Amaneti i Hasan Prishtinës:
Kosova ashte gjaku i deshmorevet te kombit Shqiptar qe s'i shitet as i falet kujt!
Veprime e jo fjale, bashkim e jo percamje
"Vllazen! Kerkojne prej nesh qe atdheun ta trajtojme si mall tregu. Jo, kurre! Si dje, sot, neser e perhere, ATDHEU ka qene dhe asht gjaja ma e shejte per ne. Te gjithe te dine se na nuk jena tue luftue kunder SHQIPNISE e shqiptareve, por per nji SHQIPNI te LIRE e te BASHKUEME. Nuk kemi dale maleve me shpetue vetem nji shtepi, katund apo fis, po te tane KOSOVEN, e cila mbeshtjell ne gjinin e vet krejt vllaznit, qytetet e katundet tona.
IDEJA e parulla e jone ka qene dhe asht: CLIRIMI e BASHKIMI i tane KOSOVES me Atdheun tone te PERBASHKET, SHQIPNINE! Dhe per ta realizue kete, duhet VEPRIM e jo fjale, BASHKIM e jo percamje, TRIMNI e jo frike.
Na kurre s'kemi kujtue se lirine ka me na e sjelle dikush se jashtmi. Jo, njimij here: jo! Ate e kemi fitue dhe do ta fitojme me gjakun tone, sepse vetem keshtu ajo mund te jete nji LIRI e vertete. Vetem pushka e jone e jo dikush tjeter ka detyrue e do te detyroje anmiqte te leshojne nga duert gershanet, me te cilat duen te qethin copa te tjera nga trupi i atdheut tone. E dime se anmiku asht ma i shumte ne numer, ma i armatosun me arme dhe ma i pasur me pare. Keshtu ka qene dje, keshtu asht edhe sot. Por kjo as nuk na tremb, as nuk na perkul, perkundrazi kjo kerkon qe na te jemi ma te forte. Ti peshojme mundesite tona me guzim e mendje te kthjellte. Na nuk e zvogelojme rrezikun, ne te kundert, na u themi luftetarve: rreziku asht i madh, pranaj BASHKONI radhet, tregoni VENDOSMENI e GUXIM, flakni tutje burracaket, te dorezohemi sepse gjoja do te shuhemi.
VLLAZEN! Asht e vertete se nji gabim taktik gjate luftes mund te sjelle qe kjo apo Cete te thyhet perkohesisht, por kjo s'ka aq randesi per FUNDIN e LUFTES. Politika e dorezimit, e pritjes apo e kundershtimit te aksionit kurre nuk te con ne fitore. Kush ka frike, ka me vete humbjen, kush qendron i patundun, ka me vete fitoren. LIRI PA GJAK NUK KA."