ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bisedë me analistin Koço Danaj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Bisedë me analistin Koço Danaj   Mon May 11, 2009 7:22 pm

Intervist me analistin Koço Danaj per gazeten ditore Kosova Sot
Shihemi në Shqipërinë Natyrale



“Thelbi i platformës “Shqipëria Natyrale” është bashkimi i shqiptarëve. Platforma bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, që bashkimin e shqiptarëve e konsideron si një aspiratë të ligjshme dhe shekullore. Në platformë argumentohet nevoja e një konference ‘Londër-2’ për të riparuar gabimet e Londrës, gabime që i pranojnë vetë fuqitë e mëdha botërore”, ka thënë në një intervistë për “Kosova Sot” analisti Koço Danaj .



Koço Danaj: U hartua Platforma e Shqipërisë Natyrale




Kosova nuk është punë lobimesh, por punë kombesh



“Kosova Sot”: Si e shihni Kosovën pas më shumë se një viti të shpalljes së pavarësisë, ku mendoni se ka pasur më tepër progres e ku më shumë ngecje?

Danaj: Kosovën e shikoj si shtetin e dytë shqiptar në rajon. E shikoj si një realizim gjigant të atyre që janë vrarë, por nuk ishin tretur për shkak të ëndrrës së pambaruar dhe të atyre që luftuan dhe janë gjallë, që janë ndarë në parti politike. Kosova e pavarur, është një mrekulli. E pambaruar, por gjithsesi çdo mrekulli është e pambaruar. Po, ka ngecje. Atje ku ka luftë për pushtet ka edhe ngecje. Pikërisht në këtë mosharmonizim shikoj ngecjet më të mëdha në Kosovë. Nganjëherë etja për pasuri është më e madhe se përgjegjësia për shtetin që duhet ta ndërtosh, për qytetarët të cilëve duhet t’u shërbesh.



”Kosova Sot”: Procesi i njohjes së Kosovës është duke ecur ngadalë. A do të thotë kjo se diplomacia kosovare nuk është në nivelin e duhur për të lobuar, apo ta quajmë faji qëndron diku tjetër. Çfarë duhet bërë në këtë drejtim?

Danaj: Kosova nuk është punë lobimesh, por punë kombesh.



“Kroi i Vitakut”, më i rëndësishëm se GJND-ja



“Kosova Sot”: Sa mund të ndikojë në zhvillimet e ardhshme për Kosovën nëse Gjykata e Drejtësisë në Hagë sjell një vendim në favor të Serbisë?

Danaj: GJND-ja nuk mund të ndikojë dhe nuk do të ndikojë fare. GJND-ja është një pretekst, nuk është një realitet. Me GJND merret politika serbe dhe shtyn ditët, merret edhe politika shqiptare që duhet t’i kursejë ditët për të ndërtuar shtetin. Ka gjëra më të rëndësishme se një gjyq fasade. “Kroi i Vitakut” është më i rëndësishëm se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.



“Kosova Sot”: Problemi i veriut vazhdon të jetë pika më e nxehtë në Kosovë, duke ditur se atje institucionet e Kosovës nuk kanë qasje. Kur do të zgjidhet ky problem, sipas jush, dhe kur?

Danaj: Veriu dëshmon edhe njëherë se më i rëndësishëm se njohja nga, p.sh., Mongolia, është “Kroi i Vitakut”!



Prej zjarrfikësit në paqebërës



“Kosova Sot”: Shqipëria në samitin e fundit është anëtarësuar edhe zyrtarisht në NATO. Sa do të ndikojë kjo për Kosovën?

Danaj: Pranimi në NATO do të ndikojë për të gjithë kombin shqiptar, do të ndikojë që ky komb, të mos shikohet akoma si delja e zezë e Ballkanit, por të marrë vendin e merituar në këtë mjedis politik dhe gjeopolitik. Me pranimin në NATO, kombi shqiptar do të shndërrohet nga zjarrfikës i rajonit në paqebërës i tij. Kjo është fitorja më e madhe.



”Kosova Sot”: Për pranimin në NATO të vendeve të tjera nevojitet vota e të gjitha vendeve të saja anëtare. A duhet ta kushtëzojë Shqipëria pranimin e Serbisë në një të ardhme në NATO me njohjen e Kosovës?

Danaj: Pranimi i Shqipërisë në NATO, do të ndikojë më shumë në mbledhjen e copave të kombit shqiptar i cili ka qenë i pjesëtuar për pesë para afër një shekulli. Më shumë se kushtëzimin Serbisë, Tirana, Prishtine dhe Tetova duhet të punojnë të bashkohen mes vete.



Shqiptarët dhe kombi



“Kosova Sot”: Si i shikoni përpjekjet për kombin e ri kosovar?

Danaj: Është një pyetje që kërkon një përgjigje serioze. Kosovë dhe kosovar, toskë dhe Toskëri, lab dhe Labëri, Pollog dhe tetovar, çam dhe Çamëri janë thjesht emërtime gjeografike, ndërsa Shqipëri dhe shqiptar janë vetëm emërtime etnike. A mund të më gjeni ndonjë komb tjetër që ta bëjë një gjë të tillë. Nuk ka, ndërsa te shqiptarët gjen me shumicë. E kaluara jonë na ka dhënë shembuj tragjik sa herë kemi dashur të shpikim kombe të reja nga trungu i kombit shqiptar.



”Kosova Sot”: Cili është thelbi i platformës „Shqipëria Natyrale“?

Danaj: Thelbi i saj është bashkimi i shqiptarëve. Platforma do të jetë 250 faqe. Ajo do të përkthehet në serbisht, greqisht, maqedonisht dhe anglisht. Do të botohet në mbi 50 mijë kopje dhe do të shpërndahet falas ose maksimumi do të shitet 1 euro. Platforma bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që bashkimin e shqiptarëve e konsideron si një aspiratë të ligjshme dhe shekullore. Platforma bazohet në Kuvendin e Vlorës, i cili shpalli pavarësinë e Shqipërisë natyrale dhe jo të Shqipërisë që është sot. Platforma e “Shqipërisë Natyrale” bazohet në faktin se në mjediset dhe qeverisjet demokratike, nuk ka tema tabu të cilat kanë të bëjnë me thelbin e kombeve. Platforma analizon dhe merr parasysh, ndryshimet në gjeopolitikën rajonale, ndryshime që shkojnë në favor të kombit shqiptar, rirregullimet e thyerjeve të së kaluarës konfliktuale dhe riparimet e tyre. Platforma argumenton tezën se Shqipëria Natyrale është një nocion progresist dhe duke qenë e tillë, progresist do ta ketë edhe realitetin e saj të nesërm. Në platformë argumentohet nevoja e një konference “Londër-2” për të riparuar gabimet e Londrës, gabime që i pranojnë vetë fuqitë e mëdha botërore. Shikoni realitetin: për një komb pesë marrëveshje ndërkombëtare, Marrëveshja e Londrës, marrëveshja e Rambujesë, marrëveshja e Konçulit, marrëveshja e Kumanovës, marrëveshja e Ohrit. Shqipëri natyrale do të thotë, mirëqenie, dinjitet, qetësi dhe stabilitet në rajon. Ato ne ua kemi borxh fëmijëve, nipërve dhe mbesave tona.



Intervistoi: R. Bala

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
Albanian Warrior
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 121
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 8
Data e regjistrimit : 19/03/2009

MesazhTitulli: Re: Bisedë me analistin Koço Danaj   Tue May 12, 2009 1:29 am

Koço Danaj pa dyshim eshte nje nder idealistet per Shqiperine Natyrale dhe ai fort mire e koncepton thelbin e Shqiperise Natyrale si nje shtet me perspektive ne rajon e si nje shtet me te gjitha te mirat pra siq i ka hije nje shteti te forte si ekonomisht ashtu edhe politikisht.
Dhe se ne 1913 na u morrren pa drejtesisht tokat tona ato toka pa hezituar duhet te ne rikthehen sa me shpejt te jete e mundur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
shqipetari
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 376
Mosha : 27
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

MesazhTitulli: Re: Bisedë me analistin Koço Danaj   Tue May 12, 2009 8:06 pm

Koco Danaj eshte njeri nder idealistet qe mundohet me se shumti per krijimin e Shqiperis Natyrale , platforma e tij per Shqiperin Natyrale eshte njera nder me te qelluarat qe mund te hartohet deri me sot .
respekt per Koco Danaj

_________________
"Ne vend te kolltukut me turpne Stamboll, preferova kryengritje
me nder ne malet e Kosoves" Hasan Prishtina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.vetevendosje.org
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Bisedë me analistin Koço Danaj   Today at 12:50 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bisedë me analistin Koço Danaj
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Politikë-
Kërce tek: