Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!!

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!! Empty
MesazhTitulli: 10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!!   10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!! Icon_minitimeFri Feb 20, 2009 12:15 am

DY DËSHMORËVE TË RINJ!

(Kushtuar Mon Balajt dhe Arben Xheladinit të vrarë në demonstratën e 10shkurtit, 2007)

Para syve të botës,
Nën maskën e "demokracisë“
Na i vranë Arbenin dhe Monin,
Gjakatarët e huaj,miqtë e vjetër të Serbisë!

I vranë djelmoshat atdhetarë,
Trimat e pamposhtur shqiptarë!
Atyre, jo s´ ju trembej syri,
Para xhelatëve ndërkombëtarë!

Ata, ranë për paqe,
Sepse, kërkuan liri,
Kërkuan Vetëvendosje,
Kërkuan drejtësi!

Bota po shtiret, kur na jep ligjërata,
Çfarë qenka rendi dhe demokracia!
Ndërsa, rrugëve tona gjaku po derdhet,
Si dikur që na përgjaku Serbia...

Ah! Ju mjeranët "tanë" politikanë,
Kot, po rrahni ujë në havanë:
E dënoni fjalën e lirë,
Jetën po na e bëni katran!

Ju me demogagji e krekosje,
Po e mashtroni popullin besnik,
Po e dënoni Lëvizjen Vetëvendosje!
Po pajtoheni mjerueshëm, ashtu me armik!

Turp të keni ore politikanë “shqiptarë”!
Mos po mendoni keni zbritur nga qielli,
Mos harroni! Jeni bërë trutharë?!
Thua vetëm për ju po rrezitka dielli!

Si ju mashtroi kështu Evropa,
Apo, mos ju frikësoi Serbia?
Nga veprat tuaja, po vuan shumë Nënëlokja,
Nuk po ribashkohet ende Shqipëria!

Vallë deri kur me vrasje,
Deri kur me dënime,
Sa e fortë paske qenë,
Moj Kosova ime!

Deri kur me premtime boshe,
Deri kur me lot në sy,
Deri kur duhet të besojmë;
Se,ndërkombëtarët paskan drejtësi"?!

I lehtë u qoftë dheu i Kosovës!
O bijtë e Shqipërisë,
Përjetë, s´do t´ju harrojë kombi,
Gjaku juaj, i rritë rrezet e lirisë!

K.RASI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!! Empty
MesazhTitulli: Re: 10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!!   10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!! Icon_minitimeFri Feb 20, 2009 8:59 am

Mon Balaj

Mon Balaj lindi më 25 mars 1980 në gjirin e një familje atdhetare. Familje kjo që, qysh nga viti 1912, kur vendet armiqësore ballkanike filluan pushtimin e trojeve shqiptare, dha djemtë saj për lirinë. Kadriu dhe Abdullahu ishin dy burra nga kjo familje që thirrja për lirinë dhe mbrojtjen e atdheut i gjeti në ballë të detyrës. Në luftë përballë me pushtuesit bullgar që depërtonte drejt Anamoravës, me nder ranë në altar të lirisë. Kadriu në shtëpinë e tij atëbotë kishte lënë vetëm gruan e tij të re, shtatëzënë e cila më vonë lindi një djalë, Ademin. Pra, la trashëgimtarin nga i cili më vonë do të dilte një familje e madhe e cila do të jetë gjithmonë qerdhe e patriotizmit. Fara e atdhetarisë e mbjellë nga gjyshi Kadriu, do mbinte, rritej e kultivohej nga kjo familje. Edhe përkundër, presionit të vazhdueshëm nga pushtuesit jugosllav, kjo familje nuk e ndaloi asnjëherë vaprimtarinë patriotike. Xhaxhai i Monit, Nexhmiu, ishte dënuar me 11 vite burg si organizator i demonstratave. Shtëpia e tyre në një anë u bë qerdhe e revolucionarëve të kohës e në anën tjetër gjithashtu nuk pushoi së trazuari nga pushtuesit me bastisje e arrestime. Xhaxhai tjetër, Nebihu, i arrestuar, izoluar dhe përndjekur gjatë viteve ’80 dhe atyre ’90 u detyrua të arratisej nga Kosova pasi ishte zbuluar nga policia, për t’u kthyer si ushtar i saj, në flakën e luftës, i rreshtuar në rradhët e UÇK-së që në fillim të marsit ’98, në Drenicë.

Vëllau i Monit, Fahriu, i cili që nga mosha e re u përjashtua nga shkolla për pjesmarrje dhe organizim të demonstratave në vitin ’89, më vonë u bë pjesmarrës aktiv në lëvizje. Bënte pjesë në LKÇK bashkë më Agron Rrahmanin. Pastaj u bë ushtar i UÇK-së, dhe bashkëluftëtarë i Zahir Pajazitit.

E Moni nga të gjitha këto vetëm sa kaliste më shumë atdhedashurinë e mbjellë nga nënë Hasimja dhe babai Kadriu. Tregimet për ngjarjet historike, historia e stërgjyshit të tij, rënia heroike e dajës Sami Rama, më 1989, nën torturat e UDB-së, si anëtarë i LPRK-së. Dajët Sejdiu dhe Aliu që të dy ushtarë të orëve të para të UÇK-së, të gjitha këto ndërtuan karakterin kryengritës të Monit.

Moni shkollën fillore dhe atë të mesme ekonomike i kreu në Besianë. Ishte i pasionuar pas futbollit dhe luante në klubin futbollistik “Besiana” në Besianë. I qetë e i dashur me shokët e tij, i vendosur të dhe i prerë kur e kërkonte nevoja. Demonstratat e viteve ’97, ’98 e gjetën gati, aty ishte. Lufta kërkonte përkrahje edhe në rrugët e Prishtinës.

Vitet e pasluftës, e hodhën gjithashtu shpesh në rrugë duke demonstruar kundër burgosjeve të ish pjestarëve të UÇK-së. Arrestimi i luftëtarëve të lirisë, e qartësoi shumë bindjen e tij për pushtetin aktual të UNMIK-ut, ndërsa rrjedha e kompromiseve e çelikosi këtë bindje. Ishte edhe në Merdare të ndalonte Koshtunicën me trupin e tij. Ishte pra edhe me 10 Shkurt. Rruga e nisur nga stërgjyshi duhej vazhduar. Do shkatërronte pakon që i zë frymën lirisë, që rrezikon të ardhmen. Të hapte kapitull të ri në histori. Ra, bashkë me Arbenin. U shndërruan në fanarë të rrugës drejt lirisë, bashkë me shumë fanarë nga historia e lavdishme e popullit tonë.

Ishte kudo, aty ku ishin edhe shumë bijë e bija të këtij populli përgjatë historisë. Dhe tani vazhdon të jenë përjetësisht aty ku janë dhe mijëra dëshmorë të kombit. Në zemrat tona.

Lavdi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!! Empty
MesazhTitulli: Re: 10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!!   10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!! Icon_minitimeFri Feb 20, 2009 8:59 am

Arben Xheladini



Arbren Xheladini u lind më 1 shtator 1972 në Tërrnovc të Bujanocit. Familja në të cilën u lind Arbeni, është familje e njohur, e respektuar dhe me traditë të gjatë intelektuale dhe atdhetare. Të dy prindërit e Arbenit ishin punëtor të arsimit. Babai i tij, Shaban Xheladini, kreu Shkollën Normale në Prishtinë dhe studioi në shkollën e lartë pedagogjike, kurse nëna Resmije Kadriu - Xheladini kreu Shkollën Normale në Shkup dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjilan. Familja Xheladini është një familje e njohur në Luginën e Preshevës. Në vitet e egzodit shqiptar nga trojet e veta shekullore, babai i Arbenit, Shabani, ka bërë një aktivitet të jashtëzakonshëm për ndaljen e shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi dhe për shkollimin e gjeneratave të shumta të asaj ane. Duke qenë i bindur në faktin se vetëm shkollimi do t’i çonte shqiptarët përpara, Shaban Xheladini bën hapjen e Gjimnazit të parë ne gjuhën shqipe ne Tërrnoc, i cili më vonë transferohet në Bujanoc, e që sot është Qendër e shkollimit të mesëm me disa drejtime. Ky gjimnaz funksionon që nga viti 1968 dhe nga bankat e tij kanë dalur me qindra e mijëra intelektualë të Luginës së Preshevës. Mirëpo, Shaban Xheladini, i bindur në faktin se po bënte një punë të drejtë për popullin e tij (duke mos e cenuar të drejtën e askujt tjetër), së bashku me bashkëshorten Resmijen, vazhduan t’i arsimojnë gjeneratat e reja dhe t’i edukojnë në frymën patriotike që te ta u mboll nga stërgjyshërit. Bashkëshortja e tij, Resmija ishte vajza e Muharrem Kadriut, intelektualit të parë të fshatit Tërrnovc, veprimtarit të devotshëm për çështjen kombëtare dhe pjesëmarrësit aktiv në Luftën antifashiste për çlirim kombëtar. Në shenjë respekti për veprimtarinë jetësore atdhetare, Shkolla tetëvjeçare shqipe në Tërrnoc u emërua me emrin ‘Muharrem KADRIU’, emër ky të cilin e mbanë dhe e madhëron që 40 vite. Dhe pikërisht këtyre dy mësuesve, Shabanit dhe Resmijes, mu në diten e parë të vitit shkollor 1972 (më 01.09.1972) u lindi djali, të cilin e emëruan me emrin e madh Arben. Arbeni ishte një fëmijë energjik dhe i hareshëm. Rritej me shumë dashuri nga prindërit dhe katër motrat. Ashtu si edhe fëmijët tjerë të familjes Xheladini, edhe Arbeni rritej në ambientin familjar në të cilin shpeshherë diskutoheshin përpjekjet e vazhdueshme të popullit shqiptar për liri, barazi, drejtësi dhe vetëvendosje. Babai i Arbenit ,Shabani ,i lodhur nga presionet që i bënte shërbimi i UDB-së në rrethin e Bujanovcit, vendos që të shpërngulet në Prishtinë, me shpresë për një jetë më të qetë.

Pranvera e vitit 1981 Arbenin e gjen nxënës. Ai do të jetë pjesëmarrës i demonstratave studentore të vitit 1981 në mënyrën e vet fëmijërore: Arbeni 9 vjeçar merrte bukën, ujin dhe qepët nga shtepia, i mbushte xhepat me gurë dhe përvidhej nëpër kordonin e policisë drejt Qendrës së studenteve për t’ua dërguar ato studentëve demonstrues që ishin barrikaduar aty. Për Arbenin ishte kjo pjesëmarrja e parë në demonstrata, por JO edhe e fundit. Dhe, siç dihet, protestat, demonstratat dhe mënyrat tjera të shprehjes së paknaqësisë me pozitën e shqiptarëve në Jugosllavi, ishin të shumta dhe në vazhdimësi. Pavarësisht se kush i organizonte dhe u printe këtyre protestave dhe demonstratave që kishin për synim çështjen e të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve, Arbeni gjithnjë ishte pjesëmarrës aktiv në to.

Arbeni shkollën fillore e kreu në vitin 1987 në Prishtinë. Shollën e mesme teknike, drejtimi i Gjeodezisë, e kreu me 1991. Ishin këto vite që vlonin nga demonstratat në Prishtinë. Aty, në ato vlime gjendej gjithmonë Arbeni. Këto demonstrata e rritën dhe e kalitën këtë të ri .Vitet 1981, 1989, 1990, 1991, 1997 dhe 1998 ishin vite që e forcuan Arbenin, që e shtuan dhe e rritën te ai guximin për të kërkuar lirinë dhe e bënë shumë krenar për përkatësinë e tij kombëtare.

Ne vitin 1991, ashtu si edhe shume moshatare te tij shqiptar, duke mos dashur të shërbente në Ushtrinë Jugosllave, Arbeni largohet përkohësisht nga Kosova për në Turqi, duke u strehuar në një familje të tij në qytetin Bursa. Pas tri viteve ‘të gyrbetit’, siç e kishte shprehi të thoshte vetë Arbeni, duke mos dashur t’i lente prindërit dhe motrat vet, kthehet ne Kosovë. Fillon të punojë në Hoteleri për të mbajtur familjen. Babain e tij, tanimë e kishin dëbuar nga puna, me futjen e masave të dhunëshme nga pushteti i Serbisë në të gjitha institucionet në Kosovë. Nëna Resmije, mësuese dhe motra Esma arsimtare e matematikës, në atë kohë punonin pa pagesë në sistemin arsimor paralel të Republikës së Kosovës. Ndersa motrat Shqipja, Albina dhe Vlora ishin studente. Arbeni me aq sa mundet, mban materialisht të shtatë anëtarët e familjes.

Vitet e pasluftës ishin vite që te Arbeni sollën përgjegjësi të reja. Liria, ose ajo që i ngjante lirisë pas luftës së vitit 1999, në jetën e Arbenit sjolli kthesa të mëdha. Rrethi i shoqërisë që krijonte Arbeni ishte shumë i gjërë. Edhe pse vet nuk kishte qenë sportist aktiv, në shenjë revolte për ndarjen e Mitrovicës, Arbeni filloj t’i ndiqte ndeshjet e basketbollit, duke simpatizuar ekipin basketbollistik ‘Trepça’ nga Mitrovica. Simpatizuesit e ‘Torcidës’ u bënë shokët dhe vëllezërit e tij të rinj. U martua me të zgjedhurën e tij Arlindën. Perëndia deshti dhe atyre u lindi një djal, të cilin e pagëzuan me emrin Olt. Duke qenë edhe vet Arbeni ‘djal hasreti’ në familjen Xheladini, lindja e Oltit ishte gëzim i madh për tërë familjen. Familja, e sidomos Olti i vogël, për Arbenin u bënë qendra e botës. Mirëpo, lindja e djalit edhe më tepër e shtoi te Arbeni ndjenjën e përgjegjësisë dhe brengën për fatin e popullit të tij shqiptar në Kosovë. Krahas rritjes së Oltit, te Arbeni shtohej edhe më tepër ndjenja e përgjegjësisë për ardhmërinë e të birit, familjes dhe popullit të tij.

Më 10 shkurt të vitit 2007, dita në të cilën Lëvizja rinore VETËVENDOSJE! kishte organizuar protestë për të shprehur paknaqësinë me gjëndjen në Kosovë, duke kërkuar të drejtën për vetëvendosje të popullit shqiptar, Arbeni nuk mundi të qëndronte i mbyllur në shtëpi. At ditë, la prindërit, motrat, të shoqen dhe të birin Oltin në shtëpi, dhe doli në qendër të Prishtinës për të ju bashkuar të rinjëve dhe kërkesave të Lëvizjes për vetëvendosje. Arbeni nuk kishte paragjykime ideologjike. Ideologjia e tij ishte liria, drejtësia dhe e drejta për vetëvendosje e popullit të tij shqiptar. Në protestën e 10 shkurtit 2007 kërkohej dhe mbrohej e drejta dhe vullneti i popullit shqiptar për vetvendosje. Mirëpo, ashtu si edhe shumë herë më parë, policia pengoj lëvizjen e lirë të protestuesve duke i bllokuar rrugët e qytetit. Përkundër faktit se protestuesit ishin duarthatë dhe të veshur me fanella të bardha, mbi ta u zbraz sasi e paparë e gazit lotësjellës dhe u përdor dhunë e egër joproporcionale.

Në rrugën kryesore të Prishtinës, përballë Hotelit ‘Iliria’, nga pushkët e regjimentit Rumun të policisë së UN-it u hap zjarr drejt protestuesve. Me një plumb në kokë u qëllua Arben Xheladini. Në të njëjtën kohë u qëllua edhe djaloshi nga Besiana Mon Balaj dhe u plagosën shumë protestues të tjerë. Plagët e marrura nga plumbat ishin vdekjepurëse për të dy këta të rinj. Kjo vrasje shkaktoj dhembje dhe indinjatë të thellë në tërë popullatën shqiptare të Kosovës. U bënë këto edhe dy viktima, në radhën e viktimave të shumta të këtij populli në përpjekjet e tij për liri njerëzore dhe liri kombëtare. Nga vet populli shqiptar këta dy të rinj u shpallën ‘Dëshmorë të vullnetit të popullit për liri dhe vetëvendosje’. Aty ku e lanë stërgjyshërit, gjyshërit, baballarët, shokët dhe Arben Xheladini aty do të vazhdojë përpjekja e popullit shqiptar për liri dhe vetëvendosje, me synim që Olti i vogël dhe të gjithë fëmijët tjerë të Kosovës ta shijojnë dhe ta gëzojnë lirinë në atdheun e tyre.

Lavdi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!! Empty
MesazhTitulli: Re: 10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!!   10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!! Icon_minitimeFri Feb 20, 2009 9:01 am

Ja ne kete link mund ta shifni dokumentarin lidhur me demonstraten e 10 Shkurtit.
Shikon se si kukullat e UNMIK-ut ushtrojne dhune ndaj popullit te pafajshem...!!

Lavdi Mon Balaj e Arben Xheladini,deshmore te vullnetit per liri e vetevendosje...!LAVDI

http://video.google.com/videoplay?docid=8337979743403145&hl=en
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!! Empty
MesazhTitulli: Re: 10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!!   10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!! Icon_minitimeFri Feb 20, 2009 9:02 am

Interviste me Albin Kurtin lidhur me 2 vjetorin e renies se Mon Balaj e Arben Xheladinit...!!


Të martën që vjen bëhen dy vjet që kur u vranë Arben Xheladini dhe Mon Balaj. Mijëra njerëz po marshonin atë ditë në trajektoren e njëjtë të demonstratës paraprake: Rruga ‘Perandori Justinian’, rruga ‘Garibaldi’, rruga ‘Nëna Tereze’. Kësaj radhe forca të mëdha policore e ndaluan marshimin me barrikadat e tyre. Para masës së bllokuar nga kordoni policor për gjysëm ore u mbajtën fjalime që kundërshtonin Planin e Ahtisaarit dhe kërkonin vetëvendosje për popullin e Kosovës. Nga policia u kërkua që ta lirojë rrugën për vazhdimin e marshit protestues ashtu siç ishte planifikuar. Mirëpo, edhe policia e UNMIK-ut kishte një plan të saj për të cilin, siç duket, nuk ishin të informuar pjesëtarët e ShPK-së, që i kishin vënë të parët në kordon. Tetë sekonda pas vazhdimit të marshimit fillon hedhja e gazit lotsjellës dhe gjuatja me plumba gome. Arbeni dhe Moni qëllohen në kokë dhe vriten, Hysni Hyseni qëllohet në sy dhe verbohet, Zenel Zeneli qëllohet në qafë dhe në afërsi të zemrës, kurse Mustafë Nerjova qëllohet në kokë. Edhe 80 të tjerë u plagosën nga plumbat e kontigjentit rumun dhe polak të policisë së UNMIK-ut. Ata gjithsej i gjuajtën 232 plumba gome mbi trupat e demonstruesve të paarmatosur. I gjuajtën demonstruesit nga brezi e sipër dhe kryesisht në kokë, i gjuajtën ata përderia ishin duke u tërhequr, i gjuajtën me plumba gome që u kishte skaduar afati që prej 12 vjetësh, dhe i gjuajtën nga afërsia prej 20 deri në 30 metra. E bënë saktësisht të kundërtën e rregullave të tyre. Këtyre policëve nuk iu mjaftonte që ishin mbi ligjin dhe kishin imunitet nga ndjekja penale në Kosovë. Ata i thyen edhe rregullat e tyre të brendshme. Madje, edhe kryeprokurori i UNMIK-ut dhe shefi i Departamentit të Drejtësisë, Robert Dean, përveçqë ka pohuar se vrasësit janë nga radhët e njësitit rumun, në hetimin e tij pat konstatuar që vrasjet ishin vepra kriminale të evitueshme dhe të panevojshme. Fakti që numri i të vrarëve dhe plagosurve ishte pesëfish më i madh se sa i të arrestuarve, tregon se policia aty ishte për të vrarë jo për të mbajtur rendin. Gjithsesi bëhej fjalë për një skenar të parapërgatitur nga politika, skenar ky i cili kishte për qëllim ta thyente përfundimisht Lëvizjen VETËVENDOSJE! por edhe t’i dekurajonte qytetarët për protesta të ardhshme.

Lëvizja VETËVENDOSJE! vepron edhe sot e kësaj dite, kurse demonstrata më masive ishte pikërisht ajo pas 10 shkurtit, me 3 mars 2007. Mirëpo, policët rumunë ikën nga Kosova pasi që i kishin marrur në pyetje si dëshmitarë dhe jo si të dyshimtë – Joachim Rucker ka mundur t’ua heq imunitetin atyre, por nuk e ka bërë këtë. Në Rumani këta policë u dekoruan dhe tash policët rumunë sërish janë përfshirë dhe operojnë edhe në kuadër të EULEX-it. Urdhëri për të vrarë u pat pasuar me leje për të ikur nga vendi i krimit, kurse tash së fundi edhe me ftesën për t’u kthyer në vendin e krimit.
Me 10 shkurt 2007, Grupi Negociator i Kosovës nuk ishte në Prishtinë. Anëtarët e këtij Grupi ndodheshin në helikopter të KFOR-it në veri të Kosovës. Thuajse dëshironin të siguronin alibi për krimin që do të kryhej. Thuajse dëshironin që publikisht të dihej se ata tok së bashku nuk ishin atë ditë në Prishtinë. Në kohën kur në rrugën ‘Nëna Tereze’ nuk shihej gjë nga gazi lotsjellës, në kohën kur nga tymi ngulfatës shfaqeshin demonstrues që duke vrapuar bartnin demonstrues të tjerë të përgjakur nga plumbat, Grupi Negociator ndodhej midis reve prej nga e kundronte veriun e Kosovës. Me t’u kthyer në Prishtinë ky Grup Negociator lëshon një komunikatë shtypi ku më akuzon e dënon mua dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!, por nuk e thotë asnjë fjalë për ndërhyrjen e dhunshme policore. Qëndrimin e tyre e përforcoi ish shefi i zyrës britanike, David Blunt, në emër të zyrave të Quint-it, duke thënë që ishte i shqetësuar që protesta e VETËVENDOSJE!-s e ka rrezikuar sigurinë personale të policisë, gjersa Naim Maloku nga Komisioni i Kuvendit për Siguri pat gënjyer pa fije turpi në televizion, duke thënë se demonstruesit kanë përdorur koktel Molotovi. Kulmin, si zakonisht, ia pat dhënë Tina Kaidanov e cila në Graçanicë, siç ka transmetuar B92, deklaron se reagimi i ShPK-së dhe i UNMIK-ut gjatë demonstratave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk ka qenë i tepruar por i vendosur, dhe ka theksuar se kjo do të jetë shenjë e mjaftueshme se një gjë e tillë nuk do të përsëritet. Fillon fushata njollosëse ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga politikanë, gazetarë e analistë të ndryshëm, që në deklarime e mbledhje publike, në takime e biseda private shajnë e mallkojnë VETËVENDOSJE!-n, e posaçërisht mua. Pothuajse të gjithë flasin për dhunën e demonstruesve, anipse demonstruesit ishin vrarë e plagosur, dhe s’kishte pasur fare policë të lënduar. Pothuajse të gjithë më parë distancohen nga demonstrata paqësore e VETËVENDOSJE!-s sesa të gjykojnë demonstrimin e dhunës së policisë së UNMIK-ut. Madje edhe vetë Robert Dean askund nuk thotë se demonstrata ose demonstruesit ishin të dhunshëm. Por, mbase këta politikanë, analistë dhe veprimtarë të shoqërisë civile kishin interes edhe më të madh për ta mbrojtur aksionin policor sesa vetë Robert Dean i cili ishte në krye të njërës prej katër shtyllave të UNMIK-ut.
Paramendojeni po të kishte ndodhur 10 shkurti 2007 në ndonjë kryeqytet evropian, në Londër, Paris, Berlin, Romë apo Athinë. Paramendojeni se çka do të ndodhte atje me 11 shkurt mandej. Demonstrata është dëshmi e vitalitetit të qytetarëve. Në një vend ku s’ka demonstrata, s’ka demokraci. Sepse, aty ka nënshtrim për shkak të frikës ose nënshtrim për shkak të injorancës. Në një shoqëri ku figurat e shquara të saj nuk vendosen në anën e qytetarëve që protestojnë por në anën e regjimit që vret e persekuton, nuk janë punët mirë...
Plani i Ahtisaarit është shumë aktual edhe sot. Po ashtu edhe negociatat me Serbinë e koncesionet ndaj saj të cilat nuk i ndali shpallja e pavarësisë. Kuptimi i demonstratës së 10 shkurtit 2007 shtrihet jo vetëm në kohën që vjen menjëherë pas asaj demonstrate, por edhe në të ardhmen e dyvjetorit të saj në prag të të cilit jemi. Dy vjet më parë sfidimi i regjimit e ka zbuluar fytyrën e vërtetë të tij. Një fytyrë që s’ka ndryshuar as sot e kësaj dite. Andaj, edhe beteja vazhdon...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!! Empty
MesazhTitulli: Re: 10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!!   10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!! Icon_minitimeFri Feb 20, 2009 9:03 am

Ishte ky 10 Shkurti i dytë që Bacë Kadriu e nënë Hasimja nuk e kishin Monin pranë. Djali i tyre, Mon Balaj, kishte rënë dëshmor i kombit në rrugët e Prishtinës më 10 shkurt 2007, në demonstratë kundër Planit të Ahtisaarit. Moni kishte rënë së bashku me Arben Xheladinin.

Kjo i bënte ata krenarë. Shtëpia e tyre më 10 shkurt 2009 vizitohej nga shumë familjarë, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e miq të familjes. Të gjithë së bashku shkuam të varri i Monit për nderime. Pas nderimit me një minutë heshtje, para të pranishmëve foli aktivisti Glauk Konjufca. “Kanë kaluar dy vjet prej kur Mon Balaj e Arben Xheladini e dhanë jetën për liri e vetëvendosje... Sot Moni e Arbeni janë më të gjallë se kurrë, sepse kurrë më e gjallë nuk ka qenë kërkesa e tyre. E kërkesa e tyre nuk ka qenë kurrë më e gjallë, sepse sot është më e fuqishme se asnjëherë tjetër lufta e popullit kundër Planit të Ahtisaarit, kundër të cilit ranë Moni e Arbeni në demonstratë”. Qytetarët e mbledhur pranë varrit të Monit në emër të familjes Balaj i përshëndeti Abdullah Konushevci.

Prej Besianës shkuam në Prishtinë. Këtu do ta nderonim Arbenin që kishte rënë bashkë me Monin. Një delegacion vizitoi familjen ku u pritën nga axha Shaban e nëna Resmije, nga gruaja e Arbenit Arlinda e djali Olti e familjarë të tjerë. E prej këtu te varri i Arbenit. Para të pranishmëve foli aktivisti Xhelal Sveçla i cili tha: “Jemi dëshmitarë për errësirën politike që na ka kapluar dhe katrahurat që po na përgatiten. Krejt çka duhet bërë është të ndjekim veprat e Arbenit e Monit dhe të jemi të gatshëm për ballafaqim dhe sakrificë. Jetën e bën të vlefshme liria. Jetën e bën të rëndësishme përpjekja për lirinë”. Të pranishmit i përshëndeti, duke i falenderuar për pjesëmarrje, edhe babai i Arbenit, Shaban Xheladini.
Në vendin ku kishin rënë dëshmorët, aty ku tani ndodhet pllaka përkujtimore në nderim të tyre, aktivitët e VETËVENDOSJE!-s e kishin vendosur një ekspozitë të fotografive. Kjo ekspozitë e tregonte qartë dhunën që pushteti kishte ushtruar atë ditë ndaj demonstruesve paqësorë. Aktivisti Visar Ymeri para të pranishmëve të shumtë mbajti një fjalim ku tha: “Kjo pllakë na e përkujton pse ranë Moni dhe Arbeni – ajo është dëshmi e potencialit të përgjakshëm të Planit të Ahtisaarit, dhe dëshmi e shpërthimit të dhunës së një pushteti të dhunshëm, për shkak se të padrejtë. Para dy viteve ne kërkonim ta shndërrojmë popullin në zot të këtij vendi kolektivisht dhe secilin prej nesh individualisht. Kjo pllakë ua përkujton politikanëve krimin që e kishin kryer atë ditë. Krimin ua përkujtojnë përditë Moni dhe Arbeni. Por këta dy të rinj ua përkujtojnë politikanëve edhe një gjë – që Kosova paska popull, i cili qenka i pakënaqur, dhe i vendosur për ta luftuar padrejtësinë që këta po e imponojnë përmbi ne”.

Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë “Adem e Hamzë Jashari”, u mbajt akademia përkujtimore në nderim të dëshmorëve Mon Balaj e Arben Xheladini. Pas intonimit të himnit kombëtar dhe nderimit me një minutë heshtje, fjalën e mori aktivisti Liburn Aliu. “Demonstrata e 10 shkurtit ishte shumë e qartë në qëllim. Kundër Planit të Ahtisaarit dhe për vetëvendosje. Dhe pikërisht për këto dy qëllime të saja ajo u godit. U godit rreptë. Nga pushteti, me mjetet që ky popull i kishte provuar shpesh, në po të njëjtin shesh, me po të njëjtën kërkesë. E çka kërkonin demonstruesit, çka kërkonte Lëvizja VETËVENDOSJE!? Në vend të pakos, në vend të kompromiseve ishte që zgjidhja të vinte nga populli përmes së drejtës për vetëvendosje. Qytetarët kërkuan atë që kishte kërkuar çdo brez. Dhe për fat të keq u goditën ashtu si ishin goditur breza të tërë. Të gjithë policët polakë e rumunë të UNMIK-ut kishin përgjegjësi atë ditë: individuale dhe kolektive. Secila e shtënë me pushkë ka qene kriminale. Përgjegjësi individuale: 232 plumba ishin 232 krime. Aq me tepër në rastet kur u vranë Arbeni e Moni. Kolektive: policia e UNMIK-ut ishte kriminale sepse kishin plan për të vrarë. Kishin shpërndarë armë vdekjeprurëse dhe kishin shpërndarë municion vdekjeprurës. Dhe këta plumba dhe këto armë vranë Monin dhe Arbenin dhe plagosën 80 te tjerë e në mesin e tyre rëndë Zenel Zenelin, Mustafë Nerjovën, Hysni Hysenin, etj. Pavarësia e bazuar në Planin e Ahtisarit e tillë pa ushtri, pa sovranitet, do të vazhdojë ta humbë edhe më tutje përmbajtjen. 4 pika, 6 pika, negociata të reja dhe padyshim se do të ketë pika edhe të tjera, sepse kur diçka futet në treg tani ka çmim. por jo më vlerë. Fati i popullit duhet të nxirret nga tavolinat e pazareve dhe të vendoset në duart e popullit, ku populli e përcakton vetë fatin e tij përmes referendumit. Ku ndërtohet një e ardhme e sigurt për Oltin dhe gjeneratën e tij”.

Më pas fjalën e mori veprimtari i shquar i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi i cili tha: “Historia jonë kishte pas qenë që çdo hap që ta bëjmë përpara, ta lagim me gjak. Të fundit nga popujt e Ballkanit u liruam nga Perandoria Otomane, të fundit po lirohemi edhe nga perandoria e quajtur dikur Jugosllave e tash Serbia e madhe, dhe çdo hap tonin duhet prap që ta lagim me gjak, mirëpo gjaku i derdhur është një gjurmë që nuk fshihet kurrë, është një gjurmë që bën dritë dhe ajo dritë, edhe ata që janë në gjumë të rëndë dalëngadalë i zgjon nga gjumi. Më ‘46 të Jugosllavisë së atëhershme na patën bërë njëfarë statusi për autonominë e Kosovës. Lëvizja dhe rezistenca kundër robërisë, kundër robëruesve të rinj vazhdoi, dhe në ‘53 u detyruan që t’i zgjeronin të drejtat tona, por prap lëvizja vazhdoi. Mendonin se do të na kënaqnin me disa thërime të vogla, me disa eshtra, me disa mbeturina që u mbeteshin atyre nga tryezat e tyre luksoze. Erdhi edhe kushtetuta e ‘63 dhe prap ne s’u ndalëm. Erdhi Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve në ‘64 e cila kërkoi bashkimin e popullit, bashkimin e popullit tonë. Prap vazhduan dënimet, por prap u detyruan që të bënin lëshime dhe erdhi ‘74 kur përsëri u detyruan duke bërë lëshime, ta bënin një hap më tutje. Deshën që të na mashtronin me kushtetutën e ‘74, prap nuk na mashtruan sepse dëshira jonë për liri të vërtetë, për liri të plotë ishte më e madhe se sa dëshira jonë për një jetë personale, për një jetë individuale. Populli ynë dalëngadalë po zgjohej, dalëngadalë po bashkohej dhe dikur nuk qenë në gjendje më të përcillnin kërkesat tona, u detyruan që të dilnin hapur, dhe me burgosje dhe me vrasje të përditshme e kallën edhe më tepër dëshirën e popullit për liri, e ngritën edhe më shumë krenarinë e rinisë sonë, e forcuan edhe më tepër vrullin dhe vendosmërinë tonë për të ecë përpara. Jemi të gatshëm që të ecim vetëm përpara dhe nuk ka fuqi që do të mund të na ndalë. Lavdi atyre që janë të gatshëm që të ecin rrugës së lirisë dhe që janë të gatshëm që të japin jetën e tyre për lirinë dhe demokracinë e Kosovës.”

Në këtë akademi foli edhe ish ushtari i UÇK–së dhe studiuesi i Institutit Albanologjik, Arben Hoxha, i cili, ndër të tjera, tha: “Ashtu sikur demonstratat e ’68-tës dhe të ’81-shit, 10 Shkurti në rrugët e Prishtinës bëri përballjen e madhe ndërmjet brutalitetit të forcës të zhveshur nga e drejta dhe fuqisë së të drejtës të zhveshur prej fuqisë materiale të brutalitetit të forcës. 10 Shkurti bëri përballjen e madhe dhe të pakompromis ndërmjet të drejtës pozitive të ardhur nga lart, jashtë popullit dhe në kundërshtim me popullin (Plani Ahtisarit), me të drejtën natyrore për vetëvendosje dhe liri, që buron nga poshtë - nga ndërgjegjja e njerëzve të lirë që i janë vënë në shërbim lirisë. Me 10 shkurt rrugëve të Prishtinës u zhvillua beteja ndërmjet të drejtës të shqiptarëve të Kosovës për t’u pajisurit me subjektivitetin e të drejtës kolektive, si shumicë, dhe brutalitetit të forcës së administratës së UNMIK-ut, që kishte rezervuar për vete, me pëlqimin edhe të politikanëve vendor, monopolin e të qenit subjekt i së drejtës të shumicës shqiptare. 10 Shkurti i Arbenit dhe Monit, prandaj, do të jetë simptoma e luftës së papërfunduar në jetën politike të kombit shqiptar: luftës së të qenit subjekt i së drejtës, i të drejtës për të vendosur për veten e vet, pa të cilën liria nuk është Liri. Bashkëpjesëmarrja e Grupit të Unitetit si subjekt për hartimin e Planit të Ahtisarit vetëm sa do ta thellojë procesin e desubjektizimit të popullit. 10 Shkurti popullin e nxorri në rrugë për ta pajisur me fuqinë e e të qenit subjekt i së drejtës për vetëvendosje”.

Pas Arbenit foli Albin Kurti, i cili në fillim i lexoi emrat e të vrarëve dhe të gjithë të plagosurve si dhe tregoi se në demonstratë u arrestuan 17 demonstrues. Më pastaj ai tha: “Për të gjitha këto krime s’ka drejtësi as sot e kësaj dite. Qeveria s’është e interesuar sepse para dy vjetëve Hashim Thaçi ishte anëtar i Grupit Negociator që i dënoi demonstruesit. UNMIK-u s’është i interesuar sepse drejtësia do të zbulonte që planifikimi dhe urdhërdhënia i përkisnin krerëve të UNMIK-ut. Dhe as EULEX-i s’është i interesuar sepse ai hyri brenda UNMIK-ut, kurse policë rumunë mori brenda vetes. Drejtësia përmbushet vetëm nga lartësia e një sistemi të ardhshëm demokratik, e jo nga ultësia e diktaturës së sotme ndërkombëtare dhe servilitetit të politikës zyrtare vendore. Ndikimi i artikulimit të vetëvendosjes si parim universal me 10 shkurt 2007 nuk mund të kishte vetëm ndikim politik lokal. Që prej 10 shkurtit të vitit 2007, OKB-ja e ka ndërprerë përdorimin e plumbave të gomës në misionet e saj nëpër botë. Ky është mishërim i dimensionit universal të rëndësisë së demonstratës së 10 shkurtit përveç rëndësisë politike në Kosovë.”

Në vazhdim, në emër të familjes së Monit foli Fahri Balaj. Vëllau i Monit Fahriu tha: “Moni dhe Beni u nisën për në atë rrugëtim, të bindur se kishin gjetur mënyrën më të drejtë për kohën për t’i shërbyer atdheut. Meqë ishin përgatitur më herët për demonstratën, jorastësisht ishin aty ku ranë. Rënia e Benit dhe Monit ka kuptim se ata më shumë se jetën deshtën të drejtën për vetëvendosje. Rënia e Benit dhe Monit ka kuptim se e demaskuan UNMIK-un dhe politikat nënshtruese të udhëhequra nga vendorët, anipse menduam se ajo politikë nënshtruese kishte ikur së bashku me okupatorin. Prindër të Benit dhe ju prindër të Monit, juve dhe neve Beni dhe Moni do të na porosisnin: mos na qani se ne bëmë detyrën tonë për atdhe, por qani ata që kanë mundësi t’i bëjnë detyrat dhe nuk po i bëjnë. Në emër të familjes, ju faleminderit që po e nderoni Benin e Monin e në veçanti vullnetin e tyre për vetëvendosje. Lavdi!”

Në emër të familjes së Arbenit foli babai i tij Shabani, i cili tha: “Të nderuar vëllezër dhe motra, shokë dhe dashamirë. Në emër të familjes së gjerë Xheladini ju përshëndesim vëllezërisht për pjesëmarrjen e juaj me rastin e përkujtimit të dyvjetorit të dhimbshëm për ne të afërmit e Arbenit dhe Monit. Ata ranë për idealin e pavarësimit të Kosovës si e drejtë legjitime e çdo populli për liri e pavarësi”.

Në fund të akademisë për të pranishmit u shfaq filmi dokumentar “10 Shkurti”, fitues në festivalin “Një Botë”, organizuar nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në dhjetor të vitit 2007.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!! Empty
MesazhTitulli: Re: 10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!!   10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!! Icon_minitimeFri Feb 20, 2009 2:55 pm

10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!! Arben10

Mon Balaj dhe Arben Xheladini
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!! Empty
MesazhTitulli: Re: 10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!!   10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!! Icon_minitimeFri Feb 20, 2009 3:18 pm

Meteor te pergezoj per temen shume e qelluar
e sidomos vjerrsha qe na kishe sjell shum e mire..
Lavdi Mon Balaj dhe Arben Xheladini sepse ata ishin deshmoret e vullnetit per liri e vetvendosje, ne demonstraten e 10 shkurtit ata dolen si te pafajshem per te shprehur paknaqesite e tyre rreth pakos se ahtisarit por policia nderkombetare ne krye me kriminelet rumune vrane Mon Balajn dhe Arben Xheladinin dhe plagosen 85 persona, demonstrata kishte qellim paqesore vetem te ecin si njerez paqesore dhe tu bejne me dije se pakoja e Ahtisarit nuk eshte e nevojshme per Kosoven. Ata dy u vrane dhe qeveria e kosoves nuk nderrmori asgje per policet rumune ju dha leje qe te shkonin ne vendin e vet dhe kjo pune te mbaronte, ata shkuan dhe atje u deko ruan me mirenjohje te shumta per paraqitjen ne demostrata dhe shtypjen e tyre. Dhe secili prej politikuajve e ka harruar ate ngjarje por ne nuk kemi harruar ende sepse ne nje dite do ua kthejme borgjin policeve rumune po ashtu edhe policie se Unmikut tash Eulexit dhe qeverise. Une jame pro Vetvendosjes dhe do te jem gjeresa te arrihet fjala e popullit dhe ata jane mese ideal per qeverisjen e keti vendi..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!! Empty
MesazhTitulli: Re: 10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!!   10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!! Icon_minitimeFri Feb 20, 2009 3:19 pm

Ja ne kete link mund ta shifni dokumentarin lidhur me demonstraten e 10 Shkurtit.
Shikon se si kukullat e UNMIK-ut dhe policia rumune ushtrojne dhune ndaj popullit te pafajshem...!!

Lavdi Mon Balaj e Arben Xheladini,deshmore te vullnetit per liri e vetevendosje...!LAVDI


http://video.google.com/videoplay?docid=8337979743403145&hl=en
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!! Empty
MesazhTitulli: Re: 10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!!   10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!! Icon_minitimeFri Feb 20, 2009 3:20 pm

10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!! Vrases10
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!! Empty
MesazhTitulli: Re: 10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!!   10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!! Icon_minitimeFri Feb 20, 2009 3:21 pm

10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!! Kosova
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
Sponsored content





10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!! Empty
MesazhTitulli: Re: 10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!!   10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!! Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
10 Shkurt-Vrasësit sulmojn...!!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» UNMIK-u vazhdon krimin e filluar më 10 shkurt

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Politikë-
Kërce tek: