Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Poli 'kuqezi' i veriut!!!

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Flaka
Moderator
Moderator
Flaka


Numri i postimeve : 370
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...!
Reputacioni : 11
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Poli 'kuqezi' i veriut!!! Empty
MesazhTitulli: Poli 'kuqezi' i veriut!!!   Poli 'kuqezi' i veriut!!! Icon_minitimeSat Jun 06, 2009 9:42 pm

Nje perputhje rrethanash jo te zakonta kane bere qe flamuri kuqezi te valevitet ne piken me te pamendueshme e njekohesisht me veriore te globit, ne Polin e Veriut. Flamuri shqiptar ka mberritur ne pol, ironikisht ne 7 prill, nderkohe qe Shqiperia kujtonte 70 vjetorin e pushtimit nga italia fashiste. Paradoksalisht, Poli i Veriut u pushtua nga flamuri shqiptar, derguar atje pikerisht nga nje italian, kesaj radhe mik i Shqiperise.

Poli i Veriut percaktohet si pika ne hemisferen veriore, ku aksi i rrotullimit te Tokes takon siperfaqen e saj. Ai percakton gjatesine gjeografike te tokes 90 grade ne veri dhe shtrihet ne mesin e Oqeanit Arktik, ne ujera qe jane vazhdimisht te mbuluar nga akuj te perhershem te levizshem. Ndaj ka vetem 4 jave te vitit kur mund te shkohet atje dhe jane te pakte ata qe e prekin polin per shkak te temperaturave -50 grade celius dhe terrenit teper te veshtire. Kesula polare lundron ne oqean me shpejtesi 2 deri ne 20 km ne ore. Ngroja globale po ndikon ne shkrirjen e shpejte te akujve.

Por prej disa javesh, dicka tjeter ngroh ekstremitetin verior te globit. Nje shqiponje dy krenare mbi nje cope te kuqe. Per here te pare, flamuri shqiptar vendoset ne Polin e Veriut ne piken me veriore te tokes, por ndryshe nga sa mund te mendohet, flamuri yne ne kete pike te larget, nuk eshte vendosur nga nje shqiptar por nga nje shtetas italian, punonjes ne Ambasaden Italiane ne Tirane.

”Kur me lindi ideja e ketij udhetimi, e dija qe do te merrja flamurin italian, por duke qene se kam 4 vjet ne Shqiperi, i cili eshte nje vend qe me pelqen dhe qe e dua, mendova qe flamurin shqiptar nuk do ta kete cuar njeri ne Polin e Veriut. Vendosa te merrja flamurin italian dhe ate shqiptar. Flamurin italian e kisha ne shtepi ndersa ate shqiptar e bleva tek Rruga e Durresit, keshtu i mora te dy me vete. Kur mberrita ne pol gjeta nje vend te pershtatshem per foto dhe i vendosa flamujt. Shpresoj t’ju pelqeje shqiptareve qe besoj per here te pare e kane flamurin e tyre ne Polin e Veriut”, shprehet Salvadore Leonardi.

Udhetimi i shumedeshiruar i Leonardit, si eksperience e pare e ketij lloji, nisi ne 4 prill 2009 nga Tirana dhe zgjati 12 dite. Ne Polin e Veriut, i shoqeruar nga nje irlandez dhe nje norvegjez qe drejtonte udhetimin, mberriti ne 7 prill. “Udhetimi shkoi mire dhe keq. Mire, pasi bera ate qe doja, arrita ne Polin e Veirut. Keq, sepse m’u desh ta paguaja mungesen e nje eksperience ne nje ambient te veshtire. Rreth ores 1 duke gdhire 8 prilli, matjet treguan se ishim ne pol. U vume ne vije te drejte per te arritur te tre njekohesisht piken ekzakte. Atehere kontrolluam Gps dhe kur lexuam 90 grade veri kuptuam se ishim ne pol. Ishte nje ndjesi e bukur dhe e cuditshme, por lodhja kishte bere te veten dhe mezi ngritem tenden”, thekson ai.

Peripecite e ketij udhetimi, Leonardi i ka pershkruar ne nje ditar te vecante. “Slita bllokohet midis akujve te thyer, duhet te kthehesh te kapesh litaret. Nganjehere slita permbyset. Ngarkesa duhet riekujlibruar, por duhet te heqesh dy pale doreza nderkohe qe nuk i ndjen gishtat fare. Nuk e di pas sa kohe, por me ne fund shoqeruesi Borge ndalet, kthehet e na thote “Gati Arritem”, jemi ne Polin e Veriut. Gjate ketij viti kam menduar gjithmone per kete moment dhe isha i sigurte se nje ndjenje e forte eksitimi do te me perfshinte. Ne fakt asgje, vetem nje ndjenje lehtesimi per dhenien fund nje marshimi sfilites ne akull qe me ka lene pa force per te thirrur qofte edhe nje urra. Dua te bej ndonje foto, terrorizohem nga ideja per te ekspozuar duart. Nuk po ia dal dot, po ngrij. Futem i veshur sic jam ne thesin e fjetjes, stilolapsi nuk shkruan me, boja ka ngrire”, thuhet mes rreshtave.

E megjithe peripecite, Leonardi deshiron te kthehet serish ne Polin e Veriut. ”Dua te kthehem po munda sepse tani e njoh mire ambientin dhe nuk do bej te njejtat gabime. Ishte e veshtire por e bukur. Eshte nje vend terheqes, nje terheqje disi e cuditshme qe nganjehere lendon. Eshte nje ambient jo njerezor, pa jete, i bukur, terheqes, por shume i veshtire per te mbijetuar”, perfundon ai.

https://www.youtube.com/watch?v=TjDiD9lcBVE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.kosova.albanianforum.net
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Poli 'kuqezi' i veriut!!! Empty
MesazhTitulli: Re: Poli 'kuqezi' i veriut!!!   Poli 'kuqezi' i veriut!!! Icon_minitimeSun Jun 07, 2009 10:53 am

Me erdhi mire qe nje italian e ka ngritur flamurin kuq e zi ne piken me veriore ne bote. Kjo po e shton entuziasmin te ne dhe po bashkohet me flamurin e ngritur ne hene para disa vjetesh...
Kjo eshte nje arritje shume e madhe sepse ne polin verior vetem dy flamur gjenden ai shqiptar dhe ai italian..
I lumte dora ati njeriut qe e ngriti flamurin shqiptar ne polin verior...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
 
Poli 'kuqezi' i veriut!!!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqipëri - Portugali 1-2: 'Kalaja kuqezi' merret në kohën shtesë!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: