|
|
| FSHEHTËSITË E LUFTËS DHE TRADHTISË NË KOSOVË | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: FSHEHTËSITË E LUFTËS DHE TRADHTISË NË KOSOVË Sat Apr 04, 2009 12:15 pm | |
| Duke shpjeguar disa raste të rezistencës që kishte bërë familja Jasharaj ndaj forcave policore serbe, Hamzë Jashari 33 ditë më parë bënte me dije opinionin edhe për dyshimet që kishte ndaj udhëheqjes shqiptare, e cila jo vetëm që nuk kishte ndonjë koncept të qartë veprimi për t’i dalë në mbrojtje popullit të rrezikuar nga makineria militare e paramilitare okupuese serbe, por ajo udhëheqje nuk ishte në popull që të dinte më për së afërmi se me çfarë rreziqesh ballafaqohej populli
NIKË GJELOSHI Bashkë me ca i s h - bashkëpunëtorët ushtarakë, po bënim përpjekje për t’i dalë në ndihmë popullatës shqiptare dhe çështjes së Kosovës në përgjithësi. Më 6 mars (1998) bëmë takime e biseda që të ndërmerrej diçka në këto dy çështje të theksuara. Arsyeja: që nga krijimi i gjendjes së shtetrrethimit në lokalitetet e Drenicës nuk ishte arritur rezultat në kuptim të riaktivizimit të strukturës së mbrojtjes. Ushtarakët shqiptarë që nga tërheqja ime definitive nga postet në qeverinë e ekzilit, përveç që ishin përçarë mes veti për shkak të koncepteve politike të faktorëve politikë tek të cilët qenë vënë në shërbim varësisht nga pikëpamjet e asaj nomenklature politike, ishin ndarë edhe mes veti. Po atë ditë kërkohej një takim nga organizimi i LDK-së në Zvicër, i cili qe organizuar në lokalet e nëndegës së LDK-së në Cyrih. Para takimit kisha bërë një koncept për vënien në punë të njerëzve në disponim: 1) Të formohej një qendër e koordinimit ku do të përfshiheshin të gjitha grupacionet shqiptare në Zvicër, e me vonë në tërë Evropën. 2) Qendra e koordinimit të kishte selinë në Cyrih. Mundësitë, si nga aspekti teknik ashtu edhe nga aspekti i sigurisë së njerëzve, ishin të garantuara pasi që dhe bërthama më e fuqishme e ishushtarakëve shqiptarë ishte koncentruar në Zvicër dhe ishte strukturuar nga autori i këtij libri. Në LDK në Cyrih nuk dinin çfarë po ndodhte në Kosovë, nuk ishin në kontakt me Ibrahim Rugovën mbasi raportet ishin luhatur me mosbesimin që kishin shprehur ata ndaj shoqëruesit të Rugovës, i cili u kishte kërkuar kohë më parë para në emër të të parit, por që nuk i ishin dhënë. Pasi bëja transparente idenë e formimit të atij trupi koordinues, të cilin do ta drejtoja vetë bashkë me ca ushtarakë të tjerë, insistoja që për të njëjtën ide të informohej institucioni kryesor i “pushtetit shqiptar” në Kosovë, Ibrahim Rugova. Po qe se do të vinte në kundërshtim ideja dhe gjendja do të ashpërsohej edhe më tej në dëm të lokaliteteve në shtetrrethim nga forcat militare e policore serbe, kisha potencuar domosdonë e marrjes së vendimit të përbashkët në interes të çështjes, edhe pa pëlqimin e faktorit politik e “pushtetar” shqiptar në Kosovë! Qëndrimi i bashkëbisedueve ishte unanim: “Ne duam që Ju-Nikë Gjeloshi të drejtoni këtë qendër koordinimi me konceptet që keni JU”. Dakordimi dhe vendosmëria ishte edhe nga ana ime. Në bisedime qenë të pranishëm edhe dy ushtarakët që më shoqëronin. Konkludojmë: Të nesërmen të kam një informacion lidhur me kontaktin e arritur me LDK-në në Prishtinë, ashtu që do të vendosej definitivisht për njërën nga opcionet e veprimit. Pas përfundimit të asaj bisede pata bisedime të tjera me përfaqësues të LDK në Horgen. Edhe aty shtrova idenë për formimin e qendrës koordinuese. Aty u njoha për gjendjen në Kosovë, për qëndresën e familjes Jasharaj etj. Adem Jashari, më njoftonte N.N. inkognito, të cilin e njihja një kohë të gjatë, “para se të shkonte nga Shqipëria në Kosovë, kishte kërkuar të shkonte edhe ky me të”. Ky iu kishte përgjigjur: “Nuk mund të vij, sepse lidhjet që ke më lart janë lidhje të papastra, prandaj dyshoj në ato lidhje”!? Me të shpërthyer të luftës së Jasharajve në Prekaz të Poshtëm dhe masakrimit të asaj familjeje nga forca ushtarake e policore serbe, ndër njerëzit që kanë qenë në “lidhje” dyshohej se e tëra që ngjante në Drenicë vinte nga qeveria e exilit. N.N. ishte i gatshëm të vepronte bashkë me njerëz të tjerë, në atë qendër të koordinimit. Në bisedën që zhvillohej në lokalet e nëndegës së LDK ishte shtruar gjendja e përgjithshme në të cilën kishim arritur si popull. Në pyetjen që m’u bë se si na erdhën këto punë, përgjigjja ime ishte: “Në katund, për të ujitur tokën mirë dhe për të marrë fryte të bollshme, bëhen vija e presa që të kanalizohet uji. Ne nuk hapëm vija e as presa për të kanalizuar fuqitë tona ekzistuese. Katër vjet më parë dhashë dorëheqje mu për këto shkaqe që të mos vinim në një gjendje çfarë erdhëm sot. Por nuk hasa në përkrahje as kur ishte shumë herët e as kur po bëhej shumë vonë. Edhe pse kaluan ato vite, sërish jemi në gjendje të njëjtë institucionale”. Pata tërhequr vëmendjen publikisht, shtova më tutje aty, “se të gjitha rrugët për një gjendje kesisoj të rëndë çojnë kah Bujar Bukoshi me ca të tjerë. Ibrahim Rugova nuk e hoqi me kohë nga qeveria, edhe pse qemë marrë vesh dhe me mosvendosmërinë e tij Ibrahimi i bëri dëme të mëdha çështjes sonë dhe popullit në përgjithësi. Në këtë gjendje çfarë jemi sot kërkohet të “bëhet diçka”. Hamzë Jashari 33 ditë më parë (30 janar) kishte pohuar: “Jam i gatshëm në çdo moment të pres vdekjen” Unë shtrova pyetjen se çfarë mendonin ata për formimin e një qendre të koordinimit në Cyrih të Zvicrës? Të gjithë ishin të mendimit: “Të formohet”! “Në ty, Nikë, njerëzit kanë besim”, tha njëri nga ata. “Me ty mund të kihet sukses”! Unë, pohonte i njëjti njeri, “më parë do të varesha këtu në Zvicër sesa të udhëtoja për në Kosovë me dijen e të tjerëve, sepse do ta dija se më tradhtojnë pa mbërritur atje”. Me t’u ndarë angazhova N.N. që të vinte kontaktin me Ibrahim Rugovën “drejtpërdrejt apo me ndonjë njeri tjetër, i cili ishte bashkëpunëtor i afërt i tij”. Po qe se mundësitë për të vënë komunikim direkt ishin “vështirësuar,” atëherë ishte siguruar se përgjigjja për idenë e formimit të qendrës koordinuese do të kërkohej përmes një bashkëpunëtorit të Rugovës. Përgjigjja gojore mbetej për të nesërmen. Rrugës për në Schmerikon shoshitnim problemin e qendrës së koordinimit me tre bashkëpunëtorë ushtarakë. Insistoja në domosdonë e vënies së kontakteve të tyre edhe me ushtarakë të tjerë. Edhe nëse nuk do të kishte përgjigjje pozitive nga Rugova, kisha vënë në dijeni ushtarakët se “unë jam i vendosur të krijojmë qendrën e koordinimit dhe t’i dalim në ndihmë popullit”! Kisha kërkuar vendomërinë edhe të atyre ushtarakëve. Lamë takimin për ditën e nesërme. Të nesërmen nuk kishte përgjigje. Pasi kishte kaluar mesnata duke bërë ca plane strategjike për funksionimin e asaj qendre koordinuese, thirra njërin nga ushtarakët: I patëm fjalët të takohemi që të zbatohet njëri ose varianti tjetër! “Ne jemi të gatshëm, por duhet të kemi më shumë njerëz, nuk kemi takuar ushtarakët e tjerë për të marrë mendime. Po të ishte mendimi i Ibrahim Rugovës, nuk dihet çka thonë partitë politike, të shohim çka thonë shumica e ushtarakëve...”! Të nesërmen N.N. nga Horgeni njoftonte: “Nuk kishte arritur të bënte lidhje as me Rugovën e as me Enver Malokun”. “S’ke çka bën, o Nikë, është zor me këta njerëz...”, ma ktheu ai. Njëri nga ushtarakët e grupit tresh që kishte shprehur pajtushmërinë për formimin e qendrës së koordinimit më njoftoi se ushtaraket janë ndarë në dy grupe: njëri në LKÇK, tjetri në LPK, ndërkaq grupi neutral është i paangazhuar. Caktova takimin për një ditë më vonë që të përfundonim idenë. Në atë takim u njoftova: “Me të dëgjuar idenë time për qendrën e koordinimit, ushtarakët e ndikuar nga Bukoshi, ndër ta edhe N.N., turren nëpër strehimoret për të huaj që të rekrutonin sa më shumë vullnetarë shqiptarë”! Ndërkaq LDK kishte formuar emergjencën dhe kishte caktuar grupin e punës! Idea ime kishte “marrë këmbë”! Kisha bërë planin: 1) Me të hapur të qendrës së koordinimit, së pari të jepja një kumtesë në mjetet e informimit, pastaj të vizitoja redaksitë e gazetave “Rilindja“, “Fokus“ dhe “Bota sot“. 2) Të caktohej një takim me kryetarë të grupeve vepruese në Cyrih. 3) Të zgjeroja organizimin në tërë Perëndimin. 4) Qendra e koordinimit të ishte në Cyrih (qe siguruar edhe zyra). Që nga dita e 3 marsit forcat policore e ushtarake serbe kishin filluar “spastrimin e terrenit” ndaj shqiptarëve në Drenicë. Para tankeve e blindave të forcave serbe qenë përdorur fëmijë e gra për “të spastruar terrenin” nga “grupet terroriste të shqiptarëve-UÇK”. Sipas të dhënave që prezentoheshin në mjetet e informimit publik, më 5 mars në Prekaz të Ulët qenë vrarë mbi 20 shqiptarë, dy policë serbë dhe qenë rrënuar shtëpi. Sipas njoftimit nga ana e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar ishin vrarë 32 veta. Federata Botërore e Shëndetësisë njoftonte se qenë vrarë 28 veta. TV Zvicran SR 1: “Çështja në provincën jugosllave të Serbisë, Kosovë, ka përfunduar dramatikisht”. Forcat serbe nuk lejonin organizatat ndërkombëtare të vizitonin Drenicën. Në Shipol të Mitrovicës serbët vendës kishin braktisur vendin. Në Spitalin e Prishtinës nuk lejohej hyrja, ndërsa në vetë qytetin e Prishtinës mobilizoheshin studentët dhe qytetarët serbë. Në atë luftë në mes të familjes së Jasharajve dhe forcave policore e ushtarake serbe ranë: Shaban, Adem e Hamzë Jashari bashkë me mëse 20 anëtarë të familjes së ngushtë Jasharaj. Hamzë Jashari 33 ditë më parë (30 janar) kishte pohuar: “Jam i gatshëm në çdo moment të pres vdekjen”. Duke shpjeguar disa raste të rezistencës që kishte bërë familja Jasharaj ndaj forcave policore serbe, bënte me dije opinionin edhe për dyshimet që kishte ndaj udhëheqjes shqiptare, e cila jo vetëm që nuk kishte ndonjë koncept të qartë veprimi për t’i dalë në mbrojtje popullit të rrezikuar nga makineria militare e paramilitare okupuese serbe, por ajo udhëheqje nuk ishte në popull që të dinte më për së afërmi se me çfarë rreziqesh ballafaqohej populli.
NESËR: Problemi në të cilin ishim gjendur si popull nuk mund të zgjidhej në mënyrë paqësore. Amerika, theksonte Albright, “nuk përjashton sulmin ushtarak kundër Jugosllavise”. Çështja e Kosovës, pas luftës heroike të Jasharajve, mori kah mbrojtjeje nga Amerika. Bukoshi i kishte deklaruar Gelbardit: “UÇK është një grupacion i njerëzve të frustruar, fshatarë injorantë të manipuluar...”. Studentët shqiptarë protestonin para ambasadës jugosllave në Tiranë. Parulla: “Kosova e Shqipëria janë një”! | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: FSHEHTËSITË E LUFTËS DHE TRADHTISË NË KOSOVË Sat Apr 04, 2009 12:16 pm | |
| Kundër UÇK-së shpifej gjithçka
-Madelein Albright në Itali, në bisedën me homologun e saj Lamberto Dinin, përmend çështjen e Kosovës. Amerika, theksonte Albright, “nuk përjashton sulmin ushtarak kundër Jugosllavise”. -Bukoshi i kishte deklaruar Gelbardit: “UÇK është një grupacion i njerëzve të frustruar, fshatarë injorantë të manipuluar...”.
NIKË GJELOSHI “Udhëheqja e Kosovës është dashur të dilte në popull që të shihte gjendjen faktike dhe të kuptonte edhe vetë për çfarë ishte i gatshëm ky popull”, pohonte Hamza. Edhe ne jemi që çështja e Kosovës të zgjidhet “me mjete paqësore”, por “a do të kemi fatin të ndodhë kjo”, shtronte pyetjen ai në intervistën e bërë? Këto dyshime, dëshira dhe pyetje Hamza i shtronte katër javë para qëndresës dhe rënies heroike të tij bashkë me të vëllain Ademin, babain Shabanin dhe familjen e vet të gjerë Jasharaj në Prekazin e Poshtëm. Po këto dyshime, dëshira e pyetje që i shtronte ai ishin bërë si nga dëshira për “t’u kërkuar një zgjidhje e përbashkët”, sikurse edhe nga dyshimi i thellë se problemi në të cilin ishim gjendur si popull “nuk mund të zgjidhej në mënyrë paqësore”! Në Kosovë, theksonte ai, nuk zhvillohet ndonjë proces normal paqësor, ngase për çdo vit ndodhin nga 20 - 30 vrasje të shqiptarëve të pafajshëm e duarthatë. Hamza kishte hedhur idenë edhe për format e rezistences paqësore popullore. Ai theksonte se me “protesta popullore të përgjithshme do të dëgjonte tërë bota çfarë po ndodhte në Kosovë. Do të na vrasin, do të thotë dikush, përkujtonte Hamza mendimet e përhapura si ide të pacifizmit disavjeçar? Po le të na vrasin, ne nuk kemi kah të shkojmë prej shtëpive tona. Ky të vret edhe kur je duke ndenjur (...), të vret pas shpine, bile le të të vrasë në gjoks”. Unë mendoj, pohonte Hamza, se “duhet të mbushen mend shqiptarët dhe armiku duhet pritur ashtu siç e meriton e jo, sapo të na mësyjë ai, ne t’i ngrehim duart lart, se me qejf armiku nuk hiqet nga këtu kurrë...”! Siç do të pohohet më vonë nga Musë Jasharaj: “Ditën kur qe bërë sulmi i forcave policore e ushtarake serbe në familjen Jashari në Prekaz, qenë bërë sulme edhe në disa lokalitete të Drenicës, si në Rezallë, Açarevë, Brojë, Vojnik, Turiçevc...”. Adem Jashari më 4 mars (1998) bashkë me tre bashkëluftëtarë u kishte bërë një vizitë të plagosurve në luftën që ishte zhvilluar më 28 shkurt në Likoshan. Pas vizitës së bërë në Likoshan, Ademi bashkë me dajën e vet Osman Gecin (i cili kishte shitur tokën e bukës për të blerë një pushkë automatike!), qe kthyer në shtëpi, në Prekaz. Të nesërmen shpërtheu lufta në mes të Jasharajve e ushtrisë serbe. Me t’u dëgjuar krismat, nga Kulla e Jasharajve kishte shpërthyer krisma e pushkëve nga bashkëluftëtarët e Ademit në të gjitha anët. Mirëpo, nuk ishte arritur të “çahej rrethimi” i familjes Jasharaj dhe t’u viheshin në ndihmë atyre. Mbasi qenë bërë njoftime përmes “radiolidhjeve” për shpërthimin e luftës në Prekaz, rrëfente ai, në Deçan nga Mujë Krasniqi - Kapuçi e Daut Haradinaj sulmohet stacioni i policisë së atjeshme. Kësisoj, duke hapur edhe një front në Dukagjin, t’i dilej në ndihmë Prekazit dhe Drenicës. Të njëjtën ditë të shpërthimit të luftës në Drenicë dhe Dukagjin, përfaqësues të subjekteve politike shqiptare në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, e njohur si seli e LDK-së, mbanin mbledhje për të shqyrtuar gjendjen e krijuar. Sipas ftesës që bëhej nga ca subjekte politike shqiptare në Kosovë, organizohen demonstrata kundër terrorit serb në tri qytete: Prishtinë, Podujevë e Vushtrri. Në Prishtinë, sipas “Zërit të Amerikës“, ishin tubuar 300 mijë demonstrues. Në demonstratë qenë plagosur 160 veta. Tirana zyrtare kishte vendosur të qëndronte në seancë të vazhdueshme të Kuvendit të vet. Në atë seancë merrnin pjesë edhe deputetët e opozitës bashkë me ata të PD, të cilët prej kohësh kishin braktisur Kuvendin. Subjektet politike e pushtetare shqiptare sikur po unifikoheshin. Qeveria shqiptare dënonte aktin e dhunës së forcave ushtarake e policore serbe dhe ftonte forcat politike shqiptare që të përmbaheshin. Fatos Nano pohonte në seancën e Kuvendit se është “në kontakt të vazhdueshëm” me Ibrahim Rugovën. Presidenti i Shqipërisë Rexhep Meidani ftonte Bashkësinë ndërkombëtare të ndërhynte në Kosovë për të qetësuar gjendjen atje. Kuvendi shqiptar shprehte solidaritet me popullin e Kosovës dhe kërkonte nga Beogradi “ulje pa kushte në bisedime me palën shqiptare”. SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian u bëhej thirrje “për nismë konkrete për gjetjen e zgjidhjes për Kosovën”. Studentët shqiptarë protestonin para ambasadës jugosllave në Tiranë. Parulla: “Kosova e Shqipëria janë një”! Çështja e Kosovës, pas luftës heroike të Jasharajve, mori kah mbrojtjeje nga Amerika Luftëtarët e LNÇ të Serbisë nga Beogradi dënonin “terrorin si vepër më të keqe njerëzore e morale që në Kosovë zgjaste një kohë të gjatë si shprehje e politikës separatiste, që në mënyrë publike e përkrahnin ato vende të cilat në shtetet e tyre e luftonin këtë të keqe të shoqërisë bashkëkohëse”. Domethënë, luftëtarët e Serbisë fjalën “terror” ua atribuonin shqiptarëve, që nënkuptonte se shqiptarët qenkan ata që bënin terror ndaj forcës militare e paramilitare okupuese serbe e jo ato forca që vrisnin e spastronin popullatën shqiptare nga trojet e veta. Gjithashtu edhe Demokracia e Re serbe gjykonte shqiptarët, të cilët “bënin përpjekje të palogjikshme terroriste e secesioniste me qëllim të ngritjes së tensioneve politike”. Nocioni “terror” për UÇK, ishte përmendur edhe nga kryetari i qeverisë së ekzilit Bujar Bukoshi me rastin e takimit me përfaqësuesin holin e Kongresit Amerikan. Në të vërtetë pas masakrës që kishin bërë forcat ushtarake e policore serbe në Prekaz, të cilën masakër e kishte alarmuar edhe CNN, shqiptarët e Amerikës kishin organizuar demonstratë në Washington për të dënuar dhunën serbe dhe për të sensibilizuar problemin e Kosovës. Në atë demonstratë para masës së tubuar shqiptare Bukoshi kishte pohuar “UÇK është një realitet dhe të gjithë ne jemi UÇK”, Mirëpo, disa minuta më vonë, në holin e Kongresit Amerikan, ku i deleguari special i Presidentit Clinton, Robert Gelbard, kishte bërë dëshminë për Kosovën (në kohën e pauzës Dioguardi kishte takuar B. Bukoshin me R. Gelbardin), në pyetjen që i shtronte se çfarë mendonte ai për UÇK-në, Bukoshi kishte deklaruar: “UÇK është një grupacion i njerëzve të frustruar, fshatarë injorantë të manipuluar nga fundërrinat e marksizëm - leninizmit dhe të Sigurimit të Enver Hoxhës, të cilët me veprimet e tyre terroriste provokojnë policinë serbe”! Domethënë një UÇK që ishte “realitet” për opinionin shqiptar(!), për zyrtarët ndërkombëtarë dilte një “grupacion i njerëzve të frustruar”. Ata njerëz të frustruar ishin “fshatarë injorantë të manipuluar nga fundërrinat e markizëm-leninizmit dhe të Sigurimit të Enver Hoxhës”. Ata fshatarë injorantë e të manipuluar me veprimet e tyre “terroriste” provokonin policinë e Serbisë. Reprezentuesi i këtillë i shqiptarëve të Kosovës, në cilësinë e Kryetarit të qeverisë së ekzilit, bënte vlerësime të ngjashme me ato të luftëtarëve të Serbisë dhe të Demokracisë se Re serbe për luftëtarët shqiptarë të Kosovës! I shtangur nga deklarimet e tilla të Bukoshit para të deleguarit special të Presidentit amerikan për Ballkanin Gelbard, publicisti Naim Balidemaj kishte reaguar me zë para Gelbardit: “Ky, me të cilin po flisni, nuk di asgjë për realitetin kosovar. Ky është një emigrant në Germani,…, dhe pa pikë turpi e quan veten kryeministër të ekzilit. Një anomalitet i tillë përkon me sëmundjet patologjika e jo me realitetin...”. I shqetësuar për gjendjen në Kosovë, ambasadori gjerman në Beograd W. Gruber takon përfaqësues të qeverisë jugosllave. Ndëkaq Bashkësia Evropiane në mbledhjen e Këshillit të Ministrave (5 mars) autorizon kryesuesin e BE, ministrin e Jashtëm anglez Robin Cook “të bisedonte me Beogradin që Sllobodan Millosheviqi t’i kthente autonominë Kosovës”. Pasi Cook të njëjtën ditë kishte zhvilluar bisedime me Milloshevin në Beograd dhe i kishte përcjellë qëndrimin e Bashkësise ndërkombëtare për “kthimin e autonomisë Kosovës”, ishte drejtuar për në Prishtinë të takohej “edhe me shqiptarë”! “Bashkimi Evropian ka marrë qëndrim të fortë për t’i kthyer autonominë Kosovës, kjo kërkohët nga Millosheviqi”, theksonte Cook. Kryesia e Akademisë së Shkencave e Kosovës në një komunikatë për shtyp dënonte dhunën e vazhdueshme mbi shqiptarët dhe mbi Kosovën; shtetrrethimin e fashatrave, vrasjet dhe masakrimet e popullatës në shtëpitë e veta përmes ekspeditave ushtarake e policore; kërkonte ndërhyrjen e faktorëve ndërkombëtarë për të ndaluar gjenocidin serb ndaj shqiptarëve; kërkonte angazhimin e OSBE dhe OKB që të ndriçohej masakra e Drenicës; insistohej në kursin e përmbajtjes së shqiptarëve... Kryesia e ASHK, thuhej në komunikatën e 7 marsit, “duke shprehur edhe njëherë qëndrimin e saj të paluhatshëm se policisë e ushtrisë së asnjë populli nuk i lejohet të ndërhyjë me ekspedita ndëshkuese ndaj një populli tjetër, se çdo operacion i tillë ushtarak nuk ka si të quhet ndryshe pos agresion, se shqiptarët e ish Jugosllavisë dhe Kosova si një prej 8 njësive të saj bashkëthemeluese me të drejtën e patjetërsueshme të vetëvendosjes së popujve të përcaktuar në Kartën e OKB, në deklarimin përmes Referendumit të vullnetit politik të popullit nuk mund të anulohet nga ana e një populli dhe shteti tjetër...”. Sipas masmediave gjermane, në Prekaz ishte asgjësuar “grupi terrorist” me Adem Jasharin. TV Zviceran: “Serbia ka përfunduar aksionin e vet të ekspeditave ushtarake e policore pas likuidimit të grupit të terroristëve në krye me Adem Jasharin”. Nga Drenica, thuhej në SF 1, “janë evakuuar 1000 veta, gra, fëmijë e pleq. “The New York Times“, sipas korrespondentit të vet nga vendi i ngjarjes në Drenicë, publikonte: “Janë vrarë 77 veta, prej tyre 25 fëmijë, ka kufoma pa kokë. Adem Jashari, udhëheqës i UÇK-së, është vrarë bashkë me 20 anëtarë të familjes se tij”. Madelein Albright në Itali, në bisedën me homologun e saj Lamberto Dinin, përmend çështjen e Kosovës. Amerika, theksonte Albright, “nuk përjashton sulmin ushtarak kundër Jugosllavise”. Kësisoj çështja e Kosovës, pas luftës heroike të Jasharajve, mori kah mbrojtjeje nga Amerika dhe u vu në levizje “vija e kuqe” e George Bushit të Vjetër, theksuar në prag të Kërshëndellave të vitit 1991!
*** Në atë demonstratë para masës së tubuar shqiptare Bukoshi kishte pohuar “UÇK është një realitet dhe të gjithë ne jemi UÇK”, Mirëpo, disa minuta më vonë, në holin e Kongresit Amerikan, ku i deleguari special i Presidentit Clinton, Robert Gelbard, kishte bërë dëshminë për Kosovën (në kohën e pauzës Dioguardi kishte takuar B. Bukoshin me R. Gelbardin), në pyetjen që i shtronte se çfarë mendonte ai për UÇKnë, Bukoshi kishte deklaruar: “UÇK është një grupacion i njerëzve të frustruar, fshatarë injorantë të manipuluar nga fundërrinat e marksizëm - leninizmit dhe të Sigurimit të Enver Hoxhës, të cilët me veprimet e tyre terroriste provokojnë policinë serbe”! *** NESËR: Në Bon më emëruan koordinator e më vonë Komandant Shtabi të Fark-ut, pohonte Ahmet Krasniqi. Përfaqësuesit e UÇK-së ishin detyruar të ndërpritnin kontaktet e mëtejme me përfaqësues të FARK-ut. Ca eprorë ushtarakë në takimin që kishin në Düseldorf të Gjermanisë më 16 maj nga qeveria e ekzilit kishin kërkuar prononcim me shkrim në pikat: 1) Të rishqyrtohet vendimi për emërimin e Ministrit të Mbrojtjes. 2) Të pranohet UÇK si bërthamë e FARK-ut. 3) Mjetet e grumbulluara financiare të përdoren për çlirimin e atdheut. Mospërgjigjja në kërkesat e bëra konsiderohet përgjegjësi historike e organeve zyrtare. Edhe Zvicra vlonte nga ushtarakë të ndarë në grupime dhe policë të karrierës nga tërë Evropa. | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: FSHEHTËSITË E LUFTËS DHE TRADHTISË NË KOSOVË Sat Apr 04, 2009 12:17 pm | |
| Çka thoshte Ahmet Krasniqi?
Erdha që të kyçem në UÇK, por më drejtuan për në Gjermani, në Bon. Aty ishin: Bujar Bukoshi, Xhafer Shatri, Isa Mustafa e katër ushtarakë (këta dy çunat, Shaban Shkreli dhe një tjetër). Në atë takim në Bon më emëruan koordinator e më vonë Komandant shtabi të FARK-ut. Kah gjysma e marsit kisha një takim në Cyrih me ca ushtarakë. Tash i kam çelësat në dorë (…); kam (...) nga Turqia, Saudi Arabia, nga (…). Nga Turqia, “ka deklaruar një gjeneral se është i gatshëm të vij të luftojë në Kosovë...”.
NIKË GJELOSHI
Në Cyrih të Zvicrës ishte organizuar një takim me afër 30 eprorë ushtarakë. Në atë takim, në cilësinë e koordinatorit të ishushtarakëve shqiptarë qe prezantuar koloneli i ish-APJ Ahmet Krasniqi. Me të kryer bisedimet ështe kërkuar takim edhe me mua. Ajo kërkesë ishte bërë edhe në bazë të pyetjes se: “Është takuar apo jo ai me Nikë Gjeloshin, i cili ka qenë Ministër i Mbrojtjes dhe është tërhequr pas afër katër vitesh”? - “E kam kërkuar disa herë, por nuk kam mundur të bie në lidhje me të, kishte pohuar Ahmeti. Gjeloshin kam pasur rast ta njoh kur ishte ministër i Mbrojtjes dhe ndaj tij kam respekt”. Takimi qe aranzhuar po atë ditë. Në shoqërim të tij kishte ardhur Piloti! Pas përshëndetjes kuartoaze i isha drejtuar Pilotit: Po shëtit shumë, më dole djalë i lig... Herë po fluturon, herë po gjendesh në Shqipëri! Ai, sikur u bë i prekur dhe po kuptonte reagimin tim. Bisedën e mëtejme do ta bënim vetëm. Pasi m’u falënderua për ndihmën materiale që i kisha akorduar sa isha ministër i Mbrojtjes, si ushtarakëve të tjerë që ishin vënë në dispozicion të Kosovës, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ahmeti më njoftoi se ajo ndihmesë materiale i ishte “këputur” porsa kisha dhënë dorëheqje unë nga qeveria! Më njoftoi dhe për ca gjëra që kryekëput lidheshin me hilet dhe dredhitë e ca individëve në atë vorbull hilesh e dredhish alla shqiptarçe! Pas qëndresës së Jasharajve në muajin mars, pohonte Ahmeti, më ftuan përmes N.N. dy çunaushtarakë, siç i quan ti, për të ardhur në Zvicër. Ata ishin: Hilmi Nebiu e Agim Mehmeti. Erdha që të kyçem në UÇK, por këta më drejtuan për në Gjermani, në Bon. Aty ishin: Bujar Bukoshi, Xhafer Shatri, Isa Mustafa e katër ushtarakë (këta dy çunat, Shaban Shkreli dhe një tjetër). Në atë takim në Bon më emëruan koordinator e më vonë Komandant shtabi të FARK-ut. Kah gjysma e marsit kisha një takim në Cyrih me ca ushtarakë. Tash i kam çelësat në dorë (…); kam (...) nga Turqia, Saudi Arabia, nga (…). Nga Turqia, “ka deklaruar një gjeneral se është i gatshëm të vij të luftojë në Kosovë...”. Unë kam pasur edhe dy takime të ndara para një muaji këtu me përfaqësues të Lëvizjes Popullore te Kosovës-LPK nga Zvicra, por punët nuk po shkojnë mirë. Tomë Berisha, Rrahim Ademi e ca të tjerë nga Kroacia flasin keq për mua; se e kam gruan serbe, se... Në pyetjen time se çfarë ndodhi me ushtarakun Naim Maloku, i cili porsa kishte depërtuar kufirin dhe i ishin vrarë mbi 20 luftëtarë dhe vetë ishte plagosur, Ahmeti shpjegonte si ishte angazhuar ai porsa ishte dërguar në Tiranë me ca kompetenca dhe si kishte hyrë në kufi (...). Në pyetjet: çfarë bëri Bujar Bukoshi këto katër vjet pasi dhashë dorëheqje unë dhe çfarë e ka shtyrë atë që të ketë punë me një njeri të tillë për të cilin ka mjaft argumente se e ka dëmtuar çështjen e Kosovës, Ahmeti u përgjigj: “Bujari nuk ka bërë asgjë. Ashtu si i them unë sot i ka thënë edhe një miku i tij N.N. në Tiranë që të mos ketë punë me të; i di dallaveret e tij me kontakte, me kredi të Dardania Bankës, me naftën përmes Shqiponjës...”. Edhe në takimin në Cyrih me ushtarakët nga disa është shprehur dyshimi se kjo punë do të dështojë. Qëllimi im është që Bukoshit t’ia marr paratë dhe tash e tutje dua ta kall Ballkanin, dua të bëhem Dudajev i gjallë”! Javën e ardhshme, shtonte ai: “Do të rrëzoj aeroplanin e parë në Kosovë, do të filloj kalljen në të gjitha anët...”. Në pyetjen time se a ka diçka me shkrim për angazhimin e tij si Komandant Shtabi i FARK-ut, m’u përgjigj: “Jo, nuk kam me shkrim asgjë”! Në pyetjen se mos ka qëllim Bukoshi që përmes angazhimit të tij të shpëtonte kokën e vet, mbasi vepron nga Gjermania si Esat Toptani nga Janina, përgjigjja e tij ishte: ”Mund të jetë edhe ajo. Bukoshi më ka thënë çka do të bëjë me N.N., por ai kishte kërkuar (...) dollarë amerikanë për angazhim”. Në pyetjen se a do të punonte ai me njerëz të shërbimit të huaj informativ, nuk m’u përgjigj. Njëri nga shkaqet që unë kam dhënë dorëheqje nga funksionet në atë qeveri, ia bëja me dije unë, ka qenë angazhimi, prapa shpine, i njeriut të shërbimit të huaj informativ-N.N nga ana e Bujar Bukoshit, dhe këso gabime kardinale nuk lejohen në asnjë shtet e aq me parë tek popujt që duan të krijojnë shtet të pavarur! Ti ke kundërshtarë të shumtë dhe mendoj se ke bërë gabim që je angazhuar në këtë formë, i thashë Ahmetit. Gabimin më të madh do ta bësh nëse mendon se çdo gjë fillon nga tash me ty, atëherë rezultati i punës sate mund të dalë zero! Përfaqësuesit e UÇK-së ishin detyruar të ndërpritnin kontaktet e mëtejme me përfaqësues të FARK-ut Në bisedën e mëtejme doli se: 1) Gjenerali turk ishte i ikuri shqiptar nga Bosnja, njeri i sëmurë, i lindur në Kosovë (...). 2) Më parë kishte pasur bisedë me Adem Demaçin në Osllo të Suedisë dhe se në atë bisedë ishin edhe Bujar Bukoshi, X, Y, Z. dhe ishte arritur ujdia për të bashkuar forcën e luftës, por fjalët ishin luajtur...Sipas Ahmetit fjalët ishin luajtur nga Adem Demaçi si udhëheqës politik i UÇK-së. Sipas dëshmive të disa nga përfaqësues të UÇK-së marrëveshja nuk ishte arritur, sepse kërkohej nga FARK-u që një pjesë e tij të mbetej në Tiranë dhe që Ahmet Krasniqi të kishte kompetenca absolute për të lejuar apo jo komunikatat publike të UÇKsë. Këto kushte i kishin detyruar përfaqësuesit e UÇK-së të ndërpritnin kontaktet e mëtejme me përfaqësues të FARK-ut. 3) Nga unë kërkonte lista ushatarakësh dhe dokumentacion tjetër, por përgjigjja ime ishte se “dokumentacioni e as listat e ushtarakëve nuk jepen”. 4) I nevojitej Ministri i Mbrojtjes dhe nuk sheh njeri tjetër më të aftë që t’i artikulojë interesat e përgjithshme. “Zotëri Nika, ke pasur atë funksion, punët kanë shkuar si kanë shkuar; të kanë bërë hile, të kanë penguar... Nëse arrij të formoj Shtabin e FARK-ut, a je i gatshëm të marrësh sërish funksionin e ministrit të Mbrojtjes”, më pyeti Ahmeti? Po, iu përgjigja unë, por me kusht që të krijohej një shtab i përbashkët me UÇK-në, në krijimin e të cilit duhet të merrja pjesë edhe unë dhe të kishte vetëm një shtab të forcës së luftës! 5) Dakordohemi që për 3-4 ditë Ahmeti të sillte emrat e ushtarakëve që kishte angazhuar në Shtab të FARK-ut që të punohej më tutje në drejtim të krijimit të një shtabi të përbashkët edhe me ata nga Shtabi i UÇK-së në Kosovë dhe unë, në bazë të marrëveshjes edhe me përfaqësues të UÇK-së, të merrja përgjegjësinë si ministër i Luftës, siç e kisha nominuar unë atë post në rrethanat ekzistuese. Termini i caktuar për takim nuk u respektua nga Ahmeti edhe se disa ditë më vonë sërish ishte në Cyrih në shoqëri me pilotin N.N., tek i cili ishte strehuar. Aeroplani u “rrëzua” pas 10 ditësh në afërsi të Prishtinës. Njoftimet publike serbe ishin: “Aeroplani luftarak MiG -21 është rrëzuar për shkak të defektit teknik, kurse piloti është hedhur nga aeroplani”. Me t’u kthyer “në vendstrehim” Ahmeti u kishte deklaruar ca miqve të tij dhe të mi se “ia ka marrë të gjitha letrat Nikës”. Njëri kishte reaguar: “Nuk ta besojë. Nëse ia ke marrë letrat Nikës në bazë të bisedës dyorëshe me të, atëherë nuk është ai Nika që e njoh unë”! Pas disa minutash, të njëjtëve iu kishte kërkuar: “Të përcillen ushtarakët dhe të bëhen dosje të tyre”! Miku që kishte shprehur dyshimin “për letrat e marra” bashkë me shokët e vet nxjerrin konkludimin: “Ahmeti nuk ka marrë asgjë nga Nika dhe nuk ka arritur marrëveshje me të”! Ditë më vonë u njoftova se në Amerikë një grup i ish-ushtarakëve shqiptarë nga Kroacia po tubonte dollarë. Ushtaraku N.N u pohonte bashkëkombësve në tubimin publik se në Maqedoni kanë të angazhuar një N.N. (jepet emri publikisht, v. ime), se po bëhen përgatitje për luftë të madhe; se armatimi blehet në shtetet X, Y... (po ashtu publikisht, v. ime) etj. Në valën e këtyre ndodhive të “vorbullës luftarake” paksa “sekrete” e me shumë “publike” ca eprorë ushtarakë në takimin që kishin në Düseldorf të Gjermanisë më 16 maj nga qeveria e ekzilit kishin kërkuar prononcim me shkrim në pikat: 1) Të rishqyrtohet vendimi për emërimin e Ministrit të Mbrojtjes. 2) Të pranohet UÇK si bërthamë e FARK-ut. 3) Mjetet e grumbulluara financiare të përdoren për çlirimin e atdheut. Mospërgjigjja në kërkesat e bëra konsiderohet përgjegjësi historike e organeve zyrtare. Edhe Zvicra vlonte nga ushtarakë të ndarë në grupime dhe policë të karrierës nga tërë Evropa. Kryetari i Lëvizjes Popullore të Kosovës-LPK, Fazli Veliu, ndër të tjera theksonte: “...Dega e LPK mori kontakte me qeverinë e Kosovës. Ishim këmbëngulës për përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga Kushtetuta. B.Bukoshi premtoi kontribut personal në këtë drejtim (...) premtimi mbeti i parealizuar. U insistua që ajo marrëveshje të realizohet sidomos gjatë ngjarjeve në Drenicë (...) kur duheshin të koordinoheshin ndihmat, detyrimet me mjete, mbulesat materiale dhe në njerëz. Edhe kësaj here qeveria e Kosovës, Kryeministri, ministri i Informatave dhe përfaqësia e Kosovës në Tiranë nuk iu përgjigjën kërkesës sonë, përkundrazi u thellua propaganda (përmes shtypit dhe TVSH) në dëm të luftës së popullit të Kosovës dhe nga ana tjetër përfituan nga situata, nga anarkia e përgjithshme dhe grumbulluan kapital material personal e partiak”. Kështu vazhdon më tutje Veliu: “Qeveria nuk iu përgjigj detyrës së saj, Referendumit për pavarësinë e Kosovës dhe marrëveshjes për përdorimin adekuat të fondeve”.
NESËR: Synohej eliminimi i UÇKsë, të mos rrezikoheshin interesat e Perëndimit në rajon e as të Serbisë. Ibrahim Rugova i kishte thënë Ministrit të Jashtëm gjerman Klaus Kinkel: “UÇK nuk ka ndonjë përkrahje të madhe në Kosovë”. Në takimin Milosheviq-Rugova me shqiptarë të tjerë, e fituar del pala serbe e Milosheviqit. Për Kosovën nuk mund të ketë kurrfarë ardhmërie në shtetin e Slobodan Milosheviqit. Kështu paqe nuk mund të ketë, andaj më mirë një prerje e thellë tani sesa një plagë që kullon gjithnjë. | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: FSHEHTËSITË E LUFTËS DHE TRADHTISË NË KOSOVË Sat Apr 04, 2009 12:20 pm | |
| Nëse ndërlidhen deklarimet e autoriteteve perëndimore mbi gjendjen në Kosovë, shkrimi i Abramoviçit dhe deklarata e Ibrahim Rugovës thënë Ministrit të Jashtëm gjerman Klaus Kinkel (një ditë para publikimit të intervistës së Abramoviçit, v. ime), të cilin e kishte ftuar në Gjermani ky i dyti, se: “UÇK nuk ka ndonjë përkrahje të madhe në Kosovë”, atëherë është e qartë se synohej eliminimi i UÇK-së
NIKË GJELOSHI Një muaj e gjysmë më parë kuadrot policore ishin takuar në Zvicër bashkë me Bukoshin për “t’u angazhuar” në mënyrë aktive. Takimin e fundit e kishin tre vjet më parë, atëherë kur ishin arratisur nga Kosova! Policët e organizuar në shoqatë të policëve: në Zvicër, Gjermani e Suedi kishin kërkuar angazhim institucional dhe vendim me shkrim. Marrëveshja ishte arritur: “T’u dërgohet vendimi me shkrim”, por nuk u ishte dërguar dhe nuk u ishte dhënë përgjigje e as nuk kishte pasur takim tjetër. Duke shoshitur zhvillimet tona tragjikomike, u njoftova se ca njerëz të angazhuar në polici, parti politike, asociacione të ndryshme etj. edhe më tutje ishin të lidhur ngushtë me shërbimet sekrete serbe. Në Angli nga sigurimi serb është i angazhuar N.N. Ai, sipas instruksioneve, ka kaluar një kohë në Shqipëri dhe nga atje ka marrë rrugë më tutje. Në Tiranë ka qenë në lidhje të ngushta me N.N. Në Suedi, për shërbimin sekret serb punon N.N. tjetër. Në Kosovë…!? Tërkuzë pas tërkuze!? I brengosur për dhunën e shtuar dhe represionin e bërë nga forcat militare e paramilitare serbe në Kosovë, Papa Gjon Pali II, në meshën e mbajtur në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, u drejtohej qarqeve diplomatike botërore dhe opinionit: “Jo larg nesh, në Kosovë, dhuna, represioni i mijëra banorëve nuk guxojnë të lënë të qetë bashkësinë ndërkombëtare”. Kjo, theksonte më tutje Papa në fjalën e tij, “përkujton historinë jo të largët tragjike të Ballkanit”! Ky apel i Papës kishte ndikimin e vet për sensibilizimin e ndërgjegjes së qarqeve diplomatike dhe opinionit ndërkombëtar që të reagohej me vendosmëri ndaj dhunës dhe represionit që i bëhej popullit shqiptar nga regjimi okupues i Serbisë. Meqë ato ditë në Gjermani bënte vizitë Kryetari rus Boris Jelcin dhe kërkonte ndihma ekonomike, Kancelari gjerman Helmut Kohl lidhur me problemin e Kosovës kërkonte nga Jelcini që “të bëhej presion ndaj Milosheviqit për ndalim të vrasjeve dhe dëbimit të civilëve të pafajshëm nga trojet e tyre”. Edhe kryetari i Asamblesë së OSBE Javier Ruperez, i cili gjendej në një vizitë në Shkup, pohonte për masmediat elektronike se “për situatën në Kosovë janë të brengosur të gjithë anëtarët e bashkësise ndërkombëtare”. Bashkësia ndërkombëtare, theksonte Ruperez, “do të ofrojë zgjidhje e do të parashohë respektimin e të drejtave të njeriut të shqiptarëve të Kosovës në kuadër të një autonomie dhe në kuadër të RFJ”. Bashkimi Evropian përmes ministrave të jashtëm të tij bënte “bllokimin e pasurisë dhe kontove” të Serbisë jashtë vendit; ndalonte investimet financiare të firmave evropiane në Serbi, ndërsa Malin Zi e lironte nga ato sanksione. Sanksione të ngjashme ishin paraparë të bëheshin ndaj Serbisë edhe një muaj më parë, mirëpo në saje të presionit të bërë nga delegacioni amerikan Hollbruk- Gelbard (i formuar nga Grupi Kontaktit në Romë më 29 prill) që Milosheviq të bisedonte me Rugovën, sanksionet nuk kishin hyrë në fuqi. Kësisoj, takimi në Beograd me 15 maj 1998, i Milosheviqit si kryetar i RFJ me delegacionin e shqiptarëve të Kosovës të drejtuar nga Ibrahim Rugova (në delegacion: Fehmi Agani, Mahmut Bakalli, Veton Surroi e Pajazit Nushi) kishte mundësuar manovrimin e të parit, i cili të njëjtën ditë të takimit kishte bërë bllokadën e ushqimit dhe duke ndaluar kamionët me mallëra në Podujevë. Takimi ishte ndërmjetësuar nga Holbrook e Gelbard, të cilët nga 12 deri më 15 maj kishin bërë disa udhëtime në relacionet Beograd-Tiranë-Prishtinë-Shkup e anasjelltas. Pas bisedimeve të bëra delegacioni i shqiptarëve ishte kthyer në ambasadën amerikane në Beograd për të njoftuar për bisedimet. Ky delegacion i shqiptarëve kishte kërkuar nga Milosheviqi mundësinë e krijimit të Republikës së Kosovës si një nga tri njësitë e Jugosllavisë së mbetur, përkatësisht që “Kosova të jetë republikë në një konfederatë jugosllave”. Shkuarja e Ibrahim Rugovës në Beograd në pranim tek kryetari i RFJ Slobodan Milosheviq dhe pozicionimi i tij jashtëkushtetues si “kryetar i Republikës së Kosovës” bashkë me grupin e tij, do të jetojë në kujtesën e popullit shqiptar shkuarje nënshtruese dhe palë humbur, kurse Rugova si “prijës gjunjëzuar shqiptar para regjimit okupues serb”! Në takimin Milosheviq-Rugova me shqiptarë të tjerë, e fituar del pala serbe e Milosheviqit
Derisa ministri i Jashtëm francez Vedrin takimin e quante “hap të parë që duhet të pasojë me të tjerë hapa”, Presidenti Clinton pohonte se “takimi përmban një hap të mirë realist drejt zgjidhjes së problemit”, kurse Londra zyrtare e quante “fillim i mirë”. Vlerësime të ngjashme negative me autorin e këtij libri për shkuarjen e shqiptarëve në Beograd, në pranim të Milosheviqit, dha Games Huber (ekspert dhe këshilltar i administratës amerikane), i cili pohonte: “Në takimin Milosheviq- Rugova me shqiptarë të tjerë, e fituar del pala serbe e Millosheviqit, kurse pala shqiptare e humbur. Hollbruku ka vepruar si në rastin e Bosnjës- të dobëtin e detyron në koncesione, jo të fortin”! Ndihmëssekretari amerikan Morton Abramoviç, përmes një interviste në “Nasha Borba“ bënte publike ca qëndrime të administratës amerikane lidhur me planet e asaj administrate për Ballkanin. Nëse Millosheviqi nuk bashkëpunon, citohej të kishte theksuar Abramoviç, “Perëndimi do ta rrëzojë atë nga pushteti, duke ndihmuar e furnizuar me armë edhe UÇK-në. Kosova duhet zgjidhur gjatë këtij viti”. Dhuna, theksohej më tutje nga Abramoviç, duhet të ndërpritet brenda 72 orëve të ardhshme; policia dhe forcat speciale duhet të hiqen gjatë 6 muajve; ushtria duhet të mbetet në kufi. Banorët serbë dhe monumentet kulturore historike duhet të mbrohen! Për t’u garantuar e gjithë kjo, forcat e NATO-s duhet të shpërndajnë forcat e veta paqësore në Kosovë. Gjatë një viti parlamenti i ri i zgjedhur duhet të marrë udhëheqjen e Kosovës. Perëndimi do të ndihmonte të forcohej policia. Ndërkaq, sa i përket pavarësisë së Kosovës, Abramoviç pohonte: “Pavarësia e Kosovës është vdekje për Maqedoninë dhe Marrëveshjen e Dejtonit, Bosnjën e të tjerët në Ballkan”. Për këtë arsye, citohej të kishte thënë ai, “Kosova duhet të mbetet nën Serbi”.
Çka thashë në “Tages Anzeiger“ Gazeta prestigjioze zvicerane “Tages Anzeiger“, me qëllim që të bënte të njohura zhvillimet më të reja dramatike në Kosovë, kishte bërë një intervistë me autorin e këtij fejtoni, i cili pos gjendjes së Kosovës, shpjegonte edhe gjendjen e përgjithshme në Ballkan dhe kundërshtonte në mënyrë indirekte teza që theksoheshin për zgjidhjen politike të çështjes së Kosovës. Në atë intervistë theksoja: “...Për Kosovën nuk mund të ketë kurrfarë ardhmërie në shtetin e Slobodan Milosheviqit. Kështu paqe nuk mund të ketë, andaj më mirë një prerje e thellë tani se sa një plagë kullon gjithnjë”! Lidhur me dorëheqjen time nga qeveria e Çka thashë në “Tages Anzeiger“ Gazeta prestigjioze zvicerane “Tages Anzeiger“, me qëllim që të bënte të njohura zhvillimet më të reja dramatike në Kosovë, kishte bërë një intervistë me autorin e këtij fejtoni, i cili pos gjendjes së Kosovës, shpjegonte edhe gjendjen e përgjithshme në Ballkan dhe kundërshtonte në mënyrë indirekte teza që theksoheshin për zgjidhjen politike të çështjes së Kosovës. Në atë intervistë theksoja: “...Për Kosovën nuk mund të ketë kurrfarë ardhmërie në shtetin e Slobodan Milosheviqit. Kështu paqe nuk mund të ketë, andaj më mirë një prerje e thellë tani se sa një plagë kullon gjithnjë”! Lidhur me dorëheqjen time nga qeveria e qartë se në fund do të kemi shkëputjen e Kosovës. Nëse rinia e Kosovës sot fiton këto të drejta, atëherë baruti në duar të saj mbetet i paaktivizuar. Nëse e do nevoja për t’u kthyer në Kosovë, pa marrë parasysh nëse është fjala për luftë apo për paqe, nuk mendoj dy herë, kisha përfunduar unë. Redaktorja e “Tages Anzeiger“, Medelin Schnieper, si reportere e gazetes në fjalë, shumë herë kishte qenë në territoret e luftës në shtetet e dala nga ish- Jugosllavia. E njihte gjendjen e rëndë që kishte shkaktuar lufta sidomos në popullsinë civile të pambrojtur. Ajo dyshonte se zhvillimet e luftës në Kosovë mund të kishin pasoja të ngjashme për popullatën civile ashtu siç kishin pasur pasoja nga lufta në Bosnjë. Ato ditë Schnieper udhëtonte për në Vlorë dhe Tropojë të Shqipërisë për të raportuar për zhvillimet që po ndodhnin atje. Nëse ndërlidhen deklarimet e mësipërme të autoriteteve perëndimore mbi gjendjen në Kosovë, shkrimi i Abramoviçit dhe deklarata e Ibrahim Rugovës thënë ministrit të Jashtëm gjerman Klaus Kinkel (një ditë para publikimit të intervistës së Abramoviçit, v. ime), të cilin e kishte ftuar në Gjermani ky i dyti, se: “UÇK nuk ka ndonjë përkrahje të madhe në Kosovë”, atëherë është e qartë se synohej eliminimi i UÇK-së dhe bëheshin përpjekje të arrihej zgjidhje asisoj sa të mos rrezikoheshin interesat e Perëndimit në rajon e as interesat e Serbisë, kurse interesi shqiptar vihej në pozitë më të pavolitshme, përkatësisht pas interesave strategjike perëndimore dhe atyre të Serbisë!?
NESËR: Dy ngjarje të kundërta dhe rënia e Junikut. Zona Operative nën komandën e Tahir Zemajt kishte dërguar ca njerëz, ndër ta edhe ushtarakët X, Y e Z, në ndihmë Junikut. Pasi kishin bërë një natë aty, ata kishin braktisur Junikun. Të nesërmen armatimi kundërtank nuk kishte ndezur. Tahir Zemaj me një deputet të asaj ane në “Kuvendin e Kosovës” kishin tubuar nënshkrime në formë peticioni kundër UÇK-së. Në katundin Ramoc bënte luftë Mark Avdyli me çetën e vetdjem e bashkëluftëtarë të tjerë. Në katundin Nepole luftonte njësiti në krye me Kolë Krasniqin e atij katundi, i cili njësit qe pikë kyçe e shtabit të Dukagjinit nën komandën e Ramush Haradinajt dhe do të bëjë rezistencë të fortë deri në përfundimin e luftës dhe hyrjen e forcës së KFOR-it në Kosovë | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: FSHEHTËSITË E LUFTËS DHE TRADHTISË NË KOSOVË Sat Apr 04, 2009 12:21 pm | |
| DY NGJARJE TË KUNDËRTA DHE RËNIA E JUNIKUT
Në rastin e Junikut, Zona Operative nën komandën e Tahir Zemajt kishte dërguar ca njerëz, ndër ta edhe ushtarakët X, Y e Z, në ndihmë Junikut. Pasi kishin bërë një natë aty, ata kishin braktisur Junikun. Të nesërmen armatimi kundërtank nuk kishte ndezur. Me të parë se çfarë u kishte ndodhur luftëtarëve të Junikut, të cilët në njësitin kundërtank udhëhiqeshin nga Abeja-Bekim Berisha, ky kishte lëshuar zërin: “Hidhini armët Gulinov, vizitorët na kanë tradhtuar, luftoni si të mundeni”!
NIKË GJELOSHI Në Prishtinë dhe rreth çështjes së Kosovës dy ngjarje, që në fakt janë diametralisht të kundërta, kishin preokupuar mendjet e njerëzve. Njëra kishte të bënte me vendimin e udhëheqësit politik të shqiptarëve, siç e quante diplomacia ndërkombëtare Ibrahim Rugovën, i cili, në bazë të ultimatumit që një ditë më parë i kishte bërë Albright përmes Ch. Hill se nëse s’e formonte grupin negociator do të mbetej vetëm, bënte publikë emrat e grupit negociator dhe tjetra kishte të bënte me deklaratën nr. 7 të Shtabit të UÇK-së. Grupi negociator, sipas vendimit të Rugovës, ishte: Fehmi Agani, Fatmir Sejdiu, Tadej Rodiqi, Edita Tahiri dhe Iljaz Kurteshi. Nga Partia Parlamentare e Kosovës Bajram Kosumi nuk kishte pranuar të jetë pjesëtar i atij grupi negociator. Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe Mehmet Hajrizi nga LDSH. Ibrahim Rugova para masmediave elektronike (ishin të pranishëm edhe Hill, ambasador amerikan në Shkup dhe Mils, ambasador amerikan në Beograd) u bënte apel “të gjithë qytetarëve që të përkrahnin vendimin e tij”. Ndërkaq për Hillin pohonte: “Hill është këtu që së bashku me përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit, të Presidencës së Bashkimit Evropian dhe të kryesuesit të OSBE të shprehë përkrahjen tonë të plotë për ekipin e ri negociator të shpallur sot”. Hill nga ana e tij pohonte: “Do të them qartë se dhuna duhet të marrë fund dhe duhet të marrë fund menjëherë. Nuk ka zgjidhje ushtarake për Kosovën...”. Ata që për çfarëdo arsye nuk e përkrahin këtë proces, i lus, theksonte Hill, të rezervojnë gjykimin e tyre dhe të lejojnë që procesi të shkojë para. Ambasadori austriak në Beograd Vofgang Petriç përforconte fjalët e Hillit: “Vetëm do të përsëritja atë që tha Hill, Presidenca e Bashkimit Evropian përkrah ekipin negocues të cilin porsa e prezantoi Rugova”. Shtabi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes drejtorisë politike të informacionit publik, me deklaratën numër 7 bënte publike qëndrimet mbi gjendjen e krijuar në Kosovë. Sipas asaj deklarate shprehej vendosmëria për të vazhduar luftën deri në realizimin e pavarësisë. Rethanat e reja, theksohej aty, imponojnë krijimin e institucioneve në të cilat spektri politik i Kosovës do të përfaqësohej në mënyrë të denjë. Aty bëheshin publikë edhe emrat e përfaqësuesve politikë të UÇK-së. Me qëllim të shpejtimit të procesit të krijimit të institucioneve të Kosovës, Shtabi i UÇK-së i kishte dhënë besimin Kryetarit të PPK Adem Demaçit dhe e ftonte atë “të tërhiqej nga veprimtaria partiake” për të realizuar sa më parë mbajtjen e një Asambleje të Kosovës dhe krijimin e një qeverie. Kësisoj në Kosovë po krijoheshin dy rrafshe politike dhe ushtarake, të cilat do të shkonin në divergjenca mes veti, qoftë për konceptet politike, qoftë për ato të luftës. Nga njëra anë forcat ndërkombëtare dhe një pjesë e shqiptarëve kishin mbështetje të parezervë ndaj lidershipit Ibrahim Rugova dhe çonin në drejtim të një Kosove me status autonom, kurse nga ana tjetër Demaçi me simpatizues të vet dhe autorizimet që ia bënte Shtabi i UÇK-së do të synonte të spostonte Rugovën nga skena politike për të arritur konsensus politik e luftarak për një pavarësi, e cila në rrethanat e polarizimeve politike shqiptare, pa një mobilizim shtesë të popullit, vështirë që mund të arrihej. Këtyre vështirësive duhej shtuar edhe qëndrimin e prerë të Christopfer Hillit se “ata që për çfarëdo arsye nuk përkrahin, i lus të rezervojnë gjykimin e tyre dhe të lejojnë që procesi të shkojë para”. Ky qëndrim asisoj i prerë i Hillit bënte përkufizimin në mes të asaj pjese që përkrahte dhe asaj që nuk përkrahte zgjidhjet e propozuara nga Grupi i Kontaktit. Reagimi i Demaçit në ftesën që i bëhej nga Shtabi i UÇK-së që të merrte rolin e udhëheqësit për krijimin e institucioneve të Kosovës - Asamblesë dhe Qeverisë ishte i menjëhershem. Ai që të nesërmen do t’i drejtohet me letër Shtabit të UÇK-së të cilin e falënderonte për besimin e ofruar dhe ai ngrinte aktivitetin politik në PPK. Me qëllim të harmonizimit të veprimit politik, Demaçi shpalli planin në tri pikë: 1) Veprimin politik me regjimin e Milosheviqit, 2) Veprimin politik me UÇK-në dhe 3) Veprimin politik me BE e SHBA-të. “Do të veproj në afrimin e këtyre tre faktorëve“, i pohonte Demaçi BBS-së të njëjtën ditë. Rexhep Qosja në prononcimin e tij po ashtu në BBS-i, në cilësinë e kryetarit të PBDSH, pasi gjykonte grupin negociator të formuar nga Ibrahim Rugova si grup të gabuar politik dhe të përbërë nga LDK dhe socialdemokratët, për angazhimin e Demaçit, sipas kërkesës së Shtabit të UÇK-së, theksonte: “Është bërë hap vendimtar për jetën politike dhe se nga sot jeta politike dhe ajo kombëtare do të jetë shumë më e qartë”. Edhe pse nga njeriu kryesor që shkaktonte luftërat për një dekadë në ish-Jugosllavi dhe ishte kryetar i Jugosllavisë së mbetur (Serbi e Mali i Zi), Slobodan Miloshevqi, i ishte dhënë fjala trojkës evropiane se nuk do të kishte sulme në Junik, në gjysmën e gushtit ofensiva serbe ishte shtrirë nga Loxha afër Pejës, në ca katunde afër Deçanit, si në Prilep, Carrabreg etj. dhe deri në Junik. Sipas BBS-së nga data 14 deri më 16 gusht forcat serbe e granatuan Loxhën dhe e rrafshuan atë me tokë. Ofensiva serbe pati vazhduar edhe në ca katunde të rrethit të Deçanit, ndërkaq ofensiva më e rëndësishme qe bërë në Junik. Në ofensivën e Junikut nga forcat okupuese serbe ishin angazhuar afër 180 tanke dhe helikopterë, ishin përdorur edhe avionë të luftës.
TAHIR ZEMAJ ME NJË DEPUTET TË ASAJ ANE NË “KUVENDIN E KOSOVËS” KISHIN TUBUAR NËNSHKRIME FORMË PETICIONI KUNDËR UÇK-SË
Më 16 gusht Juniku ishte tërësisht në duar të forcave okupuese serbe. Brenda në katund, pamje nga të cilat jepte nga Euro News, shihen 10-15 veta: ca fëmijë, gra e pleq. Serbët përmes TV Beogradit deklaronin: “Bastioni i fundit i separatistëve e terroristëve shqiptarë, Juniku, ra”. Lajmin për humbjen e Junikut, si pikë strategjike të luftës përmes së cilës lidhej korridori me Shqipërinë, qe konfirmuar edhe nga njoftimet shqiptare nga fusha e luftës. Me rënien e Junikut në duar të forcave ushtarake e policore serbe faktikisht kishte humbur Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Sigurisht që koha do ta sqarojë me përpikëri se si kishte mdodhur një humbje e tillë dhe kush kishte gisht në atë humbje! Por, sipas ca dëshmive të mëvonshme bërë autorit të këtij libri nga pjesëmarrës të luftës, si në rastin e Loxhës ashtu edhe në rastin e Junikut implikimet e subjektit shqiptar për ato humbje nuk përjashtohen. Sipas ushtarakut N.N., pjesëmarrës në luftën e Loxhës, në mes të Loxhës dhe Pejës ishte krijuar korridori logjistik për UÇK-në. Atë korridor e kishte diktuar pala serbe dhe kishte sulmuar për ta asgjësuar pastaj. Bëhej pyetja: nga kishte dalë informacioni për fuksionimin e atij korridori? Ndërkaq në rastin e Junikut, Zona Operative nën komandën e Tahir Zemajt kishte dërguar ca njerëz, ndër ta edhe ushtarakët X, Y e Z, në ndihmë Junikut. Pasi kishin bërë një natë aty, ata kishin braktisur Junikun. Të nesërmen armatimi kundërtank nuk kishte ndezur. Me të parë se çfarë u kishte ndodhur luftëtarëve të Junikut, të cilët në njësitin kundërtank udhëhiqeshin nga Abeja-Bekim Berisha, ky kishte lëshuar zërin: “Hidhini armët Gulinov, vizitorët na kanë tradhtuar, luftoni si të mundeni”! Në luftën e Junikut kundër forcës ushtarake tokësore e ajrore serbe vritet Abeja bashkë me Elton Zherkën, Përmet Vulën, Bekim e Bedri Shalën dhe luftëtarë të tjerë. Bekim Berisha-Abeja, i lindur në Graboc të Pejës, ishte njëri ndër luftëtarët e tmerrshëm në luftërat e bëra nga shqiptarët në Zagreb, Gospiq e vende të tjera në Kroaci kundër Ushtrisë Jugosllave, por edhe në Sarajevë e vende të tjera të Bosnjës. Abeja ishte njëri nga ata “legjionarët” që në dhjetor të vitit 1991 autorit të këtij fejtoni, i cili atëherë ishte Nënkryetar i qeverisë së ekzilit dhe ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, i kishte dhënë fjalën: “Në çdo kohë jam i gatshëm për të vdekur për Kosovën”! Nga shpërthimi i luftës në Prekaz kishte hyrë në Kosovë krah Fehmi Lladrovcit e luftëtarëve të tjerë dhe përveç luftërave që kishte bërë në të gjitha frontet e hapura, kishte ushtruar luftëtarët për luftën antitank, në mënyrë që forcave okupuese serbe t’u shkaktoheshin sa më shumë dëme edhe në atë gjini luftarake. Ditën e rënies së Junikut udhëheqësi i grupit shqiptar negociator, Fehmi Agani, deklaronte: “Jemi të gatshëm për të filluar bisedimet”! Pala serbe përmes nënkryetarit të qeverisë së Serbisë, Ratko Markoviq, i përgjigjej pozitivisht kërkesës së Aganit dhe i dërgonte atij letër publike në të cilën, ndër të tjera, thuhej: “...le të fillojë biseda qysh nesër... në ora... rruga....”. Të nesërmen Fehmi Agani pohonte: “...ne asnjëherë nuk e kemi vënë kusht për bisedim pavarësinë e Kosovës”. Me këtë deklaratë kësisoj, nga njëri prej njerëzve që duhej të bënte negociata me palën serbe, faktikisht bëhej publike edhe arsyeja e rrugës pacifiste e cila qe zbatuar prej 8 vjetësh në krye me Ibrahim Rugovën. Adem Demaçi: “Unë nuk e kam ndërmend të marr pjesë në kurrfarë grupi që ka çfarëdo lidhje me Rugovën, sepse qëndrimi im dhe i UÇK-së është se Rugova është kryetar në letër, dhe aty është edhe një parlament në letër, kështuqë ata njerëz me të vërtetë nuk përfaqësojnë kurrfarë force që do të ishte në gjendje të ndryshonte situatën”. Marrëveshja për të filluar bisedimet në mes të shqiptarëve e serbëve kishte dështur për shkak të vazhdimit të sulmeve serbe në fshatrat shqiptare (...). Në katundin Ramoc bënte luftë Mark Avdyli me çetën e vet - djem e bashkëluftëtarë të tjerë. Në katundin Nepole luftonte njësiti në krye me Kolë Krasniqin e atij katundi, i cili njësit qe pikë kyçe e shtabit të Dukagjinit nën komandën e Ramush Haradinajt dhe do të bëjë rezistencë të fortë deri në përfundimin e luftës dhe hyrjen e forcës së KFOR-it në Kosovë. Megjithatë, në Lugun e Baranit, njëri nga komandantët e asaj zone, që komandohej nga Tahir Zemaj, bashkë me një deputet të asaj ane “në Kuvendin e Kosovës” kishin tubuar nënshkrime në formë peticioni kundër UÇK-së. Në atë peticion, ndër të tjera, theksohej se “...dështakët si Adem Demaçi dhe mendimtarët e tij nuk kanë përkrahjen e subjekteve dhe njësive operative të kësaj ane”. Bëhej publike edhe një komunikatë për formimin e Zonës III Operative të Rafshit të Dukagjinit. Në atë komunikatë, të publikuar përmes Ministrisë së Informimit, thuhej: “...Në kuadër të Shtabit u formuan të gjithë sektorët duke u plotësuar me kuadrin profesional dhe do të udhëheqë e komandojë me të gjitha forcat e UÇK (FARK-ut, v. ime) në atë zonë (...) dhe e konsideron të ngutshme e të domosdoshme funksionin dhe formimin e organeve shtetërore, si dhe institucionalizimin e jetës politike e ushtarake në Kosovë”.
NESËR: Përmes mikrofonit të BBSsë Rugova pohonte: “E përshëndes marrëveshjen për një shkallë të vetadministrimit për Kosovën. Ajo do të ishte me interes për të gjithë ne në Kosovë, për normalizimin e situatës në krahinë”. Ministria e Brendëshme Serbe: “Ne disponojmë me listat e angazhimeve të të gjithë pjesëtarëve të UÇK-së”. Demaçi: “Rugova nuk është shprehur se ka përkrahur këtë ide, ai po hesht”! Xhon Shatuk: “Gjendja është shumë e rëndë, më e rëndë se e kemi menduar. Këtu ka shkelje të tmershme të të drejtave të njeriut, shkelje të të drejtave humanitare dhe shkatërrim në masë. | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: FSHEHTËSITË E LUFTËS DHE TRADHTISË NË KOSOVË Sat Apr 04, 2009 12:24 pm | |
| I zgjedhuri për pavarësi pajtohej me autonominë!
Përmes mikrofonit të BBS-së Rugova pohonte: “E përshëndes marrëveshjen për një shkallë të vetadministrimit për Kosovën. Ajo do të ishte me interes për të gjithë ne në Kosovë, për normalizimin e situatës në krahinë”. Ibrahim Rugova me marrjen e një vendimi kësisoj i bënte pabesi popullit, domethënë bënte tradhti.
NIKË GJELOSHI Rënia e Junikut në duar të forcave o k u p u e s e ushtarake e policore serbe kishte alarmuar qendrat diplomatike perëndimore për nevojën urgjente të fillimit të bisedimeve shqiptaro-serbe. Fillimin e bisedimeve e kishte theksuar Kancelari gjerman Helmut Kohl në Bundestagun gjerman, i cili insistonte që Bashkimi Evropian të ndërmerrte masa që të hyhej në bisedimet shqiptaro–serbe menjëherë. Kjo duhej bërë, siç theksonte Kohl, sepse “... dimri do të vinte shpejt e para kohe dhe po të mbeteshin njerëzit në male do të kishte një gjendje humanitare katastrofike”. Të njëjtën ditë Këshilli i NATO-s në Bruksel bënte apel për “ndërprerje të menjëhershme të zjarrit në Kosovë” dhe theksonte se “nuk ka shkëputje të Kosovës nga Serbia”. Kurse delegacioni evropian i sapoarritur në Prishtinë, porosiste: “Nuk ka zgjidhje ushtarake të krizës së Kosovës, as pala shqiptare e as ajo serbe nuk mund të zgjidhin problemin me luftë”. Ministri gjerman i punëve të Jashtme Kinkel, në përpjekje për të përfituar Rusinë në planin e Perëndimit rreth çështjes së Kosovës dhe detyrimin e Millosheviqit për të pranuar një zgjidhje politike për Kosovën, kishte biseduar me Primakovin dhe përmes të autorizuarit të vet Wolfgang Ischinger i kishte dërguar measazhin sipas të cilit shihej çfarë mund të humbte Rusia po të mos dakordohej me Perëndimin. Kinkel në atë mesazh i tërhiqte vërejtjen Primakovit se pozicioni juaj për të bllokuar çdo thirrje në kreun VII të Rezolutës së KS të OKB do të përmbante rreziqe të shumta për Rusinë; keqësim të marrëdhënieve ndërmjet Rusisë e Perëndimit dhe NATO-s; dobësimin e pozitës ruse në KS të OKB dhe dobësimin e aftësisë së saj për të luajtur rol në zgjidhjen e krizave ndërkombëtare, dobësimin e rolit të Rusisë në kuadër të Grupit të Kontaktit; vënien në pikëpyetje të bashkëpunimit ruso-perëndimor në lëmenjë të tjerë, në veçanti në lëmin ekonomik e financiar. Primakov në përgjigjen e vet kishte hedhur vërejtjet e bëra nga Kinkel dhe ishte deklaruar kundër çfarëdo intervenimi të NATOs mbi Jugosllavinë apo çfarëdo pavarësie të Kosovës, por kishte insistuar në uljen e palëve në bisedime dhe ndërprerje të zjarrit. Në Shqipëri, siç thuhej, për shkak të rrezikut nga xhihadi islamik administrata amerikane ditë më parë kishte bërë urdhëresë që shtetasit amerikanë të tërhiqeshin nga aty. Kjo gjë ndodhte mbasi qe kapur një grup islamik në Tiranë (në bashkëpunim me shërbimet sekrete amerikane) atëherë kur kishin ndodhur shpërthime në Najrobi e Kinshasa, ku kishin humbur jetë të tëra njerëzish. Amerika kishte vlerësuar se ekzistonte rreziku i sulmeve nga grupe terroriste islamike mbasi në Shqipëri xhihadi qenka i lidhur ngushtë me grupet mafioze shqiptare. Pikëpamjet e tij mbi veprimtarinë e terroristëve islamikë në Shqipëri, përmes TVSH, i bënte publike edhe Kryeministri shqiptar Fatos Nano. Ai, pohonte: “Terroristët islamikë në Shqipëri janë të ndihmuar nga Sali Berisha”. Qeveria që drejtoj unë, vazhdonte Nano, do t’i shohë me sy plagët e kësaj shoqërie (...), nuk do t’i cenojmë lirinë askujt, por nuk do të lejojmë të ndërhyhet në punët e pushteteve të të të tjerëve! Lidhur me çështjen e Kosovës: “Do të kontribuojmë për një zgjidhje sa me optimale”. Ditë më vonë Ushtria Shqiptare kishte manovër në rrethin e Tropojës me arsyetim të “luftimit të kontrabandës”. U bënë edhe burgosje të ca ish ministrave që ishin në dijeni për ngjarjet e një viti më parë në Shqipëri. Gjendja e rëndë në fushën e luftës për shqiptarë të Kosovës, masat e kontrollit të kufirit dhe manovra në rrethin e Tropojës nga ana e qeverisë shqiptare, burgosjet e ish ministrave, sikur kishin acaruar gjendjen politike në mes të dy subjekteve rivale politike shqiptare: PDSH e PSSH. Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ftonte të demonstrohej në kryeqendrën e Shqipërisë në Tiranë dhe të “rrëzohej qeveria”. Acarimet sikur çonin në “luftë qytetare”, të ngjashme me atë të marsit të vitit paraprak, nga e cila ra qeveria demokratike e Berishës. Ministri i Rendit Perikle Teta bënte publik vendimin për të mos lejuar demonstrata. Ministria e Rendit bënte komunikimin përmes TVSH, Teta “ka nxjerrë vendim për të mos lejuar tubimin e caktuar për 31 gusht, ngase një ditë më parë ndër demonstrantët kishte njerëz që donin të ushtronin terror; ata kanë thyer një depo ushtrie dhe kanë vjedhur pajisje ushtarake, të cilat janë në duar të njerëzve që dëshirojnë të ushtrojnë terror”. Demonstratat nuk u mbajtë... Pasi kishte bërë bisedime, sa në Prishtinë me Ibrahim Rugovën, sa në Beograd me Sllobodan Millosheviqin, ambasadori amerikan në Shkup Christopher Hill në një konferencë për masmedia elektronike në Prishtinë (më 2 shtator) bënte publik propozimin e Millosheviqit për një autonomi për 3-5 vjet për Kosovën dhe pas atij afati duhej parë çfarë ishte arritur. Rugova, theksonte Hill, ka pranuar atë propozim për tre vjet dhe është sigururar pëlqimi për përpilim të asaj marrëveshjeje. Qëllimi: 1) Krijimi i institucioneve demokratike (edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja) dhe 2) Për tre vjet SHBA–të garantojnë një shkallë të autonomisë për Kosovën. Propozimin e Millosheviqit dhe dakordimin e vet për një autonomi të Kosovës për tre vjet, Rugova i bënte publike dy ditë pas Hillit. Përmes mikrofonit të BBS-së Rugova pohonte: “E përshëndes marrëveshjen për një shkallë të vetadministrimit për Kosovën. Ajo do të ishte me interes për të gjithë ne në Kosovë, për normalizimin e situatës në krahinë”.
Ministria e Brendshme Serbe: “Ne disponojmë me listat e angazhimeve të të gjithë pjesëtarëve të UÇK-së”
Në pyetjen e bërë nga gazetari se a do të pajtohej UÇK me atë marrëveshje, ai përgjigjej: “
Unë përfaqësoj të gjithë qytetarët e Kosovës”. Si njeri i zgjedhur nga populli, sado që dy ditë më vonë se atë vendim e kishte bërë publik ndërmjetësi amerikan Hill, Ibrahim Rugova me marrjen e një vendimi kësisoj i bënte pabesi popullit, domethënë bënte tradhti, sepse ai popull e kishte zgjedhur atë që të drejtonte Shtetin e Kosovës e jo Krahinën e Kosovës, të cilën e kishte patur ai popull vite më parë. Nën dy, përdorimi i nocionit krahinë nga Rugova (të thënë me gjuhën dhe zërin e vet, v. ime) e vinte atë në pozitë të shkelësit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që në fakt sërish e shpinte atë në pabesi, përkatësisht tradhti. Së treti, Rugova pazarin për autonomi 3 vjeçare, sipas propozimit të Kryetarit të RFJ Sllobodan Millosheviqit, për të parë më vonë çfarë ishte arritur, e bënte pa konsultim me subjekte dhe institucione të tjera shqiptare! I njëjti radiostacion, BBS-i, pas deklarimit të Rugovës për atë marrëveshje të arritur dhe dakordimin e tij, e pyeste Demaçin, i cili përgjigjej: “Sipas informatave që marrim nga serbët, këtu është fjala për biseda private. Millosheviqi ka nevojë të fitojë në kohë dhe të sulmojë UÇK-në”. Në pyetjen se Rugova është shprehur pozitivisht për marrëveshjen, Demaçi përgjigjet: “Rugova nuk është shprehur se ka përkrahur këtë ide, ai po hesht”! Pohimi kësisoj publik përmes një radiostacioni anglez me përvojë dhe zë në tërë botën, e bënte Demaçin “të painformuar” për zhvillimet që ndodhnin në rrafshin politik shqiptar dhe për vendimet lidhur me çështjen e Kosovës, apo edhe të “dezinfomuar” nga burimet serbe, sado që ai vetë luante rolin e përfaqësuesit politik të UÇK-së dhe në atë kuptim kishte kontakte edhe me ndërmjetësues ndërkombëtarë. Ditët e 4 e 5 shtatorit (e premte dhe e shtunë) do të jenë ndër ditët e rënda për popullin e Kosovës. Njoftimet bashkë me foto të prezentuara në ORF 1 austriak, TV kroat e TV serb bënin publik nxënien e 450 robërve shqiptarë të luftës; qindra armë të ndryshme-të vjetra kineze e ruse, uniforma, dokumente e lista luftëtarësh. Të kapurit robë tregoheshin të ulur në gjunjë mee duart prapa kokës. Përreth tyre kishte serbë të uniformuar, të cilët kishin drejtuar armët në drejtim të robëve të luftës. Ca robërve të luftës u shkonin djersë, që në aspektin psikologjik tregonte ndarje të trupit me shpirtin!? Do të thotë ata njerëz kishin bërë luftë kundër okupuesit, kurse tash kishin rënë robë në duar të tyre. Ata ishin nga lokalitetet e Malishevës, Suharekës, Rahovecit. Përmes ekraneve të atyre TV stacioneve prezantohej edhe një grup tjetër i të zënëve robë, mbi 200 veta. Ata ishin të lidhur duarsh, kush me rripa të brezit të vet, kush me spaga plastike. Ministria e Brendshme Serbe pohonte: “Ne disponojmë me listat e angazhimeve të të gjithë pjesëtarëve të UÇK-së”. Të alarmuar për gjendjen e rëndë të krijuar në Kosovë me humbjet aq të mëdha në frontet e luftës dhe të frikësuar për një rrëmujë spastrimesh etnike të shqiptarëve nga ana e regjimit të Millosheviqit, delegacione të ndryshme të Perëndimit kishin ardhur në Prishtinë. Ndihmëssekratari amerikan për politikë të jashtme Xhon Shatuk bashkë me kongresistin Bobe Dol, njeriun që me shumë vendosmëri kishte treguar përkushtimin njerëzor për popullin shqiptar të Kosovës dhe me njerëz të tjerë, në Prishtinë kishin takuar përfaqësues të Këshillit për të Drejta të Njeriut, administratorin serb të Kosovës dhe më vonë Ibrahim Rugovën. Do t’i paraqes Tribunalit të Hagës informacionë për shkelje të të drejtave të njeriut në Kosovë, pohonte Shatuk në konferencën për shtyp. Deklarata e përbashkët: “Gjendja është shumë e rëndë, më e rëndë se e kemi menduar. Gjendja që kemi parë në komunat e Malishevës, Deçanit e Rahovecit është si gjendja në Ruandë. Këtu ka shkelje të tmershme të të drejtave të njeriut, shkelje të të drejtave humanitare dhe shkatërrim në masë. Ne do të njoftojmë Presidentin Clinton dhe Kongresin, kurse Tribunali i Hagës do të merret me hulumtimin e shkeljes së të drejtave të njeriut në Kosovë. Ata do të vijnë të vërtetojnë vetë gjendjen”. Duke shprehur pakënaqësinë me gjendjen e krijuar ato ditë në Kosovë, e cila gjendje ishte bërë ashtu me fajin edhe të faktorit shqiptar, Adem Demaçi në një deklaratë dhënë BBSsë pohonte: “Nuk jam i kënaqur me rolin e ambasadorit amerikan në Maqedoni, Christopher Hillit. Amerika duhet të emërojë një njeri nga Amerika dhe të vijë këtu për të gjetur një zgjidhje për Kosovën. Hill edhe në Maqedoni i ka punët llugë, shqiptarët atje nuk kanë kurrfarë të drejtash...”. Reagimi kësisoj i Demaçit kundër ambasadorit amerikan Hill në Maqedoni, qe me aq përkushtim zbatonte politikën e shtetit të vet, i cili shtet përmes tij përpiqej të ndihmonte popullin shqiptar dhe përmes atyre përpjekjeve ndihmohej edhe “fytyra” e reprezentëve shqiptarë (nëse kishte mbetur diçka për fytyrë), nuk mund të kuptohej ndryshe pos si një nonsens politik. Të akuzohej reprezenti diplomatik i shtetit mik, pa qenë vetë shtet e as faktor ndërkombëtar dhe të kërkosh nga ai shtet mik të dërgojë një tjetër reprezent duke menduar sërish se do të kesh miqësi me atë shtet, kjo politikë mund të bëhej vetëm nga shqiptarët. Bile, administrata amerikanë porositej për të mos harruar: Në Kosovë duhej dërguar një amerikan nga Amerika, i cili do të duhej “të vinte këtu” për të gjetur një zgjidhje, sepse amerikani që jeton në Ballkan dhe reprezenton politikën zyrtare të administratës amerikane “nuk është amerikan”. Demaçi me pohimet e tij të nonsensit diplomatik shkonte edhe më tutje kur përveç kërkesës për ndërrim të ambasadorit amerikan Hill si negociator për Kosovën, njoftonte administratën amerikane se Hill “i ka punët llugë” edhe në Maqedoni, sepse shqiptarët atje nuk kanë kurrfarë të drejtash. Pra, ato të drejta u dashka t’ua siguronte ambasadori amerikan e jo vetë shqiptarët!? Kështu e ka politika. Ex tempore! FUND
(Këto 6 pjesë të botuara të këtij fejtoni janë pjesë të librit “KOSOVA 1999-as republikë e proklamuar as autonomi e imponuar“. Titujt dhe mestitujt janë të Redaksisë. Fusnotat në Redaksi) | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: FSHEHTËSITË E LUFTËS DHE TRADHTISË NË KOSOVË Sat Apr 04, 2009 12:24 pm | |
| Ja pra ky eshte ibrahim pejngamberi qe sot eshte kryetar i Kosoves fal 30% te votuesve me gisht ne vend te nenshkrimit pra te pleqve analfabet qe nuk din te shkruajn por vetem te ven gishtin ku jau kan diktue aktivistet e pejngamberit.
Shkrimi i Nike Gjeloshit njieriut te ibres e te bukoshit do te thot shume edhe per ata qorrat qe deri tani i kan besue vetem verbalisht | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: FSHEHTËSITË E LUFTËS DHE TRADHTISË NË KOSOVË Sat Apr 04, 2009 12:25 pm | |
| INTERVISTË ME LAHI BRAHIMAJN NGA SHQIPONJA E GJAKOVËS, ISH-SHEF I DREJTORISË SE FINANCAVE PRANË SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË UÇK-së DHE ANËTAR I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË UÇK-së
"TAHIR ZEMAJ ËSHTË MARRË VESH ME NJERËZIT E KAZERËMËS SE USHTRISË JUGOSLLAVE NE PEJË PER TU TËRHEQUR MBI BJESHKËT E STRELLCIT"
Jeni ndër themeluesit e UÇK-së për Rrafshin e Dukagjinit. Kur i keni pasur kontaktet e para me UÇK-në dhe nie kë keni kontaktuar? Pas fillimit të rezistencës në Jabllanicë, data 9 mars 1993, Ramush Haradinaj e dërgon vëllain tim, Nazmiun, që të bisedojmë rreth formimit të një grupi të armatosur, i cili do të dilte në mbrojtje të kë tij fshati, po qe se do të kishte nevojë edhe fshatrave të tjera. Pastaj unë i ftova disa njerëz më të besueshëm në odën time, ku ishim edhe unë e vëllai im, Nazrniu. Të ftuarit ishin Xhevat Zeneli, Hysen Brahimi. Me atë rast u morëm vesh që sa më parë t`i marrim armët që do të na i sillte Rarnushi apo Nazmiu. Në muajin slatatar të vitit 1994, vëllai im, Nazmiu, sjell tre automatikë, tre snajperë dhe një mitraloz të lehtë, disa pjesë rezervë dhe municione për këto armë si dhe municione për grupet guerilje të UÇK-së që vepronin në Prishtinë. Në muajin nëntor 1994, përmes Nazrniut dhe Ramushit, mora kontaktet e para nie Shtabim e Përgjithshëm të UÇK-së. Kur e keni kryer aksionin e parë gueril? Pas vënies së kontaktit me Shtabin e Përgjithshëm, detyra ime ka qenë koordinimi i njësiteve guerilje në Rrafshin e Dukagjinit me,
njësitet e zonave të tjera. Ndër aksionet e para të miat që vlen të përmendet është ai i 11 shtatorit 1 9 9 7 mbi stacionin e policisë në fshatin Çallapek të Pejës. Me këtë datë ishte paraparë që në shkallë Kosove, ne orën 24.00, të kryheshin aksionet në mbi 11 stacione. Të gjitha aksionet u kryen ashtu si ishin paraparë, ndërsa të nesërmen mjetet e informacionit serb lajmërojnë se sulmet u kryen në 12 vende. Vendi i 12 ishte Kijeva, të cilin Mujë Krasniqi e sulmoi në mesditë, nie të dëgjuar lajmin për sulmet në 11 stacionet. Në këtë aksion mbi stacionin e policisë në Çallapek kemi marrë pjesë: unë, Naser Brahimi dhe Nazmi Brahimi. I kemi sulmuar me dy mortaja dhe me breshëri kallashnikovësh. Po këtë stacion e kemi sulmuar edhe më 13 tetor 1997. Në këtë sulm kemi marrë pjesë unë, Naser, Hamëz dhe Miftar Brahimaj. Në vitin 1996 kam marrë pjesë edhe në sulmin mbi staeionin e Kliçinës, me Murtë Zenelin, tani dëshmor, Sokol Ismajlin, Hajdar Ahmetin dhe Xhevat Zenelin. Sipas përgjimit rë radio-lidhjeve, që i përgjonim në valët e stacioneve përkatëse, në çdo sulm forcat policore serbe kanë pasur humbje në njerëz, gjë që vërtetohej të nesërmen me tërbimin e tyre ndaj popullatës shqiptare. Shtëpia jote ka qenë një ndër bazat e UÇK-së. Dihet se kontribut të veçantë ka dhënë edhe nëna Juaj, Aza Brahimaj. Kush është strehuar në shtëpinë Tuaj?
Në shtëpinë time në Jabllanicë, tani Shqiponjë, janë strehuar Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep e Sylejman Selimi, Xheladin Gashi, Daut Haradinaj, Luan e Shkelzen Haradinaj, Mujë Krasniqi, Rasim.Kiçina, Ismet Jashari Kumanova, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Ilir- Konushevci, Abedin Rexha-Sandokani. Edhe ku keni luftuar? Kam marrë pjesë në betejën e Rahovecit, në betejat e Jabllanicës, në Sukë të Cermjanit, në Kralan, Këpuz, Çeskovë, Grabanicë, në Lug të Bunarit, në Gllogjan, Lumbardhë, Broliq etj. Çka do të veçonit nga këto luftime? Pas ofensivës së shtatorit të vitit 1998, kur në drejtim të fshatit Jabllanicë ishin nisur diku rreth 130 automjete të motorizuara nga drejtimet e Sukës së Cemnjanit, Kralan, Këpuz, Çeskovë, Grabanicë, ndërsa ne pritnim të na vinin në ndihmë ushtarët e brigadës "Adrian Krasniqi", e cila ishte vendosur në Baran. Ne nuk e dinim se Tahir Zemaj, Nazif Rarnabaja, Rrok Berisha, Fadil Hadergjonaj etj. ishin marrë vesh jo vetëm që të mos na ndihmonin, por edhe të fshehnin diku armatimin e rëndë apo edhe ta hedhnin në rrugë dhe të tërhiqeshin përtej Bjeshkëve të Strellcit, pa e njoftuar Shtabin e Përgjithshëm dhe Komandën e Zonës. Me këtë veprim të tyre, pra si pasojë e kësaj tradhtie, shumë ushtarë duke qenë ende të papërgatitur mirë, mbesin në mes të rrugës, kurse një pjesë e madhe e ushtarëve nga Dukagjini shkojnë me ta. Këtu ishte përhapur një lajm i rremë gjoja se Ramushi, bashkë me shumë eprorë të tjerë, kishin ikur një ditë më parë në drejtim të bjeshkës së Strellcit, gjë që nuk ishte e vërtetë, sepse ne qëndruam edhe me ata pak ushtarë, duke u riorganizuar e strukturuar deri në fitore. Cilët janë njerëzit më të merituar për Rrafshin e Dukagjinit që dhanë kontribut në Luftën Nacionalçlirimtare? Në radhë të parë janë të gjithë dëshmorët, pastaj invalidët e kësaj lufte, kurse nga të gjallët komandanti Ramush Haradinaj me vëllezër, Bujar Haradinaj, Nazmi Brahimi, Paton Mehmeti, Agron Kryeziu, Alush Agushi, Azem veseli dhe shumë të tjerë që rrokën armët në dorë për ta çliruar Kosovën.
Cili ka qenë momenti më i vështirë i juaji gjatë luftës ?
Momenti më i vështirë për mua ka qenë kur në Baran mora lajmin nga eprori Nazif Ramabaja se Tahir Zemaj është marrë vesh me njerëzit e kazermës së ushtrisë jugosllave në Pejë për t'u tërhequr mbi Bjeshkët e Strellcit dhe kur mora lajmin e konfirmuar se Tahiri ishte larguar duke i dhënë urdhër edhe Ramabajës të tërhiqej së bashku me të gjithë ushtarët që komandonte. Me mua aty ka qenë edhe Alush Agushi, i cili i tha Ramabajës: "°A je i vetëdijshëm se çka po bëni. Kjo është tradhti". Kurse ai u përgjigj: "Unë pranoj çfarëdo urdhrash që më jep komandanti im Tahir Zemaj dhe ai le të japë llogari". | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: FSHEHTËSITË E LUFTËS DHE TRADHTISË NË KOSOVË | |
| |
| | | | FSHEHTËSITË E LUFTËS DHE TRADHTISË NË KOSOVË | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|