Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
guaca

guaca


Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Icon_minitimeSat Sep 11, 2010 10:41 pm

DHEMBJE

Ngricë përjashta e ngricë përbrenda
ku të gjejnë zemrat pak ngrohtësi
dashuria ku do të shkrijë?!

Duke pritur ata që ikin
duke pritur ata që s´vijnë
më të vocërr po bëhen fëmijtë.
Po Gjeto Basho Muji kur do ta kapë thikën
për ta mbytur frikën?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
guaca

guaca


Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Icon_minitimeSat Sep 11, 2010 10:41 pm

NETËT PA GJUMË
Dhoma fle
po shtati im sé ndjen qetësinë:
mendimet bredhin nëpër visore,
qelizat ëndërrojnë sferat e dritës
ndërsa eshtrat parandjenë se do të bjerë shi.

Në mua s´ka qetësi:
zemra troket në një portë
ku e dashura ime qëndis
pajën e fëmijëve tanë të palindur.

Në një ëndërr hap një dritare:
fluturat e dritës vërshojnë nëpër perde
dhe shëndrrohen në fluska drite.

Zgjohem dhe shënoj në ditar:
notat e një kënge të harruar
në një legjendë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
guaca

guaca


Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Icon_minitimeSat Sep 11, 2010 10:42 pm

PËLLUMB I HUAJ
Ai nuk e njeh
qiellin tim
që e ruaj në bebëz.
Di të fluturojë
vetëm mes reve me tym
që na i ngulfasin
mushkëritë tona fshatare.

Më kot shikojmë nga qielli
ai asnjë lajm nuk do t´na e sjellë
nga shtëpitë tona mbuluar me mall.

Edhe gugatjen
e ka në gjuhë të huaj
As dreqi s´i merr vesh
figurat që bën
tek fluturon nëpër qiell.

Më mirë është t´ia vënë
një degë dafine në sqep
dhe të lutemi të na sjell paqe
në këtë globin tonë
gjysmë tokë
e gjysmë ujë loti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
guaca

guaca


Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Icon_minitimeSat Sep 11, 2010 10:42 pm

NË PRITJE
A do të kthehet ndonjëherë
si zog shtegëtar
për të marrë vezën e harruar
në pullazin tonë.

si stalagmit mijëvjeçar
pres i shtangur
fluturimin e tij nga vendlindja
unë Ago Ymeri vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
guaca

guaca


Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Icon_minitimeSat Sep 11, 2010 10:43 pm

VENDI IM
Natë për natë
shëtis visoreve me hënë
buzë lumit,
fushave me grunaja,
pyjeve të gjelbëruara.

Krojet gurgullojnë në gjuhën e këngës
bari pëshpërit
baladën për Rrushen e Rexhës,
era zgjon mallin
e fjetur në zemër.

Natë për natë
bredh bulevardeve të ëndrrës
dhe në shtëpi nuk arrij kurrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
guaca

guaca


Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Icon_minitimeSat Sep 11, 2010 10:43 pm

RRUGËT E MIA
Jam udhëtar
që kërkon Itakën e vet.

Meridianeve të Europës
shetita,
nëpër hotele luksoze
kam fjetur
dhe asnjë çast pushimi
nuk pata

As buka s´pat shije
as uji i kroit,
pa i prekur nëna ime.

Shesheve të qyteteve
u mungonte aroma e blirëve
të buzërrugëve të mia.

Dhe vazhdoj rrugën
dhe s´di kush më shtyn
e në Itakën time s´arrij kurrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
guaca

guaca


Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Icon_minitimeSat Sep 11, 2010 10:43 pm

BOTA E MASKAVE
Është bërë bota si laraska
krijon fytyra me dy maska,
një dje,
tjetër sot,
nesër duket si robot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
guaca

guaca


Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Icon_minitimeSat Sep 11, 2010 10:44 pm

NË BRENDI
E sotmja
qan të nesërmen,
të dyja në shpirtin tim ndeshën,
unë mes tyre përpiqem
të arrij triumfin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
guaca

guaca


Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Icon_minitimeSat Sep 11, 2010 10:44 pm

PISHTAR DRITE
Fadil Sylejmanit

Pishtar drite
në qiellin e shqipeve:
e sjell pranverën në stinët tona,
ngrohtësinë në kujtime,
shënon vitet e dritës,
që arrijnë nga stërgjyshërit tanë.
Meshtar i të dielave tona
kur besimtarët
bien në gjunjë
tek predikon të ardhmen.

Qiri i Naimit
që shuhet për të bërë dritë
për poetin e tretur
në bardhësinë e letrës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
guaca

guaca


Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Icon_minitimeSat Sep 11, 2010 10:44 pm

I HUMBURI
Kur deshi të kalojë
nëpër pragun e dy stinëve
u rrëzua në gurin e moshës.

Buza i rrodhi qumësht
se ende dhëmbët e qumështit
s´i ishin ndërruar çunit.

Tashti ndjek gjurmët e stinës
duke ëndërruar mustaqet e misrit
t´i rritën nën hundë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
guaca

guaca


Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Icon_minitimeSat Sep 11, 2010 10:45 pm

USHTRIMI I DURIMIT
Digjet si Ago Ymeri
për fjalën e dhënë:
besë sot
a ka ndër burra?

Thinjat e durimit iu nxinë
dhe rishtas iu zbardhën
nën flakën e ftohtë
që digjet nëpër fjalë.

S´ka zjarr që ia pjek
kulaçin
që ia gatuan e bija e mbretit.
Ai do të kthehet
pas nëntë vjetëve
te nusja e vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
guaca

guaca


Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Icon_minitimeSat Sep 11, 2010 10:45 pm

MALLËNGJIM
Motra kur u bë nuse
hapi portat e ngujuara
të një stine të re.


Qerrja e kuqe me katër rrota kohe
kaloi mbi fëmininë e saj.

Motra iku!
Ç´zog do të këndojë
në drurin e manit
mallin e saj?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
guaca

guaca


Numri i postimeve : 56
Reputacioni : 0
Data e regjistrimit : 11/09/2010

CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Icon_minitimeSat Sep 11, 2010 10:46 pm

ELDORADO
Aty sundon vetëm një stinë:
gjethet thahen
në bebëz
ku bën vapë tropikale.

Aty mbretëron vetëm një kohë:
Doruntina do t´mbetet pa u martuar
se treqind krushq
kanë humbur rrugën
deri te shtëpia e saj.

Çika potureshë këndon
balada
me një kurorë gjaku në kokë.

El Dorado është
ëndrra jonë shekullore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli   CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban  Cakolli - Faqe 2 Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Shaban Polluzha
» Planeti Tokë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Arti dhe kultura :: Letersi-
Kërce tek: