Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Enver Hoxha

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Enver Hoxha Empty
MesazhTitulli: Enver Hoxha   Enver Hoxha Icon_minitimeTue Feb 17, 2009 10:36 pm

Rinia dhe shkollimi
Lindi më 16 Tetor 1908 në lagjen "Palorto", Gjirokastër (Shqipëri), në familjen e një nëpunësi që për shumë vite kishte emigruar në Amerikë. Mësimet e para i mori në Gjirokastër,pastaj vijoi studimet në Liceun e Korçës. Në vitin 1930 shkoi të studionte, me një bursë studimi shtetërore, në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Montpelje të Francës, por shumë shpejt e la. Pas një viti në Fakultetin e Biologjisë ai shkoi në Paris ku kërkoi të studionte në Fakultetin e Filozofisë. Në Nëntor të 1933-tës la Parisin për të punuar si sekretar në Konsullatën Shqiptare në Bruksel. Aty filloi studimet universitare në Fakultetin e Jurisprudencës dhe vazhdoi me korrespondencë studimet e filluara në Paris. Për shkaqe politike u pushua nga puna dhe në vitin 1936 u kthye në Shqipëri.


Politika dhe Partia e Punës
Më 1936 u njoh me Ali Kelmendin. Më pas hyri në Grupin Komunist të Korçës, dhe filloi të punojë si profesor në Liceun Francez të Korçës. Më 7 Prill 1939 me pushtimin e Shqipërisë nga Italia Fashiste u pushua nga puna si profesor në Liceun Francez për shkak se nuk pranoi të regjistrohej në partinë fashiste shqiptare. Nga Korça shkoi në Tiranë ku filloi të punoje si profesor në Gjimnazin Shtetëror, nga ku pas një kohe të shkurtër u pushua nga puna. Me ndihmën e disa shokëve gjeti punë në një dyqan cigaresh ku u ndihmua nga komunistët jugosllavë për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë.

Me themelimin e saj më 8 Nëntor 1941 ai u zgjodh si anëtar i Komitetit Qendror Provizor. Pas përpjekjeve për formimin e Frontit Nacional-çlirimtar u dënua me vdekje, në mungesë nga gjykata fashiste. Në Mars 1943, në konferencën e parë të Partisë Komuniste u zgjodh si Sekretar i përgjithshëm i Partisë. Këtë funkson e mbajti deri në vdekje.

Gjatë vitit 1980 u diagnostikua me sëmundjen e diabetit dhe në 1983 pëson një ishemi cerebrale, e cila ju përsërit në vitin 1984. Më 11 Prill 1985 ndërron jetë në Tiranë. Në vitin 1990, me rënien e regjimit diktatorial që ai instaloi, çdo embleme dhe simbol i tij u shkatërrua plotësisht, dhe u cilësua si diktatori.


Aktivitetet politike
Sekretar i Përgjithshëm i KQ të PKSH 1943-1948.
Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së 1948-1985.
Kryeministër i Shqipërisë me mandat nga 22 tetori i vitit 1944 gjer më 10 janar të vitit 1946 si pjesë e kabinetit të parë komunist.
Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.
Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.
Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 5 korriku i vitit 1950 gjer më 23 korrik të vitit 1953.
Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 5 shtatori i vitit 1950 gjer më 23 shtator të vitit 1953.
Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 23 korriku i vitit 1953 gjer më 19 korrik të vitit 1954.

Kundërshtarët politik
Posa mori pushtetin, Enver Hoxha u përqëndrua në një politikë të edukimit të popullatës por duke mos lejuar asnjë veprim sado qoftë të vogël opozitarë. Qëndrimi i Hoxhës për opozitë ishte i prerë gjë që shpie në eliminimin e më shumë se 600 [1] udhëheqësve politikë.

Qeveria e tij gjatë sundimit 40 vjeçarë burgosi, ekzekutoi ose shpërnguli mijëra udhëheqës, popull të thjesht , udhëheqës lokal për çështje jo madhore, predikues ferar muslimanë dhe krishterë, katundarë të cilët kundërshtuan kolektivizimin dhe bashkë partiak "jolojal". [2]





Poltika fetare
Gjatë kohë së sundimit të Enver Hoxhës dhe Partisë së Punës të gjitha objektet fetare u ndaluan për përdorim ku shumica e këtyre objekteve që ishin madhore u shndërruanë në objekte kulturore dhe një numër i madh i tyre u shkatërruan. Me ndalimin e përdorimit të objekteve fetare Hoxha ndaloi edhe përdorimin e religjionit si të tillë gjer në at shkallë sa ndaloi dhe përdorimin e emrave fetarë për emërtimin e fëmijëve.

Ky qëndrim shkaktoi kokçarje dhe protestë literale nga ana e udhëheqësve fetarë të tëigja besimeve fetare në Shqipëri të cilin qëndrim ata e pësuan me burgime të gjata.


Veprat
Kosova është Shqipëri
Kur lindi Partia
Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re
Me Stalinin
Për shokët e mi pionierë
Vite të rinisë
Vite të vegjëlisë

Kur ne postimin time lexon Veprat,nenkuptojme veprat e Enver Hoxhes ,ai ishte i marrun me politike ,por edhe me letersi gjithashtu.
Enver Hoxha Hoxha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Flaka
Moderator
Moderator
Flaka


Numri i postimeve : 370
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA...!
Reputacioni : 11
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Enver Hoxha Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha   Enver Hoxha Icon_minitimeThu Feb 19, 2009 6:12 pm

Enver Hoxha ishte njeri i madh per Shqiperine. Ne kohen e Enver Hoxhes, Shqiperia kishte marr nje hov te madh te zhvillimit ishte shteti i pare me i zhvilluar ne Ballkan, kishte nje ekonomi te papare qe me nuk mund ta shohim me sy (vetem nese dikush din te udheheq mir ashtu si Enver Hoxha), ne kohen e Enver Hoxhes ushtria ishte e papare kishte nje numer te madh te ushtareve kishte nje armatim te forte dhe brenda disa minutash mund te mobilizoheshin per lufte. Rrofte Enver Hoxha!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.kosova.albanianforum.net
ILLYRIAN
Admin
Admin
ILLYRIAN


Numri i postimeve : 2043
Mosha : 34
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Reputacioni : 35
Data e regjistrimit : 13/02/2009

Enver Hoxha Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha   Enver Hoxha Icon_minitimeFri Feb 27, 2009 3:18 pm

ENVER HOXHA ishte dhe mbetet figure e kombit ne te gjitha drejtimet qe i dha SHqiperis dhe e ruajti si shtet ky ishte ENVERI YNE.
Fjalimet e Enverit, reagimet ne Athine e Beograd

Si jane pritur deklarimet e udheheqesit komunist ne vitin 1974 kunder Traktatit te Varshaves dhe NATO-s. Interpretimet e bera ne Greqi e Jugosllavi, diskutimet ne seline e Aleances se Atlantikut te Veriut dhe komentet e diplomateve amerikane

Ne nje fjalim te tetorit 1974, Enver Hoxha, udheheqesi komunist i Shqiperise, foli per vendosmerine e Tiranes dhe vendeve te tjera, si Jugosllavia e Greqia, per te qendruar jashte Traktatit te Varshaves dhe NATO-s. Fjalet e Hoxhes kane shkaktuar reagime te ndjeshme dhe diplomatet amerikane ne Beograd e Athine jane aktivizuar te kuptojne e interpretojne pjeset me te rendesishme te ketij fjalimi. Gjithashtu, sic tregojne dokumentet e kohes, selia e NATO-s ka trajtuar problemet e permendura nga Enver Hoxha ne fjalimin e tij.

Ne nje telegram te 7 tetorit 1974, ambasada amerikane ne Athine njofton Departamentin e Shtetit dhe homologet ne Beograd e Moske, se shtypi grek ka shfaqur interes te madh per fjalimin e Hoxhes. Ne menyre te vecante, shtypi grek ka theksuar se gazeta "Borba" ne Beograd ka shprehur komente ne favor te fjalimit. Trajtimi i medias (greke) ve ne dukje garancine e Hoxhes per popujt grek dhe jugosllav, se kufijte e ketyre vendeve me Shqiperine do te mbeteshin gjithnje te sigurt", thuhet ne telegramin e derguar ne Uashington. Megjithate, ne raportin nga Athina thuhet se mediat konservatore duket ta kene injoruar fjalimin e Enver Hoxhes.

Tri dite me pas, ne Departamentin e Shtetit do te mberrinte edhe informacioni nga Beogradi. Ambasada amerikane ne Jugosllavi do te njoftonte me 10 tetor 1974 se fjalimi i Enver Hoxhes, me 3 tetor, vazhdon te publikohet ne Beograd. "Editoriali i "Borba"-s me 6 tetor thoshte se teksa editoret nuk bashkoheshin me disa gjera te thena nga Hoxha, ata e pelqenin qendrimin e tij, ndoshta duke iu referuar konstatimit te Hoxhes se Jugosllavia, Shqiperia dhe Greqia kane interesa te perbashket ne mbrojtje dhe se siguria e secilit komb eshte e thelbesore per dy te tjeret", shkruhet ne telegramin e nisur nga Beogradi.

Gjithashtu, TANJUG, agjencia jugosllave e lajmeve, ne materialin e shperndare vetem per nivelet e larta te qeverise dhe partise, e ka publikuar fjalimin dhe reagimet per te cdo dite dhe se fundmi duke vene ne pah reagimin e favorshem grek.

Reagime kane mberritur ne Departamentin e Shtetit edhe nga misioni amerikan ne NATO, lidhur me nje fjalim te Enver Hoxhes me 3 nentor 1974. Ne kete fjalim, udheheqesi komunist i Shqiperise, ka permendur gjeresisht Jugosllavine, Greqine, Bashkimin Sovjetik, Shtetet e Bashkuara dhe Bullgarine. Me 13 nentor 1974, telegrami konfidencial i mberritur ne Uashington ve ne dukje se Hoxha nuk ka permendur Rumanine. Duke iu referuar edhe nje bisede me perfaqesuesin e Turqise, diplomatet amerikane shkruajne se marredheniet mes Shqiperise dhe Rumanise jane shume te mira, duke mos qene nevoja qe Rumania te permendet ne menyre te vecante.

Gjithashtu, perfaqesuesi italian ne NATO i eshte bashkuar qendrimit turk, ndonese ka nenvizuar se deklarimet antisovjetike te Hoxhes ishin me te fortat qe ai kishte bere ndonjehere. "Trajtimi i vendeve Perendimore ne pergjithesi nga lideret shqiptare ishte pak me teper paqtues se te ne shkuaren, ndonese ata nuk merrnin nje linje afrimi", thuhet ne telegram. Perfaqesuesi italian ka shtuar se Hoxha ka shprehur gatishmerine per vendosjen e marredhenieve diplomatike me Mbreterine e Bashkuar, me kushtin qe britaniket te kthenin floririn shqiptar dhe me Republiken Federale te Gjermanise, nese Boni binte dakord te paguante reparacionet e luftes.

Ne vitet 1973-1975, Shtetet e Bashkuara kane ndjekur me interes zhvillimet ne Shqiperi edhe per shkak te levizjeve te brendshme. Keto ndryshime ne ushtri dhe kulture shqetesuan jo pak udheheqjen komuniste te komanduar nga Enver Hoxha, ndonese nuk ishin te mjaftueshme per te tronditur pushtetin e tij personal
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.shqiperianatyrale.tk
shqipetari
Moderator
Moderator
shqipetari


Numri i postimeve : 376
Mosha : 35
Vendi : Shqiperi Natyrale
Reputacioni : 56
Data e regjistrimit : 25/02/2009

Enver Hoxha Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha   Enver Hoxha Icon_minitimeFri Feb 27, 2009 10:08 pm

Figura e xhaxhit Enver Hoxha ishte dhe mbetet njera nga figurat me te ngitura kombetare

rroft partia e punes bashk me xhaxhin Enver Hoxha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.vetevendosje.org
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Enver Hoxha Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha   Enver Hoxha Icon_minitimeFri Feb 27, 2009 10:51 pm

shqipetari shkruajti:
Figura e xhaxhit Enver Hoxha ishte dhe mbetet njera nga figurat me te ngitura kombetare

rroft partia e punes bashk me xhaxhin Enver Hoxha

Po pra te lumte pushka o trim.
Rrofte Xhaxhi Enver
Rrofte Shqiperia Etnike shqiptar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Enver Hoxha Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha   Enver Hoxha Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Enver Hoxha
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ENVER HOXHA
» Enver Hoxha u kritikua keto 16 vjet vetem se ishte per Bashkim Kombetar..

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Shqiptaret-
Kërce tek: