|
|
| Tokat e rrezikuara të Jugut të Shqipërisë...! | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Tokat e rrezikuara të Jugut të Shqipërisë...! Sun Feb 22, 2009 12:29 am | |
| Te nderuar forumiste po e hape kete teme per te debatuar mbi tokat e rrezikuara te jugut te Shqiperise?
Greqia pohon se jugu i Shqiperise eshte Greqi,duke pretenduar se tokat qe fillojne nga Janina e deri ne Gjirokaster por edhe me lart jane Epiri dhe jane te Greqise. Greqia eshte shtetme 110 mil km2 dhe dihet shum mire se ai shtet eshte artificial i kriuar ne shekullin 19. Greqia ka perfituar duke rrembyer tokat e Chamerise, Thrakine qe Turqia thote se eshte pjese e saj dhe bullgaria pjesen veriore te Thrakise. | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Re: Tokat e rrezikuara të Jugut të Shqipërisë...! Sun Feb 22, 2009 12:30 am | |
| Ja dhe nje dokument zyrtar i Grekve se ne Shqiperi Kinse ju shkilen te drejtat dhe deshirojne te Bashkohem me Greqine.
Dokumenti Eshtë plot 11 faqe dhe mban titullin “Minoriteti etnik grek në Shqipëri”. Në dukje një material prezantues, i ndarë në nënkapituj, që fillon që me “background”-in historik dhe përfundon me radiot dhe televizionet në gjuhën e minoritetit. Referencat e të shkuarës janë të shumta dhe në to gjen çudira që shpjegojnë edhe “detaje” po kaq të çuditshme për të sotmen. Ato fillojnë me numrin e popullsisë së minoritetit në jug, ku sipas dokumentit përbëjnë tre të pestat e gjithë popullsisë, numër në të cilin nuk përfshihen vllehët greqishtfolës. Vazhdojnë me arsimin në gjuhën greke. Sipas dokumentit, në vitin 1921, mbas hyrjes së Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, u garantua në vend “arsimimi në gjuhën amtare, e drejta për të praktikuar lirisht besimin fetar, e drejta për përfaqësim të barabartë në punësimin publik...”. Një dekadë më pas, po sipas të njëjtit dokument, në 1933, kushtetuta shqiptare mbylli një numër shkollash të minoritetit, çka u bë problem në Lidhjen e Kombeve dhe në “Permanent Court of International Justice in the Hague”. Për të dëshmuar thellësinë e problemit, dokumenti përmend se në 1913, mbas shpalles së pavarësisë, në Shqipëri ndodheshin 409 shkolla greke, nga të cilat 86 në Gjirokastër, 74 në Korçë, 73 në Berat, 21 në Himarë. “20 vjet më pas, në 1933, mbeten vetëm 10 të tilla”, shkruhet në dokument. “Mbas Luftës së Dytë Botërore, minoriteti grek... u ndodh nën një plan të orkestruar për të zvogëluar numrin e tij...”. Dokumenti pretendon se minoritarët u bënë subjekt i një shtypjeje qeveritare për të fshehur identitetin e tyre etnik, duke i larguar nga vendbanimet, duke shmangur të drejtën e arsmimit në gjuhën kombëtare dhe duke shqiptarizuar emrat e tyre. “Një nga vendimet e para të regjimit të E. Hoxhës ishte që të limitonin territorin ku jetonin... vetëm në zona të veçanta në Sarandë, Delvinë, Gjirokastër dhe Përmet. Grekët që jetonin ose lëviznin jashtë këtyre zonave, humbisnin automatikisht të drejtat e minoritetit”, shkruhet në dokument, i cili gjithashtu shënon se në 1967, “janë konfiskuar pronat e institucioneve religjioze dhe u shkatërruan... rreth 2500 kisha”. Po të njëjtat tone përdoren për të përshkruar dhe të sotmen në sjelljen e qeverive shqiptare ndaj këtij problemi: të drejtat e minoritetit... “janë ende të parespektuara janë zonave të minoritetit”. Shënohen arreste të minoritarëve – në 1994 – manipulime të rezultatit të zgjedhjeve dhe refuzimi shqiptar për të përfshirë pyetjen për kombësinë në regjistrimin e popullsisë, (2001). “Kisha po ristabilizon veten, por problemet me administratën ekzistojnë ende”. Në dokument theksohet disa herë fakti që lëvizja e minoritarëve grekë, nga zonat “minoritare”, ka bërë që ata të humbasin statusin e tyre si të tillë. Pa dhënë shifra konkrete, dokumenti referon se në 1919, popullsia greke në Shqipëri numurohej deri në 120 mijë banorë, kurse për këto shkaqe, në regjistrimin e 1989, ajo ishte shënuar në 60 mijë banorë. Për të mbërritur 12 vjet më pas, në numrin 49 mijë, por pa përmendur se regjistrimi konsideron si banorë ata qytetarë që ndodhen në vend në momentin e kryerjes së tij dhe pa marrë parasysh emigracionin masiv. Dokumenti vazhdon me probleme të arsimit, të administratës publike dhe përfshirjes së grekëve minoritarë në të, shqiptarizimin e emrave të tyre, çështje të sigurisë, zgjedhjeve të lira, të pronave, të toponimisë, përdorimin e greqishtes në marrëdhënie me autoritetet e deri tek transmetimet radiotelevizive.
Përgjigja shqiptare Besohet se letra e ish-ministrit të jashtëm grek Maliviotis, u bë e njohur në Shqipëri gjatë takimit të kryeministrit të atëhershëm Fatos Nano me Bernard Bott, ministri i jashtëm holandez, në vjeshtën e vitit 2004. Asgjë zyrtare nuk u botua në lidhje me këtë detaj të takimit. Besohet se palët pozuan problemin, Bott neutral, kurse Nano duke e kundërshtuar këtë dokument. Një vit më pas, diplomacia shqiptare ka prodhuar gjithashtu një material bazë, i cili jep përgjigje, pothuaj në mënyrë simetrike për të gjitha pretendimet zyrtare greke. Materiali është i klasifikuar, por MAPO ka mundur të sigurojë në vija të përgjithshme përmbajtjen e tij, të shtrirë në 15 faqe. Materiali shqiptar ka gjithashtu një prapavijë historike. Ai nis me problemin e shkollave në gjuhën greke, por me shifra tërësisht të ndryshme nga ato që përmenden në dokumentin grek. “Në vitin 1922 në Shqipërinë e Jugut ekzistonin 36 shkolla në gjuhën greke, me 2614 nxënës dhe 49 profesorë. Në Himarë, me një popullsi dy gjuhëshe, kishte tre shkolla me 318 nxënës. Në 1933 në gjithë Shqipërinë kishte vetëm 77 shkolla private, nga të cilat 10 ishin fillore greke”. Një vit më pas, 54 fshatra me popullsi greqishfolëse prej 29 mijë banorësh, kishte secila nga një shkollë fillore. “Pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë regjimit komunist, pjestarët e pakicës greke nuk kanë qenë objekt i diskrimimit të posaçëm dhe ata kanë ndarë fatin me shumicën e shqiptarëve”, ndërsa për periudhën e pluralizmit pohohet se “pakica gëzon të gjitha të drejtat në përputhje me standartet demokratike evropiane...”. Numrat e minoritetit Kjo është dhe pjesa më interesante e materialit përgjegjës shqiptar. Ai i referohet fillimisht vitit 1922 kur një Komision i Lidhjes së Kombeve kryen inspektim në jug të vendit dhe rezulton se minoritarët grekë shkonin në shifrat 35 deri në 40 mijë banorë, ose një të gjashtën e popullsisë së zonës. Në regjistrimin e vitit 1930, popullsia greqishfolëse llogaritej në 37271 banorë. Në vitin 1989, përqindja e popullsisë joshqiptare luhatej në kufinjtë nga 2 për qind deri në 3.5 për qind. Dhe nga ky numër, grekët përbënin rreth 90 për qind të totalit të pakicave të përbërë edhe nga maqedonas, serbomalazezë, arumunë e të tjerë. Pakica greke shkonte deri në 58759 banorë. Një vend të veçantë në material zë dhe arsimimi që përfshin në gjuhën greke, të tre nivelet e shkollimit, parashkollor, nëntë vjeçar dhe të mesëm të përgjithshëm. Më pas kapitujt e materialit shqiptar vazhdojnë me të njëjtën renditje si dokumenti zyrtar grek, flitet për administratën publike dhe përfshirjen e minoritarëve në të, përdorimin e emrave dhe mbiemrave të pakicave, njësitë administrative, zonat zgjedhore, çështjen e pronave, toponimet, përdorimi i greqishtes në marrëdhënie me autoritetet e programet radiotelevizive. | |
| | | ILLYRIAN Admin
Numri i postimeve : 2043 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Reputacioni : 35 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: Tokat e rrezikuara të Jugut të Shqipërisë...! Sun Feb 22, 2009 1:10 am | |
| Qysh përpara Krizës Lindore të viteve 70 shtetet fqinje ballkanike, Greqia, Serbia dhe Mali i Zi, kishin shfaqur lakmitë shoviniste për t’u zmadhuar në dëm të trojeve shqiptare. Madje për këtë qëllim Greqia e Serbia përpunuan edhe platformat e tyre politike. Kryeministri grek Jani Koleti shpalli më 1844 programin e tij të quajtur ,,Ideja e madhe’’ (Megali Idea), i cili synonte të krijonte një shtet të madh helenik. Sipas ,,Idesë së madhe’’, e gjithë Shqipëria e Jugut deri në Shkumbin do të përfshihej brenda kufijve të Greqisë së madhe. ,,Megali Idea’’ greke gjeti mbështetje të fuqishme te Patrikana ortodokse e Stambollit.Marrëveshja e Budapestit është akti i parë diplomatik ndërkombëtar që pranoi në parim krijimin e një shteti autonom shqiptar. Megjithatë ajo cënonte tërësinë e tokave shqiptare, sepse viset jugore, të cilat përfshiheshin nën emërtimin Epir, i premtoheshin Greqisë.Edhe Camerin na e moren Greket,keshtu qerreziku per tokat e jugut te Shqiperis ka hase ne vesh te shurdher..!! | |
| | | ILLYRIAN Admin
Numri i postimeve : 2043 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Reputacioni : 35 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: Tokat e rrezikuara të Jugut të Shqipërisë...! Fri Apr 10, 2009 9:17 pm | |
| Epiri cdo here eshte permendur si pjese e Shqiperise.. Qysh nga Kongresi i Londres 1830 ku eshte krijuar mbreteria greke epiri ishte ne administraten e Shqiperise, por me vone epshet e pandalshme te grekeve per marrjen e territoreve te huaja nuk u ndalen ata pretendonin te merrnin Thesaline, Epirin dhe disa krahina perreth tyre. Dihet se keta territore qe i ka sot greqia nuk jane plotesisht te greqise por jane te pushtuara. Aso kohe Epiri ishte shume large Greqise sepse Greqia ishte shtet i sapoformuar me 350.000 banore dhe Epiri nuk perbente fare pjese e ndonje krahine te Greqise... Epiri qysh ne kohet e lashta buk ka qene nen administraten e ndonje mbreti sllav vlene te permendet Pirro i Epirit ai ka qene mbret ilir dhe askush nuk e permend se Pirro i Epirit ishte greke pra ishte pasardhesi i Skenderbegut ku te gjithe e dime qe Skenderbeu ishte lulja e shqiptarit... Epshet e pandalura te Greqise kurre nuk u ndalen ne fillim te shekullit 20
Greqia pretendonte se VorioEpiri ishte pjese e Greqise, kur ne dinim fare mire se populli i Epirit nuk ngjasonte me ate greke sepse kishte gjuhen, zakonet, veshjen, te ndryshme nga greket pra ishin shqiptare. | |
| | | shqipetari Moderator
Numri i postimeve : 376 Mosha : 35 Vendi : Shqiperi Natyrale Reputacioni : 56 Data e regjistrimit : 25/02/2009
| Titulli: Re: Tokat e rrezikuara të Jugut të Shqipërisë...! Fri Apr 10, 2009 10:36 pm | |
| ne shkollat e jugut te Shqiperise mesohet greqisht , plani i Greqis per Greqizimin e jugut vazhdon mbi 500 mij banorve shqiptar ne jug te Shqiperise ju dhan nenshtetesia Greke me qellim te Greqizimit te jugut te Shqiperise , keto projekte nuk do te ndalen perderisa jemi te ndar e perqar pas partive mafioze politke ne te gjitha trojet e Shqiperise Natyrale , vetem bashkimi kombetar mund ti ndal keto procese te demshme ne dem te popullit shqiptar si ne veri (Kosove) Jug te Shqiperise Tuz Ulqin lugin e Presheves Tetove Qameri vetem bashkimi eshte ndalesa e ketyre projekteve vetem te bashkuar mund te ja dalim , sepse per ndryshe qdo her do te kemi probleme | |
| | | ILLYRIAN Admin
Numri i postimeve : 2043 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Reputacioni : 35 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: Tokat e rrezikuara të Jugut të Shqipërisë...! Sat Apr 11, 2009 5:11 pm | |
| Jo dhe per tjeter ama Greqi e ka planifikuar shume moti marrjen e jugut te Shqiperise kur dihet fare mire se ato jane tokat tona, por politika dhe servilet e saj duke garuar per qeveri e lloj lloj postesh te ndryshme e kane harruar krejtesisht pjesen e jugut te Shqiperise per derisa greku po nderton shkolla ku mesohet greqisht perderisa po nderton ambulanca, universitete, fabrika te gjitha ne te mire te Greqise, shqiptari rrine duar kryq siq tha edhe shqipetari me larte vetem Bashkimi Kombetar mund ta zgjidhte kete problem.... | |
| | | ILLYRIAN Admin
Numri i postimeve : 2043 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Reputacioni : 35 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: Tokat e rrezikuara të Jugut të Shqipërisë...! Sun Nov 01, 2009 7:06 pm | |
| | |
| | | ILLYRIAN Admin
Numri i postimeve : 2043 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Reputacioni : 35 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: Tokat e rrezikuara të Jugut të Shqipërisë...! Sun Nov 01, 2009 7:08 pm | |
| | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Tokat e rrezikuara të Jugut të Shqipërisë...! | |
| |
| | | | Tokat e rrezikuara të Jugut të Shqipërisë...! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|