|
|
| Dritëro Agolli | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Flaka Moderator
Numri i postimeve : 370 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...! Reputacioni : 11 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Dritëro Agolli Thu Feb 19, 2009 5:54 pm | |
| DRITËRO AGOLLI
Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhëDritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet'60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një "gjuhe të vogël", ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për "rreptësinë" e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e "un-it", përkundër poezisë së "ne-ve", që shkruhej "për të bashkuar masat". Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradizionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij. Në prozën e tij Agolli solli risi lo vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata lanë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën. | |
| | | Flaka Moderator
Numri i postimeve : 370 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...! Reputacioni : 11 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: Dritëro Agolli Thu Feb 19, 2009 5:56 pm | |
| E heshtura
Debora kur bie s'degjohet me vesh Debora kur bie prej qiejve hesht.
Debora kur bie veshtrohet me sy Te bardhen e heshtur e shohim te dy.
E vetmja qe bie nga qielli hesht, Te tjerat kur bien te shpojne ne vesh.
Prandaj eshte e bardhe, prandaj eshte e re, Se zhurme me pluhur nuk ngre... | |
| | | Flaka Moderator
Numri i postimeve : 370 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...! Reputacioni : 11 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: Dritëro Agolli Thu Feb 19, 2009 5:56 pm | |
| Kuajt e eres
- Balade -
I solli Marsi kuajt e eres Dhe ne shaluam dy. Banket i shtruar i pranveres Te priste bujshem ty.
Por rruges kali yt theu kemben, S'arritem dot ne vend. T'u grisen endrrat e t'u shemben Si kembe e kalit tend.
Atje banketi i pranveres Na priti sa u lodh... Sa keq qe kali i murrme i eres Ty nuk te shpuri dot!
C'te besh! Keshtu na thyhen shpresat, Nuk kemi fat te dy! E di, me ndjekin mua tersat, Te marr me qafe dhe ty!... | |
| | | Flaka Moderator
Numri i postimeve : 370 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...! Reputacioni : 11 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: Dritëro Agolli Thu Feb 19, 2009 5:56 pm | |
| Ne lufte
Une s'jam nga ata qe ikin nga lufta, Kur marrin ne trup nje gervishtje, As nga ata qe heshtin, te futur ne tuta, Kur i peshtyjne me tallje e skermitje.
Une jam gjithmone mes luftes mizore Dhe them : sikur dhe lufte mos kete, Per dhimbjen e madhe njerezore Do ndizja luften me rete. | |
| | | Flaka Moderator
Numri i postimeve : 370 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...! Reputacioni : 11 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: Dritëro Agolli Thu Feb 19, 2009 5:57 pm | |
| Sot pasdite
Sot pasdite dua te vdes... Me beni gati pa dale yjte, Gjeni shamine e ma lidhni gojen, Mos harroni te m'i mbyllni syte...
Mos ngjitni nekrologji me vija te zeza Dhe mos ftoni farefisin dhe miqte, Askush mos mbaje fjalime ne varreza, Mos qajne e mos lavderojne te ligjte... | |
| | | Flaka Moderator
Numri i postimeve : 370 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...! Reputacioni : 11 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: Dritëro Agolli Thu Feb 19, 2009 5:57 pm | |
| Ne vendin tim
Ne vendin tim e ne vendin tend E shpojne lakren i hedhim mend.
Ne vendin tim e ne vendin tend Njerit i kruhet e tjetrit i dhemb.
Ne vendin tim e ne vendin tend Henen si petull e pjekin ne shkemb.
Ne vendin tim e ne vendin tend Nje koke e cmendur - nje vend e cmend... | |
| | | Flaka Moderator
Numri i postimeve : 370 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...! Reputacioni : 11 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: Dritëro Agolli Thu Feb 19, 2009 5:57 pm | |
| Per kujtim
Une tregoj histori te bukura, ti behesh si foshnje kureshtare. Shikon me faqe te skuqura, dhe hesht e humb fare,
E di historine e Van-Gogot, historine e veshit te tij? Ty zemra te rreh si zogut, dhe thua ngadale: S'e di!
Van-Gogut i thoshte nje femer: "Vinsent,ke veshe te bukur!" Dhe qeshte me gjithe zemer, siç qesh ti me mua , moj flutur!
Van-Gogu ne kembe kerceu, e nxori thiken nje dite. Dhe veshin e bukur e preu, dhe tha: "Mbaje kujtim moj drite!"
Habitesh? Keshtu ka ngjare, nje here ne mengjes. Pse trembesh? Ai ish i marre. Pse trembesh? Une veshin se pres! | |
| | | Flaka Moderator
Numri i postimeve : 370 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...! Reputacioni : 11 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: Dritëro Agolli Thu Feb 19, 2009 5:57 pm | |
| Per trimerine dhe friken.
Per trimeri te madhe nuk jam shquar, po edhe frikacak s'kam qene kurre. Ka ndodhur te jem trmbur e hutuar, dhe me keqardhje,s'jam treguar burre.
Kur endeshin qefine per te vdekur, dhe merrej nder kembe nderi i miqeve, nje cope e trupit tim mund te ishte djegur, qe tu verbonte syte e kuq te ligjve.
Kur e verteta mpleksej me genjeshtren, dhe fshihej neper mjegull pikellimi. Mund ta zbuloja duke grisur heshtjen. dhe duke ngritur vale zemerimi.
Megjithate nje frikacak nuk kam qene. Mbi veten time njerezit i kam dashur, dhe skam permbysur sofren ku kam ngrene, Me mall, me lot ne sy e buzeplasur | |
| | | Flaka Moderator
Numri i postimeve : 370 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...! Reputacioni : 11 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: Dritëro Agolli Thu Feb 19, 2009 5:58 pm | |
| KUNDERSHTAREVE TE MI.
Ju aq balte po hidhni mbi mua. Sa ne baltem permbi trup, mund te mbije nje dardhe a njr ftua, nje korije e madhe me dushk.
Ne korije dhe dru mund te mbani, mund te shkoni ne gjah me langonj. Mund te ngjiteni ne peme te hani, po te doni dhe dardha dhe ftonj.
Balta ngrihet mbi mua e pasur, se mbi balten korija bleron... Trupin tim ma bleruat padashur, dhe me bete vertete plantacion. | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: Dritëro Agolli Wed May 27, 2009 6:01 pm | |
| Gjaku dhe Gjumi
- Drotero Agolli -
Atdhe nese me gjen diku ne gjume, Mos me kurse, po hiqma me shuplake, Se s'dua te ma derdhe gjakun lume Nje gjume i trendafilte ne jatake.
A nuk e sheh si buzet i lepijne Andej - ketej makutet lakmitare? Vertiten te kafshojne ndonje brinje, Ku gjaku im akoma s'eshte thare... | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: Dritëro Agolli Wed May 27, 2009 6:03 pm | |
| Te mendohesh
- Dritero Agolli -
Ka shume mallkime per njerez te liq, Sic ka dhe urime per shoke dhe miq.
Po une mallkimet aspak s'i kam dashur, Vec shfryj rralle - rralle kur jam buzeplasur.
Kur kupa ze mbushet e s'kam nga t'ja mbaj Merzitur - merzitur me vete ze shaj.
I then mendjemadhit nje llaf te florinjte Te gjetur ne popull: AH MENDJA T'U RRITTE!
Sa gjera ke thene o popull i shtrenjte, Qe duhet patjeter te rri te vras mendte! | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: Dritëro Agolli Wed May 27, 2009 6:04 pm | |
| Elegji per nje partizan te vrare
- Dritero Agolli -
E ruanin nga larg tre xhandare Djalin e ri, partizanin e vrare.
Partizani i shtrire - ne grusht revolverin, Xhandaret s'i linin fshataret ta merrnin.
Erdhi nje zog i kalter nga pylli, Qendroi ne kapelen e djalit, tek ylli.
Xhandaret qelluan mbi zogun me pushke Dhe zogu i ra partizanit ne gushe.
Dhe mbeten te dy mbi barin me bryme, Toka e madhe nen ta merrte fryme... | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Dritëro Agolli | |
| |
| | | | Dritëro Agolli | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|