| Sot ishte një protestë në lagjen e Boshnjakëve në Veri të Mitrovicës | |
|
|
Autori | Mesazh |
---|
shqipetari Moderator
Numri i postimeve : 376 Mosha : 35 Vendi : Shqiperi Natyrale Reputacioni : 56 Data e regjistrimit : 25/02/2009
| Titulli: Sot ishte një protestë në lagjen e Boshnjakëve në Veri të Mitrovicës Wed Mar 04, 2009 8:51 pm | |
| Si pasoj e provokimeve te vazhdueshme te serbeve ne veri te Kosoves banoret e Lagjes se Boshnjakve (Lagja LUMBARDH) sot duke filluar pikrisht ne oren 14:20 protestuan dhe kerkuan arrestimin e kriminelve serb ne veri te Kosoves ku edhe bllokuan rrugen per te gjithe duke perfshir KFOR-in EULEX-in SHPK-ne si dhe qytetaret. Mbrem nga kriminelet serb u dogjen kurorat e vendosura tek pllaka e deshmorit te kombit Avni Hajredinajt ne lagjen e Boshnjakve . Banoret paralajmruan se edhe neser duke filluar ne oren 14:00 do te ket protesta per zbatimin e ligjit , ku ne kete protest i ftojne te gjithe ata qe e ndiejne veten shqiptar sepse djegja e kurorave ne gurthemelin e Avniut eshte shkelje dhe loj me ndjenjat tona kombetare . | |
|
| |
Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Re: Sot ishte një protestë në lagjen e Boshnjakëve në Veri të Mitrovicës Wed Mar 04, 2009 9:02 pm | |
| Beteja le te vazhdoje...!! Perkrahim gjithmone vellezerit dhe motrat tona kudo qe ndodhen. Por pasi qe nuk kam mundesije qe tu dal ne ndihmene proteste e organizuar,se paku moralisht do jem gjithmone ne anen tuaj. Pra neser ne ora 14:00 t'i mbeshtetim vellezerit tane shqipetar ne Veri te Mitrovices. | |
|
| |
shqipetari Moderator
Numri i postimeve : 376 Mosha : 35 Vendi : Shqiperi Natyrale Reputacioni : 56 Data e regjistrimit : 25/02/2009
| Titulli: Re: Sot ishte një protestë në lagjen e Boshnjakëve në Veri të Mitrovicës Wed Mar 04, 2009 9:06 pm | |
| Mundohumi qe ti lajmroni sa me teper per shkak se duhet te jen sa me shum ne protesta ju pershendes | |
|
| |
shqipetari Moderator
Numri i postimeve : 376 Mosha : 35 Vendi : Shqiperi Natyrale Reputacioni : 56 Data e regjistrimit : 25/02/2009
| Titulli: Re: Sot ishte një protestë në lagjen e Boshnjakëve në Veri të Mitrovicës Wed Mar 04, 2009 9:07 pm | |
| ne te gjitha forumet mundohuni qe ti informoni | |
|
| |
nardlushnja
Numri i postimeve : 11 Reputacioni : 0 Data e regjistrimit : 21/02/2009
| Titulli: Re: Sot ishte një protestë në lagjen e Boshnjakëve në Veri të Mitrovicës Wed Mar 04, 2009 9:09 pm | |
| A egziston policia ne veri te kosoves??? A ka forca shqiptare??? Sinqerisht pyes sepse nuk e di. A ka forca te huaja per ruajtjen e qetesise??? Si u lejohet ketyre krimineleve te shijne?Atyre u do shtypur koka | |
|
| |
Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Re: Sot ishte një protestë në lagjen e Boshnjakëve në Veri të Mitrovicës Wed Mar 04, 2009 9:16 pm | |
| - nardlushnja shkruajti:
- A egziston policia ne veri te kosoves???
A ka forca shqiptare??? Sinqerisht pyes sepse nuk e di. A ka forca te huaja per ruajtjen e qetesise??? Si u lejohet ketyre krimineleve te shijne?Atyre u do shtypur koka Te jap une nje spjegim te shkurte tani 1.Policia nderkombetare pra EULEX dhe KFOR-i jane,por jo per t'i mbrojutur qytetaret apo per te ruajtur qetesin por per te bere sefa. 2.Me sa dij une forca shqipetare nuk ka,por edhe nese ka mund te jene shume te pakta(as per vetembrojtje) 3.Thash edhe me larte se edhe KFOR-i eshte,dhe cdo dite na merzitin me ato slloganet e tyre te kota''Paqe dhe vendosmeri'' ose te ngjajshme me kete,por jo qe nuk ruajne qetesin por edhe mbrojne serbet ne kauzen e tyre. 4.Koka do i shtypet nga populli tani edhe ndonji dite,sepse tani gjysma e me shume jane vetedijesuar. Por koka nuk do i shtypet nga nderkombetaret dhe Qeveria jone ''e dashur'' sepse ato jane dora e zgjatur e Serbise. Shpresoje te me keshe kuptuar Me t'mira Meteor
Edituar për herë të fundit nga Meteor në Thu Mar 05, 2009 6:40 pm, edituar 1 herë gjithsej | |
|
| |
nardlushnja
Numri i postimeve : 11 Reputacioni : 0 Data e regjistrimit : 21/02/2009
| Titulli: Re: Sot ishte një protestë në lagjen e Boshnjakëve në Veri të Mitrovicës Wed Mar 04, 2009 9:38 pm | |
| | |
|
| |
Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Re: Sot ishte një protestë në lagjen e Boshnjakëve në Veri të Mitrovicës Wed Mar 04, 2009 10:37 pm | |
| - nardlushnja shkruajti:
- Faleminderit Meteor.
S'ka gje vella,mund te pyetesh sa here te duash per dicka qe te intereson. | |
|
| |
shqipetari Moderator
Numri i postimeve : 376 Mosha : 35 Vendi : Shqiperi Natyrale Reputacioni : 56 Data e regjistrimit : 25/02/2009
| Titulli: Re: Sot ishte një protestë në lagjen e Boshnjakëve në Veri të Mitrovicës Thu Mar 05, 2009 1:28 pm | |
| Rruga: Vendi i vetëm ku shqiptarët po mund t'i mbrojnë interesat e tyre 04 Mars 2009 Komunikatë për media e lëshuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! në mbështetje të protestave të banorëve të Lagjes së Boshnjakëve, kundër tentimit për djegien e lapidarit të dëshmorit Avni Haradinaj, nga ana e strukturave paralele të Serbisë.
Në vazhdimësinë e përpjekjeve të strukturave paralele serbe për dëbimin e heshtur të të gjithë shqiptarëve të mbetur në veriun e Kosovës, më 4 mars 2009 (të mërkurën) në orën 2 të mesnatës, strukturat paralele serbe i dogjën kurorat e vendosura rreth lapidarit të dëshmorit të kombit Avni Haradinaj. Lapidari i cili është i vendosur në Lagjen e Boshnjakëve aty ku ra Avniu në përpjekje për t’i ndalur forcat serbe gjatë dëbimeve masive të shqiptarëve në vitin 2000, kishte qenë cak i sulmeve të këtyre strukturave disa herë.
Në orën 14:00 të po kësaj dite, qytetarët e Lagjes së Boshnjakëve, si shumëherë më parë, u organizuan dhe dolën për të protestuar kundër këtij akti dhe kundër këtyre strukturave paralele që po ua bëjnë jetën të padurueshme atje. Rreth 60 protestues, të mbështetur edhe nga dhjetëra studentë, e bllokuan udhëkryqin kryesor në rrugën “Tirana”. Ata gjithashtu paralajmëruan protestën e radhës që do të mbahet nesër (e enjte, 5 mars) në orën 14:00. Të bindur që EULEX-i në Kosovë nuk e ka për qëllim shtrirjen e sovranitetit të Kosovës, por është thjeshtë vazhdimësi e UNMIK-ut dhe politikave të tij toleruese ndaj strukturave paralele të Serbisë, qytetarët nuk i lejuan makinat e EULEX-it që të kalonin andej.
Prej ardhjes së misionit të ICO/EULEX-it në Kosovë, çdo ditë e më tepër ky mision i ka shfaqur politikat e tij konsekuente me ato të UNMIK-ut. Ky mision, vazhdon t’i forcojë dhe legalizojë strukturat paralele serbe nëpërmjet tolerimit, negocimit me to si dhe nëpërmjet decentralizimit. EULEX-i, sikurse edhe UNMIK-u, as që përpiqen t’i parandalojnë sulmet e tilla ndaj shqiptarëve, e lëre më që t’i hetojnë e ndëshkojnë kryesit e këtyre sulmeve. Thjeshtë EULEX-i këtu po punon drejt vetëm një plani-atij 6 pikësh-i cili e thellon ndarjen e brendshme të Kosovës, si dhe i homogjenizon enklavat serbe.
Fatkeqësisht, mosveprimi i pakuptimtë i institucioneve të Kosovës po ia lehtëson tej mase veprimin EULEX-it dhe strukturave paralele. Kjo qeveri qe veten e quan si përfaqësuese të popullit të Kosovës, po rri duarkryq kundrejt tendencave të hapura për fshirjen e kujtesës së shqiptarëve (në rastin e fundit duke tentuar shkatërrimin e lapidarit të dëshmorit Avni Haradinaj, e në raste të tjera nëpërmjet mënyrave të ndryshme). Për më tepër se kaq në Kosovë kanë filluar të zbatohen dy lloje qasjesh së pushtetit ndaj qytetarëve. Në veri mund të arrestohen grupacionet kriminale shqiptare ndërsa ato serbe lihen të lira për t’i djegur pronat e qytetarëve shqiptarë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdon t’i mbështesë të gjithë ata qytetarë që demonstrojnë për drejtat e tyre; që dalin në rrugë për ta rikthyer dinjitetin; që bllokojnë rrugë kundër këtij sistemi antidemokratik si dhe për sovranitet të plotë. Në vendin tonë çdo ditë e më tepër po dëshmohet që institucionet tona nuk po na i mbrojnë interesat. Prandaj, e vetmja rrugë e mbetur për ne, është rruga!
Lëvizja VETËVENDOSJE! | |
|
| |
shqipetari Moderator
Numri i postimeve : 376 Mosha : 35 Vendi : Shqiperi Natyrale Reputacioni : 56 Data e regjistrimit : 25/02/2009
| Titulli: Re: Sot ishte një protestë në lagjen e Boshnjakëve në Veri të Mitrovicës Fri Mar 06, 2009 12:32 am | |
| Anulohet protesta e paralajmruar per sot | |
|
| |
nardlushnja
Numri i postimeve : 11 Reputacioni : 0 Data e regjistrimit : 21/02/2009
| Titulli: Re: Sot ishte një protestë në lagjen e Boshnjakëve në Veri të Mitrovicës Fri Mar 06, 2009 10:16 pm | |
| - shqipetari shkruajti:
- Anulohet protesta e paralajmruar per sot
Psee???????? | |
|
| |
ILLYRIAN Admin
Numri i postimeve : 2043 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Reputacioni : 35 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: Sot ishte një protestë në lagjen e Boshnjakëve në Veri të Mitrovicës Mon Mar 09, 2009 3:02 pm | |
| Sido qofte ne gjithmone do ti perkrahim vellezerit tone ne Mitrovice, jemi me ta ne cdo aspekt.. Vetem perpara se te jemi te bashkuar mund ta mundim armikun . | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Sot ishte një protestë në lagjen e Boshnjakëve në Veri të Mitrovicës | |
| |
|
| |
| Sot ishte një protestë në lagjen e Boshnjakëve në Veri të Mitrovicës | |
|