Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Historia e Shqiperise e filmuar !

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Historia e Shqiperise e filmuar ! Empty
MesazhTitulli: Historia e Shqiperise e filmuar !   Historia e Shqiperise e filmuar ! Icon_minitimeMon Apr 06, 2009 6:51 pm

Shfaqet premierë në Tiranë dokumentari "Shqipëria vendi përballë", prodhim i Istituto Luce dhe Fox Channels. Komentojnë Morozzo della Rocca, Ismail Kadare, ndërsa ish- presidenti italian Ciampi tregon përvojën si ushtar në Shqipëri

Disa muaj pas premierës në Romë, dokumentari "Shqipëria-vendi përballë" (Albania il paese di fronte) i gazetarit shqiptar Roland Sejko, shfaqet për herë të parë në Tiranë, të shtunën, më 21 shkurt, ora 18.30 në Kinema Millenium.

Projeksioni i një orë e gjysmë histori e filmuar e Shqipërisë, bëhet me patronazhin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë.


Organizimi i premierës është marrë përsipër nga TV Klan dhe Istituto Luce. Ishte kjo, shtëpia më e vjetër kinematografike italiane e cila i pati besuar një specialisti të saj, Sejkos, më 2007 që të rrëfejë nëpërmjet arkivave kinematografike historinë e vendit të tij për publikun italian, por që njëkohësisht do duhej të jepte edhe një histori të marrëdhënieve që vendi fqinj, Italia pati me vendin "një dhe njëmijë", siç e përkufizon në mënyrë sintetike Indro Montanelli, gazetari italian, i porositur në vitet tridhjetë të shkruante "Albania una e mille" (1939).

Dokumentari është vërtet një histori për Shqipërinë e shekullit të XX, sepse kjo është era e fiksuar përmes materialit filmik nga arkivat e Luce-s dhe Arkivit Qendror
Shtetëror të Filmit në Tiranë.

Portreti i plotë i këtij "vendi përballë" ndërtohet pastaj me tekstin e shkruar nga Sejko i cili ka pasur konsulencën historike të një prej historianëve më të mirë italianë, Roberto Morozzo della Rocca, autor i "Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920-1944", "Besimi fetar dhe lufta", "Politika e jashtme italiane dhe Bashkimi Sovjetik 1944-1948". Intervista me Morozzo della Rocca-n rri pranë atyre intervistave që Sejko i ka bërë shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, drejtoreshës Arkivit Qendror të Shtetit, Nevila Nika, apo një dëshmitari të kohës së Luftës së Dytë Botërore, si ish-presidenti italian Carlo Azeglio Ciampi i cili rrëfen përvojën e vet si ushtar në Shqipëri.

Ato kryejnë funksionin e komenteve ndërkohë që shikuesi (i huaj) merr nga narratori informacionin e mjaftueshëm se cilët ishin shqiptarët dhe Shqipëria, origjinat, parë në dritën e burimeve historike por edhe në mjegullën e paragjykimeve apo perceptimeve të sipërfaqshme, shpesh të gabuara, të tjetërsuara, apo krejt të ndryshme edhe nga politika e propagandës që vetë ky vend dhe udhëheqësit e tij politikë e shpirtërorë, kanë vënë në lëvizje.

Imazhet janë një koment pa fjalë, i pakundërshtueshëm që shikuesit i vjen natyrshëm, pa imponim dhe argumente shtesë, ngaqë narratori ruan një ekuilibër për të mos u përfshirë shpirtërisht, edhe pse mund të ketë arsye për ta bërë, si ish-emigrant me anijet e para që zbritën në bregun italian pas rënies së regjimit. Këtë lloj kontributi të kthjellët dhe jo me partizanizëm Sejko e ka dhënë dhe e jep edhe me "Bota shqiptare" gazeta e shqiptarëve të Italisë.

Me shpalljen e pavarësisë dhe ardhjen në fron të një princi të huaj, kohë që përkon me kronikat e para filmike, dokumentari "Shqipëria vendi përballë" dëshmon përpjekjen për të mbushur boshllëqet në rindërtimin (ritregimin) e historisë bashkëkohore shqiptare.

Ka shumë për të thënë për epokën ndërmjet dy luftërave, sepse është një epokë e paradokseve: vendi përballë është nën ndikimin e shumanshëm të Italisë e cila më 1939 e pushton.

Figura qendrore e kësaj kohe është Ahmet Zogu sepse mbreti i vetëshpallur i shqiptarëve marrëdhëniet e tij me Italinë i ka vendosur në një shtrat kompleks, mbi dhjetëvjeçar.

Zogu I analizohet nga Morozzo della Rocca si një figurë duale të cilën historiani italian duke i vënë në dukje të kundërtat e saj, e zhvesh nga personazhi me dritëhije të theksuara, ashtu siç historiografia shqiptare shpesh ka dyshuar ta japë.
Enver Hoxha dhe gjysmëshekulli i regjimit komunist janë pjesa e dytë e rëndësishme e dokumentarit, e cila komentohet edhe nga Ismail Kadare.

Arkivat shqiptare me mënyrën se si i i ka shfrytëzuar regjia me autorë Roland Sejkon dhe Mauro Brescia-n, megjithëse kronika në funksion të propagandës që regjimi bënte nëpërmjet kinemasë, Kinostudios "Shqipëria e Re", i përcjellin shikuesit të sotëm atmosferën e një teatri në jetë, e një mungese në masë të koshiencës. Vetiu na vendos në pozitën e njeriut që ka distancën e duhur me kohën dhe historinë për të pyetur "ç'ka ndodhur?".

Zakonisht pyetje të tilla "të dobishme" vijnë në ne kur ka ndodhur një reaksion nga nevoja për të parë qartë dhe për t'u shpëtuar pakënaqësive dhe lodhjes nga e kaluara. Rol luan edhe mediumi: tjetër efekt ka një histori e shkruar, tjetër e treguar dhe tjetër e filmuar.
"Shqipëria-vendi përballë", është prodhim i Istituto Luce dhe Fox Channels Italia me kontribut të Regione Lazio-s.

--------------------------------------------------------------
Wink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Historia e Shqiperise e filmuar ! Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Shqiperise e filmuar !   Historia e Shqiperise e filmuar ! Icon_minitimeFri Nov 13, 2009 2:07 pm

Historia e Shqiperise e filmuar ! 3263-510
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Historia e Shqiperise e filmuar ! Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Shqiperise e filmuar !   Historia e Shqiperise e filmuar ! Icon_minitimeFri Nov 13, 2009 2:08 pm

Historia e Shqiperise e filmuar ! 3267-510
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Historia e Shqiperise e filmuar ! Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Shqiperise e filmuar !   Historia e Shqiperise e filmuar ! Icon_minitimeFri Nov 13, 2009 2:08 pm

Historia e Shqiperise e filmuar ! 68584710
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Historia e Shqiperise e filmuar ! Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Shqiperise e filmuar !   Historia e Shqiperise e filmuar ! Icon_minitimeFri Nov 13, 2009 2:09 pm

Historia e Shqiperise e filmuar ! 26222610
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
Sponsored content





Historia e Shqiperise e filmuar ! Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Shqiperise e filmuar !   Historia e Shqiperise e filmuar ! Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Historia e Shqiperise e filmuar !
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» HISTORIA E RILINDJES KOMBETARE
» Tokat e rrezikuara të Jugut të Shqipërisë...!
» Epiri , pjesë e Greqisë apo e Shqipërisë ?
» Mendimet tuaja per politikanet e Kosoves dhe ata te Shqiperise!
» Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale (Nga Koco Danaj)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Arti dhe kultura :: Kinematografi-
Kërce tek: