Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!!

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Empty
MesazhTitulli: Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!!   Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 10:51 pm

Te nderuar forumist
ne kete teme mund ti gjeni gjitha krijimet nga lideri i levizjes VETEVENDOSJE! Albin Kurti
Albin Kurti....simbol i diturise,drejtesis,atdhedashurise,revulucionar dhe nje patriot qe perballet gjithmon me te keqen,synimi i vetem rruga drejt vetevendosjes dhe bashkimit kombetar,respektimi i gjakut te deshmoreve,respektimi i luftes se UÇK-es.
Kujtimi i perjetshem i Çamerise dhe Shqiperis Etnike...!!



Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Albin_kurti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Empty
MesazhTitulli: Nga stabiliteti i krizës drejt krizës së stabilitetit   Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 10:51 pm

Prania ndërkombëtare në Kosovë është dominim ndërkombëtar që bazohet në paradigmën e stabilitetit. Ajo siguron dhe kujdeset që situata të mbetet stabile. Ky stabilitet nuk është stabilitet i përkufizuar nga vendasit, por i përkufizuar nga ndërkombëtarët. Stabiliteti i këtillë i përkufizuar nga jashtë është, në radhë të parë, në funksion të interesave të atyre që e përkufizojnë atë.

Disa miliarda euro i kanë shpenzuar faktorët dhe organizmat ndërkombëtarë për vetëm disa vite në Kosovë. Stabiliteti duket se është një gjë aq e shtrenjtë. Për ta ruajtur status quo-në janë të nevojshme më shumë përpjekje sesa për progres. Qëndrimi në vend kushton më shumë para sesa ecja përpara. Por, cilës situatë i dedikohet stabiliteti? Çka në fakt po mbahet stabile në Kosovë? Rendi aktual, gjithsesi. Stabiliteti është stabilitet i një marrëdhënieje të caktuar. Burokratët e paprekshëm ndërkombëtarë lart, afër tyre por përfundi tyre politikanët kosovarë, kurse poshtë qytetarët që masivisht përballen me mbijetesën. Nuk bëhet fjalë për stabilitet të progresit. Stabiliteti është stabilitet i marrëdhënieve ekzistuese në kuadër të hierarkisë ekzistuese. Ky stabilitet i konvenon një pakice që është pasuruar, i konvenon bizensmenëve të shndërruar në politikanë dhe politikanëve të shndërruar në biznesmenë. Dhe, i konvenon analistëve të afërt me ta. Në kushtet e papunësisë së gjerë sikurse në Kosovë, armata e këshilltarëve dhe shërbyesve civilë është reaksionare: ajo e do stabilitetin, qetësinë dhe rehatinë; ajo flet me pasion për ruajtjen e imazhit të Kosovës dhe etiketon kundërshtarët. Shkrimet dhe veprimet e tyre janë shprehje e instiktit të tyre klasor: ato konfirmojnë dhe riprodhojnë kushtet që e mundësojnë dhe kushtëzojnë sistemin aktual drejt përjetësimit të gjendjes së tyre vetjake.

Përveçqë më shumë se gjysma e popullatës në Kosovë janë të papunë, 40% të popullatës janë të varfër dhe jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë. Edhe 18% të tjerë janë skajshmërisht të varfër, që jetojnë me më pak se 1 dollarë në ditë – kjo do të thotë që rreth 400.000 njerëz në Kosovë janë të uritur për çdo ditë. Stabiliteti gjithsesi mbahet në kurriz të dikujt, apo jo? Në mënyrë që pak njerëz të kenë tepër shumë, atëherë tepër shumë njerëz duhet të kenë fare pak. Resurset janë të fundme dhe paradigma e stabilitetit nuk i rrit ato. Përkundrazi.

Jo vetëm që stabiliteti aktual në Kosovë mirëmbahet në kurriz të qytetarëve të Kosovës, por edhe stabiliteti rajonal mirëmbahet në kurriz të shqiptarëve. Sepse, sërish bëhet fjalë për stabilitetin që na e kanë definuar të tjerët dhe për hir të vetë atyre. Kudo që shqiptarët janë popullatë pakicë në Ballkan kanë shumë më pak të drejta dhe mirëqenie sesa pakicat e tjera në vendet ku shqiptarët janë shumicë. Stabiliteti në Ballkan po ruhet në saje të asimetrisë dhe mungesës së reciprocitetit të të drejtave të shqiptarëve dhe të fqinjve të tyre.

Kriza politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë është shumë e thellë. Stabiliteti në Kosovë është stabilitet i krizës. Pra, në Kosovë nuk ekziston kontradikta ndërmjet stabilitetit dhe krizës. Sepse, kemi stabilitet të krizës. Që prej përfundimit të luftës e këtej jemi në krizë të thellë. Mirëpo, stabiliteti i kësaj krize nuk është vetëm çështje e konstatimit të realitetit faktik: vazhdimisht jemi në gjendje të rëndë e të mjerë para shpërthimit që nuk ndodh. Stabiliteti i krizës te ne nuk është aksident, nuk është fatkeqësi jona – stabiliteti i krizës është i keq porse s’ka të bëjë me fatin. Stabiliteti brenda Kosovës i konceptuar nga jashtë është paradigmë strukturuese. Institucionet funksionalizohen përbrenda kësaj paradigme. Institucionet operojnë në përmbushje të kësaj paradigme. Prandaj, Qeveria dhe institucionet e Kosovës nuk kanë ideale dhe as ideologji, nuk kanë vullnet dhe as vendosmëri. Qeveria dhe institucionet e Kosovës më parë sesa të kenë qëllime politike, ato vetëm bëjnë zgjidhje të problemeve teknike për politikat e huaja. Kjo krizë është kurtha në të cilën ka rënë Kosova. Është krizë në të cilën jemi hedhur për ta ruajtur atë. Është krizë stabile. Pra, nuk është krizë në kuadër të ndonjë dialektike hegeliane në kuptimin që po bëhet një çikë më keq në mënyrë që të bëhet shumë më mirë pastaj. Është krizë e identifikuar, mirëmbajtja e së cilës e bën atë edhe krizë të projektuar.

“Këshili i BE-së me 11 dhjetor 2006 e ka aprovuar Konceptin e Menaxhimit të Krizës për një operacion të BE-së për menaxhimin e krizës... ”, thuhet në dokumentin e Veprimit të Përbashkët të Këshillit të BE-së të aprovuar me 4 shkurt 2008. Ky dokument që është baza e EULEX-it, në nenin 11 të tij e definon qartë EULEX-in si ‘crisis management operation’. Pra, operacion për menaxhimin e krizës, jo për eliminimin e saj. EULEX-i nuk është këtu për të na nxjerrur neve nga kriza, por për ta menaxhuar atë. Kriza është këtu që të mbetet, porse ajo duhet të menaxhohet; kriza duhet të mbahet stabile, kriza nuk duhet të shpërthejë. Një dekadë pas mbarimit të luftës vazhdojmë të jemi në gjendje të jashtëzakonshme. Politika e parandalimit të shpërthimit të krizës gjithmonë na ka mbajtur në buzë të shpërthimit të krizës. Prandaj, stabiliteti i krizës doemos e sjell krizën e stabilitetit. E, mu në këtë pikë, mendja e Hegelit (edhe për neve) e mund shikimin e Solanës (mbi neve). Sepse, për çka është populli? Cili është vullneti dhe interesi i tij? Populli është që kjo situatë e stabilitetit të padrejtë të mos mbahet në kurriz të shumicës dhe mbi benefitet e një pakice (sikur sot), por që vetë kriza të shuhet si pasojë e barazisë së popullit shqiptar dhe e mundësive të barabarta me popujt tjerë në Ballkan. Dhe, që të mos ketë më menaxhim të krizës (që veç sa e konfirmon ekzistencën e saj), por zhdukje të saj (që e suprimon menaxhimin si të tillë).

Ndërkaq, për atë se si paradigma e stabilitetit ua suspendon njerëzve historinë, i privon ata nga ardhmëria dhe ua imponon mendimin konservativ, ndonjëherë tjetër...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Empty
MesazhTitulli: Pieter Feithi dhe 40 hajdutët   Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 10:52 pm

A duhet të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare në këtë vit? Kosova është një vend ku përgjigjet vijnë para pyetjeve, sepse vendimet vijnë para debatit. Javier Solana dhe Pieter Feith u takuan, biseduan dhe vendosën. Pozita dhe opozita, politikanë e analistë, e kallën më pas debatin. Për një çështje tashmë të kallur. Diçka ngjashëm sikurse në burg: drejtori i burgut ose gardianët e marrin ndonjë vendim e mandej të burgosurit e diskutojnë atë.

Vendimet kryesore politike në Kosovë nuk janë punë ligji. Institucionet e Kosovës së pavarur e kanë pranuar një instancë politike që është mbi ato vetë dhe mbi ligjin. Kjo instancë politike e ka vënë e para nënshkrimin në Kushtetutën e Republikës së Kosovës; kjo instancë politike e interpreton Planin e Ahtisaarit që ndodhet brenda Kushtetuës por edhe sipër saj; kjo instancë politike vendos se kur, si dhe çka është e rëndësishme në Kosovë e për Kosovën. Kjo instancë politike është Pieter Feith-i. Lexojeni Aneksin IX të Planit të Ahtisaarit, që e përkufizon Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar me pushtet të pakufijshëm. Po, Pieter Feithi i jep llogari Grupit Drejtues Ndërkombëtar, i cili e ka emëruar, por i cili kryesohet nga vetë Pieter Feith-i. Kush nuk do që ta shohë diktatorin në dokument, ai doemos do t’i përvijohet mandej te pasojat. Në anën tjetër, po ky Pieter Feith-i është edhe Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, pra njeriu i Javier Solana-s në Kosovë: Brukseli neve na shikon veçse përmes politikës së tij të jashtme dhe të sigurisë. Sëkëndejmi, Pieter Feith-i e përfaqëson veten e tij dhe Solana-n në Kosovë, në vendin e porsapavarësuar, ku ai e ka fjalën e fundit për çdo gjë, çdo herë. Fjalën e fundit e ka nominalisht, ndërsa realisht e ka edhe fjalën e parë: krerët e institucioneve të Kosovës e dëgjojnë ose e prashikojnë fjalën e parë të Pieter Feith-it, dhe mandej i përshtaten asaj, në mënyrë që ai të mos ketë fare nevojë të flasë në fund. Ose, të flasë në fund për t’u pajtuar publikisht me kryeministrin a presidentin pasi që këta paraprakisht janë pajtuar privatisht me të. Ajo që publikohet se po ngjet, në fakt, ka kahje të kundërt me atë që tashmë ka ngjarë.

Në takimin e tij me Solana-n, Pieter Feith-i e përfaqësoi veten dhe vetë Javier Solana-n. Ai u takua me veten dhe me Solana-n. Të ‘tre’ këta aty u morën vesh që s’duhet të ketë zgjedhje parlamentare sivjet në Kosovë, por vetëm në vitin 2011. A do të ndryshojë ky vendim i tyre? Sërish varet prej tyre. Meqenëse ata nuk na japin llogari neve, nuk mundemi as t’i lidhim për fjalën e tyre. Deklarata e tyre vlen vetëm deri në deklaratën e tyre të ardhshme. Institucionet e Kosovës dhe partitë politike janë plotësisht në mëshirën e arbitraritetit të Pieter Feith-it, që konsultohet me vetveten dhe me Solana-n. Prandaj, për një vendim të rëndësishëm politik në Kosovë, të provosh të argumentosh përmes ligjit dhe neneve të tij, do të thotë ta kesh keqkuptuar tërë sistemin politik e juridik në Kosovë. Nuk është problemi themelor se çka sistemi bën, por se si sistemi është; nuk është problemi te funksioni i sistemit por, para së gjithash, te qenia e tij. Ajo se çka sistemi bën është simptomë e asaj se si sistemi është. Kosova nuk është sovrane dhe në Kosovë nuk ka demokraci. Në Kosovë ka të drejta për pakicat por jo edhe sundim të shumicës. Në Kosovë ka institucione ku njerëzit zgjedhen me vota por ka edhe autoritet suprem të pazgjedhur mbi to. Prandaj, të thirresh në procedura demokratike brenda një sistemi jodemokratik, do të thotë të mos e kuptosh se ku ndodhesh objektivisht ose të ndodhesh subjektivisht aty ku nuk je: ose nuk po e kupton realitetin, ose po e aktron normalitetin; ose je në ëndërr, ose në teatër. Nëse e pranon Pieter Feith-in, atëherë e ke pranuar hoxhën dhe priftin, mbretin dhe filozofin, i ke pranuar të gjitha këto në një person të vetëm, që e ka emrin Pieter Feith. Këtë gjë e kanë bërë institucionet e Kosovës dhe të gjitha partitë politike parlamentare. Kundërshtimet e tyre tash janë ankesa naive që vetëm sa e përforcojnë vendimin. Në anën tjetër, analistët e Hashim Thaçit, e paraqesin edhe Thaçin si viktimë, duke thënë që ai do të fitonte sërish në rast të zgjedhjeve, dhe do ta përforconte pushtetin. Hashim Thaçi jo vetëm që s’mendon aq larg, por ai as që mund të mendojë aq larg. Si agjent i neoliberalizmit, ai është tërësisht i zënë me privatizimin e ndërmarrjeve të mëdha, që të tjerët ia kanë caktuar si mision për dy vitet e ardhshme. Thaçi e ka hall se si t’i shesë sa më shumë, sa më shpejt dhe sa më lirë KEK-un, Trepçën, Aeroportin dhe PTK-në. Për më tepër, procesi i privatizimit ka treguar se pikërisht me atë rast, përfitimi për qeveritarët është më i madhi. Sa më lirë që kryeministri a ministri e shet pasurinë e Kosovës, aq më shumë para i mbesin atij.

Megjithatë, te kjo çështja e zgjedhjeve, një pyetje mbetet legjitime. Pse Feith-i dhe Solana vendosën që s’do të ketë zgjedhje parlamentare në këtë vit? Një motiv sigurisht që është shpëtimi i LDK-së dhe i figurës së Fatmir Sejdiut, i cili, sikurse Pieter Feith-i, i mban dy poste. Që prej tre vjetësh LDK-ja është në rënie të vazhdueshme. Pas zgjedhjeve të reja LDK-së vështirë se do t’i gjendeshin copat. Mirëpo, ka një motiv tjetër edhe më të rëndësishëm që e përcaktoi vendimin për mosmbajtjen e zgjedhjeve. Sundimi ndërkombëtar në Kosovë bazohet në paradigmën e stabilitetit. Ata nuk janë këtu për hir të demokracisë, lirisë a zhvillimit, por për hir të ruajtjes së stabilitetit. Çdo gjë në Kosovë ata e vlerësojnë varësisht se sa i kontribuon stabilitetit, pra sa i kontribuon mirëmbajtjes së rendit dhe marrëdhënieve ekzistuese. Zgjedhjet i përdorin atëherë kur duan ta shmangin vëmendjen nga thellimi i krizës që çon drejt shpërthimit të saj, dhe për ta parandaluar atë shpërthim. Kështu patën vepruar edhe me zgjedhjet e 17 nëntorit 2007: në kohën kur u shty pavarësia për vitin e ardhshëm, në mënyrë që ta zbrapsnin revoltën e njerëzve, i shpallën zgjedhjet e reja, dhe në vend të demonstratave kishim karnavalin e tubimeve parazgjedhore dhe sfilatën e politikanëve që garonin. Zgjedhjet e ardhshme në Kosovë nuk është e thënë se do të mbahen në vitin 2011. Ato mund të mbahen më herët ose më vonë, varësisht kur do të jetë i rrezikuar stabiliteti. Pieter Feith-i e vlerësoi gjendjen aktuale në Kosovë si të qetë dhe stabile, andaj ai nuk preferon që tash ta djegë kartën e zgjedhjeve. Zgjedhjet do të mbahen vetëm atëherë kur potenciali për destabilizim të rritet, e jo kur ndonjë zyrtari të lartë ndërkombëtar t’i thyhet zemra përderisa dëgjon argumentet me gjuhën mbresëlënëse juridike të ndonjë politikani a analisti kosovar për mbajtjen e zgjedhjeve. Zgjedhje në Kosovë do të mund të kishte vetëm në një rast: po të kishte potencial për shpërthimin e krizës. Menaxhuesit e krizës nuk janë këtu për ta eliminuar krizën, por për ta menaxhuar atë: krejt çfarë ata duan është të mos shpërthejë kriza.

Se debati i tanishëm posteriori për mbajtjen e zgjedhjeve nuk konsiston te parimet por te interesat, e dëshmon edhe fakti që shumicës dërrmuese të debatuesve të sotëm nuk iu pengonte aq që në Kuvend s’pati diskutim për flamurin e himnin e Kosovës, për Kushtetutën e për Planin 6-Pikësh, për veriun e Kosovës e Luginën e Preshevës, nuk iu pengonte se si merreshin vendimet për këto çështje, por ja që tash iu pengon që s’do të ketë zgjedhje të reja parlamentare. Vetëm te zgjedhjet e kanë mendjen, sepse vetëm te karriget dhe buxheti e kanë mendjen. Në Kosovë, pozita dhe opozita, më duken sikurse hajnat në burg (burg politik, jo fizik) – ka hajna të kënaqur dhe hajna të pakënaqur. Që të gjithë janë në burg, porse disa kanë më shumë para dhe kanë luks edhe në burg. Përjashtimet janë individë, jo grupe. Në këtë situatë, Pieter Feith-i na del si Ali Baba, kurse shpallja e pavarësisë si një lloj intermezzo-je. Shpallja e pavarësisë po përfundon sikur ajo reklama që ta ndërpren filmin në gjysmë: pas reklamës së shkurtër, filmi i njëjtë vazhdon aty ku ka mbetur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Empty
MesazhTitulli: Gjumi i thellë dimëror i politikanëve shqiptarë   Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 10:53 pm

“Askush s’ka vdekur, asgjë s’ka ndodhur!” Kjo thënie hegeliane i përshtatet aq mirë Beogradit të datës 5 tetor 2000, atëherë kur u rrëzua nga pushteti Slobodan Milosheviqi. Një regjim kriminal që kishte vrarë afër dyqind mijë njerëz dhe kishte persekutuar ose dëbuar miliona të tjerë, ra pa asnjë viktimë nga asnjëra palë. Shumë marrëveshje paraprake ndërmjet palëve i kishin mjegulluar kufijtë ndërmjet tyre. Në ditët e para të tetorit të atij viti e deri te dita e revolucionit të kadifenjtë, opozita në Serbi ishte marrur vesh me ushtrinë, policinë e madje edhe me paramilitarët e Milorad Ulemek-ut, Legija-s. Dy vjet e gjysmë më vonë, këtë gjë do ta paguajë me kokë kryeministri serb, Zoran Gjingjiq, jo pse ai ishte tepër demokrat sipas peshores serbe, por sepse ishte tepër pragmatik. Gjingjiq synonte ndarjen e shpejtë të Kosovës dhe Bosnjes, dhe integrim të shpejtë të Serbisë në NATO dhe BE. Ai besonte që Serbia mund t’ia kthejë shpinën Rusisë dhe ta rifitojë respektin e dikurshëm të Jugosllavisë. Gjingjiq, duke besuar se kishte bërë histori me Serbinë, nuk po e kuptonte se Serbia do të bënte histori me të. Serbia e pat lindur Milosheviqin për t’u radikalizuar dhe e pat zëvendësuar atë me Koshtunicën për të mos u izoluar. Gjingjiqi ishte motori i këtij ndërrimi të cilin e ndalën sepse punonte shpejt. Më 5 tetor 2000, Serbia e kishte ndërruar pushtetin që të mos ndryshohej si shtet…

E gjithë kjo, dhe shumëçka tjetër rreth kësaj, po më kujtohej derisa shihja pamjet televizive të arrestimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Luginën e Preshevës. Policë të njësive speciale me maska në fytyrë ua kishin përdredhur duart shqiptarëve, që asisoj nuk u shihej fytyra. Familjeve të terrorizuara që i kishin bastisur në orët e hershme të mëngjesit po u bashkoheshin edhe shqiptarët e tjerë të Luginës, të cilët s’kishin si të mos i shihnin ato pamje që përsëriteshin vazhdimisht. Ministri i Brendshëm Serb, Ivica Daciq, tash lider i partisë së Milosheviqit të cilin gjithmonë e kishte ndjekur me devotshmëri, po kopjonte sulmuesit e Kullave Binjake në New York më 11 shtator 2001. Ai po e vinte realitetin në shërbim të virtuales: terrori i tij real u shndërrua në reklamë pa pagesë që stërpërsëritej dhe terrorizonte shqiptarët e tjerë. Kuptimi i arrestimit konsistonte jo aq tek vuajtjet që u shkaktonte 10 të arrestuarve, por te frika që do të mbillte te ata që nuk u arrestuan por e shikuan arrestimin. Deklarata e Daciqit se do të ketë edhe arrestime të tjera, vetëm sa e përforcoi këtë kuptim të ekspeditës së tij policore. Qëllimi i Serbisë është i qartë: zbrazja e Luginës së Preshevës nga popullata shqiptare. Asnjë person që ka pasur ndonjëfarë lidhje me UÇK-në në Kosovë apo Maqedoni, ose me UÇPMB-në, e madje as familjarët e tyre, nuk do të ndihen të sigurt në Luginë të Preshevës. Si pasojë e këtij terrori shpërngulja po intensifikohet heshturazi, me qëllimin që 30.000 shqiptarëve nga Lugina e Preshevës që erdhën në Kosovë që prej vitit 1999 e këtej, t’iu bashkohen edhe mijëra të tjerë. Atë që dikur Serbia e bënte me tankse në kuadër të ofensivave ushtarake, sot e bën me polici anti-terroriste, që terrorizon si asgjë tjetër. Ndërkohë, politikanët serbë dhe policia e tyre, sikurse dikur Milosheviqi dhe njerëzit e tij, flasin për sundimin e ligjit, kurse gjykata serbe për procedurat e procesit. Është po kjo gjykatë speciale për krime lufte dhe kriminalitet të organizuar që u formua vetëm më 1 korrik 2003: pasi që u vra Gjingjiqi dhe me synim që të ndjeken vrasësit e tij, e jo kriminelët serbë të luftës. Fundja, Legija nuk u dënua me 40 vjet burg për qindra a mijëra të vrarë e dhunuar nga njësiti i tij gjatë viteve ’90, por për komplotin kundër kryeministrit të vrarë Gjingjiq. Me këto arrestime në Luginë të Preshevës, përfundimisht kuptojmë se kur kjo gjykatë flet për krimet e luftës, nuk i mendon forcat e Milosheviqit, por luftëtarët shqiptarë.

Lajmet për shqiptarët që mbahen në burg tashmë kanë zënë të fashiten – shumësia e informatave të përsëritura për arrestimin po pasohet me mungesë të informatave për të arrestuarit. Edhe atje në burg apo në zyret e hetuesve serbë ka kamera, porse xhirimet e torturave ndaj shqiptarëve dhe të trupave të tyre të nxirë nuk do të shfaqen. Në anën tjetër, loja me qytetarët shqiptarë me lehtësi u kthye në binarët e vjetër. Opinioni ynë publik sërish u mbërthye prej zënkave të brendshme të politikanëve të Kosovës për atë se kur do të ketë zgjedhje, dhe politikanëve të Shqipërisë që nuk iu nevojiten zgjedhjet për zënkat e tyre (ku ata, më parë se veprimin, ia kontestojnë qenien njëri-tjetrit). Përderisa Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë informohen përmes mediave, nuk ndërmarrin asgjë dhe, në rastin më të mirë, nuk iu ndihmojnë shqiptarëve që duan të ndërmarrin diçka, Qeveria e Serbisë ‘demokratike’, po i forcon marrëdhëniet me Republikën Serbe në Bosnje. Me 7 shtator të vitit 2007 u pat themeluar Këshilli për bashkëpunim ndërmjet Republikës Serbe dhe Serbisë, që ka për detyrë zbatimin e marrëveshjes të një viti më parë për marrëdhënie paralele dhe speciale ndërmjet këtyre dy entiteteve secila më kriminale se tjetra. Ky Këshill formalizoi bashkërendimin e veprimeve politike dhe ekonomike të Serbisë dhe Republikës Serbe. P.sh., para dy viteve, Serbia e pat shitur 49% të telefonisë së saj mobile, vetëm për ta blerë telefoninë mobile në Republikën Serbe për një çmim që është 50% më i lartë sesa ai real i ofruar nga një kompani austriake. Modeli i sukseshëm i hegjemonisë dhe ekspansionizmit të Serbisë po përjeton riaktualizim në Kosovë: sikurse në Bosnje ku serbët praktikisht i kanë dy kryeqytete, Banja Llukën dhe Palen, që ndodhet pranë Sarajevës, ngjashëm edhe në Kosovë ata po i sajojnë dy kryeqytete, Mitrovicën veriore dhe Graçanicën, që ndodhet pranë Prishtinës. Për vitin 2008 komuna e cila do të marrë më së shumti para nga Serbia është pikërisht Graçanica – aty do të ketë dyfish më shumë investime sesa në Mitrovicë, e cila ka dyfish më shumë serbë sesa Graçanica. Në këtë skenar, Luginës së Preshevës duket se i është rezervuar pozita e ngjashme me Sanxhakun e muslimanëve (me qendër Novi Pazarin), i cili tanimë ka degraduar në një nocion të paqartë gjeografik.

Maurice Merleau-Ponty pyeste dikur nëse çkado qoftë në histori është tejkaluar ndonjëherë në mënyrë absolute. Legjitimiteti i kësaj pyetje është shumë shqetësues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Empty
MesazhTitulli: Vizioni pa vullnet   Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 10:54 pm

Në Kosovë po përforcohet pavarësia si pavarësi prej Shqipërisë, dhe po dobësohet pavarësia si pavarësi prej Serbisë. Në njërën anë sajohen flamuri i ri, himni i ri dhe abetarja e re kurse, në anën tjetër, tolerohen gjithnjë e më shumë strukturat e Serbisë dhe zbatohet gjashtëpikëshi i Ban Ki-moon-it. Multietniciteti promovohet vetëm aty ku shqiptarët janë shumicë dhe jo në vendbanimet ku serbët janë shumicë. Multietniciteti promovohet në Kosovën jashtë enklavave dhe pa veriun, por jo në Zveçan e Ranillug. Mu ashtu siç nuk promovohet as në Serbi, përveç në Kosovën Lindore, që është me shumicë shqiptare dhe ku ndodhet njëfarë policie multietnike që s’e pyet kush. Thjesht, në Kosovë nuk ka shtetndërtim por vetëm kombbërje. Nuk është qëllimi që Kosova të bëhet shtet normal me ushtri, sovranitet, integritet territorial, kufij të kontrolluar dhe me zhvillim ekonomik. Qëllimi është që shqiptarët e Kosovës identitetin e tyre krahinor e gjeografik ta shndërrojnë në identitet kombëtar. Kosovën e bërë shqiptaro-serbe në vitin 1999 atëherë kur u ‘çliruam’, tash që u ‘pavarësuam’, një dekadë më pas, duan ta bëjnë kosovaro-serbe. Ndërkohë, Serbia do t’i ketë duart e lira për republikën më të re serbe në Ballkan: atë që Milosheviqi ua krijoi serbëve të Bosnjes për dy javë në Dayton, Tadiqi po ua krijon dalëngadalë serbëve të Kosovës. Jemi dëshmitarë se që prej shpalljes së pavarësisë, Serbia më shumë e ka shtrirë sovranitetin në Kosovë sesa vetë Kosova. Realiteti në Kosovë është shumë më afër gjashtëpikëshit (dhe po lëviz në drejtim të tij) sesa neneve 1.1 e 2.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (nga të cilat po largohet vazhdimisht). Nuk po forcohen institucionet e Kosovës në kuadër të shtetndërtimit, por po institucionalizohet ndarja funksionale e Samarxhiqit në kuadër të gjashtëpikëshit. E, kur funksionon ndarja nuk funksionon Kosova.

Aktualisht Serbia po i terrorizon shqiptarët në Kosovën Lindore dhe në veriun e Kosovës. Aty ku shqiptarët kufizohen me Serbinë, aty realisht nuk ka kufi. Sepse Serbia aty ka xhandarmëri, ushtri e paramilitarë, kurse Kosova nuk ka as polici. Ose, edhe më keq se kaq: ka policë që nuk janë të saj: pjesëtarëve serbë të ShPK-së u ec rroga nga buxheti i Kosovës gjersa i zbatojnë urdhërat e Ivica Daciqit. Në veri dhe në lindje të Kosovës koha nuk po punon për shqiptarët. Atje popullata shqiptare e braktisur nga sistemi i vet shtetëror po përballet me sistemin e Serbisë që i mobilizon dhe pajis kundër tyre edhe popullatën serbe. Vetorganizimi i shqiptarëve këto ditë në veri të Kosovës është gjithsesi i admirueshëm por ai s’mund të zgjasë pakufi. Shqiptarëve duhet t’iu dalë zot Kosova, apo jo? Përndryshe, pak nga pak, numri i shqiptarëve në veri dhe në lindje të Kosovës do të bjerë ndjeshëm – shpërngulja do të intensifikohet pa shumë zhurmë.

Për çështjen e sovranitetit dhe integritetit territorial nuk mund të llogarisim aq në bashkësinë ndërkombëtare. Jo vetëm për shkak se krejt çfarë po ndodh po ngjan para syve të saj. Bashkësia ndërkombëtare në Kosovë nuk është bashkësi ndërkombëtare. Jo vetëm për shkak se nuk është bashkësi dhe as ndërkombëtare, por veçse konglomerat interesash kombëtare të shteteve të veçanta. Bashkësia ndërkombëtare nuk është bashkësi ndërkombëtare në Kosovë, sepse ajo nuk bazohet në parimet, vlerat dhe standardet e saj këtu te ne. Në Kosovën e pavarur UNMIK-u dhe EULEX-i janë në bazë të marrëveshjeve me Serbinë dhe sipas kushteve të saj. Bashkësia ndërkombëtare në Kosovën e pavarur është e varur nga Serbia si në aspektin legal po ashtu edhe në atë politik e praktik. Politika e jashtme e BE-së nuk e sheh Kosovën si shtet të veçantë: për shkak se nuk e njeh Kosovën si të tillë, por edhe për arsye se udhëhiqet nga paradigma e stabilitetit rajonal. Javier Solana nuk ndërmerr asgjë pozitive në Kosovë nëse vlerëson se kjo mund të shkaktojë diçka negative në Serbi, Bosnje apo Maqedoni. Javier Solana na sheh neve gjithnjë duke e menduar Serbinë. Në shikimin e tij, në politikën e jashtme të BE-së shprehje e së cilës janë ICO-ja dhe EULEX-i, ne s’jemi të pavarur. Ky pavarësim në shikimin e tyre nga jashtë nuk mund të bëhet nga jashtë. Ai mund të bëhet vetëm nga brenda. Ne duhet ta ndryshojmë atë që ata e shohin, atë që BE-ja e sheh kur na shikon neve. Ne duhet ta ndryshojmë shikimin e tyre para se ai të na ndryshojë neve pakthyeshëm. Ne duhet ta ndryshojmë gjendjen tonë. Sepse vetëm ne mund ta bëjmë këtë.

53 shtete na e kanë pranuar që Kosova është shtëpi jona. E di, ata na e kanë pranuar këtë me kushtin që kjo shtëpi të jetë e ndërtuar sipas një plani (të Ahtisaarit), që është koncesion i hatashëm ndaj Serbisë. Por, le ta ndërtojmë shtëpinë si na konvenon neve, le të bëjmë mbindërtime e ndërtime aneksesh. Këtë po e bëjnë shqiptarët me aq lehtësi dhe guxim në rrafshin privat, apo jo? Pse të mos e bëjnë ata këtë kolektivisht në rrafshin shtetëror?! Edhe dobia do të jetë patjetër më e madhe për të gjithë, por edhe për secilin në një periudhë ca më afatgjate. Mandej, do t’i detyrojmë të na e legalizojnë atë mbindërtim, apo jo? Krejtësisht ngjashëm, shumë shqiptarë pas luftës janë vrarë ndërmjet vete për megja të arave të tyre që i kanë riblerë nga serbët, ndërkohë që ndjeshmëria kolektive e shqiptarëve për territorin e tyre të përbashkët, për hapësirën e tyre kolektive (përfshirë këtu veriun e Kosovës) ka rënë. Kemi inflacion të guximit dhe vetëbesimit individual dhe deficit të atij kolektiv. Edhe popuj të tjerë kanë këso problemesh, mirëpo atje këto minimizohen nga shteti, nga sistemi politik i cili dijen dhe vullnetin i vë në shërbim të shoqërisë dhe publikut. Përderisa ne nuk e përcaktojmë dhe mbrojmë interesin tonë të përbashkët, përderisa nuk restaurohemi dhe konsolidohemi në rrafshin kolektiv, vazhdimisht do të merremi me njëri-tjetrin në mënyrë rrënuese. Duhet ta sigurojmë dhe mbrojmë kolektivitetin tonë për të siguruar kushte të volitshme për individualitetin tonë. Individualizmi i njerëzve e qytetarëve pa u siguruar e forcuar ajo që është kolektive te shoqëria dhe populli shpie në degradim kolektiv. E, për ta bërë këtë, lypset vullnet politik për fuqi shtetërore. Pa mekanizmat e forcës dhe pa vullnetin për t’i bërë ato e për t’i përdorur ato, qeveria e Kosovës po funksionon si një kokë pa trup. Dhe, siç e kemi parë deri më tani, jo aq kokë e mençur. Megjithëkëtë, mangësia kryesore e qeverisë së Kosovës së pavarur nuk është dija por vullneti. Më parë se vizioni dhe strategjia për realizimin e tij, qeverisë së Kosovës i mungon vullneti politik. Aq shumë analistë e politikanë opozitarë i janë hedhur në qafë qeverisë së Kosovës për mungesë vizioni, plani, strategjie etj. Mirëpo, mungesa themelore e qeverisë nuk është vizoni, por vullneti. Madje, vizioni pa vullnet është edhe i dëmshëm. Vizioni pa vullnet krijon halucinacione. E keni parë se si Fatmir Sejdiu e Hashim Thaçi flasin për sovranitetin e Kosovës të cilin e ruan dhe garanton kushtetuta?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Empty
MesazhTitulli: Padrejtësia e stabilitetit   Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 10:55 pm

Optimizmi i shqiptarëve të Kosovës tradicionalisht është i lartë në fillim të vitit për të shënuar rënie të theksuar kah fundi i tij. Me fillimin e secilit vit pritjet janë të mëdha, kurse atëherë kur mbesin vetëm edhe një apo dy fletë në kalendar, kemi rritje të zhgënjimit e indinjatës. Në fillim të vitit 2006 njerëzit i vunë shpresat te hapja e çështjes së statusit anipse kjo po bëhej përmes negociatave me Serbinë dhe jo me respektimin e vullnetit të popullit. Në fund të vitit 2006 njerëzit u dëshpëruan: propozimi i Ahtisaarit u shty për vitin tjetër për shkak të zgjedhjeve të Serbisë. Në fillim të vitit 2007, njerëzit u gëzuan nga rekomandimi i Ahtisaarit anipse ai propozonte pavarësi të mbikëqyrur dhe jo pavarësi normale. Në fund të vitit 2007, njerëzit u indinjuan fort: nuk u bë pavarësia pas atyre 120 ditëve të negociatave shtesë, por sërish u shty për vitin e ardhshëm. Në fillim të vitit 2008, njerëzit ishin nën ethet e sharadës për ditën e shpalljes së pavarësisë. Në fund të vitit 2008, njerëzit u hidhëruan e u zemëruan: gjashtëpikëshi i Ban Ki-moon-it po e kthente Kosovën prapa.

Do të mund të thoshim se fillimi i vitit zakonisht ishte formë e re premtuese ndërsa fundi i vitit ishte përmbajtje e munguar zhgënjyese. Edhe pas shpalljes së pavarësisë dhe njohjes së saj ka shumë më tepër gjëra që nuk kanë ndryshuar sesa aso që kanë ndryshuar. Mbi të gjitha, nuk ka ndryshuar pushteti ndërkombëtar si instancë supreme dhe as karakteri i tij si mision që ruan stabilitetin. Monarkia e UNMIK-ut është bërë diarki, ku tash, përveç Lambero Zannierit, e kemi edhe Pieter Feithin. Madje, ky diumvirat praktikisht po shndërrohet disi në triumvirat me Yves de Kermabonin, që dëshiron të jetë sa më i pavarur prej këtyre të dyve në hisen e tij të pushtetit. Mirëpo, ndryshime thelbësore nuk ka. Prania ndërkombëtare është sundim ndërkombëtar dhe ajo bazohet në paradigmën e stabilitetit. Ajo kujdeset që gjendja të mbetet stabile. Në fjalorin e tyre nuk janë fjalët: demokracia, zhvillimi dhe liria, por fjalët: stabiliteti dhe siguria. Pra, ata kujdesen që gjendja të mos ndryshojë; ata janë investim në status quo për hir të status quo-së. Këto nëntë vjet e gjysmë me Kosovën e ndarë përbrenda dhe pa zhvillim ekonomik janë dëshmi për këtë. Jorastësisht EULEX-i e definon veten si “operacion për menaxhimin e krizës”: Kosova është krizë, ajo do të mbetet krizë, porse kjo krizë duhet menaxhuar dhe këtë gjë s’e bën dot Kosova vetë por duhet ta bëjë operacioni i quajtur EULEX. Menaxhimi i krizës ka kuptimin e parandalimit të shpërthimit të krizës dhe jo të eliminimit të saj apo të shkaqeve të saj. Kjo nuk do të thotë që ata besojnë se nuk mund ta eliminojnë krizën, por kjo do të thotë që ata nuk e kanë për mision eliminimin e krizës – edhe EULEX-i udhëhiqet nga paradigma e stabilitetit. EULEX-i si “operacion për menaxhimin e krizës” shpërfaq se si na sheh Brukseli neve: si një vend ku kemi gjendje të jashtëzakonshme, që i nevojitet një regjim policor (me fuqi ekzekutive dhe imunitet nga ndjekjet penale). Kur flasin për sundimin e ligjit, flasin si sundimtarë të ligjit – nuk i zënë aq në gojë drejtësinë dhe të drejtat por stabilitetin dhe vetëm stabilitetin.

Stabiliteti si paradigmë bën që siguria për të cilën flet bashkësia ndërkombëtare të jetë siguri joekonomike. Siguria ka qenë fjala që më së shumti është përmendur prej KFOR-it. Ushtria ndërkombëtare nuk ka folur për mbrojtjen e Kosovës, por për sigurinë brenda saj, pra më parë si një polici sesa si një ushtri. Me ardhjen e EULEX-it vetëm sa sqarohet natyra policore e prezencës ndërkombëtare në Kosovë. Atyre as që u shkon mendja për sigurinë ekonomike. Siguria që ata ia planifikojnë Kosovës është siguri pa ekonomi. Zaten, na patën premtuar ekonomi tregu porse përfunduam në treg pa ekonomi. Ata veçsa e ekonomizojnë sigurinë deri në pasiguri. Formalisht, nështetasit e Kosovës do të jenë të barabartë para ligjit mbi të cilin ndodhen zyrtarët ndërkombëtarë. Praktikisht, ata do të jenë gjithnjë e më të varfër dhe të ngujuar në stagnim ekonomik dhe shoqëror. Varfëria dhe papunësia në Kosovë trajtohen në raporte ndërkombëtare të ndryshme por gjithnjë të ngjashme. Më i famshmi sigurisht se është “Raporti i paralajmërimit të hershëm” i UNDP-së, emërtimi i të cilit dëshmon se ky raport është në funksion të parandalimit të shpërthimit të krizës. Pushteti e ka hall varfërinë dhe papunësinë sepse ato e rrezikojnë stabilitetin që mbahet në kurriz të atyre të varfërve, e jo pse i mjeron e dehumanizon ata si qenie njerëzore. Paradigma e stabilitetit bën që siguria të jetë siguri e pushtetarëve atje lart, e jo e qytetarëve poshtë, siguri e marrëdhënieve dhe hierarkisë ekzistuese politike, siguri që nuk lidhet me mirëqenien dhe perspektivën e qytetarit por me numrin e forcave të armatosura të sigurisë. Natyrisht, qysh në fillim, faktorët ndërkombëtarë nuk kanë ardhur në Kosovë për ta çliruar e zhvilluar Kosovën, por për ta ndalur luftën. Ata kanë bërë luftë për ta ndalur luftën, dhe janë vendosur në Kosovë për të mos e lejuar rishfaqjen e saj. Mirëpo, nëse kjo mënyrë e ka penguar shpërthimin e një konflikti të ri, ajo gjithnjë na ka mbajtur në prag të tij.

Qytetarëve të Kosovës shpesh u thuhet që misioni ndërkombëtar në Kosovë është mision i paskonfliktit. Kjo thjesht nuk është e vërtetë. Misioni ndërkombëtar në Kosovë njëmend ishte mision në një vend të porsadalur nga konflikti porse ai gjithmonë ishte mision i parakonfliktit. Sundimi ndërkombëtar në Kosovë nuk ishte dhe nuk është është mision pas konfliktit por mision para konfliktit (që duhet parandaluar). Sundimi ndërkombëtar në Kosovë nuk është sundim në një situatë të pasluftës por të paraluftës, sundim para luftës që nuk duhet të ndodhë. Sikur të ishte sundimi ndërkombëtar post-conflict mision, atëherë ai do të merrej me konfliktin që e lamë pas, do të shqyrtonte shkaqet, pasojat, burimin, rrjedhën e historisë dhe do të përpiqej për drejtësi. Mirëpo, ky është pre-conflict mision i cili merret vetëm me konfliktin e ardhshëm që s’duhet të ngjajë. Parimi i Grupit të Kontaktit për Kosovën që thoshte se nuk do të ketë kthim në vitin 1999, nuk po thoshte vetëm që nuk do të ketë kthim në kohën e okupimit dhe masakrave të Serbisë, por edhe se nuk do të ketë kthim në kohë e luftës çlirimtare të UÇK-së! Shumica dërrmuese e pjesëtarëve të UÇK-së që u arrestuan e dënuan gjatë këtyre viteve të pasluftës, nuk ishin në burg për atë çfarë kanë bërë por për atë çfarë do të mund të bënin. E njëjta logjikë nuk i burgosi zyrtarët serbë të strukturave paralele: asisoj do të destabilizohej Kosova për shkak të reagimit të Serbisë! Gjithçka në Kosovë vazhdon të vlerësohet dhe gjykohet varësisht nga kontributi ose dëmi që besohet se i shkakton stabilitetit.

Por çfarë ishte gjendja e përgjithshme e sigurisë në Kosovë gjatë vitit 2008? Cenimi i paqes, stabilitetit dhe sigurisë erdhi vetëm nga Serbia, pra nga jashtë. Kjo është dëshmi që Kosova do të jetë e sigurtë nëse ka mbrojtje. Në vend të mbrojtjes që na bën të sigurt, në Kosovë e kemi të kundërtën: siguri pa mbrojtje, që na lë tërësisht të pasigurt. UNMIK-u i ka zbrazur tash disa muaj bazat regjionale logjistike dhe i ka zvogëluar shumë operacionet dhe funksionimin. EULEX-i kryesisht s’ka qenë funksional. I kishim dy demonstrata masive. Por, s’kishim fare as incidente të vogla. Gjendja ishte stabile dhe paqësore. Përveç skandalit të BND-së, se gati harrova. Përkundër gjithë kësaj, paqja dhe stabiliteti në Kosovë i përshkruhet KFOR-it e policisë dhe jo popullatës paqësore! Paradigma e stabilitetit e kërkon këtë sepse ajo do justifikim për sundimin ndërkombëtar në Kosovë në emër të stabilitetit.

Përderisa ndërkombëtarët e mbajnë këtë paradigmën e stabilitetit në Kosovë, ata do të kenë fuqi ekzekutive mbi institucionet e Kosovës dhe, për pasojë, politikanët do të jenë të dëgjueshëm e servilë. Ata do të jenë të urtë e të butë, meqë e dinë se votat e qytetarëve nuk u vlejnë para fuqisë ekzekutive të ndërkombëtarëve. Rrjedhimisht, ata nuk do të veprojnë për ta bërë Kosovën sovrane dhe për ta zhvilluar ekonominë, por do t’i bashkohen kontributit në stabilitet (sic.). Përderisa ndërkombëtarët e mbajnë këtë paradigmën e stabilitetit, qytetarët do të vazhdojnë të zhgënjehen për çdo fundvit pasi që të jenë gëzuar për çdo fillimvit, do të vazhdojë stabiliteti i këtij cikli ku dëshpërohesh sepse ke shpresuar dhe ku shpreson rishtas për ta ndrydhur dëshprimin e fundit.

Kur e pata pyetur aktivisten e të drejtave të njeriut dhe humanisten e njohur Christine von Kohl nëse është optimiste për situatën në Kosovë, m’u pat përgjigjur që ajo kurrë nuk është optimiste dhe se gjitmonë ka qenë pesimiste konstruktive. Mbase edhe një lëvizje e qytetarëve të Kosovës në vitin 2009 nga optimizmi destruktiv (që të bën të presësh) tek pesimizmi konstruktiv (që të bën të angazhohesh), do të ndihmonte shumë edhe për daljen nga kurthi i stabilitetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Empty
MesazhTitulli: Megjithatë do të sillet   Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 10:56 pm

Nuk mund ta arrish lirinë duke e zvogëluar robërinë. Herëdokur duhet ta bësh kërcimin cilësor drejt lirisë. Duke e zvogëluar robërinë mund të bëhesh më i lirë porse jo edhe i lirë. Përpjekja për t’iu afruar lirisë në mënyrë graduale e të lëmuar mund të të sjellë më afër lirisë, ama për të mos e arritur kurrë atë tamam. Ngjashëm sikurse grafiku i një funksioni që i afrohet pambarimisht një asimptote për t’u puqur me të vetëm në pambarim. Puqjen nuk e shohim por vetëm e paramendojmë, meqë fleta ku vizatohet grafiku është e fundme. Sikurse jeta e njerëzve...

Mirëpo, le të zhvendosemi nga hapësira te koha, nga e vërteta lokale te e vërteta historike. Liria është një ideal, madje liria është vetë ideali i shoqërisë njerëzore, është destinimi i ecjes historike, do të thoshin hegelianët, apo jo? Dhe, është normale që idealit i afrohemi për të mos e arritur. Realiteti nuk është suksesi i arritur por e arritura pas dështimit; realiteti nuk është optimizmi që u vërtetua të ketë qenë i arsyeshëm, por utopia e mbetur përgjysmë që zëvendësohet me një tjetër para se të ringjallet. Apo jo?

Le ta pranojmë se është kështu. Megjithëkëtë, ne jetojmë tash dhe këtu. Shteti i Kosovës, fundi i vitit 2008. Jemi siç jemi. Jo të gjithë qytetarët kanë ideale dhe jo të gjithëve u intereson se ku ishim dhe ku do të jemi pas më shumë se disa viteve. Po, atyre u intereson se sa e mundur është mundësia e caktuar pa çarë kokën më tej. Po, qytetarët e Kosovës së tepërmi janë të fokusuar tek ajo se çfarë besojnë se është e mundur të realizohet (si qëllim a objektiv), e jo aq në atë se çka mbase mund ta aspirojnë (si ideal). Po, të arriturat, më parë se objektiva të realizuara, janë gjithmonë efekte të ndjekjes së idealit. Po, ndjekja e idealit nuk bëhet prej atyre që gjejnë kënaqësi vetëm në suksesin përfundimtar. Duhet gjetur kënaqësi në proces e jo (vetëm) në produkt final, në prodhim e jo në mallra, në punë e jo (vetëm) në rezultate. Dhe, duke mos qenë të këtillë, preokupimi i madh i njerëzve me suksesin mandej ka bërë që ata të brengosen më pak për rrugët që do të shpiejnë tek ai! Hmm..., korrupcioni nisi të kundërmojë në këtë pikë, dhe sëkëndejmi politikanët na dalin veçse shprehje e skajshme e kësaj, apo jo?

Le ta pranojmë, sërish, se është normale që idealit t’i afrohesh në mënyrë asimptotike. Se rrugëtimi drejt idealit (edhe lokalisht edhe aktualisht) ka natyrë infitezimale. Mirëpo, sovraniteti dhe llogaridhënia nuk do të duhej të ishin kurrfarë ideali historik por veçse qëllim normal e shumë aktual i një shteti demokratik. Llogaridhënia nuk është përmbajtje e demokracisë ideale por parim i demokracisë normale. Sovraniteti nuk është luks për një shtet por parakusht për qëndrueshmërinë e tij. E, nëse neve qëllimit normal i afrohemi në mënyrë asimptotike (sikurse një ideali) atëherë përgjithmonë do të mbesim jonormalë. Dhe, me gjasë, të na merren këmbët duke bërë edhe hapa prapa porsa bëjmë ndonjë hap përpara. Zaten, shihni rrotull, shihni se si na trajtojnë neve (nënshtetasit e Kosovës) të tjerët (brenda Kosovës e jashtë saj). A është normale kjo?

Por, ndoshta, është edhe më keq se kaq? Ndoshta, qytetarët e Kosovës nuk duan të fitojnë por vetëm të shpëtojnë, ata nuk duan as sukses por vetëm përmirësim: referenca e tyre s’është fare në të ardhmen që duhet arritur por në të kaluarën që duhet braktisur? Ndoshta. E megjithatë, është e sigurt që të gjithë qytetarët së paku duan përmirësim sa më të shpejtë të mirëqenies, të sigurisë dhe të zhvillimit ekonomik. Dhe, këtë gjë ata gjithsesi e paramendojnë, në mos për asgjë tjetër, atëherë sepse kjo i qetëson: i kompenson psikologjikisht për mungesën materiale por, për pasojë, edhe iu ngjizet psiqikisht në mendje e shpirt. E duan një gjendje që ndodhet te imagjinarja shoqërore e tyre e cila më tutje vlerësohet si normale anipse ai normalitet mund të jetë dëshpërueshëm minimal. Sërish, edhe vetëm një këso shtyse doemos e fiton shansën e vet që t’i shkaktojë ngjarjet dhe t’i përcaktojnë zhvillimet politike në vijim. Fundja, në një situatë kaq të keqe dhe gjithnjë e më të keqe (politike e socio-ekonomike) edhe normaliteti minimal, edhe vetëm përmirësimi, bëhen disi revolucionar për nga karakteri, apo jo? Sepse, sado të vogla, nënkuptojnë ndryshim kursi e jo ndryshim shpejtësie.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Empty
MesazhTitulli: Cirku i fluskave   Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 10:57 pm

Në vitin 2008 kishim shumë cirk e pak bukë. Shpallja e pavarësisë dhe njohjet e saj nuk sollën më shumë bukë por më shumë cirk. Para akrobacioneve të politikanëve qytetarët e kthyer në spektatorë mbeteshin gojëhapur. Jo vetëm sepse të uritur por edhe sepse të trembur: akrobacionet zhvilloheshin mbi kokat e tyre. Bëhej fjalë për akrobacione që i rrezikonin spektatorët më parë sesa vetë akrobatët. Krerët politikë të Kosovës mburreshin para qytetarëve të Kosovës kurse strukturat e Serbisë mburreshin para tyre. Gjithçka ishte në funksion të ceremonive dhe spektakleve: edhe shpallja e pavarësisë, edhe njohjet e reja, edhe shpallja ilegale në Kosovë e zgjedhjeve të Serbisë të 11 majit, edhe aprovimi i Kushtetutës, edhe konferenca e donatorëve, edhe kundërshtimi i 6 pikëshit nga ana e Sejdiut dhe Thaçit, edhe traktori i Thaçit për bujkun serb, edhe 10.000 eurot e Thaçit për Ali Kadriun, edhe vizitat e politikanëve në veri, edhe vajzat që buzëqeshnin para llojit të ri të patent-shoferit, edhe përurimi i shkollave pa drita, ujë, ngrohje dhe ushqim për fëmijët, edhe përurimi i rrugëve të gjera milionëshe që përfundojnë në fytin e ngushtë të Prishtinës, edhe buldozerët e komunës që rrëzonin ndonjë mbindërtim prej teneqes, edhe çkyçjet e KEK-ut nga rrjeti elektrik, edhe akademitë për dëshmorët me politikanët që i kanë braktisur idealet e tyre në saf të parë, edhe urimet për Bajram e Krishtlindje që VIP-at e pasur ua bëjnë masave të varfëra, edhe përkulja te varri i Adem Jasharit çdo herë para e pas kompromiseve, edhe arrestimet e të korruptuarve vendorë dhe të terroristëve ndërkombëtarë, edhe kërcënimet e ministrit të tregtisë se do të bllokohet tregtia me Serbinë etj. etj. Mbase, spektakël nuk ishte vetëm spektakli: ardhja e Richard Holbrooke-ut, arkitektit të ndarjes së Bosnjës, mu në kohën kur dukej qartë se Qeveria e Kosovës së pavarur as që e kishte ndërmend, se lëre më të provonte, ta bashkonte territorin e saj (sic.). Po të ishte gjallë Jean Baudrillard-i gjithsesi do të duhej ta ftonim në Kosovë për ta parë mishërimin e teorisë së tij për “hiper-realitetin”.

Shpallja e pavarësisë dhe njohjet e saj në vitin 2008 nuk sollën substancë të re por edhe më shumë forma të vjetra. Kemi gjendje të luftës pa luftë: nuk jemi në luftë me Serbinë ndonëse s’kemi marrëveshje të paqes me të. Kemi gjendje të jashtëzakonshme pa masa të jashtëzakonshme: në çerekun e territorit të kontrolluar nga strukturat paralele të Serbisë nuk ka asgjë të jashtëzakonshme për Qeverinë e Kosovës së pavarur. Kishim trupa mbrojtëse pa mbrojtje: TMK-ja kishte grada, uniforma e kazerma por jo edhe armatim. Do të kemi forcë të sigurisë pa mbrojtje: FSK-ja me 2.500 pjesëtarë me armatim të lehtë se mbron dot as një qytet e lëre më një shtet. Kemi pavarësi pa sovranitet: pushteti vendor që e shpalli pavarësinë u bë edhe më i varur nga ndërkombëtarët. Kemi territor pa integritet: Kosova figuron me kufijtë e saj në flamur dhe në harta gjeografike porse jo edhe në realitet. Kemi integritet pa territor: Qeveria dhe njerëzit e saj na krekosen në emër të shtetit territorin e të cilit e kontrollon tjetërkush. Kemi Ministri të Punëve të Brendshme e cila vetë është punë e brendshme e EULEX-it: EULEX-i do të jetë polici mbi policinë. Kemi Ministri të Energjisë dhe të Minierave pa energji dhe pa miniera: s’kemi drita dhe ministresha nuk disponon me Trepçën. Kemi Ministri të Tregtisë dhe Industrisë pa tregti e industri: fabrikat i kanë bërë qendra tregtare kurse tregtia praktikisht është vetëm import. Kemi zona industriale pa industri: shihni depot e panumërta përgjatë rrugëve kryesore të Kosovës. Kemi Ministër të Ekonomisë dhe Financave pa ekonomi dhe financa: s’ka zhvillim ekonomik, s’ka politikë monetare, politikën fiskale dhe doganat i dirigjon tjetërkush, kurse paratë e kosovarëve janë jashtë vendit. Kemi decentralizim pa demonopolizim: pushteti qendror vendas do të decentralizohet kurse mbi të do të mbetet pushteti ndërkombëtar që s’na jep llogari neve. Kemi kufij pa pushtet dhe pushtet të pakufishëm: kufijtë në veriun e Kosovës Qeveria as që i sheh, kurse pushtetit të Feith-it, Zannierit dhe Kermabonit nuk i shihet e as dihet fundi. Kemi flamur jodemokratik dhe pa histori: nuk pat referendum dhe as debat në Kuvend për flamur dhe pamja e tij s’i korrespodon historisë sonë. Kemi himn pa tekst: një melodi pa fjalë të cilën askush s’e mban mend e aq më pak të jetë në gjendje ta vërshëllejë. Kemi kushtetutë që ka parakushte dhe është jodemokratike: Plani i Ahtisaarit që ndodhet brenda saj është edhe mbi të, kurse interpretimi i përket mbretit më të ri, Pieter Feith-it; as për kushtetutë, sërish, s’pati referendum dhe as debat në Kuvend. Kemi qëndrime pa vendime dhe vendime pa zbatime: kundërshtohen planet proserbe sa për sy e faqe kurse ato nene të Kushtetutës dhe ligjeve që do t’i ndihmonin Kosovës nuk zbatohen. Kemi punë pa punësim: Kosovën e ka kapluar tregu i zi i mallrave që e dëmton mirëqenien e përgjithshme. Kemi punësim pa punë: shumica e të punësuarve janë punëtorë të Qeverisë që shumicën e kohës nuk punojnë. Kemi sindikata pa punëtorë dhe punëtorë pa sindikata: shumë degë të sindikatave kanë mbetur pa anëtarë kurse shumë punëtorë nuk guxojnë të organizohen në sindikata meqë punëdhënësit i kërcënojnë me armatën e të papunëve. Kemi shkolla pa arsim: nxënësit përpiqen t’i heqin qafe arsimtarët dhe ansjelltas; mësimi e studimi bëhen nga ata pak të rinj të pasionuar pas dijes nëpër shtëpitë e tyre, e jo në institucionet e arsimit. Kemi spitale pa shërim: kur nuk ka greva që përfundojnë me koncesione të sindikalistëve më parë sesa të qeveritarëve ka shërbime të varfëra që të detyrojnë të të rjepin në klinika private. Etj. etj. Forma të zbrazëta gjithandej. Mungesë e tmerrshme e përmbajtjes. Pakufi fluska që presin të shpërthejnë duke u rritur. Nëse bota ndodhet para shpërthimit të një fluske të madhe financiare, ne ndodhemi edhe para fluskave të shumta jo vetëm financiare.

Urime Vitin e Ri?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Empty
MesazhTitulli: Pavarësia e vitit   Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 10:59 pm

Në secilën ditë të pasluftës aq shumë kemi qenë të fokusuar në të ardhmen dhe aq shpesh kemi folur për të. Disi, thuajse kemi jetuar për të ardhmen. Por, edhe kemi jetuar në të ardhmen e cila asisoj e bënte të durueshme të tashmen. Gjendja gjithnjë ishte gjithsesi e keqe, porse shumë shpejt do të bëhej shumë mirë, apo jo? Ishim këtu (në Kosovë) dhe tash (në cilindo vit të pasluftës), por gjithmonë me mendje ishim në të ardhmen e afërt, ishim në kohën kur do të bëhemi shtet i pavarur, atëherë kur gjërat do (nisin të) të shkojnë vaj. Këso përshtypje kolektive te qytetarët kishin krijuar dhe kultivuar politikanët kryesorë, dhe jo vetëm ata, përgjatë tërë këtyre viteve pas përfundimit të luftës. Mbase, edhe shekulli XXI ka qenë emri i ardhmërisë në shekullin XX, dhe kjo ka pasur një ndikim të madh psikologjik te njerëzit. Ata po i jetonin tani vitet e para të shekullit XXI, uvertyrën e ardhmërisë, që ishte veçse edhe pak më tutje – duke na pritur krahëhapur, ndonëse ne çapiteshim disi kokëkulur.

Në secilin fundvit të pasluftës jemi kujdesur që t’i evokojmë kujtimet dhe mbresat, t’i përmbledhim ngjarjet më të rëndësishme të vitit që po e linim pas. Publikisht e privatisht i kemi peshuar ato nga një distancë disamujore, e cila i bënte të dukeshin ca më ndryshe se atëherë kur i kishim jetuar ato. Meqë Kosova është një vend i spektaklit të sforcuar që zbret nga lart, jo rrallë dëshpëroheshim. E merrnim vesh se me ngjarje të caktuara s’kishte ndryshuar asgjë dhe se për ndryshime të caktuara s’kishte patur fare ngjarje – ishte dukur ajo që s’kishte qenë apo edhe nuk e kishim parë atë që kishte ndodhur.

Në prag të vitit 2009, sigurisht që viti 2008 do të kujtohet për 17 shkurtin, ditën e shpalljes së pavarësisë. Do të kujtohet se si para shpalljes më shumë frikësoheshin shqiptarët sesa serbët (se ‘a thua çka do të bëhet?!’) dhe, mbi të gjitha, gjersa përgatitjet për festimin e Vitit të Ri 2009 marrin hov, do të kujtohet festa që e pasoi shpalljen e pavarësisë. Mijëra e mijëra njerëz patën vërshuar në qytetet e fshatrat e Kosovës për ta shënuar atë që quhej ditë historike e Kosovës së re. Më parë sesa që ndiheshin plotësisht fitues dhe prandaj festonin, shqiptarët festonin anekënd ku ishin, pikërisht për shkak se donin të ndiheshin fitues. Ishin lodhur e mërzitur duke pritur, duke dëgjuar për koncesione të reja në kurriz të Kosovës për hir të pavarësisë së saj që vazhdimisht shtyhej. Me shpalljen e pavarësisë, festa po i çlironte shqiptarët, dhe jo aq se festonin meqenëse ishim çliruar. Nëse do të mendonin, nuk do të ndiheshin të sigurt. Festa ishte vërtetimi pa shqyrtim.

Këto ditë të fundit të vitit 2008 do t’i dëgjojmë politikanët teksa përsërisin me solemnitet që ky vit ishte vit i pavarësisë. Dhe njëmend, në masën në të cilën kjo pavarësi nuk ishte vetëm formale, në po atë masë edhe viti 2008 ishte vit i pavarësisë. Por, ka një të vërtetë edhe më të madhe, edhe më të thellë se kjo: 17 shkurti ishte pavarësia e vitit! Çdo ditë e pasluftës ka qenë ditë e pavarësisë: zyrtarë e politikanë të ndryshëm janë bërë aq të njëjtë duke na bombarduar çdo ditë të lume me fjalën pavarësi. Me këtë fjalë janë ngjitur në pushtet edhe atëherë kur s’kishte pushtet; me këtë fjalë kanë mbetur në pushtet edhe atëherë kur pushteti kishte rënë përdhe. Mirëpo, secili vit i kishte disa ditë kur fjala pavarësi ishte së tepërmi e theksuar dhe ndonjëra prej atyre ditëve më të shënuara me fjalën ‘pavarësi’ bënte që të mund të flitet edhe për pavarësinë e vitit. P.sh. në vitin 2007 aq shumë që u pat përmendur pavarësia: ishte potencuar tejmase me 17 nëntor kur po mbaheshin zgjedhjet, me 23 mars kur erdhi rekomandimi i Ahtisaarit për pavarësi të mbikëqyrur ndaras prej Planit të tij (sic.) etj. Mirëpo sigurisht që pavarësia e vitit 2007 ishte pavarësia që doli nga goja e presidentit amerikan George Bush Jr., me 10 qershor 2007, në Tiranë. Në këtë kuptim, me 17 shkurt ngjau pavarësia e vitit 2008. Edhe para 17 shkurtit, edhe pas 17 shkurtit të vitit 2008, mediet e Kosovës vlonin prej pavarësisë, çdo fotografi politikani fiksonte gojën e tyre në ndonjërën prej rrokjeve pa-va-rë-si, mirëpo s’ka dyshim se me 17 shkurt e patëm pavarësinë e vitit: pavarësia e 17 shkurtit e fitoi spektaklin e përzgjedhjes së ‘miss pavarësisë’.

Në këtë fund të vitit nuk duhet ta kthejmë shkimin vetëm te viti i fundit. Nuk duhet ta shikojmë vetëm vitin 2008, por ta shikojmë të kaluarën. Dhe, nuk duhet ta shikojmë të kaluarën vetëm si të kaluar të këtij viti, por edhe si të kaluar të viteve të tjera që s’kanë se si të jenë radikalisht të ndara nga ky: jeta jonë (gjithnjë e më) e rëndë është dëshmi për këtë. Sidomos le të mos e shikojmë të kaluarën teknikisht ashtu siç shihet një vit i tërë në prag të vitit të ri: me ëmbëlsinë e festës në llogari të kritikës.

Te e kaluara që trajtohet seriozisht ndodhen shpjegimet për të tashmen por edhe baza për të ardhmen. Nuk mund të hedhim themele të shëndosha për të ardhmen, nëse nuk i referohemi asaj që e konsiderojmë vlerë të së kaluarës. Nuk mund të kemi të ardhme të ndritshme nëse bazën e saj e shohim jashtë prej nesh apo e kërkojmë jashtë nesh. Nuk mund të kemi të ardhme pa pasur të kaluar. Pavarësia e 17 shkurtit do të varet gjithnjë e më shumë nëse ajo mbështetet jashtë historisë së Kosovës si puna e Planit të Ahtisaarit, dhe jo te vullneti i popullit dhe lufta e tij çlirimtare. Nuk do të mund të shkëputemi plotësisht prej Serbisë në emër të fqinjësisë së mirë me të në kohën kur ajo vepron kundër nesh si një armik. Nuk mund ta nxjerrim Serbinë jashtë duke mos kërkuar fare drejtësi për krimet e shumta të saj për të cilat ajo edhe sot e kësaj dite mbetet e papenduar. Pavarësia e Kosovës është pavarësi në tokën tonë e jo në qiej të huaj. Për të ardhmen çfarë e dëshirojmë duhet të çlirohemi nga obsesioni ynë për të: nuk mund të kemi të ardhme pa pasur të kaluar – jo vetëm të kaluar si një vit që bëhet i tillë, pra i kaluar, por të kaluar si histori të kultivuar që na bën krenarë. Na duhet një e ardhme e re që nuk e shpërfill historinë ‘sepse është e vjetër’.

Përndryshe, rrezikojmë të kemi edhe shumë këso pavarësish edhe në vitin 2009. Pavarësia që nuk lind nga vetëvendosja, plaket pa sovranitet. Dhe, ajo mbetet fjalë që vazhdimisht duhet ta dëgjojmë përderisa nuk bëhet vepër që mund ta shohim. Nëse për çdo fundvit politikanët uronin që viti i ardhshëm të jetë vit i pavarësisë, në fund të vitit 2008, kështu siç janë, mbase u mbetet që me të njëjtën pasiguri të urojnë që viti 2008 të ketë qenë përnjëmend vit i pavarësisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Empty
MesazhTitulli: Pavarësia dhjetë muaj e vjetër në prag të Vitit të Ri   Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 10:59 pm

Viti 2008 ndër shqiptarë sigurisht që do të kujtohet si vit i shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Me 17 shkurt më në fund u pat shpallur pavarësia e cila paraprakisht ishte shtyrë aq shpesh dhe aq gjatë. Gjithsesi bëhej fjalë për pavarësinë e cila kaloi si deklaratë në Kuvendin e Kosovës pasi që nuk kaloi dot si rezolutë e re në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Plot pesë draft rezoluta u refuzuan nga Rusia në pranverën e vitit 2007. U bënë edhe 120 ditë negociata shtesë që nuk u përmbyllën me marrëveshje. Statusi i Kosovës, i papërcaktuar siç ishte, iu kthye Kosovës. Pasuan negociata të reja për atë që do të quhet “shpallje e koordinuar e pavarësisë” me ç’rast po kalibrohej jo vetëm dita por edhe ora e shpalljes së pavarësisë. Për vite të tëra statusi i Kosovës kishte udhëtuar nëpër kryeqendrat botërore pa gjetur derman. Ai u kthye në Kosovë, mirëpo, edhe në Kosovë i kishim misionet e atyre kryeqendrave botërore që përpiqeshin t’i harmonizojnë intersat e tyre. Kjo u reflektua në tekstin e Deklaratës së Pavarësisë në të cilën tetë herë përmendej Plani i Ahtisaarit (thuajse ai po shpallej!) e vetëm tri herë pavarësia përfshirë këtu edhe titullin e deklaratës. Festa e madhe e sponsoruar nga Qeveria e Kosovës bëri që kjo datë me aktualitet të sforcuar të propagohet si një datë historike. Qeveria e Kosovës këtë e bënte edhe për hir të vetes së saj duke llogaritur se është në natyrën e njerëzve që për një çështje madhore të pyesin se kush e bëri atë. Në fakt, ajo që e bëri shpalljen e pavarësisë së Kosovës të dukej shumë e rëndësishme ishte shtyrja e vazhdueshme e saj dhe sidomos forcimi i kundërshtimit të Rusisë që po ringritej si një superfuqi në skenën politike botërore. Negociatat për Kosovën (me Serbinë) gjithmonë kishin kuptimin veçse të koncesioneve të Kosovës (për Serbinë). Dhe, aq shumë koncesione ishin bërë e me aq lehtësi ato ishin shtuar pandërprerë saqë edhe vetë shpallja e pavarësisë nisi të dukej si një e arritur monumentale. Pra, aq e madhe ishte rënia paraprake, saqë shpallja e pavarësisë u përjetua si një ngritje e theksuar. Por, a ishte njëmend kështu? A paraqet shpallja e pavarësisë sukses madhor për Kosovën? Po për shqiptarët në përgjithësi?

Njohja e menjëhershme e pavarësisë së shpallur të Kosovës nga shtetet e fuqishme pa dyshim që paraqet një hap përpara për Kosovën. Mirëpo, ky hap ka mundur të jetë një hap i madh përpara sikur të shfrytëzohej për konsolidim të brendshëm në aspektin e sovranitetit dhe integritetit territorial. Fatkeqësisht, kjo gjë nuk u bë fare. Përkundrazi. Presidenti dhe Qeveria e Kosovës e mbajtën lart vetëm prioritetin e njohjeve të mëtutjeshme të pavarësisë së Kosovës dhe jo që nuk flisnin për territorin e Kosovës dhe shtrirjen e pushtetit mbi të, por e hodhën në plan të tretë edhe zhvillimin ekonomik për të cilin Kosova vazhdon të lëngojë dëshpërueshëm. E gjithë kjo është e kuptueshme porse dashakeqe. Presidenti dhe Qeveria dëshironin që të hiqen si të suksesshëm dhe zhvillimet pozitive në Kosovë dhe rreth saj t’i kapitalizojnë në funksion të rritjes së rejtingut të tyre. E vetmja fushë në të cilën këta mund të rrëfenin për progres ishte kjo e njohjeve meqë mu ajo realisht s’varej prej tyre: shtetet që na njohën në javët e muajt pas pavarësisë e bënë këtë si rezultat i ndikimeve që ato i kishin nga ShBA-të, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia etj. Fatmir Sejdiu e Hashim Thaçi vazhdimisht na bombardonin me deklarata për edhe një apo dy njohje të reja. Nëse dikush i kritikonte se numri i njohjeve nuk është i madh ashtu sikur që është pritur e premtuar atëherë e nxjerrnin tezën rezervë për atë se si ‘kemi njohje cilësore’ duke aluduar te vendet e fuqishme që na njohën në dy-tri ditët e para. Tash, kur njohja e pavarësisë nuk u shfrytëzua për ta bërë Kosovën sovrane dhe me kufij të mbrojtur, edhe ajo pavarësi formale po dëmtohet siç është rasti tash së fundi me këtë 6 pikëshin famëkeq të Ban Ki-moon-it.

Ndërkaq, sa i përket shqiptarëve në përgjithësi, nuk mund të thuhet se pavarësia e Kosovës ishte diçka jashtëzakonisht pozitive dhe sidomos jo vetëm pozitive. Ajo bëri që shqiptarët në Maqedoni, ata në Luginë të Preshevës si dhe ata në Mal të Zi t’iu përforcohet të qenit e tyre në ato shtete të huaja të cilat i diskriminojnë dhe ua shkelin të drejtat, të ndahen disi edhe më tepër nga Shqipëria dhe Kosova. Tirana dhe Prishtina zyrtare nuk e kanë kujdesin dhe përkushtimin e duhur për shqiptarët jashtë Shqipërisë dhe Kosovës. Ato nuk po e demaskojnë padrejtësinë themelore: ruajtjen e stabilitetit në Ballkan në kurriz të shqiptarëve. Ka një asimetri flagrante, një mungesë të theksuar reciprociteti, ndërmjet të drejtave të pakicave tjera aty ku shqiptarët janë shumicë dhe të drejtave të shqiptarëve aty ku ata nuk trajtohen as si pakicë, por si qytetarë të rendit të tretë, ndonëse janë autoktonë.

Mbi të gjitha pavarësia e Kosovës e ka një rrezik jo të vogël nëse ajo mbetet në duar të atyre që shtet-ndërtimin duan ta zëvendësojnë me komb-bërje, që duan që pavarësia e Kosovës të marrë kuptimin e pavarësisë së saj nga Shqipëria! Pra, në duar të atyre që në vend të ushtrisë së Kosovës që na mbron dhe shfrytëzimit të resurseve tona natyrore që do të na pasuronin, predikojnë një komb të ri kosovar. Kjo tashmë ka filluar me flamurin dhe himnin e imponuar të Kosovës por assesi nuk duhet të vazhdojë e të forcohet më. Shqiptarët janë një komb që ka një gjuhë, një flamur, një histori dhe një kulturë. Çfarëdo ndarjesh të brendshme do t’i rrisnin apetitet e jashtme për trevat tona. Shqiptarët, kudo që janë, duhet ta ndihmojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin. Qëllimi i shqiptarëve nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë pavarësia formale e Kosovës por pavarësia e Shqipërisë ashtu siç e patën projektuar atë të parët tonë në vitin 1912. “JEMI NJË” ishte motoja e Rrjetit të Organizatave Shqiptare me të cilën u kremtua 28 Nëntori sivjet. Le të shpresojmë se vitin e ardhshëm të ri shqiptarët do ta kremtojnë më të bashkuar dhe më të zhvilluar. Por, le ta shpresojmë këtë duke punuar për këtë, natyrisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Empty
MesazhTitulli: Drejt zugzwang për në zeitnot   Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 11:00 pm

Në këta dy muajt e fundit nënshtetasve të Kosovës iu është bërë brutalisht e qartë se ngecja e Kosovës nuk është ngecje në numrin 52 a 53 të shteteve që na kanë njohur, porse është ngecje në marrjen e sovranitetit dhe vendosjen e integritetit territorial. Dhe, gjersa të jetë kështu, statusi i Kosovës përherë do të mbetet temë aktuale që i nënshtron por edhe i bllokon temat e tjera. Kur s’ke plan dhe nuk organizon forcë për ta bërë Kosovën sovrane, atëherë doemos përfundon në negociata (të reja me ose pa ty). Statusi i Kosovës konsiderohet gjithnjë e më i pazgjidhur dhe pretendimet e Serbisë rriten pa marrë parasysh se kush është president a kryeministër në Beograd. Kohëzgjatja e brishtësisë së brendshme të shtetit të Kosovës përkthehet në rritje të gravitetit të jashtëm për apetitet e Serbisë.

Dy dekada më vonë tashmë disi e kemi harruar se si u bë që aspirata për bashkim kombëtar u pat zëvendësuar me aspiratën për pavarësi. Mirëpo, s’kemi se si të mos e mbajmë mend që aspirata për pavarësi të plotë zbriti në pavarësi sipas Planit të Ahtisaarit dhe tash së fundi edhe kjo pavarësia e Ahtisaarit në pavarësi sipas gjashtëpikëshit të Ban Ki-moon-it. Rënia nuk do të ndalet sepse sëmundja është e njëjtë: politikanë të vetëkënaqur e lënë politikën pa forcë, që më tutje e lë pavarësinë pa sovranitet e që, për pasojë, rrokulliset teposhtë duke i rënë copat. Problemi kryesor i Kosovës sot nuk është që Hashim Thaçi është kryeministër, por që Hashim Thaçi nuk don që të bëhet përnjëmend kryeministër. Problemi kryesor i Kosovës është vetëmjaftueshmëria e Thaçit që ta quajnë kryeministër dhe të duket si i tillë, anipse nuk është me të vërtet. Problemi kryesor i Kosovës është lehtësia me të cilën Thaçi pranon që dikush tjetër të ketë fuqi ekzekutive mbi të. Hashim Thaçi nuk mund ta merr seriozisht punën e Kosovës gjersa ai nuk e merr seriozisht as postin e tij. Sigurisht se ai thotë që vetëm kaq është e mundur, se ai ka bërë krejt çfarë ka qenë e mundur deri më tani, mirëpo gjërat e mëdha nuk realizohen sepse janë të mundura, por sepse duken të pamundura! Secila e arritur kapitale ka qenë e pamundur para se të nisej përpjekja për të. Madje, perceptimi i saj paraprak si ‘e pamundur’ i kontribuon thelbësisht kualifikimit si ‘madhore’ pas realizimit. Realiteti nuk ndryshon cilësisht për shkak se shfrytëzohet mundësia që përgjithësisht pranohet se ndodhet përbrenda realitetit, por për shkak të vullnetit njerëzor të pareduktueshëm në koordinatat e një konteksti e që synon një qëllim të caktuar. Në vend se të na rrëfejë për kufizimet e rrethanave objektive, Hashim Thaçi dhe njerëzit e tij do të duhej të na e dëshmojnë vullnetin e tyre subjektiv për ta bërë Kosovën sovrane.

Ai, dhe njerëzit e tij, mund të thonë edhe që veprimi i njëanshëm na rrezikon së tepërmi dhe përdorimi i forcës do të shfrytëzohej si pretekst nga Serbia që Kosova të bëhet Gjeorgji kurse Serbia Rusi, mirëpo pikërisht duke mos vepruar, Kosova po degradon drejt një niveli të tillë. (Po ashtu, një pohim i tillë tregon se edhe Thaçi dhe të afërmit e tij, e dinë se miqtë ndërkombëtarë nuk janë bash miq përderisa duhet të llogarisim se ata mund të mos na mbrojnë ndaj një agresioni të ri të Serbisë!). Sa më gjatë që nuk do të veprojmë, aq më vështirë do ta kemi të veprojmë suksesshëm mandej. Gjithsesi duhet pasur strategji dhe taktikë në veprimet për ta bërë Kosovën sovrane, duhet menduar mirë para veprimeve dhe për hir të suksesit të tyre, ama pa dyshim se nuk ka më keq sesa të mos veprohet fare. Duke e mbajtur lart vetëm prioritetin e njohjeve të mëtutjeshme të pavarësisë nga jashtë dhe duke mos u angazhuar për sovranitetin dhe integritetin territorial brenda vendit, shteti i Kosovës ka dërguar sinjal negativ në botë: Kosova nuk i konsideron çështje urgjente sovranitetin dhe kontrollin e territorit e të kufijve të vet! Faktorët ndërkombëtarë konstatuan se për këto gjëra që janë esenciale për çdo shtet, krerët e Kosovës nuk e kanë ndërmend të bëjnë gjë dhe se Kosova mund të presë ende. Serbia nuk priste dhe erdhën 6 pikat të cilat s’do të jenë të fundit pa i dhënë fund kësaj sjelljeje moskokëçarëse të Qeverisë së Kosovës lidhur me sovranitetin e vendit. Sa më gjatë që të pritet aq më shumë do të dalin arsye për të pritur akoma më shumë, por Kosova po dëmtohet e do të dëmtohet pakthyeshëm. Mosveprimi ynë i zgjatur vazhdimisht e ngushton hapsirën për veprim më pas ndërkohë që Serbia nuk rresht së vepruari. Me Hashim Thaçin, Kosova e pavarur por pa sovranitet po futet në një situatë që shahistët e quajnë zugzwang. Je i detyruar të luash, anipse secili potez i ardhshëm ta keqëson gjendjen. E, kur je në zugzwang, atëherë e vetmja alternativë, përveç rrënimit të pozicionit duke luajtur, është që të mos luash asnjë potez: minutat ikin dhe përfundon në zeitnot, i cili t’i ofron dy rrugë, secila më e keqe se tjetra: të provosh t’i luash shpejt e shpejt të gjithë potezat e mbetur drejt humbjes së sigurt me mat ose me rënie të flamurit, apo të dorëzohesh paraprakisht në mënyrë që të dukesh ca më i dinjitetshëm.

Shtetet janë bërë sovrane atëherë kur populli i atij shteti dhe sidomos elita politike e tij ka thënë: “Ne jemi të mirë!” (pra, vetërespekt) dhe “Ne mundemi!” (pra, vetëbesim). E neve në Kosovë kemi aq shumë politikanë e analistë të afërt me ta që thonë se ne nuk jemi të mirë dhe aq më pak mundemi. Ne kemi aq shumë politikanë e analistë të afërt me ta që e mbivlerësojnë veten dhe e nënçmojnë popullin, që kanë ambicie tepër të larta për veten e tyre e tepër të ulëta për popullin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Empty
MesazhTitulli: Kosovarizimi dhe multi-etniciteti   Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 11:01 pm

Shteti i Kosovës nuk është shteti më i ri në botë sepse shteti i Kosovës nuk është i ri. Këso shteti kishte edhe para shpalljes së pavarësisë me 17 shkurt 2008. Shteti mbeti ashtu siç kishte qenë: në duart e misioneve civile e të pranisë ushtarake ndërkombëtare por edhe të strukturave të Serbisë në çerekun e territorit. Edhe shteti i pavarur i Kosovës vazhdon të jetë shtet i pavarur nga Kosova. Njohja nga jashtë nuk na e dhuron dot shtetin brenda. Shteti edhe më tutje mbeti në duar të huaja dhe prandaj nuk ka ndonjë farë rritje cilësore të pushtetit të Qeverisë pas shpalljes së pavarësisë. Pavarësia e cila nuk u parapri me vetëvendosje, nuk u pasua me sovranitet. Kosova e pavarur nuk është sovrane dhe nuk ka integritet territorial. Pushteti për ta ndryshuar gjendjen socio-ekonomike dhe për të garantuar mbrojtje e siguri për qytetarët nuk vjen prej shpalljes dhe as njohjes së pavarësisë por prej sovranitetit.

Politikologët Pal Kolsto dhe Helge Blakkisrud e definojnë shtet-bërjen si themelim të fushës administrative, ekonomike dhe ushtarake të shteteve funksionale. Kjo ngërthen vendosjen e kontrollit të kufijve, sigurimin e monopolit të fuqisë detyruese në territorin e shtetit si dhe etablimin e sistemit tatimor. Kolsto dhe Blakkisrud këto i quajnë aspekte ‘të forta’ të ndërtimit të shtetit, për të theksuar se apekti më fundamental i shtet-bërjes përfshin vendosjen e kontrollit fizik mbi territorin. Përveç aspekteve ‘të forta’ të shtetbërjes, ata përkufizojnë edhe aspeketet ‘e buta’ të konsolidimit të shtetit, që i quajnë komb-bërje: ndërtimin e një identiteti të përbashkët, ndjenjën e unitetit në popullatën e shtetit përmes propagandës, shkollimit, ideologjisë dhe simboleve shtetërore. Kjo ndiqet nga udhëheqësit shtetërorë, intelektualët, edukatorët dhe të tjerët që përpiqen t’ia japin shtetit cilësitë e shtetit-komb.

Atëherë, shtrohet pyetja, kah po shkon Kosova? A do të bëhet ajo sovrane? A do të bëhet populli i Kosovës komb më vete? Nëse po, atëherë, a do të jetë ai kombi kosovar një komb politik sipas modelit francez? Apo, ndoshta, komb etnik sipas modelit gjerman (gjë që do të pjellte historianë për t’i ndarë dardanët prej ilirëve të tjerë)? A do të mbizotërojë ethnos-i si përkatësi dhe origjinë, apo demos-i si pjesëmarrje në proceset e institucioneve të sistemit politik?

Për ta kuptuar se kah po e shpiejnë Kosovën duhet kuptuar Plani i Ahtisaarit. Ky Plan përmendet tetë herë në Deklaratën e Pavarësisë përkundrejt pavarësisë që përmendet vetëm tri herë, përfshirë këtu edhe titullin e Deklaratës. Ky Plan ndodhet brenda Kushtetutës së Kosovës e cila në nenin 143 të saj thekson se Plani i Ahtisaarit ndodhet më lart se vetë ajo. Atëherë, çfarë përgjigje jep përmbajtja e këtij Plani në pyetjet e mësipërme?

Plani i Ahtisaarit kur flet për kombin gjithmonë flet për bashkësitë kombëtare në Kosovë dhe jo për kombin e Kosovës. I vetmi vend ku ky Plan flet për kombin në numrin njëjës është në nenin 1.7 te Dispozitat e Përgjithshme, aty ku thuhet se Kosova duhet t’i ketë simbolet e veçanta kombëtare. Gjithkund tjetër flitet për bashkësitë kombëtare e posaçërisht për atë serbe. Kombi kosovar, bërja e popullit të Kosovës komb më vete, nis te simbolet e Kosovës, por sipas Planit të Ahtisaarit edhe përfundon te ato. Kombi kosovar ndodhet vetëm sipër te burokracia e institucioneve, por jo edhe në terren, aty ku janë qytetarët. Kombi kosovar ndodhet lart te makinat që sundojnë, por jo edhe poshtë, te njerëzit që jetojnë.

Në nenin 1.1 të këtij Plani, pra qysh në fillim të fillimit, thuhet se Kosova do të jetë shoqëri multi-etnike. Mirëpo, në themel të multi-etnicitetit qëndron etnia. Shumë etni të ndryshme duke qëndruar pranë njëra-tjetrës e bëjnë multi-entinicetin. Kështu e ka menduar Ahtisaari. Sepse, ai nuk ka aspiruar t’i integrojë komunitetet. Pikënisja e tij është etnia, kurse aspirata e tij është koekzistenca pranë njëra-tjetrës (dhe jo të integruara bashkë) e atyre komuniteteve. Prandaj, decentralizimi, trashëgimia kulturore, përfaqësimi, pjesëmarrja dhe vendimmarrja në institucionet politike është tërësisht e ndërtuar mbi baza etnike. Plani i Ahtisarit nuk e bën Kosovën kosovare, por e bën Kosovën shqiptaro-serbe; nuk e bën popullin e Kosovës komb kosovar, por e ndan atë në bashkësinë kombëtare shqiptare dhe në atë serbe (dhe, formalisht, edhe në 4 të tjera). Njësia themelore e Planit të Ahtisaarit nuk është kosovari dhe as qytetari. Njësia themelore e Planit të Ahtisaarit është bashkësia kombëtare. Me Planin e Ahtisaarit Kosova nuk do të bëhet shtet-komb kurse populli i saj nuk do të bëhet as komb-etnik e as komb-qytetar. Kosova do të bëhet vend shqiptaro-serb, ku shqiptarët e serbët jetojnë të ndarë territorialisht nga njëri-tjetri. Bashkë do të jenë eventualisht vetëm politikanët shqiptarë dhe ata serbë në institucionet e sistemit, por jo edhe shqiptarët dhe serbët e zakonshëm. (Në fakt, kjo është përgjigja ndërkombëtare ndaj pastrimit etnik thuasje dallimi etnik ishte shkaku i pastrimeve etnike e jo hegjemonia e Serbisë së Milosheviqit. Një gjë e këtillë sigurisht se i ka konvenuar edhe Serbisë e cila me përfundimin e luftës ishte e interesuar për territorializmin e prezencës së serbëve në Kosovë si pakicë demografike që janë.) Natyrisht se kjo qasje e përjetëson sundimin ndërkombëtar në Kosovë i cili do të interpretohet si i domosdoshëm pikërisht që të mos bashkohen shqiptarët dhe serbët, meqë bashkimi i tyre besohet se do të ishte luftë e re. Dikotomia shqiptaro-serbe në shtetin e Kosovës e mban këtë shtet dhe sovranitetin përgjithmonë në duart e ndërkombëtarëve. Simptomë e kësaj është edhe fakti që fjala “ndërkombëtar” është fjala që më së shpeshti përdoret te Plani i Ahtisaarit – gjithsej plot 126 herë. Fjala “serb” përdoret 37 herë kurse ajo “shqip” dy herë: njëherë në nenin 1.6 kur flitet për gjuhën shqipe si njëra prej dy gjuhëve zyrtare, dhe herën tjetër në fusnotën e nenit 2.1 të Aneksit VII kur thuhet “komunitetet joshqiptare”.

Megjithëkëtë, në Kosovë është evident projekti i kosovarizimit. A kemi të bëjmë me një kontradiktë në këtë shpjegim? Kë e ka në shënjestër ky projekt dhe pse ekziston ai nëse Plani i Ahtisaarit nuk e bën Kosovën kosovare por shqiptaro-serbe? Multi-etniciteti që e synon Plani i Ahtisaarit është shumë vështirë i arsyetueshëm edhe për shkak se në Kosovë janë rreth 92% shqiptarë kurse serbë mezi 5%. Që multi-etniciteti të jetë më i justifikueshëm dhe më i qëndrueshëm, po forcohet faktori serb dhe po dobësohet ai shqiptar. Faktori serb po përforcohet duke u lejuar Serbia brenda Kosovës, kurse faktori shqiptar po dobësohet duke u nxjerrur Shqipëria jashtë Kosovës. Kosovarizimi është projekt politik i cili ka për qëllim që sa më shumë t’i distancojë shqiptarët e Kosovës prej identitetit të tyre shqiptar dhe prej Shqipërisë. Kosovarizimi nuk është projekt që zhvillohet kundër Serbisë por kundër Shqipërisë. Komb-bërja kosovar nënkupton shkombëtarizim (vetëm) të shqiptarëve ndërkohë që nuk ka shtet-bërje (në kuptimin ‘e fortë’ të fjalës) sepse shteti mbetet në duart e ndërkombëtarëve. Në anën tjetër të së njëjtit fenomen, nuk është e rastësishme që nuk ka regjistrim të popullatës tash 9 vjet pas luftës. Qëllimi është që paraprakisht të rritet numri i serbëve duke u përfshirë këtu sa më shumë refugjatë serbë në Serbi që janë e s’janë nga Kosova, por edhe të zvogëlohet numri i shqiptarëve duke mos u përfshirë diaspora dhe, madje, duke ua mundësuar atyre edhe deklarimin si kosovarë përveçse si shqiptarë. Kjo do të rezultonte me një situatë të ngjashme sikurse në Maqedoni ku p.sh. disa anëtarë të një familjeje mbahen për maqedonë, kurse disa të tjerë të po asaj familje deklarohen bullgarë.

Nuk është multi-etniciteti në funksion të kosovarizimit apo të kombit të imagjinuar kosovar (të krijuar prej shqiptarëve të Kosovës), por anasjelltas: kosovarizimi është në funksion të multi-etnicitetit (ndarjes shqiptaro-serbe të Kosovës). Plani i Ahtisaarit (si infrastrukturë ligjore dhe kodifikim normativ i multi-etnicitetit) qëndron mbi Kushtetutën e Kosovës (si platformë e kombit të ardhshëm e të imagjinuar kosovar) brenda së cilës ndodhet. Prandaj, multi-etniciteti ndodhet më lart se kosovarizimi dhe është më i madh se ai. Kosovarizimi është mënyrë me të cilën multi-etniciteti synon dobësimin e etnisë dominuese për hir të soliditetit të vet. Multi-etniciteti është koncept dhe projekt që vjen nga lart, ndërsa kosovarizimi është veçse një degë e tij. E tëra pra bëhet për hir të një koncepti mekanik që banon në zyrat e instancave më të larta politike dhe jo për hir të njerëzve që jetojnë poshtë. Hashim Thaçi dhe ministrat e tij janë sikurse agjentët te filmi The Matrix. Ata janë kosovarët, ata janë makinat që duan t’i fusin duart në trupat e njerëzve drejt zemrave të tyre për t’i shndërruar edhe ata në makina. E, për atë se si “Kosova” në të vërtetë është titulli punues i filmit “Bosnia Reloaded”, ndonjë herë tjetër...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Empty
MesazhTitulli: Bosnia Reloaded   Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 11:02 pm

Kur rruga drejt pavarësisë nuk është vetëvendosja, përmbajtja e pavarësisë nuk është sovraniteti. Shpallja e pavarësisë e bëri Kosovën vetëm formalisht të pavarur. 9 muaj kohë i pati Qeveria e Kosovës për ta bërë sovrane Kosovën e pavarur. 9 muaj kohë i pati Qeveria e Kosovës për ta bërë veten Qeveri. Nuk e bëri Kosovën dhe nuk u bë vetë. Mirëpo, Qeveria e Kosovës nuk është as e mundur. Sepse, paradoksalisht, Qeveria e Kosovës nuk dështoi. Qeveria e Kosovës është e humbur. Sepse Qeveria e Kosovës as që provoi ta bëjë Kosovën sovrane.

Pas 9 muajve erdhi 6 pikëshi i Ban Ki-moon-it. Kur pavarësisë formale nuk i shtohet sovraniteti, asaj nis e i tretet edhe formaliteti. Serbia arriti ta ndërlidh EULEX-in me 6 pikëshin, duke e futur atë nën sqetullën e UNMIK-ut të rikonfiguruar. Përveçqë EULEX-i do të ketë fuqi ekzekutive dhe imunitet nga ndjekjet penale në Kosovë, ai nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës: EULEX-i do të jetë neutral ndaj statusit dhe do të bazohet në Rezolutën 1244. Për pasojë, EULEX-i nuk do t'i arrestojë asnjërin nga qindra zyrtarë të strukturave paralele të Serbisë. EULEX-i do të bashkëpunojë me ta dhe, kësisoj, nga shtrirja e EULEX-it nëpër tërë Kosovën nuk do të fitojmë asgjë. Ah, më falni, megjithatë do të fitojmë diçka: forcimin e iluzionit se Kosova është e pandarë. Duke mos e bashkuar ne Kosovën, EULEX-i do ta maskojë ndarjen që do ta thellojë.

Nëse vazhdohet kështu, Kosova do të shndërrohet në një Bosnje të dytë në Ballkan. Titulli përfundimtar i filmit evropian "Kosova" do të jetë "Bosnia Reloaded". Lart protektorati ndërkombëtar me në krye përfaqësuesin e Javier Solanës, poshtë ndarja e institucioneve dhe e territorit mbi baza etnike, kurse ndërmjet këtyre politikanët vendas që vjedhin e rrejnë. Qytetarët mbesin të ngujuar dhe shtrydhen për ta mirëmbajtur burokracinë enorme. Ata i ngjajnë njerëzve në inkubator te filmi "Matrix", të cilëve makina gjigante ua merr energjinë e trupit për të funksionuar vetë ajo.

Çfarë është bërë e sajuar për dy javë në Konferencën e Daytonit për Bosnjen, në Kosovë do të bëhet për disa vjet. Republikën Serbe të Bosnjes e bëri Richard Holbrooke shpejt e shpejt, meqë në Bosnje atëbotë po bëhej luftë dhe gjendja ishte emergjente. Republikën Serbe në Kosovë po e bën dalëngadalë Pieter Feith-i (por edhe Lamberto Zannier-i e Yves de Kermabon-i) meqë në Kosovë ka paqe dhe situata është e qetë.

Ndarja e Bosnjes në dy entitete e përjetësoi atje paradigmën ndërkombëtare për stabilitet (pa zhvillim). Që prej 13 vitesh e gjithë energjia dhe koha u shpenzua në ruajtjen e një uniteti formal, fiktiv e artificial të vendit. Në hartën e Evropës, Bosnja duket si një shtet i vetëm porse aty brenda i gjen së paku dy shtete, ku policia, gjyqësia, ushtria, arsimi e shëndetësia mbesin tërësisht të ndara. Asaj rruge po e shpiejnë edhe Kosovën. Kosova do të vazhdojë të jetë shtet jonormal, do të vazhdojë të quhet rast 'sui generis', me të cilin do të vazhdohet të eksperimentohet. E, në një këso vendi, nuk do të ketë investime nga jashtë dhe as progres ekonomik. Në një këso vendi do të ketë veçse korrupsion dhe mjerim social.

Me Lamberto Zannier-in, Yves De Kermabon-in dhe Pieter Feith-in Kosova nuk mund të jetë vend demokratik. Këta burokratë ndërkombëtarë e mishërojnë autoritetin sovran që e ka fjalën e fundit sikurse mbreti. Nuk ka asnjë institucion a organ të Kosovës të cilit këta i japin llogari, nuk ka asnjë institucion a organ të Kosovës që nuk është përfundi tyre, dhe nuk ka asnjë ligj apo rregull të Kosovës i cili mund t'u bëjë gjë këtyre. Demokracia me këso instancash politike s'është e mundur në asnjë prej varianteve të saj, as si liberaldemokraci dhe as si socialdemokraci. Prandaj, të gjithë ju, të dashur politikanë e analistë që e mbani veten për përkrahës të demokracisë, ose braktisni parimet tuaja dhe mbështeteni sundimin jodemokratik ndërkombëtar mbi neve, ose luftojeni këtë sundim në emër të parimeve tuaja për demokracinë. Edhe demokracia liberale apo socialdemokracia në njërën anë, edhe Zannier-i, Feith-i e Kermabon-i në anën tjetër, bashkë nuk shkojnë. Përndryshe, sjellja juaj është hipokrizi. Përndryshe, qëndrimi juaj është vetëracizëm ose mazohizëm. Nuk ka se si të interpretohet ndryshe mbështetja juaj për demokracinë si parim dhe dobi për popujt dhe shtetet në përgjithësi, e kombinuar me gatishmërinë tuaj të veçantë që ajo të suspendohet pikërisht për popullin të cilit i takoni e në shtetin ku jetoni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Empty
MesazhTitulli: RTK-ja si Jakupi   Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 11:02 pm

Një ditë para demonstratës së 19 nëntorit u mbajt konferenca për shtyp e organizatorëve të saj. Gazetarë e kamera kishte si rrallëherë. Nga Kosova por edhe jashtë saj. Një tjetër konferencë e ngjashme për shtyp u mbajt edhe para demonstratës së 2 dhjetorit. Sërish salla ziente nga gazetarët e televizioneve, radiostacioneve e gazetave të vendit e ndërkombëtare. Këto dy konferenca nuk e kishin të përbashkët vetëm thirrjen e organizatorëve që qytetarët të nesërmen të demonstrojnë kundër 6 pikëshit të Ban Ki-moon-it dhe për sovranitetin e Kosovës. E përbashkëta e këtyre konferencave ishte edhe një element tjetër: mungesa e ekipit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK). Ky televizion nuk e kishte parë të arsyeshme që të vinte, përkundër faktit që rreth 20 organizata të ndryshme shoqërore ishin bërë bashkë për demonstrata në të cilat më pas do të merrnin pjesë dhjetëra mijëra vetë.

Me 1 dhjetor, në lajmet qendrore të mbrëmjes, RTK-ja megjithatë e kishte përgatitur një raport të shkurtër nga konferenca e asaj dite. Dëgjohej zëri i gazetarit me pamje nga arkivi. Për një konferencë shtypi që ishte zhvilluar një kilometër larg RTK-së përdoreshin pamje nga arkivi. Gjithsesi vetëdenigruese për një televizion me qindra të punësuar dhe me teknologji të avancuar televizive. RTK-ja nuk kishte ardhur në konferencë për shtyp në mënyrë që ajo konferencë të mos shfaqej fare në mbrëmje. Nuk është e vështirë të imagjinohet pse ajo megjithatë e dha atë raport me pamje nga arkivi. Disa gazeta ditore që rregullisht reklamohen aty para orës 19:30, e paralajmëronin demonstratën e së nesërmes. Nëse RTK-ja nuk do të jepte fare raport ajo do të demaskohej keq: mbulimi i së vërtetës të cilin e kishte përgatitur RTK-ja do të kthehej në zbulim të RTK-së.

Raportimi nga demonstrata e 2 dhjetorit ishte bizar. Për dallim nga RTV21 and KTV ku demonstrata ishte lajmi i parë, te RTK-ja ishte lajmi i katërt. Lajmi i parë ishte takimi i studimit të fizibilitetit të Kosovës për integrimet në BE. Pasoi lajmi i dytë, intervista me Lamberto Zannierin, dhe lajmi i tretë mbi njësinë speciale të policisë së EULEX-it kundër protestave. Vetëm pas më shumë se 7 minutave nisi raporti për demonstratën që zgjati diç më shumë se 3 minuta e gjysmë por ku jo e tëra ishte për demonstratën. Gazetarja Rozafë Metaj kishte gjetur 2 qytetarë (njërin prej të cilëve e ndiqte me kamerë meqë ai po ikte me shpejtësi) e të cilët u deklaruan kundër demonstratës. Pra, rreth 40.000 vetave ajo po ia kundërvinte ata 2!

Është indikative se si pikërisht në ditën kur u mbajt demonstrata në të cilën Lamberto Zannieri simbolikisht u shpall persona non grata, RTK-ja shkoi ta intervistonte atë. Lamberto Zannieri për shkak se është kreu i UNMIK-ut, që nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, për shkak se misioni i tij bazohet në rezolutën 1244, për shkak se ai e ka orientuar negociimin me Beogradin për disa muaj rresht lidhur me këtë 6 pikëshin famëkeq, për shkak të raportit të tij të fundit në KS të OKB-së shumë të pafavorshëm për Kosovën, përgjithësisht dhe me shumë të drejtë është cilësuar si një zyrtar ndërkombëtar që është proserb. Dhe, një njeri të këtillë që po të kishim Qeveri të njëmendtë ose do të duhej dëbuar nga vendi ose do të duhej arrestuar, RTK-ja e interviston për edicionin qendror të lajmeve në përpjekje e sipër për ta ringjallur atë politikisht. Në intervistën dhënë RTK-së, ku nganjëherë shihej edhe Shkumbin Hasangjekaj, duke pohuar me kokë si zakonisht, Zannieri tha se UNMIK-u do të shkojë pas katër muajve porse kjo megjithatë nuk është e sigurt. Ama në paralajmërimin hyrës të asaj interviste spikeres Fadile Kryeziu, redaktori Mentor Shala e kryeredaktoi Sylejman Shaqiri, ia kishin hequr atë pjesën se largimi i UNMIK-ut pas 4 muajve nuk është i sigurt, duke e paraqitur vetëm atë afatin prej 4 muajve. Natyrisht, qëllimi ishte që qytetarët të relaksohen pasi ta kenë kapërdirë gënjeshtrën.

Jo vetëm intervista me Zannierin, por edhe lajmi pas tij ishte kundër demonstratës që do të pasohej si lajmi i katërt me radhë. Para demonstratës iu bë reklamë njësisë speciale të policisë së EULEX-it që do të veprojë kundër demonstratave në të ardhmen. Siç dihet rreth 70.000 njerëz morën pjesë gjithsej me 19 nëntor dhe 2 dhjetor. Asnjë incident nuk ndodhi. As nga ana e demonstruesve dhe as nga ana e policisë së Kosovës. Në asnjë vend të Evropës perëndimore nuk është e mundur kjo gjë. Në cilindo qytet të Evropës perëndimore po të mbidheshin 3.000 veta në protestë (se lëre më 30.000), aty do të thyhej a digjej diçka, aty do të lëndohej a vritej dikush. Në Kosovë asnjë incident. Dhe tash, këtij populli kaq paqësor, këtij populli që është më paqësori në tërë Evropën, duan t’ia ngarkojnë mbi kokë EULEX-in! Mirëpo, RTK-ja nuk don që ta transmetojë të vërtetën e popullit për popullin, por ajo e transmeton grushtin e hekurt të regjimit për ta frikësuar popullin. RTK-ja na i shfaq policët e njësisë speciale të EULEX-it kundër protestave. Ajo mbjell frikë te qytetarët në shërbim të të cilëve do të duhej të ishte.

Me edicionin e saj qendror të lajmeve RTK-ja është bërë si Jakup Krasniqi. Që të dy do të duhej të ishin në shërbim të qytetarëve por që të dy janë dorë e zgjatur e pushtetit kundër qytetarëve. Jakup Krasniqi praktikisht e përfaqëson Qeverinë (si organ ekzekutiv) në seancat e Kuvendit të Kosovës dhe nuk kryeson me Kuvendin (si organ përfaqësues). Prej përcaktimit të agjendës për diskutim të Kuvendit e deri te mënyra e udhëheqjes së mbledhjeve të Kuvendit shihet qartë se Jakup Krasniqi është i disponuar kundër deputetëve dhe se ai është njeriu i Qeverisë në Kuvend. Lajmet qendrore të RTK-së më parë se ngjarje të qytetarëve e për ta, paraqesin opinione zyrtare: prej ndonjë këshilltari ministrie të cilit në atë edicion lajmesh ia mësojmë emrin e deri te Lamberto Zannieri e Daniel Friedi.

RTK-ja dhe Jakupi janë të lidhur drejtpërdrejtë jo vetëm për shkak se i tillë është transmetimi i seancave të kuvendit në RTK. Në transmetimin e së enjtes të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, pra me 4 dhjetor, menjëherë pas miratimit të rendit të ditës, një deputet ngulte këmbë në marrjen e fjalës. Përgjatë më shumë se 5 minutave sa zgjati konfrontimi i këtij deputeti me Jakup Krasniqin, kamerat e RTK-së as edhe njëherë nuk e treguan se cili ishte ky deputet. Atij vetëm i dëgjohej zëri nga pas kamerës (atëherë kur duhej të lëshohej zëri në transmetim për ta dëgjuar Jakupin duke qortuar), përderisa në televizor e shihnim Jakup Krasniqin me kryesinë e Kuvendit. RTK-ja cenzuron zërat kundërshtues jashtë institucioneve, por i cenzuron edhe zërat kundërshtues brenda tyre. RTK-ja cenzuron Kundërshtimin. Për shkak se kundërshtimi dëshmon pakënaqësinë, që ua prish idilikën pushtetit, atë Kosovë që ky pushtet dëshiron ta bindë popullin se ekziston.

Nëse e kundërshton regjimin a Qeverinë, atëherë RTK-ja eventualisht të interviston në program të mëngjesit. Një shoqe imja bën shaka duke thënë që Lëvizja VETËVENDOSJE! duhet të llogarisë në nxënësit e shkollave fillore, sepse nënat e tyre duke i bërë fëmijët e tyre gati për shkollë kanë qenë duke më shikuar mua në programin e mëngjesit të RTK-së.

Me këtë RTK që kemi tash, në një situatë politike dhe ekonomike që sa vjen e rëndohet, zërat se publiku duhet ta spastrojë njëherë oborrin e vet para se të ballafaqohet me pushtetin, sigurisht se do të vijnë duke u shtuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Empty
MesazhTitulli: Afër kufijve   Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 11:04 pm

Secili po e fiton atë që po e kërkon. Jo aq sa po e kërkon, pra jo në masën e dëshirueshme, por gjithsesi atë kategori dhe brenda saj. Qeveria e Kosovës po kërkon njohje për Kosovën. Njohje edhe po fiton – jo nga 100 shtete, siç pat premtuar, por nga 50 deri më tani. Qeveria e Serbisë po kërkon territor. Atë edhe po e fiton ajo, anipse jo aq shumë çfarë i ka aspiratat. Mirëpo, e gjithë kjo po ngjan në Kosovë e për Kosovën. Kosova është fushëbeteja në të cilën e për të cilën vazhdojnë të bëjnë gara Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Serbisë, më shumë se 8 muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës thuajse ajo nuk u shpall fare.

Asimetria nuk përfundon këtu. Kundërshtimi i njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia, dhe angazhimi i saj diplomatik në këtë aspekt, po i ndihmon Qeverisë së Kosovës që njohjen e mëtutjeshme të pavarësisë ta mbajë prioritet. Ama edhe Qeveria e Kosovës po e ndihmon atë të Serbisë. Përderisa Qeveria e Serbisë e kundërshton dhe e pengon Kosovën në kërkimin e njohjeve të reja, Qeveria e Kosovës ia lehtëson punën Serbisë për apetitet territoriale të saj. Qeveria e Kosovës nuk çan kokën për kufijtë e Kosovës, nuk e kundërshton decentralizimin dhe, për më keq, është zotuar se do ta zbatojë atë. Komuna të reja serbe parashihet të instalohen para se të mbahen zgjedhjet e reja. Në masë të madhe decentralizimi vetëm sa do ta formalizojë dhe legalizojë gjendjen ekzistuese ku çerekun e territorit të Kosovës e kontrollojnë strukturat paralele të Serbisë.

Plani i Ahtisaarit që ndodhet brenda në Kushtetutën e Kosovës por edhe sipër saj, nuk e parasheh decentralizimin e qytetit të Prishtinës. Afër gjysmë milioni banorë do të vazhdojnë ta kenë një zyre. Popullata e Parteshit, me më pak se 1% banorë krahasuar me Prishtinën, do të bëhet me komunë të veçantë. Prishtina ka shumë banorë e pak territor, dhe nuk është menduar decentralizimi për të. Vetëm atje ku ka pak banorë (serbë, natyrisht) dhe shumë territor do të ketë decentralizim dhe komuna të reja. Komunat janë njësi administrative dhe territoriale. Decentralizimi ashtu siç është menduar në Kosovë nuk e ka në fokus njeriun (dhe nevojat e tij për shërbime më të mira publike) por territorin (dhe politikën që e pretendon atë). Komunat e këtij lloji të decentralizimit e vendosin shumë më lart aspektin territorial (gjithnjë mbi baza etnike) të komunave sesa atë administrativ. Nuk do të decentralizohen zonat urbane, nuk do të decentralizohen qytetet ku ka shumë banorë (me përjashtim të veriut të Mitrovicës meqë i banuar me serbë, natyrisht) por do të decentralizohen vetëm zonat rurale me shumë territor (nëse ato janë të banuara me serbë, natyrisht).

Situatën e bën edhe më të rëndë fakti se zonat kufitare të Kosovës kanë gjithnjë e më pak banorë. Gollaku, Shala e Bajgora, Bjeshkët e Rugovës etj. janë çdo herë e më të zbrazura nga njerëzit. Prishtina është dyfishuar pikërisht për shkak se pjesët tjera, posaçërisht ato kufitare, janë rralluar ndjeshëm. Zbrazja e dhjetëra fshatrave kufitare në kohën kur nuk kemi ushtri dhe policinë 'tonë' nuk e kontrollojmë ne, sigurisht se paraqet rrezik të madh për vendin tonë. Xhandarmëria dhe ushtria serbe janë fare pranë kufirit gjithmonë duke vëzhguar kah Kosova. Në anën tjetër të kufirit të Kosovës janë eventualisht fshatarët e rrallë dhe patrullat edhe më të rralla të KFOR-it. Kur të formohet komuna e Ranillugut, kufiri i Serbisë hyn brenda Kosovës si thikë ngjashëm sikurse në rastin e veriut e Kosovës. Madje, serbët më ekstremistë në Kosovë nuk janë në veri por pikërisht në Ranillug.

Në pranverën e vitit 1999, Serbia tepër shpejt e pat zbrazur Kosovën nga më shumë se gjysma e shqiptarëve. Prandaj, kjo gjë asaj nuk ka se si të mos i ketë mbetur ëmbël. Apetitet e saj për territorin e banuar me shqiptarë por pa shqiptarë nuk ka se si të jenë tretur. Për më tepër, gjatë bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, shumica dërrmuese e të dëbuarve shqiptarë kanë qenë nga qytetet e jo nga fshatrat. Në kohën e luftës, qytetet, më parë se fshatrat, u patën zbrazur prej njerëzve. Fshatra të tërë u patën bërë si qytete nga mizëria e njerëzve të dëbuar e të shpërngulur. Më pas shumë nga ata u deportuan krejtësisht jashtë prej Kosovës. Tash, në kohën e paqes, fshatrat, e sidomos ato në zonat kufitare, u zbrazën prej njerëzve. Qytetet, e sidomos Prishtina, vlojnë nga njerëzit si asnjëherë më parë.

Kjo dyndje e popullatës në Prishtinë dhe rreth Prishtinës është në kundërshtim me interesin e Kosovës për integritet territorial dhe kufij të mbrojtur. Plani urbanistik i Prishtinës duhet t'i subordinohet interesit për sigurinë dhe mbrojtjen e Kosovës. Përveç Qeverisë së Kosovës edhe Isa Mustafa, kryetar i komunës së Prishtinës, mban përgjegjësi që Prishtina do të bëhet me një milion banorë duke u zbrazur kështu fshatrat. Kjo gjithsesi është e pafavorshme edhe sa i përket zhvillimit ekonomik e ruajtjes së ambientit, mirëpo këtu po e theksoj vetëm aspektin e sigurisë. Unaza e re rreth qytetit, lagjet e reja të banimit me pallate që qysh tash për çdo ditë mbijnë si kërpudhat, nuk do të na e bëjnë më të lehtë jetën e më të ndritshme perspektivën. Përkundrazi. Prandaj, Isa Mustafa nuk duhet të lejojë që Prishtina të na bëhet me 1 milion banorë e Kosova të zbrazet. Ose, së paku, Isa Mustafa nuk duhet të lejohet që ta lejojë këtë gjë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!!   Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 11:05 pm

Faleminderit per kete teme Meteor shpresoje qe cdo kush qe nuk eshte i vetedijshem se cka po ndoshe ne Kosove le ti lexoje keto shkrime dhe kupton gjendjen se ku jemi ka po shkojme me keta politikane dhe kah po na qojne Eulexi dhe Unmiku. Mirmbetshi...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Empty
MesazhTitulli: 20 vjet pas   Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 11:07 pm

Ja e solla nje shkrim nga Albin Kurti

BE-ja dhe UNMIK-u u morën vesh me Serbinë për Kosovën. As BE-ja, as UNMIK-u dhe as Serbia nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Marrëveshjet e këtyre me Serbinë bazohen në tri gjëra kryesore, që kësisoj përforcohen: Rezoluta 1244, neutraliteti ndërkombëtar karshi statusit, dhe realiteti i strukturave paralele të Serbisë që do të zyrtarizohen.

Marrëveshja gjashtëpikëshe ndërmjet UNMIK-ut dhe Serbisë është konkretizim përmbajtësor i letrës së Ban Ki-moon-it dërguar Boris Tadiqit në qershor të këtij viti. Mirëpo, kjo marrëveshje u pat bërë parakusht për shtrirjen e EULEX-it në tërë Kosovën. Për pasojë, në vend se të jetë prioritet shtrirja e pushtetit të qeverisë në tërë Kosovën, vendin tonë e ka kapluar prioriteti i shtrirjes së pranisë së EULEX-it.

Kërkesa për ta pranuar marrëveshjen gjashtëpikëshe është kërkesë që ta pranojmë Serbinë brenda Kosovës, ndërkohë që Serbia nuk do ta pranojë që Kosova është jashtë saj. Kjo kërkesë ndërkombëtare, popullit dhe politikanëve të Kosovës ua ofendon edhe logjikën edhe inteligjencën.

Serbia dikur na e ofronte autonominë substanciale – natyrisht, që të na e marrë atë sërish pas disa viteve sikurse në vitin 1989. Faktorët ndërkombëtarë e imponuan pavarësinë josubstanciale e cila pikërisht për shkak të mungesës së substancës po degradon për çdo ditë. Jo vetëm që negociatat e pabarabarta dhe joparimore shpiejnë te kompromisi i padrejtë dhe i dëmshëm, por edhe kompromisi i këtillë shpie veçse në negociata të reja për koncesione të reja. Thjesht, në këso situate nuk mund të lëshosh pe vetëm njëherë, prandaj nuk duhet lëshuar pe fare.

Pyetja thelbësore është: çka ke pranuar atëherë kur ke kundërshtuar? Edhe për shkak të mënyrës se si ke kundërshtuar? Në rastin e Fatmir Sejdiut dhe Hashim Thaçit, së pari, do të mund të thuhej se ata e kanë pranuar në parim ofertën. Kësisoj, ata kanë lejuar që policia, gjyqësia, kufijtë, doganat, transporti dhe komunikacioni, trashëgimia kulturore, të mos jenë çështje të brendshme të Kosovës dhe, për më keq, për to të pyetet edhe Serbia. Së këndejmi, është shumë e rrezikshme që ata, megjithatë, ta pranojnë ofertën me ndonjë detaj të ndryshuar aq sa këta të mund të thonë se pati modifikime pozitive. Së dyti, duke kundërshtuar ata pranuan negociata të reja sepse vetë thanë që këto gjëra nuk janë të panegociueshme, porse nevojitet dialog për to. Së treti, duke kundërshtuar pa prezentuar kurrfarë plani a strategjie për bërjen e Kosovës sovrane dhe me integritet territorial, ata pranuan që nuk kanë plan dhe që realisht nuk paraqesin lidership politik për Kosovën. Dhe, së katërti, duke kundërshtuar butë, ata pranuan se mund t’u bëhet trysni shtesë në ditët në vijim.

Megjithatë, le të supozojmë se Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi janë bërë njerëz krejtësisht të tjerë tashti, se ata janë të ndershëm, të dijshëm e patriotë që e duan Kosovën. Le të supozojmë se ata nuk do të lëshojnë pe, se janë të gatshëm të ballafaqohen me të gjitha trysnitë, dhe se e kanë një ide për bërjen e Kosovës unike dhe të pandarë si territorialisht ashtu edhe institucionalisht. Le të supozojmë gjithashtu se Sejdiu e Thaçi kanë llogaritur edhe faktin se ndonjë shërbim sekret i huaj mund të publikojë ndonjë dosje për ta por megjithëkëtë ata nuk e kanë ndërmend të zbrapsen. Madje, le të supozojmë se kanë menduar edhe për ndonjë atentator që këto shërbime mund t’ua dërgojnë për t’i vrarë për moskooperim, por përsëri ata nuk kanë ndërruar mendje. Përkundër të gjitha këtyre, Fatmir Sejdiu e Hashim Thaçi nuk mund t’ia dalin dot po s’u ngrit populli në këmbë në mbrojtje të Kosovës dhe pavarësisë së saj. Politika pa forcë është komedi ose tragjedi. Politika pa qytetarë bwhet ajo qw wshtw: politikë kundër atyre qytetarëve.

Kjo është arsyeja pse Lëvizja VETËVENDOSJE! insistonte në referendum para shpalljes së pavarësisë, në mënyrë që populli të bëhet bashkë në shprehjen e vullnetit të tij politik e jo në festat e party-t pas shpalljes së pavarësisë. Hashim Thaçi deklaroi se pavarësia e Kosovës është shpallur duke u bazuar në dokumentin e Ahtisaarit. E saktë: pavarësia nuk është shpallur duke u bazuar në vullnetin e popullit, në rezistencën e kryengritjet e tij përgjatë tërë shekullit XX. Nuk është shpallur as duke u bazuar në luftën çlirimtare të viteve 1998 e 1999 e as në gjakun e dëshmorëve tw rwnw. Pra, pavarësia nuk është shpallur duke u bazuar në të drejtën për vetëvendosje dhe as si drejtësi historike për sakrificat, vuajtjet e humbjet nga e kaluara. Pavarësia është shpallur duke u bazuar në rekomandimin e njëfarë Ahtisaarit! Pra, baza e kësaj pavarësie nuk ndodhet në Kosovë por jashtë saj. Në mënyrë që pavarësia megjithatë të qëndrojë, asaj duhet që post festum t’i ndërtohet baza brenda Kosovës – te populli i saj.

Kur Serbia donte ta suprimonte autonominë më 1989, shqiptarëve iu kufizua niveli i ambicies kolektive në mbrojtjen e kësaj autonomie. Por e kotë ishte kjo përpjekje pa mbështetje në popull e pa forcë. Sot, elita politike e Kosovës është reduktuar në mbrojtjen e një plani tjetër politik, i pambështetur në popull dhe pa forcë ushtarake. Sepse forca është dorëzuar më 1999, prandaj mundësia e Kosovës nëpërmjet këtyre politikanëve ka përfunduar. Janë shumë të gabueshme qëndrimet se duhet të thirremi në Planin e Ahtisaarit dhe pacenueshmërinë e tij. Kjo i përngjan qëndrimit të para 20 vjetëve kur politikanët e asaj kohe thirreshin në paprekshmwrinë e kushtetutës së vitit 1974. Kushtetuta e vitit 1974 pat ardhur nga lart, ajo s’ishte vullneti i popullit. Ishte e panatyrshme që ajo të mbrohej poshtë nga populli. Ngjashëm, Plani i Ahtisaarit erdhi nga lart dhe ai s’mbrohet dot poshtë. Parullën e gabuar “Tito, Kardeli, Kaqusha, Azemi!” kurrsesi nuk bën ta zëvendësojmë me parullën tjetër po ashtu të gabuar “Ahtisaari, Feith, Sejdiu, Thaçi!”. Duhet të çlirohemi nga ajo që duhet ruajtur sepse me demek kaq na qenka e mundur. Për ta fituar atë që duhet ta kemi sepse na takon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Empty
MesazhTitulli: Fjalimi i Albin Kurtit para ndërtesës së UNMIK-ut dhe EULEX-it me 2 dhjetor   Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 11:09 pm

Të dashur qytetarë të Kosovës, pjesëmarrës të kësaj demonstrate,

Sot, e kemi bërë dimrin pranverë...

Kundërshtimi i 6-pikëshit që e bëjnë Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi është kundërshtim taktik dhe verbal. Kundërshtimi ynë është parimor dhe në vepër, në demonstratë. Dallimi themelor nuk është ndërmjet kundërshtimit të butë dhe pranimit, por ndërmjet kundërshtimit të butë dhe kundërshtimit të fuqishëm. Dallimi themelor politik në Kosovë nuk është ndërmjet Fatmir Sejdiut dhe Pieter Feithit, ndërmjet Hashim Thaçit dhe Yves De Kermabonit, por ndërmjet qytetarëve që s’po i pyet kush për asgjë dhe Fatmir Sejdiut e Hashim Thaçit që duan t’i ruajnë pozitat e tyre.

Krejtësisht njësoj, dallimi themelor nuk është midis Planit të Ahtisaarit dhe 6-pikëshit por midis një shteti normal dhe një shteti me Plan të Ahtisaarit. 6-pikëshi është shtojcë e Planit të Ahtisaarit. Në negociatat e Vjenës politikanët e Kosovës e kanë ndarë Kosovën mbi baza etnike – e kanë ndarë territorin, institucionet dhe trashëgiminë kulturore. Në këtë mur këtu, që e mbron regjimin prej qytetarit, para tri vjetëve e gjysmë e patëm shkruar për herë të parë Jo Negociata – VETËVENDOSJE! . UNMIK-ut nuk i mjafton të manipulojë politikanët, por ai mori fëmijët e shkollës fillore, i manipuloi ata, për të bërë vizatime te vendi i parullave. Sot, mu në këtë mur po e shkruajmë UNMIKolonializëm dhe EULEX-Made in Serbia.

Mos iu besoni deklaratave të politikanëve e diplomatëve. Dokumentet kanë rëndësi, jo deklaratat. Politikanët shkojnë e vijnë por dokumentet mbesin. E, dokumenti më i ri është ky 6-pikëshi i Ban Ki-moonit. Këshilli i Sigurimit, përmes deklaratës presidenciale, e ka pranuar raportin e Ban Ki-moon-it ku janë edhe 6 pikat. Me këto 6 pika legalizohen strukturat paralele të Serbisë dhe situata e veriut të Kosovës riprodhohet anekënd Kosovës kudo ku është një lagje apo një fshat i banuar me serbë. Me 6-pikëshin Serbia u shpërblye për krejt dhunën e saj para e pas shpalljes së pavarësisë.

EULEX-i nuk do t’i shpërbëjë strukturat e Serbisë. EULEX-i do të bashkëpunojë me to, sepse EULEX-i në Kosovë vjen në marrëveshje me Serbinë:

1) EULEX-i bazohet në Rezolutën 1244;
2)EULEX-i do të jetë neutral ndaj statusit, dmth. EULEX-i konsideron se statusi ende nuk është zgjidhur, pra ai është kundër pavarësisë;
3)EULEX-i do të futet brenda UNMIK-ut të rikonfiguruar në bazë të 6-pikëshit;
4) EULEX-i do të ketë fuqi ekzekutive mbi institucionet e Kosovës, pra ai do të jetë Qeveri mbi Qeverinë;
5)EULEX-i do të ketë imunitet nga ndjekjet penale në Kosovë: ligji ynë nuk i kap këta;
6) EULEX-i do të ketë zyre në Beograd, jo edhe në Tiranë;
7) EULEX-i po vjen pa referendum në Kosovë, pa pëlqimin e popullit.

EULEX-i dëshiron t’i mirëmbajë dy iluzione: se Kosova po i afrohet BE-së dhe se Kosova është e pandarë. E para, Kosova është së paku 10 vjet larg BE-së kurse jo vetëm që Kosova është e ndarë por edhe BE-ja është e ndarë rreth Kosovës. EULEX-i dëshiron ta maskojë edhe ndarjen e Kosovës por edhe ndarjen e BE-së për Kosovën: sepse, edhe shtetet evropiane që janë kundër pavarësisë janë për EULEX-in.

Sot, i refuzohet viza EULEX-it dhe sot Lamberto Zannieri shpallet persona non-grata. Ne po bëjmë atë që s’po e bën shteti i Kosovës. Krerët e shtetit nuk e kanë mendjen te Kosova. Ata e kanë mendjen te xhipat, te sekretareshat dhe te tenderat. Këta politikanë as nuk janë të gatshëm të bijnë në burg dhe as të luftojnë. Deri këtu nuk kemi ardhur si rezultat i takimeve e konferencave por si rezultat i demonstratave dhe luftës çlirimtare, jo si rezultat i njerëzve me kravata por si rezultat i gjakut të derdhur për liri të dëshmorëve dhe martirëve të kombit.

Sot, shpallet fillimi i operimit të EULEX-it. Mirëpo, sot shpallet edhe kundërshtimi dhe delegjitimimi i tij me këtë demonstratë. EULEX-i nuk është mirëpritur. EULEX-i është pritur dhe do të pritet me protesta e demonstrata kundër tij. UNMIK-u duhet të largohet nga Kosova. Andaj, UNMIK-ut dhe EULEX-it iu themi: JASHTË, JASHTË...!

Populli i Kosovës nuk ka nevojë për policë e gjykatës ndërkombëtar, por veriu i Kosovës ka nevojë për policë e gjykatës të Kosovës. Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi, por edhe politikanë të tjerë që e duan dhe iu pëlqen EULEX-i, le ta marrin EULEX-in e le ta çojnë te shpia e tyre e jo të na e ngarkojnë neve në qafë.

Rroftë Kosova! Rroftë populli shqiptar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Empty
MesazhTitulli: Frutat e Zeza   Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 11:10 pm

Plepat e qytetit të Prishtinës ngjajnë sikur janë përplot me fruta të zeza. Qindra sorra strehohen nga dielli nëpër degët e këtyre plepave. Zhurma e krrokatjes së tyre kolektive i sjell ato në ekzistencë për kalimtarët të cilët me rrobat e tyre i pastrojnë makinat e parkuara në trotuar përderisa përvijohen midis tyre. Kalimtarët janë të rastit, por jo edhe sorrat që porsa u nisën drejt ndonjërës prej deponive të bërllogut.

Mbase asgjë e veçantë për qytetin e Prishtinës: secili qytet i Kosovës i ka plepat e tij me këto fruta të zeza. Megjithatë, jo bash secili. Jo edhe Mitrovica. Ka disa javë që në Mitrovicë nuk ka më zogj. Thjesht, ky qytet ka mbetur pa zogj. Mund të sorollatesh gjithë ditën nëpër qytet dhe askund nuk do ta zë syri as edhe një zog të vetëm. Çfarëdo zogu, jo vetëm sorra. Ndotja e madhe e ajrit në Mitrovicë ka bërë që zogjtë ta braktisin këtë qytet. Po bëhen gati tre muaj që tri maunet me helm nuk i largojnë prej Mitrovicës. Madje, ato maune i ruajnë policët për t’u siguruar se do të mbesin në qytetin e Mitrovicës. Të ardhura prej Iranit përmes Maqedonisë, këto maune përmbajnë vaj disulfurik i cili është mbeturinë e përpunimit të naftës. Mirëpo në Kosovë ky vaj disulfurik ishte sjellur pikërisht që të përzihet me naftën duke ia shtuar vëllimin asaj. Më shumë vëllim – më tepër para. Ajo që është e papërdorshme në Iran (sepse e dëmshme edhe për njerëzit edhe për makinat), në Kosovë sillet pikërisht për t’u përdorur (sepse askush nuk çan kokën për njerëzit dhe as për makinat). Në Kosovë shumë më i rëndësishëm është përfitimi i një biznesi të ndyrë sesa shëndeti i dhjetëra mijëra njerëzve. Nëse e vret shpejt një njeri atëherë gjyqësia dhe ligji edhe mund të merren me ty, por nëse i vret dhjetëra mijëra njerëz dalëngadalë atëherë politika dhe ministria të mbrojnë. Sevki Kayserli, pronar i Prizma Oil, maunet e të cilit sollën në Kosovë vajin disulfurik duke e paraqitur atë si vaj hidraulik, ditë më parë u lirua nga burgu dhe nga të gjitha akuzat. Me dhjetëra protestues në Mitrovicë ShPK-ja i arrestoi e i rrahu në mbrojtje të këtij biznesi të poshtër. Ironikisht, nga ky helm pësojnë edhe vetë këta policë si dhe familjet e tyre. Ata i përgjakin protestuesit që kundërshtojnë helmin e të cilët kontribuojnë në buxhetin e Kosovës prej nga këta policë mizorë i marrin pagat të cilat një ditë nuk do t’iu dalin për të shëruar pasojat e helmit nëpër familjet e tyre. Janë po këta policë të ShPK-së, e posaçërisht të njësisë speciale të saj, që heqen trima kur protestojnë shqiptarët por që u ngjajnë pulave të druajtura me mosveprimet e tyre ndaj strukturave të Serbisë (jo vetëm në veri të Kosovës).

As që ka mundur të imagjinohet ndonjë vend më i gabuar për t’i dërguar ato maune sesa Mitrovica. Mitrovica, qytet i ndarë dhe qyteti më i varfër në Kosovë, vetëm edhe këto maune me helm i ka pasur mangut. Dikur qyteti më i zhvilluar industrial, me ardhjen e Milosheviqit në pushtet e posaçërisht pas luftës, u shndërrua në një qytet ekonomikisht të vdekur. Kombinati ‘Trepça’ nuk punon dhe nuk punëson as 5% krahasuar me kohërat e veta më të mira. Në veri të qytetit shqiptarëve nuk ua lejojnë ujin, kurse në jug tash po ua helmojnë ajrin. Njeriu mund ta evitojë ujin apo ushqimin e helmuar, mirëpo ajrin e helmuar s’mundet. Përveç nëse nuk shpërngulet. I gjithë ky presion mbi banorët e Mitrovicës ka bërë që gjithnjë e më shumë prej tyre të besojnë se ka një tendencë për ta dobësuar faktorin shqiptar atje. Për ta betonuar ndarjen e qytetit besohet se dikush do që numri i banorëve në të dy anët e urës mbi Ibër të jetë përafërsisht i barabartë, pra të mos ketë më kaq shumë shqiptarë në jug të qytetit në krahasim me numrin e serbëve në veri. Kur kësaj i shtohet edhe plani i Qeverisë së Kosovës për ta djegur helmin në një furrë private që nuk është e dedikuar për këtë gjë, atëherë frika se Gërdeci fizik në Shqipëri do të mund të pasohej me një ‘Gërdec’ kimik në Kosovë është shtuar tejmase. Kjo edhe është arsyeja pse me gjasë Këshilli për Organizimin e Protestave në Mitrovicë gjithnjë e më shumë po e vë theksin jo vetëm te pasojat e helmit (kanceri, steriliteti etj.) që kundërmon gjithandej në Mitrovicë, por edhe te pasojat e mundshme në rast të një tentative joadekuate për asgjësimin e helmit me anë të djegies.

Qeveria e Kosovës është ankuar se asnjë shtet nuk po e merr këtë vaj disulfurik dhe rrjedhimisht nuk po mund ta heqin atë nga Kosova. Qeveria duhet që urgjentisht t’i kthejë këto maune andej prej nga kanë ardhur – pra, në Maqedoni. Maqedonia e ka ditur shumë mirë se çka ka në ato maune. Nëse shteti i Maqedonisë nuk do që t’i pranojë ato maune, atëherë Qeveria e Kosovës shumë kollaj mund ta mbyll kufirin për prodhimet e Maqedonisë. Atëherë kur Maqedonia do të fillonte t’i humbiste afër 1 milion euro në ditë (sepse ajo Kosovën e ka partnerin kryesor tregtar), ajo jo vetëm që do t’i merrte prapa këto maune me helm por edhe do të kërkonte prej nesh nëse kemi edhe maune të tjera përveç këtyre që na erdhën prej andej. Po ashtu, Qeveria e Kosovës mund dhe duhet t’ia përkujtojë Maqedonisë se 1/3 e popullatës atje janë shqiptarë dhe se ata nuk mund të mbesin lojalë ndaj shtetit maqedon përderisa ai sillet kështu me Kosovën, të cilën për më tepër nuk e pranon si shtet të pavarur.

Nëse politika e institucioneve të Kosovës nuk ndryshon radikalisht në të ardhmen e afërt, atëherë Kosova do të shndërrohet në një vend mbeturinash për vendet e ndryshme të botës, në një vend ku gjithfarë tregtari për gjithçka mund t’i ketë duart e lira pa kurrfarë brengash për shëndetin e qytetarëve dhe mbrojtjen e ambientit. Zaten, protestuesit në Mitrovicë – të cilët në këtë moment përderisa po e lexoni këtë tekst janë në protestë ose duke u përgatitur për të – po angazhohen për atë që është detyrë e braktisur e shtetit të Kosovës. Protestuesit janë zëri i qytetarëve të braktisur nga shteti, të cilët për ta ngritur këtë zë janë të gatshëm që edhe të përballën me anën e errët të shtetit, me të vetmen anë të shtetit që ata e njohën ndonjëherë.

Fruta të zeza ka edhe në Mitrovicë, jo vetëm në Prishtinë. Por ama ato nuk janë sorra, si në Prishtinë. Janë tamam fruta të zeza, fruta të rrudhura e të shterura, fruta që u ka rënë një hije e zezë nëpër kopshtet e lagjeve Bajr, Shupkovc, Lisicë apo 2 Korriku, me banorët e së cilave lagje është mbushur spitali i Mitrovicës. Mbase, si zakonisht, ajo që është veçse simbolike nëpër Kosovë tashmë është reale në Mitrovicë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Empty
MesazhTitulli: Politika e Rilindjes   Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 11:10 pm

4 vilajetet e banuara me shumicë shqiptare (i Shkodrës, i Kosovës, i Manastirit dhe i Janinës) kishin gjithsej një sipërfaqe prej rreth 92.000 kilometra katrorë. Në vitin 1913, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, shteti i Shqipërisë përfundoi me më pak se 29.000 kilometra katrorë. Rënia e Perandorisë Osmane dhe tërheqja e saj nga Ballkani po pasohej me krijimin dhe zgjerimin e shteteve kombe. Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria u zgjeruan e u ngushtuan në llogari të njëra-tjetrës, por mbi të gjitha u zgjeruan në llogari të shqiptarëve. Shtetit të porsaformuar të Shqipërisë i mbetën jashtë 60% e popullatës shqiptare dhe 2/3 e territorit. Ndaj shqiptarëve të mbetur në shtete të huaja filloi gjenocidi: vrasjet, persekutimet, dëbimet masive. Gati një shekull më vonë shteti i Shqipërisë e ka po atë madhësi territoriale porse trevat e banuara me shqiptarë jashtë shtetit të Shqipërisë nuk janë as 1/3 e një shekulli më parë.

Po mirë, kjo është e tëra histori që tani s’ndryshohet dot, apo jo? Problemi është se kjo nuk është histori. Kjo po ndodh edhe sot e kësaj dite. Pas luftës së fundit në Kosovë u humb veriu i Kosovës kurse me projektin e decentralizimit dhe këto 6 pikat e Ban Ki-moon-it, Serbia po bën përpjekje që situatën e veriut të Kosovës ta riprodhojë në veriperëndim dhe në lindje të Kosovës. Serbisë së papenduar për krimet nga e kaluara iu pranua kërkesa që të njihet brenda Kosovës pa e njohur ajo Kosovën. Në anën tjetër, në jug të Shqipërisë, Greqia po e rrit artificialisht numrin e minoritarëve grekë, po i ndërsen ata kundër Shqipërisë, ndërkohë që nuk e pranon gjenocidin mbi çamët dhe nuk ua kthen pronat atyre. Greqia, është anëtare në NATO që muaj më parë ka blerë armatim nga Rusia, dhe është anëtare e BE-së që nuk pranon se ka minoritete në Greqi.

Zvogëlimi i territorit gjithsesi do të thotë zvogëlim i resurseve natyrore dhe i hapsirës për jetë, zvogëlim i mirëqenies dhe i mundësive për zhvillim. Trevat e banuara me shqiptarë në Ballkan e kanë dendësinë më të madhe të popullatës, diaspora shqiptare shtohet si asnjë tjetër me shqiptarë të rinj që e lëshojnë vendin e tyre, kurse standardi i jetesës së shqiptarëve përgjithësisht është më i ulëti nga të gjitha kombet e tjera në rajon. Pasojat e zvogëlimit të territorit dikur dhe sot kanë ndikuar më së shumti për tërë këtë.

Të gjithë e kemi dëgjuar atë thënien se kush nuk e mëson historinë i përsëritet ajo. Për neve shqiptarët mbase do të mund të thuhej edhe e kundërta. Ne nuk e kemi mësuar historinë pikërisht sepse ajo na është përsëritur aq shumë. Historinë e kemi konsideruar si diç të shkuar që mbetet në të shkuarën. Përsëritja e shpeshtë e historisë ose aspekteve të saj ka bërë që të insistojmë se kohën që po e jetojmë është kohë e re dhe se këto përgjithësisht janë kohëra të reja tash. Mirëpo, aq shpesh është përsëritur historia dhe historirat, saqë ato s’janë më histori por njëfarë aktualiteti jashtëkohor. Ajo që tashmë ka ngjarë disi po na ngjan përherë. Si diçka e shkuar por për të mos shkuar.

Megjithëkëtë ka diçka që nuk mund të thuhet se u përsërit. Dhe, sa keq që është kështu! Elitat politike të para një shekulli i kishim më të ndershme, më largpamëse dhe më patriotike sesa që i kemi sot gjithandej kufijve që na ndajnë. Nevojën për shtet në shërbim të mbrojtjes së popullit, rëndësinë e forcës në politikë, nevojën për komb të konsoliduar, e kishin më të qartë dhe më afër zemrës politikanët shqiptarë të para një shekulli sesa këta të sotmit. Politikanët e Rilindjes Kombëtare e formësuan kombin dhe e ndërtuan shtetin. Politikanët e sotëm nuk e avancojnë as shtetin dhe as kombin, kurse ato që i gjetën të gatshme më shumë i dëmtuan sesa që i pasuruan. Ata më shumë i morën sesa që i dhanë shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Shqiponja, shqipja, Shqipëria. Një flamur, një gjuhë, një komb. Një shekull më parë e përbashkëta jonë u vendos në qendër. Dallimet fetare e krahinore mbetën ashtu siç zaten edhe ishin – të rëndësisë së dorës së dytë. Ndonëse Shqipëria e 1913-s mbeti me territor të zvogëluar, shqiptarët atëbotë e lanë shtegun hapur për korrigjim historik. Shteti ishte kushti i ndaljes së humbjes së territorit. Aty ku nuk kishim shtet, apo me saktë, aty ku shteti ishte i huaj, rrudhja vazhdoi. Mirëpo, në periudhën që i parapriu Lidhjes së Prizrenit e deri te pavarësia e Shqipërisë, ne shqiptarët u bëmë një komb në kuptimin modern të fjalës. Pikërisht atëherë u hodhën themelet e mundësisë për brezat e ardhshëm për korrigjim historik dhe përparim. Kombbërja shqiptare, në thelb të së cilës është data 28 Nëntor, frymëzoi rezistencën politike dhe shoqërore të shqiptarëve përgjatë shekullit XX. Ajo bëri që okupatorët e ndryshëm të mos mund t’i zhbijnë apo asimilojnë shqiptarët.

Politika e Rilindjes Kombëtare, më parë se qëllim kishte ideal: të arriturat e saj ishin pasoja përgjatë rrugëtimit në ndjekjen e një ideali të përbashkët. Mënyra e tyre e politikës dhe organizimit nuk ka qenë kurrë më aktuale sesa sot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Empty
MesazhTitulli: Mashtrimi evolutiv   Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 11:11 pm

Si mund ta dini se cila është çështja më e rëndësishme për Kosovën? E lehtë fare. Lexoni gazetat dhe shënoni temat kryesore të shtjelluara në to. Mandej, shikojeni transmetimin e seancës së Kuvendit në fillim kur e tregojnë agjendën. Nga temat më të trajtuara në ballinat e gazetave i hiqni ato që janë paraparë edhe në rendin e ditës së Kuvendit për diskutim. Ajo që mbetet paraqet çështjet më të rëndësishme për Kosovën.

Kosova nuk është Republikë Demokratike sepse nuk ka demokraci. Kosova nuk është as Republikë Parlamentare sepse nuk ka parlamentarizëm. Ndoshta Kosova është Republikë Qeveritare, do të thoshte Giorgio Agamben-i? Ndoshta Kosova është Republikë ku dekretet e Qeverisë bëhen ligje nga ratifikimi rutinor i Kuvendit? Megjithatë jo. Është edhe më keq se kaq. Kosova është Republikë në duart e dy personave: kryetarit dhe kryeministrit të saj. Këta të dy së bashku e bëjnë një mbret adoleshent me të cilin tallen mbretërit e tjerë. Kështu disi më ngjan Kosova në çështjen jetike të shtetit, në çështjen e sovranitetit dhe integritetit territorial.

Për t’i ruajtur postet e tyre, Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi fillimisht e kundërshtuan propozimin gjashtëpikësh të Ban Ki-moon-it. Ky propozim më herët kishte qenë plan i Slobodan Samarxhiqit për ‘ndarje funksionale’, kurse tash së fundi u bë edhe marrëveshje ndërmjet OKB-së dhe Serbisë. Sejdiu dhe Thaçi të shqetësuar se mund të mos mbijetojnë politikisht në Kosovë nëse pranojnë, kundërshtuan. Në takimet me ndërkombëtarët duket që Sejdiu kishte qenë më i zëshëm në këtë kundërshtim sesa Thaçi. Shumë e kuptueshme për ata që sado pak i njohin këta të dy. Përderisa Thaçi e ka pozitën më të fuqishme në PDK, pozita e Sejdiut në LDK është shumë më e brishtë. Prandaj Sejdiu ishte i kushtëzuar që të hiqet ca më parimor dhe patriot. Jo vetëm kundërshtimi por edhe intensiteti i kundërshtimit ishte pasojë veçse e motiveve personale për pushtet. Në situatën ku politika vendore i është subordinuar asaj ndërkombëtare, politikani më i brishtë (në partinë e tij) është politikan më i fortë (për Kosovën).

Mirëpo, si bëhet që Sejdiu e Thaçi e vlerësuan që pikërisht nëse tani thonë PO do të rrezikohen pakthyeshëm? Nuk besoj se kjo ka të bëjë aq me gjendjen që do të krijohej në terren sa me mënyrën e ofertës për të cilën kërkohej që këta të përgjigjeshin pozitivisht. Para shpalljes së pavarësisë, krerët politikë kosovarë ftoheshin në negociata dhe mandej, në fund, me lehtësi pajtoheshin për komrpomise që kishin qenë të paimagjinueshme në fillim. Pas shpalljes së pavarësisë, krerët e Kosovës nuk u ftuan për negociata por atyre iu ofrua qysh në fillim marrëveshja në formën e aktit të kryer. Mu këtë mënyrë të ofertimit ata e vlerësuan si fatale për veten e tyre po qe se do të pranonin. Ata konsideruan se pranimi i një marrëveshje të tillë si akt i kryer e jo si rezultat i një procesi negociator do t’i varroste politikisht. Marti Ahtisaari e dinte se plani i tij që do të dilte si rezultat i negociatave do të jetë veçse raporti i Kai Eide-s i konkretizuar dhe detajizuar në përputhje me kërkesat e Serbisë. Mirëpo, ai organizoi një proces që zgjati një vit e gjysmë për t’u bërë ajo që në parim dihej qysh në fillim. Procesi afatgjatë e mundësoi mashtrimin evolutiv të publikut.

Ban Ki-moon-i nuk veproi ngjashëm sikurse Marti Ahtisaari. Pse ai servoi diçka të gatshme? Pse ai nuk hartoi një proces që do t’i bënte Sejdiun e Thaçin të duken më të dinjitetshëm? Pasi që e mori aprovomin e tyre në parim për letrën e tij të 12 qershorit, ai nuk i inkuadroi Sejdiun e Thaçin në bisedimet e mëtutjeshme. Ndoshta veproi kështu meqë Sejdiu e Thaçi nuk ishin faktorë në terren – ata s’kishin ushtri, s’kishin kontroll mbi policinë dhe as ndofarë force ekonomike për të kushtëzuar. Megjithatë kjo s’mund të jetë përgjigje e kënaqshme. Arsyeja e vërtetë pse Ban Ki-moon i la jashtë për pesë muaj Sejdiun e Thaçin është se këta nuk do t’i pranonin negociatat e reja me Serbinë në kohën kur po e miratonin Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Vetëm tash kur e refuzuan marrëveshjen ata janë të gatshëm që t’i pranojnë negociatat. Kërkesa e tyre për dialog dhe ’modifikime pozitive’ është kërkesë për negociata. Për vetëm pesë muaj, Beogradi – i cili vazhdimisht kërkonte negociata – ia solli punën Prishtinës që t’i kërkojë negociatat!

Nëse para shpalljes së pavarësisë negociatat i paraprinin marrëveshjes së kompromisit, tash pas shpalljes së pavarësisë është marrëveshja e kompromisit më të ri që po i paraprin negociatave. Leximi me vëmendje i pikave të Ban Ki-moon-it na tregon se së paku për tri pika (doganat, transportin dhe infrastrukturën, si dhe për trashëgiminë kulturore) parashihen gjithsesi bisedime të mëtutjeshme. Pra, marrëveshja gjashtëpikëshe OKB-Serbi, përveçqë është marrëveshje negociatat për të cilën vijnë posteriori (në kërkim të modifikimeve pozitive paçka se të parëndësishme), është edhe marrëveshje për negociata të reja që duhet të shpiejnë në marrëveshje të reja, e mandej mbase në negociata të reja... Diçka sikurse në doktrinën e regresit të pafundëm idea-ideae te Spinoza. Plani katërpikësh i Sejdiut e Thaçit nuk është plan (për Kosovën) por qëndrim (për faktorët ndërkombëtarë). Ai është pozicioni fillestar në negociatat e mëtutjeshme. Sejdiu e Thaçi kurrsesi nuk bëjnë plane sepse nuk duan t’i zbatojnë ato: zbatimi i planeve nënkupton marrjen e mekanizmave të shtetit për t’i zbatuar planet. Ata shprehin qëndrime dhe me to bëhen pjesë e pazarit me Kosovën ku ata mbesin lart e Kosova fundoset.

Mirëpo, si bëhet që u katandisëm kështu? Çfarë e mirëmban këtë degradim të vazhdueshëm të pozitës sonë politike? Gjashtë pikat e Ban Ki-moon-it nuk paraqesin tema të reja në krahasim me Planin e Ahtisaarit. Serbia dëshiron më shumë në aspektin sasior, jo edhe cilësor. Cilësinë ajo e ka fituar me Planin e Ahtisaarit. Dallimi themelor nuk është ndërmjet Planit të Ahtisaarit dhe gjashtë pikave, por midis një shteti normal dhe një shteti me Planin e Ahtisaarit. Në Planin e Ahtisaarit është çimentuar ndarja e Kosovës. Aty janë ndarë etnikisht policia dhe gjyqësia; aty është serbizuar trashëgimia kulturore e mesjetës; aty serbët e kanë fituar mundësinë që me të drejtën e vetos t’i bllokojnë institucionet; aty ISR/EUSR është bërë mbret i Kosovës; aty është ndarë territori dhe është shkatërruar uniteti i institucioneve. Vetëm një udhëheqje politike injorante ose e shitur ka mundur ta gjymtojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës ende pa u bërë ai. Cilido shtet i BE-së që do ta zbatonte Planin e Ahtisaarit do të zhbëhej si i tillë, e lëre më Kosova që për shkak të një plani të këtillë as nuk do të arrijë të bëhet shtet përnjëmend. Elita politike zyrtare e Kosovës, në Vjenë ka hequr dorë prej substancës së shtetit, në Vjenë ajo ka bërë koncesione të papara. Dhe, tash, natyrisht që po prej këtyre njerëzve kërkohen koncesione të reja. Perëndimi nuk mund ta kuptojë se si rezistojnë sot Sejdiu e Thaçi kur ata dje kanë lëshuar pe shumëfish më shumë se kaq, kurse ndërkohë Kosova nuk është forcuar si shtet as me ushtri të veten dhe as me zhvillim ekonomik. Ata që kanë bërë shumë koncesione thelbësore dhe ende nuk janë forcuar, gjithmonë dhe vazhdimisht mund t’i bëjnë edhe disa të tjera, apo jo?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Empty
MesazhTitulli: Uji si shtet dhe shteti si uje!   Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 11:11 pm

Gilles Deleuze shkruante se “Ligji i Shtetit nuk është ligji i “Krejt ose Asgjë” (shoqëritë shtetërore ose shoqëritë kundër-Shtetërore), por i brendësisë dhe jashtësisë. Shteti është sovraniteti. Por sovraniteti mbretëron vetëm mbi atë që është i aftë ta përbrendësojë, ta përvetësojë lokalisht”. Shtetit të Kosovës nuk i dihet se çka është brenda e çka jashtë, dhe sovraniteti i tij nuk është përbrendësuar për shkak se ai realisht nuk ekziston. Serbia ushtron sovranitet në veri dhe në enklavat që i kontrollon me strukturat e saj, dhe ai sovranitet është përbrendësuar atje dhe është përvetësuar lokalisht. Qeveria e Kosovës në pikëpamjen e sovranitetit është kot fare. Shteti i Kosovës është vetëm ajo ndërtesa e Qeverisë në Prishtinë e cila madje ngjan si një ndërtesë joreale, thuajse e zbritur disi nga lart dhe jo e ndërtuar aty. Ndërtesa e këtillë më parë është sikur e një ambasade të ndonjë vendi tjetër sesa e qeverisë së këtij vendi, e ambasadës së një Kosove imagjinare (me flamur e himn të çuditshëm) në territorin e Kosovës reale (ku qeverisin UNMIK-u, KFOR-i, ICO-ja, EULEX-i, por edhe strukturat e Serbisë). Në këtë ambasadë, kryeministri, ministrat dhe këshilltarët e shumtë i presin qeveritarët e vërtetë të vendit, pra politikanët dhe diplomatët ndërkombëtarë, me ç’rast u rrëfejnë atyre për Kosovën imagjinare ku lulëzon gjithçka. Kjo Kosovë e lulëzuar, duke pasur ekzistencë subjektive, njëmend nuk mund të ekzistojë pa Qeverinë e Kosovës. Njëkohësisht, përmes kësaj fantazie për Kosovën e lulëzuar, Qeveria e bën veten të durueshme në realitetin e hidhur të qytetarëve dhe para tyre.

Nuk është aspak e rastësishme që shteti i Kosovës nuk ka portë, mure e as gardh, dhe se të gjitha këto i kanë vetëm ndërtesat e pushtetit në Prishtinë. Deleuze do të thoshte se Kosova është një hapësirë nomadike par excellence: e lokalizuar por jo e përkufizuar, një hapsirë ku ecja vazhdon pambarim meqë procesi subordinon çdo destinim a qëllim, një hapsirë ku njerëzit janë të deterritorializuar pikërisht për shkak se nuk ka riterritorializim sikurse te emigranti. Shteti i këtillë i Kosovës është centrifugal dhe jo centripetal. Është shtet kufijtë e të cilit kuptohen vetëm atëherë kur merret vesh se ata nuk vlejnë. (Këtu nuk e kam fjalën për Kosovën imagjinare të Qeverisë meqë ajo i ka kufijtë shumë solidë në flamur, por për Kosovën reale ku Qeveria është veçse ambasadë.) Dhe tash, me këta kufij të jashtëm që nuk janë, ky shtet pritet të kredhet në aventurën e sajimit të sa më shumë kufijve të brendshëm dhe në përforcimin e tyre përmes decentralizimit. Shteti centrifugal i Kosovës rrezikon të rrudhet derisa të mbetet aq sa është: te porta, muret dhe gardhi i (ndërtesave të) pushtetit të saj.

Shteti nuk krijohet. Shteti nuk është vepër arti. Shteti instalohet dhe ky instalim është i dhunshëm. Më pas, shteti është sërish dhunë: ai e ruan me çdo kusht atë që është dhe atë që ka. Përveç nëse nuk sfidohet fare. Aktualisht shteti i Kosovës është sfiduar në veri të Kosovës ende pa u instaluar. Megjithatë, ndoshta nuk është bash kështu: banorët shqiptarë në veri po përpiqen ta instalojnë shtetin në formën e një ujësjellësi. Ata duan ujë përmes ujësjellësit dhe për këtë gjë e kanë lejen nga shteti i Kosovës. Ndërtimi i ujësjellësit është ndërprerë për shkak se banorët nuk e kanë lejen nga shteti i Serbisë. Çështja e ujësjellësit për tri fshatrat shqiptare në veri është gjithsesi çështje sovraniteti: a bëhet ajo që e ka lejuar Kosova apo s’bëhet meqë nuk e ka lejuar Serbia? Pra, cili është sovrani? Pyetja është se kush pyetet dhe përgjigja në këtë strukturon pothuajse gjithçka mandej.

Qeveria e Kosovës duhet ta tregojë veten në Suhodoll. Ajo duhet që atje t’iu dalë zot banorëve për një gjë aq elementare siç është ujësjellësi. Heshtja dhe mosveprimi i Qeverisë janë presion mbi banorët atje që ta lëshojnë vendin. Pa ujë nuk jetohet.

Rikonfigurimi i UNMIK-ut sipas letrës së Ban Ki-moon-it thuhet se po bëhet për shkak të realitetit të ri të krijuar në terren. Në bazë të kësaj del se në Kosovë është legjitimuar ndërkombëtarisht hapësira politike për të krijuar realitet të ri në terren. Pikërisht këtë po mundohen ta bëjnë banorët shqiptarë në veri. Ata po përpiqen që ta bëjnë Kosovën sovrane. Për dallim nga Qeveria e Kosovës (e cila nuk dëshiron ta kuptojë se nuk ia vlen t’i pëlqesh bashkësisë ndërkombëtare përderisa ajo nuk ka shkop por vetëm karrotë për Serbinë). Edhe këta shqiptarë, si nënshtetasit e tjerë të Republikës së Kosovës, janë burim i sovranitetit porse ata e dinë më mirë se të tjerët që ky fakt s’mjafton për ta realizuar sovranitetin. Ata janë burimi i sovranitetit në vendin ku sovraniteti matet me burim të ujit. Prandaj ata angazhohen. Ata po e bëjnë për shtetin e Kosovës atë që shteti i Kosovës nuk po e bën për ta, por as për vete. Ndërmarrja e tyre është thelbësisht paqësore: ajo shpërfaq mungesën e dhunës, mungesën e mekanizmave të fuqisë shtetërore. Ujësjellësi i mbetur përgjysmë është shenjë e pafuqisë së shtetit të Kosovës. Uji është shteti - uji që s’po bëhet sepse kemi një shtet ujë të qulltë.

Qeveria e shtetit të Kosovës së paku do të duhej t’i lirojë nga tatimi banorët shqiptarë në veri të Kosovës. E para, ky shtet nuk po i mbron ata. Dhe, e dyta, atyre nuk po u jep asgjë si shpagim për tatimpagimin. Mirëqenia dhe lojaliteti janë të lidhura. Qeveria e Kosovës i paguan policët serbë të cilët refuzojnë të punojnë në ShPK, ndërkohë që ata punojnë për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë dhe ua nxijnë jetën shqiptarëve në veri. Shumë më tepër kanë arsye për të qenë lojalë ndaj këtij lloj shteti të Kosovës serbët në veri sesa shqiptarët atje.

Të kota janë vizitat që ua kanë bërë e mund t’ua bëjnë kryeministrat e ministrat e ndryshëm shqiptarëve në veri. Edhe më të kota janë përkrahjet morale dhe brengosja e thellë për gjendjen e krijuar. Ata kanë nevojë për ujësjellës dhe jo për vizita. Ata kanë nevojë për ujësjellës dhe jo për dhembshuri. Nëse Qeveria megjithatë do që t’i vizitojë, atëherë le t’u tregojë se nuk u ndihmon dot, dhe me rastin e vizitës le t’ua dërgojë disa bidona me ujë që kursehen gjatë larjes ca më të kujdesshme të xhipave të saj të shtrenjtë. Nëse Qeveria megjithatë është shumë e shqetësuar dhe e tronditur, atëherë le t’i grumbullojë lotët e saj me një vend, të cilët ashtu pa kripë siç janë, e bëjnë një sasi uji që mund të shfrytëzohet në veri. Ama jo për pije, natyrisht...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Empty
MesazhTitulli: Pavarësia e shpalljes së varur   Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 11:11 pm

Pikërisht pse nuk e bëjnë dot pavarësinë, ata do ta shpallin atë. Nuk do ta shpallin për ta bërë pavarësinë por për shkak se nuk mund ta bëjnë dhe nuk do ta bëjnë. Nuk kanë mundur asnjëherë ta bëjnë pavarësinë. As që lejoheshin ta bëjnë pavarësinë në bazë të kornizës kushtetuese brenda së cilës ndodhe(shi)n. Dhe, sërish për shkak të kornizës kushtetuese, as që lejoheshin ta shpallin atë. Gjatë tërë këtyre viteve të pasluftës politikanët ishin shumë të vetëdijshëm për këtë. Ata nuk e shpallën pavarësinë sepse nuk dëshironin të diskreditoheshin para qytetarëve sikurse për ato 2.500 hektarët në Debëlldeh. Kryeadministratori i atëhershëm, Michael Steiner, me gjysëm faqe tekst ua pat shpallur të pavlefshme rezolutën që i kundërvihej marrëveshjes Beograd-Shkup. Hektarët i shkuan Maqedonisë ndërsa deputetët e Kosovës nuk e sfiduan më kryeadministratorin. Cilido që kishte shtysa të brendshme për të bërë diçka thelbësore për Kosovën ndalej porsa i kujtohej veprimi i Steinerit. Diktatura e normuar pasi që ishte ushtruar praktikisht kishte përfunduar e përbrendësuar nga deputetët e ministrat.

Megjithatë, ka gjasa ta shpallin pavarësinë kësaj radhe. Natyrisht, pasi që ta kenë shtyer mirë e mirë atë moment të shpalljes. Do ta shpallin atëherë kur nuk do të mund ta shtyejnë më momentin e shpalljes. E dimë se kanë premtuar diçka tjetër, se e kanë premtuar bërjen e jo shpalljen e pavarësisë. Disa na kanë thënë tash tetë vjet e të tjerët tash tetëmbëdhjetë vjet se ata do ta bëjnë pavarësinë. Po, pra, kanë thënë. Vetëm kaq – kanë thënë, pra. Nuk e kanë bërë. A do të thotë kjo se tash na e paskan degraduar qëllimin e politikës së tyre nga bërja në (këtë) shpallje (të paralajmëruar)? Jo, kurrsesi. Shpallja (e pavarësisë) është kulmi i deklaratave (për pavarësinë). E këta eventualisht vetëm deklarata mund të bëjnë. Jo edhe të bëjnë atë që e thotë deklarata. Këta thonë deklarata që nuk bëhen dhe që nuk janë të kota vetëm atëherë kur janë kundërproduktive.

Negociatorët kosovar duket se besojnë që populli i Kosovës është i fiksuar mentalisht pas fjalës ‘pavarësi’ dhe tash ata duhet të bëjnë diçka ku do të dëgjohet kjo fjalë. Prandaj, në fakt, nuk do ta shpallin pavarësinë por do ta shpallin fjalën ‘pavarësi’. Të gjitha mediat vendore e ndërkombëtare do t’i mbushin gazetat dhe eterin me fjalën ‘pavarësi’. Efekti kryesor i deklaratës së pavarësisë do ta jetë veçse psikologjik. Elita politike do të buzëqesh kolektivisht e stërkënaqur me kohën e re që e ka blerë për veten e saj. Në fjalitë që do t’i thonë për hir të përdorimit të fjalës ‘pavarësi’ nuk do të harrojnë ta fusin edhe fjalën ‘histori(ke)’. Jo shumë njerëz do ta lexojnë tekstin e plotë të deklaratës së pavarësisë dhe pakkush do ta bëjë këtë me vëmendje të shtuar. Nuk do të vërehet se ajo deklarata e pavarësisë i siguron vetëm 30 sekonda shpallje të pavarësisë. Ose, ndonjë sekondë më shumë apo më pak varësisht nga shpejtësia me të cilën është lexuar paragrafi i parë. Qysh në paragrafin e dytë do të ftohet misioni i BE-së të sundojë me neve dhe menjëherë më pas (apo edhe para kësaj) do të jetë zotimi për implementimin e Pakos së Ahtisaarit. Jo vetëm që Kuvendi i ardhshëm i Kosovës nuk e bën dot pavarësinë por edhe në shpalljen e pavarësisë do të ketë vetëm 30 sekonda pavarësi. Pakoja e Ahtisaarit me decentralizim etnik (vetëm për serbët) dhe ‘eksterritorialitet’ fetar (vetëm për ortodoksët që i quan serbë) do ta ndajë e përçajë Kosovën si mos më keq. Kapaku do t’i vendoset me misionin e BE-së, kreu i së cilës do ta ketë fjalën e fundit të autoritetit suprem për gjithçka dhe në çdo kohë ngjashëm si në Bosnje. Modeli autoritar i sundimbërjes e ka përherë qëllim stabilitetin dhe jo progresin. Andaj, na flasin për 1.800 policë e gjykatës nga BE-ja, na flasin për sundimin e ligjit, por jo edhe për ekspertët e ekonomisë, profesorët e universiteteve evropiane dhe kompanitë e njohura perëndimore që me ardhjen e tyre do të ndihmonin në zhvillimin e Kosovës. Burokratët ndërkombëtar dhe sejmenët e tyre vendor me siguri se do ta përmendin ekonominë e tregut ndërkohë që në Kosovë do të vazhdojë avazi i vjetër i tregut pa ekonomi. Nëpër billboard-at e shumtë, në vend të reklamave të prodhimeve, do të kemi si zakonisht fytyrat e politikanëve vendor dhe kërkesat ndërkombëtare për tolerancë. Në anën tjetër, Serbia do të vazhdojë (së paku) me rritjen aktuale ekonomike dhe do t’i shtojë investimet nëpër enklava. Kosova do të fundoset në implementimin e Pakos së Ahtisaarit ndonëse përmbajtja e Pakos së Ahtisaarit vazhdimisht është argumentuar si çmim për rekomandimin për ‘pavarësi të mbikëqyrur’. Mirëpo, edhe Qeveria e deritanishme në krye me Agim Çekun miratonte ligje nga ajo përmbajtje, pra, e implementonte vetëm çmimin e ‘pavarësisë së mbikëqyrur’ që nuk u bë asnjëherë! E gjithë kjo, me ose pa vetëdije, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose përmes UNMIK-ut, bëhet e do të bëhet për ta zbutur Serbinë duke e marrur atë me të mirë. Askush nuk e di më mirë se populli shqiptar që duke e marrur Serbinë me të mirë ajo veçsa bëhet më e keqe: Serbia e do atë me të cilën s’ngopet dot – territorin. Në diskursin e mosiritimit të Serbisë gjithsesi ndodhet edhe Hashim Thaçi. Njerëzit duan që të tjerët t’i marrin seriozisht dhe brengosen se mos ata nuk do t’i marrin seriozisht. Jo edhe Hashim Thaçi për të cilin vlen e kundërta. Hashim Thaçi frikësohet se mos do ta marrin seriozisht (Serbia e Rusia shpalljen e pavarësisë së Kosovës). Do që ta shpallë pavarësinë (e Kosovës) duke e menduar në fakt pavarësinë e Serbisë (prej Kosovës) - evitimin e intervenimit të saj në Kosovë. Mirëpo, rezultati i shpalljes së paralajmëruar do të jetë i kundërt me qëllimin e proklamuar. Ajo shpallje e ‘pavarësisë’ pa e bërë TMK-në ushtri dhe pa e futur SHPK-në nën kontrollin tonë nuk e bën Serbinë të hezitojë por përkundrazi e inkurajon intervenimin e saj edhe ushtarak (tashmë të paralajmëruar). Strukturat e Serbisë në Kosovë me lehtësi të njëjtë do të mund t’i shënojnë kufijtë territorial brenda Kosovës ku përfundon ajo ‘pavarësi’ e asaj shpalljeje të pavarësisë. Përfundimisht, në vend se të kemi pavarësi që s’e njeh Serbia e Rusia, në të vërtetë, do të kemi mision të BE-së që nuk e njohin këto të dyja.

Shpallja unilaterale e pavarësisë ka kohë që është zëvendësuar me shpallje të koordinuar. Pavarësia e kësaj shpalljeje të varur nuk do të zgjasë shumë as për vetë Kuvendin e ardhshëm të Kosovës i cili e miratoi atë. Disa muaj pas shpalljes së pavarësisë dhe pas barrikadimit të enklavave nga strukturat e Serbisë në Kosovë fare kollaj këta ‘përfaqësues’ të popullit futen në (kon)federatë (asimetrike) me Serbinë. Sepse, pak a shumë janë po ata deputetë që e pranuan Pakon e Ahtisaarit me vetëm një votë kundër – atë të Numan Baliqit.

Dihet që për çfarëdo marrëdhënie federale apo konfederale duhet të jeshë (subjekt) së pari. Kosova nuk është (subjekt). Andaj, UNMIK-u dhe qarqe të caktuara ndërkombëtare edhe mund ta tolerojnë shpalljen e pavarësisë pikërisht për hir të marrëveshjes së mëpastajme me Serbinë. Mu ashtu siç ka ngjarë në Bosnje. Këtu konsiston arsyeja pse nuk e lejojnë referendumin që do t’i paraprinte shpalljes së pavarësisë. Në atë rast, çfarëdo kompromisi të ardhshëm të Kosovës me Serbinë do të detyroheshin ta kthenin për verifikim te populli në një referendum të ri.

Mirëpo, politikanët e Kosovës nuk thonë se duhet populli të vendos për Kosovën por (në rastin më të mirë) besojnë se janë duke vendosur ata. Populli dhe vendimi i tij është harruar prej tyre sepse ata po kalërojnë mbi kurrizin e popullit. Çështjen e Kosovës e kanë futur në rrugën e gabuar e cila për pasojë po na largon nga pavarësia. Po këta politikanë që dikur thoshin se pavarësia është e pashmangshme tash po thonë se ajo është edhe e paevitueshme. Mbase, gjithnjë duke i pasur parasysh evituesit gjithnjë e më të fuqishëm të saj (sic.). Njerëzit nuk thonë që lindja e diellit është e paevitueshme jo vetëm për shkak se një gjë e tillë nuk do të ishte e dëshirueshme por edhe për shkak se ajo njëmend është e paevitueshme.

Në Kosovë, edhe për këtë vit të ri, nuk ke pse ia uron dikujt vitin e ri kur qysh tash shihet e dihet se sa i vjetër do të jetë ai. Zaten, e vërteta te ne është në gazetat e vjetra (aty ku janë premtimet e dalura boje të politikanëve). E vërteta edhe e vetë atyre gazetave (që në mënyrë aq jokritike i transmetuan ato premtime).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Empty
MesazhTitulli: Kërkesa për vetëvendosje në vitin 1968 dhe sot   Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 11:12 pm

Fjalë e mbajtur në Konferencën Shkencore kushtuar demonstratave të vitit 1968

Përbrenda federatës jugosllave, shqiptarët ishin pa dëshirën e tyre. Mirëpo, as federata jugosllave nuk i dëshironte shqiptarët. Ajo e dëshironte tokën e shqiptarëve pa shqiptarët. 24 programe të ndryshme gjithsej janë hartuar e zbatuar për dëbimin e shqiptarëve, për asimilimin e tyre dhe për kolonizimin e trevave të tyre me serbë e malazezë. Në mesin e këtyre programeve ndodhet edhe Marrëveshja Xhentëlmene Tito-Kyprili nga viti 1953 për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Nuk mund të ishte ndryshe. Ishte Partia Komuniste e Jugosllavisë ajo që në mbledhjen e dytë të AVNOJ-it, të përfunduar me 29 nëntor 1943, në Jajce të Bosnjes, i ndau shqiptarët që kishin mbetur jashtë Shqipërisë nëpër republika të ndryshme të sllavëve të jugut: më shumë shqiptarë në Serbi sepse ajo ishte më e fuqishme, mesatarisht shqiptarë në Maqedoni meqë ajo ishte mesatarisht e fuqishme, dhe më së paku shqiptarë në Mal të Zi, meqë ai ishte më i dobët. Dhe jo vetëm kaq. Kufijtë aktualë të Kosovës janë përcaktuar në vitin 1947 me ç’rast është nxjerrur Lugina e Preshevës jashtë Kosovës në mënyrë që edhe më tej të ndahen shqiptarët edhe ashtu të ndarë.

Shqiptarët dhe Kosova kishin një status të pabarabartë në ish Jugosllavi. Madje edhe pas Kushtetutës së vitit 1974, shqiptarët emërtoheshin si kombësi dhe jo komb anipse ishin populli i tretë pas serbëve dhe kroatëve. Ndërkaq, Kosova nuk ishte republikë dhe asisoj nuk ishte e barabartë me 6 njësitë tjera federative anipse ajo kishte homogjenitetin më të lartë etnik pas Sllovenisë. Kosova dhe në Kosvë vazhdimisht kishte më së paku liri nga të gjitha viset në ish Jugosllavi. Për pasojë, ajo ishte më e pazhvilluara dhe më e varfëra por edhe numri më i madh i të burgosurve politikë tradicionalisht ishin shqiptarë. Rezistenca dhe përpjekjet e parreshtura për liri të shqiptarëve ishin të organizuara kryesisht nga lëvizjet e ndryshme ilegale. Pushteti jugosllav lëshonte pe ngapak pikërisht që të mos plotësoheshin kërkesat e drejta të shqiptarëve. Përmirësoheshin kushtet jetësore që të mos realizoheshin qëllimet. Përmirësimi ishte zëvendësim i imponuar për fitoren dhe suksesin. Pushteti legal kosovar e paraqiste avansimin e pozitës së shqiptarëve si rezultat të vetin por e vërteta është që ai ishte rezultat i trysnisë që bënin organizatat ilegale. Në mënyrë që veprimit ilegal t’i merrej terreni bëheshin koncesione nga regjimi i Titos në sferën legale. Mirëpo, duke ofruar përmirësime në variante të ndryshme të gjysëmlirisë, Titoja përpiqej që Kosovën ta shndërronte nga një koloni klasike siç ishte, në një koloni të brendshme të ish Jugosllavisë. Çdo gjë funksionalizohej në kuadër të mbetjes së tij në pushtet: sa më shumë pushtet dhe sa më gjatë në pushtet.

Rezistenca ndaj pushtetit i paraprinë pushtetit në mënyrë të dyfishtë: 1) Rezistenca e bën shtypjen atë që është – pra, shtypje. Pa rezistencë ndaj shtypjes, shtypja nuk duket e tillë. Sepse, pa rezistencë shtypja nuk duket. 2) rezistenca e modifikon pushtetin dhe shtypjen e tij, e detyron atë të përshtatet, e transformon shtypjen duke e detyruar atë të zbutet. Gilles Deleuze, kur po interpretonte Michel Foucault, me të drejtë thoshte se fjala përfundimtare që mund të thuhet për pushtetin është se rezistenca vjen e para.

Në përgjithësi, ngjashmëritë ndërmjet kërkesës për vetëvendosje sot dhe para 40 vjetëve janë në dy rrafshe: 1) rrafshi i parimit të njëjtë si parim i së drejtës; 2) rrafshi i organizimit politik. Në fund të të ’60-tave por edhe në fillim të këtij shekulli është kërkuar e njëjta vetëvendosje, i njëjti koncept i vetëvendosjes i cili është zhvilluar teorikisht dhe është afirmuar praktikisht përgjatë luftërave nacional-çlirimtare dhe anti-kolonialiste. Vetëvendosja është vetëvendosje e popujve të shtypur në territoret e okupuara, e njerëzve që përdoren si fuqi e lirë punëtore për t’ua eksploatuar pasuritë natyrore të tyre. Në vitin 1968 sikurse edhe në këto vitet e fundit është kërkuar vetëvendosja, pra qëllimi politik ishte një parim i së drejtës realizimi i së cilës do të thoshte drejtësi për një kolektivitet të nëpërkëmbur. Atëherë, sikurse edhe sot, kërkohej vetëvendosja e plotë me aspektin e saj të brendshëm e të jashtëm. Këkrohej republika por kërkohej edhe shkëputja e saj. Sepse, vetëvendosja e brendshme nuk është e qëndrueshme nëse ajo nuk shoqërohet me vetëvendosjen e jashtme. Por, edhe anasjelltas. Vetëvendosja e jashtme pa atë të brendshmen mbetet veçse një formë pa përmbajtje. Përderisa vetëvendosjen e brendshme e afirmoi ish presidenti amerikan Ëilson, vetëvendosjen e jashtme – pra, atë deri në shkëputje – e afirmoi Lenini. Nga fjalimi 14 pikësh i Ëoodroë Ëilsonit shohim se ai përpiqet për t’ia afruar politikën e jashtme moralit dhe për shuarjen e sundimeve të padrejta; për trajtimin e kërksesa të të kolonizuarve dhe për një bashkim të kombeve që duhet të bëhet sipas konventave të veçanta për të mundësuar garanci reciproke për pavarësi politike dhe integritet territorial të shteteve të vogla e të mëdha. Ndërkaq V. I. Lenin në librin e tij ‘Mbi të drejtën e kombeve për vetëvendosje’ thotë: Të akuzosh përkrahësit e lirisë së vetvendosjes, domethënë të lirisë së shkëputjes, se inkurajojnë separatizmin, është po aq absurde dhe po aq hipokrite, si të akuzosh përkrahësit e lirisë së shkurorëzimit se inkurajojnë shkatërrimin e lidhjeve familjare. (...) mohimi që i bëhet në një shtet kapitalist lirisë së vetvendosjes, domethënë lirisë së shkëputjes së kombeve, s’është veçse mbrojtje e privilegjeve të kombit sundues dhe e metodave policore të qeverisjes në dëm të metodave demokratike.

Që prej 14 dhjetorit të vitit 1960, vetëvendosja fuqishëm është kodifikuar te Deklarata për Dhënien e Pavarësisë Vendeve dhe Popujve të Kolonizuar si një Rezolutë kjo e Asamblesë së Përgjithshme me numër 1514 (XV). Aty shprehen tri qëndrime të rëndësishme në pjesën hyrëse dhe një konstatim edhe më i rëndësishëm:

- Duke njohur dëshirën e pasionuar për liri të të gjithë popujve të varur dhe rolin ve¬n¬di¬m¬tar të këtyre popujve në rrugën për pavarësi, [Pra, popujt kanë rolin vendimtar për fatin e vet e jo fuqitë e jashtme]

- E vetëdijshme për konfliktet në rritje që sjell mospranimi apo pengesat që ushtrohen ndaj lirisë së këtyre popujve, gjë që përbën një kërcënim serioz për paqen botë¬rore, [Pra, s’ka paqe të qëndrueshme pa liri e drejtësi për ata që kanë më shumti nevojë – popujt e shtypur dhe me të drejta të shkelura]

- E bindur se procesi i çlirimit është i pandalshëm dhe i pakthyeshëm dhe se, për të shma¬ngur krizat e mëdha, i duhet dhënë fund kolonializmit dhe tërë praktikave dalluese e diskriminuese që e shoqërojnë, [Pra, nuk është e mundur që të mos çlirohesh, andaj është absurd debati se kush kë e çliroi dhe në çfarë mase]

3. Mungesa e përgatitjes në fushat politike, ekonomike, shoqërore, apo në atë të ar¬si¬mit kurrë nuk duhet të merret si pretekst për të vonuar pavarësinë. [Pra, pavarësinë nuk duhet ta meritosh, ajo të takon. Vonesat kanë qenë krim.]

Janë tri argumente themelore pse na takonte e drejta për vetëvendosje në vitin 1968 por të cilën nuk e kemi as në vitin 2008:

(vazhdon....!!)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Empty
MesazhTitulli: Kërkesa për vetëvendosje në vitin 1968 dhe sot   Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 11:13 pm

(vijon nga postimi i kaluar...!!)Kërkesa për vetëvendosje në vitin 1968 dhe sot

1. Argumenti i pushtimit me forcë: Kosova dhe viset e tjera të banuar me shqiptarë janë pushtuar ushtarakisht nga Serbia në vitin 1912. Ky pushtim i Kosovës do të rikonfirmohet – përveç pas Luftës së Parë Botërore, me Paqen e Versajës të vitit 1919 – edhe pas Luftës së Dytë Botërore duke u shkelur kështu vullneti i popullit i shprehur në ndërrimin e viteve 1943-1944 në Bujan.

2. Argumenti i represionit shtetëror ndaj tërë një populli: Që prej kohës së Milosh Obrenoviqit ndaj shqiptarëve është kryer gjenocid i karakterizuar me vrasje, dëbime dhe asimilime për të cilat ka pafund fakte dhe dëshmi.

3. Argumenti i vullnetit të popullit: Asnjëherë nuk ishte i diskutueshëm vullneti i popullit për t’u shkëputur nga shteti sero-jugosllav por edhe asnjëherë nuk u respektua ai. Ky vullnet përherë u mohua nga sisteme politike të padrejta dhe u shkel nga regjime jodemokratike.

Duke mos u paraprirë nga vetëvendosja, pavarësia e Kosovës nuk u pasua nga sovraniteti. Hurst Hannum Kombet dhe popujt vendas mund të angazhohen në vetëmbrojtje kundër aksioneve të shteteve në konflikt me të drejtën e tyre për vetëvendosje. Pavarësia jonë pa vetëvendosje është pavarësi pa vetëmbrojtje andaj edhe nuk kemi ushtri tonën. Në vitin 1968 stabiliteti i federatës konsiderohej më i rëndësishëm sesa drejtësia dhe liria për popullin shqiptar. Sot, stabiliteti rajonal konsiderohet më i rëndësishëm sesa drejtësia dhe liria për popullin shqiptar.

Në vitet e ’60-ta Tito konsideronte që duhej t’ia bënte qejfin Serbisë agresive e nganjëherë ngapak edhe shqiptarëve ashtu që ata të mos shpërthenin kolektivisht. Katër dekada më vonë kështu vepron Javier Solana. Ai i ngjan aq shumë Titos: merret vesh me Beogradin për çështjen e Kosovës, dhe e bën BE-në të duket për neve sikur një model të ringjallur të Jugosllavisë. Kurrfarë demokratizimi i Serbisë nuk solli liri për Kosovën. Madje, kurrfarë demokratizimi i Serbisë asnjëherë nuk ishte demokratizim pikërisht për shkak se Kosova nuk ishte e lirë. Mirëpo, vazhdon investimi në demokratizimin e Serbisë një gjë kjo thellësisht e gabueshme përderisa ajo shtyp popuj të tjerë dhe ngërthen territore të marrura e të mbajtura me dhunë brenda vetes. Mungesa e vetëvendosjes për popullin shqiptar i ka mirëmbajtur dhe vazhdon t’i mirëmbajë regjimet shoviniste në Beograd.

Kur them pavarësi pa vetëvendosje e kam parasysh mungesën edhe të vetëvendosjes së brendshme por edhe të vetëvendosjes së jashtme. Së pari, vetëvendosja e brendshme mungon meqë nuk kemi ushtri dhe as ministri të mbrojtjes ndërkohë që ministria e rendit nuk e kontrollon policinë që e financon buxheti i Kosovës. Nuk kemi as kontroll të resurseve natyrore dhe të territorit që e popullojmë; e, aq më pak të kufijve të këtij territori. Nuk kemi sovranitet për shkak se autoritet suprem, instancë e fundit vendimmarrëse, mbesin PSSP-ja dhe ZCN-ja. Në anën tjetër nuk e kemi as vetëvendosjen e jashtme. Rezoluta 1244 mbetet në fuqi, ajo figuron në Deklaratën e Pavarësisë dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës duke i mirëmbajtur ca penj që e lidhin Kosovën me Serbinë e të cilët do të mund të trashen. Po ashtu, nuk kemi vetëvendosje të jashtme sepse nuk kemi të drejtë të bashkohemi me Shqipërinë. Neni 1, pika 3, e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kushtetutë kjo që është pranuar nga të gjithë deputetët aktualë, na e pengon bashkimin me Shqipërinë. Dëshmi për pavarësi të vërtetë të Kosovës, pra për pavarësi me vetëvendosje, do të ishte pikërisht e drejta e Kosovës për t’u bashkuar me Shqipërinë. Kjo e drejtë mund edhe të mos shfrytëzohet mirëpo përderisa ajo nuk ekziston nuk mund të themi se kemi vetëvendosje të jashtme.

Pavarësia pa vetëvendosje paraqet gabim në hapa: vetëvendosje do të duhej t’i paraprijë pavarësinë e jo ta pasojë atë. Nëse vetëvendosja lihet pas pavarësisë ajo bëhet shumë e vështirë për t’u bërë. Ky gabim në hapa po reprodukohet: sot kemi prioritetin e decentralizimit para sovranitetit dhe prioritetin e privatizimit para dekolonizimit. Në vitin 1989 në Kosovë ishte vetëm një komunë me shumicë serbe: Leposaviqi. Milosheviqi i bëri 5 komuna serbe. Grupi Negociator i Kosovës i bëri 10 komuna serbe plus e trefishoi Novo Bërdën. Plani 6 pikësh i Ban Ki-moon-it praktikisht e bën edhe më shumë se komunë secilën lagje a fshat serb në Kosovë. Komuna si njësi më parë territoriale sesa administrative, e bazuar etnikisht dhe nën kontrollin e strukturave paralele, po e rrënon unitetin e brendshëm territorial dhe institucional të Kosovës. Decentralizimi para sovranitetit po e mbyll mundësinë për sovranitet. Në anën tjetër, fondi i privatizimit në Kosovë (rreth 400 milionë euro) duket që do t’iu shkojë kreditorëve të huaj gjatë kohës së Milosheviqit. Ai nuk iu bashkua buxhetit të Kosovës për të shërbyer për zhvillimin e Kosovës dhe as 20%-shi nuk iu dha punëtorëve; për më tepër, edhe punëtorë serbë që u punësuan në kohën e masave të dhunshme në vitet e ’90-ta hynë në listën e 20%-shit. Sipas Planit të Ahtisaarit, Serbia jo vetëm që s’do t’ia paguajë asnjë cent Kosovës për dëmet e luftës dhe ekploatimin e egër të Kosovës por është Kosova ajo që duhet të marrë pjesë në borxhin e jashtëm të Serbisë. Preambula e Kartës Afrikane për të Drejtat e Njeriut dhe Popujve shënon se është ‘esenciale që t’i kushtohet vëmendje e veçantë të drejtës për zhvillim dhe se të drejtat civile dhe politike nuk mund të ndahen nga të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore në konceptin dhe universalitetin e tyre’. Në Rezolutën 1803 (XVII) të Asamblesë së Përgjithshme, Kombet e Bashkuara kanë deklaruar “të drejtën e popujve dhe kombeve për sovranitet të përhershëm mbi pasuritë dhe resurset natyrore”. Siç dihet, ne s’e kontrollojmë dot Trepçën. Gjithashtu, shumë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre nga Agjensioni Kosovar i Pronave (dikur Habitati) dhe ato prona i rifituan serbët të cilët po këtyre shqiptarëve ua kishin marruar ato në kohën e Rankoviqit a Milosheviqit. Që të gjitha këto po ndodhin sepse nuk e kemi të drejtën për vetëvendosje në zemër të së cilës ndodhet dekolonizimi si korrigjim historik për padrejtësitë nga e kaluara. Që të gjitha këto po ndodhin sepse privatizimi dhe e drejta e pronës nuk është paraprirë nga dekolonizimi.

Në vitin 1968 parulla kryesore ishte “vetëvendosje”. Që prej vitit 2005 parulla kryesore në Kosovë është po kjo: “vetëvendosje”. Lëvizja që sot e mban këtë emër nuk ka shpikur diçka të re; ajo vetëm sa ka riaktualizuar diçka të braktisur nga politikanët. Vetëvendosja edhe atëherë edhe sot është emri i lirisë si e drejtë. Ajo do të thotë vullnet i popullit, i popullit tonë në këtë rast pa dëmtuar popujt e tjerë në çfarëdo rasti. Përmes lirisë do të barazoheshim me popujt e tjerë. Përmes barazisë do të bëheshim të lirë sikur popujt e tjerë. Koncepti egaliberte, para se të emërtohej nga Etienne Balibar, në Kosovë ishte bërë praktikë shoqërore dhe projekt politik qysh në vitin 1968. Ishte bërë kështu në demonstrata, mu ashtu siç u ribë katër dekada më vonë.

Vetëvendosja ishte dhe është kërkesë e popullit për popullin. Vetëvendosja është mënyrë se si populli vetërealizohet. Ajo i kishte dhe i ka në fokus njerëzit përkundejt regjimit që e kishte, sikundër e ka, në fokus rendin juridik e kushtetues i cili burokratët i mban lartë kurse popullin e shtyp poshtë.

Policia edhe atëherë, sikurse pas 40 vjetëve, nuk mbronte të drejtat e qytetarëve por i luftonte qytetarët që luftonin për të drejtat e tyre. Murat Mehmeti u vra në demonstratat e vitit 1968. Katër dekada më pas u vranë Arben Xheladini e Mon Balaj. Për të njëjtën kërkesë: për vetëvendosje. Politika zyrtare e dënoi atëherë demonstratën por e dënoi edhe katër dekada më pas. Edhe ata që i dënuan demonstruesit e 1968-s edhe ata që i dënuan demonstruesit e 2007-s, sot janë kryetar partish e mbajnë edhe poste qeveritare. Mbase, nuk është e rastësishme që ende s’e kemi arritur e realizuar vetëvendosjen, apo jo?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!!   Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!! Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Arrestohet Albin Kurti nga policia kufitare e Maqedonisë
» Njeriu misterioz i Cia ne Tirane
» Njeriu shkatërroi tokën për 10 vjet
» Bashkimi Kombëtar!
» Himni Kombetar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Shqiptaret-
Kërce tek: