Shqipëria Natyrale
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortali*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Qytetet Shqiptare

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Qytetet Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Qytetet Shqiptare   Qytetet Shqiptare Icon_minitimeSat Mar 14, 2009 5:34 pm

Historiku i qyteteve të Shqipërisë Etnike - shkurtimisht do të postoj historikun e çdo qyteti të Shqipërisë Etnike; nga Tirana në Prevez, e nga Presheva në Shkup, e nga Kaçaniku në Ulqinë e nga Shkodra në Bujanoc, e nga Arta në Medvexhë etj.

Shqipëria është e madhe!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Qytetet Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Tirana   Qytetet Shqiptare Icon_minitimeSat Mar 14, 2009 5:35 pm

Për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut. Regjistrimi i tokave të qytetit u bë nën pushtimin otoman në vitet 1431-1432. Tirana u themelua në 1614 nga Sulejman Pasha nga fshati Mullet, i cili ne fillim ndërtoi një xhami, një furrë pjekje dhe një hamam. Dy shekuj me vonë drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja. Dy lagjet më të vjetra të Tiranës kanë qenë ajo e Mujos dhe e Pazarit, të ndodhura sot në zonën mes qëndrës aktuale dhe rrugës së Elbasanit. Si kryeqytet i përkohshëm Tirana u shpall më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjes dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925. Në vitin 1990 Tirana numëronte vetëm 244.200 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjitha anët e tjera të vendit përdrejt kryeqytetit, të cilët shpresojnë të gjejnë aty punë dhe jetë me të mirë, e ka çuar popullsinë e Tiranës në rreth 830.000 banorë. Tirana, siç quhet dhe nga vendasit Zemra e Shqipërisë, është qyteti që lulëzon dhe zhvillohet më shpejt, ai është tepër ritmik dhe ofron mundësi të shumllojshme aktiviteti jo vetëm për banorët vendas, por edhe atyre të huaj.

Lindja e vendbanimit te hershem dhe zhvillimi i mëvonshëm si qytet janë percaktuar nga pozicioni i rëndësishëm gjeografik ne një fushe pjellore te pasur me pyje e ujera dhe si nyje e rrugëve tokësore qe e lidhin me bregdetin Adriatik e Shqipërinë Lindore,si dhe nëpërmjet Qafes se Krrabes e Lugines se Shkumbinit me viset e brendshme te Gadishullit Ballkanik. Treva e T. ka qenë e banuar qysh nga neoliti.Rreze Dajtit janë zbuluar rrenojat e një keshtjelle te shekujve të parë p.k.Ne emrin e T. ndeshet një rrenje e lashtë,qe haset edhe ne viset e tjera ku kanë jetuar ilirët.Ne kodrat qe e rrethojne ishte një sistem keshtjellash (Petrele, Prez, Ndroq,Farke), qe i sherbente mbrojtes se Durresit e Krujes.Monumenti me i lashtë i T. është një mozaik i zbuluar bashke me mbeturina te tjera arkitektonike te antikitetit te vonë ne periferi te fushes se vjetër te aviacionit, tek i ashtequajturi Kroi i Shengjinit. Me 8.2.1920 qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes u vendos ne Tiranë,e cila u be kështu kryeqyteti i vendit.Kjo ngjarje luajti rol vendimtar ne zhvillimin e metejshem te qytetit te T.,atëherë kishte 17.000 banorë dhe u shtuan një varg lagjesh të reja. Masat popullore te T. bashke me fshataresine e rrethinave qe me 1919 kundershtuan tradhetine e Esat Toptanit,si dhe përpjeket e Ahmet Zogut për te marrë fuqine ne dorë me 1922 dhe ndihmuan kryengritësit dibrane te udhehequr nga Isuf Elezi te hynin ne Tiranë.Ne vitet 1920-1924 banoret kanë luftuar kundër vershimit serb dhe ardhjes se forcave zogiste te Shkalla e Tujanit.Me 20.4.1924 agjentet zogiste vrane ne T. Avni Rustemin dhe populli doli ne demonstrate.Ne qershor 1924 ne T. u vendos qeveria e dalë nga Revolucioni i Qershorit,e kryesua nga Fan Noli.Pas permbysjes se saj,T. vijoi te ishte një nga qendrat kryesore te qendreses antizogiste.Megjithëse kryeqytet deri me 1938 T. kishte vetëm 25.000 banorë.Nga fillimi i viteve '30 nisi zbatimi i një plani urbanistik me ngritjen e ndertesave te ministrive e te bashkive dhe hapjen e sheshit "Skenderbe",me 1933 mori trajte boshti (sot shetitorja "Deshmoret e Kombit"),porse pothuaj pa ndertesa ne te dy anet,me 1937 perfundoi ndertesa e Bankes Kombëtare.U bene disa ndertime te tjera si spitali,dyqanet ne rrugën qe pas Clirimit u quajt e Barrikadave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Qytetet Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Prishtina   Qytetet Shqiptare Icon_minitimeSat Mar 14, 2009 5:35 pm

Shtihet ne luginat e lumenjeve te vegjel Prishtevke e Vellushe ne një lartesi 585 m. mbi nivelin e detit,qe ne disa vende arrin deri ne 670 m.Ne lindje lartesohen kodrat e Germise,ndërsa përballë hapet panorama e fushes se rrafshet te Kosovës. Gjetjet e neolitit ne brigjet e Gracanices dëshmojnë se këto vise ishin te populluara qe përpara 6.000 vjetësh.Ne qytet është zbuluar një nga qendrat me te rëndësishme te neolitit ne Kosovë (3000-2500 p.k.).Këto si dhe gjetje ne fushën e Vellushes (shek. IV p.k.) dëshmojnë për vazhdimesine e popullsise vendase.

Gjatë sundimit romak,10 km. ne juglindje te Prishtinës u ndertua qyteti i madh antik Ulpiana,qendra e provinces ilire te Dardanisë. Me dyndjen e fiseve barbare e sllave ne mesjeten e hershme Ulpiana e plackitur e rrenuar ia la vendin lokalitetit të ri,Prishtinës. Komuna e Prishtinës shtrihet në pjesën veri-lindore të Fushës së Kosovës,dhe vepron si kryeqytet. Është mu në mes të rrugës që shipe nga kufiri i IRJM-së në kufi të Serbisë. Prishtina është qendër ekonomike, kulturore, politike dhe administrative e Kosovës. Shtrihet në një sipërfaqe prej 854 km2 dhe vlerësohet të ketë një popullatë prej afro 600,000 banorëve (më shumë se dyfishi i paraluftës).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Qytetet Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Tetova   Qytetet Shqiptare Icon_minitimeSat Mar 14, 2009 5:36 pm

Tetova gjendet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë [Shqiperin Jugelindore]. Ajo nga veriu kufizohet me Kosovën, në lindje me Shkupin, në jug me Makedonski Brodin dhe në jugperëndim dhe përëndim me Gostivarin. Tetova me sipërfaqe prej 1080 km2 shtrihet në pjesën e poshtme të fushës së Pollogut dhe është e rrethuar me malin Sharr dhe Malin e Thatë, me një lartësi mbidetare prej 460-500 m. Klima mesatare kontinentale me temperaturë mesatare vjetore reth 11.6O C. Në Tetovë jetojnë afër 180.000 banorë, nga të cilët rreth 85% shqiptarë, 10% maqedonas dhe 5% të tjerë të vendosur në 92 vendbanime.

Tetova ishte qendër ekonomike, kulturore dhe administrative që në kohrat antike ku përmendet me emrin Enea. Në vitin 2005 nga komuna e Tetovës janë ndarë edhe nëntë komuna tjera, të cilat si qendër e zhvillimit marrin Tetovën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Qytetet Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Prizreni   Qytetet Shqiptare Icon_minitimeSat Mar 14, 2009 5:36 pm

Komuna e Prizrenit shtrihet në pjesën jugperëndimore të Kosovës. Kufizohet me Shqipërinë në përëndim, me IRJ të Maqedonisë në juglindje, me komunën e Gjakovës në veripërendim, me Rahovecin në veri, Therandën në verilindje, Shtërpcën në lindje dhe Dragashin në jug dhe përbëhet nga 73 komuna kadastrale. • Sipërfaqja - 640 km 2 (5.94 % të territorit të Kosovës), | • Lartësia mbidetare - është 412 deri 500m, ndërsa në viset malore (majet e Sharrit) kalon 2000 m | • Klima - e butë me ndikim të asaj mesdhetare.

Prizreni është qytet i lashtë historik që shtrihet brigjeve të Lumbardhit, nën shpatijet pitoreske të maleve të Sharrit. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se Prizreni është njëri ndër qytetet më të vjetra të Evropës Juglindore e më gjerë. I nënshtruar lëvizjeve të mëdha shoqërore gjatë periudhave të caktuara kohore, Prizreni përjeton dhe baticat e zbaticat e zhvillimit ekonomik, social e kulturor, duke pësuar edhe transformime të emërtimit. Shënimet historike flasin se lulëzimin më të madh të zhvillimit Prizreni e kishte gjatë shek. XIV dhe XIX, kur njihej si qendër e fortë tregtare, fidanishte e zejtarisë, kulturëëëës dhe artit, çka dëshmon edhe prania e mëse 65 përmendoreve historike të patundshme dhe mbi 600 të tjera të lëvizshme, të gjitha këto nën mbrojtjen e shtetit.

Prizreni ze një vend te veçantë ne Levizjen Kombëtare Shqiptare,u be kryeqendra e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit qe u themelua ne 10 qershor 1878.Ne P. pati seline e vet edhe Qeveria e Perkohshme Shqiptare (1881) e kryesuar nga Ymer Prizreni.Vendosja e sundimit serbo-malazez me 1913 i solli dem të madh qytetit dhe popullsise se tij.Vendosja e familjeve te kolonisteve sllave ne tokat e grabitura shqiptareve dhe shperngulja me dhunë e këtyre ne Turqi e rendoi edhe me shumë gjendjen e popullsise shqiptare ne këtë treve. Nder monumentet arkitekturore janë kalaja e P. ne trajte trekendeshi e periudhes se hershme bizantine,e vendosur mbi kodren ne te majte te Bistrices,xhamia e Mehmet Pashes (1549) me një minare mjaft te holle me gurë te gdhendur,xhamia e Sinan Pashes (fillimi i shek. XVII) me minare shumë-
- kendeshe, me mjaft zbukurime te brendshme e sidomos me një ndarje te salles kryesore ne dy hapësira,qe perben një rast te veçantë ne arkitekturen islamike etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Qytetet Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Presheva   Qytetet Shqiptare Icon_minitimeSat Mar 14, 2009 5:37 pm

Treva e Preshevës (Kosova Lindore) në kohërat antike ka qenë nën sundimin romak. Provinca e Dytë, Provincia Dardanium ka qenë poashtu nën sundimin romak me kryeqytetin e saj Scup, Shkupi i sotëm. Gjat dyndjeve sllave, gjat shek. VI dhe VII, në rajonin e Preshevës janë ndërtuar ca kështjella për t'u mbrojtur nga barbarët sllav. Për këto fortesa më së miri flet historiani bizantin Prokopie. Këto kështjella ishin Kalaja e Preshevës si dhe ca të tjera në Karadak (Malësia e Preshevës). Gjer në shekullin IX, rajoni i Preshevës mbetet nën pushtimin Bizantin. Nga gjysma e dytë e shek. IX gjer në shek X rajoni i Preshevës pushtohet nga ana e Mbretërisë Bullgare.

Prej shek. XI e deri në shek XII, Presheva me rrethinë gjendet nën sundimin Bizantin. Në fund të shek. XII, sipas dokumenteve sërbe, Preshevën e gjejmë të pushtuar nga ana e Nemanjiqëve deri më vitin 1455. Gjat kësaj kohe, popullsia autoktone i takonte religjionit të krishterë të përhapur nga romakët. Krahas popujve tjerë, edhe shqiptarët e këtyre trevava u bënin rrezistencë pushtimit osman-turk. Si rrjedhojë e rrezistencës shpeshëherë, popullsia e këtyre anëve iu nënshtrohej zullumeve dhe represaljeve nga ana e barbarëve të ardhur nga azia. Presheva, emrin që ka edhe sot, ka nga fjala latine që d.m.th. PRESH-Purri dhe EVA-fushë, pra Preshevë d.m.th Fusha purrinjëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Qytetet Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Kruja   Qytetet Shqiptare Icon_minitimeSat Mar 14, 2009 5:37 pm

Qytet në Shqipërinë e mesme. Kruja është një nga qytetet me te përmendura ne historinë e Shqipërisë.Qytet hero (1968). Shtrihet ne shpatin e malit te Krujes,ne lartesine 608 m. Germimet arkeologjike ne Keshtjellen e Krujes dëshmojnë se ka qenë vendbanim ilir qe ne shek. III p.k. Fshati Zgerdhesh,qe ndodhet fare pranë,mendohet se ka qenë Albanopolisi i përmendur nga Ptolemeu ne shek. II p.k. Me braktisjen e tij ne fillim te mesjetes,banoret gjeten një vend me te mbrojtur ne K.,duke marrë ajo kështu rëndësi për gjithë krahinen,si qendër e kulturëëës arbereshe,siç dëshmojnë objektet e një varreze te shek. VI-VIII.Permendet për herë të parë ne një dokument te vitit 879 si qendër peshkopate.Është qendër e garnizoneve dhe e guvernatoreve bizantine deri në fund te shek. XII. K. ishte ne epiqender te shtetit të parë feudal shqiptar,qe rreth vitit 1190-1198 ka ne krye Progonin e me pas djemtë e tij Gjinin (1198-1206) dhe Dhimitrin (1206-1216).

Qyteti arrin lulezim ne shek. XIII-XIV.Ne gjysmen e dytë te shek. XIV është kryeqendra e Topiajve me tregeti e zejtari te zhvilluar dhe pranë keshtjelles ngrihen lagjet me te vjetra.Osmanet e pushtuan për herë të parë me 1396 dhe për së dyti me 1415.Me 1430 shpertheu një kryengritje e drejtuar nga Gjon Kastrioti.Me kthimin e Skenderbeut me 1443 K. bëhet qendra e epopese shqiptare te shek. XV kundër osmaneve dhe emri i saj bëhet i njohur ne te gjithë Evropen.Deshtuan tre rrethime (1450,1466,1467) dhe osmanet e moren kalane vetëm me 1478.Qyteti u rrenua,shumë banorë u masakruan me pabesi,pjesa tjetër merguan,ne shek. XVI kishte vetëm 150 shtepi.Kryengritjet e banoreve vazhduan gjatë gjithë shekujve deri ne kryengritjen e përgjithshme qe çoi ne shpalljen e Pavaresise me 1912.Është e përmendur levizja fshatare e viteve 1906-1907,e quajtur "Lufta e Tallajbese".

Gjatë shek. XVIII-XIX qyteti pati një gjallerim ekonomik.Mori trajte tipi i banese karakteristike (kulla krutane),ndërsa ne gjysmen e dytë te shek. XIX ajo ka një zhvillim të ri lidhur me kthimin ne një qendër te mirëfilltë qytetare.Ato janë deshmi edhe te lulezimit te artit te gdhendjes se drurit.Ne qendër ngrihet pazari karakteristik,i cili është restauruar duke filluar nga viti 1966. Populli i K. mori pjesë ne kryengritjen fshatare te viteve 1914-1915,ndihmoi qeverine e re qe doli nga Kongresi i Lushnjes me 1920 dhe dha ndihmesen e vet ne Revolucionin Demokratik te vitit 1924.Gjatë regjimit te A. Zogut qyteti nuk pati zhvillim, madje nga afër 4800 banorë me 1930 zbriti ne 4500 me 1938. U clirua me 2.11.1944.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Qytetet Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Mitrovica   Qytetet Shqiptare Icon_minitimeSat Mar 14, 2009 5:38 pm

Komuna e Mitrovicës shtrihet 40 km në veri të Prishtinës në një sipërfaqe prej 350 km2. Përbëhet nga qyteti i Mitrovicës dhe 49 fshatra. Vetë qyteti dhe dy fshatra tjerë janë etnikisht të përziera, përderisa pjesa tjetër është e banuar me shqiptarë.

Që nga viti 1999, qyteti është i ndarë përgjatë lumit të Ibrit. Në jug, popullata është e përbërë kryesisht nga shqiptarët, përderisa familjet serbe që kanë jetuar në këtë pjesë kryesisht janë shpërngulur për në veri të qytetit. Gjendja në veri është e ngjashme, me të vetmin ndryshim që nga ajo pjesë janë shpërngulur shqiptarët e janë vendosur serbët. Të dhëna të sakta mbi numrin e popullatës nuk mund të gjenden për shkak të situatës jo stabile
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Qytetet Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Durresi   Qytetet Shqiptare Icon_minitimeSat Mar 14, 2009 5:38 pm

Qyteti i Durresit është një nga qytetet me te lashta te Shqipërisë,porti kryesor i vendit,qendër industriale dhe nyje kryesore e transportit hekurudhor e automobilistik. Shtrihet ne një gadishull ne bregdetin e Adriatikut. Durresi u themelua ne vitin 627 p.k. si qytet nga kolonistet korinthas e korkyras ne trojet e një vendbanimi te lashtë ilir te fisit te taulanteve.Mbajti emrat ilire Epidamn dhe Dyrrah (nga ky i fundit rrjedh emri i sotëm).Duke pasur një popullsi te madhe ilire dhe shkembime me pjesen tjetër te vendit,qyteti u zhvillua shpejt dhe qysh ne shek. V p.k. kishte punishte punimi te metaleve,te qeramikes,te pelhurave e lekurave si dhe kantiere për ndertim anijesh.Durresi ishte qytet-shtet me rend skllavopronar.Deshm i e zhvillimit te tregetise janë monedhat qe ka prerë.Lulezuan arkitektura dhe arti,është i njohur mozaiku "Bukuroshja e Durresit" (mozaiku me i lashtë i zbuluar ne Shqipëri).

Pas shek.V p.k. D. fitoi pavarësinë nga metropolet,zgjeroi marrëdhëniet me Atiken e Italine e jugut,me treva te brendshme te Ballkanit,vuri ne qarkullim ne shek. III p.k. monedhen e njohur,drahmen ilire. Me 229 p.k. kaloi ne varësi te Romes,por ruajti një fare autonomie te brendshme;u kthye ne koloni romake,ne kohën e Augustit rreth viteve 20 p.k.Popullsia ilire fitoi peshe gjithnjë e me te madhe dhe arriti të merrte funksione drejtuese,siç e dëshmojnë shumë emra ilire,te zbuluar ne mbishkrimet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Qytetet Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Kaçaniku   Qytetet Shqiptare Icon_minitimeSat Mar 14, 2009 5:38 pm

Qyteti (komuna) e Kaçanikut shtrihet në pjesën jugore të Kosovës, me një pozitë të volitshme gjeografike. Karakteristikat kryesore të komunës janë: | Një sipërfaqe prej 306 km2; | Terren malor me gryka të mprehëta; kryesisht të pyllëzuara (60%); | Rrafshinë lumore, në vend bashkimin e dy lumenjëve, kryesisht tokë e punueshme; | Lidhje e mirë rrugësh me Prishtinën, Shkupin, Tetovën, dhe Prizrenin; | Lidhje e mirë hekurudhore me Serbinë, ish Republikën jugosllave të Maqedonisë dhe Greqinë.

Si qendër administrative-qytezë daton qysh nga fundi i shek. XVI, që deri në vitin 1891 ishte nahije e Sanxhakut të Shkupit, të Vilajetit të Kosovës. Themeluesi i parë i kësaj qyteze është Koxha Sinan Pasha, i cili ndërtoi Xhaminë e cila edhe sot ekziston, një kuzhinë publike (imaret), një shkollë në afërsi të Xhamisë, dy hane, një hamam, kalanë dhe disa mullinj mbi lumin Lepenc. Mbishkrimi i varrit të shek. II të erës sonë është një dëshmi e kzistimit të vendbanimeve në këto anë edhe gjatë kohës antike. i gjetur gjatë viteve të 80-ta, me rastin e ndërtimit të shtëpisë së mallrave në Kaçanik, i cili mbishkrim tani gjendet në Shtëpi të Kulturës në Kaçanik. Meqenëse nëpër Kaçanik kalon magjistralja Prishtinë - Shkup, si dhe hekurudha Fushë Kosovë - Selanik (e ndërtuar në vitin1879) , e bën Kaçanikun vend të rëndësishëm me strategji të posaqme ekonomike.

Komuna e Kaçanikut kryesisht ka qenë njohur për nga industria e materialit ndërtimor. Mirpo ekzitojnë edhe kushte të volitshme për zhvillimin e blegtorisë, bletarisë, pemtarisë, zejtarisë e në veçanti kushte të mira për zhvillimin e turizmit dimëror dhe veror. Kaçaniku ka një traditë të hershme manifakturale dhe private, sidomos për prodhimin e gurit gëlqeror, rërës, drurit për ndërtimtari dhe shërbime të ndryshme zejtare. Sipas mitologjisë supozohet se në këtë trevë shqiptare Dardanët farkëtuan mjetet luftarake për betejën e trojës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Qytetet Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Shkodra   Qytetet Shqiptare Icon_minitimeSat Mar 14, 2009 5:39 pm

Qytet në Shqipërinë veri-përëndimore, qyteti kryesor i rrethit me të njëjtin emër dhe që ndodhet në buzë të liqenit me të njëjtin emër, pranë lumejve të Drinit dhe Bunës. Shkodra është themeluar rreth shekujve V-IV para e.r.. Origjina e emrit të saj është Skodrin ose vendi ku shkon Drini. Shkodra ka një natyrë dhe klime të mrekullueshme. Ajo ndodhet pranë Liqenit të Shkodrës, më i madhi në Ballkan, me një sipërfaqe prej 370 kilometrash katror. Në Shkodër kalojnë lumi Drin, Bunë dhe Kir. Shkodra rrethohet edhe nga një grup malesh si ai Cukal (1.722 metra), Maranaj (1.576 metra), Tarabosh dhe Sheldi.

Shkodera gjatë Luftes Ballkanike dhe gjatë Luftes se I Botërore u be pre e synimeve grabitqare e Malit te Zi e Serbise.Populli i Sh. mbajti për shtatë muaj rrjesht qytetin kundër ushtrive rrethuese malazeze e serbe,te cilat hynë ne qytet me 23.4.1913,me tradhetine e Esat Pashe Toptanit duke demtuar rëndë qytetin dhe duke djegur pazarin.Por ato u detyruan me 14.5.1913 ta linin Sh. e cila ne baze te vendimit te Konferences se Ambasadoreve ne Londer ishte pjesë e Shqipërisë,por duke e vendosur ne një administrim ndërkombëtar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Qytetet Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Tepelena   Qytetet Shqiptare Icon_minitimeSat Mar 14, 2009 5:39 pm

Tepelena është qytet dhe kryeqenër e rrethit me të njëjtin emër në jug të Shqiperisë dhe ka një sipërfaqe prej 817 km2. Tepelena ka një popullsi rreth 55 mijë banorë (2005) e cila jeton ne dy qytetet Tepelene e Memaliaj dhe ne fshat, ne tetë komuna me 35 mijë banorë.

Rrethi i Tepelenes perfshin pjesë nga krahinat etnografike te Kurveleshit, Lopesit, Rrezes, Dervenit, Buzit e Krahesit, ku seicila shquhet për larmine e traditave, kengeve, valleve e kostumeve..Ne këtë rreth, fale pozicionit gjeografik, ka pasur shumë qendra te banuara, si vende banimi te hapura ne rajonet Dragot- -Becisht-Dames, ashtu dhe vendbanime te fortifikuara me mure masive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Qytetet Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Besiana   Qytetet Shqiptare Icon_minitimeSat Mar 14, 2009 5:40 pm

Komuna e Besianës përbëhet nga 78 fshatra, duke përfshirë edhe qytetin e Besianës. Ajo shtrihet në verilindje të Kosovës dhe ka një sipërfaqe prej 633km². Kufizohet me pesë komuna të tjera. Komuna ka një pozitë me të vërtetë strategjike dhe ka lidhje të rëndësishme transporti: autostradën dhe hekurudhën rajonale. Aeroporti është vetëm 40 km larg nga komuna, ndërsa në komunë është liqeni më i madh në Kosovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Qytetet Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Valbona   Qytetet Shqiptare Icon_minitimeSat Mar 14, 2009 5:40 pm

Valbona ndodhet 25 kilometra larg Bajram Currit dhe për të shkuar drejt saj duhet të kalosh më parë nëpërmjet Kanionit të Shoshanit, Grykës së Klisyrës, Grykës së Dragobisë e Qukut të Dunishës. Lugina e Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare. Kjo luginë ndodhet në pjesën më veriore të vendit në lindje të masivit malor të Alpeve që përfshihet nga rrethi i Tropojës. Lugina e Valbonës nis nga Qafa e Valbonës në përëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Qytetet Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Suli   Qytetet Shqiptare Icon_minitimeSat Mar 14, 2009 5:41 pm

Është një qyteze e vogël ne krahinen e Camerise ne Shqipëri,45 km ne jugperendim te Janines,ne një vend malor dhe te fortifikuar prej natyre; banoret prej shqiptare te krishtere.Këta se bashku me popullsine e fshatrave përreth kanë ruajtur te drejtën e mbajtjes se armeve, duke marrë përsipër në rast lufte,detyren për te luftuar ne radhet e ushtrise osmane.Janë njerëz shumë trima dhe te zotet për te ruajtur të drejtat e tyre personale.Ali pashë Tepelena,me qëllim qe te shperngulte suliotet nga vendi,dergoi ne vitin 1790 forca ushtarake kundra tyre por pesoi humbje.

Edhe ne vitin 1792 suliotet qendruan burrerisht,por ne vitet 1800 e 1803 u derguan përsëri forca te tjera kundër tyre dhe me në fund popullsia e Sulit nuk mundi t'u beje ballë dhe u shperngul ne Parge,e cila ne atë kohe gjendej ne dorë te Anglise.Qe ne atë kohe Suli u shkretua.Edhe sot nuk ka tjetër veçse një kala te ndertuar prej Ali pashë Tepelenes,e cila është e shkaterruar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Qytetet Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Kondova   Qytetet Shqiptare Icon_minitimeSat Mar 14, 2009 5:41 pm

Qytet në Shqipërinë e jug-lindore [Iliridë]. Në kohët e sotshme është nën zgjedhen e republikes se ashtuquajtur: Maqedoni. Shtrihet ne përëndim te Shkupit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Qytetet Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Preveze   Qytetet Shqiptare Icon_minitimeSat Mar 14, 2009 5:41 pm

Është një qyteze ne skajin jugor te Shqipërisë,në fund te një gadishulli qe mbyll anën perendimore te gjiut te Artes,ne bregun verior te grykes qe mban te njëjtin emër.Është qendra e sanxhakut me te njëjtin emër,te përfshirë ne vilajetin e Janines si dhe e krahines se Camerise.Ndodhet 92 km ne jugperendim te Janines.Pozicioni i saj shumë i bukur te kujton atë te Stambollit.Ka 8000 banorë dhe shumë kopshte me portokalle e limone si dhe ullishte.Ne anën nga toka është e mbrojtur nga një kanal,nga deti me dy fortifikata dhe 4 kala,te ndertuara prej Ali pashë Tepelenes. Ne qytet ka dy xhami,njera e ndertuar prej Ali pashë Tepelenes dhe tjetra prej Ahmet aga Dinos.Ka gjithashtu dy teqe,disa tyrbe,një shkolle plotore e disa shkolla fillore,dy shkolla fillore greke,një për vajza e një për djem,një mulli me avull,një punishte për regjjen e lekures,disa fabrika sapuni e vaji. Prodhohet një lloj pelhure shumë e preferuar,pambuku e mendafshi e punuar shumë holle,corape e te tjera prodhime.Ka një liman mjaft te frekuentuar,qe bën shumë tregti me skelat e Triestes, Korfuzit,te Greqise dhe te Italise.

Ne veri dhe brenda gjiut ka edhe një liman me të madh te quajtur Vati ose me emrin Drin,i cili ka qenë liman i qytetit te lashtë te Nikopolisit.Emri Preveze rrjesh nga emri i qytetit te lashtë te ndertuar prej te famshmit Pirro,i cili ka marrë emrin e se vjehrres se tij,Berenika,e shoqja e Ptolome Lagosit dhe ishte quajtur Berenikia. Ky qytet ndodhej ose ne vendin e Prevezes se sotme ose ne atë te qytetit te Nikopolit.nikopoli,i ndertuar prej Oktavianit dhe germadhat e te cilit duken edhe sot një ore larg ne veri te Prevezes,u shkaterrua nga sulmet e bullgareve dhe te serbeve,kurse Preveza e tanishme u ndertua prej venedikasve;ajo qendroi për shumë kohe ne dorë te francezeve bashke me ishujt e Dodekanezit. Ne vitin 1798,Ali pashë Tepelena e mori qytezen nga francezet me lufte dhe qysh prej asaj kohe ajo bën pjesë ne territorin otoman.Preveza për rendesine ushtarake dhe tregtare i ka të gjitha mundësitë te perparoje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Qytetet Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Dibra   Qytetet Shqiptare Icon_minitimeSat Mar 14, 2009 5:42 pm

Qytet, qendër e komunës me të njëjtin emër në Shqipërinë Jugore, nën zgjedhen e te ashtuquajtures: "Republikë e Maqedonisë". Shtrihet në bregun e djathtë të Drinit të Zi e të degës së tij Radika, e rrethuar nga veriu prej maleve Velivar (2374 m) e Kërçin (2325 m).
Dibra për herë të parë përmendet në hartën e Ptolomeut (shek. II e.r.) me emrin Debrus Më 1502 njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Në vitet 30-40 të shek. XIX, Dibra me afro 8400 banorë dhe 250 dyqane, ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike të tregut të mbrendshëm shqiptar.

Dibra ka qenë një nga vatrat e qëndresës kundër pushtuesve të ndryshëm dhe dha një ndihmesë të veçantë në luftrat shqiptaro-osmane nën udhëheqen e Skënderbeut. Qyteti dhe rrethet e tij luajtën një rol të rëndësishëm në lëvizjen kombëtare të udhëhequr nga Lidhja Shqipëtare e Prizrenit. Këtu u mbajt edhe Kuvendi i Dibrës (1 Nëntor 1878), që miratoi programin e Lidhjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Qytetet Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Sanxhaku   Qytetet Shqiptare Icon_minitimeSat Mar 14, 2009 5:42 pm

Treve shqiptare, por e asimiluar. Shtrihet ne Kosovën veriperendimore. Popullsia Shqiptare e asimiluar në sllav, por që ka mbajtur besimin Islam sot përfaqësohet nga Bosnja dhe gjendet ne këto treva. Disa emra te kësaj treve shqiptare (disa emra janë te asimiluar): Varvarin, Terstenik, çiçev, Krushev, Toplic, Prokupjle, Kurshumli, Blacë, Zhitoraxh, Tutin, Tregu i ri (Jeni pazar), Nish, Kralev, Jabllanicë, Leskovc, Bojnik, Lebanë etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Qytetet Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Korçë   Qytetet Shqiptare Icon_minitimeSat Mar 14, 2009 5:43 pm

Një nga qytetet kryesore te Shqipërisë. Shtrihet ne pjesen jugperendimore te vendit,ne rreze te malit te Moraves,ne lartesi 869 m. Vendbanimi i lashtë me sa dukej lidhej me kulturën e Barcit.Duke pasur një pozite mjaft te pershtateshme ne një pellg si fusha e Korçes, u shnderrua ne një qendër qytetare,me një kishe te shek. IX,rindertuar ne shek. XIV.Permendet ne shek. XV ne burimet e shkruara osmane,kur iu dha si feud Ilias Mirahorit,për pjesemarrjen ne pushtimin e Konstandonopojes.Ne fillim perbehej nga kalaja dhe pranë saj fshati Peshkepi.Qyteti u formua nga shkrirja e tyre.U ngriten një xhami,hamamet etj. dhe u zhvillua shpejt si qendër zejtare e tregtare.Ne shek. XVII-XVIII qyteti u zgjerua sidomos pas djegies se Voskopojes,u ndertuan shtepite e tipit beratas,me dy kate,i sipermi pak me i dalë ne trajten e një ballkoni te mbyllur.Me 1783 K. e shtiu ne dorë Ali Pashe Tepelena.Ne gjysmen e dytë te shek. XIX u be një nga qendrat me te mëdha ekonomike,tregtare e kulturore te vendit, me një pazar të madh e karakteristik, qe ze vend te veçantë ndermjet monumenteve kulturore te qyteteve te tjerë te Shqipërisë.Ishte e përmendur për punimin e leshit,te shajakut e qilimave.

Gjatë viteve te Rilindjes Kombëtare ne Korce u zhvillua një veprimtari e gjerë,e mbeshtetur nga shumë atdhetare te merguar jashtë.Fryt i këtyre përpjekjeve ishte hapja me 7 mars 1887 e Mesonjetorjes Shqipe dhe me 1893 e Shkolles se Vajzave. Ne këtë periudhe u shquan si varg figurash te kryengritjeve për pavaresi (1911-1912) dhe te përpjekjeve për kulturën kombëtare.K. ishte mbështetje për cetat e Bajo Topullit,Cerciz Topullit,Mihal Gramenos e Themistokli Germenjit;u botuan disa nder gazetat e para shqipe brenda vendit,si "Korçfarë","Lidhja orthodokse" etj. Ne vitet 1912-1914 u pushtua nga trupat greke dhe gjatë Luftes se I Botërore (tetor 1916) nga forcat franceze,te cilat u larguan me 1920.Me 10.12.1916 u shpall "Krahine Autonome e Korces".Ne tetor 1917 u cel Liceu i Korces.Ne dhjetevjecaret e fundit te shek. XIX e te fillimit te shek. XX qyteti u zgjerua me lagje e ndertesa banimi te një tipi të ri,ku shquan një plan urbanistik i ri e me ndertesa me gdhendje ne gur dhe rrethimet me kangjella.Me 1923 kishte 25.600 banorë,por me 1938 popullsia kishte rënë ne 21.220.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Qytetet Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Istogu   Qytetet Shqiptare Icon_minitimeSat Mar 14, 2009 5:43 pm

Gjendet në veriperëndim të Kosovës shtrihet në pjesën veriore të luginës së Dukagjinit. Kufizuar me komunën e Skenderajit në lindje, me Klinën në jug, me Pejën në përëndim dhe Zubin Potokun në veri-lindje, komuna e Istogut ndodhet në kufi të Malin e Zi. Me siprëfaqe prej përafërsisht 453 km² dhe me lartësi malore me mbi 2,000 metra, temperatura mesatare në Istog është 11 C° (shkall Celsiusi). Muaji më i ngroht është Korriku me tepretaur mesatare prej 27 C°, ndërsa më i ftofti është Janari me temperatur prej 10 C°.

Ka një pozitë të mirë gjeografike dhe ka një lidhje të mirë me qendrat e mëdha tregtare. Rruga krysore prej Mitrovicës deri në Pejë kalon nprë komunën e Isogut dhe shumë rrugë lidhin me komunën e Klinës dhe Prishtinës. Istogu prej Rozhajes lidhet me Malin e Zi, me rrugët Istog-Pejë-Rozhajë dhe Istog-Radac-Rozhaj. Përveq kësaj, Istogu ka lidhje rrugore me Zubin Potokun nëpërmjet rrugës Istog-Rakosh-Cerkolez. Ruga deri në Rozhaj është e asfaltuar ndërsa ajo për Zubin Potok është me zhavor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Qytetet Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Gjirokastra   Qytetet Shqiptare Icon_minitimeSat Mar 14, 2009 5:44 pm

Qytet në Shqipërinë jugore. Gjirokastra është e vendosur në shpatin e Malit të Gjerë. Nga faqja e këtij mali ajo zbret deri në buzën e lumit Drino, i cili krijon një luginë shumë të bukur ne anën lindore të saj. Pa dyshim që Gjirokastra është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë për vlerat e saj arqitektonike dhe historike. Qyteti dominohet nga një kështjelle e mrekullueshme, dëshmitare e kohrave të ndryshme. Gjirokastra është një nga qytetet e vjetra dhe me karakteristike te Shqipërisë se Jugut.

Shtrihet ne kodrat e shpatit lindor te Malit te Gjere,ne krahun e majte te lugines se Drinos,ne lartesine 400 m. Gjurmet e vendbanimit te hershem u perkasin shekujve të parë p.k. Duke pasur një pozite me te mbrojtur nga vendbanimet e fushes dhe me rëndësi ne rrugët nga brendesia e vendit dhe drejt jugut e drejt detit Jon ne perëndim,u kthye ne një keshtjelle qe u be berthama e zhvillimit te metejshem. Mori pamjen e një qendre qytetare ne shek. XIII,përmendet ne kronikat bizantine me 1336 me emrin Argyropolihne (qyteza e Argjiros).Ne këtë kohe filloi ndërtimi i lagjeve te para ne shpatet e kodrave jashtë mureve rrethuese.U perfshi ne Despotatin e Epirit,dhe me pas u be qendër e feudaleve shqiptare Zenebishe ne shek. XIV.U pushtua nga osmanet me 1417 dhe me 1432 ne kushte te vështira te pushtimit kishte 163 banesa.Qyteti e rimori veten ne shek. XVI duke arritur me 1538 ne 434 banesa dhe ishte qendër e sanxhakut te Delvines.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Qytetet Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Gjakova   Qytetet Shqiptare Icon_minitimeSat Mar 14, 2009 5:44 pm

Shtrihet ne pjesen jugperendimore te Rrafshit te Dukagjinit. Ndryshe. Gjakova është qytet në pjesën përëndimore të Kosovës në pozitën gjeografike 42.39° veri, 20.43° lindje. Ai shërben si qendër administrative për komunën me të njëjtin emër. Zanafillën e ka qysh nga shekulli i XV kur u bë qendër e njohur zejtare e tregtare me emrin Jakovë. Sot Gjakova shtrihet në mes të kodrës së çabratit në përëndim, përroit Llukac në lindje, dhe lumit Erenik ne jug dhe jug-përëndim. Përroi Krena e përshkon përmes qytetin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Qytetet Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Saranda   Qytetet Shqiptare Icon_minitimeSat Mar 14, 2009 5:44 pm

Qytet në Shqipërinë jugore i vendosur ne bregun e detit Jon përballë ishullit te njohur grek te Korfuzit. Është i vendosur ne një shpat mali. Permendet për herë të parë si port me emrin antik Onhezmi ne shek. p.k., sherbente si liman për kalimin nga Epiri ne gadishullin italik;era juglindore e pershatshme për këtë lundrim njihej me emrin Onhezmit. Vendbanimi i vogël filloi te marrë tipare qytetare nga mesi i shek. I p.k. Zhvillimin me të madh e pati ne shek. II-III p.k.Kësaj periudhe i perkasin edhe disa rrenoja buzë detit.Ne shek. IV qyteti riperterhiqet rreth berthames se pare dhe rrethohet me mure mbrojtese 2m te trashe,duke mbyllur një siperfaqe prej 5 ha.Brenda keshtjelles ne trajte gjysmerrethi,te perforcuar me kulla,germimet arkeologjike kanë zbuluar rrenoja banesash, sterreash dhe një bazilike paleokristiane te shek V-VI,dyshemeja e te cilës ishte shtruar me një mozaik te bukur shumengjyresh.

Emri "Sarande" hyri ne perdorim te gjerë kryesisht ne fillim te shek.20, madje deri ne vitin 1930 nga banoret e zones quhej thjesht "Skele".Me 1876 këtu ishte nepunes dogane Naim Frasheri.Me 1878 S. u dogj e u shkaterrua nga banda andartesh greke te ardhur nga Korfuzi.Deri në fund te vitit 20 te shek. XX S. ishte akoma një skele e vogël me shumë pak ndertesa,kryesisht baraka,me 1927 kishte gjithsej 800 banorë dhe nuk hynte ne rradhen e qyteteve.Diçka me shpejt u rrit ne vitet 30-40,kur u zhvillua tregtia,u ndertuan disa dyqane,magazina,shtepite e tregtareve etj. Ne fillim te viteve 30 te shek. XX merr trajte edhe urbanistika karakteristike e S. -vendosja e rrugëve e ndertesave shkalle-shkalle ne përputhje me zbritjen e terrenit,u hap shetitorja anes bregdetit,u ndertua moli i ri,muri mbrojtes ndaj dallgeve te detit dhe dy rrugët kryesore.Me 1938 kishte 1800 banorë. Është porti i tretë në vend nga rëndësia pas Durresit dhe Vlorës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Meteor
V.I.P
V.I.P
Meteor


Numri i postimeve : 1386
Mosha : 38
Vendi : Në ferr...!!
Reputacioni : 22
Data e regjistrimit : 15/02/2009

Qytetet Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Ferizaj   Qytetet Shqiptare Icon_minitimeSat Mar 14, 2009 5:45 pm

Ferizaji është qytet në jug të pjesës qendrore të Kosovës dhe është një udhëkryq i rëndësishëm, nëpër të cilin kalojnë rrugët kryesore lindje-përëndim dhe veri-jug. Nëpër këtë qytet kalojnë rrugët kryesore magjistrale që shkojnë edhe jashtë Kosovës. Ferizaji (komuna) është një qytet relativisht i ri. Ka filluar të zhvillohet prej vitit 1873, kur këtu u ndërtua hekurudha dhe stacioni hekurudhor. Në atë kohë këtu ekzistonte një han (bujtinë), pronar i të cilit ka qenë Feriz Shashivari. Ferizaj e ka marrë emrin sipas pronarit të këtij hani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Qytetet Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Qytetet Shqiptare   Qytetet Shqiptare Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Qytetet Shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Sami Frashëri për qytetet shqiptare
» Qytetet me te medha!
» Kombetarja Shqiptare
» Pse nuk ka shqiptarë në parajsë?
» Arkitektura Shqiptare në shekuj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Shqipëria Natyrale :: Shqiptaret :: Shqiptaret-
Kërce tek: