ForumPortali*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shprengulja masive e shqiptareve ne Turqi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Shprengulja masive e shqiptareve ne Turqi   Fri Jun 05, 2009 1:51 pm

Programi i politikës së jashtme të Serbisë për pushtimin dhe kolonizimin e viseve shqiptare u përpunua në “Naçertanie” (1844) të Ilia Garashaninit - politikan dhe më vonë kryeministër i Qeverisë së Mbretërisë së Serbisë. Përmbajtja e “Naçertanies” mbështetet në krijimin e të ashtuquajturës Serbi Jugore me të cilën nënkuptohej Kosova e Maqedonia me tokat shqiptare të saj, por edhe Shqipëria Veriore, për të krijuar kështu të ashtuqujturën “Perandori të car Dushanit”. “Naçertania” rrezatoi në shtetin serb, në organet dhe në institucionet e tij, sikurse edhe në aktivitetet e pushtetarëve të tij prej vitit të përpilimit të saj e deri në ditët tona. Në objektivat e “Naçertanies” kanë gjetur mbështetje sidomos politika e gjenocidit të pushtetit serb ndaj shqiptarëve. Format kryesore të politikës gjenocidale të pushtetit serb ishin dhe ngelën dëbimi dhe deportimi i shqiptarëve nga trojet e veta dhe kolonizimi i këtyre trojeve me popullsi sllave.
Rrjedha e historisë së Kosovës shqiptare, ndryshoi me përmasa të tjera, pas Kongresit të Berlinit më 1878 me shkëputjen e Sanxhakut të Nishit nga trugu i Vilajetit të Kosovës. Nga ai Vilajet gjatë dimrit të vitit 1877/78 u bë spastrimi etnik i shqiptarëve me masat më radikale gjatë marshimit të ushtrive serbe në këtë Sanxhak. U bë pastrimi i më se 700 vendbanimeve shqiptare dhe të përzira me popullatë tjera serbe, çerkeze etj. me më se 200.000 të dëbuar dhe vendosja e tyre kryesisht në trevat e sotme të Kosovës por edhe shpërngulja e tyre në masë të madhe në trevat e sotme të Turqisë. Po ashtu gjatë viteve 1877/78 ushtria serbe kishte dëbuar nga shtëpitë e veta stërgjyshore 350.000 shqiptarë të Saxhakut të Nishit, Pirotit, Jeni Pazarit, Plavës, Gucisë, Hotit e Grudës si dhe nga një pjesë e Kosovës Veriore deri te periferia e Prishtinës.
Ushtarakët serbë për të realizuar qëllimin e dëbimit dhe të kolonizimit kishin përdorur mjetet më brutale të likuidimit fizik të shqiptarëve, duke mos i kursyer as fëmijët, gratë e pleqtë. Mbi 35.000 shqiptarë të moshave të ndryshme gjetën vdekjen nga zjarri i armëve, i bajonetave, nga djegiet për së gjalli, nga ngrirjet në dëborë e akulli. Pati edhe shumë nëna të ngrira me foshnje në gji. Pastaj ata plaçkitën, dogjën e shkatërruan shumë fshatra shqiptare. Djegiet e shkatërrimet e shtëpive të shqiptarëve qenë të pallogaritshme, gati të gjitha fshatrat shqiptare u bënë shkrum e hi në kulm të dimrit të ashpër. Vetëm në njërën nga lagjet e qytetit të Nishit qenë bërë shkrum e hi 300 shtëpi shqiptare. Grabitjet e pasurive ishin masive, duke nisur që nga stolitë dhe deri te mobiljet, shtrojë-mbulojë, veshjet, paratë, drithërat, bulmetrat, bagëtitë etj.
Dëbimi i shqiptarëve me dhunë nga Sanxhaku i Nishit u bë gjatë dimrit të vitit 1878/78, në kushte shumë të vështira. Popullata e dëbuar gjatë rrugës kishte pësuar mjaft. Shumë fëmijë, pleq e të tjerë kishin vdekur nëpër dëborën e madhe, ndërsa bagëtia kishte ngordhur. Këtë e dëshmojnë shumë dokumente të kohës. Shfarosja e shqiptarëve bëhej në mënyrat dhe me metodat më mizore dhe më barbare, për çka dëshmojnë edhe vetë serbët. “Disa familje shqiptare iknin dhe tërhiqeshin në luginën e lumit të Moravës Jugore, nëpër të ftohtit e madh, pranë rrugës, nëpër grykën e Gërdelicës deri te Vranja dhe Kumanova, shiheshin fëmijët të hedhur dhe të vdekur dhe pleq të ngrirë. Tërheqja ka qenë tragjike, kuajt dhe qetë tërhiqnin ngadalë qerret nëpër borë, sepse qerre kishte pak. Disa fëmijë të hedhur, të humbur apo gjysmë të vdekur nga lodhja dhe uria kanë qenë të enjtur dhe të fryrë si daullja, disa i linte shpirti atëherë kur tanët i ushqenin, ose pas ngrënies”. Mbreti serb Millan Obrenoviq, për të arritur këtë qëllim, ushtarëve të vet serbë u kishte shpërndarë proklamata, në të cilën thuhej: “... sa më pak shqiptarë që të mbetën në territoret e çliruara nga Turqia, aq më shumë do të kontriboni për shtetin. Sa më shumë shqiptarë të shpërngulur, aq më të mëdha meritat për atdhe.” Shkrimtari serb Jovan Haxhivasileviq, shpjegon qëllimet e qeverisë serbe për pushtimin e territoreve në jug. Ai shkruan se dëbimi i shqiptarëve u bë me qëllim “që Serbia të bëhej shtet i pastër nacional” dhe të krijohet mundësia “që aksioni serb në të ardhmen të drejtohej kah pjesët e Kosovës”... “Me ndjekjen e arnautëve, disa fshatra në ato anë mbetën plotësisht të shkreta. Disa fshatrave nuk u diheshin emrat, sepse nuk kishte kush t’i tregonte, prandaj ato fshatra të shkreta të Sanxhakut të Nishit - Prokuple, Leskofc, Vranje duhet të popullëzoheshin”. Popullata e dëbuar shqiptare nga Sanxhaku i Nishit, kryesisht u vendos në territorin e Kosovës së sotme, disa u vendosën në territorin e Maqedonisë, e shumë prej tyre të mjerë përfunduan jashtë Kosovës, tej Bosforit, në shkretirat e Anadollit e më gjerë.
Sipas statistikave turke okupatori serb në sanxhaqet e Nishit dhe të Pirotit do t’i përvetësoj për kolonët sllavë 48.000 shtëpi të shqiptarëve, 42.000 shtalla bagëtish, 18.000 hambarë drithërash, 48.000 maxhe buke. Nga çdo shtëpi serbët kishn rrëmbyer nga Nishi deri te Prishtina prej 20 e deri në 4000 dele, 3 deri 50 lopë, 40.000 kuaj, 50.000 qerre dhe mjete të tjera shtëpiake të shqiptarëve.
Disa fakte nga Dr Jusuf Osmani arsyet e shpernguljes se Shqiptareve

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin


Numri i postimeve : 2033
Mosha : 26
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

MesazhTitulli: Re: Shprengulja masive e shqiptareve ne Turqi   Fri Jun 05, 2009 1:51 pm

Vijon
Duke u mbështetur në Ligjin mbi kolonizimin e të huajve, nga 2 marsi 1865, pushteti serb të gjitha pronat e shqiptarëve do t’i kolonizojë me banorë serbë e malazezë, keryesisht nga viset e Malit të Zi dhe nga pjesë e paokupuar e Kosovës. Pushteti serb me 3 janar 1880 nxjerr Ligjin për viset e reja të kolonizuara. Me këtë ligj regjimi serb e përligji plaçkitjen e cila është bërë në popullatën shqiptare të Sanxhakut të Nishit. Pronat shqiptare pa kurrfarë kompenzimi u morrën nga pushteti serb. Në to u vendosën shumë familje nga viset e ndryshme të Serbisë dhe një numër vogël edhe nga treva e sotme e Kosovës. Më 1879 ishte themeluar komisioni për kolonizim. Secili sllav kishte të drejtë të shkruaj lutje për të marrë tokë të braktisur në të ashtuquajturin “Arnautllëk”. Lidhur me këtë Franc Kanic, thekson se 7500 persona në valën e parë janë lajmëruar për kolonizim në Toplicë deri të Molla e Kuqe afër Nishit. Kolonizimi i këtyre trevave shqiptare ishte bërë kryesisht nga malazeztë nga Mali i Zi dhe nga disa banorë serbë të ikur në këtë kohë nga Kosova. Sipas urdhëresës së qeverisë serbe nga Kosova në Sanxhakun e Nishit gjatë vitit 1979 janë vendosur rreth 5600 serb. Kolonizimi vazhdoi edhe në vitet e mëtutejshme. Në fushatën serbe për kolonizimin e Toplicës 1880-1899, pronat e shqiptarëve do t’i përfitojnë 5600 serbë nga Kosova dhe 9200 malazezë nga Mali i Zi.
Në valën e kryengritjeve të përgjithshme shqiptare (1908-1912), qeveria e Serbisë e ka shpallur Programin e ri serbomadh me titull: ”Direktiva për punë me shqiptarët” (Direktiva za rad sa Arnautima), duke dëshiruar që të shkatërrojë tërë një popull. Në atë program në mes tjerash dedikuar opinionit evropian me titull “Arnauti i velike sile”, të autorit Vlladan Gjorgjeviqit. Ai pamflet prej 188 faqesh, pushteti serb që të arrijë lejën për likudimin e shqiptarëve, të publikuar në disa gjuhë, që më atë të “dëshmon” se “shqiptarët nuk e kanë gjuhën, nuk i kanë librate veta (letërsinë), nuk e kanë historinë e vetë, me ate sipas orientimeve (programeve) serbomadhe nuk kanë të drejtë në jetë, nuk kanë të drejtë të ekzistojnë, nuk kanë të drejtë të formojnë kurrfarë shteti”. Jo vetëm kjo, ministri i punëve të jashtme të Mbretërisë së Serbisë qartatas do të kërkojë në Vjenë që shqiptarët “të likuidohen sikurse janë likuiduar popujtë e Amerikës Veriore”.
Sukseset e mëdha që dolën nga kryengritjet shqiptare në fillim të shek. XX i shqetësuan pa masë shtetet ballkanike Serbinë, Malin e Zi, Greqinë dhe Bullgarinë. Prandaj ata në mars-maj 1912 lidhën Aleancën Ballkanike me qëllim të pushtimit të trojeve shqiptare dhe qëllime të tjera. Nikolla Pashiqi kishte hartuar projektin në vitin 1912 –Çka don Serbia?.. “Serbia don që të zbatohen ato urdhëra nga Kongresi i Berlinit, të cilat po presin që të realizohen që 34 vjet. Serbia don të punojë në frymë e Evropës. Ajo don që të realizohet dëshira dhe qëllimi i Fuqive evropiane. Ajo don që edhe gjakun ta derdhë vetëm që të realizohet ëndëra e vëllezërve të saj. Ajo don që në rrezik dhe në harxhime e saj të realizohen vendimet e Fuqive evropiane..” Trupat serbe shfrytëzuan dobësimin e forcave osmane nga kryengritjet e shumta shqiptare, dhe duke lidhur aleancën me shtetet ballkanike, ato hynë në Kosovë.
Më vonë, përkitazi me këtë pushteti serbë përherë përgatitej për pushtim të Kosovës dhe të trevave të tjera shqiptare. Në vitin 1911 e kishte urdhëruar konsullatën e vet në Prishtinë dhe doganat në Rashkë dhe në Javor që të bënin regjistrimin e popullatës serbe, aty këtu edhe të ndonjë vendbanimi shqiptar. Në regjistrimin e popullsisë në terren ishin angazhuar mësuesit dhe priftërinjt. Aksioni i regjistrimit ishte kryer në 230 fshatra. Përveç tjerash, këto shënime për numrin e banorëve serbë dhe të tjerë, shërbente në shfrytëzimin e tyre në luftën e ardhshme.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.shqiperianatyrale.tk
 
Shprengulja masive e shqiptareve ne Turqi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Shqiptaret-
Kërce tek: