|
|
| NGA MUZIKOLOGU DHE KËNGËTARI YNË DEMIR KRASNIQI | |
| | Autori | Mesazh |
---|
guaca
Numri i postimeve : 56 Reputacioni : 0 Data e regjistrimit : 11/09/2010
| Titulli: NGA MUZIKOLOGU DHE KËNGËTARI YNË DEMIR KRASNIQI Sat Sep 11, 2010 10:49 pm | |
| MEHMET KRILEVA
Bijë e bija nga Gollaku –
Janë t’ një fisi , janë t’ një gjaku .
Ndër shumë trima nga këto treva –
Do t’ përmendet Mehmet Krileva .
N’ atë Malësi të Gollakut –
U lind shtylla e konakut ,
Që do t’ njihet nga këto treva ,
Burrë me famë Mehmet Krileva !
Që kur ishte Mehmeti i ri –
Kishte etje për dituri ,
Në shpirt kishte atdhedashuri ,
N’ zemër kishte trimëri .
I gjithë populli n’ atë Malësi –
E pranonte me ngrohtësi .
I tillë ishte Mehmet Cakolli –
Birë i dashur i këtij trolli .
Por për famë që i dhanë këto treva –
Populli i tha : Mehmet Krileva .
Bijtë që thithin gji n’ nanë - trimen ,
Nderojnë fshatin dhe krahinën !
Përmes këngës , nëna i rrëfeu –
Herët mësoi si duhet atdheu ,
Herët mësoi si duhet miku ,
Herët mësoi si urrehet armiku !
Herët mësoi çka është pushtuesi ,
Ç’ është mizori e uzurpuesi !
Herët mësoi çka është robërimi ,
Shtypja, burgjet dhe regjimi !...
Herët mësoi çka janë përndjekjet ,
Rrahjet, vrasjet edhe djegiet ...
Qysh i njomë n’ moshën rinore –
U frymëzua n’ çështje madhore !
N’ shpirt e brente rënd mashtrimi,
Që ushtrohej nga regjimi –
Mbi shqiptarët e këtij trolli ,
Që i priste Anadolli!
Nga shqiptarët bëhej spastrimi –
N’ Kosovë bëhej kolonizimi !
N’ tokat tona brez me brez –
Vinin serbë e malazezë !
Arsimdashësi Mehmet Krileva –
Për shqiptarë kishte shumë brenga !...
Se regjimi i poshtëruar –
Shumë shqiptarë kishte varfëruar !
I ka lanë t’ pa arsimuar –
Nën robërimin e verbëruar !
Për të drejta e për shqiptarë –
Ngrehte zërin ndër të parë !
I gjithë rrethi e popullata –
E nderonte me urata !
Pse punonte për vatan –
Delegat u zgjodh n’ Gjilan .
Përfaqësimi prej gjithë rrethit –
Populli i dha besim Mehmetit !
Këtë besim me vullnet fisnik –
Gjithmonë popullit i mbet besnik .
Por, Mehmeti ishte bujarë ,
Mësues i popullit - vullnetarë ,
N’ popullatë t’ pa arsimuar –
Shkrim- leximin për t’ ua mësuar!
Çka ka thanë Azem Cakolli –
Si Mehmetin , nuk lind ma trolli !
I guximshëm , burrë i vyeshëm ,
N’ ideale i pathyeshëm !
-N’ atë botë terri kur s’ kish arsim –
Ai, na i mësoi shkrim e lexim,
Gjeografi e histori ,
Matematikë për llogari...
-Kështu na mësonte Mehmet burri,
Verës shkruanim mbi rrasa guri,
Dimrit shkruanim mbi shtresa bore,
S’ kishim lapsa , as fletore !...
Shpesh Mehmeti ka rrëfye –
Popullit tim du’ me i shërbye !
S’ dua grada , as pozitë –
Dua populli të shohë dritë !
Në muajin Prill , Dyzet e Pesë –
Një detyrë iu dha me besë ,
Që t’ merr pjesë si delegat
Me shqiptarë në Beligrat !
Përfaqësuesit e shqiptarisë –
I pret Mareshali i Jugosllavisë .
N’ atë takim – Tito i ka pritë ,
Për t’ ia shprehur pakënaqësitë !
Ia thanë Titos, ashiqare –
Gjithë problemet kosovare ,
Për veprimet antishqiptare ,
Që ushtrojnë forcat qeveritare !
Për të mirë i mbante shpresa –
Ia dorëzuan shtatë kërkesa !
N’ emër t’ popullit të Kosovës –
Ish kërkesa e vetëvendosjes !
Para Titos – ballë për ballë ,
Mehmet Krileva , mori fjalë :
“Tokat tona kosovare -
Janë të lashta toka shqiptare !...
Krajli serbë kobin na e soll –
Shpërngulë njerëzit n’ Anadoll !
Dhe me dhunë mbi tokën tonë –
Na e ka mbushë plot me kolonë !
Kështu ka bë ai regjim barbarë –
Diskriminim përmbi shqiptarë ,
Tue qitë taksa, tue qitë agrarë ,
N’ tokat tona porsi rrogëtarë !
Ne punonim si rrogëtarë ,
Kolonët rrinin si agallarë ,
N’ kafene pinin raki ,
Djersën tonë tue na e pi !
Na e kanë sjellë përherë kiametin –
Tue na e marrë krejt bereqetin !
Veç pak bukë na e linin n’ shpija –
Për t’ mos vdekur nga uria !
Kemi ardhur me ta thanë ndër sy –
Se prej jush kërkojmë drejtësi !
T’ jemi zotë në tokën tonë –
Që na i lanë stërgjyshërit tonë !
S’ do t’ punojmë ma për kolonë ,
Nga kanë ardhur , ata le t’ shkojnë !
Nga kolonët, nga kjo robëri –
Kemi mbet t’ gjithë në varfëri !
Kërkojmë shkolla për arsim –
Fëmijët tanë t’ marrin mësim !
Prej fillores e n’ fakultet –
S’ duam t’ jem analfabet !
Ne kërkojmë ta kem lirinë ,
Barazinë dhe drejtësinë ,
T’ jem të lirë, t’ jetojmë pa frikë ,
Jo, kolonët me na grabitë !
Në Kosovë, tash kur të shkojmë –
Na pret populli t’iu tregojmë !
Mezi pret populli me e ditë –
T’ ju tregojmë si na ke pritë ?!
Këto kërkesa , po s’ u shqyrtuan,
Dhe në jetë , po s’u zbatuan –
Do t’ shpërthejnë shumë pakënaqësi ,
Turbullira edhe ndasi !
Është dëshmua në histori –
Se shqiptarët s’ durojnë robëri !
Nuk duan mbretër , as krajli –
Duan t’ drejta dhe liri !”...
Shikon Tito, n’ mënyrë cinike ,
Me buzëqeshje ironike ...
Me dhelpëri diplomatike –
Premton kushte pikë pas pike !
Por metodat sllavo barbare
Dhe premtimet dhënë kosovarëve –
Delegatëve t’ Kosovës s’ shkretë ,
Shumë prej tyre iu kushtoi me jetë !
Por Mehmeti e dinte krejt –
Këto kërkesa do t’ kushtojnë shtrenjtë !
Para popullit kish dhanë betim –
T’ mbrojë kërkesat me çdo çmim !
Hiq shumë kohë nuk ka kaluar –
Këlyshët e OZNA-së e kanë helmuar !
Helmi trupin ia ka kallë –
N’ zemër t ’popullit mbet i gjallë !
Mehmet Krileva, ai atdhetar ,
Ishte guri themeltarë ...
Trasoi rrugën e lirisë –
Drejtë ditëve të pavarësisë !
N’ emër t’ popullit dhe lirisë –
Hyni n’ rrugë të pavdekësisë .
N’ ale me atdhetarë –
Ne , gjithmonë na banë krenar !
Gjilan, më 20.07.2010. Demir KRASNIQI | |
| | | guaca
Numri i postimeve : 56 Reputacioni : 0 Data e regjistrimit : 11/09/2010
| Titulli: Re: NGA MUZIKOLOGU DHE KËNGËTARI YNË DEMIR KRASNIQI Sat Sep 11, 2010 10:55 pm | |
| Demir Krasniqi si këngëtar dhe poet nga viti 1968,u fut në çdo pore të jetës shqiptare,u bë i dashur ër pullin duke faktuar ndriçuar,besën,trimërinë dhe bujarinë shqiptare.Ai rëndësi të veqantë i kushtoi ciklit të këngëve historike,e një gjallëri dhe kujtesë të brezave e ndriti duke përkujtuar,lirdashësin,predikuesin fetar dhe udhëheqësin ushtarak shqiptar Mulla Idriz Gjilanin.
Hej,jehuan malet o n´katër anë Hej,na ka dalë o një trim me famë Hej,hakikat si e don vatani Mulla Idrizi,o ,nga Gjilani Në Kurán ai ishte betue
për atdhe,o,me luftue.
MULLA Idrizi,o, atdhetar, Arsimdashësi ynë kombëtar, Pa u shkollue me djem e çika, Jo,Jo!Për ne nuk zbardhon drita!
Hej,ngriti zërin,o,deri n´re- Hej,pa liri,jo nuk ka as fe! Hej,nuk i lëshojmë kurrë tokat shqiptare- Deri n´djep,o,për pa dalë fare! Se lëshoj pushkën,jo,kurrë prej dore, Ose vdekje,ose fitore!
Mulla Idrizi,o,trim i parë Komandant,o,vullnetar, Por si qiri,o,në shandan Oh e shkriu jetën,o, për vatan-e.
Hej,deri n´vdekje luftoi n´kto male, Hej,i pathyeshëm në ideale, Hej,për bashkimin,o gjithëkombëtar, Për kufirin o,gjithëshqiptar... Flakadani,o ,i lirisë- Shembëlltyrë e historisë.
Mulla Idriz,o,luftëtar, Trim-tribun,o,legjendar E dogj vedin,o,pa nishan- Oh,për atdhe,o u bë kurban-e. | |
| | | | NGA MUZIKOLOGU DHE KËNGËTARI YNË DEMIR KRASNIQI | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|