Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Poezi nga autor te ndryshem

Shko poshtë 
4 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Icon_minitimeFri May 15, 2009 6:42 pm

Vaçe Zela

Nënës Shqipëri


Rrjedhin o mengjeset,
rrjedhin si ujevara,
ja keshtu mes njerezve,
jeta jone edhe hapat

Hyj dhe une mes tyre,
shtoj nje fjale, nje kenge,
eshte kjo kenge e jetes,
per ty Shqiperi,
per ty Shqiperi moj nane

Me merr ne krahet e tua,
si merr femijen nena,
qe ballin te ma puthi,
edhe dielli edhe hena.

Une marr nga drita jote,
ti merr nga zemra ime,
dhe dore per dore rendim,
e shtrenjta jeta ime.

Rrjedhin o buzembremjet,
rrjedhin kalterojne,
ne nje kend te globit,
rritim jeten tone

Hyj dhe une mes tyre,
shtoj nje fjale, nje kenge,
eshte kjo kenge per jeten,
per ty Shqiperi,
per ty Shqiperi moj nane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Icon_minitimeSat May 16, 2009 10:53 am

Diritëro Agolli

Anës Lumenjve


Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.
Se ç'e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.
Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç'u mpaka,
Se ç'u çora, se ç'u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal' e më bën trim,
më jep forc' e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.
Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Icon_minitimeSat May 16, 2009 10:54 am

ARVANITASI

Mëmëdhe, ar i kulluar,
nuk ka tjetër përmbi ty,
prandaj je kaq i lakmuar,
prandaj të kanë halë në sy.

Zuzarisht të janë vërsulur,
ç’mbahet mend në histori,
thikën në shpinë të kanë ngulur,
me intriga e dhelpëri.

Të kanë vrarë, të kanë plagosur,
sa gjymtyrë t’i kanë hequr,
kjo gjë a do ketë të sosur,
padrejtësitë për t’i ndrequr.

Se burrat s’të kanë munguar,
si për penë dhe për shpatë,
që gjakun s’e kanë harruar,
prejardhjen nga ajo baltë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Icon_minitimeSat May 16, 2009 10:54 am

KRENARISË SË KOMBIT

Tek ti çdo gjë ish e gjelbër dhe e kaltër,
ashtu siç e dëshiroje ti,
ishte e kthjellët dhe e pastër,
e bukur e plot madhështi.

Besnik i paepur i prejardhjes
për të cilën mbaheshe krenar,
shtjellove dhe mbrojtje një sërë ngjarjesh,
në dhembshuri, afsh e zjarr.

Me dhimbje të kujtojmë e nderojmë
si ishe, me fjalën e pasionin flakë,
në gjurmët e tua do të shkojmë,
është njëlloj si të të japim jetë dhe gjak,

Më i kthjellët se ti nuk ishte kristali,
nga e tillë baltë ishe i ndërtuar,
se ishe dhe mbete bir shqiptari,
vdiqe, me Shqipërinë i dashuruar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Icon_minitimeSat May 16, 2009 10:55 am

Pashko Vasë Shkodrani

O moj Shqypni e mjera Shqypni


O moj Shqypni, e mjera Shqypni.
Kush të ka qitë me krye në hi,
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë...

Por sot, Shqypni, më thuaj si je?
Por si lisi i rrëzuem përdhe;
Shkon bota sipri me këmbë të shklet
E një fjalë t’ambël kurrkush s’ta flet.

Kujt i ban zemra me lanë me dekë
Këtë farë trimëreshe që sot asht mekë,
Këtë nanë të dashtun a do ta lamë
Që njeri i huej ta shklasë me kambë.

