|
|
| Arrestohet Albin Kurti nga policia kufitare e Maqedonisë | |
| | Autori | Mesazh |
---|
shqipetari Moderator
Numri i postimeve : 376 Mosha : 35 Vendi : Shqiperi Natyrale Reputacioni : 56 Data e regjistrimit : 25/02/2009
| Titulli: Arrestohet Albin Kurti nga policia kufitare e Maqedonisë Wed May 06, 2009 5:22 pm | |
| Sot(e martë) rreth orës 19:30 policia kufitare e Maqedonisë arrestoi udhëheqësin e VETËVENDOSJE!-s, Albin Kurtin. Albin Kurti u arrestua teksa po kalonte në pikën kufitare të Hanit të Elezit. Deri në këtë moment kur po e shkruajmë këtë komunikatë, Albini po mbahet në objektet policore të pikës kufitare maqedonase. Ai iu ka nënshtruar marrjes në pyetje nga inspektorët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë.
Albin Kurti po shkonte për të marrë pjesë në shënimin e trevjetorit të Lëvizjes ZGJOHU! nga Shkupi. Albini ka hyrë në Maqedoni edhe në vitet e kaluara, edhe gjatë këtij viti, por asnjëherë nuk është penguar.
Veprimi i shtetit të Maqedonisë tregon fytyrën e vërtetë të pushtetit antishqiptar maqedonas, që fillon me diskriminimin institucional të shqiptarëve mbi baza kombëtare, dhe shkon deri te arrestimi dhe maltretimi i atyre shqiptarëve të cilët tregojnë dhe punojnë që kjo shtypje të marrë fund. Të tilla veprime bëhen me qëllim të shkurajimit të shqiptarëve për ta problematizuar drejt padrejtësinë e ushtruar të shtetit maqedonas kundër identitetit, të drejtave dhe kulturës shqiptare. Shteti që e arrestoi Albinin, është po ai i njëjti që ua ndalon shqiptarëve në Maqedoni përdorimin zyrtar të flamurit kuqezi dhe që ua mohon atyre përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.
VETËVENDOSJE!-a kërkon lirimin e menjëhershëm e të pakusht të Albin Kurtit.
Lëvizja VETËVENDOSJE! | |
| | | shqipetari Moderator
Numri i postimeve : 376 Mosha : 35 Vendi : Shqiperi Natyrale Reputacioni : 56 Data e regjistrimit : 25/02/2009
| Titulli: Re: Arrestohet Albin Kurti nga policia kufitare e Maqedonisë Wed May 06, 2009 5:28 pm | |
| Arrestohet dhe lirohet pas 4 oresh Albin KurtiEshte lene i lire pas mbajtjes per kater ore ne qeli, kreu i levizjes “Vetevendosje”, Albin Kurti. Policia maqedonase e arrestoi ne piken kufitare te Bllaces rreth ores 19:30. Policia nga ana e saj nuk beri te ditur asnje arsye per ndalimin e Kurtit, duke u shprehur se gjithcka do t’a beje te ditur sot. Arsyetimi qe i eshte dhene nje aktivisti i cili po e shoqeronte, ishte se Kurti do te mbahej dhe do te merrej ne pyetje nga inspektoret e Ministrise se Puneve te Brendshme te Maqedonise, per te verifikuar kalimin e tij ne territorin e Maqedonise. I kontaktuar ne telefon, Kurti deklaroi se nuk i di arsyet e ndalimit. Ai u shpreh se ka pritur dy ore ardhjen e inspektoreve te Ministrise se Brendshme qe e kane marre ne pyetje lidhur me emrat e anetareve te kryesise se levizjes “Vetvendosje”. marrur nga : http://www.ikubinfo.com/ikublajme/NewsDetails.aspx?id=d5e52c51-5277-48b3-8c46-e6194e1cec2e | |
| | | Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Re: Arrestohet Albin Kurti nga policia kufitare e Maqedonisë Thu May 07, 2009 5:43 pm | |
| Maqedonia tenton ta frikësojë Albinin
Pas mbajtjes për 5 orë rresht nën arrest, të quajtur me gjuhën e UDB-së jugosllave “bisedë informative”, Albin Kurti u lirua të marten në orën 23:30. Edhe pse nuk iu dha asnjë arsye formalisht, nga pyetjet e inspektorëve të shërbimit sekret u kuptua që arsyeja kryesore pse është arrestuar Albini ka qenë synimi i Maqedonisë që t’ia ndalojnë atij hyrjen në këtë shtet. Natyrisht se Maqedonia mund t’ia ndalojë hyrjen drejtpërdrejt duke e shpallur persona non grata, mirëpo kjo do të ishte represion i dukshëm. E shtetet me urrejtje të madhe, por fuqi të vogël, e parapëlqejnë represionin e padukshëm.
Tre pjesëtarët e shërbimit sekret të Maqedonisë (dy meshkuj dhe një femër) nuk u prezentuan kurrë para Albinit. Nga policia kufitare e Maqedonisë (nga policët shqiptarë) madje mësuam se ata nuk iu prezentuan kurrë as vetë policisë. Por duke e fshehur identitetin, ata nuk e fshihnin fare qëllimin e tyre, përvojën e tyre të punës dhe mburrjen me këto. Që të tre treguan se kishin punuar si inspektorë shërbimesh tash e 25 vite, që nënkupton se që të tre kishin qenë pjesë e UDB-së famëkeqe jugosllave. Të kesh qenë pjesë e UDB-së jugosllave nënkupton përvojë të bujshme në dhunën e egër të ushtruar ndaj shqiptarëve. Të kesh qenë pjesë e UDB-së jugosllave në Maqedoni nënkupton përvojë në një dhunë dhe egërsi të shumëfishuar. Dhe këta inspektorë mburreshin me tërë këtë – dhe mburreshin se e mbronin shtetin. Dhe në mbrojtje të shtetit, ata ishin reflektim i përpiktë i politikës shtetërore.
Maqedonia jo vetëm që i shtyp të drejtat e shqiptarëve – ajo e dëshiron këtë shtypje të heshtur. Prandaj e arrestoi Albin Kurtin në kufi. Gjatë marrjes në pyetje, inspektorët sekretë përdorën shumicën e metodave tashmë të njohura të frikësimit dhe ushtrimit të trysnisë mbi të arrestuarin. Ata ia ndaluan kontaktet me botën e jashtme, kërcënuan me fjalë dhe ngritje të zërit, kërcënuan me nxjerrje revolesh, si dhe me mbajtje të gjatë nën arrest pa kurrfarë arsye (ligji i Maqedonisë ia lejon policisë ta mbajë secilin nën arrest 24 orë pa i dhënë kurrfarë arsye!). Dhe e tëra kjo për të vetmen arsye: Albini flet kundër shtypjes së përditshme që u bëhet shqiptarëve në Maqedoni. Këtë edhe ia thanë policët sekretë. Dhe Albini nuk është aktivisti i parë i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndaj të cilit ushtron trysni shteti maqedon. Hysen Durmishit dhe Glauk Konjufcës u është ndaluar hyrja në Maqedoni qysh nga viti 2007 kur kishin marrë pjesë në një tubim me qytetarët e Shkupit. Edhe këta e kishin bërë ‘mëkatin’ e njëjtë me Albinin – kishin folur kundër shtypjes së shqiptarëve në Maqedoni, por edhe në secilin shtet tjetër fqinj ku shqiptarët janë pakicë.
Ky arrest i kishte dy qëllime: në njërën anë t’ia anulojë Albinit pjesëmarrjen në shënimin 3 vjetorit të themelimit të Lëvizjes Qytetare ZGJOHU! nga Shkupi, me të cilën Lëvizja VETËVENDOSJE! ka bashkëpunim në kuadër të Rrjetit të Organizatave Shqiptare. Mirëpo shteti maqedonas këtë nuk ia arriti – menjëherë pas daljes nga zyra e policisë në kufi Albini shkoi në Shkup dhe mori pjesë në përfudnim e sipër të kremtes. Qëllimi tjetër ishte që të ushtrohet trysni mbi Albinin që të mos shkojë më kurrë në Maqedoni duke shpresuar se Albini do të frikohet dhe vetë do të rrijë larg Maqedonisë. As këtë nuk do t’ia arrijnë – Albini do të udhëtojë për në Maqedoni të enjten (7 maj) për të marrë pjesë në një konferencë ku do të flas për thellimin e hendekut mes politikës dhe qytetarit, dhe për aktualitetin politik.
Lëvizja VETËVENDOSJE! | |
| | | Albanian Warrior Antar i ri
Numri i postimeve : 121 Vendi : Shqiperi Natyrale Reputacioni : 8 Data e regjistrimit : 19/03/2009
| Titulli: Re: Arrestohet Albin Kurti nga policia kufitare e Maqedonisë Thu May 07, 2009 11:07 pm | |
| Kjo vjen si pasoje e frikesimit te shtetit sllavomaqedonas ndaj Albinit apo edhe veprimtareve si ai. Maqedonia jo vetëm që i shtyp të drejtat e shqiptarëve – ajo e dëshiron këtë shtypje të heshtur. Prandaj e arrestoi Albin Kurtin në kufi. Por kjo se besoj se do ta ndaloi ate ne vedisimin e shqiptareve te maqedonise per gjendjen e tyre te mjerueshme. | |
| | | shqipetari Moderator
Numri i postimeve : 376 Mosha : 35 Vendi : Shqiperi Natyrale Reputacioni : 56 Data e regjistrimit : 25/02/2009
| Titulli: Re: Arrestohet Albin Kurti nga policia kufitare e Maqedonisë Fri May 08, 2009 11:07 am | |
| E provoi edhe AlbiniVedat MEMEDALIU Shkup, 6 maj - Një akt arbitrar, kërcënues, joligjor dhe me qëllime të errëta nacionaliste. Kështu e ka quajtur arrestimin dhe marrjen në pyetje nga ana e inspektorëve të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, kreu i Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, i cili të martën mbrëma, rreth orës 17, u ndalua në pikën kufitare Bllacë dhe u mbajt për më shumë se katër orë në njërën nga dhomat e Stacionit të Policisë në këtë vendkalim kufitar. Në një deklaratë ekskluzive për "Koha", Kurti ka akuzuar policinë dhe shërbimin sekret të vendit se ndalimi i tij në kufi, ka qenë i planifikuar që më parë. "Më lanë të prisja rreth dy orë derisa nga Shkupi erdhën tre inspektorë, njëri nga të cilët ishte serb. Në fillim të bisedës, më 'ligjëruan' çështje politike, duke më kërcënuar që herëve tjera, të mos udhëtojë për Shkup. Madje, më sugjeronin se nuk është mirë që unë, të flasë dhe të akuzojë politikën diskriminuese të Maqedonisë ndaj shqiptarë. Sepse sipas atyre tre inspektorëve, asnjëri nga politikanët e Maqedonisë nuk përzihet në punkt e brendshme të Kosovës dhe qeveria e Shkupit, të gjitha të drejtat u ka plotësuar shqiptarëve", tregon Kurti, i cili në momentin kur është marrë në pyetje, ka qenë i shoqëruar edhe me një aktivistë tjetër të "Vetëvendosjes". Qëllimi i ndalimit të tij në kufi nga inspektorët e shërbimit sekret, sipas Kurtit, është futja e tmerrit dhe frikësimi i shqiptarëve të Kosovës, por edhe të Maqedonisë, të mos udhëtojnë në shtetet fqinje. "Kjo paraqet një tmerr dhe frikësim të shqiptarëve të Kosovës që të mos vizitojnë shqiptarët në Maqedoni. Është një lloj ndarje, një shkëputje që politika maqedonase tenton ta mbjellë mes shqiptarëve. Kjo vlen edhe për shqiptarët e Maqedonisë", shprehet Kurti, i cili në momentin kur edhe ndaluar në kufi, ka qenë duke udhëtuar për në trevjetorin e themelimit të Lëvizjes qytetare "Zgjohu!" në Shkup. Shqiptarët të nënçmuar në institucionet e Maqedonisë Madje, siç shprehet Kurti, herë pas herë, inspektorët nga brezi nxirrnin revolet, duke u munduar të më frikësojnë. "Në bisedë e sipër, shprehën nostalgji për Jugosllavinë, sepse siç thanë, janë inspektorë të punësuar para 20 viteve, që nga koha e Titos. U thash se periudha e një lideri duhet të matet pas vdekjes së tij dhe se dihet se çka ndodhi pas vdekjes së Titos. Këtu i nxorën revolet dhe i mbanin mbi tavolinë, duke u munduar të më frikësojnë", thotë kreu i "Vetëvendosjes!", duke shtuar se marrja në pyetje nga inspektorët vonohej me qëllim, që Kurti të mos arrijë me kohë në manifestimin e "Zgjohu!". Megjithatë, siç shprehet Albin Kurti, pas përfundimit të bisedës informative, edhe pse vonë, ai është nisur prapë në Shkup, megjithëse në dalje prap nga Maqedonia, vonë natën, është ndaluar përsëri për gjysmë ore në kufi, por pa u marrë në pyetje. Ai ka porositur partitë politike shqiptare, dhe pak më shumë BDI-në në pushtet, që të ndalojë shtypjen e shqiptarëve në Maqedoni, pasi siç është shprehur Kurti, shtypja e shqiptarëve në Maqedoni është më e lehtë duke i shkëputur vajtje-ardhjet e shqiptarëve të Kosovës në Shkup. "Nuk ia vlen ajo energji që partitë shqiptare e harxhojnë me njëra-tjetrën. Shqiptarët janë në nënvlerësuar në institucionet e shtetit të Maqedonisë. Ata janë të nënçmuar dhe nuk i kanë ata të drejta që u takojnë. Serbët e Kosovës me 5 për qind disa herë më shumë kanë të drejta se shqiptarët në Maqedoni. Ata duhet t'ua mbrojnë interesat shqiptarëve, e jo vetvetes. Edhe pse nuk e di ndikimin e partive shqiptare në pushtet, por e di që në Maqedoni, ekzistojnë struktura të caktuara jolegale që veprojnë në mënyrë arbitrare ndaj shqiptare", ka akuzuar Kurti. Buçi: Procedurë e rregullt policore Ndërkohë, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë versionin e tyre të ngjarjes. Zëvendësministri Xhevat Buçi thotë se, sikur çdo qytetar, Kurti është marrë në biseda informative, por jo edhe arrestuar. Ai nuk i din arsyet pse kreu i Vetëvendosjes është marrë në pyetje, por thotë se është procedurë e rregullt e forcave të sigurimit. "Bëhet fjalë për bisedë informative dhe jo për arrestim. Mbajtja e Albin Kurtit në kufi konsiderohet si procedurë e rregullt e forcave të sigurimit", tha zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhevat Buçi, duke mos mundur të arsyetojë më tepër procedurën se me cilin urdhër u mbajt në kufi Kurti. Gazeta KOHA ne Maqedoni | |
| | | shqipetari Moderator
Numri i postimeve : 376 Mosha : 35 Vendi : Shqiperi Natyrale Reputacioni : 56 Data e regjistrimit : 25/02/2009
| Titulli: Re: Arrestohet Albin Kurti nga policia kufitare e Maqedonisë Fri May 08, 2009 9:20 pm | |
| Policia, shqetësim permanent Evis HALILI Shkup, 7 maj - Amnesty International artikulon kritika për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut në vend. Raporti i organizatës për sesionin pestë të periodikes së grupit punues të Këshillit të të drejtave të njeriut, ndër të tjera cek cenimin e të drejtave dhe lirive me theks për komunitetin rom, si një prej më të diskriminuarve. Në listën e shkeljeve, e dyta renditet policia dhe strukturat e ruajtjes së rendit. Dhuna e ushtruar nga uniformat blu, cilësohet si një problem shqetësues për shoqërinë e Maqedonisë. Sipas "Amnesty International", keqtrajtimet ndaj civilëve janë problem permanent, ndërkohë që më shqetësuese është mosmarrja e përgjegjësisë nga ana e policisë, "rastet e dhunës policore hapen shumë rrallë", thuhet në raport. Në rekomandimin e Amnesty International drejtuar Qeverisë dhe Parlamentit, shprehet shqetësimi për propozim-ligjin e hartuar kundër diskriminimit dhe sugjeron që ky propozim sërish të shqyrtohet, për shkak të disharmonisë dhe mospërputhjes me standardet ndërkombëtare. Edhe në zyrën e Avokatit të Popullit policia dhe dhuna e ushtruar nga uniformat blu janë problemet më shqetësuese për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. I njëjti konstatim, ashtu si edhe Amnesty International, raportohet nga zyra e Avokatit të Popullit. Zëdhënësja Urania Piroska, duke iu referuar raportit të vitit të kaluar të këtij institucioni, konstatohet se gjyqësori dhe policia renditen në top listën e ankesave dhe padive nga qytetarët. Ndaj togave e zeza shqetësimet më permanent lidhen me cilësinë e dobët të punës, vendimmarrjeve dhe zvarritjes së proceseve gjyqësore. Ndërsa për policinë, ankesat rëndom i adresohen mosrespektimit të të drejtave të njeriut, ndërsa konstatohet se Kontrolli i Brendshëm i Standardeve Profesionale nuk funksionon ashtu si duhet. Policia dhe dhuna policore, sidomos e njësive speciale si "Alfa" janë lakuar vazhdimisht si fenomene që kanë shoqëruar aktivitetet për mbrojtjen e qetësisë dhe rendit. Rasti më flagrant ishte mbajtja pa asnjë lloj shkaku të përligjur në kalimin kufitar me Kosovës të aktivistit të njohur kosovar Albin Kurti, dy ditë më parë. | |
| | | Flaka Moderator
Numri i postimeve : 370 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...! Reputacioni : 11 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: Arrestohet Albin Kurti nga policia kufitare e Maqedonisë Sat May 09, 2009 6:36 pm | |
| Ky me siguri ishte nje urdher nga policia e Eulexit per ta pasur me lehte qe ta arrestojne i kane porositur miq e tyre ne Maqedoni perkatesisht ne piken kufitare te Maqedonise. | |
| | | shqipetari Moderator
Numri i postimeve : 376 Mosha : 35 Vendi : Shqiperi Natyrale Reputacioni : 56 Data e regjistrimit : 25/02/2009
| Titulli: Re: Arrestohet Albin Kurti nga policia kufitare e Maqedonisë Sat May 09, 2009 7:16 pm | |
| Me kete rast u pa edhe fetyra e vertet e pushtetit Maqedon i cili mundohet te shkatrroj ç'do gje qe eshte shqiptare duke ju bere presion atyre qe mundohen ti mbrojn interesat kombetare e qe ne kete rast eshte Albin Kurti | |
| | | ILLYRIAN Admin
Numri i postimeve : 2043 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Reputacioni : 35 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: Arrestohet Albin Kurti nga policia kufitare e Maqedonisë Sat May 09, 2009 7:20 pm | |
| Ky arrestim ishte me prapavije politike sepse Albin Kurti shkoi me te drejte ne Maqedoni per pervejtorin e 3-te te organizates "Zgjohu" kurse pa pritur u arrestua ne kufirin Kosove-Maqedoni dhe fort mire u dallua se ky arrestim ishte me prapavije politike sepse autoritetet ne Maqedoni ju jane "frikesuar" Albinit se mos po ndeze ndonje fare kryengritje ne Maqedoni. | |
| | | Flaka Moderator
Numri i postimeve : 370 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...! Reputacioni : 11 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: Arrestohet Albin Kurti nga policia kufitare e Maqedonisë Tue May 12, 2009 1:17 am | |
| Me kete treguan edhe nje here urrejtjen dhe racizmin te pafre ndaj shqiptareve, dhe kjo fatkeqesisht nuk eshte ndonje gje e re...! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Arrestohet Albin Kurti nga policia kufitare e Maqedonisë | |
| |
| | | | Arrestohet Albin Kurti nga policia kufitare e Maqedonisë | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|