kjo gjë vërtetohet nga shumë zbulime skeletësh gjigande që janë gjetur në Meksikë nga murgu Fernando Diaz de Castillo, në Arkadinë e Peleponezit siç thotë dhe Herodoti, në Kaliforni në vitin 1833, në Santa Maria në brigjet e Los Anxhelos, në malet String Valley afër Nevadës dhe në vënde të tjera, dhe shumë nga këto skeletë janë 12 000 vjetësh më parë, domethënë të përmbytjes së fundit të Atlantis.
A e dini se në Atlantis adhuronin një dem? Se mbreti i Atlantis duhej të përballonte i vetëm, një dem çdo 10 vjet dhe se rezultati i këtij dueli tregonte nëse mbretëria e tij ishte e drejtë apo jo. Se më vonë kjo u bë sporti i Shenjtë në të cilin kryheshin kapërcime mbi demin. Ndeshjet me dema në Spanjë, demat e Kretës, adhurimi i demit në Egjipt, janë mbetje të adhurimeve të lashta të Atlantëve, pasi dhe këto krahina ishin koloni zyrtare të kontinentit legjendar. Një mister mbulon mamuthet e ngrirë të Siberisë, që u ngrinë dhe vdiqën papritur, duke pasur bar në gojën e tyre dhe gjak në poret e lëkurës së tyre, fakt ky që tregon se vdiqën papritmas nga mbytja që erdhi si pasojë e ujit ose tymit.
Mister mbulon dhe udhëtimin e çuditshëm të ngjalave, që fillojnë nga lumenjtë e Europës për të arritur në Detin Sargasso, dhe pasi bëjnë vezët e tyre atje, kthehen mbrapsht. Ndjekin në një mënyrë instiktive rrjedhën e një lumi të vjetër, duke notuar në ujë deti, dhe drejtohen në shtratin e një lumi që tani nuk ekziston më.
Mister mbulon dhe ‘’ vetëvrasjen ‘’ kolektive të minjëve që hidhen në det nga brigjet e Europës Perëndimore, dhe që notojnë drejt një ishulli që duhej të ndodhej shumë milje larg. Me sa duket, ishulli është fundosur dhe miliona minj të shkretë, të lodhur nga notimi mbyten.
Mister mbulon emigrimin kolektiv të zogjve, që nga Europa fluturojnë drejt oqeanit Atlantik. Radarët i gjurmojnë në detin Sargasso, duke bërë rrethe dhe duke u munduar të ulen por të zhgënjyera dhe të lodhura vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt Amerikës.
Mister mbulon llavën e kristalizuar që u gjend në thellësinë e oqeanit Atlantik. Një provë kjo që dikur atje ekzistonte një ishull ose një kontinent që u fundos pasi llava kristalizohet vetëm kur të vijë në kontakt me ajrin atmosferik.
A menduat ndonjë herë se mitet janë identiteti i një populli, mënyra me të cilën ky popull koncepton të vërtetën , fatin e tij dhe botën? A pyetët veten ndonjëherë se përse në të gjithë qytetërimet e lashta ekzistojnë mite për një përmytje mbarëbotërore? A pyetët veten ndonjëherë se çfare lidhje mund të kishin këto me përmbytjen e Atlantis?
A dini se në një mënyrë misterioze Noe, Defkalioni dhe Pira, Koks Koks, Unapistimi, Karani, Manu, Nama dhe e shoqja e tij, simbolizojnë të gjithë të njëjtin personazh, njeriun më të purifikuar, të zgjedhurin nga Zoti, që ka një emër të ndryshëm në çdo qytetërim por që gjithmonë krijon një arkë mbijetese, në mënyrë që jeta të vazhdohet pas një katastrofe që zakonisht është një rezultat i egoizmit njerëzor?
A e dini se në një ditë dhe një natë në Atlantis u bë një lëvizje e boshtit të tokës ose një ndryshim i pjerrësisë së saj dhe se kjo gjë provokoi përmbytjen e tretë në kontinentin misterioz.
Atlantis është një mister që josh, ashtu sikurse dhe të gjitha misteret. Prova të pambarim na flasin për të , në thellësi të detit dhe të kohës. Ekzistenca e saj dhe shkatërrimi i saj është një sfidë për ne, një sfidë që mundohet të na mësojë diçka. Diçka mbi zhvillimin dhe egoizmin njerëzor që ka prirje për të ndotur dhe të shkatërruar gjithçka që prek. Atë egoizëm që thuhet se shkatërroi qytetërimin e Atlantis.
Atlantis është një interes i kohës së sotme, pasi sot ne jemi egoistë të tmerrshëm. Sepse dhe sot shkatërrojmë planetit që na mikpret , duke influencuar në ekuilibrat e tij të brishtë.
Një mister fsheh gjithmonë një dije që na duhet të zbulojmë. E njëjta gjë ndodh dhe me qytetërimin e Atlantis.