Nuk, nuk! Kët’ marre askush s’e do
Kët’ faqe të zezë gjithkush e dro.
Para se të hupet kështu Shqipnia
Me pushkë në dorë le t’desi trimnia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Icon_minitimeSat May 16, 2009 10:56 am

Lamë Kodra

Unë e dua Shqiperinë


S'kam çiflik e s'kam pallate,
S'kam dyqan me kater kate,
Po e dua Shqiperine
Per nje stan ne trebeshine,
Per nje shkarp e per nje gur,
Per nje gardh e per nje mur,
Per kasollen mbi Selishte,
Per dy ara ne Zallishte,
Per nje lope e per nje gomar,
Per nje Balo,nje manar.
Une e dua Shqiperine
Si bari dhe si fshatar.
Une e dua Shqiperine,
Per terfilin mi lendine,
Per nje vaze gjeraqine,
Dhe per ujet qe buron
Nga nje shkem e gurgullon
Neper lista gjetheshume,
Edhe zbret perposh ne lume.
Une e dua Shqiperine
Per nje lule trendeline,
Per nje zok qe fluturon,
Per bilbilin qe kendon
Ne ato ferra ne ato hije
Kenge malli e dashurie,
Kenge shpirti te helmuare.
Une e dua Shqiperine
Si poet i dhemshuruare.
Une e dua Shqiperine
Qe nga Korca e Vranine,
Ku del bujku qe me nate
Me parmende dhe me shate,
Mbjell e korr me djell,me hene
Dhe s'ka buke per te ngrene,
Ku nallbani dhe samarxhiu
Mjeshtri,kallfa e kallajxhiu,
Krrusen dite e krrusen nate,
qe te hane buke thate,
Ku hamalli neper skela
Ngarkon hekur dhe varela,
Kembe zbathur,***** cjerre
Punon vetem per te tjere.

Une e dua Shqiperine
Qe nga Shkupi e Janine,
Ku nje popull derezi
Heq e vuan roberi
Po ka shpirtin luftetar.
Une e dua Shqiperine
Si shqiptar e bir shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Icon_minitimeSat May 16, 2009 10:57 am

Naim Frashëri

Shqipëri, o jetëgjatë,
ty të kemi mëmë e atë
dhe për ty do të luftojmë
gjersa të të trashëgojmë.
Për ty të gjithë, ditë dhe natë,
mendohemi gjerë e gjatë,
ti kurrë s´prishesh, s´shkretohesh,
as drobitesh, as rrëgjohesh,
më ke gjithë bukuritë
e tëtëra mirësitë,
ke fusha me lule shumë.
lumenj të mëdhenj pa gjumë,
male të lart' e të veshura,
buzën e detit të qeshur,
Mëje dritëz në dritë
me të gjitha mirësitë.

Shqipëri, të qofsha falë,
të kam mëmë e më ke djalë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Icon_minitimeSat May 16, 2009 10:57 am

Z Ë R I Preshevës

Rrustem G e c i – poezi promemoriale


Ngritemi që të j e t o j m ë
ngritemi që të ndërtojmë
ngritemi të bëjmë më shumë
Kosovë është Presheva, hej!..

Si të jetojë nën terr të huaj
me duart e tij të përgjakura
me drejtësinë e të çmendurit
Me atë që vetëm më vret

Në këtë t o k ë denbabaden
unë kam varret e stërmoçme
të rënët e të gjitha kohrave
këngët e të gjitha betejave

O ti që flet krejt ndryshe
K o s o v ë është emri im
Kosovë është g j a k u im
Shqipëri është Presheva, hej!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Icon_minitimeSat May 16, 2009 10:58 am

Kjo Europë që na ndan

Çamërinë e mori hasmi, i vu zjarr
çamëri kjo zemër malli s'pushon vaj,
djelt' e vajzat myslymanë turq t'i quan',
çamëri e bukur manë përse t'veçuan.

Lot i gjakut kur kullon teshash prer,
çamëri që mallkon kohën djerr,
nën gëzhoja dhe rrënoja shpirti plag'
zemër nëne gjithmon hapur ndriçon flak'

Flak baruti t'energjis që buçon
rrembash gjaku t'krenaris kur vërshon
dor' e hekurt historin mbërthyer, parzmore
bijt'e tu trimëri blatuar, shekullore.

Camëri si mëmëloke që na pret,
pranë vatrës ku vaj ullirit lugut rrëshqet
Rrjedh nga shekujt e historis' arbërore,
perëndi Olimpi themelet e tu, përmendore.

Ujërave të rivierës tënde qielli i kaltër
vrerin për të larë mes vrasjesh makabër ,
me mijëra fjalë e bebëzima foshnjesh therr',
për drejtësinë në gjirin tënd mbetur vrer.

Vrer e gjak në histori pa u shëruar,
kur dikur ne sërish për t'u takuar
në Europ' që të dyja ja ku jemi,
por se grekun m'u në mes ne e kemi
dot s'takohemi as përqafohemi ne me mall
jemi afër por larg rrimë si gërdall.

Kur O Zot nga shekujt ti,do t'na shikosh
për t'na falur pak liri, të na bashkosh !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Icon_minitimeSat May 16, 2009 11:01 am

Besim Zymberi

Juve që e prekët historinë


Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës

O ju qe u niset ne rruge te gjate,
Atje ku kembet nuk arrijne!
Me shume e deshet driten se te zezen nate,
Shkuat. Pas, roje kishit historine.

O ju qe u niset ne rruge te gjate,
Orteqe te medha rrugen jua prene;
Nga telat e kitares ne te zezen nate,
Kenga per lirine shpejt c'e mori dhene.

O ju qe u niset ne rruge te gjata,
Valle, keni arritur apo ende ecni?!
Per Kosoven trime jeten tuaj dhate,
Historia e ndjen se ju po e prekni.

O ju qe u niset ne rruge te gjate,
Me zogjte drejt lirise fluturoni mbi re,
Ju qe beni drite ne te zezen nate,
Nje faqe e ndritur ne historine e re.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Icon_minitimeSat May 16, 2009 11:02 am

Malli i Shqiperise

Ismail Kadare


Me ka marre malli per Shqiperine tone
Sonte, kur po kthehesha me autobuz,
Tymi i cigares "Partizani" qe pinte dikush
Dridhej, kalteronte bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh me gjuhen e shqiptareve

Mua bashkeatdhetarit
Te shikoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi.
Dhe ne rruget ku s'kam bere marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ta mbajne,
Koken do ta tundin,
Po une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.

Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara
Gjethe te thara gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.

Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh, te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet mjeker bardha e mjekergjelbra,
Per netet e najlonta qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq
muzgjeve shtegtojne.

Per lokomotivat e kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat, kopete, e varret
Malli me ka mare, malli me ka mare,
per shqiptaret.

Me ka mare malli e se shpejti vi atje
Duke fluturuar mbi mjegullat si mbi deshira,
Sa i larget, aq edhe i dashur je, Atdhe.

Aerodromi do te dridhet nga uturima
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg Atdheut sigurisht do te kene qene
ndonjehere.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Icon_minitimeSat May 16, 2009 11:03 am

Fatos Arapi

Atdheu


Atdheu është dhembje, është dhembje,
Një prill i pikëlluar në shpirt.
Atdheu është kryqi, është kryqi.
E mban – edhe të mban ty – në shpirt.

Atdheu është toka e premtuar.
Ti shkel si një zot dhe s’e ke ndën këmbë.
Atdheu s’ka fjalë, ka sy të trishtuar.
Vdes dashuria në dashuri që të çmend.

Atdheu është buka e uritur:
Të ikën nga duart e dot nuk e ngop.
Ëndërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur.
Me sytë n’errësirë vetveten kërkon.

Atdheu është varr i hapur, është varr.
Një jetë drejt tij shkon me besë që bind.
Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë.
Në një pikë loti lirinë e lind.

Atdheu yt i vogli, i vogli,
ai hyjnori, i pavdekshmi – loti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Icon_minitimeSat May 16, 2009 11:04 am

Ismail Kadare

Portreti i Skenderbeut


Si dite e plote ai shtillej
me re dhe ere mbi atdhe
Nje emer, Gjergj, e kish si diellin,
Tjetrin si henen, Skenderbe.

Dy brire dhie kish mbi krye,
Embleme e vjeter e cuditshme,
Sikur ta dinte qe mes brinjve
Dy perandore do te godiste.

Njezet e kater luftera beri,
NJezet e kater vdekje theu,
Cka manget linte diten Gjergji,
Plotesonte naten Skenderbu.

Pas vdekjes eshtrat iu ndane,
Ne mijera varre ato u shkrine.
Gjithcka te shumte ai pati,
Te vetmen kish vec Shqiperine
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Icon_minitimeSat May 16, 2009 11:05 am

Naim Frasheri

Tradhetoret


Shoke, kemi ne mest tene
Shum' armik' e trathetore!
Popo! mos u qofte thene!
Vec qe s'kane gje ne dore.

Harruane memedhene
Dh' e lane kombine tene
E nje tjatere na gjene!
Popo! mos u qofte thene!

Lane zonjen e levduar
E zune nje kurve shtrige,
Te ndyr' e te mallekuar,
Te felliqur e te lige.

Lane memen te xhveshur
Dhe mundohene per bote,
Pa dhe bota duke qeshur
U thote: mundohi kote!

Qysh u bene Efialte
E nuk e njohin te miren,
Uthullen pandehin mjalte
Edhe drite erresiren!

Buk' e memedheut zente
Tradhetoret e pabese!
Dhe Zoti derrmen u dhente,
Kurre mos pacine pjese!

Miqt' armiq i kane bere,
Armikete miq i zune,
Qysh jane fyell te tere!
Ç'eshte kjo e madhe pune!

Fajn' e math kur do ta njohin
Njerezit e mallekuar?
Dritene pse nuk e shohin,
Apo jane te verbuar?

Jane se gjithash te marre
Dhe te liq me te vertete,
Memedheut bejne varre,
Po do te biene vete,

Se mbreteron e verteta,
S'del kurre genjeshtr' e shkrete
T'ish ashtu, qe prishur jeta,
S'kish mbetur gje e vertete.

Ata turpine fitojne,
Nder' e tyre posht' e hedhin
Dhe armikete gezojne
E ne erresiret bredhin.

Nuk eshte kurre haruar
Dh'e mira dh'e lig' e shkrete,
Te gjitha jane paguar,
S'ka mbeture gje ne jete.

Lerini, pa do ta gjejne,
Te verteten do ta njohin,
Se tani s'e dine c'bejne,
Jane te verber e s'shohin.

O, popo c'turp kane marre!
Jane bere tradhetore
Dhe s'jane me shqipetare,
Se nga kombi hoqne dore.

Me te huajne u bene,
Me armikn' e Shqiperise,
S'duane gjuhene tene
Armiket' e Perendise!

Ndjej, o Zot, se nuke dine
Se c'bejne, jane mahnitur,
Rrahin te prishin shtepine
Pun' e lig' edh' e merzitur.

Te gjoret jane ne gjume,
Te vertetene s'e dine,
Do te mundohene shume,
Pasdaj mentte do t'u vine.

Vellazerin' e harrojne
Dhe kombin e memedhene,
Dhe armikete degjojne
Edhe s'dine se ku vene.

Hiqni dore, hiqni dore!
Mblithni mentt' e tuperohi,
Mos u beni trathetore,
Se pasdaj do te pendohi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Icon_minitimeSat May 16, 2009 11:05 am

Andon Zako Cajupi

Greku dhe shqiptari


Greku:
- Pse ju Shqiptare,
Keni djem te mbare,
Te zgjuar, te zote,
Te forte e te plote?
Shiko djemte tane
Sikur nuk hane
Te verdhe, te thate
Te trembur si grate,
Te liq, te pabese.
Pa turp e pa shprese..
Gjak ne zemer s'kane!
Tuajte pse jane
Trima te vertete?

Shqiptari:
- Se i bejme vete,
S'na ndihne te tjere,
Si ju, mor te mjere!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Icon_minitimeSat May 16, 2009 11:06 am

Fan.S.Noli

HYMNI I FLAMURIT


O Flamur gjak,o flamur shkabe,
o vend e vatr' o nën' e babë.
Lagur me lot,djegur me flake.
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortese shkëmbi,tmerr tirani.
S'te tremb Romani,as Veneciani,
as serb dushmani ,as turk sulltani.
Flamur i madh per Vegjëli.

Flamur që lind ,Shën Kostandinin,
pajton Islam'e Krishterimin.
Shpall mes feve vllazërimin.
Flamur bujar per Njerëzi.

Me Skenderben' u lavdërove,
dhe në fortun'i fundmi u shove.
Me Malonë prap lart vrapove.
Yll i pavdekur per LIRI.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive.
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive.
Po çdo mizor me shpat' e grive.
O fushë-kuq,o shkabë-zi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Icon_minitimeSat May 16, 2009 11:06 am

Andon Zako Cajupi

C'jemi?...


Greku dhe Bullgari
dhe Turku Barbari,
Nuke dine c'jane...
Dhe turp nuke kane!

Neve, Shqipetare,
Jemi komb i pare.
Po per turp e kemi
Te themi se c'jemi.

Njeri, do Greqine
Tjetri, do Turqine.
Edhe Shqiperine
S'duane t'ia dine!

C'jemi? o te mjere
Jemi Shqipetare.
Si ne s'ka te tjere
Po punoni mbare..

Ne kini o shoke,
Mendjene ne koke,
Harroni Morene
Doni Memedhene.

Nga armiqte largoni,
Dhe me mos i doni,
Se armiq na kane
Duan te na hane.

Lini djallezite,
Lini prapesite..
Po si Perendine
Doni Shqiperine.

Vend i Skenderbeut,
Me i bukri i dheut,
Kur do te gezoije
dhe te lulezoje?

Balt' e Shqiperise
Djepi i Trimerise,
E embel si mjalte..
Zoti na e falte!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Icon_minitimeSat May 16, 2009 11:07 am

Andon Zako Cajupi

Trim i Shqiperise


Kush ka qene trim nje here?
Aleksandr' i madh i vlere,
Pirua me shoke te tjere,
Ne Shqiperi kane lere.
Po nga gjithe me i zoti
Skenderbeu Kastrioti.
O mbret i dashur ku je?
Ku je more Skenderbe?
Si duron ti nen dhe?
Nuk te vjen keq per ne?
Qe ditene qe na le
Vendi yne u be raje!...
Te lutemi dite e nate,
N'ate jete ku ke vate,
Dergona shprese e urate,
Te mos rrojme si grate.
Te ngrihemi te luftojme,
Armiqte t'i shkaterrojme.
Shqiperine ta shpetojme
Dhe lir e me nder te rrojme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Icon_minitimeSat May 16, 2009 11:08 am

Petro Marko


Tungjatjeta Shqiperi, Nene e fisit mireprites
per ata qe te nderojne.
Tungjatjeta Shqiperi, Nene e fisit kryengrites
per ata qe te lakmojne!

Ti je Besa, bujaria, Nene e fisit legjendar
per ata qe te nderojne.
Ti hakmarrja, Burreria, Nene e fisit zemerzjarr
per ata qe te shkelmojne!

Ti o Nene, tere jeten sa kujtohet historia,
theve prangat qe te hodhi shkelesi dhe barbaria!
Fryma jote, jeta jote, zemra jote eshte Liria!
Dhe kur bota ballkanike ra ne zi, ne roberi,
viset e tua kreshnike nuk i shkeli dot njeri.
Bijte e tu sorkadhe mali, rritur ererash per trima,
suleshin mbi invazoret, si ne malet vetetima.

Ti me shekuj dhe kushtrimin per clirimin e Ballkanit.
Ti me gjakun e arbereshit skuqe jeten e tiranit,
shkele ligjet e sulltanit, ngrite zerin per Liri,
dhe me gaz djemte te kendonin "Tungjatjeta Shqiperi!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Icon_minitimeSat May 16, 2009 11:10 am

Dritero Agolli

Nderi


Kam jetuar ngaher me nder.
Dhe doren kerkujt s'ia kam shtrire.
tere jeten kam pasur veç nje defter.
Dhe ne te kam shkruar fjalen e mire.

E kam gjetur fjalen e mire ne qytet.
E ne fshat,e ne asfalt, e ne are.
Dhe kam ngrene buke pe qiber e dert,
me ata qe mbajne lugen ne gishtat e vrare.

Ngahere kam ecur me nenen Shqiperi,
dhe pas krahut te saj jam mbajtur.
Para saj kam qene perjete çilimi,
çilimi dhe burre i matur....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Icon_minitimeSat May 16, 2009 11:11 am

Naim Frashëri

Fjalet e Qiririt


Ne mes tuaj kam qendruar,
E jam duke perveluar,
Qe tju jap pakeze drit,
Natene tua benje drite,

Do te tretem te kullohem,
Te digjem te pervelohmi,
Qe t'u ndihni mir ete shihni,
Njeri-tjetrin te njehni,

Per ju do te rri te tretem,
Asnje cike te mos mbetem,
Te digjem e te qanj me lot,
se deshiren s'e duronje dot,

Une zjarrit nuk i druhem,
Dhe kurr s'dua te shuhem,
po te digjem me deshire,
sa te munt t'u ndrinj me mire,

Kur me shihni se jam tretur,
Mos mendoni se kam vdekur,
jam i gjall' e jam nde jete,
jam ne driten te vertete,

Un jam ne shpirtin tuaj ,
Mos me kini per te huaj,
M'eshte falure durimi,
Andaj po digjem si trimi,

Se ma k'enda t'u benje mir,
Te mos betem ne errsire,
Jakeni rreth meje rrini,
Flisni ,qeshni ,hani,pini,

Ne shpirt kam dashurine,
po digjem per njerzine,
Lemeni te pervelohem,
nuk dua me te ftohem,

Dua ta djeg trupin' e krate.
per ate zotn' e vertete,
Me zjarr ta djek mushkerine,
E te tretem per njerine,

Bashke me gezimt te tija,
te vete te perendia,
un dua njerezine,
Miresin e urtesine,

Ne behi shok me mua,
Ne me dini si un dua,
Njeri-tjetrin ne doni,
Te paudhe mos punoni,

O zemera fluturake,
Qasju pak kesaj flake!
Mas krahett'i pervelon,
po dhe shpirtin ta shenjteron,

Une duke perveluar,
Njerezit i kam ndrituar,
kam qen mik me njerine,
Andaj i di e me dine,

Githe tuajt' i kam pare,
Mem'e at e fis e fare,
si tani gjithe i kam nder ment,
Qe rrinine me ket vent,

Edhe sit ner ju ata shoh,
se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe une si ju jam nderuar,
E jam perzjer' e ndryshuar,

Pa jam bere shum here,
Zjarr e uj' e balt'e era,
Jam nje shkendije pej qjelli,
dhe nje drudheze pej djelli,

Edhe nder qiej fluturoj,
Edhe brenda ne det qendroj,
shum her fle ne balte,
Diku ndodhem dhe ne Mjalte,

Benem qengj e kec e pire,
Lul' e bar e gjeth i mbire,
Dua shum fjale t'u them,
po tremem mos i bej ujem,
E ku shkruhene ne karte,
Fjaet'e gjuhese zjarrte?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Icon_minitimeSat May 16, 2009 11:12 am

DRITERO AGOLLI

Malli per heronjte


S'ka heronj,herojte i perzume
me lavdi perdite i nanuritem
dhe me lajka dalngadal i vume
nje nga nje ne prehje dhe ne gjume.

S'ka heronj,heronjte u merziten,
prisnin endrat,endrat u vonuan
duke pritur heshten e dremiten
dhe ne nina-nana u kenduam.

C'digjeni nga malli per heronjte?
kushedi kur kthehen nga kjo ane
C'i kerkoni?Pritja eshte e kote
S'ka heronj,tani ka pelivane!
Heshtja

Cigarja u dogj gjer ne fund,
Mbi tryeze gjumi me mori
ne xhamet era perdet s'i tund
dhe hesht koridori.

Me koke ne tryeze te flesh,
te shohesh endra te blerta...
Sa ndot...Te zgjohesh e prape te gjesh
ne qoshe te vjellat e lena nga jeta!
Kujdes me fjalen

Kujdes me fjalen,zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri
Pushteti i fjales eshte i vecante
Gatuan male dhe kakerdhi.

Me fjalen rrjedhin perenj me mjalte
Pikojne cezma me helm te zi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Nga fjala humben Jude e Pilate
Stratege e mbreter me mbreteri
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Kur fjala nxiret nga buzet jashte
Si dallendyshja s'vjen ne shtepi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Une fjalen vete e shtroj ne karte
Dhe brenda syve se c'eshte e di...
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!
Varferia
Kishat e shembura
Malli per heronjte
Kujdes me fjalen
Heshtja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Icon_minitimeSat May 16, 2009 11:13 am

Dritero Agolli

Per trimerine dhe friken.



Per trimeri te madhe nuk jam shquar,
po edhe frikacak s'kam qene kurre.
Ka ndodhur te jem trmbur e hutuar,
dhe me keqardhje,s'jam treguar burre.

Kur endeshin qefine per te vdekur,
dhe merrej nder kembe nderi i miqeve,
nje cope e trupit tim mund te ishte djegur,
qe tu verbonte syte e kuq te ligjve.


Kur e verteta mpleksej me genjeshtren,
dhe fshihej neper mjegull pikellimi.
Mund ta zbuloja duke grisur heshtjen.
dhe duke ngritur vale zemerimi.

Megjithate nje frikacak nuk kam qene.
Mbi veten time njerezit i kam dashur,
dhe skam permbysur sofren ku kam ngrene,
Me mall, me lot ne sy e buzeplasur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Icon_minitimeSat May 16, 2009 11:13 am

Dritero Agolli

Ne lufte


Une s'jam nga ata qe ikin nga lufta,
kur marrin ne trup nje gervishje.
As nga ata qe heshtin te futur ne tuta,
kur i peshtyjne me tallje e skemitje.


Une jam gjithmone mes luftes mizore,
dhe them:sikur dhe lufte mos kete,
per dhimbjen njerezore.
Do ndizje lufte me rete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Icon_minitimeSat May 16, 2009 11:14 am

Fan.S.Noli

Zgjidh e merr vetë


A të duhen luftëtarë,
Gjithë botës t'i vësh zjarrë ?
Do arratinë të marrë ?
Merr nja dhjetë Kosovarë!

Njerez të zgjuar me lezet
që i gjen në ç'do anë,
të bëjnë hallv' e salep,
keta janë mjeshtrit Dibranë.

A do njerëz për ahengje,
Për tryez' e për kuvende ?
Burra e gra kërcejn' në lodër ?
Keta i gjen veç në Shkodër!

A të duhen gënjeshtarë,
matrapaz' e kokëtharë,
që rërën shesin për farë ?
Merr Krutanë dhe je i larë!

Po qefli a të duhen
që me jevga din' e kruhen,
Zonja që pjellin çdo vit ?
Vetëm Elbasani rrit.

Do ministra Kolonjarë,
se mbahen burra me mënd,
duan kudo të jenë të parë
në mexhlis' e në kuvend !

Do budallenjë që veç hanë,
e hajvanë me dy këmbë,
pasuri s'dinë të vënë ?
E ke gjithë Myzeqenë!

A do te rruash florinë,
katandinë e shtëpinë,
me dy qofte mbush sininë ?
Ec' e merr Gjirokastrinë !

Do të hash e të besh qejf,
Sofra shtruar si për mbret ?
Pastërti e për hyzmet ?
Të tillë gjen në Përmet

A do male me dëborë,
Trima t' fortë e malësorë,
fort bujar' e burrërorë ?
I ke n' Kukës, i ke me dorë !

Matjanët burra të zotë,
që dikur kanë ngrenë barot,
se i njeh gjith' vendi mbarë,
Janë të gjithë për xhandarë !

A do trima e sejmenë,
kapardisur kudo venë,
pa zëre gjumi mos flenë,
Për tre Mirditor' bëj benë !

Do dembela për Stamboll',
Mos u loth, t' gjezdiç dynjanë,
Më Tiranë rresht' taborrë,
Vetëm të zgjatësh një dorë !

Do për punë një Korçar,
E ke bujk dhe ushtar,
Te gjith' bashkë venë në arë,
Kok' e këmbë s'kanë të sharë !

Hall i math me Skraparlinë,
ka rrezik të hash dhe dru,
Dy ministra le rrinë,
Se na duhen dhe pa tru !

A do urt' njerzit të rrinë,
Në komandë të kesh ushtrinë ?
Me taban ta kesh njerezinë,
Merr të gjithë Labërinë !

Ore të gjorë harruam Vlorën,
se kjo punë lahet me gjak;
Dy shirita, një medalje,
Kësaj gjëje i venë kapak !

A të duhen sharlatanë,
që të lëpihen në ç'do anë,
që të përçajnë vatanë?
Ke sa të duash Tropojanë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem   Poezi nga autor te ndryshem - Faqe 2 Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi nga autor te ndryshem
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Ismail Kadare-Poezi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Arti dhe kultura :: Letersi-
Kërce tek: