Disa thenje te heronjve dhe poetve shqiptar.
--------------------------------------------------------------------------------
Lirin nuk ua solla unë , At e gjeta mes jush.
Skenderbeu
Jetoni per Shqipri dhe vdisni Per te .
Naim frashri
..." Qysh të mos ketë shqiptari të drejtë
të shkruajë e të këndojë gjuhën e tij në vendin e
tij, kur gjithë kombet e kanë këtë te drejtë dhe
njeri s'i ndalon? Pse shqiptarët të jenë të mërguar nga një e drejtë që e kanë gjithë kombet e dheut?
Të mos mundin të shkruajnë e të mësojnë gjuhën e tyre, po të tjera kombe të huaj të vijnë e t'u hapin shkollat në gjuhërat e tyre e t'u kthejnë kombërinë e gjuhën e tyre? Janë kaq të dobët shqiptarët?
Ja! një mijë herë jo"...!
Sami Frashëri
" Në robni puna e jonë është lufta
Në liri lufta e jonë është puna."
Mit'hat Frashri
FLAMURI
"Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi dhe një gjuhe të pashkruar që mund ta kuptoj syri dhe zemra e cdo njeriu me ndjenja.
Cilat janë kujtimet që shfaq, duke valuar, Flamuri ynë?
Nuk jane kujtime goditjesh kundra fqinjeve, nuk janë kujtime lakmirash dhe rrëmbimesh: janë kujtime vetembrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta që kanë lënë gjurma në letersinë e gjithë popujve të qytetëruar.
Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, sic është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët"
FAIK KONICA
"Mjerë ai që nuk e kupton se vetëm lufta për liri e drejton qëllimin e jetës se njeriut".
"Me kongresin e Berlinit dhe paqën e Shën Stefanit neve e kuptuam shumë mirë se me çështjën tonë u dashka që të merremi vet, se lirinë kurrkush nuk ta falë, se lirinë duhet ta fitojmë vet, me gjak."
Abdyl Frashri
"Diplomacia e vertete mbeshtetet mbi udhen e mesme, te cilen e gjejne
vetem ata qe, tue mbajtun te patundun parimet, dijne me pajtue
te drejtat e nevojat e atdheut te vet, ne kushtet e politikes se pergjithshme".
Luigj Gurakuqi
Kur asht fjala për vatan
Jo veç Turkut e atij tjetrit
Por nji plum kush ia jep edhe Mbretit
Ka me shkue në lule të Xhenetit".
Janosh Nemeshker antropolog me famë botërore nga
Universiteti i Budapestit.
Myderriz Ymer Prizreni
"Sot eshte dita e fundme.
Sot a kurre.
Kombi pret prej jush kete akt patriotizme dhe urtesie politike.
Kombi pret prej jush te beni detyren me doren ne zemer per te miren e atdheut ".
Fan Noli
"Unë s'kam ardhur në Londër për Mitrovicën time, por kam ardhur për të gjitha tokat shqiptare që të bashkohen në një shtet".
Kështu i ishte përgjegjur Isa Boletini Lordit anglez ,kur ai e kishte pyetur se ku ndodhej në hartë fshati i tij !
Isa Boletini
"Si trashëgim vërte'nuk po ju la asgjë, por ngushëllohuni se ju lashë një atdhe."
" Populli na zgjodhi dhe na dërgoi në këtë tubim historik që të ndërmerret shpëtimin e atdheut, e shpëtimi i vetëm është liria. Prandaj, duke mbështetur mbi dëshirat e shenjëta dhe me vullnetin e patundur të gjithë popullit, dhe me përfaqësuesit e tij e shpallim Shqipërin të mëvetësuar, të lirë dhe të pavarur. "
ISMAIL QEMAILI
"çfarëdo që të ndodhë, unë do të jem mik i virtytit dhe jo i fatit"
Skenderbeu