Carlo Ancelotti duket se nuk po heq dorë nga dy ish-lojtarët e tij te Milani, Ricardo Kaka (që aktualisht luan te Real Madridi) dhe Alexandre Pato, të cilët i dëshiron te klubi që drejton aktualisht, Paris Saint-Germain.
PSG ishte pranë transferimit të Patos javën e kaluar, por marrëveshje dështoi, ndërsa qe një kohë të gjatë klubi francez po e ndjek edhe brazilianin tjetër, Kaka, që nuk po e gjen veten në Santiago Bernabeu.
Në një prononcim për La Gazzetta dello Sport, Ancelotti ka thënë se është thuajse i pamundur transferimi i dyshes braziliane në janar, prandaj ai do t’i kërkojë ata gjatë afatit kalimtar veror.
“Tregimi për Paton është mjaft i çuditshëm. Po ndodhin shumë gjëra për të cilat ne nuk dimë. Marrëveshja është e vdekur për janar, por vetëm për janar”.
“Kaka mund të jetë në dispozicion në qershor. Ai ka vuajtur nga lëndimet në Madrid dhe po ka konkurrencë të madhe për vende. Megjithatë, ai është akoma një lojtar i madh”, ka deklaruar ish-trajneri i Milanit dhe Chelseat