Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Artana kundër decentralizimit

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Artana kundër decentralizimit Empty
MesazhTitulli: Artana kundër decentralizimit   Artana kundër decentralizimit Icon_minitimeTue Jun 02, 2009 6:23 pm

Artana kundër decentralizimit

Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me 1 qershor 2009, u mbajt një konferencë për shtyp ku u paraqitën rezultatet e peticionit kundër decentralizimit të organizuar në komunën e Artanës. Para medieve të shumta u paraqitën Hysen Durmishi, Avdulla Gashi dhe Fidan Vllasaliu. Në vijim janë dhënë fjalët me të cilët ata iu drejtuan gazetarëve.

Hysen Durmishi: Institucionet e Kosovës në vend që të angazhohen që të ushtrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, ata po e bëjnë të kundërtën e saj. Po tentojnë që ta realizojnë decentralizimin që e ndan dhe e copton Kosovën përbrenda. Në mungesë të sovranitetit kemi pushtet ndërkombëtar me fuqi egzekutive ndërsa në mungesë të integritetit territorial do të kemi decentralizim në baza etnike.

Na thanë se decentralizimi është çmim për pavarësinë. Përderisa Serbia nuk e njeh Kosovën ta zbatosh decentralizimin do të thot të punosh për interesa të Serbinë e jo për Kosovën.
Nëse decentralizimi realizohet në Anamoravë, atëherë Prishtina dhe Ferizaji do të mbushen me refugjatë shqiptarë nga komunat e Artanës, Dardanës, Gjilanit e Vitisë.
Së bashku me mua këtu janë edhe qytetarët e komunës së Artanës të cilët së bashku edhe me aktivistë të VETËVENDOSJE!-s kanë mbledhur nënshkrime për ta kundërshtuar decentralizimin. Në komunën e Artanës janë mbledhur gjithësejt 882 nënshkrime ose 76.56% të qytetarëve me të drejt vote. Peticionin e kanë nënshkruar pothuajse të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në komunën e Artanës por këtë përqindje e zvoglon numri i qytetarëve që ndodhen jashtë vendit si dhe ata që e kanë ndërruar vendbanimin në ndërkohë. Peticionin e kanë nënshkruar edhe 8 organizata të shoqërisë civile të komunës së Artanës. Ato janë: ‘Youth Voice – Zëri i rinisë’, ‘OVL-UÇK’ Artanë, ‘Rrjeti Rinor i Novobërdës’, Shoqata për Agrikulturë ‘Qyteti i vjetër’, Shoqata e grave ‘Iliria’, Shoqata e gjuetarëve ‘Kalaja’, ‘Kryqi i Kuq’ Artanë dhe ‘Agro Eko’.

Peticioni i nënshkruar nga qytetarët e Artanës si dhe peticioni i nënshkruar nga përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile të Artanës do tu dërgohet institucioneve qëndrore të Kosovës, kuvendit komunal të Artanës. Do t’iu dërgohet edhe institucioneve ndërkombëtare përfshirë këtu edhe State Departamentin Amerikan, Këshillin e Evropës, Parlamentin Evropian etj.

Avdulla Gashi nga Llabjani: Ne qytetarët e komunës së Artanës – ish Novobërdës në bashkëpunim me Lëvizjen VETËVENDOSJE! kemi organizuar këtë peticion për të kundërshtuar decentralizimin.
S’duam decentralizim që paraqet enklavizim ku pasojat i bartin qytetarët e komunës së Artanës – ish Novobërdës. Me implementimin e këtij projekti famëkeq që ia merrë pushtetin shqiptarëve e ia dhuron Serbisë përmes strukturave paralele të saj. Ky është një fakt për diskriminimin që ju bëhet shqiptarëve duke ua mohuar të drejtën e referendumit për të vendosur për fatin e tyre.
Metoda dhe forma e decentralizimit shqiptarët i bënë pakicë në komunën e Artanës – ish Novobërdës, dhe nuk do të ketë efikasitet ndaj shërbimeve civile për qytetarët.
Fidan Vllasaliu nga Artana: Ne banorët e komunës së Artanës ish Novobërdës nuk do të pranojnë decentralizimin. Ky process nga banorët e komunës së Artanës ish Novobërdës, konsiderohet politik i cili jo që nuk është në favor të qytetarëve, por në dukjen e tij praktike sjell probleme të fushave të ndryshme. Pra duke u bazuar në atë se çfarë na sjell ky decentralizim kemi dalë me kundërshtimin tonë, fillimisht duke shprehur pakënaqësinë tonë në formë peticioni. Përfundimisht ne banorët e Artanës ish Novobërdës nuk do pranojnë asnjëherë decentralizimin e Artanës i cili i bënë shqiptarët pakicë duke e favorizuar pa të drejtë komunitetin serbë.




Artana kundër decentralizimit Artana1
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Artana kundër decentralizimit Empty
MesazhTitulli: Re: Artana kundër decentralizimit   Artana kundër decentralizimit Icon_minitimeTue Jun 02, 2009 7:14 pm

Decentralizimi na qon drejt ndarjes se Kosoves e ndarja e sjell LUFTEN prandaj te bashkohemi dhe ti themi STOP te gjitha proceseve te demshme per popullin Shqiptar ne Kosove dhe te gjitha trojet tjera te Shqiperis Natyrale
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 37
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Artana kundër decentralizimit Empty
MesazhTitulli: Re: Artana kundër decentralizimit   Artana kundër decentralizimit Icon_minitimeTue Jun 02, 2009 9:45 pm

Po pra me ane te decentralizimi synohet edhe krijimi i nje mini shteti serb mbrenda Kosoves.
Ajo qe duhet bere eshte se duhet kundershuar fuqishem zbatimi i decentralizimit dhe duhet bere ndonje organizim i shpejte e profesional per shuarjen e enklavave serbe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ThePatriot

ThePatriot


Numri i postimeve : 21
Reputacioni : 2
Data e regjistrimit : 15/05/2009

Artana kundër decentralizimit Empty
MesazhTitulli: Re: Artana kundër decentralizimit   Artana kundër decentralizimit Icon_minitimeThu Jun 04, 2009 2:29 am

Decentralizimi si proces eshte shume i mir por nese behet ne menyr te duhur e jo ne Baza etnike.
Me ane te formes se Decentralizimit te pushtetit lokal te cilen duan ta inplementojn ne Kosove,Kosova per mendimin tem do t'ket ndarje territoriale ne baza etnike kshtu qe ktu synohet krijimi i nje mini republike mbrenda Kosoves apo zgjerimi i territorit te cilin tani ma e kontrollojn ne pjesen veriore te Kosoves.
Anamorava do ti kete te njejtat probleme si veriu i Kosoves nese ne lejojm inplementimin e ktij plani katastrofik-anti shqiptar,pra i madh e i vogel te ngrihemi kunder Decentralizimit . O tani kunder Decentralizimit o ma von ne Luft kunder ndarjes territoriale te Kosoves,prandaj sa ma heret ta kundershtojm decentralizimin aq ma heret mund ta ndalim ndonje gjakederdhje eventuale.

Posht Decentralizimi n'baza etnike,posht pakoja ahtisariane .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Artana kundër decentralizimit Empty
MesazhTitulli: Re: Artana kundër decentralizimit   Artana kundër decentralizimit Icon_minitimeThu Jun 04, 2009 2:34 pm

Artana kundër decentralizimit Hartae11
Ja dhe decentralizimi qfar na sjell na sjell shtetin serb ne Kosove mu sikur ne Bosnje...
Sigurisht po te rrime si tani keto komuna kane per tu zmadhuar dyfish me shume.
Po ne duhet ta ngrijme zerin kunder kesaj padrejtesie.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Artana kundër decentralizimit Empty
MesazhTitulli: Re: Artana kundër decentralizimit   Artana kundër decentralizimit Icon_minitimeThu Jun 04, 2009 2:38 pm

pajtohem me mendimin e The Patriot-it se decentralizimi ne kosove po na qon drejt nje ndarje apo humbje te teritorit shqiptar dhe ndarjen nuk do ta pranoj askush prandaj si pasoj e kesaj ndarje do te ket edhe lufte qe ne nuke deshirojme luften por ajo po imponohet me decentralizim e shum procese tjera .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
HasanPrishtina




Numri i postimeve : 22
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 26/05/2009

Artana kundër decentralizimit Empty
MesazhTitulli: Re: Artana kundër decentralizimit   Artana kundër decentralizimit Icon_minitimeThu Jun 04, 2009 2:41 pm

te gjith duhet te jemi te bashkuar qe ta luftojme decentralizimin si ne Anamorav ashtu edhe ne veri te kosoves dhe ne te gjitha pjeset e Shqiperis Natyrale , vetem te bashkuar mund te ja dalim nuk ka forc me te madhe se bashkimi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Artana kundër decentralizimit Empty
MesazhTitulli: Re: Artana kundër decentralizimit   Artana kundër decentralizimit Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Artana kundër decentralizimit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kundër decentralizimit në fshatin Llabjan të Artanës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Politikë-
Kërce tek: