Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 UKSHIN HOTI ËSHTË SHNDËRRUAR TASHMË NË HISTORI

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

UKSHIN HOTI ËSHTË SHNDËRRUAR TASHMË NË HISTORI Empty
MesazhTitulli: UKSHIN HOTI ËSHTË SHNDËRRUAR TASHMË NË HISTORI   UKSHIN HOTI ËSHTË SHNDËRRUAR TASHMË NË HISTORI Icon_minitimeTue May 12, 2009 10:43 pm

Me rastin e 10 vjetorit të zhdukjes pa gjurmë të Mr.Ukshin Hotit

Vlerësimi i figurës së Mr.Ukshin Hotit nga intelektualë të shquar shqiptarë

UKSHIN HOTI ËSHTË SHNDËRRUAR TASHMË NË HISTORI B3066

„Për Ukshin Hotin kompleksi i inferioritetit të kombit shqiptar është një fatalitet që duhet kapërcyer. Nuk mund të ketë histori të shqiptarëve të bërë nga të tjerët, po ka histori të shqiptarëve të njohur më në fund nga të tjerët. Nga kompleksi i inferioritetit kombi shqiptar ka pësuar disa herë disfata gjatë historisë dhe e ka viktimizuar vetveten. Nga kompleksi i inferioritetit humbet perspektiva dhe tabuizohet statukuoja. Nga kompleksi i inferioritetit nuk do të ketë asnjëherë kapërcim të Rubikonit në historinë tonë, që është një kapërcim nga ferri në purgatorin e një të ardhme më shpresëndjellëse.“- kështu thotë studiuesi i shquar Moikom Zeqo, në parathënien e librit "Filozofia politike e çështjes shqiptare" të Mr. Ukshin Hotit.

Moikom Zeqo
Studiuesi i shquar Moikom Zeqo, në parathënien e librit"Filozofia politike e çështjes shqiptare" të Ukshin Hotit shkruan si vijon: „Kam ndjerë një tronditje të madhe, të pazakontë, tërësisht njerëzore, kur më sollën dorëshkrimin e kompjuterizuar të librit "Filozofia politike e çështjes shqiptare" të Ukshin Hotit. Kam ndjerë krenari të vërtetë duke e lexuar këtë libër (…)

Libri i mençur dhe kurajoz i Ukshin Hotit është libri i një tribuni popullor dhe kombëtar. Ukshin Hoti, intelektual dhe politolog i klasit të parë, njeri i kompletuar fuqishëm për nga dijet, për më tepër një trim i pafrikshëm, ka shpalosur në këtë libër kryetemën vigane të çështjes shqiptare. Hoti nuk qëndis ornamente fjalësh. Nuk bën stolira të kota retorikash luksoze e krejt të padobishme. Për Hotin çështja shqiptare nuk është një mit i rrugës. Po as edhe një fantazi e kabinetit intelektual.
Duke e lexuar këtë libër m'u kujtuan fjalët e mrekullueshme të dijetarit të madh shqiptar Frang Bardhit, i cili qysh me 1636 shkruante: "Përkrahni lirinë e natyrshme të njerëzve dhe diturinë e tyre me liberalitetin më të madh. Sepse vetëm kështu, -shton ai, -do ta paraqesin para syve të tu të vërtetën lakuriqe dhe të panjollosur, sepse e vërteta nuk ka nevojë të lyhet dhe të stoliset me fjalë të bukura."
350 vjet pas Frang Bardhit, Ukshin Hoti ecën në të njëjtën hulli të filozofisë politike të historisë. Ukshin Hoti e konsideron politikën si një modus operandi të pashkëputur nga moraliteti historik dhe i perspektivës. Sipas Aristotelit, vërtetë njeriu është "kafshë politike" po në ato kushte dhe rrethana që e realizojnë historinë, jo si një zoologji instinktive, po si një politikë mbikafshore dhe tërësisht njerëzore, pra të kthimit të kafshës në njeri dhe jo të njeriut në kafshë, rrjedhimisht, të politikës në histori dhe jo të historisë në thjesht politikë(…)
Ukshin Hoti e di mirë thelbin e politikës, duke e refuzuar politikanizmin e stilit barok, dogmatik, apo të llojit folklorik e të vulgarizuar. Ukshin Hoti në analizat e tij të guximshme dhe aspak konformiste i shikon realitetet politike në optikën shqiptare, por edhe në atë globale-botërore. Për të bota evro-amerikane nuk duhet t'i kundërvihet çështjes shqiptare, pavarësisht nga pengu tragjik i së kaluarës, pavarësisht nga luhatjet dhe marrëzitë e sotme të politikave të liderëve të përkohshëm shqiptarë.
Ukshin Hoti e shtjellon tezën e një demokracie autentike, si tezën e një integrimi universal, ku nuk zhduket dhe nuk humbet identiteti i kombit shqiptar, po afirmohet në bazë të një të drejte ndërkombëtare të përbashkët për të gjitha subjektet etnike të botës, ashtu siç ka një barazi funksionale për elementet e gjuhës të garantuara përjetësisht nga një gramatikë e brendshme e padeformueshme. Demokracia autentike është një gramatikë e lirisë dhe e dinjitetit, e kulturës, por edhe e kulturave, e së veçantës, por edhe e së tërës. Në një Evropë, apo në një botë dialogjike, kombi shqiptar nuk ka pse të jetë shurdhmemec, një komb handikapat, ose një manekin i skenës (…)
Kombi shqiptar është i pjesëtuar padrejtësisht në struktura shtetërore të huaja dhe të ndryshme, duke qenë de facto një subjekt etnik i papjesëtueshëm dot. Ky komb po e përjeton në imagjinatë atë që kombet tjera e kanë realizuar prej kohësh. Po duke qenë një komb si të gjitha kombet tjera, shqiptarët nuk kanë pse të përjetojnë gjithçka vetëm në imagjinatë (…)
Prandaj ky libër me plot argumente është kundër kompleksit të inferioritetit. Prandaj ky libër është një pasqyrë morali për secilin nga ne, një monument sigurie dhe vetëdieje.
Ukshin Hotin kam pasur rastin ta njoh më 23 nëntor të vitit 1992 në Tetovë gjatë një tubimi mbarëkombëtar për çështjen shqiptare. Ai ishte me trupin plot plagë nga të rrahurat e policisë serbe. Po erdhi në tubim, sepse në të shihte një shprehje të ideve të tij politike dhe të jetës.
Sot Ukshin Hoti është i burgosur. Por që nga burgu, ai na i dërgon akoma më i plotfuqishëm dhe madhështor mesazhet e tij të urta dhe afatgjata. Ai është një intelektual i martirizuar dhe kjo ka një kuptim të vërtetë dhe të madh. Është vetë kombi shqiptar një komb i martirizuar…
Ukshin Hoti është shndërruar tashmë në histori.

Ukshin Hoti - simbol i martirizimit për lirinë e Kosovës

Akademik Rexhep Qosja
Akademik Rexhep Qosja në një intervistë të vitit 1998 për Mr. Ukshin Hotin deklaron: “Ukshin Hoti po bëhet ajo që ishte dhe është Adem Demaçi sot: simbol i martirizimit për lirinë e Kosovës, e kjo domethënë, simbol i qëndresës shqiptare. Kur është burgosur Ukshin Hoti, para disa vjetësh, gazetat tona e kanë botuar lajmin me disa ditë vonesë. Mbasi që është burgosur Ukshin Hoti, edhe pse kuadër universitar, Universiteti ynë nuk e ka ngritur zërin kundër mbajtjes së tij në burg. Sot kanë ndryshuar punët. Sot Ukshin Hoti përmendet shpesh në shtypin tonë. Në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës është mbajtur promovimi i librit të tij. Për të shkruhet gjithnjë e më shpesh. Diçka ka ndryshuar në shtypin tonë dhe në Universitetin tonë. Diçka po ndryshon në jetën tonë, në politikën tonë. Kemi filluar të vijmë në vete dhe këtë e dëshmon edhe qëndrimi ndaj Ukshin Hotit.
Ne po jetojmë "të lirë" nën pushtimin e Serbisë e Ukshin Hoti po vuan burg! Ne po bëjmë "të lirë" politikë, nën pushtimin e Serbisë e Ukshin Hoti po vuan burg! Ne po stolisemi me stoli pushtetore -"president", "deputet', kryetar partie, e të tjera, nën pushtimin serb, e Ukshin Hoti po bën burg Serbie! Ne për lirinë e Kosovës po "luftojmë", duke marrë rroga, duke u vozitur me vetura luksoze, duke pritur e përcjellë mysafirë me dreka e darka zyrtare - si parardhësit tanë politikë komunistë, e Ukshin Hoti po dënohet me burgje, për shkak të përpjekjeve për lirinë e Kosovës! Me mbajtjen në burg të Ukshin Hotit dhe të te burgosurve të tjerë politikë, regjimi serb dëshiron ta arrijë sot, atë që synonte ta arrinte me mbajtjen në burg të Adem Demaçit dhe të të burgosurve tjerë politikë!
Mbajtja e Ukshin Hotit dhe e bashkëmendimtarëve të tjerë në burgjet e Serbisë e rëndon shumë ndërgjegjen e njeriut tonë politik sot, dhe i qet hije të rëndë politikës që bëjnë bashkimet tona politike. Deshëm s'deshëm ta pranojmë, Ukshin Hoti - ky sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe kjo tregon se populli ynë e çmon ashtu siç duhet njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare që e rrezaton sot emri i tij.

Kur mungon tigri, majmuni bëhet mbret

Ismail Kadare
Shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare në një intervistë të vitit 1996, thotë: ”Emrin e Ukshin Hotit e kam ndeshur aty-këtu në shtypin e Kosovës, por përherë në mënyrë të paqartë. Edhe kur merret në mbrojtje, edhe kur kërkohet lirimi i tij, kjo bëhet në mënyrë disi të ftohtë, si për një hije. Së paku në atë lloj shtypi që unë kam pasur rastin të lexoj.
Duke e ndjerë veten fajtor për një mosnjohje më të saktë të këtij personaliteti të rëndësishëm të popullit shqiptar, e vetmja gjë që për mua ka
qenë e qartë sapo kam lexuar fragmentet e para nga mendimet e tij, ka qenë përgatitja e lartë profesionale. Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burimi i fatkeqësisë që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir. Ka qenë tragjedi e vjetër e popujve ballkanikë, veçanërisht e shqiptarëve, përpjekja për të mënjanuar nga udhëheqja e një lëvizjeje, e një populli apo shteti, njerëzit më të zotë. Kur mungon tigri, majmuni bëhet mbret, - thotë një proverb kinez. Kjo logjikë e mbrapshtë, logjika e triumfit të mediokritetit, i ka shkaktuar, e, me sa duket do t'i shkaktojë ende dëme të ndjeshme çështjes shqiptare.
Ukshin Hoti duhet të dalë sa më parë nga burgu. Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç'partie i përket ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë kombi shqiptar ka nevoj për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme.

Hoti është një avokat i përkushtuar i demokracisë

Adem Demaçi
Në vitin 1998, me rastin e nominimit të Mr. Ukshin Hotit për çmimin “Saharov”, Adem Demaçi fitues i Çmimit Saharov për vitin 1991, i shkruan këtë letër deputetëve të parlamentit evropian:
“Të nderuar anëtarë të Parlamentit Evropian,
të dashura zonja dhe zotërinj,
Me rastin e nominimit të Mr. Ukshin Hotit për çmimin Saharov, jam i lirë t'ju drejtohem me mbështetjen time për nominimin e tij. Unë jam i bindur se jo vetëm që çmimi do të shkojë në duart e duhura, por duke i dhënë çmimin Saharov një të burgosuri politik që vazhdon të vuajë dënimin e tij, ju do të lartësoni kuptimin e vetë çmimit nga pozita e mirënjohjes së thjeshtë në angazhimin politik.
Një angazhim i tillë sot është më se i nevojshëm për ndërtimin e një tablloje të plotë për Evropën, për theksimin e kontrasteve të mëdha ekzistuese, për shpjegimin e tyre dhe për dhënien e një vizioni të qartë mbi atë se çfarë do të duhej të ishte Evropa.
Në anën tjetër, z. Hoti është një avokat i përkushtuar i demokracisë, i të drejtave të njeriut dhe i paqes. Ai shfrytëzon arsyen dhe njohjen e tij brilante për të shpjeguar kuptimin e vërtetë të paqes dhe zbulimin e rrënjëve të saj në drejtësi. Gjithë jetën e tij ai e ka vënë në shërbim të luftës për paqen për të cilën Kosova sot ka nevojë më shumë se kurrë. Çmimi Saharov e meriton Ukshin Hotin, dhe Ukshin Hoti e meriton atë. Me konsideratat e mia më të thella.

Ukshin Hoti është një hero i gjallë i kombit shqiptar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

UKSHIN HOTI ËSHTË SHNDËRRUAR TASHMË NË HISTORI Empty
MesazhTitulli: Re: UKSHIN HOTI ËSHTË SHNDËRRUAR TASHMË NË HISTORI   UKSHIN HOTI ËSHTË SHNDËRRUAR TASHMË NË HISTORI Icon_minitimeTue May 12, 2009 10:44 pm

Bedri Dedja
Shkrimtari i shquar Bedri Dedja, në një intervistë dhënë gazetës “Zëri i Kosovës” në dhjetor 1997 për të madhin Ukshin Hoti thotë: “Për mua, Ukshin Hoti është një hero i gjallë i kombit shqiptar. Unë madje nuk habitem pse serbët mbajnë në burg Ukshin Hotin dhe jo ndonjë personalitet tjetër madhor të Kosovës. Vepra e tij «Filozofia politike e çështjes shqiptare» të kujton veprat e mëdha, si «Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet» e Sami Frashërit, «Çështja shqiptare» e Rexhep Qoses etj.
Vepra të tilla shekulli shqiptar prodhon pak. Unë jam shumë i brengosur që atë po e torturojnë shpirtërisht edhe si prind. Këto tortura kanë synim më të largët. Ato duan të errësojnë horizontin e tij kombëtar dhe politik. Por kam shumë besim se nuk do t'ia arrijnë. Ukshin Hoti do të dalë nga burgu si feniksi.

Ukshin Hoti është një nga politologët më të shquar të popullit tonë


Dritëro Agolli
Shkrimtari e poeti ynë i madh Dritëro Agolli, në një intervistë në Radio Televizionin Shqiptar, në mars 1998, për politologun e shquar Ukshin Hoti, ka thënë: ”Unë vë re një gjë, që për daljen e Ukshin Hotit nga burgu nuk është bërë shumë në Shqipëri, as në Shqipërinë këtej Drinit, ku jemi ne, dhe as në Shqipërinë përtej Drinit, ku janë vëllezërit tanë. Ukshin Hoti është një nga politologët më të shquar të popullit tonë. Ai vetëm me këtë libër (Filozofia politike e çështjes shqiptare” - vërejtja ime Sh.B) e ka treguar që është një filozof i vërtetë në problemet e politikës, por jo të një politike vulgare. Ai e shikon politikën në prizmin e filozofisë, dhe nxjerr konkluzione në bazë të fakteve konkrete dhe të historisë së popullit tonë. Ai nuk i trajton problemet historike dhe kombëtare thjesht në mënyrë deskriptive. Duke lexuar librin e Ukshin Hotit ti ndjen një thellësi të madhe të mendimit të tij, por njëkohësisht ndjen edhe një krenari që ka njerëz të tillë të shquar vendi ynë në të gjitha fushat e jetës. Por këtu, në këtë fushë, dmth. të filozofisë politike, unë nuk kam lexuar ndonjë të dytë që të jetë më i zoti se Ukshin Hoti.
Problemin e çështjes kombëtare ai e vështron në prizmin filozofik, në prizmin historik dhe në prizmin politik. Nuk thotë vetëm se si është Shqipëria, si është kjo çështja jonë kombëtare, por edhe se si mund të zgjidhet. Dhe kjo është nga meritat më të mëdha, sepse në shumë shkrime për problemet tona kombëtare tregohet vetëm se si ka qenë, sa i vjetër është populli ynë, me kë ka pasur të bëjë, me përplasjet me fqinjët, me Evropën etj., por nuk jepen koordinata të sakta se ç'mund të bëhet që populli ynë të bëhet një popull i bashkuar, një komb jo i ndarë, jo i prerë me shpatë siç është sot Shqipëria. Dhe këtu qëndron merita më e madhe e Ukshin Hotit, pra në faktin që jep perspektivën se si duhet bërë... me një fjalë, ky libër është një program, nuk është thjesht një libër për filozofinë politike, por është si një program për shqiptarët, se si duhet të bëhet Shqipëria një vend me të vërtetë i evropeizuar.
Ne flasim e themi se do të hyjmë në Evropë, do të evropeizojmë Shqipërinë, etj. Të gjitha këto janë fantazira, janë gjysmake. Shqipëria evropeizohet kur të jetë një, e plotë, dhe jo kështu dy copësh, se kështu nuk evropeizohet kurrë. Kë do të evropeizosh ti, tre milionë banorë do të evropeizosh? Po tre milionë të tjerë? Dmth. problemi është tepër i ngatërruar për sa i përket evropeizimit të Shqipërisë, civilizimit të saj etj. Civilizim do të thotë kur të jesh një. Po s'qe një nuk je i civilizuar plotësisht. Dhe Ukshini e trajton këtë problem.
Pastaj dhe një tjetër gjë: unë mendoj që njeriu mund të nxjerr konkluzione jo vetëm nga libri që kemi këtu përpara, po dhe nga gjithë aktiviteti i Ukshin Hotit, se ai nuk është vetëm një filozof, politikan i kabineteve, i zyrave e i arkivave, por ai është një njeri i aksionit, një njeri i luftës për një ideal të madh. Se ka lloj-lloj filozofësh, politikanësh, historianësh, edhe ata kanë të drejtën e ekzistencës dhe nuk mund të them se nuk janë të shquar, por tek Ukshin Hoti bashkohen dituria, zgjuarsia filozofike me aksionin, me njeriun aktiv, me patriotin e vërtetë, jo thjesht një patriot librash, po një patriot i madh, që i vë supet Shqipërisë. Dhe fakti që gjendet në burg, dhe ka kohë që vuan burgimin e nuk del dot nga burgu, tregon se sa patriot dhe se sa njeri i lavdishëm është ai. Po ne shqiptarët fatkeqësisht njerëzit e shquar i kemi pak mëri, nuk i kemi aq shumë në përkrahje, ndonjëherë duam dhe t'i spostojmë nga politika ose nga aktiviteti, siç është puna me Ukshin Hotin. Unë nuk mund të flas me kompetencë të madhe lidhur me mënjanimin e tij, por unë vë re një gjë, që për daljen e tij nga burgu nuk është bërë shumë në Shqipëri, as në Shqipërinë këtej Drinit, ku jemi ne, dhe as në Shqipërinë përtej Drinit, ku janë vëllezërit tanë.

Mr.Ukshin Hoti është njeri që ka «Unin» e vet me «U» të madhe!


Prof.Agim Vinca
Prof.Agim Vinca në një fjalim të mbajtur në një mbrëmje proteste për lirimin e Mr.Ukshin Hotit, në Prishtinë, më 24. 09. 1994, do të shprehet:” Me njeriun që na ka tubuar sonte këtu (sikurse edhe mbrëmë dhe në netët që do të vijnë), Mr. Ukshin Hotin, nuk kam pasur raporte të afërta miqësore, por kam pasur respekt - e kam çmuar gjithmonë - për qëndrimin e tij dinjitoz e konsekuent në jetë dhe në krijimtari. Them edhe në krijimtari, sepse Ukshini është publicist, eseist, politolog...
Është hera e tretë që Ukshin Hoti bie në burg (herën e parë pas vitit 1981), kurse «ndeshjet» e tij me policinë serbe kanë qenë edhe më të shpeshta. Përse? Për shkak se policia serbe dhe pushteti të cilit i shërben ajo e dinë fare mirë se cilët janë kundërshtarët e tyre të vërtetë në mesin e shqiptarëve. Miku dhe kolegu ynë, Ukshin Hoti, tash sa muaj ndodhet në burg. Së shpejti pritet gjykimi dhe ndoshta (me siguri) edhe dënimi i tij dhe jemi mbledhur të protestojmë kundër këtij gjykimi absurd e të kërkojmë lirimin e tij.
Po prej kujt?
Prej gjyqit serb, që është instrument në duart e okupatorit. Kështu e kemi ne. Ndodh që të kujtohemi për njerëzit tanë kur ikin, kur bien në burg, kur largohen (jo rrallë as në raste të tilla!), ndërsa kur i kemi pranë i fyejmë, i rrethojmë me heshtje, i injorojmë, i nënçmojmë, i linçojmë... Edhe pse nuk kam pasur kontakte të shpeshta me të, Ukshini më është dukur viteve të fundit disi i vetmuar, i izoluar, i braktisur, i harruar dhe ngapak i frustruar.
Ukshin Hoti është nga ata njerëz që i stolisin karakteri, krenaria, kryelartësia. Ai është njeri që ka «Unin» e vet me «U» të madhe. E kjo nuk është pak. E vlen të jesh i tillë në jetë, edhe pse kushton shtrenjtë. Intelektual me koncepte të qarta e përkushtim të lartë ndaj kombit, shtetit, politikës, demokracisë, në shkrimet dhe paraqitjet e tij, veçmas në revistën «DeA», ai u angazhua me të drejtë, siç e thoshte edhe titulli i saj, për një demokraci autentike; për një demokraci në kushtet shqiptare, ashtu siç u angazhua edhe për një politikë unike e me strategji të qartë kombëtare. Për intelektualët dhe veprimtarët si Ukshini ekziston patria (dmth. Atdheu) pastaj partia; ekziston kombi pastaj demokracia. Sepse, demokracia pa kombin është si lulja në trupin e të vdekurit, ka thënë një poet.

Mr. Ukshin Hoti - intelektual që sugjeron guximin politik


Akademik Esat Stavileci
Akademik Esat Stavileci, në qershor të vitit 1998 në një dokumentar televizivë kushtuar Mr.Ukshin Hotit, deklaron: „Kemi të bëjmë me një emër të intelektualit që sugjeron guximin politik, një emër të një eseisti politik që sjell shprehjen kompetente profesionale, që nxit fuqinë e të menduarit, ndërsa kur flasim për veprën e tij, kemi të bëjmë me një vepër të një njohësi të mirë të sistemeve politike e të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për një vepër të historianit të çështjes shqiptare.
Me këtë rast do të theksoj angazhimin e Ukshin Hotit për t'i dalë zot kauzës kombëtare, me gjerësinë e shtruarjes së çështjes së Kosovës dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi. Pastaj më duhet të theksoj argumentimin e tij të bollshëm e profesional me themelësi politike, pse Kosova është dhe duhet të jetë republikë. Theksoj mbrojtjen e tij brilante, në mënyrë të veçantë, që i bëri para gjyqit qenies së Kosovës republikë mbi parimin e së drejtës së vetëvendosjes. Theksoj premisat e filozofisë politike në veprën e tij, dhe më në fund theksoj mendimin e tij të mëvetësishëm, autentik, në rrahjen e çështjes kombëtare shqiptare që emrin dhe figurën e tij e bëjnë sui generis, dmth. të një lloji të veçantë. Prandaj është fjala për një emër dhe një vepër të cilën duhet ta përkujtojmë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
Albanian Warrior
Antar i ri
Antar i ri
Albanian Warrior


Numri i postimeve : 121
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 8
Data e regjistrimit : 19/03/2009

UKSHIN HOTI ËSHTË SHNDËRRUAR TASHMË NË HISTORI Empty
MesazhTitulli: Re: UKSHIN HOTI ËSHTË SHNDËRRUAR TASHMË NË HISTORI   UKSHIN HOTI ËSHTË SHNDËRRUAR TASHMË NË HISTORI Icon_minitimeWed May 13, 2009 6:21 pm

Ukshin Hoti me te vertete meriton respektin me te madh per te megjithse ai eshte i zhdukur dhe besoj qe ne zhdukjen e tije ka gisht serbia dhe udb-ashat e saj prandaj ai është një hero i gjallë i kombit shqiptar nje intelektual nje politolog dhe fjalet nuk mjaftojne per veprat e tije...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

UKSHIN HOTI ËSHTË SHNDËRRUAR TASHMË NË HISTORI Empty
MesazhTitulli: Re: UKSHIN HOTI ËSHTË SHNDËRRUAR TASHMË NË HISTORI   UKSHIN HOTI ËSHTË SHNDËRRUAR TASHMË NË HISTORI Icon_minitimeWed May 13, 2009 9:35 pm

Ukshin Hoti do mbetet perjetesisht njeri nder figurat me te shquara te qeshtjes kombetare.
Ai vazhdone te jete perjetesisht simbol i rezistences,guximit dhe sakrifices per atdhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





UKSHIN HOTI ËSHTË SHNDËRRUAR TASHMË NË HISTORI Empty
MesazhTitulli: Re: UKSHIN HOTI ËSHTË SHNDËRRUAR TASHMË NË HISTORI   UKSHIN HOTI ËSHTË SHNDËRRUAR TASHMË NË HISTORI Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
UKSHIN HOTI ËSHTË SHNDËRRUAR TASHMË NË HISTORI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 25 zbulimet me te medha shkencore ne histori
» Histori e Hershme - Pellazge, Ilire dhe Epirote
» A është Fsk-ja ushtri?!
» C'eshte Filozofia?
» Shkrime nga njeriu i idealit kombëtar-ALBIN KURTI...!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Histori-
Kërce tek: