|
|
| Poezi nga autor te ndryshem | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Meteor V.I.P
Numri i postimeve : 1386 Mosha : 38 Vendi : Në ferr...!! Reputacioni : 22 Data e regjistrimit : 15/02/2009
| Titulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem Sat May 16, 2009 11:16 am | |
| Rrustem Geci
CAMET
Çame , Çame , Çamëri ke kraharorin me flori I ke krojet mëmë e mbesë unë te gjaku do të vdesë Çame , Çame , Çamëri Plot të vrara ke në gji tri të korra në një pemë tri të korra në një lëmë! Çame , Çame , Çamëri tremijë vjet moj i l i r i populli ynë është burrë është si gjaku në flamur Çame , Çame , Çamëri ti moj je njëmijë flori ti ke çamin që punon ti ke çamen që të donë! | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem Fri May 22, 2009 7:13 pm | |
| O BIR!
O bir! Ç'e gjeti, ç'e gjeti shtëpinë përdhese Mbahej e zeza me ca fije shprese E mbështolli nata Nata dhe mandata U ku ku'! Si e more vesh, se të desha unë Erdhi hija jote, vetë kishe punë Hije nazelie Bërthama kajsie Syt'e tu. Ti na pe ngadalë, ngadal' e ngadalë Heshtja jote ishte muhabet i gjallë Na shkrive të dyve O drita e syve Me lot! Varur në mur, shqiponja dhe ti Dje ishe djalë, sot fotografi Ditën të vështrojmë Natën të lotojmë O bir! Përmbi varrin tënd bora që ka rënë Kalë do të bëhet, fjalën na ke dhënë Merri të dy botët Me vehte dhe lotët Zinxhir. Djalë në Tiranë, burrë në Gjakovë Trimi në Preshevë bie në Tetovë Ngrihu bir nga varri Shko tek lapidari Nëna Shqipëri. Do të vinë djemtë, vajzat lulekuqe Pleqtë flokë borë edhe dy burbuqe Se të deshën shumë O deti me shkumë Rri i qetë, fli! Kishe emër mbreti, ca fije argjendi Kalove ylberin, more emrin "Shpendi" Lulet janë strukur Skerdilaid i bukur Dhimbsurisht. O ti qiell i pa anë, o ti qiell! Dhe ti hënëzë e prerë, dhe ti diell! Si s'na thatë asnjë fjalë Kur na ra ai djalë Trimërisht. Varri atje lart, pranë një xhamie Malet rreth e rrotull, tokë Shqipërie! Arratisen lotët Dhe betohen shokët Për LIRI! Ti njeri, a ç'je ti, që qëllove Komandantin dhe shqiponjën dykrenore Mos kujto se i ke fikur Trimat bien për tu ngritur Përsëri!
Nga Bardhyl Llagami, i Ati | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem Fri May 22, 2009 7:14 pm | |
| Nenokja Eh moj e embela nenokja ime, ke lidhur duart e rri menduar veshtrimin tretur pertej dritares, e di c'mendon, e di se c'bluan
Debore e bardhe ne gracke te zuri qekurse ke ardhur, e me s'tu nda, c'debore renka ketu, moj bije Po ketu tek ju qenka hata!?!
Mbeskat cicerojne ne telefon Na mori malli o nena, ku je? Ti ditet me gishtrinj u numeron Ja erdhi nena o shpirt atje.
Ditet e kthimit numeroj edhe une, si do me ikesh kaq shpejt keshtu? Kaq pak do rrish o nene me mua, pangopur me le nga "xhanet" e tua
Koken ne preher me merr si atehere, Djal i nenes - ty te ka nena trime, per ty jam e qete, me ty u cmalla | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem Fri May 22, 2009 7:14 pm | |
| Ne mundsh
Në mundsh të ruash arsyen,kur bota humbet fillin E fajin ty ta hedh-dhe vetes t'i besosh Sa herë tek ti dyshojnë e s'të përfillin, Por dhe gjykimet drejt t'i gjykosh. Në mundsh të rrish në pritje,nga pritja pa u lodhur, A kur t'urrejnë,urrejtje mos t'ushqesh, madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur, Me thejshtësi me to pa rënë ndesh...
Në mundsh të mendosh,por jo si rob ëndërrimesh Dhe t'i trajtosh njëlloj e pa dallim, ngadhnjim e shpartallim-burim mashtrimesh... Në durofsh dot që thëniet e tua të drejta Në kurthe për trutharët,kopukët t'i kthejnë. T'i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta E prapë t'i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë.
Në mundsh fitoret që ke korrur t'i flijosh, Si në kumar,në një të vetme lojë. Të rrezikosh,të humbësh e prapë t'ja fillosh dhe humbjen kurrë të mos e zësh në gojë. Në i detyrofsh dot muskul,nerva,puls e zemër Të të shërbejnë edhe kur gjithshka duket e kotë E të qëndrosh edhe kur s'ke asgjë përveç vullnetit Që veç një fjalë-Qëndro-gjithnje të thotë...
Në mundsh të flasësh me maskarenj,por nderin tënd ta ruash, a t'ecësh përkrah mbretit,pa krenari që të verbon... Në se armiku apo miku s'të bëjnë dot të vuash dhe gjithkënd e çmon,veç sa meriton... Në mundsh t'i mbushësh ti minutat më të rënda me vepra që peshojnë- ...........................Dije dhe mos kij asnjë dyshim E jotja do jetë Bota me çka brenda dhe NJERI do jesh,o biri im! | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem Fri May 22, 2009 7:19 pm | |
| Poemë
Ndarja e kombit
Dardaninë e marrun me dhunë që Kosovë ja vunë emrin kur e shkelën... se Sllavisht e donin çdo punë dhe në akcent të tyre e donin dhe emrin... Sot po luftojnë vetë shqipëtarët, bijtë e Ilirisë të cilët dhe gjuhën e të parve shkojnë tuj e përzije me do fjalë turçe e sllavishte, kundër çdo të mire, Po luftojnë me e nda me letra zyrtare Dardaninë Me e nda përgjithmonë Shqipërinë Ilire!
Në emër të të njëanshmes pamvarësi... në emër të politikave fanatike… të kolltuqevë që ëndrrojnë ti gëzojnë në përjetësi, të gradave të bukura e simpatike… në emër të pa aftësive për të ditur, në emër të pa aftësisve për të njohur historinë, në emër të pa aftësive për të njohur atdheun, në emër të çdo pa aftësie tjetër, po e ndajnë Dardaninë me truallin e Ilirisë së vjetër!
Po thërrasin Berishoviqet-Titistet të Tiranës: "Kujdes ju, se mos Shqipërinë e bashkuar na përmendni!", Po thërrasin të friksuarit e Rugoves ne Prishtinë: “Jo, jo, ne nuk duam bashkim me Atdheun Amë!”, po gëzojnë xhaonturqit me çallmat në fyt... ndërsa bisha sllave e uritur, gjëmon duke pritur mënjëanë.
Hej Iliria ime, Që vetëm nga avioni ti dalloj trojet, malet e brigjet e tua vetëm prej atje lart dallohen piramidat mijra vjeçare, kështjellat, vetëm nga avjoni tash mund të shikohen.
Ska mbetur gjë tjetër nga shqiptaria, burrëria ka vdekur, Besa e të parëve tanë është shuar. burrecat që mbas .... grave gjithë ditën shikojnë kafeneve anë rrugës rrinë duarlidhur duke pritur e shpresuar se mos kush ndonjë copë liri apo bashkim ua hedh kah të kalojnë!
Ndërsa Iliria plakë, malet e tokët e lashta, historia, gjëmojnë, mbuluar me pyje e shkurre, ndërsa kur marrin flakë nga zjarret nxjerrin në dritë gurët e statuajt e Ilirisë… dhe turrët sllavi e thotë se sikur është Ilir, i duket... i ardhuri si cub hajninash njëmijë e katërqind vjeçar, I thotë malit Ilir, se sikur është “sllave krahina”, që Iliri-Pellazgjike i thonë tash e tridhjetëmijë vjet më parë!
Ndërsa shqipëtari, i biri i Ilirisë së vjetër shkon e ulet galmuç shtatë herë në ditë… para çallmës së Osmanit-hajdut karavanesh… i cili e nisi turrin e tij me plaçkë të bame kur kinezëve punëtorë të mirë, plaçkitë ua kish, atëherë kur ata sillnin mëndafshe për tregjet Veneciane.
Ashtu u pasurua Osmani i parë, i biri i Turkemnistanit aziatik dhe turrin e mori me bandat e ti e ju sul Kostandinopolit, mesdheut Antik Ku Kostandini` bir i Nishit të Ilirisë, kish ngritë qytetrimin dhe kulturën e Bizantit kish shtri në ato brigje kur Europa ngrinte kështjella nëpër maja e mbi ujë për tu shpëtuar bishave të natës, ujqërve e arinjëve...!
Ndërsa në të njëmijëtin e treqind e gjashtëdhjetëtin vjetë mbas gjashtëdhjetë vjet luftrash` Kostandinopoli ra... eh mjerë mesdheu, mjerë Troja e lashtë, mjerë Bullgaria, Rumani e mjerë, mjerë Greqia dhe Iliria vetë se në ç`duar hajdutësh u gjënd mesdheu i shkretë!
Çallma osmane valvitej Mesdheut, sulltanet haremet i shtuan me vashat e Ballkanit ku nga tridhjetë për një herë gishtrinjtë e këmbëve ia lëpinin dhe trupin ja falnin dhunshëm në harem Sulltanit... e kopila pa deshirë` të mjerat robina lindnin!
Askush nuk mund ta dijë se kush ishin ato vasha të gjora që skllave u banë, vllezërit prej shpatës ti shpëtojnë... Armene të bukura thonë, Romune, Bullgare, Greke, Afrikane, Sllave, dhe Shqipëtare kishte, se smundet askush ta mohojë!
Ndërsa çallma osmane pushtetin e dhunës e vuni në brigjet e Ballkanit, Shqipëtaret e vertetë mbas trimit Gjergj Kastriota u bashkuan në një kushtrim lirie për atdheun. Krah ju ba Leka i Dukagjinit me fjalët e besët e forta siç ishte e Ilirise tradita ma e mirë e Dheut, Dhe luftuan sa shëmbull ju ban botës në veprat e trimërive deri sa jeta e tyre u shue në ato kohra!
Shqipëtarët, bijtë e Ilirisë, luftuan sa mundën, por ah` tradhëtia hyni, vesi i mashtrimit osmanlli me pare të verdha, me një farë Florini erdhi tuj i mashtrue vllaznit shqipëtarë e kundër njëri tjetrit mjerisht i shtini!
Ja fali osmanlliu një qese me pare arit të birit të shqipëtarit, veç me ndrrue fenë... la fali edhe një qese tjetër, biles edhe një gradë ja vuni krahit, veç ai ta vriste të vëllanë e vet e ta shante Skënderbenë!
Ashtu mjerisht fillojë tradhëtia mids vllazënve shqipëtarë, filloj vrasja, që nuk e kish e Ilirisë burrëria jo kurrë ma parë. Filluan plaçkitjet, dhunimet, deri dhe fisit me ja dhunue motrën me ja vjedhë pasuninë e te tanë çka kish, me ja vra deri dhe fëmine e me ja shkaterrue votrën.
Dhe u turren pseudo-shqipëtarët për grada deri në Kostandinopol që Stamboll ia vuni emrin Osmani kur e pushtoj... dhe aty në oborr të ti` poste morën të nalta këshilltarë, ministra e deri dhe ambasador...!
Ndërsa Shqipëria gjëmonte nën mjerimin e luftrave, maleve iknin ditën, netëve luftonin pa pushim qytetet e Shqiperisë nga hordhitë ti çlironin, ato që vllezërit plangprishës i drejtonin prej stambollit… herë si pashallarë të turkut e herë si batakçinjë...!
Fushat e arbërisë u lëshuan kur mijra shtëpiat u dogjën nëpër natë, kur mijra kishat u shëmbën nga osmanllinjtë, kur toka shqipëtare u dogj e mbeti djerr aq gjatë!
Por shqipëtarët e vërtetë duruan, një me Ujqërit në male u bënë, në një shpellë me Ujkun fjetën në bark të ti qumshtin e pinë dhe kurrë nuk pranuan të dorzohen as ta falin lirinë!
Dhe një ditë kur Turkmenistan-osmanllija që as gjuhë amëtare nuk kish... po e thynete qafën andej nga anadollija… ndërsa gjuhën amtare po ja krijonte një bir i Ilirisë dhe me shkronjat europiane po ja pagezonte ai që po ia mësonte deri edhe shkrimin e të shkurtër historisë...
…Thej qafën më në fund osmanllija me pashallarë e sulltanë deri dhe me shërbëtorët shqipëtarë...
Por ah` mjerisht në të tonat vatra kur shqipëtarët të çorditun mbas çallmave e gradave osmane ishin, një tjetër osmanlli po hynte të sundonte dhe një nam të zi truallit shqipëtarë po ja bante ku me gjak për një shekull do ta lante e shpërlante!
Kalojë shekulli i mjerë i luftrave ballkanike ku shqipëtarët mbetën të ndamë në katërqind copa ndërsa europa shihte prej larg, maste e priste, tuj e falë si dhuratë kombin shqipëtarë... atje ku ja merrte mëndja së janë fuqitë e forta!
Nuk donte europa që në ballkan të kish një shtet apo komb me besimin e osmanëve… ndaj mjerisht dhe me ligje e coptojë katërfish atdheun e të mirëve, të të vuajturve, trojet dhe bijtë e Ilirianëve!
Ndërsa sot qytetrimi slejon ma dallime fetare, po thonë! Edhe pse një racizëm modern fshihet pas çdo vule. Pra nuk po e lejojnë bashkimin e shqipëtarëve por një shtet të ri po krijojnë prej të njëjtit komb, prej të njëjtës gjuhë e gjak, prej të njëjtës tradite të lashtë e kulture,
Sigurisht që një murë të ri po ndërton euorpa, ndarje me Azine kërkon në Ballkan, ndarje si një mur gjigand që përmidis trojeve tona po ndan zyrtarisht ortodoksia, deri dhe vëlluan me vëllanë!
Ndërsa disa shqipëtarë e duartrokasin ndarjen dhe krijimin e një shteti të ri e quajnë si punë me mënd... sepse funksionet e larta ata mundën ti kapin dhe botës të bredhin si politikanë…etj, nëpër çdo vënd!
Uf, o tmerr, po ma i zi a ka o Zot ndër kohët tona Kur qytetrimi po ngren lart të drejtat e njeriut… Në një kohë kur e stervitura, politka ditore Po thërret për bashkime shtetesh këndej nga Europa Ndërsa bashkimin e të njëjtit popull po e ndalon me ligj!
E si mund të ketë Kontinent të bashkuar, kur popujt e një gjuhe, të një kulture e gjaku i ndajne me zor?!
Çfarë thashë, me zor?
Oh` jo, jo me zor, por me deshirë të njaj shqiptarllek fanatizmi Që shtatë herë në ditë falet para çallmës së Osmanllinjëve… Falet para atyre që ja ndrruan dhe perenditë Para atyre që bijat shqipëtare` me dhune ua çuan robina sulltanive…! | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem Fri May 22, 2009 7:25 pm | |
| Vallja shqiptare
Tri here opinga rrahu dheun sikur kerkoi leje prej tij; pastaj shamia palet ndehu me qetesi dhe madheshti.
Keshtu mes qiellit dhe tokes vallja u lind, vallja u shpall; kemba sinjale i con tokes dhe dora qiellit i jep lajm.
Dhe vallja rrokulliset tutje mbi kohra hedhur si hobe; prilli persiper i hedh lule, dhjetori boren shkund atje.
Valle shqiptare, shenja ne ere ylbere tirqesh tej-e-tehu; kush ju kerceu ju njehere dhe kembet rob s'i mbene tek ju?
Kush ra midis vorbulles suaj dhe s'u pershit dhe s'u perflak, ju bubullima me opinga qe neper shekuj brodhet varg?
KADARE | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem Wed May 27, 2009 4:35 pm | |
| KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE -PETRONINI LORASI
Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë.
Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre.
S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë.
Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë!
Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë!
Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh!
Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda.
S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë!
Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem Wed May 27, 2009 4:37 pm | |
| Dhe u sulen perseri osmanet... Trok i kuajve ngrinte pluhur, re. Ulerinin ujqit ne tufane "Ku eshte varri i xhindit Skenderbe?"
Fushat tona nen ta vajtonin, Qielli yne i bukur mbante zi. Ndersa kuajt permbi dhe trokonin, Nen dhe Heroi kish agoni.
Dhe e gjeten varrin tek nje kishe, Shpatat e germuan dhene e zi, Eshtrat jashte i nxorren porsi bishat, Midis tyre i ndane si hajmali.
Sipas gradave i ndane eshtrat, Gjokseve i varen dhe pastaj, Duke tundur hajmalite e tmerrshme Iken nen nje dajre, nen nje vaj.
Udheve pa fund betejash humbur U shperndane eshtrat e heroit. Tutje drejt Veriut, drejt Dabubit, Ndane brigjeve, ku lufta shkoi.
Rane jeniceret neper bote, E pas tyre ngelnin gjithnje Varre, varre dhe nje callme tek koka Dhe ca shkronja arabe e asgje me.
Edhe eshtrat e Heroit vrapuan, U varrosen bashke me ata, Udheve, betejave ku shkuan nga Ballkani ne Canakala.
Ku eshte dore e tij e ku jane brinjet, Qe i mbante zemra dikur? Mbi sa varre valle veshtrojne yjet, Te qendisura me nga nje gur?
Prane dores ndoshta rrahin valet, Prane brinjes ndoshta fryn tufan, Rroitull kafkes, heshtur rrine luanet Ulurijne ujqit ne Ballkan..!
Me sa duket jo, nje varr i vetem nuk e mbante trimin brenda dot, Prandaj prape u turr si ere e rrepte Fushave te luftes me galop.
Trupi i tij, porsi nje shi i tmerrshem Neper qindra sheshe luftrash ra... Tani toka avullon legjenda Nga Ballkani ne Canakala.
Mbi te ndritin yjet e veriut, Ndritin yjet e jugut permbi te. Larg shkretish ndodhet Shqiperia Dhe per te nje mall i rende e ze.
Atje larg, ne grykat madheshtore maleve, luginave, atje Rrojne prape njerezit arberore. Ti ne gjak te tyre varrin ke, O i mbeturi pa varr, O Skenderbe...! | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem Wed May 27, 2009 4:38 pm | |
| GJUHA SHQIPE
Vëllezër shqipëtarë! Qasuni më dëgjoni, Sa të mundeni më parë Gjuhën tuaj mësoni. Pa shihni sa ësht’e mirë S’u vjen mall’ e dëshirë? Gra,burra, djem e vasha! E ju plaka zë-trasha! Mos rrini pa mësuar, Kjo do të na nderojë, E do të na bashkojë, Këtë gjuhë, që flasim, Këtë zë të këndojmë, Gjënë tonë të qasim Të huajn t’a dëbojmë, Se gjuh’ e Shqipërisë Është e Perëndisë, Njeriu të shperndëronjë! Gjuhën e Mëmëdheut! Q’është e bukur’ e zonjë!
Gjuhën e Skënder - beut! Oh! e madhe mëkatë! Kjo punë s’ka uratë. Ju shkëmbenjë e ju male, Ju brinja e bregore, Dhe ju lumënj ngadale, Ju fusha gjelbërore. Shqip të flisni për herë! Fjesht’ e të papërzier! Dielli, hëna, pylli, Dallëndyshija, larashi, Edhe bilbili vetë Shqip të flasë ndë jetë! Dhe vetë Perëndija, Edhe Zot’ i vërtetë, Dh’ e tërë gjithësija Këtë gjuhë të ketë Këtë dhe shqipëtari, Shpirt-madhi, punë-mbari. | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem Wed May 27, 2009 5:28 pm | |
| A. Z. Cajupi
"Greku dhe Shqiptari"
Greku: Pse ju shqiptare kini djem te mbare te zgjuar, te zote, te fort, e te plote? Shiko djemte tane sikur nuke hane, te verdhe, te thate, te trembur si grate te liq, te pabese, pa turp e pa shprese... gjak ne zemer s'kane. Tuajte pse jane trima te vertete ?
Shqiptari: Se i bejme vete. S'na ndihne te tjere si ju mor' te mjere | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem Wed May 27, 2009 5:31 pm | |
| Fan S. Noli
Zgjidh e merr
A të duhen luftëtarë Gjithë botës t’i vesh zjarrë Do arratinë të marrë Merr nja dhjetë Kosovarë.
Njerëz të zgjuar me lezet që i gjenë në çdo anë që të bëjnë hallvë e salep këta janë mjeshtrit Dibranë
A do njerëz për ahenge për tryezë e për kuvend burra e gra kërcejnë me lodër këta i gjen veç në Shkodër.
A të duhen gënjeshtarë Matrapazë dhe kokëtharë Që rërën ta shesin për farë Merr krutanë dhe je i larë.
Po qejfli a të duhen që me jevga dinë të kruhen zonja që pjellin çdo vit Vetëm Elbasani i rrit.
Do ministra kolonjarë Se mbahen burra me mend Duan kudo të jenë të parë Në mexhlie dhe në kuvend.
Do budallenj që veç hanë Hajvanë me dy këmbë Pasuri s’dinë të venë Merr shëtit gjithë Myzeqenë.
A do të ruash florinë Katandinë e shtëpinë Me dy qofte mbushin sininë Do e merr Gjirokastrinë.
Do të hash e të bësh qejf Sofra shtruar si për mbret Pastërti e për hismet Të tillë gjen veç në Përmet.
A do male me dëborë Trima të fortë e malësorë Fort bujarë e burrërorë Shko në Kukës i ke në dorë.
Këta Matjanë burra të zotë Që dikur kanë bërë barot Se i njeh gjithë vendi mbarë Janë të aftë për xhandarë.
A do trima e sejmenë Kapardisur kudo venë Pa i zënë gjumi mos flenë Për tre Mirditorë bëjnë benë.
Do dembelë për Stamboll Mos u lodh të bezdisësh dynjanë Në Tiranë rresh tabane Vetëm të zgjasësh një dorë.
Do për punë një Korçar I ke bujq e ushtarë Të gjithë bashkë venë në arë Kokë e këmbë s’i ke të sharë.
Halli madh me Skraparllinë Ka rrezik të hedhë dhe dru Dy ministra le të rrinë Se na duhen dhe pa tru.
A do urtë njerëzit të rrinë Në komandë të kesh ushtrinë Në trabjat të kesh njerëzinë Merr të gjithë labërinë.
Or të gjorë harruam Vlorën Se kjo punë lahet me gjak Dy shirit e një medalje Kësaj gjëje i vë kapak.
A të duhen sharlatanë Që të lëpihen në çdo anë Që të përçajnë vatanë Ke sa të duash Tropojanë | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem Wed May 27, 2009 5:33 pm | |
| Andon Zako Cajupi
Roberia E dashura memedhe, te dua dhe kshtu si je! Po kur te te shoh te lire do te te dua me mire.
Qani pyje, fusha, gure, qani male me debore! Shqiperia mbet e gjore dhe nuke sheh drite kurre; nje mjegull e keq’ e shkrete e ka mbuluar perjete!
Nje gazep, nje erresire, vetetit edhe gjemon! Rrojme me zemer te ngrire, nga frika kerkush s’gézon! Njerzit kurre s’kendojne dhe bilbilete vajtojne!
Qiameti, shkretetira! Zogu vete ze folene, njeriu le memedhene, se mbreteron egersira! Per Shqiperi desherojme se ne vend te huaj rrojme.
Roberine si duron, o moj Shqiperi e mjere? Shpetove vende te tjere, vete nen zgjedhe rron! Shqipetare beni bene te leftoni per atdhene.
E dashura memedhe, te dua dhe keshtu si je! Po kur te te shoh te lire, do te te dua me mire! | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem Wed May 27, 2009 5:42 pm | |
| Tradhetoret
- Naim Frasheri -
Shoke, kemi ne mest tene Shum' armik' e trathetore! Popo! mos u qofte thene! Vec qe s'kane gje ne dore.
Harruane memedhene Dh' e lane kombine tene E nje tjatere na gjene! Popo! mos u qofte thene!
Lane zonjen e levduar E zune nje kurve shtrige, Te ndyr' e te mallekuar, Te felliqur e te lige.
Lane memen te xhveshur Dhe mundohene per bote, Pa dhe bota duke qeshur U thote: mundohi kote!
Qysh u bene Efialte E nuk e njohin te miren, Uthullen pandehin mjalte Edhe drite erresiren!
Buk' e memedheut zente Tradhetoret e pabese! Dhe Zoti derrmen u dhente, Kurre mos pacine pjese!
Miqt' armiq i kane bere, Armikete miq i zune, Qysh jane fyell te tere! Ç'eshte kjo e madhe pune!
Fajn' e math kur do ta njohin Njerezit e mallekuar? Dritene pse nuk e shohin, Apo jane te verbuar?
Jane se gjithash te marre Dhe te liq me te vertete, Memedheut bejne varre, Po do te biene vete,
Se mbreteron e verteta, S'del kurre genjeshtr' e shkrete T'ish ashtu, qe prishur jeta, S'kish mbetur gje e vertete.
Ata turpine fitojne, Nder' e tyre posht' e hedhin Dhe armikete gezojne E ne erresiret bredhin.
Nuk eshte kurre haruar Dh'e mira dh'e lig' e shkrete, Te gjitha jane paguar, S'ka mbeture gje ne jete.
Lerini, pa do ta gjejne, Te verteten do ta njohin, Se tani s'e dine c'bejne, Jane te verber e s'shohin.
O, popo c'turp kane marre! Jane bere tradhetore Dhe s'jane me shqipetare, Se nga kombi hoqne dore.
Me te huajne u bene, Me armikn' e Shqiperise, S'duane gjuhene tene Armiket' e Perendise!
Ndjej, o Zot, se nuke dine Se c'bejne, jane mahnitur, Rrahin te prishin shtepine Pun' e lig' edh' e merzitur.
Te gjoret jane ne gjume, Te vertetene s'e dine, Do te mundohene shume, Pasdaj mentte do t'u vine.
Vellazerin' e harrojne Dhe kombin e memedhene, Dhe armikete degjojne Edhe s'dine se ku vene.
Hiqni dore, hiqni dore! Mblithni mentt' e tuperohi, Mos u beni trathetore, Se pasdaj do te pendohi. | |
| | | Flaka Moderator
Numri i postimeve : 370 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...! Reputacioni : 11 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem Wed May 27, 2009 5:46 pm | |
| NË DASHTË ZOTI
Nastradini ish qetuar Dhe po rrij duke mejtuar; Po përnjëherë u xgjua, Së shoqes i tha: "O grua, Nesërë jam për në veshtë, Se s'kam vatur këtë vjeshtë, Sindëkur vinja qëmoti." Plaka tha : "Në dashtë zoti." Nastradini i tha : "Unë S'e këllas zotnë në punë, E shoh vetë punën time, E nuk e vë nër mundime, Që të doj' a të mos dojë, Se nukë më flet me gojë." Kështu the, o jetëgjatë! Papo u ngrite me natë, More shportat e gomarë, Po s'të vate udha mbarë! Për rrush del njeriu i mjerë E sjell shkarpa shumë herë. Gjithë bota po punonin E udhëtë po ndrejtonin. Nastradinë kur e panë, E zun' e më nuk e lanë: Gjithë ditën gur' i gjori Mbajti edhe pagë s'mori. I këputur, i drobitur, I lodhur, i kahënitur, Natën në t'errët u kthye, Me pluhurë mbi qyrdye! Erth më der' e trokëlliti, E shoqja nga shkalla xbriti, Tha : "Kush ësht' aty më derë?" Pa tha Nastradin' i mjerë: "Në dashtë zoti, jam unë, Që vajç' e s'bëra dot punë!" Pa më nesëret një fqinjë, Q'ish i varfër e pa linjë, Erth e i kërkoi gomarrë, Duke thënë ca më parë: "Jemi pa buk' e pa ngrënë, Në mulli drithë kam shpënë, Gjer më tani është bluar, Po s'kam kafsh', o i uruar." Nastradini, pa mejtuar, Tha : "Për dru e kam dërguar, Ka vaturë që me natë, I varfëri veshgjatë." Ajy tha "e kam dërguar", Gomari palli në quar! Fqinja tha : "Pse më gënjeni, Të drejtënë s'ma rrëfeni? Ja se ku pëllet gomari, Qysh e ka marë druvari!" Nastradini tha : "S'kam parë Kshu, të besojnë gomarë! Me fjalën time s'je nginjur, Që jam sot plak e i thinjur, Po dëgjon gomarrë ç'thotë, Q'është pa mënt e flet kotë. Njeriu që dëgjon gomarrë, S'e ka punën mbroth e mbarë." Kështu tha, po të vërtetën E thosh gomari, të shkretën.
Naim Frasheri | |
| | | Flaka Moderator
Numri i postimeve : 370 Mosha : 34 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...! Reputacioni : 11 Data e regjistrimit : 13/02/2009
| Titulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem Wed May 27, 2009 5:46 pm | |
| FALJA
Zot i math e i vërtetë Që kreve ç'shohëm në jetë, Edhe të tjerë që janë Pa funt pa krye pa anë, Edhe kudo je ti vetë, Syri yn tekdo shikon, Që nga lint e gjer tek përndon, Më çdo vënt të sheh fuqinë, Urtësin' e madhërinë, Falna gjithë mirësitë, Epna dituri e dritë, Tregona udhën' e mirë, Mos na lerë n'errësirë, Dhurona gjithë të mirat, Mërgona nga të pështirat.
Zot! Falna vëllazërinë, Dashurin' e miqësinë, Epna dëshirë të msojmë, E të mirat të punojmë, Bëna të but' e të qetë, E të urt' e të vërtetë, Jetënë ta trashëgojmë.
Naim Frasheri | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem Wed May 27, 2009 5:55 pm | |
| Fatos Arapi
Atdheu
Atdheu është dhembje, është dhembje, Një prill i pikëlluar në shpirt. Atdheu është kryqi, është kryqi. E mban – edhe të mban ty – në shpirt.
Atdheu është toka e premtuar. Ti shkel si një zot dhe s’e ke ndën këmbë. Atdheu s’ka fjalë, ka sy të trishtuar. Vdes dashuria në dashuri që të çmend.
Atdheu është buka e uritur: Të ikën nga duart e dot nuk e ngop. Ëndërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur. Me sytë n’errësirë vetveten kërkon.
Atdheu është varr i hapur, është varr. Një jetë drejt tij shkon me besë që bind. Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë. Në një pikë loti lirinë e lind.
Atdheu yt i vogli, i vogli, ai hyjnori, i pavdekshmi – loti. | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem Wed May 27, 2009 5:56 pm | |
| IKJA E MOISI GOLEMIT
- Ismail Kadare -
Kjo ruga perdridhet si gjarper i zi per ku po vrapon gjeneral Moisi? Pelerinen era ta ngre me tallaz gjeneral Moisi pluhur shume le pas.
Kali perpin udhet muzgu bie ngadal pse te dridhet freri dores gjeneral? Leshrat gjithe pluhur te godasin syte mbi boshllek te tyre balli i ftohte i yt.
Nata zbret mbi udhet larg zjare cobenjsh gjeneral Moisi perse shpaten zhvesh? Udha eshte e gjate tutje teri nxin i ndergjegjes troku prapa oshetin.
Larg dy-tre shkendija patkoi shkrepetit ndan udhes se madhe ndergjegja jep shpirt Moisi ndergjegjes valle si i re? Ajo ngrihet,bie mbytur gjak perdhe.
Nata eshte e shkrete troku naten mbush vec ndergjegjes sate prapa s'te ndjek kush Ne kalldreme shekujsh troku yt i zi Moisi i Golemeve Gjeneral Moj-Zi. | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem Wed May 27, 2009 5:59 pm | |
| Te mendohesh
- Dritero Agolli -
Ka shume mallkime per njerez te liq, Sic ka dhe urime per shoke dhe miq.
Po une mallkimet aspak s'i kam dashur, Vec shfryj rralle - rralle kur jam buzeplasur.
Kur kupa ze mbushet e s'kam nga t'ja mbaj Merzitur - merzitur me vete ze shaj.
I then mendjemadhit nje llaf te florinjte Te gjetur ne popull: AH MENDJA T'U RRITTE!
Sa gjera ke thene o popull i shtrenjte, Qe duhet patjeter te rri te vras mendte! | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem Wed May 27, 2009 6:06 pm | |
| Ka edhe te tjera poezi te bukura, ky poet. I cili ne gjykaten serbe ne Prishtine deklaroje:" Nuk kerkoje meshire nga ky gjyq. Nuk e ndiej per detyre morale te mbrohem para ketij gjyqi. Dua vetem te theme nje te vertete: Une i perqafoj kerkesat e popullit tim dhe jame trashegimtar i kerkesave te heroit legjendar-Skenderbeut".
C'na duhen legjendat
Nga Olimpi, andej mbaj veshin, Se mos Zeusi hidherohet e flet ! Zoterat vetem nga perrallat ne toke zbresin, Dhe ne histori nga perrallat vete.
C'mjerim i madh per greket e vegjel, C'krenari ndiejne ata per historine ! Zotera, orakuj e plot te rrejshem mbreteror, Perralla, legjenda, valle, e bejne dot historine?!
Shqiptar ! Nga Kruja, andej hidhe shikimin, Shpata e Gjergjit nuk fle ne perralla ! Legjendat s'jane sy qe e shohin clirimin, Ne histori asgje s'fillon nga e para. -------------------------------------------------------------------------------- Malli i Shqiperise
- Ismail Kadare -
Me ka marre malli per Shqiperine tone Sonte, kur po kthehesha me autobuz, Tymi i cigares "Partizani" qe pinte dikush Dridhej, kalteronte bente spirale, Sikur te fshehta me thosh me gjuhen e shqiptareve
Mua bashkeatdhetarit Te shikoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes, Ku kam bere dikur ndonje marrezi. Dhe ne rruget ku s'kam bere marrezi. Me njohin ato porta te vjetra te drunjta, Inatin akoma do ta mbajne, Koken do ta tundin, Po une s'do ta marr per keq, Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara Gjethe te thara gjethe vjeshte, Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.
Me ka marre malli per Shqiperine tone; Per ate qiell te madh, te gjere e te thelle, Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen, Per alpet mjeker bardha e mjekergjelbra, Per netet e najlonta qe nga flladet fergellojne, Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve shtegtojne.
Per lokomotivat e kuajt, Qe te djersitur avullojne e hungerojne, Per qiparisat, kopete, e varret Malli me ka mare, malli me ka mare, per shqiptaret.
Me ka mare malli e se shpejti vi atje Duke fluturuar mbi mjegullat si mbi deshira, Sa i larget, aq edhe i dashur je, Atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera. Ata qe shpiken shpejtesine reaktive Larg Atdheut sigurisht do te kene qene ndonjehere. ____________
-------------------------------------------------------------------------------- Kjo poezi eshte shkruar nga Llazar Siliqi per nje nene deshmori, ne nje nga 1 Majet e Shqiperise Socialiste.
Vetmija e nanes
- Llazar Siliqi -
Si neper gjume ende nder veshe i vinin, qeshje gazmore, kenge, zhurme Fshiu syte, u ngirt Jashte me mija duar ngrinin Flamure e pankarta lart mbi turme!...
- Zgjohu bir, u bame vone... I biri, si gjithmone s'bezani - Zgjohu bir, e nanes iu mek zani. Nder sy i buluen dy lot pa hiri.
- O shpirt i nanes, ti me fal, lotet e dij, kurre s'te pelqenin ty! U bana vone, o bir, tashti do dal, - do dalim bashke te dy...
Djali s'bezan, Qe nga fotografija buzeqesh. E nanes ja i ngjan sikur i thote: - Prit, tash kam me u veshe dhe shkojme bashke o nane.
Nje Maj eshte sot Si sot ishte pranvere kur e percolli per te fundit here me zemer te ngasherueme e pa lot.
Sa vite ka qe me s'e pa?... - Sa vite qe me s'te kam shikue?... Sa vite ka qe ate e grin vetmija dhe rron e gjora dhembjen tue durue me syte te fotografija?
- U plaka bir... Vec ti, ne cdo pranvere m' dukesh ma i ri... - Ashtu lum nana, asht. Atdheu rinohet e rinohem edhe une, Me Atdheun tim jam ne feste, hidhnime, pune!
- Te dalim nane, larg prej nesh vetmija! Te dalim jashte, kenge e valle! Te shohim, te gezohemi, Ti - e gjalle, Une - qe nga fotografija!
Parakalojne para tribunes heronjte e luftes e te punes
E ne ate lume te gjalle njerezor te lumtun, gazmor ate dite njerezija pane tue ece prane e prane Bir dhe Nane! | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem Wed May 27, 2009 6:41 pm | |
| Ismail Kadare, per ata qe vertet ishin ne krye te demostratave studentore ne vitin 1981
E HIDHUR VJESHTE E KETIJ VITI
Ne memorje te demonstratave studentore ne Prishtine ne vitin 1981
E hidhur vjeshte e ketij viti Kosoven gjeti nen terror Korba te zes mbi te ja mbriten Hetues,gjykates,prokurore.
Me 5 vjet burg,me 8,me 7 Me 12 denojne diku Keshtu mes jush shekullin ndani Dhe mijevjecarin ndani ju.
Keshtu e preket historine Mbi supe e bartet JU serish Prangat ne shkolle qe i mesuat Ne duar i ndjete befasisht.
Dhe pate se nuk ish larg mesjeta S`qe larg dhe vec ne endra s`qe Dh`u kthye nata e Prishtines Ne naten Shen Bartoleme
U ngritet Ju vigane,fisnike Me korektese e madheshti Ngaqe kerkuat *Republike* Ju shtypen si ne Monarki.
Por koha kurre s`vjen pergjysem Nat e masakres vetem s`mbrin Se pas Dushanit car te frikshem Rrufeshem Skenderbeu arin.
S`kish deshmitare,TV nuk pati Zinxhir i tankut kur ju griu Por rete e globit vec ju pane Ndergjegje e botes tek ju mbriu.
Keshtu ne vorbull te epokes U ngritet Ju si monument Ju qe e preket historine Dhe n`histori u kthyet vete. | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem Wed May 27, 2009 6:45 pm | |
| HEU KOSOVE! Ma blove shpirtin, nen mokrrat e Evropes, Kur copetohej trupi si me hanxhare, Therrte gjoksi, nga rrjedha e plages, Ku vendosej fati nga kasape te marre. Me lere te endem i lire, E te vije aty, ne token time, Dhe pastaj te perulem ne gjunje, Pa ushtare me tyta, rreth zemres sime. Qe syte e mi, mos te hedhin lot, Si shelgje lotues per te renet, Por loti im le te kthehet ne kokrriza, Ku te godas si bresher, ata qe skermitin dhembet. Dua te thyej hekurat qe te rrethojne, E te futem ne shpirtin tend gjigand, Le te mbushem andej me frymen tende, E te ringjall fizikisht heronjte,qe per ty jeten dhane. Heu Kosove! Me dramen tende ne shpine, Ecje, luftoje dhe asgje s'te ndalte, U desh fundi i nje shekulli, Qe lufta tende, shkeputjen nga Serbia te shpallte. Pavaresia tende e afert, Nuk eshte me imazh hyjnor, Ne te jane murrosur shpirtrat, Qe premtimi i dhene te jete burreror. E nese ju gjykates boterore, Rivrisni shpirtrat e murosur, Trupat e shenjta te tyre, Do ta kthejne ne legjende, lirine e burgosur | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem Wed May 27, 2009 6:47 pm | |
| HISTORIA E KAFSHUAR Atdheu im, Pse mundohen "Ata" T'i varrosin mekatet, Gjerat e kobshme katran, Mjere shamizezat nena, Qe mbi mollezat e fishkura, Kalon currili i lotit, Per djemte e tyre qe vane. A do te gjendet nje dite, E verteta e brishte e historise, Qe gjeneratat mos te konfuzohen, Dhe une mos te behem xhind, Qe me thonje shtrigash, Zhgarravinat e historise t'i gris! Ndoshta do te duhet pune, Qe dheun mos ta germoje Kau i Zi, E qe studentet e mi, Mos te shkojne me hamall neper Evrope. Por me forcen e Atdheut, Dhe krenarine e te pareve, Te ndalojme vrasesit gjakftohte, Qe Shqiperia mos te jete me, E kafshuar si ne vitet 1912-te, Por e bashkuar me te gjitha trevat, Me Kosoven legjendare dhe Camerine e masakruar. E ne zemrat tona prush, e verteta te dihet, Jo me refren i kobshem, Clirimi eshte ne 28?! Clirimi eshte ne 29?! Por per pikat kyce te historise, Le te veshim gunen e bashkimit, Dhe ne mos te vuajme me Nga kafshuesit HistoSTRUCE te cvirgjerimit! | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem Wed May 27, 2009 6:49 pm | |
| Kozeta Zylo Monumenti i Lotit Sa lot eshte derdhur, Per ty nenlokja ime Shqiperi! Neqoftese do te kishim mundesi per t'i mbledhur Me siguri do te krijohej nje oqean i tere, Ndoshta oqeani me i madh kohor, Ne gjithe rruzullin tokesor. Eshte lot i brezave, qe pushtuesit pane me sy, Eshte lot I vashave, per te dashurit, Qe u arratisen nga aty, Eshte lot i pleqve, Per femijet qe i lane ne vetmi, Eshte lot i bijes, Qe s'u ndodh prane ne vdekjen e nenes, Eshte lot i femijes, Qe rritet pa pare baba me sy. Jane varret e prinderve, Qe u mbuluan pa nje grusht dhe te burrit, Eshte lot im qe çan palcen e gurit. E si kale I hazdisur, vrapoj neper shekuj, Per te qemtuar brengat te qendisur ne shpirtra, Qe pena ime bashke me skulptorin, Te ngrene madherishem, monumentin e lotit. | |
| | | Mig16 Antar i ri
Numri i postimeve : 158 Reputacioni : 1 Data e regjistrimit : 03/04/2009
| Titulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem Wed May 27, 2009 6:51 pm | |
| Juve që e prekët historinë
Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës
O ju qe u niset ne rruge te gjate, Atje ku kembet nuk arrijne! Me shume e deshet driten se te zezen nate, Shkuat. Pas, roje kishit historine.
O ju qe u niset ne rruge te gjate, Orteqe te medha rrugen jua prene; Nga telat e kitares ne te zezen nate, Kenga per lirine shpejt c'e mori dhene.
O ju qe u niset ne rruge te gjata, Valle, keni arritur apo ende ecni?! Per Kosoven trime jeten tuaj dhate, Historia e ndjen se ju po e prekni.
O ju qe u niset ne rruge te gjate, Me zogjte drejt lirise fluturoni mbi re, Ju qe beni drite ne te zezen nate, Nje faqe e ndritur ne historine e re. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Poezi nga autor te ndryshem | |
| |
| | | | Poezi nga autor te ndryshem | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|