Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ali Pashe Tepelena

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Ali Pashe Tepelena Empty
MesazhTitulli: Ali Pashe Tepelena   Ali Pashe Tepelena Icon_minitimeSun Feb 22, 2009 4:53 pm

Ndërsa rebelizmi kronik* i Jeniçerve po
shkatërronte pushtetin qëndruer, autoriteti
i Sulltanit nuk vepronte ma në krahinat e
largëta të perandoris të tij. Prandaj, ishte
fare e natyrshme që guvernatorët e
provincjeve turke në Evropë, në Azi dhe në
Afrikë, të orvateshin me u çkëputë krejt nga
Stainbolli për të formue principata më
vehte. Në fillim të shekullit të XIX Vezirët e
Damaskut, të Akrës dhe të Bagdadit ishin
deklarue si rebelë. Ata të Antiokës dhe të
Alepit kishin fitue famë të keqe si
"kulçedra mizorije". Në Egjypt, Mehmet
Ali Pasha, i biri i nji katundari shqiptar
prej Kavalle, ishte ba sundimtari fuqiplot i
vëndit dhe lakmonte me zanë fronin e
Sulltanit. Po kjo gja ndodhi edhe në Shqipni. Ali Pasha, i cili lindi në Tepelenë më 1744,
arrijti sa me ushtrue nji pushtet gadi të
pamvarun mbi Shqipnin, prej Shkumbinit
e deri në Misolongji.


Simbas nji tradite, stërgjyshi i Ali Pashës ka qenë njifarë dervish Nazifi prej
Anadollit, i cili ishte arratisë në Shqipni në
shekullin e XVI, mbasi kishte ba nji të
paudhë në vëndin e tij. Por versjoni i
pranuem sot mbi origjinën e Ali Pashës
asht ai i Pouqueville-it, konsulli francez në
Janinë, i cili shkruen se ishte prej gjaku
shqiptar. E ama e tij Hanko, nji grue
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Ali Pashe Tepelena Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Pashe Tepelena   Ali Pashe Tepelena Icon_minitimeSun Feb 22, 2009 4:53 pm

autoritare me karakter të fortë dhe ambicje
të madhe, ishte nga nji familje bejlerësh
ilaka me vezirin e Beratit Kurt Pashën. I ati,
Veli beu, ishte ba i pari i Tepelenës mbasi
kishte mbytë dy vllaznit e tij. Veli beu vdiq
më 1773 kur Aliu ishte vetëm nandë vjeç. E
ama, p cila kishte pësue poshtnime nga
dora e anmiqve të burrit të saj të vdekun,
futi në zemrën e njomë të Aliut pasjonin e
hakmarrjes, lakmin me u ba i pasun dhe i
fuqishëm, dhe vullnetin mos me tregue
mëshirë kundrejt atyne që e kundërshtonin.
Kur Ali Pasha filloi karrjerën e tij për
me u ba satrapi* i Janinës Shqipnija ishte
në nji gjendje anarkije të plotë.
Pronarët feodalë sundonin në fushat,
krenët e fiseve në malet, dhe që të dy palët
ishin me thikë në mes të tyne.
Muhamedanët dhe të Krishtenët jetonin në
përpjestim të ndryshme në qytetet dhe
krahinat. Por prirja e lashtë për liri
personale dhe autonomi lokale ishte ma e
fortë se fanatizmi ose antagonizmi fetar.
Në malet e Shqipnis fiset arbnore kishin
ruejtë autonomin e tyne gadi të plotë
kundrejt pushtetit otoman, i përfaqsuem
nga nji bej ose pasha që kryesonte
administratën e nji krahine. Fusha e
bregdetit dhe luginat pjellore të lumenjve
kryesor ishin ba çifliku i familjeve feodale,
disa prej të cilave pretendojnë se janë
trashëgimtarë të atyne që jetuen dhe
luftuen në kohën e Skënderbeut, sidoqoftë
ajo që ka rëndësi asht se kjo aristokraci
feodale ishte prej race dhe gjuhe shqiptare.
Pashallarët dhe Bejlerët e Shqipnis,
qofshin renegatë të kohës së Skënderbeut
ose që ishin ba pronarë tue shkue me
harxhe për hesap të Sulltanit, kishin
pranue fen muhamedane dhe sundimin
otoman për të gëzue privilegjet e tyne. Këto
privilegje përfshinin, përveç pronësis së
tokave të gjana, megjith bujqët që i
punonin, edhe drejtimin e admimstratës së
vendit si përfqësues të Sulltanit. Nji zanat i
preferuem i aristokracis shqiptare ishte me
mobilizue trimat dhe me shkue me harxhe,
domethanë me luftue për të holla për
hesap të Sulltanit në të katër çipat e
perandoris. Sapër çifçinjtë, ose bujqët e
çifligjeve, ata ishin herë muhamedanë dhe
herë të krishtenë, por vuenin njisoj nga
abuzimet dhe padrejtësit e pronarve.
Natyrisht, kishte edhe përjashtime, kur
pronari ishte i njerzishëm dhe loste
kundrejt bujkut rolin e kooperativës dhe te
shoqnis së sigurimit. Sidoqoftë, nji gja që
duhet theksue asht se kristjanët e Shqipnis,
bujk ose qytetas, nuk kishin ra në shkallën
e "rajave", sikundër në shtetet e tjerë të
Balkanit. Në Sërbi, në Bullgari dhe gjetkë
populli i bashkuem nga feja e ndjente
vehten të shtypun ndën sunduesin e huej
që ishte i nji feje dhe i nji race tjetër. Derisa
u kristalizuen ndjenjat kombëtare, feja
luejti rolin e cementit për të mbajtë
popullin të bashkuem dhe në anmiqsi
kundër regjimit otoman që e trajtonte si
raja. Kurse në Shqipni nji aristokraci
feodale prej origjine shqiptare qeveriste
vëndin për hesap të Sulltanit, ndërsa fiset e
malësive gëzonin të drejtën e vetqeverimit
me fare pak kufizime. Nji pikë tjetër me
randësi asht se bujku kristjan nuk ndjente
kundrejt beut muhamedan atë mëni racjale
që ndante Sërbin ose Bullgarin nga
sundimtari turk.
Ky asht ndoshta shkaku themeltar në
ndryshimin ndërmjet evolucjonit* të
Shqipnisë dhe shteteve të tjerë të Balkanit
në shekullit e XIX.
Në kohën kur Ali Pashë Tepelena filloi
karrjerën e tij, në qytetet kryesore si Janina,
Berati, Vlona, administrata kryesohej nga
vezirë ose pashallarë të emnuem me
ferman të Sulltanit. Në qytetet ma të vegjël
si Delvina, Kardhiqi, Preveza, Gjinokastra,
Tepelena, etj., sundonin bejlerët vëndas, të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Ali Pashe Tepelena Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Pashe Tepelena   Ali Pashe Tepelena Icon_minitimeSun Feb 22, 2009 4:53 pm

cilët iu shtroheshin urdhnave të qendrës
derisa iu leverdiste. Në krahinat malësore
si Suli, Himara, Labërija, Skrapari, populli
vetqeverisej, ashtu si Malësija e Veriut në
kohët tona. Gjendja nuk ndryshonte nga
fakti se Suliotët dhe Himariotët ishin
kristjanë, ndërsa Labërija dhe Skrapari
ishin myslimanë.
E vetmja lidhje në mes të këtyne
komuniteteve autonome të qyteteve dhe të
krahinave dhe pushtetit qendruer të
përfaqsuem nga veziri ose pashaj, ishte
tagri vjetuer që duhej të paguenin. Le të
mos harrojmë se populli nuk shifte asnji
dobi nga ky tager, as mbrojtjen e personit
dhe të pasunis, as arsim, dhe asnji nga
shërbimet publike të nji shteti modern.
Sejcili komunitet duhej t'i dilte zot të
drejtave të tij me pushkë në krahë. Kështu
që grindjet lokale nuk kishin mbarim dhe
davanë e fitonte kush ishte ma i fortë.
Malcoret që nuk i ushqente toka ishin
rrebeshi i popullatës fushore. Kohë mbas
kohë ata zbritnin nga çerdhet e shqiponjës
për të krye spedita plaçkitjeje, tue marrë me
vehte sidomos gjan e gjallë të fusharakve.
Për ta kjo ishte si me plaçkitë nji tokë të
huej, mbasi në fusha shkonte vula e Sulltanit.
Megjithse kishin kalue ma se tre shekuj
ndën sundimin otoman, Shqiptarët
myslimanë ose të krishtenë nuk e kishin
harrue se ishin të nji race të ndryshme nga
ajo e Turkut. Anglezi J.C.Hobhouse, i cili
vizitoi Shqipnin në fillim të shekullit të
XIX bashkë me Lordin Byron, shkruen
kështu: "Nuk ka dyshim se kristjanët që
mund të quhen Shqiptarë pa dashtë me i
ba hatrin kurrkujt, janë krejt të
padallueshëm nga muhamedanët. Ata janë
të armatosun dhe shum prej tyne janë në
shërbim të Ali pashës, tue mos ndryshue
në asnji mënyrë nga ushtarët e tij të tjerë.
"Vihet re ndër Shqiptarët nji frymë
pamvarsije dhe nji ndjenje atdhedashunije
që kapërxejnë dhe shlyejnë tiparet e
veçanta që vëzhguesi i huej ven re në mes
të ndjekësve të dy feve, muhamedane dhe
kristjane, në viset e tjera të Turqis.
"Kështu që ndërsa banori i nji krahine
tjetër, kur e pyet se çka asht, të përgjigjet
"jam Turk" ose "jam Kristjan", banori i
këtij vëndi (domethanë i Shqipnis) të
përgjigjet "jam Shqiptar".1 Hobhouse-i
qëndroi sidomos në Jardnë dhe për të
Shqipnija shtrihej deri në Mecovë dhe
vargmalet e Pindit. Asht e vërtetë me thanë
se ndjenja e unitetit kombëtar si nji forcë
politike vepruese nuk ekzistonte endë, por
në kët gjëndje ishin atëhere edhe kombet e
tjerë të Balkanit. Nacjonalizmi luftëtar u
ngjallë ndën influecën e ideve të
Revoljucionit francez dhe shkëndija e
kryengritjes kombëtare u ndez me
incicjativën e forcave përtej kufinit. Në rastin
e Greqis, "Eterija" që filloi luftën e pamvarsis
u themelue në Odesë dhe shefi i saj, Ipsilanti,
ishte nji gjeneral i ushtëris cariste.
Në kohën e Ali Pashës detyrën e
xhandarit në qytetet dhe katundet e banin
"Armatolët". Këta rekrutoheshin në mes të
djelmoshave kristjan të vëndit me
autorizimin e Pashajt të Sanxhakut ose
Krahinës. Por me dobësimin e pushteti
perandorak, Armatolët kishin fillue të
bashkëpunonin me hajdutët për grabitjen
sistematike të popullit që duhej të mbronin.
Ali Pashë Tepelena filloi karrjerën e ti)
si kryetari i nji bande hajdutësh që
vepronte sidomos në Thesali dhe anës
maleve të Pindit. Kto krahina
administroheshin nga Pashallëku i Beratit
që kishte në krye Kurt Pashën. Nji dit prej
ditve, Alinë e zunë rob dhe e prunë në

1. C. Hobhouse - Travels in Albania etc. f. 138-140
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Ali Pashe Tepelena Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Pashe Tepelena   Ali Pashe Tepelena Icon_minitimeSun Feb 22, 2009 4:53 pm

diplomatit të përsosun shoqnoheshin tek
Ali Tepelena me nji zëmer luani që nuk
dinte se ç'asht frika, dhe me nji talent
ushtarak të jashtëzakonshëm. Ambicja e tij
shtohej me suksesin, dhe kishte ditë kur
Ali Tepelena andrronte me u ba
sundimtari i pamvarun i Shqipnis dhe i nji
pjese të Greqis. Por mrapa këtij plani
madhështor nuk kishte asnji ndjenjë
patriotike, as nji idë kombtare dhe ndoshta
ky asht shkaku pse dështoi.
Mbasi spastroi rrugët nga hajdutët dhe
kleftët, Ali Tepelena u kthye në Tërhallë
(Trikalla). Pak ma vonë ai marshoi kundër
Izet Pashës së Janinës tue vue si shkak
anarkin që gjoja mbretnonte në at Sanxhak.
Spedita e tij pat sukses dhe Sulltani e bani
Vezir ose Pasha të Janinës.
Porsa muer zyrtarisht titullin Pasha
dhe u vendos në krye të nji krahine admin-
istrative, Ali Tepelena ndryshoi themelisht
taktikën e tij. Tash ai mund të përdorte
aparatin shtetnor të perandoris Otomane
për të realizue po at ambicje që e kishte
nxitë me u ba kryetar i nji çete hajdutësh
kur ishte djal i ri. Pra, tue fillue nga viti
1788, kur sapo kishte mbushë 44 vjeç, Ali
Tepelena shtriu pushtetin e tij mbi
krahinat e Shqipnis me nji ritëm të
furishëm dhe tue u çkëputë gjithnji e ma
tepër nga kontrolli i Stambollit.
Dora e tij e hekurt ra ma së pari mbi
Suliotët që qeverisnin vetveten si fiset e
Malësis së Veriut në kohët tona. Ma së pari
Ali pasha iu kishte dhanë fund sulmeve të
tyne me armë kundër udhëtarve në rrugë të
madhe ose katundarve të fushës. Tue mos
mjaftue me kaq, ai deshi të shkatërronte
banesat e tyne në majë të malit ku ishin
vendosë me shekuj. U deshën tri spedita
ushtarake për të shkatërrue republikën e
vogël trime dhe kryenaltë ta Suliotve. Gadi
tue anticipue* metodat totalitare të
shekullit tonë, Ali Pasha nuk u bazue kurr
vetëm në forcën e armëve për të mposhtë
nji anmik. Para se me fillue ofensivën, ai
blinte me të holla njerëz të anës
kundërshtare që pranonin me veprue si
agjentët e tij; ai bante me qëllim akuza false
dhe përhapte lajme të rremë për të
diskreditue krenët e anës anmike në syt e
popullit që iu kishte besue; ç'ka asht edhe
ma zi, ai jepte zotime solemne* mbi
qëllimet e tij paqedashëse për të çarmatosë
anmikun moralisht, dhe i merrte nëpër
kambë pa pikën e turpit në rastin ma të parë.
Megjith intrigat djallzore dhe
premtimet tërheqëse të Ali pashës, Suliotët
nuk pranuen të dorzohen por luftuen deri
në pikën e fundit me nji guxim dhe
mjeshtëri të admirueshme. Vetëm rreziku
me vdekë që të gjithë, me gra dhe me fëmijë,
nga etja dhe urija, i bani me lëshue armët.
Ali Pasha tregoi atëhere se ishte nji bishë e
egër me fytyrë njeriu. Suliotët kapituluen
më 1803 mbas nji blokimi të gjatë në
çerdhet e shqiponjave, ku nuk mund t'iu
shkonte asnji ndihmë nga jashtë. 1 biri i Ali
Pashës, Muhtar beu, i cili komandonte
forcat rrethuese u dha Suliotve besën e
ushtarit se do të liheshin të lirë të shkonin
megjith familjet e tyne në Pargë të detit Jon.
Ali pasha e shkeli premtimin dhe dërgoi
ushtarët e tij për të masakrue Suliotët,
ndërsa po shkonin në Pargë, dhe kur nuk
ishin në gjendje të mbronin vehten. Ajo
goditje tradhtare në shpinë i dha shkas nji
sqene tragjike kur gratë Suliote u hudhën
nga shkëmbi në hymnerë, për të mos ra
gjallë në duert e mercenarve të satrapit të
Janinës.
Ali Pasha përdori po at taktikë të
përzieme të intrigave, arit të derdhun pa
kursim dhe të shtypjes së çdo rezistence
me anë të fuqis ushtarake për të vue ndën
sundimin e tij komunitetet e lira të Çamëris
dhe të Himarës.
Por ambicja e Ali pashës nuk kufizoj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Ali Pashe Tepelena Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Pashe Tepelena   Ali Pashe Tepelena Icon_minitimeSun Feb 22, 2009 4:53 pm

me kaq. Ai e kishte synin mbi krahinat që
administroheshin nga funkcjonarët e
emnuem me dekret të Sulltanit. Sulmin e
parë Aliu e drejtoi kundër guvernatorit të
Beratit Ibrahim pashës, i cili kishte qën
rivali i rij ma i lumtun, tue marrë për grue
të bijën e Kurt Pashës. Hapi i parë i Vezirit
ta Janinës ishte me aneksue Konicën,
Pënnetin dhe Libohovën që mvareshin nga
Sanxhaku i Beratit. Ibrahim Pasha u orvat
me i marrë mrapa me forcë dhe, kur pa se
nuk ia dilte dot, pranoi që sherri të ndahej
me të mirë. Dy djemt e Ali pashës, Muhtar
dhe Veli, u martuen me dy vajzat e Ibrahim
Pashës dhe qytetet që ishin ba mollë e
grindjes iu dhanë të dy nuseve si pajë. Por
kjo kryshqi e pëlqyeshme nuk e shpëtoi
Vezirin e Beratit nga inati gjakpirës i Ali
Tepelenës. Ai filloi nji fushatë çpifjesh
ndën rrogoz për të tronditë nga mbrenda
pozitën e rivalit, të cilit kishte vendosë me
ia hangër kryet. Kur u bindë se propa-
ganda e tij rnashtruese kishte ba efektin e
duhun, Aliu okupoi Beratin pa ndeshë në
asnji rezistencë serjoze. Ibrahim Pasha iku
në Vlonë por edhe atje nuk gjeti shpëtim;
ma në fund u zue rob nga njerzit e Ali
pashës, i cili ngurroi me e mbytë mbas
mënyrës së zakonshme nga frika e
raprezaljeve* të qeveris së Stambollit.
Nji tjetër epizod i neveritshëm në
karrjerën e përgjakun të Ali Tepelenës asht
shfarosja e banorve të Kardhiqit. Ata
kishin zanë rob dhe kishin poshtnue
t'amën kur Aliu ishte fëmijë. Deri në
shtratin e vdekjes Hankua e kishte vue të
birin në be që të merrte hakën e turpnimit
që kishte pësue nga dora e Kardhiqiotve.
Aliu nuk e harroi kët porosi që pajtohej aq
mirë me natyrën e tij, e cila gjente nji
kënaqësi sadiste* në torturat dhe agonin e
viktimve. Me rastin e parë ma të volitshëm,
ai rrethoi Kardhiqin dhe, kur banorët
pranuen të dorzohen, muer gjashtëdhjet
vetë si peng dhe urdhnoi që të masakrohen
menjiherë. Mandej Aliu hyni në qytet në
krye të ushtëris dhe kërkoi që të gjith burrat
të shkonin me iu përulë. Gadi tetqind
burra të çarmatosun i shkuen përpara dhe
ofruen me e njoftë si sundimtar. Aliu vuni
maskën e bujaris dhe u tregue si nji babë
kundrejt fëmijve të pabindun, por të
penduem. Ai i quejh vllazën dhe djem të tij
dhe kërkoi me i pa nji nga nji. Tue pasë nji
aftësi të jashtzakonshme me mbajtë mënd
fytyra dhe fakte, ai njofti ata që i kishin
poshtnue nanën dhe kjo e bani me
shkumbëzue nga inati; plaga e vjetër e
sedrës së fyeme u çelë përsëri dhe Aliut iu
ba syni gjak nga pasjoni* i hakmarrjes. Kjo
sqenë barbarizmi dhe pabesije u zhvillue
në nji han të Kardhiqit. Aliu i verbuem nga
instikti* shtazarak u dha urdhën ushtarve
të rrethonin hanin dhe të thernin pa
mëshirë të tetqind burrat që i kishin besue
fjalës së tij. Por ushtarët e tij, si
muhamedanët vendas, ashtu edhe
katolikët prej Mirdite, refuzuen me shtie
kundër njerzve të çarmatosun. Ata i thanë,
tue tregue nji guxim dhe krenari të
admirueshme: "Na jemi në shërbimin
tand, o Vezir, dhe jemi gadi ta luftojmë
kudo që të na urdhnojsh. Jepu armë këtyne
burrave dhe na do t'i luftojmë. Jemi ushtarë
dhejo kasapë". Atëhere Aliu thirri Grekët
të primun nga njifarë Thanas Vaja, dhe ata
e kryen masakrimin barbar të tetqind
Kardhiqiotve.

Ali Pasha dhe Fuqit Evropjane

Kur lufta e Evropës kundër Napoleon
Bonapartit arriu kulmin, Ali tepelena,
Vezir i Janinës, ishte ba sundimtari i
pamvarun i Shqipnis deri tek Shkumbini,
ndërsa të bijtë Muhtar dhe Veli ishin
guvernatorë njani i Tërhallës dhe tjetri i
Lepantit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Ali Pashe Tepelena Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Pashe Tepelena   Ali Pashe Tepelena Icon_minitimeSun Feb 22, 2009 4:54 pm

Mbasi Aliu okuponte nji pozitë kyçe në
brigjet e detënve Adriatik dhe Jon, të dy
palët luftuese u munduen me e ba mik dhe
aleat. Aliu hyni në marrëdhanje direkte me
Napoleonin dhe me Anglezët, pa marrë
parasysh politikën zyrtare të qeveris së
Stambollit. Ai ndoqi me vendosmëri dhe
me sistem politikën e tij që synonte me
zgjanue si e si sundimin e tij dhe me shtue
pasunin. Kontaktin e parë Ali Pasha e bani
me Francezët më 1797. Mbas traktatit të
Campoformios flota e Napoleonit okupoi
ishujt e detit Jon, ashtu edhe skelat e
bregdetit: prevezë, Vonicë, Pargë dhe
Butrint, të cilat deri atëhere kishin qenë të
Venedikut. Aliu i dërgoi menjiherë nji letër
përgëzimi Napoleonit, e cila u botue nga
fletoret e Parizit. Guvernatori i Shtatë
Ishujve, gjeneral Chabot, e falenderoi
Vezirin e Janinës në emën të Gjeneral
Bonapartit. Letra u shoqnue me nji dërgim
armësh dhe municjoni ashtu edhe me
autorizimin që Aliu të kishte nji flotë të
vogël ndën komandën e tij, gja që
Venecjanët nuk e kishin lejue kurr, Aliu e
përdori kët flotë për të dërgue fuqi në
Himarë, të cilën e zaptoi mbasi masakroi
shumicën e banorve. Kjo mizori gjet
pëlqimin e qeveris së Stambollit, ose Portës
së Naltë, si i thojshin atëhere, dhe Aliu
muer si shpërblim titullin Asllan,
domethanë Luan.
Kur Napoleoni debarkoi në Egjypt dhe
marrëdhanjet e tij me Turqin u keqsuen,
Aliu sulmoi Prevezën dhe detyroi
gjeneralin Chabot të kapitulonte. Nji
numër i vogël Francezësh u zunë rob dhe
u dërguen në Stamboll me anë të tokës.
Porta e Madhe e aprovoi nxehtësisht kët
vepër të Aliut dhe e shpërbleu me titullin
Pasha me tre bishta. Admirali anglez
Nelson, flota e të cilit po manevronte në
detin Egje, dërgoi nji nga oficerët e tij për të
urue "Luanin e Janinës". Oficeri që kreu
kët misjon i tha Ali pashës se Admiralit i
vinte shum keq që nuk muejti me shkue vet
me përqafue heroin e Epirit.1
Puna në mes të Turqis dhe Francës u
ndreq pak kohë mbas debarkimit të
Napoleonit në Egjypt. Të dy shtetet lidhën
në mes të tyne nji aleancë që pat si rezultat
okupimin e Korfuzit nga ana e nji ushtërije
franko-turke. Ali Pasha u detyrue të linte
skelat bregdetare që kishte shtie në dorë
mbas mundjes së gjeneralit Chabot, tue
mbajtë vetëm Butrintin. Qeverija e
Stambollit deshi ta ngushëllonte për kët
humbje, tue i dhanë titullin Vali
(Guvemator i Përgjithshëm) i Rumelis, me
qendër në Manastir.
Mbas traktatit të Presburgut, Napoleoni
krijoi "Provincjet Iliriane" gjatë brigjeve
verilindore të Adriatikut, domethanë në
Dalmacin, Kroacin dhe Sllovenin e sotme,
dhe Ali pasha u kthye përsëri të bante
politikë me të. Nji agjent i vezirit, Italjani
Guerini, u nis nga Janina për në Tilsitt, ku
gjindej Napoleoni, me qëllim që me i
çkëputë ishullin e Korfuzit. Perandori i
Francezve e hudhi poshtë kët kërkesë, por i
dërgoi Vezirit nji misjon diplomatik të
kryesuem nga Pouqueville, mbasi
Francezët pushtuen Ishujt e Detit Jon. Nji
kontigjent trupash franceze debarkoi në
Pargë dhe ngriti flamurin perandorak.
Aliu buçiste nga inati, por nuk bani za.
Tinëz ai hyni në kontakt me skuadrën
detare britanike që ndodhej në Otranto.
Më 1809 Anglia nënshkroi paqen me
Turqin dhe Aliu vrapoi të dërgonte nji
përfaqsues në Londër për me i ofrue
bashkëpunimin e tij qeveris britanike me
qëllim që me dëbue Francezët nga të Shtatë
ishujt e detit Jon. Kabineti britanik pranoi
me e njoftë Ali Tepelenën si prijës të
pamvarun dhe me i dhanë lejë të pushtojë

1. Shif Remërand. - Ali de Tepeln f. 63.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Ali Pashe Tepelena Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Pashe Tepelena   Ali Pashe Tepelena Icon_minitimeSun Feb 22, 2009 4:54 pm

të Shtatë Ishujt me kusht që t'i paguente
Britanis së Madhe nji shumë të hollash
dhe t'i dorzonte Porto-Palermon në
Himarë. Mjerisht, kur flota britanike
okupoi të Shtatë Ishujt, marrëveshja me
Vezirr' e Janinës u harrue. Në vënd të tyne
qeverija e Londrës ofroi me i dhanë nji
subvencjon të mjaftueshëm sa me mbajtë
në kambë nji ushtëri prej 10.000 vetësh.
Stambolli donte që Veziri i Janinës të rrinte
i paanëshëm në luftën e Evropës kundër
Napoleonit, kurse ai nuk u tundë nga
politika e bashkëpunimit me Anglezëpt.
Nga ana tjetër, natyra e tij oportuniste e
shtynte me ba politikën e mësallës me dy
faqe. Kështu që kur Turkija i shpalli luftë
Russis, Aliu shpalli botnisht se ishte nji
amnik i Moskovit dhe se donte me vdekë si
skllav i Napoleonit. Por kjo nuk ishte veçse
nji dhelpni për të sigurue avenirin, mbasi
Aliu e kishte kuptue se Britanija e Madhe
do ta kthente nji dit Turqin kundër
Napoleonit dhe do ta bante aleate të Rusis.
Kur fare papritmas beteja e Borodino e
ndrroi situatën, Aliu u kthye menjiherë
kundër Francës dhe ia bani jetën skëterrë
konsullit francez në Janinë, zotni
Pouqueville. 1 vetmi kasavet i tij ishte me
shtie në dorë Pargën, Korfuzin, Santa-
Maurën, dhe me sigurue nji protekcjon* të
fortë kundër çdo sulmi dhe nga çdo anë që
të vinte.
Mbas ritiratës së Napoleonit nga
Rusija, Aliu vendosi me luejtë kartën
britanike për të prue në vënd ambicjen e tij,
Gjenerali d'Ayret, komandanti i forcave
britanike në Ishujt e detit Jon, i bani Ali
Pashës nji vizitë zyrtare dhe i dorzoi nji
djamant të mrekullueshëm si dhuratë nga
qeverija britanike. Nji dhuratë edhe ma e
çmueshme për Vezirin e Janinës ishin 20
topa dhe 450 varela me barut që erdhën
mbas vizitës së gjeneralit d'Ayret.
Njizetrnij trima shqiptarë do të viheshin në
dispozicjon të qeveris britanike për nji
sulm kundër Korfuzit. Aliu do të merrte
për vehte Pargën, Santa-Maurën dhe disa
pika të tjera strategjike. Para se të fillonte
zbatimi i planit të përgjithshëm, Aliu
përdori topat e Anglezve për të sulmue dhe
pushtue Pargën. Kjo ndodhi më 1819 dhe
ishte fitorja e fundit e Ali Pashës.

Ali Pasha dhe Lordi Byron

Konaku i Ali Pashës në Janinë ishte si
oborri i nji Princi të Mesjetës. Pallati ishte
ndërtue mbi nji rryp toke që futej në liqenin
e Janinës dhe quhej Litharica. Prej andej ai
sundonte gjysmën e Shqipnis dhe nji pjesë
të Greqis si nji mbret fuqiplotë. Të gjith
kyçet e administratës civile dhe ushtarake
ishin përqëndrue në duert e tij. Ai ishte vet
qeveri dhe kryetar shteti dhe gjente kohë
me vendosë mbi çashtjet e koklavituna të
politikës së jashtme, ashtu edhe të ndante
grindje të vogla në mes të banorve të
principatës së tij. Ai nuk dinte as me
shkruejtë emnin dhe, në vend të arkivës,
kishte nji kujtesë të çuditëshme. Ishte i zoti
të mbante mënd hollësinat e ngjarjes ma të
vogël që mund të kishte ndodhë shum vjet
përpara. Nji mori ekspertësh të çdo lloji
kishin shkue nga të gjitha anët e Evropës
për me i shërbye Vezirit të Janinës. Ekspert
i artileris ishte Samson Cerfleer de
Mendelsheim, nji Izraelit nga Strasburgu, i
cili kishte marrë emnin Ibrahim Manzour
Effendi. Nji francez i quejtun Charbonnel,
që ishte zanë rob nga kusarët e detit dhe
ishte prue në Janinë, kishte hye në shërbim
të Ali Pashës si mësues në shkollën
ushtarake që kishte themelue ai vet; disa
Grekë dhe Izraelitë punonin si sekretarë.
Ushtërija e Ali pashës rekrutohej në mes të
Shqiptarve të çdo feje dhe krahine, ashtu
edhe në mes të Grekve, ndërsa aventurjerë
të shum kombësive mbushnin radhët e
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Ali Pashe Tepelena Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Pashe Tepelena   Ali Pashe Tepelena Icon_minitimeSun Feb 22, 2009 4:54 pm

këtyne trupave mercenare. Rroga që iu
paguente veziri i Janinës ishte ma tepër në
letër sesa në dorë, prandaj trimat e
armatosun e plotsonin tue plaçkitë
popullatën civile të krahinave që
pushtonin për hesap të Vezirit.
Nji nga punët e preferueme të Vezirit
ishte me vue dhe me mbledhë taksa.
Ndonji ligj tatimi me shkrim nuk
ekzistonte dhe çdo qytetar, i madh dhe i
vogël, taksohej aq sa t'i shkrepej satrapit*
të Janinës. Përveç pasionit të tij me
grumbullue arin si nji dashnor i arteve
grumbullon piktura të famshme, Ali Pasha
kishte nevojë të madhe për të holla, mbasi
rryshfeti dhe blemja e njerzve ishin armët e
tij ma efektive për të mbrojtë pozitën që
kishte. Ai merrte pjesë në gjithfarë
spekulimesh për të shtue të ardhunat e tij.
Nënpunësit e doganës të emnuem prej tij
kontrollonin tregtin gjatë treqind
kilometrave të bregdetit dhe nuk linin të
kalonte asnji shami pa pague tagër.
Pasunija e tij personale përbahej nga
tetqind çifligje prej ku i vinin sasina të
mëdha drithi dhe produkte të tjerë
bujqësor. Të ardhunat e tij vjetore kapnin
dhjet miljone groshë, domethanë 500.000
napolona ari. Kur vdiq i gjetën dhjet miljon
napolona, përveç nji sasije të madhe
xhevahirë, gurë të çmueshëm, pjata dhe
takëme prej ari ose argjëndi.
Ali Pasha priste vizitorët e huej me
salltanetin e nji sundimtari të mesjetës.
Lordi Byron, i cili e vizitoi më 1809 në
Tepelenë, i shkruente nanës së vet: "Nuk
do të harroj kurr ditën kur hymë në
Tepelenë, ora pes të mbramjes, ndërsa
dielli ishte tue perëndue. Më erdhi në
mëndje, me pak ndryshime në veshjen,
përshkrimi i Branstone Castle në nji nga
librat e Walter Scott. Veshja ndryshon
mbas kombësis së trimave që janë në
shërbim të Vezirit. Shqiptarët kanë petkun
ma të mrekullueshëm të botës me
fustanellën e bardhë, me jelekun prej
kadifeje të qindisur me ar, me xhamadanin
prej stofe të zezë dhe me koburen dhe
kamën me dorza prej argjendi të punuem.
Tartarët me qylafet e gjatë mbi krye; Turqët
me çallmat dhe kaftanët e veshun me gëzof
përmbrënda. Gjith këta kostume të bukur
plot ngjyra dhe shkëlqim, ashtu edhe
banesa e Ali pashës formonin nji pamje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Ali Pashe Tepelena Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Pashe Tepelena   Ali Pashe Tepelena Icon_minitimeSun Feb 22, 2009 4:54 pm

fort të kandshme për nji të huej. Më futën
në nji dhomë që ishte shtrue mjaft bukur
dhe Sekretari i Vezirit më pyeti për
shëndetin mbas modës turke. Nuk më
lejuen të paguej as për fjetjen, as për
ushqimin dhe as për ndonji send tjetër".1
Hobhousei, i cili e shoqnonte Byronin e
përshkruen kështu pamjen e jashtme të Ali
Pashës: "Veziri ishte nji burrë i shkurtën
dhe mjaft i trashë. Kishte nji fytyrë shum të
kandshme me cipë të bardhë dhe trajtë të
rrumbullakët. Syt i kishte të kaltërt me
lëvizje të shpejta që të banin me kuptue
menjiherë se nuk gjindesh përpara nji
Pashaj oriental. Mjekrën e kishte të bardhë
dhe të gjatë sa i binte përmbi gjoksin... Na
priti me nji kortezi* të jashtzakonshme dhe
na mori aq me të mirë sa me na quejt djemt
e tij. Ishte fare në qejf për nji njeri n'at
pozitë. Në sa vise të Turqis që vizituem
nuk pashë nji pasha tjetër të qeshte në at
mënyrë. Nuk kishte ndonji roje të posaçme,
por vetëm katër a pesë djem të veshun me
petkun e bukur shqiptar dhe me flokët e
gjatë që u binin mbi supet".2
Nji tjetër dëshmues që e kishte pa së
afërmi shkruen kështu mbi profilin moral
të Ali Pashës: "Kur fillon me të folë për nji
qëllim qe ka vue në mëndje asht zor t'i
rezistosh jo aq shum forcës së argumentit
të tij, sesa tonit të ambël të zanit dhe
shprehjes tërheqës e të fytyrës së tij. Sapër
atë që ai ndjente me të vërtetë në fund të
zëmrës së tij, psikologu ma i hollë nuk
mund ta zbalonte. Shprehja e sinqeritetit
dhe e dashamirsis që vinte në fytyrë, kur
donte me futë ndonji njeri në thes ishte
krejt e padepërtueshme".
Nuk ka dyshim se mjetet që përdorte
Ali Pasha për të administrue vëndin ishin

1. P, Euennell, - Vjerrsha, letre dhe fletë te zgjedhuna nga ditari i Lord Byron. Londer 1949.

2. J. V. Hobhouse - Travels in Albania, etc. Vël. I, f. 97.
të neveritshme mbas kodit moral të
shekullit tonë. Por njerzit e asaj kohe i
këqyrin abuzimet e Vezirit të Janinës si nji
të keqe ma të vogël se anarkin dhe rrezikun
e jetës dhe të pasunis nga të cilët kishin
pasë vuejtë ma parë. "Nuk mohohet fakti
se ndën sundimin e Aliut - shkruen nji
biograf i tij, - Janina u ba qendra me e
qytetnueme e Turqis perëndimore dhe,
mbas mendimit të Byron-it, qëndronte ma
nalt se Athina përsa i përket begatis,
ditunis, dhe stërhollimit në sjellje dhe në të
folun".1
Ali Pasha flise me qesëndi për
detyrimet e tij ndaj qeveris së Stambollit. Ai
ndjente nji përbuzje të plotë kundrejt
vezirëve të Sulltanit që donin me i dhanë
urdhna prej së largu mbi mënyrën se si me
rregullue punët e tij. Në syt e tij,
Perandorija otomane ishte si nji ndërtesë e
kalbun që mund të përmbusej nga nji dit
në tjetrën. Ambicja e tij supreme ishte me u
ba krejt i pamvarun, por e la me sot, me
nëser, derisa u ba tepër vonë dhe Sulltan
Mahmuti ia hangri kryet ma parë.
Ndërkaq, ai siguroi lirin e veprimit në
krahinat ku sundonte, tue dërgue çdo vjet
në Stamboll disa barrë me argjënd.
Gjithashtu, ai nuk kursente të hollat për të
pague spiunët që e mbanin t'informuem
mbi çdo veprim ose bisedim, sado të
msheftë, të ministrave të Pallatit. Kur
ministrat e Sulltanit merrnin inat nga
ndonji veprim kokëkrisun i Vezirit të
Janinës, ky i fundit niste me vrap për në
Stamboll disa syndyqë mbushun me pare
argjëndi, ose kryet e premë të ndonjë Pashaj
të damkosun si anmik i Sulltanit, ose ndonji
Francez të çquem që ishte zanë rob.
Nga njiherë, kur i vinte për hesap, Ali
Pasha shkonte me porosi të Sulltanit për të
luftue kundër anmiqve të perandoris, ose

1. Wm. Plomer. - Ali the Lion, f. 83.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Ali Pashe Tepelena Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Pashe Tepelena   Ali Pashe Tepelena Icon_minitimeSun Feb 22, 2009 4:55 pm

për të prue rregullin dhe qetësin në
krahinat ku kishte shpërthye banditizmi
dhe anarkija. Spenditën e tij ma të
famshme Aliu e organizoi me urdhën të
Sulltanit Selim i III. Me nji ferman të
posaçëm Sulltani e emnoi gfuvernator
(Vali) dhe kryekomandant (Serasqer) të
Rumelis. Ali Pasha u nis në krye të nji
ushtërije 80.000 vetësh për të shfarue
hajdutët dhe kusarët që terrorizonin
banorët e Maqedhonis, Thraqës dhe
Bullgaris jugore. Trupat mercenare ishin
rekrutue nga çdo krahinë të Perandoris
otomane dhe sidomos në Berat, Shkodër,
Selanik dhe Sofje. Spedita u zhvillue me
sukses dhe Ali Pasha megjith ushtërin
mërrijtën në portat e Filipopolit. Por sado
që ishte nisë me ferman të Sulltanit, ai
luftoi për hesap të tij, tue mbledhë shuma
lë mëdha si haraç nga popullata e vëndeve
që shkeli në krye të ushtëris së tij. Në
Stamboll filluen të trëmben se mos Veziri i
Janinës, me hovin që kishte marrë, përlante
edhe Stambollin tue i dhanë grushtin e
vdekjes Perandoris otomane. Agjentët e
Stambollit u munduen të provokonin nji
kryengritje në radhët e ushtëris së Ali
Pashës, mirpo pa ndonji sukses. Atëhere
qeveris së Sulltanit nuk i mbeti rrugë tjetër
veçse me i heqë titullin si Vali i Rumelis
dhe Serasqer. Ali Pasha u kthye në Janinë
me nji shumë kolosale të hollash dhe me
disa pjesë artilerije. Nji gja që provon se Ali
Tepelena nuk ishte i çveshun krejt nga
ndjenjat shqiptare asht se kur qeverija e
Stambollit i dha urdhën të marshonte
kundër Vezirit të Shkodrës, Kara Mehmet
Bushatasit, ai gjeti sebep për me iu
shmangë këtij misjoni. Domethanë se Aliu
simpathizonte bashkatdhetarin e tij të
veriut. Megjithqë herë-herë e kishte si rival,
prapseprap ai nuk donte me dobësue nji
anmik të pushtetit otoman.
Përleshja e paevitueshme në mes të Ali
Pashës dhe Sulltanit ndodhi më 1820.
Sikundër e pamë ma nalt, Sulltani Mahmut
i II kishte shkatërrue oxhakun e Jeniçëerve
dhe po sajonte plane për nji ushtëri
moderne simbas modelit perëndimor. Ali
Pasha ishte munduar me sa i vinte prej
dore me mbajtë Jeniçerët në kambë, mbasi i
ndihmonin me dobësue pushtetin e
Sulltanit. Por Sulltani duel fitues ma në
fund kundër kësaj force shkatërrimtare të
mbrendshme, ndërsa mundja e Napoleonit
në Waterloo kishte shpëtue Perandorin
Otomane nga anmiqt e jashtëm.
Pikërisht kët kohë zgjodhi Sulltan
Mahmuti për të kthye Shqipnin ndën
sundimin e qeveris së tij. Kupa e zemrimit
kundër Vezirit të Janinës u mbush kur ai
dërgoi në Stamboll dy njerëz me porosi që
të vrisnin anmikun e tij, Ismail Pasho Benë,
i cili po bante intriga në Pallat për të
shtypë Ali Pashën. Pasho beu ishte nji nga
pronarët e Shqipnis së Jugut, të cilit Ali
Pasha i kishte rrëmbye tokat për nji shkak
ose nji tjetër. Mbasi kaloi vjete tue u
dergjun posht e nalt, ai shkoi ma në fund
në Stamboll dhe muejti të siguronte nji
audjencë me Sulltanin, të cilit i mbushi
mendjen se Ali Tepelena kishte qëllim me
u ba krejt i pamvarun dhe me i kthye armët
kundër Perandoris otomane. Nji dekret që
u shpall menjiherë pushoi Ali Pashën dhe
dy të bijt nga ofiqet që kishin në
administratën otomane. Po në at kohë,
Veziri i Janinës muer urdhën me u paraqit
personalisht në Stamboll. Ai nuk donte
n'asnji mënyrë me iu bindë këtij urdhni
por, nga ana tjetër, nuk donte me e refuzue
haptazi. Për të fitue kohë, ai filloi nga
manevrat e zakonshme, tue shpresue se do
ta kalonte edhe kët furtunë. Por këtë herë
rryshfetet nuk banë dobi, mbasi Sulltani
vet kishte vendosë me transformue
Perandorin otomane në nji shtet të
centralizuem, tue shtypë rebelizmin e
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Ali Pashe Tepelena Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Pashe Tepelena   Ali Pashe Tepelena Icon_minitimeSun Feb 22, 2009 4:55 pm

Pashës dhe Sulltanit ndodhi më 1820.
Sikundër e pamë ma nalt, Sulltani Mahmut
i II kishte shkatërrue oxhakun e Jeniçëerve
dhe po sajonte plane për nji ushtëri
moderne simbas modelit perëndimor. Ali
Pasha ishte munduar me sa i vinte prej
dore me mbajtë Jeniçerët në kambë, mbasi i
ndihmonin me dobësue pushtetin e
Sulltanit. Por Sulltani duel fitues ma në
fund kundër kësaj force shkatërrimtare të
mbrendshme, ndërsa mundja e Napoleonit
në Waterloo kishte shpëtue Perandorin
Otomane nga anmiqt e jashtëm.
Pikërisht kët kohë zgjodhi Sulltan
Mahmuti për të kthye Shqipnin ndën
sundimin e qeveris së tij. Kupa e zemrimit
kundër Vezirit të Janinës u mbush kur ai
dërgoi në Stamboll dy njerëz me porosi që
të vrisnin anmikun e tij, Ismail Pasho Benë,
i cili po bante intriga në Pallat për të
shtypë Ali Pashën. Pasho beu ishte nji nga
pronarët e Shqipnis së Jugut, të cilit Ali
Pasha i kishte rrëmbye tokat për nji shkak
ose nji tjetër. Mbasi kaloi vjete tue u
dergjun posht e nalt, ai shkoi ma në fund
në Stamboll dhe muejti të siguronte nji
audjencë me Sulltanin, të cilit i mbushi
mendjen se Ali Tepelena kishte qëllim me
u ba krejt i pamvarun dhe me i kthye armët
kundër Perandoris otomane. Nji dekret që
u shpall menjiherë pushoi Ali Pashën dhe
dy të bijt nga ofiqet që kishin në
administratën otomane. Po në at kohë,
Veziri i Janinës muer urdhën me u paraqit
personalisht në Stamboll. Ai nuk donte
n'asnji mënyrë me iu bindë këtij urdhni
por, nga ana tjetër, nuk donte me e refuzue
haptazi. Për të fitue kohë, ai filloi nga
manevrat e zakonshme, tue shpresue se do
ta kalonte edhe kët furtunë. Por këtë herë
rryshfetet nuk banë dobi, mbasi Sulltani
vet kishte vendosë me transformue
Perandorin otomane në nji shtet të
centralizuem, tue shtypë rebelizmin e
tepër vonë.
Sulltani tregoi sesa politikan i rafinuem
ishte kur emnoi Ismail Pasho Benë në krye
të ushtëris turke që dërgoi për të shtypë
rebelizmin e satrapit të Janinës. Nga ana
tjetër, gjenerali prej origjine bullgare,
Pehlivan Baba, u emnue guvernator i
Lepantit në vënd të djalit të Ali pashës,
Veli beut.
Të dy armatat turke marshuen kundër
Janinës përmes Shqipnis së Jugut dhe
Thesalis, tue u dhanë grusht mbas grushti
bandave bashibozuke të Ali Pashës, që
ishin pa disiplinë, pa ideal dhe pa
stërvitje. Nji ushtëri 15.000 vetësh prej
trupave ma të zgjedhuna ndën komandën
e Ymer Bej Vrionit, dezertoi Ali Pashën në
favor të Sulltanit. Janjotët i zuni lemerija
dhe Veziri që i kishin frikën aq shum,
mbeti vetëm me disa mijë trima nga ma
besnikët, 200 pjesë artilerije dhe nji flotë të
vogël mbi liqenin e Janinës.
Pasho Beu dhe Pehlivani me 50.000
ushtarë, por pa artileri dhe fort pak
municjone, kishin ngrefë tendat në skajin
juguer të liqenit të Janinës. Ali Tepelena me
gjith trimat e besës kishin gjetë strehë në
fortesën e ngrefun buzë liqenit. Artilerija e
Vezirit bombardonte Janinën, ndërsa
ushtërija turke hyni në qytetin e mbuluem
nga tymi i ndërtesave të djeguna dhe të
rrënueme. Kur Ali Pasha bante pregatitjet
për ndeshjen supreme* me fuqit e Sulltanit,
dy të bijt, Muhtar dhe Veli, i dorzuen
komandantit të ushtëris turke, anmikut për
vdekje të babës së tyne, Prevezën,
Gjinokastrën dhe vehten e tyne. Aliu e priti
me shum dinjitet lajmin e kësaj tradhtije të
fundit që iu vinte kapakun gjith të tjerave,
dhe vërejti vetëm se ata nuk meritonin të
ishin prej gjakut të tij.
"Në këtë fazë të fundit dhe dramatike të
karrjerës së tij, - shkruen William Plomer, -
tiparet e shëmtueta të karakterit të Ali
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Ali Pashe Tepelena Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Pashe Tepelena   Ali Pashe Tepelena Icon_minitimeSun Feb 22, 2009 4:55 pm

pashës harrohen dhe del në shesh
madhështija që i jep të drejtë me u quejtë
Luani i Janinës. Tue qenë gadi tetdhjet vjeç,
i tradhëtuem nga dy të bijt, i abandonuem
nga komandantët e nji ushtërije që ishte
hedhë e tana në anën e anmikut, i
sulmuem nga fuqija kolosale e Sulltanit që
ishte betue me e shtie në dorë, të gjallë ose
të vdekun, i mbyllun në fortesën e tij të
fundit me nji grusht trimash, dhe ndoshta i
bindun në thellësin e shpirtit se nuk kishte
ma shpëtim, Ali Tepelena nuk tregoi as ma
të voglën shenjë friksimi, nuk e humbi
dinjitetin, por vazhdoi të jet fare i ambël
dhe i kandshëm në bisedim".1
Rrethimi i Ali Pashës në kështjellën e
Janinës u zgjat tepër dhe ushtërija e të dy
palve filloi me tregue shenja mërzije, tue
vue disiplinën dhe veprimin e organizuem
në rrezik. Në kët fazë të fundit të luftës,
Sulltani kishte emnue Hurshid Pashën e
Morës, nji ish-kryevezir dhe anmik per-
sonal i Ali Pashës, si komandant të
ushtëris turke. Kto po ngjanin në vitin
1821, kur në Greqi plasi kryengritja. Aliu u
trimnue nga ky lajm dhe u ba fodull
përsëri. Filloi me vue kondita për me i
dhanë fund rezistencës së tij. Ai donte me
u ba guvernatori i Epirit përjetë, kurse
Turqët nuk pranonin veçse dorzim pa
kushte. Kësaj Aliu iu përgjegj me nji
breshër gjylesh kundër ushtëris rrethuese.
Megjithqë e kishte zanë nji krizë
reumatizmi të kyçeve, Aliu drejtonte vet
operacjonet nga shtrati. N'at kohë Marko
Boçari, si prijës i kryengritësve Grek, ishte
afrue deri 20 kilometra nga Janina, mbasi
kishte dërrmue nji armatë turke. Kështu që
rrota e historis kishte ba nji xhiro të plotë.
Marko Boçari, kryetari trim i Suliotëve
kryenaltë, të dlët Ali Pasha u mundue t'i
shfaroste pa mëshirë dhe me të pabesë,

1. Ali the Lion, f. 262
ishte tue luftue ndën flamurin e nji kombi
tjetër. Në vënd që të bahej vet mbret i nji
Shqipnije të pamvarun me Janinën si
kryeqytet, Ali Pasha po i ndihmonte me
rezistencën e tij kundër ushtëris së
Sulltanit, triumfit të kauzës së pamvarësis
greke. Nuk kishte ma as kohë, as mundësi
me koordinue luftën e Shqiptarve dhe të
Grekve kundër anmikut të përbashkët dhe
Aliu ishte dënue të çdukej pa lanë mrapa
nji vepër të qindrueshme. Garnizoni i
Pallatit të Litharicës ishte dorzue dhe
Veziri i Janinës ishte mbyllë me 200 vetë në
kalan anës liqenit. Hurshidi i premtoi
faljen në emën të Sulltanit dhe nji pozitë
për Ali Pashën në nji krahinë të Turqis
Azjatike. U caktue nji pjekje mbi ishullin
në mes të liqenit. Aliu u nis për në vendin e
takimit tue i dhanë urdhën shërbestarit
besnik Selim Çamit me hudhë në ajër të
200 varelat me barut në bodrumin e
kështjellës kur t'i tregonin unazën e tij.
Mbasi kaloi disa dit tue pritë në fillim të
Kallnorit 1822, Ali Pasha u lajmërue se
fermani i faljes kishte ardhë ma në fund
dhe ai i dërgoi shenjën Selim Çamit që
barutin të mos e ndizte. U kuptue shum
shpejt se Hurshid Pasha e kishte prë në
besë tue çpifë lajmin e dekretit të taljes dhe
Luani i Janinës vendosi të vdiste si burrë.
Ai ndodhej në nji dhomë në katin e sipërm
të Manastirit të ishullit në mes të liqenit.
Nji togë ushtarësh turq shkoi me e kapë.
Ata hynë në dhomën e katit të poshtëm
ndën atë ku ishte Ali Pasha dhe filluen me
shtie përmes tavanit. Nji plumb e goditi në
grykë dhe, tue dhanë shpirtin, Aliu bërtiti:
"Qëndroni deri në fund". Turqët i prenë
kokën dhe e dërguen në Stamboll si provë
se rebeli i fundit kundër pushtetit otoman
kishte mbarue. Kufoma e Ali Pashës u
varrosë me ceremoni të madhe në Kështjellën anës liqenit me 25 Kallnuer 1822.
Vlen të bahet nji krahasim ne mes të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Ali Pashe Tepelena Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Pashe Tepelena   Ali Pashe Tepelena Icon_minitimeSun Feb 22, 2009 4:55 pm

karaktereve të Skënderbeut dhe të Ali
Pashës. Aty duket sesa poshtë kishin ra
konceptet* morale nga shekulli i XV në
shekullin e XIX, mbas katër shekujve
sundimi otoman. Në çdo veprim të këtyne
dy burrave që iu prinë Shqiptarve në dy
faza decizive të historis së tyne, gjejmë nji
kontrast të plotë në mes të idealizmit
vetmohues dhe egoizmit primitiv dhe gadi
shtazarak, në mes të dashunis për komb e
për atdhe dhe lakmis së pangopun për
pare e pasuni materjale, në mes të
mishnimit të mirësis bujare dhe furis
gjakpirëse të nji bishe në trajtë njeriu, në
mes të nji jete kushtue idealit liridashës
dhe adhurimit për pushtetin, për të kënaqë
epshet primitive tue përdorë fuqin për të
shtypë dhe për të mundue të tjerët.
Skënderbeu u tregue aq shpirtmadh sa me
falë të nipin që e kishte tradhtue në kulmin
e luftës kundër nji anmiku të fuqishëm që
nuk dinte se ç'asht mëshira. Ali pasha
masakroi burra të çarmatosun që e kishin
luftue trimnisht dhe që i kishin ra në dorë
tue i besue fjalës së tij solemne. Për të prue
në vend ambicjen e tij me pushtue toka dhe
me grumbullue pasuni, Ali Pasha bani nji
politikë pa shkrupulla dhe plot dredhina,
tue manevrue në mes të Turqve, Francezve
dhe Anglezve. Skënderbeu i qëndroi
besnik aleatit të tij mbretit të Napolit edhe
kur punët nuk i shkonin mirë Eerdinandit
të Aragonës. Kur Princi i Tarantos,
Giovanni Orsini, i shkrojti për me i
mbushë mendjen të mos i shkonte në
ndihmë mbretit Ferdinand të Napolit, tue i
tregue fitimet që do të kishte po të
bashkohej me partin e Angjevinve,
Skënderbeu i dha nji përgjigje krenare ku i
thoshte se nuku i mirë asht ai që të vjen në
ndihmë në nji ditë të keqe.
Skënderbeu ishte nji hero kombëtar i
frymëzuem nga parimet morale të
Krishtenimit; Ali Pasha kishte mendësin e
nji satrapi oriental që nxitej me veprue
vetëm nga lakmija për të mirat materjale të
kësaj bote. Prandaj, Gjergj Kastrioti vdiq i
vorfën, kurse Ali Telelena la nji pasuni
kolosale, të cilën e kishte grumbullue, së
paku pjesërisht, me anë të grabitjes.
Sikur Veziri i Janinës të kishte luftue
për bashkimin dhe librimin e Shqiptarve,
ashtu si Mehmet Aliu bani në Egjypt,
Shqipnija do të kishte qenë e para në
Ballkan me fitue pamvarsin nga sundimi
otoman.
Për të qenë fare të paanëshëm duhet të
shtojmë se njeriu tregon virtyte morale ma
të nalta, kur asht tue luftue kundër
sulmeve të nji anmiku të huej sesa kur
orvatet me formue nji shtet të centralizuem
mbi gërmadhat e nji shoqnije feodale. Të
gjith sundimtarët e plotfuqishëm të historis
që janë mundue të krijojnë nji pushtet të
fortë tue shkatërrue kapedanatat krahinore
kanë qenë të detyruem me u tregue të
pamëshirshëm kundër atyne që nuk iu
shtroheshin. Ndoshta Ali Pasha e teproi,
mbasi kishte të bante me rrethana edhe ma
të vështira dhe me nji popull ma të dhanun
mbas liris personale dhe vetqeverimit
lokal.
Pa synue të bahej prijësi i nji lëvizjes
për çlirimin kombëtar, Ali Tepelena bani
edhe disa gjana të dobishme. Hobhouse-i,
që cituem ma nalt, e përmbledh kështu
rolin historik të Vezirit të Janinës: "Ai
ndërtoi ura për të kalue lumenjtë, dhe bani
rrugë përmes moçaleve ose në luginat e
malësive; qytetet u zbukuruen me ndërtesa
të reja mbas udhëzimeve të tij. Tue vue në
zbatim nji tok rregullore të urta, Ali Pasha
luejti rolin e nji Princi të madh dhe
dashamirës, megjithqë i vetmi kasavet* i tij
ishte me u ba sa ma i fuqishëm".1

1. Hobhouse. - Travels m Albania, etc. Vel. I, f. 106.

Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Ali Pashe Tepelena Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Pashe Tepelena   Ali Pashe Tepelena Icon_minitimeFri Feb 27, 2009 3:23 pm

Ali Pashe Tepelena _111Ali_Pash_1a
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
gerrard73




Numri i postimeve : 5
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 22/02/2009

Ali Pashe Tepelena Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Pashe Tepelena   Ali Pashe Tepelena Icon_minitimeSat Feb 28, 2009 12:43 am

Ali Pashe Tepelena nuk ka luftuar kurre per kombin shqiptare dhe nuk ka bere asgje qe te hyje ne historine e tije. Ai ishte vetem nje i etur per pushtet dhe nje tip piratit, ai vepronte ne zonen mes Janines dhe Korçes. Ajo qe bente me shume ishte grabitja e tregetareve qe kalonin nga Janina Voskopoja dhe Korça. Ai ka qene gjithmone ne sherbim te Turqise sa Turqia i dha nen komanda Vilajetin e Jugut, duhet mendojme se Shqiperia ishte e ndare ne 4 Vilajete. Kur ai u be Pasha i Vilajetit te Janines filloi te ushtroje terror ne popull, ishte nder ata qe kontriboje ne kthimin e shqiptareve nga te krishtere ne musliman. Me Reformat e Tanzimatit Shqiperia mori kolpon e fundit, por kjo eshte nje histori tjeter.
Me sjelljen qe Ali Pashe Tepelena beri dhe dhunen dhe represionin qe bente ne popull ai filloi t'i krijoje probleme perendorise turke, dhe filloi t'i prishe imazhin e saje ne popull. C'do gje qe ai bente e bente ne emer te perendorise dhe kjo shqetesoi Porten e Larte, dhe si rrjedhoje vendosen t'a ekzekutojne.
Nuk duhet harruar edhe nje gje, Voskopoja para djegjes nga turqit qe ka ndodhur diku nga viti 1750, ishte nje qytet shume i zhvilluar dhe i njohur ne Europe, ne ate koha Voskopoja mendoni, kishte Akademi. Turqit e pushtuan e djegen vrane te gjithe banoret e krishtere dhe pergjegjesine per kyte i pati edhe Ali Tepelena.
Me pak fjale ai nuk luftoi per Shqiperi por per Turqi, mjfton qe ta shikoni edhe ne fotografine me lart.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Flaka
Moderator
Moderator
Flaka


Numri i postimeve : 370
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...!
Reputacioni : 11
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Ali Pashe Tepelena Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Pashe Tepelena   Ali Pashe Tepelena Icon_minitimeSat Feb 28, 2009 1:47 pm

gerrard73 shkruajti:
Ali Pashe Tepelena nuk ka luftuar kurre per kombin shqiptare dhe nuk ka bere asgje qe te hyje ne historine e tije. Ai ishte vetem nje i etur per pushtet dhe nje tip piratit, ai vepronte ne zonen mes Janines dhe Korçes. Ajo qe bente me shume ishte grabitja e tregetareve qe kalonin nga Janina Voskopoja dhe Korça. Ai ka qene gjithmone ne sherbim te Turqise sa Turqia i dha nen komanda Vilajetin e Jugut, duhet mendojme se Shqiperia ishte e ndare ne 4 Vilajete. Kur ai u be Pasha i Vilajetit te Janines filloi te ushtroje terror ne popull, ishte nder ata qe kontriboje ne kthimin e shqiptareve nga te krishtere ne musliman. Me Reformat e Tanzimatit Shqiperia mori kolpon e fundit, por kjo eshte nje histori tjeter.
Me sjelljen qe Ali Pashe Tepelena beri dhe dhunen dhe represionin qe bente ne popull ai filloi t'i krijoje probleme perendorise turke, dhe filloi t'i prishe imazhin e saje ne popull. C'do gje qe ai bente e bente ne emer te perendorise dhe kjo shqetesoi Porten e Larte, dhe si rrjedhoje vendosen t'a ekzekutojne.Nuk duhet harruar edhe nje gje, Voskopoja para djegjes nga turqit qe ka ndodhur diku nga viti 1750, ishte nje qytet shume i zhvilluar dhe i njohur ne Europe, ne ate koha Voskopoja mendoni, kishte Akademi. Turqit e pushtuan e djegen vrane te gjithe banoret e krishtere dhe pergjegjesine per kyte i pati edhe Ali Tepelena. Me pak fjale ai nuk luftoi per Shqiperi por per Turqi, mjfton qe ta shikoni edhe ne fotografine me lart.

Gerard73, une ne disa pjese te postimit tuaj s'mund te pajtohem hic. E vertete eshte se ne fillim Ali Pasha ishte njefare pirati e placiktesi i karavaneve tregtare turke, por ky ama ishte fillimi i tij. Posa u pushtetizua si pashe, ai sipermorri nje varg aktesh qe synonin krijimin e nje pashallaku te centralizuar shqiptar. Zhdukja e cetave te cubave, krijimi i doganave, asgjesimi i ca placiktesve greke jane fakte qe tregojne se Aliu ishte nje burshtetas dhe jo nje plackites a pirat. Ai e ngriti pashallakun e tij ne nje lartesi te admirueshme duke e bere "shtetin' me te fuqishem qe kishte pare ndonjehere Ballkani Jugor. Ne mos u bindsh nga keto qe po ti them, atehere lirisht shfleto librat e kujtimet e bashkohesve te huaj te Ali Pashes. Te gjithe shkruajne me admirim per te. Viktor Hygoi thoshte:'Napoleoni dhe Ali qendrojne njeri tjetrit si luani me tigrin'. Napoleoni e cmonte shume Ali Pashen.
Natyrisht, se Ali Pasha kishte mangesi te thekshme, si lufta kunder vellezerve te gjakut ne Sul apo Berat, mirepo tek e fundit ai krijoi nje nukleus - shtet qe e sfidoi Perandorine Osmane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.kosova.albanianforum.net
gerrard73




Numri i postimeve : 5
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 22/02/2009

Ali Pashe Tepelena Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Pashe Tepelena   Ali Pashe Tepelena Icon_minitimeSat Feb 28, 2009 2:38 pm

Ali Tepelena mund te kete qene i zoti, por zotesine e tije nuk e perdori per Shqiperine por per Turqine, dhe ai nuk grabite tregtaret turq por ata shqiptare. Ali Tepelena nuk ka formuar asnje pashallek por turqit e kane vene ne krye te Vilajetit te Janines ashtu sic bene me Bushatlinjet e Shkodres qe i vendosen ne Vilajetin e Veriut, duke u marre token shqiptareve te krishtere qe nuk donin te ktheheshin ne musliman dhe duke jua dhene atyre. Si rrjedhoje Bushatlinjet ishin pronare te gjitha tokave te nen Shkodres. Pak a shume e njejta gje ishte me Ali Tepelenen, qe u mbeshtet nga turku per te luftuar kunder burrave te Sulit afer Vlores, dhe atyre te Beratit, me pak fjale ai luftoi kunder shqiptareve. Ne shqiptaret , per nje faktor apo per nje tjeter e kemi patur gjithmone zakon qe te shendrrojme ne heronje edhe ata qe kane qene thjeshte kriminel apo kusar, pak a shume kjo ndodh edhe ne ditet e sotme. Ali Tepelena nuk ka luftuar kurre kunder turkut, dhe ajo qe eshte me e rendesishme eshte se, ai nuk ka luftuar kurre per çlirimin e Shqiperise, keto jane faktet historike, pastaj nese ne duam te diskutojme me simpati personale per kyte apo ate personazh, per kyte apo ate faktor, koje eshte nje gje tjeter.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nardlushnja

nardlushnja


Numri i postimeve : 11
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 21/02/2009

Ali Pashe Tepelena Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Pashe Tepelena   Ali Pashe Tepelena Icon_minitimeSat Feb 28, 2009 9:42 pm

Ali Pashe Tepelena eshte nje figure historike qe nuk mund te harrohet.
Tema qendron se cfare figure eshte ai.Figure e erret apo figure e ndritur.
Dihen shume mire masakrat e tij,te cilat theksohen me se miri edhe ne shkrimin e mesiperm.
Historia shqiptare e ka njohur si nje pasha te vendosur nga porta e madhe .
Pra per mua ai ka qene nje sherbetor i turqve.Me vone me shkrimet historike te Sabri Godos na del si nje shqiptar qe qeverisi vilajetet e tij i pavarur nga turqia(ndoshta shkrimet e para me te sakta per ali pashe tepelenen)
Nje gje eshte e sigurte qe ai nuk luftoj per shqiperi por luftoj per pasurine .

Historia greke e nje si nje plackites dhe kriminel.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Ali Pashe Tepelena Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Pashe Tepelena   Ali Pashe Tepelena Icon_minitimeMon Mar 09, 2009 2:58 pm

Po te mos ishte Ali Pashe Tepelena pjesa e Janines do te shkatrrohet e tera sot ne nuk kishim per te degjuatr per egzistencen e trojeve shqiptare. Prandaj nuk eshte e nevojshme te poshterohet nje figure e ndritur shqiptare..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
Sponsored content





Ali Pashe Tepelena Empty
MesazhTitulli: Re: Ali Pashe Tepelena   Ali Pashe Tepelena Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ali Pashe Tepelena
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qytetet Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Histori-
Kërce tek: