| ALEANCA E PASHENJTE - GREQIA DHE SERBIA E MILLOSHEVICIT | |
|
|
|
Autori | Mesazh |
---|
ILLYRIAN Admin
Numri i postimeve : 2043 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Reputacioni : 35 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: ALEANCA E PASHENJTE - GREQIA DHE SERBIA E MILLOSHEVICIT Mon Apr 19, 2010 1:04 pm | |
| Sipërfaqësimi i miqësisë Greqi - Serbi
ALEANCA E PASHENJTË GREQIA DHE SERBIA E MILLOSHEVIÇIT
Shkruan: Salih Mehmeti - Prishtinë, 17. 04. 2010
Qeveria shqiptare duhet të bëjë çmos për penalizimin e shtetit grek para drejtësisë ndërkombëtare, për qëndrimin e vazhdueshëm pro-Millosheviçian të Greqisë gjatë luftës së përgjakshme në Kosovë. Në qoftë se me të vërtetë, Qeveria shqiptare gjakon në krijimin e marëdhënieve solide me fqinjin tonë jugor, atëherë ajo duhet të bëjë çmos që në krye të agjendës së saj të vë çështjet e shumta të lëna pezull me Greqinë. Përndryshe, politika e flashkët shqiptare (pavarësisht se a është e djathtë apo e majtë) po i jep hapësirë të bollshme Greqisë që të sajojë “borxhe” të shumta që i paskëshim asaj - duke nënvizuar sidomos “mos-respektimin” e pakicës greke brenda Shqipërisë.
Mirëpo, dosja kundërshqiptare e Greqisë përfshin edhe një përmasë tjetër, jo aq shumë të sipërfaqësuar nga mediat shqiptare - bashkëpunimi sistematik i Greqisë me Serbinë veçmas gjatë kohës së luftës në Kosovë (1999). Sipërfaqësimi i vetëm është bërë kryesisht nga media perëndimore apo në të rrallë nga ndonjë personalitet i lartë ushtarak perëndimor (Wesley Clark), por asnjëherë nga shteti shqiptar. Fashitja e shpejtë e episodeve skandaloze të Greqisë së 99’ës është bërë sebep mefshtësisë dhe paguximshmërisë së shtetit shqiptar, herë duke u përligjur për hatër të ‘marëdhënieve miqësore’ e herë duke u trembur nga një reaksion i mundshëm i Greqisë. Gazetari i guximshëm grek Takis Mihas në librin e tij ‘Aleanca e pashenjtë’ detajizon angazhimin militaresk të Greqisë në mbështetje të Serbisë gjatë agresionit në Bosnjë-Hercegovinë:
‘E formuar në mars të vitit 1995, me kërkesë të gjeneralit Ratko Mlladiq, ‘Garda e vullnetarëve grekë’ - shenjë dalluese të saj kishte një shqiponjë dykrenore në një sfond të zi - shumë shpejt u shndërrua në një njësi të rregullt luftimi. Në shtator të vitit 1995, katër prej anëtarëve të saj u dekoruan me medaljen e ‘Shqiponjës së Bardhë’ nga Radovan Karaxhiq. Njëqind grekë gjithsejt luftuan tok me serbët dhe kampi i tyre kryesor gjendej në Vlasenica, në rrethinat e Tuzlës. Sipas zëdhënësit, Jorgos Muratidis, trupat ishin tërësisht të integruara në ushtrinë e serbëve të Bosnjës dhe komandoheshin nga oficerë serbë’ (2002: 42).
Për më tepër, libri i Takis Mihas është i mbushur ding me episode nga më tronditëset të shtetit grek në luftën e Bosnjës dhe Kosovës. Sipas Mihasit dimensioni i bashkëpunimit midis Greqisë dhe Serbisë është i larmishëm dhe përfshin:
- organizimin e koncerteve dhe mitingjeve publike në përkrahje të Armatës serbe gjatë luftërave në Bosnjë dhe Kosovë;
- Klerikët ortodoks grekë kanë udhëtuar rregullisht në frontin e luftës në Bosnjë duke bekuar paramilitarët serb;
- Greqia ka bojkotuar dhe thyer bllokadën ekonomike ndaj Serbisë duke e furnizuar jashtëligjshëm makinerinë serbe të luftës me derivate të naftës;
- Media greke ka luajtur një rol të madh pro regjimit të Millosheviçit;
- Në Greqi janë mbledhur më shumë se 2 milion nënshkrime në formë peticioni të përgjithshëm në mbrojtje të kriminelëve të kërkuar Vuk Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq;
- Gjatë fushatës së bombave të NATO-s, zyrtarë ushtarak të shtetit grek i kanë përcjellë nëndore informacione Armatës serbe, aq sa shpeshherë caqe të rëndësishme të ushtrisë gjenocidale serbe janë lënë pa u bombarduar. Këtë e ka pranuar botërisht edhe ish kryekomandanti i NATO-s Wesley Clark në një diskutim televiziv me 2005;
- Gazetarët grekë që ishin së toku me ushtrinë serbe në Kosovë janë solidarizuar së tepërmi me ta.
KFOR’i grek jashtë nga Kosova
Sikur Qeveria e përdalë e Kosovës të gjëllinte tamam si qeveri shtetërore dhe jo si qeveri e patronatit ndërkombëtar, do të duhej të kërkonte me doemos largimin e menjëhershëm të kontigjentit ushtarak grek në kuadër të KFOR-it. Për aq kohë sa vazhdon disponimi kundërshqiptar i Greqisë (e cila ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës; nuk ka kërkuar falje publike ndaj shqiptarëve për bashkëpunimin e saj me Serbinë, si dhe shfaq prirje ekspansioniste ndaj Shqipërisë jugore) e bëjnë të papranueshëm kontigjentin grek në Kosovë. Komanda greke (në kuadër të KFOR-it) asnjëherë nuk ka kërkuar falje për qëndrimin pro-serb si dhe nuk është distancuar nga provokacionet shoviniste të ushtrisë greke kundër shqiptarëve. Nëse nuk ka distancim në të tilla raste, atëherë ka solidarizim ndaj tyre. Largimin e menjëhershëm të trupave greke nga Kosova e bënë edhe më të ngutshëm zbardhja e hollësirave të pavërejtura të takimit të 26 shkurtit 2009 në Beograd midis ministrave të mbrojtjes të Serbisë dhe Greqisë, gjegjësisht Dragan Šutanovacit dhe Evangelos Meimarakit. Me atë rast, Šutanovac shprehu falenderimet e tij për participimin ushtarak grek në KFOR, duke e quajtur atë si “shumë të rendësishëm” (B92: 2009). Për aq kohë sa dashuria “Ellinoservikí Filía” ose “srpsko-grčko prijateljstvo” gjëllin me mendësi katërcipërisht kundërshqiptare, atëherë nuk ka logjikë që ta zgjasë më shumë kjo rezignatë e turpshme e politikanëve shqiptar dhe parullat e pakuptimta të “miqësisë së mirë” kundruall Greqisë dhe Serbisë. Studiuesi australian John Shea në librin e tij ‘Macedonia and Greece: the struggle to define a new Balkan Nation’ e përshkruan dosjen antishqiptare të Greqisë gjatë fillim viteve 90’ta si vijon:
‘Greqia e quan Shqipërinë Jugore ‘Epiri i Veriut’, duke nënkuptuar lidhje me provincën e saj të Epirit jugor. Derisa Shqipëria pranon qenësinë e pakicës etnike greke, Greqia nuk pranon qenësinë e pakicës shqiptare brenda kufinjëve të saj. (…) Në qytetin verior grek të Konicës, një radiostacion i mbështetur prej peshkopit lokal ortodoks transmetonte propagandë greke në Shqipërinë jugore. (1997: 339). Politikanët shqiptarë naivisht pëlqejnë të shohin tek homologët e tyre grek ‘miq të denjë’ e ‘përkrahës’ në integrimet euro-atlantike. Politika zyrtare greke ‘ndihmën’ dhe ‘përkrahjen’ që gjoja e jep në të mire të hyrjes së Shqipërisë në BE e kushtëzon me krijimin e një entiteti autonom grek brenda Shqipërisë duke i treguar botërisht edhe muskujt ushtarak (rasti i ish-ministrit të jastëm grek Karol Papoulias me 1994):
“Papoulias vazhdimisht kërcënonte Shqipërinë që të mos i keqtrajtonte grekët etnik. ‘Dua të paralajmëroj sërisht Shqipërinë se Greqia ka mundësinë që t’i ndalojë këto sulme barbare…kundër pakicës greke’, tha ai. (…) Partnerët europian të Greqisë ishin zemëruar ngase Greqia lejonte tregtinë me Serbinë pavarësisht sanksioneve të Kombeve të Bashkuara, duke u përpjekur që ta ndalonte njohjen e Maqedonisë nga Bashkimi Europian. (…) Kërcënimi grek për bllokim ndihmash të Bashkimit për Shqipërinë derisa grekët etnik në Shqipëri të çliroheshin dhe t’u garantoheshin të drejta pakicash, dukeshin përpjekje të jashtëzakonshme për t’u përzier në çështjet e brendhshme të një shteti të huaj’ (Shea: 1997). Sajimi i pakicave
Qyqarllëku i politikës shqiptare në të tilla raste në Greqi përjetohet si dorëzim dhe dobësi e shqiptarëve, ndaj e nxit atë që të kalojë në mësymje të plotë ndaj Shqipërisë. Menjëherë, Greqia e cila sipërfaqësisht kërkoi të falur ndaj provokacionit racist të marinsave të saj, organizoi (përmes tentakulave të saja politike) mitingje kundërshqiptare në Athinë në emër të ‘Vorio-Epirit’. Së këndejmi sajimi i ‘pakicave greke’ nëpër vendet fqinje të Greqisë dhe fryerja e numrit të tyre është një dhelpëri tjetër, me anën e së cilës rreket që të mos ndërkombtarizohet çështja e pakicave në Greqi. Meqë ra fjala për këtë problem, është shumë domethënës pohimi i sinqertë i ish-kryeministrit grek Konstantin Micotaqis në lidhje me palcën e mosnjohjes së emrit të Maqedonisë:
‘‘Ajo çka më shqetësonte… nuk ishte dhe aq emri i shtetit. Problemi për mua, qysh nga fillimi, kishte të bënte (me atë që ne nuk duhej ta lejonim) krijimin e një problemi të dytë pakicash në rajonin e Maqedonisë Perëndimore (në Greqi). Synimi im kryesor ishte (të bindja) Republikën (e Maqedonisë) të deklaronte se në Greqi nuk kishte kurrfarë pakice sllavomaqedonase. Ky ishte edhe thelbi i dieferencave tona me Shkupin.’ (Mihas: 200) Rrjedhimisht, për të mos u folur për çështje shqiptare në Greqi ose sllavomaqedone (në Maqedoni të Egjeut), vllahe (Pind) apo turke (në Thraki), Greqia është duke shpikur vit për vit nga një ‘pakicë’ në Shqipëri, Maqedoni e madje edhe në Turqi. Rasti më eklatant është sajimi i pakicës greke në Maqedoni që në fakt është veçse përvetësim arbitrar i bashkësisë së vllahëve etnik të këtij vendi.
Vlerësimet greke rreth numrit të kësaj pakice vërtiten midis 100,000 dhe 150,000 vetë Këto shifra janë prodhuar duke i numëruar për grek shumicën e Vllahëve të FYROM-it’ (Victor Roudometof: 2002: 79). Edhe rritja mbinatyrore e ‘pakicës greke’ në statistikat e shtetit grek ngjan të jetë e pabesueshme sepse ngërthen qindra mijëra shqiptarë e vllahë ortodoks. Tom J. Winninfrith, studiues britanik me origjinë vllahe në lidhje me çështjen në fjalë thotë.
‘Nga hulumtimet e mia duket që numri i grekfolësve është ekzagjeruar së tepërmi. Komentuesit japin shifra nga më të ndryshmet që shkojnë prej 40,000 deri në 400,000…Shifrat e regjistrimit shqiptar numërojnë 40,000 grek-folës me 1961 dhe 58, 00 në 1981, rritje kjo në përpjestim me rritjen e përgjithshme të popullatës. Shifra prej 400,000 mund të arrihet vetëm në qoftëse i numërojmë për grek jo vetëm vllahët, por edhe gjithë shqiptarët ortodoks…Vlerësimet e mia duke përdorur këtë kriter (gjuhësor - shën.imi. S.M) japin 40,000 grek dhe 15,000 vllahë në zonat për të cilat po flasim (zonat jugore - shën.imi S.M). Poashtu hamendësoj me fakte pak a shumë të dorës së parë se në pjesën tjetër të vendit janë 20,000 grek dhe 35,000 vllahë’. Edhe James Knowles qysh me 1919 në ‘The Nineteenth century and after XIX-XX a Monthly Review’ ka pikasur këtë keqidentifikim:
‘Pretendimi (grek) në Shqipërinë jugore qëndron tërësisht në hamendësimin se shumica e popullatës është greke. Thuhet se grekët numërojnë 120,000 vetë kurse shqiptarët 80,000. Por kush janë këta ‘grek’? Së paku pesë të gjashtat e tyre, në mos më shumë janë shqiptarë të krishterë të ritit ortodoks, shqiptarë në ndjenja dhe gjuhë, të cilët për shkak të njohjes së Patriarkut të Konstandinopojës janë deklaruar të jenë grek në kuptim të ‘ndërgjegjes kombëtare’ (1919: 645). | |
|
| |
ILLYRIAN Admin
Numri i postimeve : 2043 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Reputacioni : 35 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: ALEANCA E PASHENJTE - GREQIA DHE SERBIA E MILLOSHEVICIT Mon Sep 20, 2010 12:24 pm | |
| | |
|
| |
ILLYRIAN Admin
Numri i postimeve : 2043 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Reputacioni : 35 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: ALEANCA E PASHENJTE - GREQIA DHE SERBIA E MILLOSHEVICIT Mon Sep 20, 2010 12:36 pm | |
| | |
|
| |
ILLYRIAN Admin
Numri i postimeve : 2043 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Reputacioni : 35 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: ALEANCA E PASHENJTE - GREQIA DHE SERBIA E MILLOSHEVICIT Thu Sep 23, 2010 11:52 pm | |
| | |
|
| |
ILLYRIAN Admin
Numri i postimeve : 2043 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Reputacioni : 35 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: ALEANCA E PASHENJTE - GREQIA DHE SERBIA E MILLOSHEVICIT Thu Sep 23, 2010 11:53 pm | |

| Titulli: Re: ALEANCA E PASHENJTE - GREQIA DHE SERBIA E MILLOSHEVICIT Thu Sep 23, 2010 11:54 pm | |
| | |
|
| |
ILLYRIAN Admin
Numri i postimeve : 2043 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Reputacioni : 35 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: ALEANCA E PASHENJTE - GREQIA DHE SERBIA E MILLOSHEVICIT Sat Oct 23, 2010 1:57 pm | |
| | |
|
| |
ILLYRIAN Admin
Numri i postimeve : 2043 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Reputacioni : 35 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: ALEANCA E PASHENJTE - GREQIA DHE SERBIA E MILLOSHEVICIT Sat Oct 23, 2010 1:58 pm | |

| Titulli: Re: ALEANCA E PASHENJTE - GREQIA DHE SERBIA E MILLOSHEVICIT Sat Oct 23, 2010 1:59 pm | |

| Titulli: Re: ALEANCA E PASHENJTE - GREQIA DHE SERBIA E MILLOSHEVICIT Sat Oct 23, 2010 2:00 pm | |
| | |
|
| |
ILLYRIAN Admin
Numri i postimeve : 2043 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Reputacioni : 35 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: ALEANCA E PASHENJTE - GREQIA DHE SERBIA E MILLOSHEVICIT Sat Oct 23, 2010 2:01 pm | |
| | |
|
| |
ILLYRIAN Admin
Numri i postimeve : 2043 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Reputacioni : 35 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: ALEANCA E PASHENJTE - GREQIA DHE SERBIA E MILLOSHEVICIT Sat Oct 23, 2010 2:02 pm | |

| Titulli: Re: ALEANCA E PASHENJTE - GREQIA DHE SERBIA E MILLOSHEVICIT Sat Oct 23, 2010 2:03 pm | |
| | |
|
| |
ILLYRIAN Admin
Numri i postimeve : 2043 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Reputacioni : 35 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: ALEANCA E PASHENJTE - GREQIA DHE SERBIA E MILLOSHEVICIT Sat Oct 23, 2010 2:04 pm | |

| Titulli: Re: ALEANCA E PASHENJTE - GREQIA DHE SERBIA E MILLOSHEVICIT Sat Oct 23, 2010 2:05 pm | |

| Titulli: Re: ALEANCA E PASHENJTE - GREQIA DHE SERBIA E MILLOSHEVICIT Sat Oct 23, 2010 2:06 pm | |
| | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: ALEANCA E PASHENJTE - GREQIA DHE SERBIA E MILLOSHEVICIT | |
| |
|
| |
| ALEANCA E PASHENJTE - GREQIA DHE SERBIA E MILLOSHEVICIT | |
|